At A

Published on March 2017 | Categories: Documents | Downloads: 27 | Comments: 0 | Views: 197
of 10
Download PDF   Embed   Report

Comments

Content

ATA Ata thirrën në emër të Zotit. Cdo gjë bënë në emër të Tij. Pastaj prishën, vodhën edhe në kisha kryqet i thyen. Ajri u moleps nga mëkati. Atyre nuk u hyri asnjë gjëmb në këmbë. SYTE E NENES Në qetësinë e natës Dëgjoj zërin e nënës Atë zë kur këndoi Për herë të parë, në dasmën e vëllait, Sytë i ndriconin. Në qetësinë e natës, dy xixellonja më vijnë kaq afer Sytë e nënës farfuritëse. AMANETI I NENES SIME Refreni i pikëlluar i nënës që kushedi sa herë e kisha dëgjuar zemrën time ka fole “Të njihje njerëzit e mij”! “Lëre mos e nga, nga Kanadaja xhaxha Kristo në telefon përsërit. Parajsa është atje moj bijë, Saranda, Lefterhori, vendi im, Lëre mos e nga, s’vajta asnjëherë që kur ika. Se do më tregonin me gisht, ja, ai është tradhëtor”. Nëna ime nuk jeton, Për t’i thënë se i njoha njerëzit e saj Që mërguan kohë të shkuara Tani unë e mërguar jam, si ata. Në telefon flasim, harojmë të ndahemi. Xhaxha Kristo, kushedi c’brenga të zgjova Por amanetin e nënës plotësova. MEGJITHATE NUK ISHTE FUNDI I BOTES Unë e humba vendlindjen Ashtu krejt papritur Si një fëmije që i shkëputet nënës nga duart Pa u vënë re largohet, ikën. Ikën, humb, deri sa gjen një strehë të re Para bashkimit. Unë humba vendlindjen Por mora me vehte kështjellën e legjendave Kalanë e ëndrrave Lumin që përkund fëmininë time Në pyllin e dendur, në druret e tij, lashë ritjen

dy iniciale të adoleshencës. Unë e humba vendlindjen Megjithatë nuk ishte fundi i botës. Samaritani më gjeti rrugën e shpresës më tregoi E kaluara më ri në sy Do t’a braktis të tashmen pa dyshim E arthmja s’ka më rendesi, kudo që të jetë Për deri sa humba vendlindjen Do të jetë më lehtë.

C’FARE PO NDODH NE SHEKULLIN E XXI

TV jep një emision special për Afganistanin Njerëzit atje nuk vdesin vetëm nga lufta As vetëm nga semundjet. Atje vdesin ndryshe, p.sh. c’po na shohin sytë vdesin nga vallzimet. A nuk është paradoksale! Kamera ka fiksuar 13, 14 vjecarë Djem të veshur me fustane

Vallzojnë Në dhoma të mbushura nga epshe barbarësh Vallzojnë të rinjtë, Zgjatin duart drejt ajrit pa formë Ku shtëllungat e tymit të duhanit si re të dëndura qiellin e moshës të shohin, nuk lejojnë Këta fëmijë kurrë nuk do të shohin për se zgjaten Dhe c’farë duhet të arijnë. Ata nuk vdesin nga lufta, nga plumbi Prapambetja u vret shpirtin Në hone të thepisura trupat e tyre bëhen ushqim për kafshë, ndërsa shekullit të XXI, i mbetet turpi.

NJESOJ, NJERES

Kur të gjithë e kishin haruar Mbi kuriz i ngarkuan faje Që kurre s’i beri Me dorën e tij Nga vehtja doli dëgjoi zërin e Pilatit

Pse mereshin me të? Ai s’kish asnjë pushtet Akuzohej për fjalën që mbillte drejtësi I vranë fjalën, pa të drejtë Dhe ishin njësoj, njerës si ai.

A S”ESHTE E VERTETE?

Në bark të nënës nëntë muaj Nëntë muaj fëmijën mban nëna Dhe thurr ëndrra për vite Kur në botën e madhe e sjell. Në duar e mban si një kristal të cmuar me kujdes mos e thyen. E ruan sa hedh hapin e parë lutet për revanin që mer. Fëmijet riten dhe ikin A s’është e vërtetë Që bota i rrëmben fëmijët, që kur janë në bark të nënës?

AUTOPORTRET

Më përflasin gjuha është e lagur një fije bari ben hijen e vet. Qesh, Vallzoj me yjet Të mbajmë mend – më thonë Kur ishe e re, e bukur. Une shikoj duart Sa të ndjeshme janë ende!

GRATE E MOSHUARA

Zgjohen dhe shtriqen Sikur po riten Pakësohen në trup Cdo orë, cdo minutë.

Zgjohen dhe hapin gojën Si gojë peshku Si foshnja të lumtura Nga gjumi të ngopura. Zgjohen dhe u pervishen punëve Ditën e vënë përpara Të parën gjë, tenxheren mbi zjarr Ushqimi të presë Mos presin bijtë e nënave Gratë e moshuara Janë të menduara Për të hedhur hapin Mendohen dhjetë herë Para pasqyrave Qëndrojnë më shumë Ngadalë për të ndarë flokët me një vijë anash Ose në mes. Gratë e moshuara Nga dita në dite gdhihen bule vese mëngjeseve.

VERE E LARGET

Dolorezi me nishan përmbi vetullën e djathtë Këndonte me mua “ Gjinkallën” Në mes të vapës, në verën e largët. Fëminia jonë argëtohej Në Korcën e bukur Në rrugicën ku tre porta mbanin një mbiemër Pastaj në krye Shtepia e madhe e cobenjve Ku teto Cevi, veshur me cibun të trashë U peshonte bolet djemve. Vajzave u ngacmonte kumbullat aguridhe në gjoksin e bardhë mermer. Në verën e largët kullonte e tëra nga djersët para portës së madhe rinte me gra të tjera shalë zbuluar Në qafë e në duart e fryra, vendoste piavica Aty ku e mundonte reumatizma. Kur piavicat bëheshin babuce Të ngopura me gjakun e “lig” Të trullosura binin në një legen me ujë

Që teto Cevi e mbante në pëqi E përhumbur Ngrinte sytë nga qielli O Zot, shpëtuam edhe për këtë dimër! fshinte djersët e ballit, gjoksit me shami. Djersa i binte erë djathi e gjize, Të cante hundët erë dhie, erë bagëtie Feminia jonë kureshtare shikonte. Dhora, gruaja e vogël që banonte në shtëpinë Përballë teto Cevit Ku lulja dorezonje i mbulonte dy dritaret Gëzohej kur ne derë i trokiste postjeri Asnjë nuk shkonte tek ajo Asnjë nuk e kapërxente pragun e saj, Dhora kish në biografi cene Asnjë nuk i fliste asaj Në verën e largët Kur unë me Dolorezin nën pemën e qershisë këndonim “ Gjinkallën” Arkivolin e Dhorës e përcollën pesë vetë tre komshinjtë e rrugicës që mbanin një mbiemer Burri i teto Cevit dhe ai që kish shtëpinë pranë cezmës Dhora u bë gur në varrezat jashtë qytetit.

EKUIPAZH PA TIMONIER.

Si të dukem? nga valët e detit kam dalë Akoma kripën mbaj në qepallë Trupin e kam gjithë hire. Të dhembin sytë të më shikosh format, që nuk i deformuan vitet? Jam ekspozuar para teje. Të tregova Si më luftuan sepse u bëja hije. Ti vrapove me qiri në duar, të kërkoje skutave ku kishin mbetur jargët e tyre. Urrejtjet bashkuat. Kështu ndërtuat një thikë- helm me fjalë U bëtë njerëz të rezikshëm. Ajo që dua të them është: Se e keqja nuk qëndron thjesht tek ju Ajo vjen nga ata që tolerojnë të keqen tuaj. Lundroja në ujra të kaltra Dhe kaltërsisë i flisja për urinë tuaj më përgjigjeshin lajmëtarët e qiellit: Ata s’janë gjë tjetër vec një ekuipazh pa timonier, me barkën e tyre të cpuar luan vdekja,

ata jane kanibale shumë shpejt do hanë njeri tjetrin. Julia Gjika 2 Qershor 2010

Sponsor Documents

Or use your account on DocShare.tips

Hide

Forgot your password?

Or register your new account on DocShare.tips

Hide

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link to create a new password.

Back to log-in

Close