Manual i abc-së së internetit
Botimi i tretë
Përktheu Mustafa Nano
Botimi i këtij libri u mundësua nga CEI dhe Programi East East i Open Society Institute
Versioni origjinal i përpiluar nga Janice Richardson (botues), Andrea Milwood Hargrave, Basil Moratille, Sanna Vahtivouri, Dominic Venter dhe Rene de Vries Manualit iu bë rishikimi i parë në vitin 2005 nga Betsy Burdick, Chris Coakley and Janice Richardson Rishikimi i dytë iu bë në vitin 2007 nga Insafe network Departamenti i Medias dhe Informacionit Drejtoria e Përgjithshme e të drejtave të njeriut dhe e çështjeve Ligjore Drejtoria e Përgjithshme e çështjeve politike Këshilli i Europës
Manual i abc-së së internetit
Titulli në botimin francez: Manuel de maîtrise de l’Internet Pikëpamjet e shprehura në këtë botim janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Këshillit të Europës. Të gjitha të drejtat e botimit në gjuhën shqipe i përkasin Institutit shqiptar të Medias. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, të mbahet në ruajtje, apo të transmetohet në ndonjë formë apo me ndonjë mjet – çfarëdo qoftë ky i fundit, elektronik (CD-ROM, Internet, etj), mekanik, regjistrues, fotokopjues, etj – pa marrë paraprakisht leje nga Departamenti i botimeve, Drejtoria e Komunikacionit dhe Kërkimit Shkencor e Këshillit të Europës. Në kopertinë: seminar mbi design-imin grafik Këshilli i Europës F-67075, Strasbourg Cedex
Përmbajtja
Copyright © ISHM, Tiranë 2010 Redaktor Agim Doksani Arti grafik Kleida Maluka
Botues Instituti Shqiptar i Medias Rr. Gjin Bue Shpata Nr.8 Tiranë tel/fax: 355 4 2229800 e-mail:
[email protected]
Shpjegime për lexuesin Hyrje Kapitulli informativ 1 – Lidhja me internetin Kapitulli informativ 2 – Krijimi i website-eve Kapitulli informativ 3 – Kërkimi i informacionit Kapitulli informativ 4 – Portalët Kapitulli informativ 5 – Ç’është email-i? Kapitulli informativ 6 – Ç’është spam-i? Kapitulli informativ 7 – Komunikimi në chat Kapitulli informativ 8 – Forumet e diskutimeve online Kapitulli informativ 9 – Ç’janë bibliotekat world-wide? Kapitulli informativ 10 – Muzika dhe imazhet në internet Kapitulli informativ 11 – Kreativiteti Kapitulli informativ 12 – Lojrat Kapitulli informativ 13 – Ndjekja e shkollës në distancë Kapitulli informativ 14 – Etiketimi dhe filtrimi Kapitulli informativ 15 – Ruajtja e privatësisë Kapitulli informativ 16 – Siguria online Kapitulli informativ 17 – Nocionet “bullying” dhe “harassment” Kapitulli informativ 18 – Blerja online e mallrave Kapitulli informativ 19 – Si të bëhesh një e-citizen aktiv? Kapitulli informativ 20 – Teknologjia mobile Kapitulli informativ 21 – Ç’është një blog? 5
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
Kapitulli informativ 22 – Network-u social Kapitulli informativ 23 – Ç’është web 2.0 Kapitulli informativ 24 – Ç’është e-demokracia? Kapitulli informativ 25 – Si të gjejmë asistencë në rast nevoje?
Shpjegime për lexuesin
1. Për një shpjegim të termave të përdorur në këtë manual, autorët ju rekomandojnë të konsultoheni me Wikipedia-n, një enciklopedi e përpiluar nga vetë përdoruesit e internetit në të gjithë botën dhe e përditësuar në vazhdimësi. Përmbajtja e kësaj enciklopedie është e pakontrolluar dhe e pacensuruar nga ndokush. Manuali do t’ju japë informacion mbi adresa në web, të cilat do t’ju çojnë drejtpërdrejtë tek një numër i madh termash specifikë, si fjala vjen – po përmendim disa prej tyre – “Boolean search”, “zombie computer”, apo “phishing”; të tjera mund të gjenden në home-page-in e enciklopedisë Wikipedia: http:// www.wikipedia.org. Mbani parasysh, ju lutemi, që referencat e Wikipedia-s janë sjellë në këtë manual në versionin e gjuhës angleze të web-site-it të kësaj enciklopedie, e cila ju ofron, gjithashtu, versione në gjuhë të tjera. 2. Në të gjithë manualin është përdorur termi “nxënës”, dhe me këtë duhet kuptuar një person i çfarëdo moshe e niveli dijesh, që studion në shtëpi apo në shkollë. Të gjitha adresat e internetit, të cituara në këtë manual, janë rifreskuar e verifikuar deri në dhjetorin e vitit 2008.
6
7
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
Hyrje
Çështjet etike dhe rreziqet që paraqiten në internet Interneti, ashtu siç do ta vëmë në dukje në çdo kapitull informativ, bart plot avantazhe; e në të njëjtën kohë, ai na vë përballë një numri sfidash, që duan përgjigje. Është llogaritur, se viruset (http://en.wikipedia.org/ wiki/Computer_virus) që gjenden në rreth 2% të të gjithë trafikut të email-ave kanë, fjala vjen për administratat publike dhe sipërmarrjet private të Europës, një kosto vjetore që kap shifrën e disa miliardë eurove. Email-et e pakërkuara, të njohura ndryshe me termin spam, (http://en.wikipedia.org/wiki/E-mail_spam), përbëjnë gati 90% të të gjithë email-eve. Numri i kampioneve të kodeve maliciozë u dyfishua gjatë 2007-ës, ndërkohë që kampioneve të tillë iu deshën njëzet vite për të kapur shifrën e verifikuar në fillim të të njëjtit vit (2007). Nga ana tjetër, fakte dhe të dhëna serioze nxjerrin në shesh një kalim evolutiv nga përpjekjet argëtuese për të bërë hacking e për të prodhuar viruse tek krijimi i kodeve maliciozë për qëllime përfitimi (burimi: F-secure). Një përqindje e konsiderueshme e lëndës që përmban interneti është e paligjshme, ose e dëmshme, ose ngrihet mbi paragjykime të natyrave të ndryshme, gjë që bie ndesh me të drejtat e njeriut dhe me dinjitetin njerëzor. Për më tepër, koncepti prore i brishtë i barazisë vihet sërish nën kërcënim prej dukurisë së emërtuar “digital divide”, dmth prej situatës, në të cilën disa kanë mundësi të kenë akses në botën e informacionit e të komunikimit dhe disa të tjerë nuk kanë (http://en.wikipedia.org/wiki/Digital_divide). Shumë të rinj vuajnë dizavantazhin që kanë në raport me të tjerë, dmth nuk kanë mjete materiale, që do t’u garantonin aksesin në internet, nuk kanë njohuri teknike dhe nuk kanë më në fund as shkathtësinë për të lundruar online, për të kërkuar informacion, e për ta shtënë në punë atë në mënyrë efektive. Nuk mbaron gjithçka me teknologjinë e informacionit e të komunikimit Interneti është, gjë që e tregon dhe emri, thjesht një rrugë midis rrjetesh të informacionit. Duke qënë se mjetet e aksesit po njohin zhvillim të vazhdueshëm dhe se teknologjitë po konvergjojnë, ky manual nuk kufizohet vetëm tek interneti si i tillë, por merret gjithashtu edhe me aplikime lojrash inovative, me telefonat celularë dhe me shumë gjëra të tjera. 9
Përse shërben një manual i abc-së së internetit? Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, interneti dhe teknologjia mobile ia kanë dalë mbanë të transformojnë anë të shumta të jetës shoqërore kudo nëpër botë. Ato kanë ndryshuar mënyrën se si ne punojmë dhe argëtohemi, dhe na kanë shtyrë të ngrejmë pyetje të rëndësishme nga pozitat e qytetarëve aktivë. Manuali i abc-së së internetit, i përpiluar nga Këshilli i Europës, do të mund të jetë një ndihmës dhe udhërrëfyes në përdorimin e këtij network-u të konsiderueshëm të informacionit e të komunikimit. Synohet që: • t’u jepen mësuesve dhe prindërve njohuri teknike të mjaftueshme, gjë që do t’i bëjë ata të aftë të ndjekin e të kuptojnë udhëtimin e të rinjve dhe të fëmijëve të tyre drejt të panjohurave të botës nëpërmjet teknologjisë së komunikimit; • të dalin në pah çështjet etike dhe të bëhet thellimi në vlerat e shtuara të arsimit; • të jepen ide në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarive konstruktive e praktike në klasë apo në shtëpi, në mënyrë që kështu të nxirren përfitime nga interneti e nga teknologjia mobile; • të shtihen në punë shprehi të njëjta praktike në sfera nga më të ndryshmet të përdorimit të internetit; • të ofrohen link-e, që do të sigurojnë shembuj praktikë dhe informacion të mëtejshëm. Ky version i rishikuar ofron shpjegime më praktike për mësuesit e për prindërit, ashtu si dhe link-e web-esh më të përditësuara dhe informacion të vlefshëm mbi shpikjet e zbulimet më të fundit teknologjike, të cilat po ndryshojnë dhe mënyrën, nëpërmjet së cilës ne gjejmë aksesin në internet dhe e përdorim atë. 8
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
Në ditët e sotme çdo qytetar ka nevojë të bëjë alfabetizimin e vet në fushën e informacionit, dhe merret vesh se kjo formë alfabetizimi e shekullit të XXI-të ngrihet mbi katër shtylla kryesore të arsimimit, të cilat përbëjnë themelet e vërteta të shoqërisë. Këto shtylla janë të njohësh, të bësh, të jesh e të jetosh tok me të tjerët. Lexuesit bëhen me dije, gjithashtu, se secili prej nesh ka një rol për të luajtur me synimin për ta shndërruar internetin në një mjedis lehtësisht të përdorshëm, në respekt të plotë të të drejtave të njeriut. Dhe manuali nuk mungon ta vërë theksin tek veprimet, që ne mund të bëjmë në këtë funksion. Një manual i përditësuar për t’iu përgjigjur nevojave të mësuesve e prindërve Duke qënë se teknologjitë evoluojnë, duke qënë gjithashtu, se na vihen në dispozion burime të tjera informacioni, ky manual do të përditësohet e do të pasurohet. Ju jeni të mirëseardhur për të marrë pjesë në këtë projekt, duke na dërguar vërejtjet dhe idetë tuaja mbi punën e bërë në klasa, mbi mjeshtërinë praktike, apo mbi link-et e duhura. Na shkruani, ju lutemi, në adresën e Këshillit të Europës:
[email protected].
Kapitulli informativ 1
Lidhja me internetin Interneti është një rrjet me shtrirje botërore i kompjuterave të lidhur së bashku nëpërmjet server-ash, të cilët shërbejnë si nyje lidhëse (http:// en.wikipedia.org/wiki/Node_%28networking%29). Në nëntor të vitit 2007 u llogarit se ishin rreth 1.26 miliardë përdorues interneti në botë, dhe pothuaj 344 milionë syresh ishin në Europë. Përfitime në fushën e arsimimit • Interneti është një minierë idesh e burimesh për mësuesit, si për shembull në lëmin e planeve mësimore, të ushtrimeve online për studentët dhe të lojrave elektronike me funksion pedagogjik. • Interneti lehtëson shkëmbimin e përvojave dhe komunikimin midis mësuesish dhe studentësh të vendeve të ndryshme. • Interneti u jep studentëve mundësinë për të qënë pjesë e projekteve të praktikimit të gjuhës dhe për të shkëmbyer e ndarë kulturat mes tyre. Kjo gjë mund të bëhet më shpejt e në mënyrë më të frytshme, se sa shkëmbimi tradicional i korrespondencave dhe bën të mundur të kursehen shpenzimet për ekskursione shkollore. • Interneti u jep mundësinë edhe atyre që nuk frekuentojnë rregullisht një bibliotekë tradicionale, që të kenë akses tek mjetet e kërkimit shkencor.
10
11
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
Konsiderata dhe rreziqe etike • Ashtu si në botën reale, edhe në internet bëhen mashtrime, jepen informacione të rreme dhe gjenden materiale të dëmshme për fëmijët. • Interneti ofron një numër të madh mundësish të panjohura më parë, por nga ana tjetër, zgjidhjet teknike nuk janë gjithmonë më të mira se sa ato tradicionale. Fjala vjen, ndonëse email-i e ka revolucionarizuar komunikimin dhe ndonëse video-konferencat të krijojnë ndjesinë se “gati-gati je atje, tok me të tjerët”, ato në asnjë rast nuk mund ta zëvendësojnë komunikimin sy më sy. Si realizohet lidhja e internetit? • Nëse jeni duke përdorur internetin e një institucioni (shkollë, universitet, administratë), kompjuteri juaj, sipas shumë gjasash, hyn automatikisht në lidhje me një server të brendshëm. • Për t’u lidhur me internetin nga kompjuteri i shtëpisë, juve ju duhet: - një kompjuter i pajisur me një modem; një numër ISP-sh (internet service providers – ofruesit e shërbimit të internetit) u japin pajtimtarëve një modem qysh në momentin e lidhjes së kontratës; - një lidhje telefonike me apo pa bandë të gjerë (http://en.wikipedia. org/wiki/Broadband_Internet_access), ose një lidhje satelitore (http://en.wikipedia.org/wiki/Satellite_Internet_access); - një kontratë me një ISP (Internet service provider – ofrues i shërbimit të internetit). • ISP-të (http://en.wikipedia.org/wiki/Internet_service_provider) formojnë një link të nevojshëm midis përdoruesit dhe internetit. Ato mund të jenë kompani private, siç mund të jenë telekom-i, kompanitë kabllore, apo organizata, siç mund të jenë universitetet. ISP-të kërkojnë zakonisht një tarifë mujore të pajtimit dhe në këmbim të kësaj pagese mujore ofrojnë një numër të madh shërbimesh. 12
• Një lidhje e zakonshme telefonike (http://en.wikipedia.org/wiki/ Dial-up_access) i lejon përdoruesit të kenë akses në internet nëpërmjet një linje telefonike të llojit analog. Zakonisht, përdoruesi tarifohet mbi bazën e kohës së lidhjes, pikërisht siç ndodh me një thirrje normale telefonike. Një linjë e llojit analog, përsa kohë shtihet në punë për t’u lidhur me internetin, nuk mund të përdoret si linjë për biseda telefonike. Shpejtësitë e lidhjes janë të ulta. • Një lidhje me bandë të gjerë e mundëson aksesin nëpërmjet një linje dixhitale, apo një kablli. Shembuj mund të jenë ISDN-ja (Internet Services Digital Netëork – rrjeti dixhital i shërbimeve të internetit) (http://en.wikipedia.org/wiki/ISDN) dhe DSL-ja (Digital Subsriber Line linja e pajtimtarit dixhital) (http://en.wikipedia.org/wiki/Digital_Subscriber_ Line). Operatorët kabllorë dhe pajtimet pranë ISP-ve me bandë të gjerë ofrojnë zakonisht akses të pakufizuar në kohë në këmbim të një tarife fikse. Sidoqoftë, mund të vendoset një kufi për sa i takon sasisë së të dhënave, që mund të download-ohen. Shpejtësitë e lidhjes janë shumë më të mëdha dhe këto linja e lejojnë përdorimin e telefonit pa qënë nevoja që të shkëputesh nga interneti. • Një numër gjithnjë e më i madh kompjuterash, veçantërisht laptopash, llogariten të punojnë wireless, dmth me karta të rrjeteve të komunikimit pa tela (Wifi) (http://en.wikipedia.org/wiki/wifi). Këto rrjete lejojnë aksesin në internet pa qënë nevoja e ndonjë kablli dhe kjo bëhet e mundur në shtëpi, por edhe në të ashtuquajturat “wireless hotspots”, të cilat gjenden në ambiente publike, si kafene, aeroporte, etj. dhe në të cilat ofrohet shërbim wireless i internetit). WiMAX-i është një lloj i ri i lidhjes wireless, por që mund të gjendet në një numër shumë të kufizuar vendesh në botë (http:// en.wikipedia.org/wiki/WiMAX). Çfarë është e udhës të bëhet? • Bëni një zgjedhje, që i përshtatet mënyrës se si ju e përdorni internetin. Një lidhje me bandë të gjerë ia vlen të bëhet veç në rastet, kur ju e përdorni rregullisht internetin. 13
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
• Megjithëse ju mund të keni zgjedhur një lidhje me bandë të gjerë, nuk është e këshillueshme të rrini të lidhur edhe gjatë kohës që ju nuk po e përdorni internetin. Nuk është çështje shpenzimesh më të larta, pasi ju mund të keni lidhur një kontratë me tarifë fikse; ka të bëjë me rritjen e rrezikut dhe cënimin e sigurisë për të dhënat tuaja (shih kapitullin informativ 16 mbi sigurinë online). • Sa herë që keni mundësi, rrini pranë fëmijëve tuaj, ndërkohë që këta të fundit janë të lidhur në internet. Kjo do t’ju bëjë të diskutoni me fëmijët tuaj mbi përvojat online dhe do të rrisë besimin e ndërsjelltë; vërini detyrë vetes për të mësuar tok me ta. • Përpiloni një AUP (Accetable Use Policy - rregulla mbi përdorimin e padëmshëm) (http://en.wikipedia.org/wiki/Acceptable_use_ policy), ku të dalë e qartë se jeni ju përgjegjës për rastet, kur të tjerët do të jenë duke përdorur kompjuterin, apo network-un. Për informacione të mëtejshme • Lista është një direktori e përgjithshme ISP-sh: <http://www.thelist.com/>. • Website-et që kanë të bëjnë me lëmin e arsimimit, siç janë website-i European Schoolnet me adresë <http://www.eun.org/portal/index. htm>, Global Schoolhouse me adresë <http://www.globalschoolnet. org/GSH/>, dhe Education World me adresë <http://www. educationworld.com/>, ofrojnë burime dhe projekte bashkëpunimi. • Këshilla për të përpiluar një AUP mund të merren nga Becta, agjencia e Mbretërisë së Bashkuar për ICT-në (Information and Communications technology - teknologjia e informacionit dhe e komunikimit) në lëmin e arsimit: <http://schools.becta.org.uk>. • Portali i sigurisë (the insafe portal) ofron burime dhe këshilla, se si të realizohet lidhja dhe se si të lundrohet larg rreziqeve për sigurinë: <http://www.saferinternet.org >. 14
Kapitulli Informativ 2
Krijimi i website-eve Ah, dashkeni të krijoni një website? Administratorët e shkollave, mësuesit dhe studentët ndjejnë gjithnjë e më shumë nevojën për të prezantuar shkollën dhe/ose punën e tyre në World Wide Web, dhe në fakt, rritja e numrit të homepage-eve është e pabesueshme. Një website i mirë shkolle është një mjet i shkëlqyer në funksion të marrëdhënieve me publikun, që mund të përdoret në mënyra të ndryshme, fjala vjen për prezantimin e informacionit të shkollave, apo për publikimin e planeve mësimore. Është sigurisht, nga ana tjetër, një instrument shumë i rëndësishëm pedagogjik. Mirëpo, fakti që website-et mund të përdoren në shumë mënyra, administratorëve, mësuesve e prindërve, të cilët duan të kenë website-in e tyre, u duhet të dinë nga t’ia nisin. Para se të filloni të krijoni website-in tuaj, duhet të merrni në konsideratë çështjet e mëposhtme: • Cili është qëllimi i këtij website-i? • Përse ndjeni nevojën e një website-i? • Cilët do të jenë vizitorët e website-it tuaj? Do të jenë nga gjithë bota, nga qarku juaj, nga qyteti ku banoni? Apo thjesht do të jenë studentët e prindërit? • Cila do të jetë përmbajtja e website-it? 15
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
Shndërrimi i shkollave lokale në shkolla ndërkombëtare • Interneti u jep mundësinë të gjithë nxënësve të botës që të komunikojnë dhe bashkëpunojnë mes tyre. Klasat e sotme sfidojnë idenë tradicionale të një dhome me mure e me dritare, me një vendndodhje të caktuar nga pikëpamja gjeografike. Me të filluar të përdorim internetin si instrument komunikimi, muret e klasës nuk ekzistojnë më dhe shkolla lokale shndërrohet në globale. • Një website i mirë shkolle është ndërveprues dhe me anë të disa mjeteve, si për shembull, me anë të bordeve të mesazheve, me fjalë të tjera, të forumeve ku bëhen diskutime online (http://en.wikipedia.org/wiki/ Message_boards), u jepet mundësia nxënësve, prindërve e mësuesve të kenë akses, kudo e kurdo, tek informacionet më të reja shkollore. • Nxënësit mund të luajnë një rol aktiv në krijimin e website-eve. Në fakt, po t’u hedhim një sy konkurseve dhe garave online, si për shembull konkursit Think Quest në <http://www.thinkquest. org/>, atij CyberFair në <http://www.globalschoolnet.org/index. html> dhe të tjerëve, website-et e krijuar nga nxënësit e shkollave parauniversitare janë shpesh me cilësi më të mirë se sa website-et e përgatitur nga mësuesit. • Njohuritë fillestare të krijimit të web-eve mund të mësohen si pjesë e curriculum-it: studentët mund të bëjnë website-e, ashtu siç bëjnë detyrat në matematikë, në biologji, apo në muzikë. Në fakt, krijimi i website-eve shkon për bukuri me të gjitha lëndët që mësohen nëpër shkolla. • Gjëja më e bukur lidhur me internetin është, se nxënësit nuk janë të detyruar të krijojnë website-e tok me shokët e klasës: ata mund të bashkëpunojnë me nxënës, që mund të ndodhen në çdo cep të globit, duke përdorur mjete komunikimi, si fjala vjen email-in (http://en.wikipedia.org/wiki/Email), video-konferencat (http:// en.wikipedia.org/wiki/Video_conferencing) dhe chat-in (http:// en.wikipedia.org/wiki/Chat).
Për informacion të mëtejshëm, hidhni një sy më të vëmendshëm tek Kapitulli informativ 7 mbi chat-in, tek Kapitulli informativ 11 mbi kreativitetin, dhe tek Kapitulli informativ 1 mbi lidhjen e internetit. Siguria është shumë e rëndësishme Nuk duhet të na dalë nga mendja, ndërsa montojmë një website të shkollës, se është e rëndësishme të merren në konsideratë probleme të sigurisë. • Para se të krijohet një website, apo para se nxënësit të bëhen pjesëmarrës në konkurset e krijimit të website-eve, duhet të jenë të përkufizuara qartë rregullat që kanë të bëjnë me sigurinë, apo me përdorimin e padëmshëm. • Faqosja, dhe mënyra, se si përdoren fotografitë, duhet të pasqyrojnë rregullat që shkolla ka vendosur mbi sigurinë e internetit. • Shumë shkolla, për shkak të shqetësimeve të lidhura me sigurinë e me privatësinë, nuk japin të dhëna mbi identitetin (ose, e shumta, japin emrat) e atyre që shfaqen në fotot e publikuara. Ka diçka që duhet të merret në konsideratë, ndërkohë që jeni duke krijuar një website: cili është protokolli i sigurisë në këtë mes? • Është e udhës që të gjitha hyperlink-et e jashtme t’u mbahen të fshehura website-eve të tjera, në mënyrë që kështu të garantohet mbrojtja e integritetit të informacionit e në mënyrë që website-et të pasqyrojnë në mënyrën e duhur qëndrimet e shkollës lidhur me sigurinë e internetit. • Si mendoni, a duhet ta mbani nën kontroll aksesin në internet, apo do t’i lini nxënësit që, me “pakëz dinakëri”, ta përdorin internetin sa herë që munden? Shumë shkolla, me synimin për të qënë efektivë, bëjnë një kombinim të të dyja teknikave. • Sa herë që nxënësve u jepet si detyrë klase apo shtëpie krijimi i një website-i, duhet të mos harroni, se ai website mund të vizitohet 17
16
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
nga përdorues të të gjithë botës. Për këto website-e duhet menduar si të ishte fjala për instrumenta të rëndësishëm në funksion të marrëdhënieve me publikun të shkollës suaj. Për këtë arsye, do të ishte e këshillueshme, që mësuesit t’i mbanin nën mbikëqyrje nxënësit, teksa janë duke punuar, dhe t’i udhëheqin ata gjatë procesit krijues. • Mësuesit janë tek e fundit përgjegjës për çdo punë të kryer prej nxënësve. Prandaj, mësuesit kanë nevojë të kenë pushtetin për të refuzuar faqe web-i, apo për t’i hequr ato nga website-i i shkollës. Në mënyrë që të mbikëqyret ashtu si duhet puna e nxënësve, mësuesit duhet të kenë në çdo rast akses të pasword-eve (http:// en.wikipedia.org/wiki/Password), websites (http://en.wikipedia. org/wiki/Website), e kështu me radhë. Krijimi i një website-i në shkollë Nëse përdoret në mënyrë korrekte, website-i i shkollës mund të shërbejë si një instrument i fuqishëm për të bërë tok pjesët e ndryshme të një komuniteti. Ai mund të kultivojë gjithashtu sensin e kohezionit, dhe përbën një mjet të çmuar komunikimi, i cili u jep mundësinë të gjithëve të hyjnë në kontakt me informacionin. Ja, disa sugjerime të rëndësishme lidhur me përmbajtjen e web-it: • Mësuesit mund të japin planet mësimore, apo një pasqyrë të rezultateve të nxënësve në një periudhë të caktuar. • Administratorët mund të publikojnë orare e grafikë mësimorë, ose njoftime të ndryshme. • Studentët do të duan të publikojnë poema, rrëfime, raportime, vepra artistike, e punë të tjera. • Prindërit mund ta përdorin site-in për shpërndarjen e njoftimeve mbi veprimtari të përbashkëta prindër-mësues, si takime, festivale, etj. 18
• Komuniteti në përgjithësi mund ta përdorë site-in si një forum, ku bëhen njoftime mbi skuadrat e futbollit, ekskursionet mësimore, policinë, punimet në rrugë, etj, etj. Një larmi e madhe e përmbajtjes e pasuron website-in, por nga ana tjetër, një bazë e gjerë kontribuesish mund ta bëjë lëmsh çështjen e mirëmbajtjes së tij. Është e rëndësishme që, për mbledhjen e publikimin e përmbajtjes së web-it, të jetë përgjegjës vetëm një grup i caktuar njerëzish. Këtë punë mund ta kryejë më së miri një mësues, ose administratori, ose një person tjetër i zgjedhur për të ushtruar funksionin e koordinatorit të ICT-it (information and communication technology). Disa kërkesa bazë për t’u patur parasysh para krijimit të website-it: • Software: Shumica e hartuesve dhe e botuesve të web-it parapëlqejnë të punojnë me WYSIWYG (http://en.wikipedia.org/wiki/ WYSIWYG) dhe me botues html (Hypertext Markup Language), siç janë Dreamweaver dhe FrontPage. Këto programe lejojnë botimin në një mjedis familjar, pa qënë nevoja e atyre përdoruesve që njohin impiantin e kodeve dhe simboleve html. Sistemet e administrimit të përmbajtjes së web-eve përdoren shumë shpesh dhe disa prej tyre janë projektuar qysh në fillim me idenë e aplikimit nëpër shkolla. • Hardware: Janë të një ndihme të madhe resurse modeste hardware, siç janë skanerët e imazheve (http://en.wikipedia.org/wiki/Image_ scanner), aparatet fotografikë dixhitalë, kamerat filmike dixhitale, trekëmbësha, ku mund të mbështeten kamerat, dhe magnetofonë. • Hosting (http://en.wikipedia.org/wiki/Web_hosting): Shkollave u duhet të gjejnë një organizatë, që t’u lërë në dispozicion një sistem online të magazinimit të faqeve web, të imazheve, të file-eve video, etj, dhe t’i bëjë këto të fundit të gjetshme nëpërmjet web-it. Është e rëndësishme të kërkohen kompani dhe shërbime të ndryshme, të cilat ofrohen me këtë rast, për t’u siguruar kështu, që planifikimi përputhet me nevojat e shkollës.
19
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
Çfarë është e udhës të bëhet? Duke bërë prova të vazhdueshme, shkolla juaj do të gjejë metodën e duhur për të arritur një audiencë të madhe në mënyrën më të frytshme. Zakonisht, një website model për shkollat, përfshin: • Informacionin e nevojshëm, si adresën e shkollës dhe numrin e telefonit. • Informacionin lidhur me shkollën, si planet mësimore, etj. • Informacionin publik mbi personelin. • Informacionin mbi bashkëpunimin prindër-mësues. • Informacionin më të fundit për çdo klasë, vizatimet e fotot e të gjithë nxënësve (nuk është e thënë që fotot të shoqërohen me emrat e plotë të nxënësve, dhe sa herë që vjen puna te vendosja e fotografive, duhet marrë se s’bën leja e prindërve, qoftë dhe kur fotot kanë të bëjnë me veprimtari shkollore). • Link-et që kanë të bëjnë me site-et pedagogjikë dhe edukativë. • Një bllok vizitorësh, ku këta të fundit kanë rast të lënë ndonjë shënim dhe të nënshkruajnë. Në punë e sipër, disa konsiderata teknike do të ishin: • Një design i këndshëm për sytë dhe i lehtë për t’u lexuar. • Rregullat e hyrjes në web duhen të jenë të tilla, që t’u vinë në ndihmë përdoruesve me paaftësi fizike. • Duhen shmangur grafikë të mëdhenj, apo file-e të tjerë, që kërkojnë shumë kohë për t’u ngarkuar. • Një faqosje e gjetur dhe vijueshme, lundrim i lehtë dhe informacion mbi kohën e përditësimit më të fundit. 20
• Versione në gjuhë të ndryshme, nëse shihet e nevojshme. Anglishtja zgjidhet rëndom si një gjuhë e përbashkët, në rast se duhet komunikuar me nxënës të vendeve të ndryshme. • Respekt të plotë për të drejtat e fëmijëve, për diversitetin social e kulturor, për integritetin personal e fizik dhe për vlerat demokratike të barazisë, privatësisë, lirisë dhe miqësisë. Fjala vjen, nëse nxënësit do të përdorin website-in e shkollës tuaj për t’u lidhur me shoshoqin, do të ishte e udhës të shtiheshin në punë direktiva dhe standarde, siç janë ato të publikuara në Chatdanger: <http://www. chatdanger.com/>. Për informacion të mëtejshëm Janë me mijëra website-e të mira, të cilat përmbushin këto standarde: një shembull është Shkolla Ndërkombëtare e Amsterdamit në Hollandë <http://www.isa.nl/>. Përsa i takon krijimit të website-eve të shkollave, mund të gjeni më shumë informacion në: • Krijimii një website-i shkolle: <http://www.wigglebits.com/>. • Education World – miku më i mirë i edukatorëve: <http://www. education-world.com/>. • Webmonkey articles / tutorial for html, design and development: <http://www.webmonkey.com/tutorial/>. • Webmonkey për fëmijë: <http://www.webmonkey.com>. • “Leksione për të mësuar se si të shkruhet nga design-i i websitet-it”. Një profesor i unversitetit të Washington-it tregon rrugët, nëpër të cilat nxënësit mund të bëjnë transferimin e dijeve dhe të aftësive të tyre për të krijuar një website në procesin e të shkruajturit: <http:// www.newhorizons.org/strategies/literacy/stone.htm>.
21
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
Partnerë të mundshëm të shkollës dhe një numër i madh e i larmishëm website-esh mund të gjenden në: • European Schoolnet’s eTwinning action: <http://www.etwinning. net/ww/en/pub/etwinning/index2005.htm>. • European Council of International Schools: <http://www.ecis.org/>. • Directory of UK Schools websites: <http://www.schoolswebdirectory. co.uk/>. • European Schools Project Association: <http://www.espnet.eu/>. Kërkimi i Informacionit Hyrje
Kapitulli Informativ 3
Interneti është burim i një vëllimi të jashtëzakonshëm informacioni, i cili vazhdimisht ndryshon e zgjerohet. Motorët e parë të kërkimit (http://en.wikipedia.org/wiki/Search_engine) në internet u shfaqën në vitin 1993. Shumica e kërkimeve në internet funksionojnë duke mbledhur informacion mbi website-et që përdorin një web crawler (një web crawler, i njohur dhe me emrin web spider, është një program kërkimi që rrëmon në World Wide Web në një mënyrë metodike) automatik (http://en.wikipedia.org/wiki/Web_crawler), i cili i ndjek link-et dhe magazinon informacionin mbi bazën e përmbajtjes. Shumë motorë kërkimi mbajnë nën kontroll, jo vetëm faqet web, por edhe forume diskutimi online (http://en.wikipedia.org/wiki/Newsgroup) e banka të dhënash, ndërsa me një kërkim për fjalën “website” me motorin shumë popullor të kërkimit, Google, në <http://www.google.fr/> gjejmë në harkun e 0,07 sekondave më shumë se sa një miliardë rezultate. Interneti është një vlerë e shtuar në planin pedagogjik • Interneti është një burim i jashtëzakonshëm, që na jep mundësinë të bëjmë një kërkim të shpejtë e të frytshëm në një numër çështjesh. • Aftësitë e nevojshme për të bërë kërkimin në internet janë të ngjashme me ato që na lipsen, kur vihemi të kërkojmë diçka në një 23
22
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
bibliotekë tradicionale. Për të bërë kërkime të suksesshme duhet të bëjmë analiza kritike të përmbajtjes dhe duhet të kemi njohuri elementare mbi internetin. Çështjet etike, dhe rreziqet e lidhura me to • Nuk bëni keq t’i shihni me pak dyshim materialet që gjeni. Interneti ofron hapësira për njerëzit që kanë gjëra për të thënë dhe që duan t’ua përcjellin të tjerëve idetë e tyre. Për këtë arsye, lind nevoja të dimë të vlerësojmë çdo gjë me sy kritik, në mënyrë që të shmangim propagandimin e miteve apo rënien në grackën e pohimeve të rreme. • Në një numër website-esh mund të gjeni sprova të plota mbi lloj-lloj temash e argumentash, të cilat u ofrohen nxënësve për përdorim. Duhet patur kujdes pasi, këto sprova mund të shtihen në punë në një rrugë të gabuar, gjë që do të çonte në një prezantim të rremë të vetes, apo do të përbënte një plagjiaturë të thjeshtë. • Sa herë që përdorni materiale që ju i gjeni në internet, duhet të jeni të vetëdijshëm edhe për respektimin e të drejtave të autorit (shih Kapitullin Informativ 10 mbi muzikën dhe imazhet). • Zëruni besë autorëve për aq sa ju duket e udhës dhe e mundur, dhe jepni gjithmonë burimin e materialit që përmendni, apo përdorni. Kjo duhet bërë se s’bën, pasi: - i jepet autorit dhe burimit vlerësimi i duhur; - në këtë mënyrë mund të mbroheni prej akuzës për plagjiaturë; - në këtë mënyrë ju do të ndihmoni të tjerët të kenë gjykimin e tyre lidhur me besueshmërinë e materialit. • Website-et përdorin lloj-lloj mjetesh, përfshirë dhe shpërblimet në para, për të rezultuar më të kërkuara prej motorëve të kërkimit. Disa motorë kërkimi, si për shembull Google, dinë ta bëjnë mirë dallimin midis rezultateve reale dhe atyre të sponsorizuara e të propaganduara. Shumë motorë të tjerë nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë dallim. 24
• Termat më të zakonshëm të kërkimit, që u përcillen motorëve të kërkimit, kanë lidhje me materiale të një përmbajtjeje të qartë seksuale. E megjithatë, motorët e kërkimit, sa herë që bëhen lista të argumentave më të kërkuar në website-et e tyre, përgjithësisht i censurojnë këto terma. Si bëhet kërkimi? • Shumica dërrmuese e njerëzve kërkojnë informacion në internet duke përdorur një motor kërkimi. (http://en.wikipedia.org/wiki/ Search_engine). • Një “metasearch engine”, i cili është një instrument kërkimi, që interesin e përdoruesit lidhur me një term a argument, ua përcjell shumë motorëve të tjerë të kërkimit (http://en.wikipedia.org/ wiki/Metasearch_engine), ashtu si edhe “ferret”, lejojnë kërkimin e njëkohshëm në një numër motorësh kërkimi. • Motorët e kërkimit presin zakonisht, që përdoruesit të fusin një numër fjalësh kyç, nëpërmjet të cilave identifikohet argumenti. • Kërkimet “Boolean”(http://en.wikipedia.org/wiki/Boolean_datatype) mund të specifikojnë, që fjalët kyç të shfaqen së toku, përndryshe mund të përjashtojnë rezultate që përmbajnë fjalë kyç të caktuara. Këto funksionojnë pakëz më ndryshe në krahasim me motorët e kërkimit. Metodat më të zakonshme janë përdorimi i thonjëzave dhe i shenjave plus e minus. • Disa motorë kërkimi përfshijnë direktori, në të cilat kërkimi mund të bëhet nëpërmjet kategorive e nën-kategorive. Çfarë është e udhës të bëhet? • Në vend të kërkimit standard, është mirë të përdorni site-e të specializuara. Fjala vjen, nëse doni të dini kuptimin e një fjale, 25
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
në vend të një motori kërkimi, mund të përdorni një fjalor, si për shembull <http://education.yahoo.com/reference/dictionary/>. • Ndryshojini herë pas here termat e kërkimit. Nga kombinime të ndryshme fjalësh kyç do të dalin rezultate të ndryshme, dhe kështu, nga një përzgjedhje kërkimesh, do të keni rezultate më të dëshiruara. • Mbajini shënim site-et e dobishme, në mënyrë që të mos keni nevojë t’i kërkoni sërish. • Sa herë që gjeni material të dobishëm, printojeni, ose ruajeni! Mund të mos e gjeni për herë të dytë, ose mund ta heqin nga site-i pa asnjë paralajmërim. • Futni në thonjëza fraza specifike dhe kështu e ngushtoni shumë kërkimin, si dhe rrisni mundësitë për të gjetur saktësisht atë që ju nevojitet. • Nëse nuk gjeni gjë në një motor kërkimi, mund ta përcillni pyetjen, apo problemin, në një nga forumet e rëndësishme të diskutimeve online (shih Kapitullin Informativ 8 mbi Forumet e Diskutimeve Online). Për informacion të mëtejshëm • Motorët më popullorë të kërkimit janë Google: <http://www. google.com/>, Yahoo: <http://search.yahoo.com/> dhe MSN: <http://www.msn.com/>. • Motori “Clusty” <http://clusty.com/> është një instrument kërkimi shumë inovativ me një qasje alternative. • Motori “Google Zeitgeist” <http://www.google.com/press/zeitgeist. html tregon tendencat më të fundit, të cilat nxirren duke u bazuar tek ajo që njerëzit janë duke kërkuar në Google. • Wikipedia është një enciklopedi me përmbajtje të pacensurueshme, e cila shkruhet bashkarisht nga përdoruesit e internetit në të gjithë botën: <http://www.wikipedia.org/>. 26 Portalet Ç’është një portal?
Kapitulli Informativ 4
Portalet janë website-e, që shërbejnë si pikënisje për të gjetur në internet materiale apo aktivitete, për të cilat përdoruesi dëshiron të dijë. Ato u japin përdoruesve informacion dhe link-e të fokusuara tek kategoritë e tek fushat e interesit. Një portal është një lloj faqeje web me një hartë link-esh të fokusuara në çështje apo fusha, që paraqesin interes. Portali përfshin një motor kërkimi (http://en.wikipedia.org/wiki/Search_engine), chatin (http://en.wikipedia.org/wiki/Chat), lojrat (http://en.wikipedia.org/ wiki/Online_gaming), të ashtuquajturat news feeds, të cilat u ofrojnë përdoruesve materiale me përmbajtje të përditësuar herë pas here (http:// en.wikipedia.org/wiki/RSS_%28file_format%29), etj. Portalet mund të klasifikohen në dy tipe të përgjithshme, horizontalë e vertikalë. Portalet horizontalë ofrojnë një gamë të gjerë shërbimesh, veprimtarish e kënaqësish. Përveç direktorive të link-eve të fokusuara në fusha shumë specifike, ato ofrojnë lajme, informacion mbi motin, informacion financiar dhe link-e të tjera, që janë të fokusuara tek aspekte të kulturës popullore, si fjala vjen, tek filmat, apo muzika. Portali Yahoo! <http:// www.yahoo.com/> është ndoshta shembulli më i njohur. Portalet vertikalë ofrojnë një gamë të gjerë materialesh, që kanë të bëjnë me një lloj specifik përdoruesi. Një shembull i mirë i një portali vertikal të fokusuar tek arsimi është ai i Kombeve të Bashkuara (the United 27
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
Nations Educational Portal): <http://www.un.org/Pubs/chronicle/ eosportal_index.asp>. Për çfarë përdoren portalet? Portalet funksionojnë si një pikënisje për studimin e hollësishëm të një çështjeje. Të kërkosh informacion në internet është si të përdorësh një bibliotekë tradicionale. Kërkimet duhet të bëhen në një mënyrë metodike dhe një portal mund t’ju vijë në ndihmë nëpërmjet copëtimit të çështjes në kategori logjike. Portalet ju japin mundësinë të kërkoni “me një të hedhur të syve” për një gamë çështjesh brenda një teme të caktuar. Fjala vjen, brenda lëmit të shkencës ju mund të shihni forma të ndryshme të biologjisë, si oqeanografinë, apo botanikën. Në mënyrë të ngjashme, kategoria e historisë së artit është një fushë e gjerë brenda kategorisë së historisë. Portalet dhe çështjet etike Portalet janë shpesh në varësi të sponsorizimeve dhe të publicitetit, e pikërisht për këtë shkak do t’u duhet të bëjnë promocionin e një numri produktesh e shërbimesh. Është e rëndësishme të mbahet mend që link-et e ofruara nga portalet pasqyrojnë tërësinë e vlerave të një grupi të veçantë. Para se t’i përfshini këto link-e si një hyperlink në websitein tuaj, duhet të siguroheni që këto vlera janë të pranueshme për ju, për nxënësit dhe për fëmijët tuaj. Disa portale mund të kërkojnë anëtarësim apo regjistrim, gjë që do të thotë se edhe mund t’ju duhet të paguani. Përpara se të regjistroheni (qoftë dhe për shërbime “falas”), sigurohuni mirë, që i keni kuptuar termat dhe kushtet e shërbimit, dhe që e keni shqyrtuar e kuptuar politikën e privatësisë së website-it. Shih <http://www.netlingo.com/ right.cfm?term=privacy%20policy>.
Mos hiqni dorë së përdoruri aftësitë tuaja të mendimit kritik! Është ide e mirë të hyni rregullisht tek burimet e një portali të ri dhe këtë është mirë ta bëni thjesht për të përforcuar informacionin, që ju merrni nga numri i kufizuar i portaleve tuaja të preferuara. Duke ndjekur link-et e një portali, një përdorues i padjallëzuar mund të përfundojë tek site-e që përmbajnë materiale e produkte qejfi, apo procese që të përfshijnë, e që janë të papërshtatshme për fëmijët apo për nxënësit tuaj. Bazuar në gjykimin tuaj, ju mund t’i kufizoni link-et “aktive”, duke përdorur ndonjë software me funksionin e kontrollorit të përmbajtjes së këtyre link-eve (http://en.wikipedia.org/wiki/Content_ filtering_software), apo browser-in e kompjuterit tuaj. Përdorimi i portaleve për detyra e veprimtari klase • Vendosni disa objektiva kërkimi për çdo çështje: krijoni grupe që përdorin portale të ndryshme, si dhe një grup, që përdor teknika të tjera kërkimi, të përshkruara në Kapitullin informativ 3 mbi kërkimin e informacionit. Vërini grupet të krahasojnë rezultatet, lehtësinë e vendosjes së aksesit dhe cilësinë e informacionit. • Bini dakord mbi një çështje, që doni ta eksploroni, fjala vjen, mbi pikturimin e fëmijëve në artin e shekullit të 18-të, ose mbi dinamikën e ekosistemit oqeanik, dhe rritjen e specieve në të. Jepuni nxënësve të klasës portale URL (http://en.wikipedia.org/wiki/URL), të cilët do t’i çojnë tek link-et mbi planin mësimor. Duke qënë se do të ndeshen shumë link-e për t’u ndjekur, krijoni grupe të ndryshme, dhe çdo grupi caktojini për detyrë të mbulojë një numër link-esh; më në fund vërini grupet të bëjnë raportimin për punën e kryer. Rezultatet e grupeve mund të jenë të ndryshme dhe na japin kështu një fokus më të përqendruar të përsosjes së mëtejshme të procesit mësimor. • Krijoni një portal për secilin prej dy projekteve të mësipërm. Kjo do të nxjerrë nevojën e krijimit të një faqeje web, të përkufizimit të kategorive që dalin nga projektet tuaja, të krijimit të link-eve që 29
28
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
japin informacion mbi këto kategori dhe të testimit të faqes me një klasë tjetër. Çfarë është e udhës të bëhet? • Duhet të jeni të përgatitur: ju keni nevojë të bëni disa hapa të tjerë paraprakë, përpara se të futni portalet në mjedisin e shkollës suaj. Krijoni staff-e, që do të mund të hartonin një listë portalesh të përshtatshme për nevojat tuaja të veçanta. • Identifikoni argumentat dhe fushat, në të cilat ju do donit që nxënësit të kërkonin me ndihmën e portaleve. Me ndihmën e motorëve të kërkimit, identifikoni, gjithashtu, një numër portalesh për ato çështje që ju interesojnë. Mbi bazën e kritereve të përcaktuara nga standardet dhe parimet e shkollës suaj, bëni një vlerësim të çdo portali, ose përdorni si orientim procesin e vlerësimit të bërë në Kapitullin informativ 3. • Përveç vlerësimit të informacionit, ju mund të përcaktoni, nëse shërbimi do të jetë falas, apo jo, mund të përcaktoni se çfarë sistemi vlerash e fuqizon shërbimin, mund të përcaktoni nëse ka çështje të gjuhës apo të kulturës, me të cilat duhet të bëni kujdes, mund të përcaktoni nëse site-i duhet të promovojë apo shesë mallra e produkte, nëse site-i duhet të ofrojë shërbime, si email apo chat, dhe nëse ju do donit që nxënësit të kishin akses tek këto shërbime (për një diskutim më të thelluar, shihni më poshtë “si është e udhës të veprohet me Portalet e Edukimit?”). • Bëni një përzgjedhje të portaleve më të mirë, dhe eksplorojini këto portale deri në fund, duke testuar e vlerësuar link-et në rrugë e sipër. Bëni lista të argumentave dhe çështjeve delikate, si dhe filtroni link-et e papërshtatshme. Kujtohuni, se duhen përdorur njohuritë e marra në Kapitullin informativ 3. Nëpërmjet ruajtjes, katalogimit dhe referencave, ju do ta keni më të lehtë të përftoni rezultatet e duhura. 30
Informacion i mëtejshëm • Disa nga portalet më popullore në Web janë Yahoo! <http:// www.yahoo.com/>, Netscape <http://www.netscape.com/>, Lycos <http://www.lycos.com>, Infospace <http://www.infospace.com/> dhe About.com <http://www.about.com/>. • Shembuj të portaleve shkollorë e pedagogjikë me qasje të ndryshme përsa i takon design-it, përdorimit dhe përmbajtjes janë Portalet e Edukimit në <http://www.theeducationportal.com/>, Discovery School në <http://school.discovery.com/schrockguide/index.html> dhe <http://www.thegateway.org/>. • Si është e udhës të veprohet me Portalet e Edukimit (Best Practice in Education Portals): <http://www.tltgroup.org/flashlight/ Handbook/Portal-Eval.html>. Ky raport i shkëlqyer dhe i thelluar vlerësimi mbi çfarë është e udhës të bëhet në portalet mbi edukimin duhet të lexohet nga edukatorët, që duan të përcaktojnë kritere praktike për përdorimin e portalit në mjediset e shkollës. • Informacioni mbi historinë e artit mund të gjendet në Web në <http://witcombe.sbc.edu/ARTHLinks.html>. Portali i historisë së artit, i përpiluar nga Christopher Witcombe, ia vlen të vizitohet pavarësisht nga argumenti, që doni të studioni në këtë lëmë.
31
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
Kapitulli Informativ 5
Email-i dërgohet e merret nëpërmjet MUA-s (Mail User Agent) (http://en.wikipedia.org/wiki/E-mail_client). MUA-t janë aplikime kompjuterike, të cilat duhet të instalohen në kompjuter. Edhe pse mesazhe të momentit mund të kapen nga distanca të largëta, programi postar mund të shtihet në punë zakonisht nga përdorues të të njëjtës zonë. Një metodë tjetër e transmetimit të email-eve është nëpërmjet webmailit (http://en.wikipedia.org/wiki/Webmail), i cili e lejon përdoruesin të download-ojë dhe të dërgojë email-e nga çdo kompjuter i lidhur në internet. Mesazhet magazinohen në një vend, që mund të jetë shumë larg përdoruesve, gjë që do të thotë pra, se mund të kemi akses tek to pavarësisht vendndodhjes sonë. Arsimi Email-i po përdoret gjithnjë e më shumë si një kanal komunikimi midis mësuesit dhe nxënësit. Për shembull, mësuesit mund të informojnë një grup të tërë nxënësish lidhur me ndryshime të mundshme të programit mësimor, ose mund të shpërndajnë dhe marrin leksione e materiale të tjera studimi, që shërbejnë për frekuentim të shkollës nga distanca (shihni Kapitullin Informativ 13 mbi ndjekjen e shkollës në distancë). Email-i është një mjet i vlefshëm në projektet ndërkulturore midis klasave të nxënësve nga vende të ndryshme. Nxënësit mund ta përdorin atë për të përsosur përdorimin e gjuhës dhe për të shkëmbyer informacion mbi kulturat e tyre. Disa studentë të qetë e të ndrojtur ia dalin të shprehin veten më mirë nëpërmjet email-it, se sa në diskutime sy më sy në një klasë. Çështjet etike dhe rreziqet e lidhura me to • Nuk ka dyshim, që diskutimet priren të jenë më pak formale në komunikimin nëpërmjet email-it, se sa në letra të shkruara në stilin tradicional. 33
Email-i Hyrje Email-i (http://en.wikipedia.org/wiki/Email) është emërtimi i shkurtër i postës elektronike; është një sistem për dërgimin e mesazheve midis kompjuterash të lidhur në të njëjtin network, siç është, fjala vjen, interneti. Termi i referohet, gjithashtu, edhe vet mesazhit. Një email transferohet zakonisht në harkun e pak sekondave dhe marrësi mund ta lexojë e mund të përgjigjet në momentin që lirohet nga punët e tjera. Email-i, si një sistem i epshëm dhe i efektshëm, ka bërë të ndryshojë mënyra jonë e komunikimit dhe e punës. Çdo ditë dërgohen miliarda mesazhe. Një adresë email-i përbëhet nga dy pjesë. Njëra është lokale, dhe tjetra është domain-i. Ndahen nga shenja “@”. Emri lokal tregon zakonisht por jo gjithmonë - emrin e përdoruesit. Domain-i tregon organizatën apo kompaninë e përdoruesit, por edhe ISP-në (internet service provider - ofruesin e shërbimit të internetit). Emrat e domain-eve mund të tregojnë organizata dhe/ose vende. Fjala vjen,
[email protected] mund të jetë dikush që punon apo studion në universitetin e Oksfordit. Në një mesazh email-i dallojmë header-in (kreun) dhe body-n (trupin). Header-i përmban informacionin mbi dërguesin, marrësin/marrësit, datën, orën dhe një linjë, ku shkruhet lënda. Body përmban tekstin kryesor të mesazhit, ndoshta të “nënshkruar” dhe detaje të adresës së dërguesit. 32
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
• Shprehja e emocioneve nëpërmjet email-it është e vështirë të bëhet, dhe kjo çështje mund të zgjidhet nëpërmjet përdorimit të shenjave grafike të quajtura emoticon-e (http://en.wikipedia.org/wiki/Emoticons#Basic_ examples). Emoticon-et duhen përdorur me masë, sidoqoftë, në mënyrë që të shmangim largimin e vëmendjes prej përmbajtjes së mesazhit, që dërgojmë. • Një masë e madhe email-esh të transmetuara janë zakonisht spam-e, dmth mesazhe të pakërkuara e të padëshiruara (http://en.wikipedia.org/ wiki/E-mail_spam). (Shihni Kapitullin Informativ 6 mbi spam-in). • Duke lënë mënjanë spam-in komercial, janë problem, gjithashtu, dhe email-et e dërguara mes miqsh e kolegësh. Shumë përdorues e forward-ojnë një mesazh edhe tek njerëz, që s’kanë lidhje me të, përcjellin anektoda të ndryshme, etj. • Një numër “forward-imesh” janë të rreme e mashtruese, si në rastin, fjala vjen, kur një email kërkon nga ju që të mos e shpërfillni. Në rrethana të tilla, duke përmendur situata dramatike, fjala vjen një fëmijë të sëmurë që ka nevojë t’i nënshtrohet operacionit, dërguesit ju mbajnë me gënjeshtrën, se shumë organizata kanë premtuar që ndihma në para në dobi të të sëmurit do të jetë në përpjestim të drejtë me numrin e forward-imeve të bëra. • Email-i është metoda më e përgjithshme dhe më e zakonshme për të përhapur software-e të dëmshme (http://en.wikipedia.org/wiki/ Malware), siç janë viruset (http://en.wikipedia.org/wiki/Computer_ virus), dhe worm-et (http://en.wikipedia.org/wiki/Computer_worm). • Është e lehtë ta fshehësh emrin për qëllime mashtrimi. Kjo mund të bëhet thjesht duke ndryshuar emrin në procedurën e regjistrimit të të dhënave personale, apo duke krijuar një adresë webmail-i, si fjala vjen
[email protected]. Edhe në rastin kur ju e njihni adresën e email-it, duhet të bëni kujdes, prapëseprapë, ngaqë kompjuteri ku po punoni mund të jetë një “zombie computer” (http://en.wikipedia. org/wiki/Computer_zombie), dmth një kompjuter që bart viruse apo që është i sulmuar nga hacker-a të ndryshëm. 34
• Ju mund të ushqeni bindjen se një link po ju çon tek një website i caktuar, mirëpo në fakt ai mund të jetë duke ju çuar tek një website tjetër. Kjo ndodh sidomos në rrethanat, kur dikush tenton një phishing scam, dmth një hile që synon vjedhjen e një informacioni shumë konfidencial, si password-in, username-in, numrat e llogarive bankare, etj (http://en.wikipedia.org/wiki/Phishing). Çfarë është e udhës të bëhet? • Krijoni disa adresa email-i për qëllime të ndryshme (për t’u bërë pjesë e network-eve sociale online, apo për të blerë mallra online), por njërën prej tyre veçojeni si më private se sa të tjerat, duke mos e publikuar fare në web, fjala vjen. • Bëjini të shkurtër dhe të përmbledhur mesazhet e email-eve. Përpiquni të shmangni tekstet e gjata. • Mos harroni të shkruani fjalë domethënëse në dritaren, ku ju kërkohet të përshkruani subjektin, pasi në këtë mënyrë do e ndihmoni marrësin ta identifikojë mesazhin tuaj si autentik, dhe do ta bëni atë të mos heqë shumë për ta gjetur email-in në çdo kohë të mëvonshme. • Tregohuni të kujdesshëm me vëllimin e email-it që dërgoni. Jepeni komandën “reply-to-all” vetëm kur jeni të bindur se mesazhi duhet t’u shkojë të gjithëve dhe bëni çmos të mos u “forward”-oni email-e njerëzve, të cilët nuk do t’i mirëprisnin ato. • Duhet të bëni shumë kujdes, sa herë që jeni duke përcjellë informacione private dhe konfidenciale, si, fjala vjen, të dhëna mbi llogaritë tuaja bankare. Email-et mund të interceptohen, dhe janë lehtësisht të forward-ueshëm. • Përdorni komandën “plain text only” në email-in tuaj. Gjuha “html” e faqeve web lejon një paraqitje më ndjellëse, por nga ana tjetër mund të shtihet në punë për të përhapur kode maliciozë. 35
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
• Shikojini gjithmonë me pakëz dyshim email-et që merrni. Mos i hapni email-et, nëse dërguesit e tyre nuk ju krijojnë besim të plotë. • Porositini fëmijët tuaj, që t’i shpërfillin email-et e dërguara nga njerëz dhe adresa të panjohura prej tyre. • Duhet të jeni veçantërisht të kujdesshëm me materialet e dërguara në attachment. Nëse nuk jeni duke pritur një material në attachment nga një dërgues i caktuar, apo nëse nuk keni besim tek ai për çfarëdo arsyeje tjetër, jepini komandën “delete” pa e hapur. Edhe materiale të ardhura në attachment nga dërgues të njohur dhe të besuar është mirë që fillimisht të save-ohen, pastaj të scan-ohen, e më në fund të hapen. • Lidhur me këshillat mbi email-at, duhet të konsultoheni edhe me Kapitullin Informativ 6 mbi spam-in dhe Kapitullin Informativ 16 mbi sigurinë. Si krijohet një adresë email-i? • Emailet me një MUA (Mail User Agent) (http://en.wikipedia. org/wiki/E-mail_client) kërkojnë që programi të instalohet në kompjuterin tuaj. Shumica e kompjuterave, fjala vjen ata që janë të pajisur me aplikimin Microsoft Outlook, e kanë të instaluar MUA-n (http://en.wikipedia.org/wiki/E-mail_client). • Krijimi i një adrese email-i është një gjë shumë e thjeshtë. Site-e popullore të webmail-ave, siç është Yahoo! <http://mail.yahoo.com/> dhe Hotmail <http://login.passport.net/uilogin.srf?lc=1033&id=2> kanë një procedurë të thjeshtë regjistrimi. • Për t’u informuar se si krijohet një bllokues i mesazheve “spam” (spam filter), shihni Kapitullin Informativ 6.
Informacion i mëtejshëm • Shembuj të mirënjohur MUA-sh janë Microsoft Outlook: <http://office. microsoft.com/en-gb/FX010857931033.aspx>, ose Mozilla Thunderbird: <http://www.mozilla.org/projects/thunderbird/>. • Dy nga site-et më popullorë të webmail-eve janë MSN Hotmail: <http://login.passport.net/uilogin.srf?lc=1033&id=2> dhe Google’s Gmail. • Faqja e OECD-së (The Organisation for Economic Co-operation and Development - Organizata për Zhvillimin e Bashkëpunimin Ekonomik) mbi spam-in: <http://www.oecd.org/department/0,268 8,en_2649_22555297_1_1_1_1_1,00.html>. • Artikull i BBC-së: “Koha për ta fikur dhe për ta ngadalësuar”: <http://news.bbc.co.uk/2/hi/technology/4682123.stm>. • “Truth or Fiction” është një website për përdoruesit e internetit në funksion të verifikimit të autenticitetit të email-eve të forward-uar: <http://www.truthorfiction.com/>.
36
37
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
Kapitulli Informativ 6
email-eve për të bërë postime masive janë marrë me anë të “web bot”-eve (një “web bot” është një program që mbledh fjalëkyçe në internet, dhe mbi bazën e tyre pretendon të bëjë parashikime në fusha të ndryshme) (http://en.wikipedia.org/wiki/Internet_bot), të cilat i futen kërkimit në internet dhe grumbullojnë adresa të website-eve nga më të ndryshmet. Konsiderata etike • Spam-i përmban shpesh informacion të rremë ose mashtrues. Duke qënë se dërguesi mbetet anonim, është praktikisht e pamundur për ta çuar në gjykatë me akuzën e pretendimeve të rreme. • Dërguesit e email-eve të padëshiruara (spammers) gjurmojnë marrës të padjallëzuar, në mënyrë që në këtë mënyrë të mbledhin adresa postare për bazën e tyre të të dhënave. Për shembull, postat mund të dërgohen me pretekstin se po u kërkohet marrësve të shtojnë informacion të natyrës private tek një listë me emra, të cilët janë vënë në mbështetje të një peticioni, apo kauze. Shpesh, duke përmendur rrethanën e një fëmije të sëmurë që ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale, pretendohet në mënyrë të rreme që një kompani, apo organizatë, kanë premtuar se paratë do të shtohen në përpjesëtim të drejtë me rritjen e numrit të forward-imeve. • Spam-i mund të qëllojë që përmban programe qëllimkëqija (malware) (http://en.wikipedia.org/wiki/Malware). • Një lloj tjetër mashtrimi online është “419”, një emër shifror që ka lindur nga një praktikë ligjore nigeriane, e cila nuk e lejon këtë lloj viktimizimi. Ky mashtrim konsiston tek premtimi për një porcion të një shume të madhe parash, e cila jepet në këmbim të ndihmës për të bërë transferime bankare. • Spam-i mund të përdoret gjithashtu edhe për sabotim. Një shembull do të ishte bombardimi, dhe menjëherë më pas, mbingarkimi i grupeve të diskutimit online me mesazhe të rreme. 39
Ç’është spam-i? Hyrje Spam-i është një postë masive mesazhesh të pakërkuara, që u shkojnë marrësve të shumtë. Bashkëshoqërohet përgjithësisht me email-in, por aplikohet edhe në forumet e diskutimeve online (newsgroups), në komunikimin me tekst në kohë reale mes dy a më shumë përdoruesish (instant messaging), etj. Vende të ndryshme përdorin përkufizime të ndryshme juridike të spamit, dhe kanë adoptuar qasje të ndryshme për t’u përballur me të. OECDja (The Organisation for Economic Co-operation and Development – Organizata për Zhvillimin e Bashkëpunimin Ekonomik) ka ngritur një task force, detyra e së cilës është homologimi i këtyre qasjeve të ndryshme: shihni <http://www.oecd.org/department/0,2688, en_2649_22555297_1_1_1_1_1,00.html>. Phishing-u (http://en.wikipedia.org/wiki/Phishing) është një evolucion i vonë i spam-it dhe paraqet një shqetësim në rritje për botën e sigurisë së konsumatorit. Në këtë version (phishing), marrësit marrin email-e spam, të cilat maskohen si postë legjitime e ardhur nga një institucion i njohur, fjala vjen, nga një bankë. Këto email-e përmbajnë zakonisht link-e, që të çojnë tek website-e të rreme, ku synojnë të grumbullojnë informacion privat e konfidencial të përdoruesve. Spam-i është shumë popullor për qëllime komerciale, sepse nuk kushton dhe përbën një rrugë efektive për të kapur audiencë të madhe. Adresat e 38
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
Çfarë është e udhës të bëhet? • Përdorni adresa të ndryshme email-i për qëllime të ndryshme, me qëllim që të mos merret vesh se cila është adresa juaj “personale” e email-it (p.sh duke u regjistruar nëpër forume, duke plotësuar formularë, etj). • Është e udhës të dyshoni pakëz tek çdo email, që merrni. Mos i hapni fare email-et, nëse dërguesi ju duket i dyshimtë. • Bëni veçantërisht kujdes me materialet e dërguara në attachment. Nëse merrni diçka që ju ngjan e dyshimtë, apo që ju nuk e keni kërkuar, mos bëni asgjë për ta hapur, por thjesht klikoni tek butoni “delete”. • Verifiko të gjitha link-et në email-a, përpara se të klikosh në to. Verifikimi mund të bëhet duke mbajtur kursorin mbi link, dhe URL-ja (Uniform Resource Locator, me fjalë të tjera, adresa e një faqeje web) do të duhet të shfaqet në fund të ekranit, në këndin e majtë, bash mbi task bar. Nëse dyshoni se link-u nuk ju çon atje ku pretendohet, në vend që të klikoni mbi të, shkruani emrin e link-ut në browser-in tuaj. • Përdorni bllokuesit e spam-it (spam filters), me qëllim që të mos harxhoni kohë duke boshatisur postën me mesazhe spam: (http:// spam-filter-review.toptenreviews.com/). • Mos e shpërndani adresën e email-it tuaj vend e pa vend. Mos harroni se, nëse e përfshini email-in tuaj në një website, gjurmuesit e web-it (crawlers) do ta kapin atë dhe do ta fusin tek listat e shpërndarjes për mesazhe spam. • Nëse ju doni ta postoni adresën tuaj të email-it, mund ta maskoni atë duke shtuar disa karaktere (shkronja), të cilat do ta çorientonin një web bot. Shihni indikacionet e Universitetit Lancaster mbi reduktimin e shikueshmërisë suaj në (http://www.lancs.ac.uk/iss/ email/spam.htm>. 40
• Mos iu përgjigjni asnjë mesazhi spam, përndryshe, dërguesi i mesazheve të padëshiruara (spammer) do të bënte konfirmimin e adresës suaj të email-it. Duhet të kesh kujdes, pasi link-e që ju bëjnë premtimin se do t’ju heqin nga listat e tyre të email-eve, nuk është e thënë që do ta mbajnë fjalën. Sinkronizimi i kompjuterit në gjendjen që ai mund të japë përgjigje automatike ndërkohë që ju jeni jashtë zyrës, paraqet probleme. Në këtë mënyrë, përgjigjet tuaja të bëra automatikisht do t’u shkonin si kontakteve tuaja legjitime, ashtu dhe kontakteve furacake (spammers). Informacion i mëtejshëm • Iniciativa anti-spam e Bashkimit Europian: <http://europa.eu.int/ information_society/topics/ecomm/index_en.htm>. • Koalicioni Europian kundër email-eve komerciale të padëshiruara: <http://www.euro.c auce.org/en/index.html>. • Studimi i ENISA-s (European Network and Information Security Agency) i vitit 2007 mbi Masat Anti-Spam dhe të sigurisë të zbatuara nga ofruesit europianë të shërbimit të Internetit (European ISPs): <http://www.enisa.europa.eu/act/res/other-areas/anti-spam-measures/ studies/provider-security-measures>. • Spam-i i mikrosoftit dhe faqja phishing. Artikull i Bill Gates-it, i datës 28 qershor 2004, mbi “ruajtjen dhe rritjen e dobisë prej emailit”. • “Koalicioni 419 kundër 419-s në Internet”: <http://home.rica.net/ alphae/419coal/>. • OECD-ja (Organisation for economic co-operation and development) mbi spam-in: <http://www.oecd.org/department/0,2 688,en_2649_22555297_1_1_1_1_1,00.html>. • “Truth or Fiction” është një website për përdoruesit e internetit, në 41
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
mënyrë që këta të fundit të mundin të verifikojnë pretendimet e bëra nga email-at e forward-uar: <http://www.truthorfiction.com/>. • Help with spam: <http://www.spamhelp.org/>. • SpamBayes, një bllokues spam-i që, për të kryer funksionin e vet, mund të futet në prizë: <http://spambayes.sourceforge.net/>. • Spam filter revieës: <http://spam-filter-review.toptenreviews.com/>. • Artikull i BBC-së (1 February 2005): “Vala e papërmbajtshme e email-ave, dhe email-at qe duhen hedhur ne koshin e plehrave”: <http://news.bbc.co.uk/1/hi/technology/4225935.stm>.
Kapitulli Informativ 7
Chat-i Çfarë është chat-i? Chat-i është një term i përgjithshëm, që i referohet komunikimit ndërveprues, i cili zhvillohet në një kanal, që i dedikohet diskutimeve. Përdoruesit mund të flasin me një grup njerëzish në dhoma chat-i (chatrooms) (http://en.wikipedia.org/wiki/Chatroom), ose të bëjnë biseda private me miq të zgjedhur, duke përdorur shërbimin e komunikimit me tekst në kohë reale (instant messaging service) (http:// en.wikipedia.org/wiki/Instant_messaging). Të chat-osh është një mënyrë informale e komunikimit, e ngjashme me bisedat kokë më kokë, dhe bëhet midis dy a më shumë personash. Diskutimet në chat bëhen zakonisht me shkrim, por ka edhe diskutime në video e në audio (http://en.wikipedia.org/wiki/Streaming), gjë që realizohet duke përdorur kufje apo kamera web-i. Kjo formë komunikimi është e atypëratyshme, rrjedhimisht e ndryshme nga komunikimi me email, i cili nuk kërkon që marrësi të jetë pranë kompjuterit bash në atë kohë që dërguesi po i shkruan atij. Është i rrezikshëm chat-i? Është folur shumë kohët e fundit mbi rreziqet, me të cilat të rinjtë mund të ndeshen, ndërsa janë duke përdorur një dhomë chat-i (chatroom). Për shkak të disa rasteve kriminale me rrezikshmëri të lartë, prindërit dhe mësuesit shqetësohen shpesh, kur mendojnë se fëmijët mund të hyjnë në
42
43
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
kontakt me pedofilë, të cilët mund të jenë në të njëjtin chatroom me ta. Këto rreziqe ekzistojnë që ç’ke me të, por hë për hë frika është e tepruar. Duhet të kemi më shumë frikë nga ç’mund të ndodhë në të ardhmen. Shumica dërrmuese e përdoruesve të sotëm të chatroom-it janë ata, që ata vetë thonë se janë, dhe në pjesën më të madhe komunikimi në chat është krejt i parrezikshëm. Në vend që të predikojnë frikën apo të ndalojnë përdorimin e chat-it, të rriturit është mirë të udhëzojnë dhe këshillojnë të rinjtë, se si të mbrohen nga rreziqe të tilla. Ja disa rregulla bazë, të cilat ju duhet t’ua mësoni fëmijëve: • Të zgjedhin një chatroom, që është i përshtatshëm për grupmoshën e tyre, dhe që ka një moderator të pranishëm, në mënyrë që çdo incident negativ t’i raportohet këtij të fundit. • Të përdoren username-a, që nuk japin një ide mbi identitetin gjinor të përdoruesit dhe në asnjë rast të mos japin informacion të natyrës private, apo fotot personale (shih Kapitullin Informativ 15 mbi privatësinë). • Nëse fëmijët kanë dëshirë të takojnë sy më sy një mik chatroom-i, duhet që këtë ide ta diskutojnë fillimisht me prindërit e tyre dhe më pas të shkojnë në takim të shoqëruar nga një i rritur. • T’i tregojnë një të rrituri, sa herë që në sesionet e chat-it iu ndodh diçka që ua prish qetësinë, apo i befason për keq. Nëse hasin probleme në një chatroom, apo kudo tjetër në internet, ata mund t’i diskutojnë ato me njerëz të helpline-it të tyre kombëtar, të cilët kanë përvojë e njohuri: <http://www.saferinternet.org/ww/en/pub/ insafe/focus/national_helplines.htm> • Në rastet, kur duan të chat-ojnë me të njohur të tyre, është mirë të dinë që, në vend të një chatroom-i, mund të përdorin edhe shërbimin instant messaging, fjala vjen MSN e Skype, në mënyrë që të keni mundësi t’u kontrolloni listën e kontakteve.
Aplikimet pedagogjiko-mësimore të chat-it Shpesh, mësuesit nënvlerësojnë sa e rëndësishme është për të rinjtë që të chat-ojnë. Chat-i dhe shërbimi Instant Messaging janë tanimë një mënyrë shumë popullore për t’u argëtuar në kohën e lirë, dhe po transformojnë mënyrën, se si të rinjtë komunikojnë me sho-shoqin. Janë të gjitha mundësitë që të mbahet nën kontroll e të bëhet zap kjo forcë, dhe të aplikohet si një mjet pedagogjiko-mësimor. Disa ide përfshijnë: • Sesione, ku rrihen mendime, dhe diskutime në kohë reale mbi një argument të caktuar. • Lojra e simulime, që kanë një funksion të caktuar. • Shkëmbim opinionesh, debate dhe diskutime në panele me grupe të vegjël. • Marrje nën kujdestari dhe udhëheqje. • Investigim në grup. • Krjimi i një komuniteti online. Si t’ia fillosh? Ka shumë lloje programesh në web, nëpërmjet të cilave mund të bëhet chat falas. Ju mund të kërkoni e të gjeni plot në çdo motor kërkimi (http:// en.wikipedia.org/wiki/Search_engine). Shumë programe chat në web, si Yahoo Chat në <http://chat.yahoo.com/?myHome>, ICQ në <http:// www.icq.com/> dhe AOL Chat në <http://peopleconnection.aol.com/ main/> ofrojnë një numër të madh chatroom-esh me grupe diskutimi në kohë reale. Përdoruesit fillimisht duhet të download-ojnë një aplikim të vogël, që u jep mundësi të chat-ojnë në prani të një moderatori, por më pas mund të klikojnë në butonin “login” dhe të marrin pjesë lirisht. 45
44
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
Shërbimi Instant messaging (http://en.wikipedia.org/wiki/Instant_ message), i cili lejon biseda private me përdorues të parapëlqyer, është sot më popullor se sa chatroom-i (shihni <http://www.saferinternet. org/ww/en/pub/insafe/neës/articles/0305/uk_ukcgo.htm>). Këto mundësi gjenden duke kërkuar shërbimin “Instant messaging” në çdo motor kërkimi (http://en.wikipedia.org/wiki/Search_engine). Përdoruesit download-ojnë një aplikim, që e mundëson shërbimin Instant messaging, dhe pastaj përpilojnë një listë njerëzish, me të cilët dëshirojnë të chat-ojnë. Meqënëse komunikimi në këtë rast ndodh në një grup të kufizuar përdoruesish, ky shërbim konsiderohet shpesh “më i sigurtë”, se sa të bësh chat në chatroom. Si përdoret chatroom-i? • Hapni programin tuaj të chat-it. • Zgjidhni një username e një password, nëse është e nevojshme. • Zgjidhni një chatroom të përshtatshëm, që moderohet nga dikush. Zakonisht, ka dhoma (rooms) për qëllime e argumenta të ndryshme, fjala vjen, grupe që kanë interes për automobilat, grupe studimi të një çështjeje specifike, chat për mësues, etj. • Me të bërë login-in (me t’u regjistruar), ju do të shihni bisedat e pjesëmarrësve t’ju shfaqen në dritaren kryesore të ekranit. • Shkruani mesazhin tuaj dhe shtypni “enter”, ose kliko “send”, në mënyrë që mesazhi të postohet dhe pjesëmarrësit ta shohin atë. • Nëse doni t’i dërgoni një mesazh një personi të caktuar, zgjidhe atë nga lista e pjesëmarrësve. • Shumë chatroom-e mund të përdoren gjithashtu për shkëmbime peerto-peer dokumentash (“peer-to-peer file exchange” është një software, që u jep akses të barabartë përdoruesve tek dokumentat e njëritjetrit): (http://en.wikipedia.org/wiki/Peer_to_peer). Këmbehen ato 46
dokumenta, të cilat janë shumë voluminozë për t’u përcjellë me email (http://en.wikipedia.org/wiki/Email). Si përdoret shërbimi “instant messaging”? • Hapni një aplikimin tuaj “instant messaging” (http://en.wikipedia. org/wiki/Instant_message). • Verifikoni listën tuaj të kontakteve për të marrë vesh kush është online dhe i gatshëm për të chat-uar. • Ju mund të shtoni kontakte të tjera, duke u futur në adresat e tyre të email-ave (http://en.wikipedia.org/wiki/Email) dhe duke i ftuar ata t’i bashkohen grupit tuaj të kontakteve. Atyre do t’u shkojë një ftesë në formë email-i dhe nëse bien dakord, do të regjistrohen në listën tuaj. Kjo gjë do t’ju japë mundësi të chat-oni me ta në kohë reale, sa herë që të jeni njëkohësisht online. • Klikoni në ID-në e atij personi për t’i dërguar një mesazh dhe për të hapur një kanal komunikimi. • Shkruani mesazhin tuaj, dhe shtypni “enter” apo klikoni “send” për ta postuar atë; kështu pjesëmarrësit në chat do të kenë mundësi ta shohin. Etika Kur chat-i bëhet me shkëmbim teksti, gjestet, kodi i sjelljes sociale dhe pjesa jo verbale e komunikimit nuk mund të transmetohen, dhe mund të ndodhin online keqkuptime nga më të ndryshmet. Të gjithë neve na duhet të jemi po aq mirëkuptues, të njerëzishëm e plot qibër sa dhe në jetën reale, dhe sjelljen etike në internet ta shndërrojmë në një zakon (http://en.wikipedia.org/wiki/Netiquette). Humori dhe emocionet mund të demonstrohen gjithashtu edhe nëpërmjet emoticon-eve, simboleve grafike që përfaqësojnë shprehje emocionale të fytyrës (http:// en.wikipedia.org/wiki/Emoticons). 47
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
Sa herë që jeni duke chat-uar me të panjohur në web, nuk duhet t’ju dalë nga mendja, se gjithmonë është e mundur që njerëzit të mos jenë ata që thonë se janë. Groupware-et e mbyllura (http://en.wikipedia.org/wiki/ Groupware), dmth programe që ju japin mundësinë të punoni bashkë, madje dhe në kohë reale, duke patur vendndodhje të ndryshme, dhe chat-et që ofrojnë sistemet konferencë të komunikimit, të përshtatshme për t’u përdorur në rrethanat e një shkolle a të një klase, janë më të sigurta në përdorim dhe nuk e kanë këtë problem, pasi pjesëmarrësit janë një grup i kufizuar përdoruesish. Shihni <http://www.netlingo. com/right.cfm?term=username>. Është e rëndësishme të kihet parasysh që siguria në shkëmbimin e dokumentave midis përdoruesish është gjithmonë e cënueshme. Përpara se t’i hapni dokumentat e ardhur, sigurohuni që ato nuk bartin viruse e që janë të skanuara. Skanoni çdo gjë që merrni, pastaj hapeni atë (shihni Kapitullin Informativ 16 mbi sigurinë). Disa rregulla praktike Gjuha e përdorur në chat është e copëtuar, ngacmuese dhe e natyrës së thjeshtuar bisedimore; një pjesëmarrës në chat duhet, jo vetëm të jetë i shpejtë, por dhe mjaft i shkathët për t’u hedhur nga një çështje apo diskutim në një çështje apo diskutim tjetër. Roli mbështetës i mësuesit është shumë i rëndësishëm, sa herë që vjen puna të garantohet cilësia e përmbajtjes së komunikimit dhe pjesëmarrja e balancuar e të gjithë atyre, që janë duke chat-uar në atë moment. Sa më të rinj të jenë nxënësit, aq më e rëndësishme bëhet që chat-i të moderohet nga një mësues. • Ndiqni aktivisht diskutimet gjatë një sesioni të plotë chat-i. • Bini dakord paraprakisht lidhur me planifikimin që i bëhet sesionit të chat-it: secili duhet të jetë i pranishëm në të njëjtën kohë. • Jini të sjellshëm e të njerëzishëm, bash sikur të ishit duke biseduar kokë më kokë. 48
• Kini parasysh, se një mesazh i shkruar pa kujdes mund të lëndojë dikë, ndonëse ju nuk e keni patur këtë qëllim. • Mesazhi i shkurtër është më i miri. Mos e ngarkoni dhe monopolizoni sesionin e chat-it në kohë reale me shkrime të gjata të përgatitura që më parë, të cilat duhen lexuar e duhen shoqëruar me përgjigje nga të tjerët. • Stili i të shkruarit në chat është i ngjashëm me stilin e përroit të ndërgjegjes. Përpiquni të lexoni me vëmendje mesazhet e të tjerëve dhe të kuptoni atë që ata duan të thonë. Kjo shpesh herë do të thotë të lexosh midis rreshtave. • Asnjëherë mos ua jepni të tjerëve username-in dhe password-in tuaj. Disa ide për detyrë klase • Zgjidhni një argument dhe nxitini nxënësit t’i bëjnë pyetje njëritjetrit mbi këtë argument, si dhe të shkëmbejnë informacion në një sesion chat-i. • Zgjidhni një argument diskutimi, si fjala vjen, poezia në Anglinë e shekullit të 19-të. Grumbulloni material orientimi në mënyrë që t’i ndihmoni nxënësit në fazën përpara leksionit. Vërini nxënësit të punojnë, në varësi të parapëlqimit të tyre, në grup apo dy e nga dy. Kjo fazë pune duhet të organizohet sipas udhëzimeve të modelit studimor të grupit (Puna në chat bëhet më e mirë në grupe të vogla ndërvepruese, fjala vjen me 2-6 nxënës). • Në fund të projektit, nxënësit përgatisin prezantime, të përpiluaaraa në mënyrë të tillë që mund të bëhen në një sesion chat-i. Chat-i fillon me prezantime në grupe të vogla të argumentave studimorë të ndryshëm. Grupi i studimit bën një përmbledhje të asaj që ata kanë mësuar gjatë kursit.
49
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
• Duke qënë se sesionet e chat-it modelojnë bisedat e jetës reale, ato u ofrojnë nxënësve mundësi për ndërveprim të njëmendtë, dhe për këtë arsye janë të vlefshme në studimin e gjuhëve të huaja. Mësuesi mund t’i nxisin nxënësit që të marrin pjesë në diskutim, duke i këshilluar që t’i postojnë mesazhet e tyre. Ndërveprimi mund të rritet edhe më shumë, duke bërë një ndarje rolesh mes nxënësve: njërit mund t’i ngarkohet roli i një novatori, tjetrit roli i një kritiku. Nxënësit e tjerë fillimisht mund të ndjekin diskutimet, e më pas të flasin për atë që kanë nxënë. • Mjedisi online (Environment Online - ENO) në <http://eno. joensuu.fi/tools/chat.htm> është një projekt online ndërkombëtar për edukimin mjedisor. Në fillim të kursit, nxënësit zgjedhin argumentat e tyre nga faqet web të projektit, e më tej mbledhin të dhëna shkencore dhe empirike, vlerësojnë dukuri të ndryshme dhe shkrepin fotografi. • Gjatë çdo periudhe që nxënësit janë duke u marrë me një temë të caktuar, mund të merren leksione virtuale në formën e chat-it ndërveprues e të sinkronizuar në kohë reale <http://www.netlingo.com/right. cfm?term=real%20time%20chat>, si dhe në formën e pyetësorëve elektronikë dhe të bordeve të mesazheve (http://en.wikipedia.org/ wiki/Message_boards). Para e pas leksioneve, nxënësit shkëmbejnë ide dhe verifikojnë kryerjen e detyrave të tyre nëpërmjet chat-it, duke reflektuar mbi atë që kanë nxënë. Informacion i mëtejshëm • Chat-i i nxënësve të shkollës fillore: <http://k6educators.about. com/mpchat.htm>. • Chatroom-i i rrjetit të mësuesve (Teachers Net Chatroom): <http:// teachers.net/chatrooms/>. • Voila Chat (në frëngjisht): <http://chat.voila.fr/>. 50
• International Review of Research in Open and Distance Learning: The Development of Social Climate in Virtual Learning Discussions: <http://www.irrodl.org/content/v3.1/mioduser.html> • Student Chatrooms (United Kingdom): <http://www.ukstudentchat.com/>. • In-room chat as a social tool: <http://www.openp2p.com/lpt/a/3071>. • The Meaning of Chat – a hyper dictionary: http://www. hyperdictionary.com/computing/chat>. • Wikipedia at for a list of basic emoticons: (http://en.wikipedia.org/ wiki/Emoticon#Basic_examples). • Instant messaging: Miku dhe armiku i stilit studentor të të shkruarit? Një student i sapodiplomuar në Educational Teknology shpjegon impaktin e “të folmes” në “të shkrujtmen” studentore: <http://www. newhorizons.org/strategies/literacy/oconnor.htm>.
51
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
Kapitulli Informativ 8
Konsiderata dhe rreziqe etike • Shumë pak newsgroup-e janë tërësisht të moderuara dhe në to përdoruesit nuk përgjohen. Ky fakt mund të shfrytëzohet për veprimtari ilegale, si shpërndarja e materialeve me të drejtë autori, apo materialeve të tjera që kanë të bëjnë me pornografinë e fëmijëve. • Newsgroup-et kanë konvencionet e tyre sociale, që quhen “netiquette” (http://en.wikipedia.org/wiki/Netiquette). • Disa përdorues të newsgroup-it, duke abuzuar me anonimitetin e tyre, postojnë mesazhe kritike dhe ekspozojnë sjellje anti-sociale, si fjala vjen flaming, dmth komunikim armiqësor me të shara e fyerje midis përdoruesve të internetit (http://en.wikipedia.org/wiki/Flaming). Si të gjesh akses në newsgroup-e? • Usenet-i (http://en.wikipedia.org/wiki/Usenet) është rrjeti, që mbështet newsgroup-et. ISP-ja juaj (http://en.wikipedia.org/wiki/ Internet_service_provider) vendos se cilat newsgroup-e duhen ofruar. Është e mundur gjithashtu të gjenden server-a publikë, të cilët do të mundësonin aksesin. • Ju mund të gjeni akses tek shumë newsgroup-e, duke përdorur një news client (një program që lexon artikujt në usenet), i cili përfshihet në disa programe mail-i, si fjala vjen Outlook Express. Shihni <http://www.microsoft.com/windows/ie/using/howto/oe/ gettingnews.mspx>, në mënyrë që të informoheni se si ta bëni këtë gjë, me apo pa Outlook Express. • Newsgroup-et mbulojnë tanimë një numër argumentash specifikë, por ju mund të krijoni newsgroup-in tuaj. Ky është një proces mashtrues, sidoqoftë. Kategoritë “Big 8” (8 newsgroup-et origjinale) janë të ngadalta dhe demokratike, kur vjen puna të pranohen grupe të reja. Ju mund t’u dërgoni sugjerimet tuaja newsgroup-ve. 53
Newsgroup-et Hyrje Një newsgroup është një grup diskutimi i fokusuar në një argument të caktuar. Një “shpikje” e tillë daton qysh në fillimet e internetit, madje edhe përpara se të shfaqej World Wide Web (WWW). Çdo newsgroup përbëhet nga një tërësi komunikimesh në formën e mesazheve elektronike. Janë me qindra mijra newsgroup-e në të gjithë rrjetin botëror, dhe grupet më aktive marrin qindra mesazhe të reja çdo ditë. Mesazhet ndahen në thread-e, të cilat regjistrojnë dhe ekspozojnë emrin e dërguesit, si dhe kohën, në të cilën dërgohet mesazhi. Ato përdoren gjerësisht ende, dhe shumica e server-ave dhe e browser-ave të sotëm u japin mundësinë përdoruesve të interesuar të kenë akses tek to. Arsimi • Newsgroup-et janë një burim i dobishëm në funksion të gjetjes së informacionit të nevojshëm. • Newsgroup-et mund të ofrojnë një forum pjellor për diskutime, e për këtë arsye, mund të shërbejnë për të përsosur aftësitë e nxënësve për të debatuar. • Mësuesit mund të shkëmbejnë informacione dhe përvoja mbi teknologjinë mësimore, apo mbi një subjekt të caktuar. 52
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
• Newsgroup-et më anarkike “alt” (http://en.wikipedia.org/wiki/Alt_ hierarchy) janë jashtë grupit “Big 8”. Ju mund të postoni idenë tuaj për një grup të ri “alt” në alt.config newsgroup. Çfarë është e udhës të bëhet? • Jini të matur e të kujdesshëm sa herë që publikoni adresën tuaj të email-it. Mund të gjeni email-e të padëshiruara të ardhura qoftë nga përdorues të tjerë të newsgroup-it, qoftë nga spammer-a mesazhesh të mbetura, të cilat kapen nëpërmjet të ashtuquajturve web bots (shihni Kapitullin Informativ 6 mbi spam-in). • Me t’iu bashkangjitur një newsgroup-i, sigurohuni që keni bërë verifikimin e pyetësorit standard (Frequently Asked Questions - FAQ) (http://en.wikipedia.org/wiki/Faq). Ky pyetësor do t’ju japë një ide mbi netiquette-ën e newsgroup-it. Newsgroup-e të ndryshme kanë rregulla të ndryshme. • Bëjini mesazhet tuaja sa më të shkurtëra që të jetë e mundur, por në të njëjtën kohë sigurohuni që po e jepni të plotë informacionin. Për shembull, nëse kërkohet përgjigje për një problem teknik, jepni detaje të sakta mbi hardware-in e software-in që ju po përdorni. Informacion i mëtejshëm • Newsgroup-et në Google në <http://groups.google.com/> kanë një listë të plotë newsgroup-esh dhe një arkivë për mbi një miliard postime. • Indikacionet e kolegjit Deartmouth mbi diskutimet online në klasë: <http://www.dartmouth.edu/~webteach/articles/discussion.html>. • Këshillë e dhënë nga David Lawrence and Russ Allbery mbi krijimin e një newsgroup-i Big 8: <http://www.faqs.org/faqs/ usenet/creating-newsgroups/part1/>. 54
• Wikipedia entry for newsgroups: (http://en.wikipedia.org/wiki/ Newsgroups). • Newzbot-i ka një numër burimesh Usenet, përfshirë një instrument kërkimi të server-ave publikë, ku janë hapur newsgroup-e: <http:// www.newzbot.com/>.
55
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
Kapitulli Informativ 9
Përse duhen përdorur bibliotekat online nëpër shkolla? • Aftësitë për të kontrolluar dhe për t’u orientuar në bibliotekat tradicionale dhe online janë të ngjashme. Është shumë e rëndësishme që këto aftësi të ushtrohen e rafinohen në praktikë në të gjitha fushat. • Janë me mijëra bibliotekat në web në <http://dir.yahoo.com/ Reference/Libraries/>, të cilat ngrihen të specifikuara mbi bazën e fushave e kategorive. Një webquest është “një veprimtari investiguese, në të cilën një pjesë e informacionit, apo i gjithë informacioni, që nxënësit e shkëmbejnë me sho-shoqin, merret nga burime të internetit”. Modeli në <http://webquest.org/> mund të jetë shumë i dobishëm në funksion të veprimtarive shkollore, në të cilat nxënësit mund të përdorin përparësitë që ofron biblioteka online dhe njëherësh mund të zhvillojnë një sërë aftësish bazë, si kërkimi, arkivimi, të lexuarit, të shkruarit, analiza dhe vlerësimi. Çështje etike • Individët dhe institucionet kanë nevojë të zbatojnë kriterin e sigurisë së përmendur e të listuar në Blloqet Informativë 15, 16 dhe 18 përkatësisht mbi privatësinë, sigurinë dhe blerjen e mallrave online, si dhe kriterin e vlerësimit të përmendur në Kapitullin Informativ 3 mbi kërkimin e informacionit. Bibliotekat mund të kërkojnë një pagesë për pajtimin në këmbim të mundësisë për akses, që ato krijojnë. • Bibliotekat me anëtarë të pajtuar: Këto biblioteka kërkojnë një pagesë vjetore, ndoshta edhe anëtarësimin në një universitet apo institucion. • Bibliotekat, që ofrojnë shërbime gratis, kufizohen tek materialet, të cilat nuk e kanë të mbrojtur të drejtën e autorit. Përcaktuesi origjinal i tendencave në këtë lëmë është Projekti Gutenberg: <http://promo.net/pg/>. • Bibliotekat me anëtarësi të regjistruar kërkojnë një regjistrim të thjeshtë të të dhënave personale, në mënyrë që të shfrytëzohen materialet e tyre. Sigurohuni lidhur me qëndrimin që këto biblioteka 57
Bibliotekat world-wide Cili është ndryshimi midis një biblioteke dixhitale dhe një biblioteke online? Ideja origjinale që bëri të lindte interneti kish të bënte me krijimin e një biblioteke elektronike, ku aksesi, shpërndarja dhe informimi të lehtësoheshin sa më shumë: shihni <http://www.livinginternet.com/i/ ii_summary.htm>. Ky qëllim është përmbushur në shumë mënyra: në ditët e sotme interneti funksionon si një bibliotekë kolosale. Në internet janë të pranishme më shumë se 18 000 biblioteka, të cilat kanë një faqe web-i në <http://www.libdex.com/>. Duhet të bëhet një dallim midis bibliotekave online dhe atyre elektronike apo dixhitale. Bibliotekat online mbajnë një faqe të thjeshtë web-i, nëpërmjet së cilës u ofrojnë përdoruesve informacionin bazë mbi programet, veprimtaritë, koleksionet dhe udhëzimet e hollësishme për të gjetur akses. Këto mund të ofrojnë, në këmbim të një pagese dhe me të drejtë kthimi, edhe libra realë, të cilët janë të listuar në katalogë, dhe që mund të porositen në internet. Bibliotekat e universiteteve dhe të institucioneve të tjera shkollore dhe akademike ofrojnë shpesh shërbime të këtij lloji, ndonëse shumë biblioteka publike ofrojnë të njëjtat shërbime në internet. Bibliotekat dixhitale japin mundësinë e aksesit online tek librat, të cilët zakonisht janë të dixhitalizuar si script-e html (http://en.wikipedia.org/wiki/Html), gjë që të ngjan me një faqe web-i, apo me një dokument të shkruar në “plain text” (ASCII) (http:// en.wikipedia.org/wiki/ASCII), ose si dokumenta MSWord apo Adobe PDF në <http://www.census.gov/main/www/pdf.html>. 56
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
kanë ndaj privatësisë dhe të kushteve të përdorimit: <http://www. netlingo.com/right.cfm?term=privacy%20policy>. • Shumica e bibliotekave ofrojnë akses në përputhje me rregulla të caktuara. Këto rregulla në <http://www.gallowglass.org/jadwiga/SCA/ libraries.html#Copyright__Plagiarism> kanë si kërkesë minimale, që përdoruesi të respektojë të drejtën e autorit të një materiali të caktuar. Mos harroni se, nëse materialet nuk janë domen publik, dmth nëse pronësinë intelektuale mbi to e ka dikush me emër e mbiemër, ju nuk keni të drejtë t’i shpërndani apo t’i publikoni pa marrë leje tek botuesi. • E drejta e autorit është gjithashtu një përgjegjësi personale. Tundimi më i rëndomtë janë plagjiaturat, dmth përdorimi i punës së dikujt tjetër pa përmendur burimin e meritat e tij. Mos harroni kurrë të bëni të njohur meritat e burimit, gjë që duhet t’ua ngulitni në kokë dhe nxënësve tuaj. Ide për detyra klase • Duke përdorur një motor kërkimi, apo website-in <http://dspace. dial.pipex.com/>, gjeni adresat e bibliotekave publike më afër vendndodhjes suaj. Kërkojuni nxënësve të klasës të porosisin një libër online, i cili u lipset për veprimtarinë e tyre studimore të momentit. • Duke marrë në klasë një temë aktuale diskutimi, identifikoni një bibliotekë të ngritur mbi një kategori të caktuar librash, ku përfshihet dhe tema e marrë <http://vlib.org/>. Shikoni mundësinë e ndërtimit të një webquest-i mbi burimet e kësaj biblioteke, ose përdorni një webquest ekzistues në <http://www.spiritsd.ca/teacherresources/ default.asp>. Ju mund të gjeni webquest-e duke përdorur një motor kërkimi (http://en.wikipedia.org/wiki/Search_engine). • Duke përdorur të njëjtën temë, identifikoni një tekst në domenin publik (http://promo.net/pg/), dhe lexojeni, korrektojeni dhe përkthejeni këtë tekst si pjesë të projekteve vullnetare online për të publikuar tekste online. 58
• Shikoni mundësinë e krijimit të një biblioteke elektronike në shkollë. Kjo mund të fillojë me një libër, të transformuar në një faqe web-i, apo teksti ASCII, dhe të mbajtur në ruajtje në server-in tuaj të shkollës. Shoqata Ndërkombëtare e Bibliotekave shkollore (The International Association of School Librarianship - IASL), <http://www.iaslonline.org/>, ofron informacion dhe udhëzime në këtë drejtim. Çfarë është e udhës të bëhet? • Përpara se t’i nxisni nxënësit për të përdorur bibliotekat online. sigurohuni që ata kanë aftësitë bazë në punën me librat dhe të njohin strategjitë e kërkimit: <http://www.acts.twu.ca/lbr/preface.htm>. • Përpara se t’u kërkoni nxënësve të download-ojnë dokumenta, flisni me administratorin e rrjetit të shkollës suaj. Ju duhet të verifikoni, nëse ka hapësirë download-imi në server-in e shkollës (http:// www.walthowe.com/glossary/d.html#download) , dhe hapësirë për mbajtjen në ruajtje e arkivimin e tyre në mënyrën e duhur (http:// en.wikipedia.org/wiki/Archiving#Computing_sense). • Sigurohuni që udhëzimet e përcaktuara mbi përdorimin e bibliotekës online janë të mundshme për t’u respektuar. Verifikoni, nëse burimet ekzistojnë, dhe që adresat URL punojnë ashtu si duhet (http:// en.wikipedia.org/wiki/URL). • Shumë dokumenta, që ju do doni t’i download-oni, gjenden në formatin Adobe PDF me synimin që të mbrohet e drejta e botimit. Sigurohuni që keni download-uar dhe instaluar versionin më të fundit të lexuesit Acrobat, në mënyrë që ta flini mendjen se nxënësit mund t’i hapin këto dokumenta. Kjo mund të bëhet nga <http:// www.adobe.com/products/acrobat/readstep2.html>. • Të njëjtat parime bazë të sigurisë (safety), që ju respektoni, ndërsa jeni duke përdorur internetin, duhet të respektohen edhe në rastin e përdorimit të bibliotekës online. Verifikoni instruksionet e privatësisë, kushtet e përdorimit dhe skanoni dokumentat për viruse të mundshme. 59
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
Informacion i mëtejshëm • Fondacioni “The World e-book” ofron mijëra tekste: <http://www. netlibrary.net/>. • The Library Spot ofron një bibliotekë virtuale për t’u përdorur gratis: < http://www.libraryspot.com/>. • Shoqata Ndërkombëtare e Bibliotekarëve të Shkollave (the International Association of School Librarians) ofron një magazinë informacioni, asistencë, aftësim e përgatitje profesionale në lëmin e bibliotekave shkollore: <http://www.iasl-online.org/>. • The Alex Catalogue of Electronic Texts është një koleksion dokumentash të domenit publik nga letërsia amerikane dhe angleze, si dhe nga filozofia perëndimore: <http://www.infomotions.com/alex2/>. • Koleksioni “the Electronic Text Centre” i bibliotekës së universitetit të Virginia-s, ku ju mund të browse-oni në 15 gjuhë të ndryshme: <http://etext.lib.virginia.edu/uvaonline.html>. • Research Strategies: Gjeni rrugën tuaj në mes të mjegullës së informacionit: <http://www.acts.twu.ca/lbr/textbook.htm>. • Lista e mbi 1 000 webquest-eve dhe burimeve të lidhura me to: <http://eduscapes.com/tap/topic4.htm>. Artikulli “Kërkim Historik në Bibliotekën Moderne”: <http://www. gallowglass.org/jadwiga/SCA/libraries.html>.
Kapitulli Informativ 10
Muzika dhe Imazhet në Internet Hyrje Interneti, si platformë multimedia-tike, ofron një mori mënyrash të komunikimit, përfshirë shkëmbimin e dokumentave audio, dokumentave video dhe të fotografive dixhitale. Aplikimet moderne kanë mundësuar e lehtësuar prodhimin dhe përhapjen e këtyre mënyrave të komunikimit, duke kapërcyer barrierat gjuhësore, kulturore dhe kombëtare, si dhe duke provokuar diskutime mbi çështje të rëndësishme të lidhura, jo vetëm me përhapjen e informacionit personal (shihni Kapitullin Informativ 15 mbi privatësinë), por edhe me përhapjen e materialeve me përmbajtje ilegale dhe me dhunimin e të drejtës së autorit. E drejta e autorit • Ekziston një numër marrëveshjesh dhe ligjesh ndërkombëtare. Më shumë se 100 vende nënshkruan në vitin 1996 dy traktate të Organizatave Botërore mbi Pronësinë Intelektuale (World Intellectual Property Organisation - WIPO), duke synuar të merrnin në mbrojtje çdo vepër dhe krijim të formës dixhitale: <http://www. wipo.int/treaties/en/>. • Një prodhues materialesh audio-vizuale ka automatikisht të drejtën e autorit mbi këto materiale, me përjashtim të rasteve kur i njëjti autor heq dorë nga kjo e drejtë.
60
61
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
• Shumica e ligjeve të vendeve të ndryshme njohin të drejtën e autorit 50-70 vjet pas vdekjes së vetë autorit. • Për një pjesë muzikore ekziston më shumë se sa një mbajtës i së drejtës së autorit. Autori, ekzekutuesi, kompania e prodhimit dhe shpërndarjes së CD-ve dhe botuesi, të gjithë këta pra kanë të drejta autori, ose “të drejta të përbashkëta autori” (në anglisht: related rights). • Duke lënë mënjanë aspektin ekonomik, realizuesi i një materiali audio-vizual ka “të drejta morale” (http://en.wikipedia.org/wiki/ Moral_rights). Kjo nënkupton të drejtën për t’u njohur si krijuesi, si dhe të drejtën për ta mbrojtur veprën nga ndërhyrjet, apo botimet pa leje. • Muzika dhe filmat mund të blihen online (shihni Kapitullin Informativ 18 mbi blerjen e mallrave online). Ka shumë site-e, ku mund të blihet muzikë online, siç janë iTunes në <http://www. apple.com/itunes/> dhe Napster në <http://free.napster.com/>, ndërsa shërbime të ngjashme online për filmat sapo kanë zënë të shfaqen. Download-imet e filmave janë bërë një gjë e zakonshme, teksa gjithmonë e më shumë njerëz kanë shërbime më të shpejta në internet, gjë që bën të mundur edhe download-imin e materialeve voluminozë (në anglisht: large files). • Blerja e muzikës dhe e filmave online ju njeh zakonisht të drejta të kufizuara (e shpesh nuk ju njeh asnjë të drejtë), kur vjen puna për t’i kopjuar apo shpërndarë ato. Për shembull, magazina muzikore online iTunes, e cila është nën administrimin e korporatës Apple, lejon që një këngë e blerë të përdoret nga 1-5 kompjutera brenda së njëjtës shtëpi: <http://www.apple.com/itunes/overview/>. • Nën trysninë e industrisë së muzikës janë paditur dhe kanë shkuar në sallën e gjyqit kompani software-ash peer-to-peer (softwareat peer-to-peer janë programe, që bëjnë të mundur shkëmbimin e drejtëpërdrejtë të materialeve midis pjesëmarrësve të rrjeteve të ndryshëm pa ndërmjetësinë e instancave qendrore, si server-a), dhe përdorues individualë të materialeve muzikorë. Ka më shumë 62
gjasa të ndiqet penalisht një uploader, dmth dikush që materialet i bën të aksesueshme në rrjet, se sa një downloader, dmth dikush që mjaftohet me përdorimin abuziv individual të materialeve. • “Creative commons” në <http://creativecommons.org/> është një organizatë jo fitimprurëse, e cila bën një ofertë, që është alternative me të drejtën e plotë të autorit. Përmbajtja ilegale e materialeve • Çdo vend ka një përkufizim të vetin mbi përmbajtjen ilegale të materialeve online. • Materialet online me përmbajtje ilegale lidhen shpesh me pornografinë e fëmijëve, me dhunën ekstreme, me ektremizmin politik dhe me nxitjen e urrejtjes ndaj minoriteteve. • Shumë vende kanë një numër e një linjë të posaçme në internet (në anglisht: hotline), ku mund të raportohen materiale online me përmbajtje ilegale: <http://www.inhope.org/en/index.html>. • Ndërhyrja për asnjanësimin dhe asgjësimin e materialeve të tilla është e vështirë dhe e ngadaltë, në varësi të natyrës së përmbajtjes dhe të site-eve, ku janë futur. • Hotline-t funksionojnë bashkë me ISP-të dhe me policinë. Janë mënyra më e mirë për t’u përballur me një dukuri të tillë. “Inhope” është një rrjet hotline-sh kombëtare. Konsiderata dhe rreziqe etike • Në periudhën 2001-2005 është regjistruar një rënie globale prej 25%-ësh në shitjen e muzikës së regjistruar dhe një rënie e rregullt vjetore e tyre (pothuaj 5%) qysh nga viti 2005; e megjithatë, raportet e fundit amerikane tregojnë se muzikë është blerë për çdo vit 20% 63
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
më shumë. Ky fakt i detyrohet numrit më të madh të pikave legale të shitjes së muzikës dixhitale, të cilat, nëpërmjet shërbimeve, si YouTube, iTunes, MySpace, etj, janë në dispozicion të njerëzve të apasionuar pas muzikës. • Industria e muzikës i është përgjigjur piraterisë me padi të ngritura kundër website-eve dhe përdoruesve privatë. • Duke përdorur “peer-to-peer software”, dmth programin që bën të mundur shkëmbimin e drejtëpërdrejtë të materialeve midis pjesëmarrësve të rrjeteve të ndryshëm pa ndërmjetësinë e instancave qendrore, si server-a, etj (http://en.wikipedia.org/wiki/Peer-to-peer) mund të jetë me rrezik për kompjuterin tuaj, pasi viruset (http:// en.wikipedia.org/wiki/Viruses) dhe spyware-et, dmth programe që mbledhin informacion mbi të tjerët pa dijeninë e këtyre të fundit, (http://en.wikipedia.org/wiki/Spyware), shpesh jepen e merren duke qënë të bashkangjitura tek file-et e muzikës dhe të fotografive. Edukimi • Qendrat edukative lejohen, në një numër rrethanash, të riprodhojnë materiale dhe t’ia shpërndajnë ato publikut. Këtu është vendi për t’iu referuar legjislacionit kombëtar, ose direktivës 2001/29/EEC të 22 Majit 2001. • Materialet në këtë rast duhet të përdoren vetëm për qëllime pedagogjike, apo për qëllime të kërkimit shkencor. • Në çdo rast (me përjashtim të rasteve, kur është e pamundur të bëhet) është e detyrueshme që të tregohet burimi, përfshirë emri i autorit. • Nuk lejohet që të nxirren përfitime të natyrës ekonomike apo komerciale prej përdorimit të këtyre materialeve. • Përpara se të publikohen online fotot e nxënësve, duhet marrë leje me shkrim tek prindërit e tij, apo tek mësuesi kujdestar. 64
• Në rastin e materialeve (e të gjitha materialeve, dhe të atyre që janë prodhime të fëmijëve), që publikohen në website-in e shkollës, përgjegjësia e administrimit të tyre është e autoritetit të shkollës. Në klasë • Bëni një diskutim mbi aspektet morale: është vjedhje pirateria e materialeve audio-vizuale? • Informoni nxënësit mbi rreziqet e viruseve dhe të spyware-ve gjatë download-imeve. • Informoni nxënësit mbi mundësinë e ndëshkimit me gjoba për downloadimin e filmave dhe të muzikës së mbrojtur nga e drejta e autorit. • Bëni një diskutim mbi materialet me përmbajtje të dëmshme e ilegale! Anketimet tregojnë se janë të shumtë ata nxënës që gjejnë me ose pa dashje materiale të tilla, dhe nuk u rrëfejnë të rriturve lidhur me këto veprime. Çfarë është e udhës të bëhet? • Shkollat dhe kompanitë duhet të kenë rregulla mbi përdorimin e padëmshëm (acceptable use policy - AUP), të cilat përfshin çështje të së drejtës së autorit dhe të materialeve me përmbajtje ilegale. • Prindërit duhet të bien dakord mbi rregulla të caktuara lidhur me përdorimin e internetit nga ana e fëmijëve. E drejta e autorit • Përpara se të përdoret një material i caktuar, duhet marrë leje me shkrim nga zotëruesi i së drejtës së autorit. 65
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
• Është e detyrueshme të përmendet emri i autorit/hartuesit për çdo material të përdorur. • Për materialin që ju hartoni dhe shkruani (në mënyrë që ta bëni të qartë se si të tjerët mund ta përdorin atë), duhen zbatuar klasifikimet “Creative Commons”: <http://creativecommons.org/>. Përmbajtja ilegale • Filtrat e software-ave mund të ndihmojnë për bllokimin e disa website-eve ilegale. • Asnjë filtër nuk është i përkryer. Është e rëndësishme të diskutohet me fëmijët lidhur me përdorimin e internetit. • Duhen nxitur fëmijët të flasin lidhur me përvojat e tyre online. • Raportoni në një hotline lidhur me çdo informacion mbi materialet me përmbajtje ilegale (shihni “Inhope” më poshtë).
• Faqja web për media-n e Këshillit të Europës bart informacion mbi punën e KE-së në fushën e mbrojtes së të drejtave të autorit: <http:// www.coe.int/t/dghl/standardsetting/media/Themes/Copyright_ en.asp>. • Informacioni i Komisionit Europian mbi të drejtat e Pronësisë Intelektuale: <http://www.europa.eu.int/comm/internal_market/ copyright/index_en.htm>. • Informacion mbi legjislacionin e BE-së në fushën e pronësisë intelektuale: <http://www.europa.eu.int/scadplus/leg/en/s06020.htm>. • Federata Ndërkombëtare e Industrisë Fonografike (International Federation for the Phonographic Industry - IFPI) jep një panoramë të përgjithshme legale mbi muzikën online: <http://www.ifpi.org/>. • Artikull i BBC-së me titull “European Commission plans for EU-wide copyright”: <http://news.bbc.co.uk/1/hi/technology/4663731.stm>.
Informacion i mëtejshëm • Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (World Intellectual Property Organisation - WIPO): <http://www.wipo.int>. • “Pro-music” është një burim i mirë informacioni mbi piraterinë e muzikës online, në të cilin ka dhe një fletushkë për fëmijët, si dhe një program Q & A mbi download-imet muzikore: 
http://www. pro-music.org/Error! Hyperlink reference not valid.http://www. pro-music.org/Content/questions/DosAndDonts.php • “Inhope” është një rrjet hotline-esh për raportimin e materialeve me përmbajtje ilegale në internet: <http://www.inhope.org/>. 66 67
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
Kapitulli Informativ 11
• Mundësia për të shprehur kreativitetin dhe për të luajtur një rol më aktiv në klasë nxit studimin dhe përparimin. • Nxënësit mund të përdorin internetin për të kontaktuar artistë të ndryshëm nëpër botë dhe për t’u kërkuar atyre këshilla e opinione mbi punën që bëjnë. Artistët mund të përdorin chat-in (shihni Kapitullin Informativ 7), video konferencat (shihni <http://www. netlingo.com/right.cfm?term=video%20conferencing>), ose takimet virtuale për të mbajtur workshop-e e seminare. • Duke përdorur site-et e diskutimit online (Internet message boards) http://en.wikipedia.org/wiki/Message_boards, nxënësit mund të punojnë bashkë online mbi projekte të përbashkëta. Kjo gjë shkakton një çlirim kreativ energjish, ndërsa shkundja mendore që prodhohet mund të stimulojë gjithashtu një proces kreativ. • Aplikimet Web 2.0 ofrojnë një seri shansesh interesante për mësuesit dhe nxënësit, të cilët në këtë mënyrë mund të krijojnë dhe të transferojnë materialet e tyre audio-vizuale në kompjuterin qendror në internet. Si mund të sigurohemi që kreativiteti nuk frenohet? Në një mjedis shkollor të caktuar, janë një numër çështjesh për t’u marrë në konsideratë. • Çështjet e aksesit: Ka secili në shkollën tuaj akses në pajisjet e nevojshme? Kanë të gjithë mundësi të barabartë për akses? • Barazia: Të gjithë nxënësit – djemtë e vajzat kudo nëpër botë pavarësisht moshës apo aftësisë – duhet të përfitojnë nga mundësitë e barabarta për të qënë kreativë, me fjalë të tjera, ata duhet të dinë se si përdoret teknologjia në dispozicion të tyre dhe se si krijohet me të. • Faktori i sigurisë online: E pengojnë vallë aksesin tek materiali i duhur filtrat (http://en.wikipedia.org/wiki/Internet_filter) e 69
Kreativiteti Si e promovon interneti kreativitetin? Për shkak të natyrës elastike të internetit, orët e mësimit dhe të kurseve në ditët e sotme janë më pak strikte se sa më parë. Teknologjia që ndryshon me ritëm të shpejtë u ofron nxënësve një numër të madh mundësish për të eksploruar në fusha, ku ata kanë interes, dhe për të studjuar në mënyra jo tradicionale (shihni Kapitullin Informativ 23 mbi aplikimet Web 2.0). Duke përdorur instrumentat, që teknologjia moderne ofron, nxënësit mund të krijojnë materiale të një standardi profesional, që mund të publikohen për çfarëdo audiencash kudo nëpër botë. Ata mund të prodhojnë produktet e tyre online, dhe të drejtojnë eksperimente dhe simulime të të gjitha llojeve brenda klasës, ose në ndërveprim me nxënës të tjerë në internet. Interneti e ka globalizuar arsimin dhe u jep nxënësve mundësinë për të kontaktuar me sivëllezërit e tyre në të gjithë botën. Rritja e proceseve kreative gjatë studimit • Integrimi i teknologjisë së suksesshme nëpër shkolla, u jep nxënësve shansin për të shpalosur aftësitë e tyre novatore, individualitetin dhe kreativitetin. • Përdorimi i software-eve të kreativitetit dhe interneti ju japin mundësinë për të përmirësuar procesin e nxënies në klasën tuaj nëpërmjet mënyrash domethënëse. 68
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
vendosur për rritur sigurinë e nxënësve? Si duhet të merremi me këtë problem, në mënyrë që nxënësit të kenë mundësinë e një aksesi të mbrojtur nga rreziqet për tek informacioni i kërkuar? (Shihni Kapitullin Informativ 14 mbi etiketimin dhe filtrimin) • Trajnimi i mësuesve: Në shumë klasa nxënësit janë më mendjemprehtë se mësuesit në lëmë të internetit. Mësuesit kanë nevojë të përfitojnë nga të gjitha mundësitë e trajnimit që u ofrohen, në mënyrë që të dinë t’i drejtojnë si duhet nxënësit e tyre në të gjitha aspektet e teknologjisë së informimit dhe të komunikimit (Information and Communication Technologies - ICT). • Çështje të asistencës teknike: E ofron shkolla juaj asistencën teknike të nevojshme, në mënyrë që programet e projektet të mos pengohen? • Kreativiteti, në një mjedis të qetë e të mbrojtur, lejon shprehjen e ndjesive individuale. Ndonëse ju në teori mund ta mposhtni efektin e kufizimeve në proceset kreative të nxënësve, është e rëndësishme që rezultati të mbahet nën kontroll, veçantërisht nëse shkundja mentale ndodh në një atmosferë grupi, si është chat-i. Një mësues, apo figurë tjetër autoritare, duhet të jetë i pranishëm për të udhëhequr punën në një mënyrë konstruktive. • Privatësia: Aplikimet dhe shërbimet Web 2.0 e bëjnë të lehtë upload-imin e fotove dhe të imazheve në Internet. Nxënësit duhet të jenë të vetëdijshëm, që një imazh mund të flasë sa një mijë fjalë, mund të rrezikojë informacionet e tyre private dhe ato të të tjerëve. Nxitja e kreativitetit në klasa • Një webquest, <http://webquest.sdsu.edu/materials>, është një përpjekje me natyrë investiguese për ta integruar internetin në klasë. Burime të tjera webquest-esh mund t’i gjeni tek website-i kanadez i burimeve të mësimdhënies SESD (the Canadian SESD teaching resources website): <http://www.educationatlas.com/teacher-resources.html >. 70
• Nxënësit mund të sfidojnë kreativitetin e tyre duke ndërtuar website-e individualë. Kjo gjë, edhe për shkak të nevojës për të zgjedhur, përdorur dhe transmetuar informacione të natyrës grafike, si dhe materiale të tjera, do të stimulonte zhvillimin e mendimit kreativ. • Nxënësit mund të bashkëpunojnë për projekte, që synojnë zhvillimin e aftësive për të shkruar, gjë që bëhet duke prodhuar libra e rrëfime online. • Software-i “Hot Potatoes” (patatet e nxehta) në <http://hotpot. uvic.ca/> janë gratis dhe mund të përdoren për të krijuar ushtrime, problema e veprimtari të tjera interaktive në Web. • Nxënësit, me ndihmën e software-ëve, si ai që mund të gjendet në website-in Quia <http://www.quia.com/>, mund të bëjnë artikuj dhe rrëfime interaktive që përfundojnë në mënyra gjithfarëshe. • Nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët e universitetit mund të krijojnë ambientin e tyre tredimensional të mësimit në <http:// www.activeworlds.com/> me software-e të llojit Active Worlds. Ata mund të ndërtojnë peizazhin e tyre ideal, campus-in e tyre virtual. Mund të bashkëpunojnë gjithashtu me nxënës të tjerë në projekte mbi tema të ndryshme. Çfarë është e udhës të bëhet? • Interneti mund të përdoret si një instrument bazë kërkimi për informacionin paraprak mbi tema të ndryshme. Nxënësit mund t’i zbatojnë njohuritë e marra në detyrat që stimulojnë kreativitetin. Teknologjia u jep nxënësve mundësinë dhe lirinë për të zhvilluar aftësitë e tyre të të menduarit. • Interneti dhe teknologjitë e tjera moderne i japin përparësi komunikimit dhe bashkëpunimit të fuqishëm midis nxënësve të vendeve dhe kulturave të ndryshme. Më shumë se asnjëherë tjetër, nxënësit kanë mundësinë të mendojnë lidhur me zgjidhje kreative mbi bazën e një bashkëpunimi të ndërsjelltë. 71
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
• Mësuesit kanë arritur në përfundimin, që implementimi i teknologjisë nëpër klasa me synim nxitjen e veprimtarive praktike me pjesëmarrjen e të gjithëve, u jep mundësi nxënësve të zgjidhin problema dhe të bëjnë inovacione. • Mbani në mendje qëllimin final të nxënies dhe studimit: çelësi për të arritur tek ky qëllim është fokusimi tek procesi që të çon tek produkti, dhe jo fokusimi tek vetë produkti. • Kur nxënësit publikojnë rezultatet e aktiviteteve kreative online, ata kanë nevojë të respektojnë të drejtën e autorit (http://en.wikipedia. org/wiki/Copyright). Bëjuni me dije atyre, që t’i përmendin burimet e veta, sa herë që përdorin materiale të krijuara nga të tjerët. Informacion i mëtejshëm Një numër website-esh mund të përdoren si një pikënisje, prej nga duhet të fillojnë përpjekjet për t’i përfshirë nxënësit në projekte, në të cilat bashkëpunimi konsiderohet shumë i rëndësishëm dhe ku nxitet nxitet kreativiteti. • “ThinkQuest” është një garë ndërkombëtare, në të cilën vihen përballë njëri-tjetrit nxënësit dhe mësuesit, si dhe provohen zotësitë e tyre në krijimin e website-eve mbi argumenta të edukimit : <http:// www.thinkquest.org/>. • “Global Schoolhouse Cyberfair” është një pikëtakimi online, ku prindërit, nxënësit e mësuesit nga njëra anë mund të bashkëpunojnë e ndërveprojnë, nga ana tjetër mund të zhvillojnë, publikojnë e zbulojnë burime të nxënies dhe të studimit: <http://www. globalschoolnet.org/GSH/>. • “Future Problem Solvers Program”: i përfshin nxënësit në zgjidhjen kreative të problemave, duke stimuluar zhvillimin e aftësive të të menduarit kritik e kreativ: <http://www.fpsp.org/>. 72
• “Tendencat online të Zotit Coulter: deri në pambarim, e ca më tutje” (Mr Coulter’s Internet tendency: to infinity and beyond). Një mësues me përvojë i një shkolle fillore përdor publikime online me synimin për të motivuar shkrimtarët e rinj: <http://www.newhorizons.org/ strategies/literacy/coulter.htm>. • “Online Fanfiction”: Ajo që teknologjia dhe kultura popullore mund të na mësojnë lidhur me shkrimin e këndimin mund të gjendet në <http://www.newhorizons.org/strategies/literacy/black.htm>. Një kandidat për mbrojtjen e doktoraturës në universitetin e Wisconsinit eksploron një botë alternative letrare në cyberspace, e cila është shpesh një rrugë e detyrueshme për shkrimin kreativ jashtë klasës. • Hyrja tek materialet mbi edukimin u jep edukatorëve një akses të shpejtë e të lehtë tek burimet e edukimit. Bëj një “search” nën termin “creativity” për planet mësimore dhe për ide të punës në klasë: <http://www.thegateway.org/>. • Webquest reading and training materials: <http://webquest.sdsu. edu/materials.htm>.
73
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
Kapitulli Informativ 12
e studimit dhe analizës së tregut DFC Intelligence në <http://www. dfcint.com/> parashikonte me kohë që shitjet globale të videogameeve do të kapnin shifrën e 26 miliardë dollarëve në vitin 2010. “The PWC LLP ‘Global Entertainment and Media Outlook: 2007-2011’” ka parashikuar që tregu i videogame-eve do të shtrihet nga 32 miliardë dollarë në vitin 2006 në 49 miliardë në vitin 2011. Kjo tregon që lojrat online, të cilat janë nga më të ndryshmet dhe luhen çdo ditë nga miliona përdorues në internet apo në telefon celular, janë praktikisht një biznes i jashtëzakonshëm. Dobia personale dhe vlera edukative • Lojrat online janë diçka më tepër se sa një gjë argëtuese; ato janë një veprimtari kolektive, e cila zhvillon e argëton fëmijë e të rritur të të gjitha moshave. Ato nxisin kreativitetin dhe ndërveprimin, dhe luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin social e intelektual të individëve të ndryshëm. • Lojrat përfaqësojnë një nga rastet e rralla, kur të rriturit e fëmijët mund të këmbejnë ide si të barabartë dhe në një klimë miqësore (inter-generational communication). • Fëmijët mësojnë lidhur me demokracinë duke luajtur brenda strukturave të ndryshme sociale, në një ambient që ka si kufij të vetët rregullat dhe parametrat e lojës. • Lojrat shpesh lënë të nënkuptohet se duhet respektuar e drejta e pronësisë së tjetrit, ndërsa në raste të tjera i vendosin lojtarët në kontakt me praktika ndërkulturore dhe me kultura të ndryshme. Fëmijët mund të praktikojnë aftësi sociale pa patur frikën e dështimit dhe me një sens vetëkontrolli. • Duke qënë se lojrat u kërkojnë fëmijëve t’u binden rregullave dhe të ndjekin udhëzime të caktuara, ato rritin aftësitë e tyre të vetëdisiplinimit dhe të autonomisë. 75
Lojra Hyrje Një anketim i vitit 2003 tregoi se më shumë se gjysma e të gjithë fëmijëve, që përdorin internetin, luajnë lojra online: në Mbretërinë e Bashkuar ishin 70% e fëmijëve, ndërsa në vendet skandinave 90%. Këto shifra konfirmohen dhe nga një studim i vitit 2005 (studim i kompanisë Nielsen Consumer), i cili gjithashtu tregon, se 39% e lojtarëve të anketuar luajnë me lojra në telefonin e tyre celular, sidomos femrat (44% e tyre) dhe grupet e të rinjve (51% e kampionit të të rinjve 14-17 vjeç, dhe 45% e kampionit të të rinjve 18-24 vjeç, pranojnë se luajnë në telefonat e tyre celularë). Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja shquhen ndër vendet e tjera në këtë drejtim. Ka lloje të ndryshme lojrash, si ato ku vlerësimi bëhet me pikë (arcade games), ato ku lojtari merr rolin e njërit prej personazheve (role playing games), ato ku, për të arritur rezultatin, lipset një vendimmarrje e shpejtë dhe saktë (strategy games), dhe ato, ku praktikohen sporte tradicionale (sports games). Këto lojra mund të luhen vetëm, ose me shokë, në grupe të vogla, ose në grupe që përbëhen nga mijëra vetë që s’njihen fare me njëri-tjetrin. Investimet në fushën e lojrave kompjuterike janë rritur me ritme të shpejta vitet e fundit. Kostoja e krijimit të një loje të re në vitin 2005 ishte mesatarisht 5-7 milionë dollarë, ndërsa në ndonjë rast e drejta e pronësisë mbi këto lojra (vlera e patentës së shpikjes) kapte vlerën e 20 milionë dollarëve. Nga ana tjetër, një raport i bërë nga kompania 74
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
• Lojrat enigmë (puzzles), ato që luhen me elementë të vendosur mbi një sipërfaqe (board games), ato ku lojtari merr rolin e protagonistit (adventure games), dhe ato ku lojtarët eksplorojnë dhe hetojnë një situatë (quest games), u ofrojnë lojtarëve mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre për zgjidhjen e problemeve, dhe të mendojnë në mënyrë strategjike. • Lojra të tjera mund të përdoren për të rritur aftësitë motorike të imta dhe të ashtuquajturat aftësi spaciale (aftësitë për të lokalizuar objektet në botën tri-dimensionale nëpërmjet prekjes dhe shikimit) në fëmijët më të vegjël; mund të përdoren edhe për qëllime terapeutike tek të paaftët fizikisht. • Lojrat online janë të dobishme për prezantimin e përdoruesve rishtarë online me teknologjinë, e në veçanti me ICT-në (http:// en.wikipedia.org/wiki/Information_technology). • Lojrat mund të integrohen brenda çdo lënde shkollore, nga matematika tek studimet sociale e tek gjuhët. Rreziqet potenciale • Natyra e dhunshme e disa lojrave kompjuterike bashkëlidhet shpesh dhe natyrshëm me sjelljen e dhunshme të të rinjve. Megjithatë, një raport i vitit 2002 i Këshillit të Medias daneze bënte me dije se aspektet e dhunshme të disa lojrave kishin një ndikim më të vogël se sa dhuna televizive apo kinematografike: <http://resources.eun.org/ insafe/datorspel_Playing_with.pdf>. • Studimet, që rreken të përcaktojnë numrin e të rinjve, që kanë rënë në varësinë e lojrave kompjuterike, japin përfundime nga më të ndryshmet, dhe kjo, ngaqë nuk është rënë në një mendje lidhur me mënyrën më të saktë, nëpërmjet së cilës mund të përcaktohet se në cilin stad mund të konsiderohet i tepruar, apo i rrezikshëm, përdorimi i lojrave kompjuterike. Njerëzit e dhënë pas këtyre lojrave mund të lozin shumë orë në javë pa rrezikuar të cënojnë jetën e tyre sociale e profesionale. Përgjithësisht pranohet, megjithatë, që varësia 76
prej këtyre lojrave është problem për një numër jo të madh lojtarësh. Ky rrezik u theksua për shkak të një ngjarjeje të mbuluar gjerësisht nga mass-media në gusht të vitit 2005, në të cilën një korean gjeti vdekjen pasi luajti në kompjuter 50 orë me radhë. • Disa lojra janë denoncuar si promovuese dhe mbështetëse të stereotipeve raciale e gjinore. • Disa lojra online mundësojnë takimin dhe komunikimin me të huaj. Si është e udhës të veprohet? • Sistemet e etiketimit dhe klasifikimit inkurajojnë aktorët e industrisë së lojrave për të vepruar në mënyrë të përgjegjshme, pasi u kërkojnë këtyre të fundit të përkufizojnë e të përshkruajnë produktet e tyre. Kjo gjë ndihmon, gjithashtu, që blerësit e lojrave të japin një gjykim mbi përmbajtjen, mbi përputhjen midis moshës e përmbajtjes dhe rrjedhimisht të lundrojnë në mënyrë më të sigurtë në tregun e lojrave. PEGI është i vetmi sistem klasifikimi pan-europian, që jep rekomandime të hollësishme mbi përputhjen midis moshës dhe përmbajtjes së lojrave. Klasifikimi i më shumë se 8 000 lojrave mund të gjendet në website-in www.pegi.info. • Monitoroni numrin e orëve të shpenzuara duke luajtur në kompjuter. Veproni menjëherë në rastin, kur veprimtari të tjera sociale lihen pas dore, apo kur fëmijët e të rinjtë lënë orë mësimi me qëllim që të luajnë online. • Komunitetet e lojtarëve online mund të kultivojnë e mbajnë gjallë një sens përkatësie dhe kjo gjë mund të bëjë që fëmijët të bien lehtë në grackë. Duhet t’ua ngulitni në kokë fëmijëve, se miqtë online nuk është e thënë të jenë ata, që pretendojnë se janë. Është shumë e rëndësishme të mos i jepet informacion personal askujt online. • Këshilli i Europës ka prodhuar një lojë ndjellëse e interaktive online me synimin që të promovohen të drejtat e fëmijëve, dhe të mbrohen këto të drejta nga dhuna e çfarëdo forme. 77
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
Informacion i mëtejshëm • Entertainment and Leisure Software Publishers Association (ELSPA): <http://www.elspa.com/>. • Game Studies: Gazetë ndërkombëtare mbi zhvillimet në fushën e lojrave kompjuterike: <http://www.gamestudies.org/>. • Shikoni diagramat e lojrave më të shitura, lajmet mbi lojrat, përshkrime, raportime të studimeve të ndryshme dhe botime legjislative në site-in: <http://www.elspa.com/>. • Website-i i informacionit pan-europian mbi lojrat (PEGI - The Pan European Games Information) përmban informacion mbi etiketimet dhe klasifikimet: <http://www.pegi.info/pegi/index>. PEGI Online, një shtojcë e këtij sistemi, synon të garantojë një mjedis më të sigurtë lojrash online. Të gjithë ofruesit e lojrave, që janë liçencuar me një etiketë PEGI online përmbushin detyrimet që vinë prej kodit të sigurisë online të PEGI-t <http://www.pegionline. eu>, të cilat janë standarde që përfshijnë, mes të tjerash, mbrojtjen e privatësisë, gatishmërinë për t’iu nënshtruar mekanizmave të pavarur të ankimimit dhe detyrimin për të ruajtur website-et nga link-et e padëshirueshme, nga materiale me përmbajtje ilegale, apo fyese (të cilat janë shpesh të krijuara nga përdoruesit). • “Prindërit i injorojnë klasifikimet e lojrave” – artikull i BBC-së, Qershor 2005: <http://news.bbc.co.uk/1/hi/technology/4118270.stm>. • Lojra Online mund të gjenden në Yahoo! <http://dir.yahoo.com/ Recreation/Games/>. • “Të luash me zjarrin: si ndikojnë lojrat kompjuterike tek lojtarët”, raport i Këshillit Danez: <http://resources.eun.org/insafe/datorspel_ Playing_with.pdf>.
Kapitulli Informativ 13
Studimi në distancë Çfarë është studimi në distancë? Studimi në distancë (http://en.wikipedia.org/wiki/Distance_learning) përkufizohet nga Wikipedia (shihni gjithashtu http://en.wikipedia.org/ wiki/Main_Page) si “një metodë studimi, në të cilën nxënësve nuk u kërkohet të jenë të pranishëm fizikisht në një ambient të caktuar gjatë procesit mësimor”. Kjo metodë krijon mundësi të përjetshme studimi për nxënës të të gjitha moshave e të të gjithë vendeve, duke u dhënë mundësinë këtyre të fundit të marrin diploma, çertifikata dhe tituj nga çdo universitet online në botë. Studimi në distancë zuri fill me brezat e të rriturve, që kërkonin të merrnin një arsimim të përparuar duke qëndruar në shtëpi, apo duke mos hequr dora nga detyrat ushtarake dhe nga çdo punë në përgjithësi. Kurset kryheshin me korrespendencë, dmth duke dërguar e marrë letra nëpërmjet sistemit postar tradicional. Në ditët e sotme, megjithatë, studimi në distancë ngrihet edhe mbi avantazhet, që vijnë prej teknologjisë moderne. Kjo metodë ka marrë hov për shkak të internetit, dhe studentët mund të ndjekin një degë të caktuar pa vënë këmbë asnjëherë në një klasë me mure e me tulla. Përparimet në studimin në distancë kanë revolucionarizuar fushën e arsimimit të avancuar. Për shembull: • Leksionet mund të jepen nëpërmjet sistemit multimedial “streaming media”(http://en.wikipedia.org/wiki/Streaming_media), ose në formën e materialeve të printuara të ruajtura në file-e, të cilat depozitohen në serverin e edukatorit (http://en.wikipedia.org/wiki/Web_server). 79
78
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
• Nxënësit komunikojnë me mësuesin, dhe me njëri-tjetrin, nëpërmjet bordit të mesazheve (http://en.wikipedia.org/wiki/Message_boards), email-it (http://en.wikipedia.org/wiki/E-mail), dhe chat-it (http:// en.wikipedia.org/wiki/Chat). • Detyrat e shtëpisë upload-ohen në një dropbox; madje, edhe ushtrimet e ndryshme, apo pyetjet e provimit, mund të përcillen e merren automatikisht online. • Materialet e kursit janë gjithë kohën në dispozicion dhe lehtësisht të përditësueshme. • Formati online ofron një epshmëri të jashtëzakonshme, gjë që jep mundësinë e ndjekjes fakultative të detyrimeve shkollore. Cilat janë avantazhet e studimit në distancë? • Interneti është i përsosur, kur vjen puna e krijimit të një ambienti virtual studimi. Nxënësit mund, fjala vjen, të qëndrojnë në vendin e tyre të banimit dhe në të njëjtën kohë, të ndjekin studimet në një universitet virtual të huaj. • Duke iu ofruar nxënësve akses të lehtë tek baza e plotë e materialeve të studimit, u krijohet atyre mundësia të bëhen më shumë autonomë në procesin e nxënies. • Nxënësit kanë kështu një zotërim më të mirë të lëndës së studimit, ndërsa mësuesit marrin rolin e një trajneri (coach). • Kurset online, në ndryshim nga shkollat e universitetet “normale”, janë të hapura gjithë kohën, dhe kështu secili mund të përfitojë nga mundësia për të qënë nxënës i përjetshëm. • Studimi në distancë ndryshon, si sjelljen e mësuesit, ashtu dhe atë të nxënësit. Nxënës të suksesshëm kanë mundësi të kultivojnë këmbënguljen, qëndrueshmërinë, dhe aftësitë 80
organizative, ndërsa mësuesit mund të familjarizohen më shumë me teknologjinë. Çështje për t’u marrë në konsideratë, ndërsa zgjedhim një program të studimit në distancë Duhet të jeni të vetëdijshëm, se ju, nga pozitat e përdoruesit, jeni përgjegjës për marrjen e disa masave paraprake, ndërsa po vendosni të ndiqni një program të studimit në distancë në një degë të caktuar. • Mbani parasysh se interneti nuk është një botë, që funksionon mbi rregulla të qarta. Krahas shkollave e universiteteve me kartat në rregull, ka plot institute të tjera të dyshimta, që ofrojnë studimin në distancë. Përpara se të regjistroheni në një kurs, bëni një kontroll të imët të programit dhe të institucionit shkollor. • Çështjet e sigurisë janë gjithmonë të rëndësishme, bash siç janë shkëmbimet e informacionit në internet. Viruset (http:// en.wikipedia.org/wiki/Virus) dhe hacker-at (http://en.wikipedia. org/wiki/Hacker) mund të bëjnë dëme të pallogaritshme në sistemet e studimit në distancë, prandaj duhet të mbani mirë parasysh çfarë thuhet në Blloqet Informative 15 dhe 16 mbi privatësinë dhe sigurinë, në mënyrë që të jeni në gjendje të merrni masat paraprake. • E drejta e autorit (http://en.wikipedia.org/wiki/Copyright) mbrohet zakonisht me ligjet e vendit, prej nga ka origjinën nxënësi. Megjithatë, sa herë që ndiqni programe të studimit në distancë në vende të tjera, sigurohuni që materialet e studimit të jenë të mbrojtura nga ligjet ndërkombëtare mbi të drejtën e autorit. • Një çështje tjetër e nxehtë ka lidhje dhe me përdorimin korrekt të materialeve të kursit dhe me pagesat periodike, që duhen kryer: studentët duhet të përfitojnë prej kushteve lehtësuese të studimit online dhe të bëjnë në kohë pagesat për kurset.
81
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
Si është e udhës të veprohet? Interneti po ndryshon mënyrat, me të cilat ne mësojmë e nxëmë, dhe është shumë e rëndësishme për nxënësit që të kenë akses në të gjithë informacionin dhe mjetet që janë në dispozicion online. Ekziston aktualisht një “digital divide”, dmth ka një kategori njerëzish që e kanë të lehtë aksesin në teknologjinë moderne, ashtu siç ka një kategori tjetër njerëzish që heqin shumë për ta patur këta akses (http://en.wikipedia. org/wiki/Digital_divide), dhe kjo gjë konsiderohet si një çështje përparësore përsa i takon rritjes socio-ekonomike të shumë vendeve; përdorimi i studimit në distancë mund ta ngushtojë hendekun midis këtyre dy kategorive të njerëzve. Studimi në distancë mund të rrisë nxënien individuale në shumë mënyra. Ai ofron trajnim në internet me përvoja praktike për mësuesit, nxënësit dhe familjet e tyre. Ai, gjithashtu, u jep nxënësve mundësi për të zhvilluar aftësi e kualifikime të reja, si dhe për t’u rritur në drejtime të ndryshme. Informacion i mëtejshëm • Network-u i studimit në distancë ofron informacion mbi studimin në distancë, dhe jep raporte mbi efektivitetin e tij – avantazhe, dizavantazhe dhe teknika: <http://www.distancelearningnet.com/>. • Site-et Distance Education dhe Training Council përmbajnë një numër raportimesh mbi studimin në distancë; këto raportime mund të lexohen e të download-ohen pa problem: <http://www.detc.org/ otherdownld.html>. • Yahoo! ka një faqe direktorie për programet dhe institutet e studimit në distancë: <http://dir.yahoo.com/Education/Distance_Learning>.
Kapitulli Informativ 14
Etiketimi dhe filtrimi Etiketimi (labelling) Çfarë është? Është një etiketë, që vendoset në një software, apo në një website, apo që integrohet në përmbajtjen e website-it, si shenjë garancie për cilësinë e produktit. Etiketimi siguron, që produkti përmbush kriteret dhe standardet e vendosura nga agjencitë e klasifikimit (rating agencies), si fjala vjen Platforma mbi Përzgjedhjen e Materialeve të Internetit (PICS - Platform for Internet Content Selection), dhe Shoqata e Klasifikimit të Materialeve të Internetit (ICRA - Internet Content Rating Association). Site-et etiketohen me synimin për të marrë në mbrojtje fëmijët, për të rritur besimin e publikut, për të rritur përdorimin e transaksioneve online dhe për të qënë konform standardeve legale. Sa herë që etiketohet përmbajtja e një website-i, shkruhet një kod html në faqen web, për rrjedhojë, detajohet përmbajtja e website-it, dhe kështu faqja mund të klasifikohet. Ky klasifikim (që është i padukshëm në vetë faqen) e jep në mënyrë të detajuar përmbajtjen dhe detektohet nga mekanizma filtrues, të cilët më pas (këta mekanizma pra) do ta bllokojnë, apo ngarkojnë, faqen. Website-et mund të bartin dhe marka, dmth “etiketa cilësie ose besueshmërie”, të cilat nënkuptojnë se janë përmbushur detyrimet për rregullime specifike. Këto rregullime përmbajnë zakonisht receta e udhëzime mbi transaksione të sigurta (shihni Kapitullin Informativ 18 mbi blerjen e mallrave online). Dy etiketa të mirënjohura cilësie janë Verisign në <http://www.verisign.com/> dhe Trust-e <http://www. truste.org/>. 83
82
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
Komisioni Europian mbështet gjithashtu sistemin PEGI të etiketimit online për website-et e lojrave online. Ofruesit e lojrave që përmbushin standardet e paraqitura në Kodin PEGI të Sigurisë online (PEGI Online Safety Code) do të jenë të vetmit që licencohen për të përdorur një etiketë të re online PEGI. Këto standarde përfshijnë, mes të tjerash, detyrimin për t’i mbajtur website-et të pastra prej link-esh të padëshirueshme dhe prej materialeve me përmbajtje ilegale e fyese të përgatitura nga vetë përdoruesit; përfshijnë gjithashtu mbrojtjen e privatësisë, dhe detyrimin për t’iu nënshtruar vendimit të marrë nga ana e mekanizmave të pavarur të ankimimit. Etiketa do të shfaqet në website-e me një url (të hyperlink-uar) për website-in me informacion të dedikuar www.pegionline.eu. Filtrimi • Filtrimi është një proces detektimi dhe bllokimi i materialeve të papërshtatshme në Internet. Ai mund të bëhet me browser-a, dhe me ndërmjetësa; ose duke instaluar censurues software-ash. • Një software filtrimi, kur përdoret nën mbikqyrjen e prindërve apo kujdestarëve, është një shtojcë shumë e dobishme në mbrojtje të fëmijëve të mitur nga materialet me përmbajtje të papërshtatshme në internet. • Një mënyrë alternative që luan rolin e filtrimit është një listë e quajtur “lista e bardhë” (white listing), me anë të së cilës aksesi bëhet i mundur veç tek site-e të caktuara të miratuara paraprakisht. Edukimi • Filtrat mund të jenë të vlefshëm në reduktimin e rreziqeve ndaj nxënësve, kur këta të fundit kanë akses në materiale me përmbajtje të papërshtatshme dhe të dëmshme.
• Studimi SIP-Bench tregon që mjetet e sotme të filtrimit janë të afta të filtrojnë materiale me përmbajtje potencialisht shumë të dëmshme, por pa u hequr përdoruesve në moshë të re mundësinë për të lundruar në internet. Për detaje më të shumta, shihni në <http:// www.sip-bench.eu> • Çështjet që dalin prej praktikave të etiketimit dhe filtrimit janë të përshtatshme për t’i marrë si tema studimore në lëmin social e qytetar. Nisni një debat mbi argumentin e filtrimit online. Është e pranueshme, apo e nevojshme, ndonjë formë censurimi? Çështjet • Etiketimi dhe klasifikimi i website-eve mbetet një praktikë gjerësisht vullnetare, me përjashtim të rasteve, ku vende të caktuara kanë ligje që imponojnë standarde të caktuara. • Aktualisht, vetëm një përqindje e vogël faqesh janë të etiketuara nga autorët. • Software-at e filtrimit etiketojnë faqe në përputhje me sistemin e tyre të vlerave, dhe me agjendat sociale. • Filtrat, për shkak të fjalëkyçeve të caktuara që përmbajnë, mund të bllokojnë site-e të dobishme, që lidhen me, fjala vjen, historinë e luftës botërore, apo me edukimin seksual. • Nuk është e thjeshtë të përcaktosh se ç’gjë online është e dëmshme për fëmijët në mosha të caktuara, se kush do duhet t’i përcaktojë rregullat e përgjithshme, që duhen respektuar nga të gjithë ata që ofrojnë materiale me përmbajtje të ndryshme në internet dhe se kush do duhet ta ndjekë zbatimin e këtyre rregullave. Për këtë arsye, instrumentat e filtrimit duhet të jenë shumë të epshëm, në mënyrë që kujdestarët e fëmijëve të mund të zgjedhin se çfarë fëmijët (nuk) duhet të shohin në internet. Projektuesit e filtrave duhet të përpunojnë e zhvillojnë teknika të prodhimit të tyre, që japin garanci se ato filtrojnë në përputhje me ato kritere. 85
84
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
• Një numër vendesh bllokojnë site-et e partive dhe ideologjive kundërshtare, gjë që mund të shkaktojë dhe të nxisë diskutime në klasë mbi të drejtat e njeriut dhe demokracinë. • Shumë njerëz e konsiderojnë filtrimin si një formë censure, e për rrjedhojë si një instrument që shkon kundër shpirtit të internetit; të tjerë pretendojnë që, nëse software-et e filtrimit nuk do të ekzistonin, do të ishin qeveritë ato, që do të detyroheshin të ndërhynin për të rregulluar përmbatjen e materialeve online. • Shitësit e software-ave të filtrimit nuk po arrijnë ende të tregohen të vëmendshëm sa duhet ndaj gjeneratës Web 2.0. Si të veprohet? • Për të etiketuar një material, që ju e keni krijuar në një site tuajin, ndiqni udhëzimet e një site-i klasifikimi, siç është ICRA (Internet Content Rating Association) në <http://www.icra.org/>. • Juve do t’ju kërkohet ta klasifikoni materialin në përputhje me një numër të caktuar kriteresh të vendosura. • Shumica e browser-ave mund të programohen për të filtruar site-e të caktuara. Fjala vjen, në Microsoft Explorer, ky opcion mund të gjendet tek komanda “security options”. • Janë shumë të paktë në numër kompjuterat, që shiten me softwarein e filtrimit të instaluar paraprakisht. Ju do të keni nevojë të blini një program të posaçëm filtrimi, i cili është në gjendje të bëjë një kërkim më të sofistikuar të site-eve që duhen filtruar. Programe të tilla mund të gjenden tanimë në shitje. • Shumica e programeve të filtrimit do t’ju japë juve mundësinë, që të specifikoni ç’lloj materialesh ju keni dëshirë të bllokoni apo lejoni.
Si është e udhës të veprohet? • Hidhini një shikim mënyrës, se si një filtër punon, përpara se ta instaloni atë. Ka ndonjë funksion të filtrit, me të cilin ju nuk mund të pajtoheni për shkaqe ideologjike apo kulturore? • Përdorni pajisje ndihmëse elektronike me shkallë të imët matjeje dhe mos u besoni spoteve publicitare. Testoni pretendimet e prodhuesit nëpërmjet përvojës tuaj personale. • Flisni me nxënësit, prindërit e staff-in lidhur me përvojat dhe nevojat e tyre. Bëjeni rregullisht këtë gjë. Krijimi i një mjedisi të diskutimit të hapur do t’i shtonte përvojës suaj prej përdoruesi të internetit një vlerë më shumë se sa censurimi apo gjuetia e shtrigave. • Merrni në konsideratë opcionet “white listing” – të cilat lejojnë akses vetëm tek site-e të miratuara – për përdoruesit më të rinj të internetit. Ekspertët rekomandojnë, që prindërit duhet të jenë vazhdimisht të interesuar mbi atë që bëjnë fëmijët e tyre online, dhe mundësisht të harxhojnë kohë së bashku online. • Shënoni mënjanë emra website-sh të këshillueshme për fëmijët, dhe në këtë mënyrë këta të fundit mund të hyjnë lehtë në site-e të sigurta e të provuara. 
 • Fëmijët dhe të rinjtë duhet të inkurajohen për të folur lidhur me materialet e papërshtatshme, që ata gjejnë në internet. Është mirë që, lidhur me materiale me përmbajtje ilegale, të raportohet në një hotline: <http://www.inhope.org>. • Monitoroni se çfarë bëjnë fëmijët tuaj në website-et e lojrave, dhe kërkoni online etiketën PEGI për të veçuar site-et e sigurta.
86
87
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
Informacion i mëtejshëm • Shoqata e Klasifikimit të Përmbajtjes së Materialeve në Internet (The Internet Content Rating Association - ICRA) në <http:// www.icra.org/> u jep mundësi website-eve të aplikojnë etiketa sipas kategorive të ndryshme. Kjo shoqatë ofron, gjithashtu, filtrin e vet falas për download-im. • Platforma e Përzgjedhjes së Materialeve në Internet (The Platform for Internet Content Selection - PICS) në <http://www.w3.org/ PICS/> është një sistem tjetër për etiketimin e website-eve. • Artikull i ri në Wikipedia mbi censurën në hapësirën kibernetike (censorship in cyberspace): <http://en.wikipedia.org/wiki/Censorship_ in_cyberspace>. • Website-i i departamentit të medias në Këshillin e Europës – informacion mbi punën e tyre, në funksion të promovimit të vetrregullimit dhe fuqizimit të përdoruesit: <http://www.coe.int/media>. • NetNanny në <http://www.netnanny.com> dhe Cyberpatrol në <http://www.cyberpatrol.com> janë dy ndër produktet komerciale më të njohura të filtrimit. • ICRA në <http://www.icra.org/> dhe Weblocker në <http:// weblocker.com> ofrojnë programe filtrimi falas për download-im. • Selfregulation.info ofron raportime të thelluara e të detajuara të projekteve të kërkimit shkencor në Universitin e Oxfordit: <http://pcmlp.socleg.ox.ac.uk/research/project/selfregulationinfoiapcode>. • “Pak më pak censurë” – artikull i BBC-së: <http://news.bbc.co.uk/2/ hi/technology/4080886.stm>. • The OpenNet Initiative documenton filtrimin dhe bllokimin kudo nëpër botë: <http://www.opennetinitiative.net/>. 88
• The Electronic Frontier Foundation (EFF) synon të mbrojë liritë civile në internet: <http://www.eff.org/>. • The Censorware Project: <http://sethf.com/freespeech/censorware/ project/>. • Projekti SIP-Bench i financuar nga BE-ja publikon çdo vit rezultatet e një anketimi krahasimor mbi produktet e filtrimit në nëntë gjuhë të ndryshme: <http://www.sip-bench.eu>. • Website-i i sistemit të etiketimit online PEGI ofron informacion mbi lojrat online, kategoritë, rreziqet, udhëzimet për të rritur sigurinë, dhe një listë të tërë website-esh të etiketuara <http://www. pegionline.eu>
89
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
Kapitulli Informativ 15
Aspektet teknike mund të përfshihen në studimin e IT-së (teknologjisë së informacionit), por duhet që po njësoj të jenë pjesë e curriculum-it të aftësive jetësore. • Një element i rëndësishëm i edukimit lidhur me privatësinë duhet të jetë koncepti i “profilimit” (profiling), me fjalë të tjera, lidhja e elementëve të shkuputur të informacionit mbi një person të caktuar në mënyrë që të merret një pamje e plotë dhe e detajuar e tij. Ka në këtë mes një implikim të rëndësishëm edukativ, i cili ka të bëjë me faktin që gjendet më shumë informacion mbi ne duke “mbledhur gjërat tok një e nga një”. Fjala vjen, një profil “anonim” në networkët socialë (i fshehur prapa një pseudonimi) mund të identifikohet me emrin real, pasi të kemi përputhur fotot e profilit anonim me ato të një profili të plotë në ndonjë site tjetër. • Duhet konsideruar e kapërcyer ideja, sipas së cilës privatësia dhunohet vetëm nëpërmjet përhapjes së informacionit vetjak. Teknika të reja marketingu, të cilat bëjnë dallime mes njerëzve dhe këto dallime i ngrejnë mbi tipare sjelljeje, mund të konsiderohen, gjithashtu, si dhunuese të privatësisë. • Privatësia po minohet gjithnjë e më shumë nga shpejtësia dhe lehtësia, me të cilat të rinjtë mund të publikojnë imazhe dixhitale në internet nëpërmjet aplikimeve Web 2.0, kamerave dhe lehtësive të shërbimit MMS (Multimedia Messaging Service) në telefonat celularë. Një rregull i thjeshtë praktik për të rinjtë: mos publikoni asgjë, të cilën ju nuk do donit që mësuesit e prindërit tuaj ta shihnin! • Çdo nxënës duhet të ketë aftësitë e nevojshme për të negociuar në mënyrë të sigurtë në internet dhe kjo nënkupton që nxënësit të dinë se si të vetmbrohen, të kenë njohuri mbi komunikimin efektiv dhe përgjegjshmëri ndaj të tjerërve. • Bëhet natyrshëm kalimi nga kjo temë drejt e në dimensionin qytetar të çdo curriculum-i. Çështjet e ngritura mbi privatësinë online pasqyrojnë me saktësi çështje sociale, të cilat janë mbizotëruese në shumicën e kulturave të sotme. Eksplorimi i motivimeve të hacker91
Privatësia Sa privat është Interneti? • Privatësia (http://en.wikipedia.org/wiki/Privacy) ka të bëjë me shkallën e kontrollit që një person ka mbi informacionin vetjak, mbi aksesin tek ky informacion dhe mbi përdorimin e tij nga të tjerët. • Shumica e përdoruesve të email-eve (http://en.wikipedia.org/wiki/ E-mail) dhe të Internetit (http://en.wikipedia.org/wiki/Internet) marrin si të mirëqënë që informacioni i tyre vetjak nuk ka për t’u përdorur pa lejen e tyre dhe që shkëmbimi i informacioneve bëhet në rrugë private e të sigurtë. Në të vërtetë, gjërat janë ndryshe. • Sa herë që ju hyni në një website, apo dërgoni një email, ju lini pas informacion tuajin, dmth adresën fizike, adresën e kompjuterit, numrin e telefonit dhe të kartës bankare, apo të dhëna mbi sjelljen tuaj si konsumator, etj, etj. • Privatësia është ngushtësisht e lidhur me sigurinë; garantohuni që keni lexuar mirë e me vëmendje Kapitullin Informativ 16 mbi sigurinë. Pse duhet folur në klasë dhe në shtëpi mbi privatësinë? • Aspektet teknike e sociale të privatësisë dhe rreziqet e përhapjes së informacionit mbi vetveten përbëjnë tema të çmuara studimi. 90
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
ave (http://en.wikipedia.org/wiki/Hacker), të cracker-ave (http:// en.wikipedia.org/wiki/Hacker#Hacker:_Intruder_and_criminal) dhe të veprimtarëve në mbrojtje të privatësisë ofron mundësi të mira për një diskutim mbi vlerën e parimeve demokratike. Çështje etike • Privatësia online është një nga çështjet më komplekse etike dhe legale, që kanë lidhje me internetin. • Çdokush ka të drejtën e privatësisë dhe ka nevojë të mbrohet nga njerëzit qëllimkëqinj. • Ne mbajmë përgjegjësi për të gjitha vendimet që marrim mbi të drejtat tona dhe të drejtat e njerëzve të tjerë, siç janë, fjala vjen, e drejta e autorit (http://en.wikipedia.org/wiki/Copyright) dhe e drejta e pronësisë intelektuale (http://en.wikipedia.org/wiki/Intellectual_property). • Liria e shprehjes është një nocion i pranuar politikisht, e megjithatë në praktikë ka një zonë gri ku përgjigjet nuk janë shumë të thjeshta. Çfarë është e pranueshme, dhe çfarë nuk është? Si mund të imponohen rregulla në këtë drejtim pa rrezikuar dhunimin e të drejtës për t’u shprehur? Ide për detyra klase • Krijoni brenda klasës një kornizë të njohurive bazë lidhur me privatësinë. Përkufizoni koncepte teknike, por edhe sociale, dhe identifikoni paragjykime të ndryshme, mbi të cilat mund të diskutoni. Thjesht duke ngritur pyetjen “çfarë është privatësia?”, ose “është privatësia e nevojshme?”, mund të arrihet në pikëpamje e qëndrime të qarta. • Bëni një kërkim në internet për site-e mbi privatësinë dhe përdorni programet e quajtura “traceroute” (http://en.wikipedia.org/wiki/ Traceroute) për të lokalizuar vendndodhjen fizike të këtyre site92
eve me synimin për të demonstruar çështje të ndryshme gjeofizike, që kushtëzojnë e diktojnë qasjen legale mbi internetin. Eksploroni çështje të tjera (kulturore, politike dhe historike), që dalin si rezultat i kërkimit që po bëni. Fjala vjen, zgjidhni një site ri-mailer-i (http://en.wikipedia.org/wiki/Remailer), ose një proxy service (një kompjuter brenda rrjetit që filtron kërkesat e kompjuterave të tjerë) anonim, ndiqni një gjurmë të caktuar dhe pastaj vihuni në kërkim të arsyeve, se pse shërbimet do duhej të gjendeshin në këto vende. • Eksploroni implikimet e ligjit mbi privatësinë, mbi të drejtën e autorit, mbi lirinë e shprehjes dhe mbi informacionin përtej kufijve kombëtarë, apo për grupe të ndryshme moshore e kulturore. • Mësojuni nxënësve se si të krijojnë password-e të sigurta (http:// en.wikipedia.org/wiki/Password#Factors_in_the_security_of_an_ individual_password). • Eksploroni me nxënësit tuaj dhe krahasoni profilet e përdoruesve në disa nga site-et më popullore të network-eve socialë (shihni Kapitullin Informativ 22 mbi Network-et Sociale). Çfarë informacioni vetjak mund të na rrjedhë pa dashje online? Hartoni një check-list për krijimin e një profili të sigurtë përdoruesi. Si është e udhës të veprohet? • Dy rregulla të arta: - mos shkëmbeni informacion vetjak me njerëz, të cilët ju nuk i njihni, apo nuk i besoni; -mos përdorni fotot dhe informacionin vetjak të personave të tjerë pa lejen e tyre. • Bëni një kopje (http://en.wikipedia.org/wiki/Back_up) të sistemit tuaj dhe bëjeni zakon këtë gjë në punën tuaj. • Përditësoni masat e sigurisë në sistemin tuaj dhe bëni kërkime lidhur me instrumenta shtesë në <http://www.epic.org/privacy/ 93
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
tools.html>, që do të mbështesin parapëlqimet tuaja online. • Programet anti-virus (http://en.wikipedia.org/wiki/Antivirus) dhe firewall (http://en.wikipedia.org/wiki/Firewall_%28networking%29) janë një nevojë absolute. Mund të merrni në konsideratë edhe instrumenta të tjerë, si pop-up blockers (http://en.wikipedia.org/ wiki/Pop_up#Add-on_programs_that_block_pop-up_ads) dhe antispyware (http://en.wikipedia.org/wiki/Spyware). Kontrolloni në mënyrë të vazhdueshme sistemin tuaj. • Për të përmbrojtur PC-në tuaj, komunikimin me email dhe lidhjen në internet, përdorni “password-e” të fortë (http://en.wikipedia.org/wiki/Password#Factors_in_the_security_ of_an_individual_password). • Përpara se të fshihni të dhëna vetjake tuajat, kontrolloni simbolin e kyçit të mbyllur, që shfaqet në toolbar. Kjo është shenjë se transaksioni juaj po kryhet me anë të një lidhjeje të sigurtë. Ç’është një cookie? • Një cookie (http://en.wikipedia.org/wiki/HTTP_cookie) është një textfile i mbetur në kompjuterin tuaj në rrethanat, kur ju vizitoni një website të caktuar. Ai nuk mund t’i shkaktojë dëm kompjuterit tuaj, por do të lejojë aksesin e të tjerëve tek informacioni mbi sjelljen dhe interesat tuaja. Kjo gjë mund të krijojë situata të papritura e jo fort të qëndrueshme, fjala vjen, ju mund të regjistroheni në një website, dhe herën tjetër ju mund të zbuloni se po ju përshëndesin me emër. • Është e rëndësishme të përcaktoni se sa private doni që ta mbani sjelljen tuaj online. Që nga momenti që një cookie mund të shtihet në punë për të rënë në gjurmë të praktikave tuaja të përdorimit dhe të informacionit tuaj, ai krijon mundësinë e dhunimit të privatësisë suaj. • Në mënyrë që të mundësoni kontrollin e të dhënave, që sistemi juaj transmeton, e të largoni ndonjë cookie të padëshiruar, ju mund të përdorni anti-spyware (http://en.wikipedia.org/wiki/Spyware). 94
Mbrojtja e të dhënave • Sigurohuni që pajisja juaj dhe programet e email-it janë të mbrojtura me password (http://en.wikipedia.org/wiki/Password). Shumica e pajisjeve shtëpiake kanë, pa ndërhyrjen e dëshirën e përdoruesve, aplikime që lejojnë akses me ndihmën e password-ave standard, si për shembull “test”. Shihni <http://www.netlingo.com/right. cfm?term=default>. Duhet ta ndryshoni këtë “programim fillestar” të pajisjes dhe të bëni kalimin në një password e në një ID më të sigurtë. • Më e mira e të mirave është që çdo informacion sensitiv, i cili përcillet në internet, të kodohet (http://en.wikipedia.org/wiki/Encryption). Për fat të mirë, ky është një standard për shumicën e transaksioneve të llojit e-commerce (http://en.wikipedia.org/wiki/Ecommerce), por ju duhet të siguroheni, megjithatë, që një faqe është e sigurtë, përpara se të keni transmetuar informacion mbi karta krediti, apo numra të llogarive tuaja bankare. • Seksione të ndryshme të kompjuterit tuaj mund të sigurohen me anë të password-eve. Krijoni password-e për çdo folder, që përmban dokumenta të rëndësishëm, siç janë projektet konfidenciale, materiale studimore, etj, etj. Informacion i mëtejshëm • Faqja e Çështjeve Legale të Këshillit të Europës përmban informacion mbi punën e Këshillit të Europës në fushën e mbrojtjes së të dhënave: <http://www.coe.int/T/E/Legal_affairs/Legal_cooperation/Data_protection/>. • Qendra Elektronike e Informacionit mbi privatësinë (the Electronic Privacy Information Center - EPIC) mban një listë instrumentash e artikujsh mbi privatësinë: <http://www.epic.org/privacy/tools. html>. 95
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
• Zbuloni se çfarë po i thotë kompjuteri juaj ndokujt në rrjet, i cili e ka merak të këqyrë me ndihmën e një BrowserSpy <http://gemal. dk/browserspy/>. • Jeni të shqetësuar për liritë tuaja civile? Këto diskutime mbi privatësinë i bëjnë mirë formimit tuaj si qytetarë: Electronic Frontier Foundation në <http://www.eff.org/>, Privacy.org në <http://www.privacy.org/>, Privacy International në <http://www.privacyinternational.org/> dhe Privacy.net në <http://www.privacy.net/>. • CyberAngels në <http://www.cyberangels.org/>, është një website, me udhëzime e shpjegime, mbi sigurinë e Internetit. • TuCows në <http://www.tucows.com/>, është një website, i cili mundëson aksesin në mbi 40 000 programe shareware dhe freeware. Ai premton programe gratis download-imi, shpejtësi dhe programe antivirus. • Zona Alarm në <http://www.zonelabs.com/store/content/home. jsp> është një nga programet firewall më të njohur. Ai ju lejon juve të bëni kontrolle të aksesit për programe të ndryshme, të cilët përcjellin informacion në internet. • CryptoHeaven është një paketë kodimi, e cila ofron korrespondencë të sigurtë me email, përdorim të përbashkët file-esh, dhe chat me kodim simetrik dhe asimetrik:: <http://www.cryptoheaven.com/>. • LavaSoft Ad-aware është një program anti-trackware, që skanon kompjuterin tuaj dhe mbron privatësinë tuaj: <http://www.lavasoft.fr/>.
Kapitulli Informativ 16
Siguria online Hyrje • Siguria juaj online mund të krahasohet me sigurinë në shtëpi. Ju mbroni gjërat tuaja duke mbajtur dritaret të mbyllura dhe derën të kyçur. • Malware (http://en.wikipedia.org/wiki/Malware) është një term i përgjithshëm për të emërtuar software-et e këqinj, siç janë viruset (http://en.wikipedia.org/wiki/Computer_virus), që mund të infektojnë një kompjuter. Malware mund të ketë një numër pasojash, si për shembull ndërprerjen e rrjedhës normale të një software-i, lejimin e aksesit të paautorizuar, apo fshirjen e të dhënave. • Format më të zakonshme të malware-eve janë viruset (http:// en.wikipedia.org/wiki/Computer_virus) dhe krimbat (worms) (http://en.wikipedia.org/wiki/Computer_worm), të cilët janë programe që përsërisin e prodhojnë vetveten. • Pavarësisht nga emri, jo të gjitha viruset apo format e tjera të malware-eve projektohen me qëllim të keq. • Çdo ditë identifikohen mesatarisht 10 viruse. • Shumë prej çështjeve, të cilat janë të rëndësishme për sigurinë online, janë të rëndësishme dhe për privatësinë (shihni Kapitullin Informativ 15).
96
97
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
Edukimi arsimor • Diskutoni çështje të vetmbrojtjes dhe të përgjegjshmërisë me nxënësit. Duke qënë se shumë të rinj janë më të mirinformuar se sa të rriturit, nxisni të rinjtë t’i ndajnë njohuritë e përvojat e tyre me njëri-tjetrin dhe me familjarët e tyre. • Një numër hacker-ash dhe krijuesish të viruseve duhen kërkuar mes përdoruesve të internetit më të rinj në moshë. Bëni diskutime në klasë lidhur me këto çështje. Konsiderata etike dhe rreziqe • Siguria e kompjuterit tuaj mund të ketë pasoja tek kompjuterat e të tjerëve. Viruset që infektojnë kompjuterin tuaj mund të kalojnë tek të tjerët. • Kushdo që mban të dhëna personale të klientëve apo miqve të vet, është përgjegjës për mbrojtjen e këtij informacioni. • Hacking (http://en.wikipedia.org/wiki/Hack_%28technology_ slang%29) apo një akses tjetër i paautorizuar tek informacioni i të tjerëve është dhunim i të drejtave të këtyre të fundit. • Është gjithmonë e rëndësishme të jeni të kujdesshëm, por të mos kalohet në teprim me masat e sigurisë. Një nga cilësitë më të mira të web-it është disponueshmëria e përdorueshmëria e tij. Kufizimi i të drejtave dhe aktivizimi i filtrave të tepërt mund të përbëjë censurim, ose mund të shkaktojë uljen e disponueshmërisë e përdorueshmërisë. • Spyware është një program, i cili plaçkit një kompjuter për qëllime komerciale, fjala vjen për të shtuar reklama të pakërkuara, apo për të vjedhur informacion mbi kartat e kreditit. Të ashtuquajturit “dialers” janë një formë spyware-ësh, që e bën modemin të formojë numra telefoni pa autorizimin e përdoruesit. Kjo gjë është përdorur për 98
t’u dërguar thirrje numrave telefonike të llojit premium rate, dmth numrave telefonikë, të cilët ofrojnë shërbime të veçanta në këmbim të tarifave më të kripura për njësi bisede në ngarkim të atyre që duan të flasin me këto numra. • Një cookie nënkupton ruajtjen e një informacioni vetjak. Për më shumë hollësi, shihni Kapitullin informativ 15 mbi privatësinë. Si është e udhës të veprohet? • Instaloni software anti-virus (http://en.wikipedia.org/wiki/Antivirus_software) dhe mbajeni atë të përditësuar. • Instaloni fragmente software-ash mbi sigurinë online (security patches) qysh nga momenti që ata janë të disponueshëm. Ju mund të ndërtoni disa sisteme dhe programe operativë për të bërë përditësimin në mënyrë automatike, apo për të qënë ju vetë të informuar sapo një fragment software-i për download-im është i disponueshëm. • Instaloni një firewall (http://en.wikipedia.org/wiki/ Firewall_%28networking%29) për të kontrolluar trafikun për në kompjuterin tuaj (apo nga kompjuteri juaj). • Mos e lini kompjuterin tuaj të lidhur me Internetin pa qënë nevoja. Kompani interneti “broadband” ofrojnë kontrata për lidhje të pakufizuar në kohë, por kjo gjë mund të komprometojë sigurinë online. • Mos përdorni password-e: (http://en.wikipedia.org/wiki/ Password#Factors_in_the_security_of_an_individual_password), që kanë nënkuptime, të cilat bëjnë të tjerët, që mendja t’u shkojë tek ju. Përdorni një kombinim gërmash e numrash. • Përdorni browser-in tuaj (http://en.wikipedia.org/wiki/Web_ browser) për të “çaftësuar script-et”. Ju mund të aftësoni scriptet për site të besuara (një script është një program, apo një seri instruksionesh, apo një listë komandash, të cilat interpretohen dhe 99
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
ekzekutohen nga një program tjetër). • Mos hapni email-e, të cilat mund të mos jenë “të pafajshme” (shihni Kapitullin informativ 5 mbi email-et). • Sigurohuni mirë që mund të keni besim tek burimi përpara se të download-oni ndonjë gjë në kompjuterin tuaj. Bëni kujdes me software-in peer-to-peer (http://en.wikipedia.org/wiki/Peer_ to_peer), i cili është i famshëm për faktin që ndihmon përhapjen e spyware-it (shihni Kapitullin informativ 10 mbi muzikën dhe imazhet). • Bëni një backup (kopje) për file të rëndësishme, duke krijuar e ruajtur duplikate të këtyre të fundit në pajisje e objekte të ndara nga kompjuteri juaj, si fjala vjen në CD-Rom-e. • Nëse ju jeni duke kontrolluar më shumë se një përdorues të kompjuterit apo të network-ut, sigurohuni që çdo përdorues ka të drejta të caktuara. Kufizimi i të drejtave të panevojshme të përdoruesit mund të ndihmojë në shmangien e problemeve aksidentale apo të qëllimshme të sigurisë online. • Administratorët e network-ut duhet të krijojnë një AUP (acceptable use policy – rregullat e përdorimit të padëmshëm) (http:// en.wikipedia.org/wiki/AUP), në mënyrë që përdoruesit të mos kërcënojnë sistemet e sigurisë. • Sistemi operativ Windows dhe browser-i Internet Explorer janë më të parapëlqyerat si tabela qitjeje nga ana e malware-it. Merrni në konsideratë alternativa, si open source software (http://en.wikipedia.org/wiki/Open_ source) apo Mozilla Firefox: <http://www.mozilla.org/>. Informacion i mëtejshëm • Microsoft security page: <http://www.microsoft.com/security/ default.mspx>. 100
• Apple security page: <http://www.apple.com/support/security/>. • Detailed information searchsecurity.com>. for IT professionals: <http://www.
• European Network and Information Security Agency: <http:// enisa.europa.eu>. • OECD guidelines for the security of information systems and networks: <http://www.oecd.org/document/42/0,2340, en_2649_34255_15582250_1_1_1_1,00.html>. • Information security techtarget.com/>. magazine: <http://informationsecurity.
• 2privacy.com’s website has a privacy test for your computer: <http:// www.2privacy.com/>. • Online security advice from the government of the UK at <http:// www.itsafe.gov.uk/> and of the United States at <http://www.uscert.gov/>. • Information security guidelines for direct marketing: <http://www.the-dma.org/guidelines/informationsecurity.shtml>.
101
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
Kapitulli Informativ 17
viktimat nuk kanë se ku të fshihen prej tyre; këta të fundit janë viktima ditën dhe natën, dhe kudo që ata të gjenden. Edukatorëve u është dashur gjithmonë të merren me bullying-un dhe harassment-in brenda e jashtë shkollave. Për ne është e rëndësishme të kuptojmë tani, se si ky lloj harassment-i depërton dhe në internet, gjithashtu. Si mund të përballemi me bullying-un dhe harassment-in në shkollë dhe në shtëpi? • Nxënësit duhet të mësohen me marrjen e përgjegjësive për veprimet e tyre, por bullying-u ecën në drejtim të kundërt me vetbesimin dhe vetvlerësimin. Kur një person harass-ohet apo bully-ohet, atëherë ai i ka të kufizuara hapësirat e nxënies e të mësimit, ngaqë ai/ajo nuk ka mundësi të përqendrohet, ndihet i/e kërcënuar, dhe humbet vetbesimin. • Nxënësit, që ndihen të kërcënuar (online, apo në rrethana të tjera), kanë nevojë për ndihmën e ndonjë të rrituri, tek i cili ata besojnë. Neve nuk duhet të na dalë nga mendja se një person që bën bullying ka nevojë gjithashtu të merret nën kujdestari, në mënyrë që sjellja e tij të mos përsëritet në të ardhshmen. • Për t’u përballur si duhet me bullying-un e me harassment-in nevojitet një qasjeje globale nëpërmjet diskutimeve të hapura në shtëpi apo në shkollë mbi natyrën dhe shkaqet potenciale të kësaj sjelljeje të papranueshme, si dhe mbi hapat që duhen ndërmarrë kolektivisht. Bullying-u dhe harassment-i janë probleme sociale. Janë mësuesit dhe prindërit ata, që duhet të gjurmojnë sjellje e dukuri të tilla, dhe të punojnë në familje apo në klasë për të krijuar një mjedis nxënieje sa më të mirë, qoftë kur janë në klasë, qoftë kur janë duke luajtur jashtë, e qoftë kur janë online. • Edukoni mësuesit lidhur me dinamikën e procesit të bullying-ut, dhe me mënyrat, në të cilat interneti dhe telefonat celularë përdoren 103
Nocionet “Bullying” dhe “harassment” Cila është lidhja midis internetit nga njëra anë, dhe bullying-ut apo harassment-it nga ana tjetër? Bullying-u (http://en.wikipedia.org/wiki/Bullying) dhe harassment-i (http://en.wikipedia.org/wiki/Harassment) kanë një impakt të jashtëzakonshëm në mënyrën se si njerëzit perceptojnë vetveten dhe botën rreth tyre. Përkufizimi i termit “bullying” varet zakonisht nga fakti, se kush e bën përkufizimin. Sidoqoftë, për shumicën e njerëzve, bullying do të thotë një veprim i ndërmarrë kundër një personi tjetër, dhe i përsëritur në forma të ndryshme në harkun e një kohe të caktuar, me synimin për ta dëmtuar këtë të fundit. Prindërit dhe fëmijët nuk kanë të njëjtin perceptim mbi rrezikshmërinë e kësaj dukurie. Bullying-u mund të nënkuptojë kontaktin verbal e fizik. Në ditët e sotme kemi dhe bullying virtual në internet dhe në telefonat celularë, i cili merr formën e mesazheve, email-eve, chat-room-eve, apo komenteve të bordeve të mesazheve, që mund të jenë fyese dhe shqetësuese. Në ndonjë rast të skajshëm, bëhet fjalë edhe për website-e të ndërtuara posaçërisht për të dëmtuar një individ apo një grup individësh. Një bully kibernetik përdor gjithashtu telefonat celularë për të shkrepur foto problematike për të tjerët, apo për t’u dërguar të tjerëve sms dhe mms, që lëndojnë. Të gjitha format e bullying-ut online kanë efekt shumë më të madh, se sa një bullying i zakonshëm. Pse? Sepse autorët e një sjelljeje të tillë motivohen edhe nga ndjesia e të qënit dhe e të mbeturit anonim, teksa 102
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
për të bully-uar të tjerët. Mësojuni atyre, që të dinë të lexojnë sinjalet e viktimave dhe të autorëve dhe që të dinë si të reagojnë me të vënë re sinjale të tilla. • Shkollat duhet të përcaktojnë dhe orientime specifike për rrethana të tilla. Për t’u marrë me bullying-un, do të ishte ide e mirë të bëhej përfshirja e masave paraprake e parandaluese në qasjen që ka shkolla ndaj internetit. Për t’i bërë të aftë në përballjen me bullying-un e harassment-in kibernentik, nxënësve duhet t’u mësohen tri rregulla të arta: 1) sa herë që është e mundur, të bëjnë e mbajnë një kopje të materialit ofendues; 2) në raste të tilla, ta fikin pajisjen marrëse (kompjuterin apo telefonin); 3) t’ia kallzojnë incidentin një të rrituri, tek i cili kanë besim. Çështje të etikës dhe të sigurisë • Bullying-u dhe harassment-i në klasë mund të bëhen shkak për uljen e moralit të të gjithë nxënësve, duke krijuar kështu një atmosferë frike, mosbesimi dhe duke e bërë procesin e nxënies pothuaj të pamundur. • Një masë parandaluese, që nuk do ta lejonte bullying-un apo harassment-in të bëhej një problem, është aftësimi juaj për t’u përballur me zemërimin dhe me konfliktet. Programe të kësaj natyre, të zgjedhura me kujdes, do t’u japin mundësinë fëmijëve dhe adoleshentëve të zbulojnë talentet e tyre si ndërmjetësues të mundshëm në konflikte të ndryshme. Në këtë mënyrë, rreziku i shndërrimit të konflikteve të vogla në konflikte kërcënuese do të reduktohej shumë, qoftë kur jeni online, qoftë kur jeni offline. • Shkolla juaj duhet të ketë një qasje të qartë në këtë drejtim, atë qasje që zakonisht thirret praktikë e përdorimit të padëmshëm (acceptable use policy - AUP) (http://en.wikipedia.org/wiki/Acceptable_Use_ Policy), e cila ndihmon për të kontrolluar, se kur dhe si nxënësit e personeli e përdorin internetin dhe celularët nëpër shkolla. Ky dokument duhet të shpjegojë qartë, që gjuha vulgare dhe gjuha e bullying-ut dhe harassment-it nuk do të tolerohen. Për cilindo, që 104
e përdor internetin dhe telefonin celular në mënyra të palejueshme, duhet të theksohen pasoja e sanksione të caktuara. • Duhet të keni një procedurë, që mund të dokumentojë përdorimin e internetit, përfshirë kush është online, kur dhe ku. • Nxënësve duhet t’u thuhet që të ndërpresin kontaktet me ndonjë, që është duke i harass-uar ata, apo që i shqetëson në ndonjë mënyrë sa herë që janë online. • Nxënësit duhet që aty për aty t’i kallzojnë ndonjë të rrituri, tek i cili kanë besim, se çfarë ndodhi dhe, po të ishte e mundur, t’i tregojnë dhe materialin fyes. Më tej, i rrituri duhet të ndjekë procedurat e përcaktuara në AUP-in e shkollës. • Procedura është po ajo e jetës reale, kur një fëmijë harass-ohet nga dikush. Fëmija duhet të shkëpusë marrëdhëniet me “agresorin”, dhe t’i kallzojë një të rrituri mbi atë që ka ndodhur. Ata nuk duhet kurrësesi të ndihen sikur janë vetëm, apo sikur do t’u duhet të dalin nga situata pa ndihmën e askujt. Përmbledhtazi, politika e shkollave lidhur me internetin dhe telefonat celularë duhet të bazohet edhe tek praktika e njohur me emrin “conflict resolution” (metodat dhe procesi i negocjimit, që synojnë zgjidhjen paqësore të një konflikti), edhe tek trajnimi i nxënësve dhe i personelit për rrethanat e një harassment-i online, edhe tek mbajtja afër e atyre që janë viktima të mundshme, e - sa herë që është e mundur - edhe tek ndihma që mund t’u jepet autorëve të një sjelljeje të tillë për t’i kthyer në rrugë të mbarë. Me një politikë të tillë, shkollat nuk do të hiqnin shumë në përballjen me bullying-un dhe harassment-in. Ide për detyra klase • Inskenim: nxënësit marrin pjesë në imitimin e një procesi “conflict resolution”. Mësuesi cakton rolet, organizon grupet dhe secili grup është përgjegjës për zgjidhjen e një konflikti. Në hapin tjetër 105
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
ndërrohen rolet, duke u dhënë mundësi nxënësve t’i qasen çështjes nga optika të ndryshme. • Grupe diskutimi: nxënësit ndahen në grupe diskutimi për të vlerësuar pjesëmarrjen në punën në skuadër, dhe përshtypjet e tyre mbi çështje, si bullying në përgjithësi, përgjegjësitë dhe çfarë duhet bërë e çfarë nuk duhet bërë në internet. Si është e udhës të veprohet? Këtu keni disa ide, se si të përballeni me bullying-un online, me email-e dhe mesazhe gjithfarësoji që harass-ojnë: • Nxënësit duhet të udhëzohen të mos hapin email-e të dërguara nga burime të panjohura. • Nëse një email, apo një mesazh sms, e hapni, dhe rezulton që është i sikletshëm, bëni një kopje të përmbajtjes në mënyrë që t’ia tregoni një të rrituri, tek i cili ju keni besim. Megjithatë, një viktimë nuk duhet në asnjë mënyrë t’u përgjigjet mesazheve të sikletshme, pasi kështu do ta nxiste agresorin të shkonte më tej. • Nëse një person dërgon pa ndërprerje email-e të sikletshme dhe harass-uese, dhe nëse është e mundur (nëpërmjet adresës së emailit) të zbulohet se nga vijnë këto mesazhe, kontaktoni menjëherë ofruesin e shërbimit të internetit (http://en.wikipedia.org/wiki/ Internet_Service_Provider), apo operatorin e telefonisë celulare dhe raportoni atë që ju ka ndodhur. • Në qasjen e shkollës suaj përsa i takon bullying-ut, dhe/ose në praktikën e përdorimit të të padëmshëm (acceptable user policy AUP) duhet të dalin qartë udhëzimet mbi mënyrën, se si nxënësit të përballen me harassment-in online në shkollë. • Ashtu si me lloje të tjera bullying-u, nxënësit duhet të dinë, që mund të vijnë tek ju, apo tek një i rritur tjetër, tek i cili kanë besim, çdo 106
herë që ata harass-ohen online, apo në telefonin e tyre celular. Nëse një viktimë e bullying-ut kibernetik vjen tek ju, tregohuni i gatshëm t’i rrini pranë dhe merreni seriozisht këtë punë. Sidoqoftë, mbajeni viktimën larg gjendjes së panikut. • Përballuni me personat bully, duke u shpjeguar se sjellja e tyre nuk mund të tolerohet dhe duhet të heqin dorë menjëherë nga ajo që bëjnë, por nga ana tjetër bëni çmos të zbuloni diçka mbi motivet, që i shtyjnë ata drejt këtyre akteve. Do të guxonin ata të thoshin, apo të bënin, të njëjtën gjë në jetën reale? • Mbani të informuar prindërit qoftë kur fëmija e tyre bully-ohet, qoftë kur vetë ai është bully. Kur një bully përdor internetin, apo telefonin celular, për të bully-uar të tjerët, sjellja e keqe nuk mbyllet brenda mureve të shkollës dhe sipas shumë gjasave do të manifestohet edhe në vende të tjera. Informacion i mëtejshëm • Bullying.org: <http://www.bullying.org/>. • Stop Bullying Now!: <http://www.stopbullyingnow.com/>. • Childnet International provides comprehensive information and advise at: http://www.teachernet.gov.uk/wholeschool/behaviour/ tacklingbullying/cyberbullying/ • Know the risks: Challenging Cyber bullying: <http://www.mediaawareness.ca/english/teachers/wa_teachers/safe_passage_teachers/risks_ bullying.cfm>. • What is cyber bullying?: <http://www.netalert.gov.au/advice/risks/ cyberbullying/What_is_cyber_bullying.html>. • Report bullying and harmful content to the Insafe network: <http:// www.saferinternet.org/ww/en/pub/insafe/safety.htm>. 107
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
Kapitulli Informativ 18
• Bëjini nxënësit, veç e veç apo në grup, t’u hedhin një sy websiteeve komerciale specifike, ku tregëtohen mallra apo shërbime, me një synim të qartë në mendje. Fjala vjen, të planifikojnë disa pushime festash me një shumë të caktuar parash (shihni Kapitullin informativ 3 mbi kërkimin e informacionit). • Ndërtoni një website e-commerce-i me nxënësit tuaj (fjala vjen, për të shitur mallra), ose zhvilloni më tej iniciativa ekzistuese të çdo lloji, të cilat janë pjesë e programit mësimor. Studjoni strukturën e një website-i të mirë e-commerce-i. Konsiderata etike dhe rreziqe të mundshme • Mbroni të dhënat e kartës suaj të kreditit. Hacker-at mund të marrin informacion mbi kartën tuaj të kreditit, pasi kanë siguruar akses në kompjuterin tuaj, apo pasi kanë lundruar në website-e të pasigurta, në të cilat gjendet informacion mbi ju. • Individë kriminalë marrin informacion bankar, apo informacion mbi kartën tuaj të kreditit edhe duke futur në kurth njerëz të ndryshëm, të cilët e japin në mirëbesim një informacion të këtij lloji. Phishing (http://en.wikipedia.org/wiki/Phishing) hyn tek kjo kategori. Këto sulme kanë zakonisht si tabelë qitjeje përdorues të site-eve, ku bëhen blerje e pagesa online. Këtyre përdoruesve u kërkohet “të rikonfirmojnë” hollësi të ndryshme. • Duke qënë se blerja online e mallrave ka si kusht pagesën me kartë krediti, konsumatorët kanë nevojë të administrojnë financat e tyre në mënyrë që t’i shmangin shpenzimet e tepërta. Si është e udhës të veprohet? • Merrni informacion mbi shitësit e ndryshëm. Fjala vjen, eBay u jep mundësi shitësve të krijojnë reputacionin e tyre mbi bazën e bilancit dhe të ardhurave. Mos blini nga burime, të cilave nuk mund t’u 109
Blerja online e mallrave Hyrje E-commerce është një tërësi shërbimesh, software-esh e procedurash, që mundësojnë shitjen e mallrave online. Pothuaj çdo gjë, nga librat tek pushimet, nga plaçkat për t’u veshur deri tek pajisjet elektronike, mund të blihen online. Përveç mallrave të natyrës materiale, ju mund të blini, gjithashtu, edhe shërbime, si fjala vjen aksesin në materialet online. Sipas kompanisë Forrester Research <http://www.forrester.com/ ER/Press/Release/0,1769,1086,00.html> në vitin 2006, 100 milionë blerës europianë online shpenzuan mesatarisht 1000 euro për kokë, dhe kështu, shuma e përgjithshme e shpenzuar për blerje online me pakicë arriti në nivelin e 100 miliardë eurove. Në Europë, shitjet online me pakicë do të kapin shifrën e 263 miliardë eurove në vitin 2011, ndërsa numri i blerësve online do të bëhet 174 milionë. Ndërkohë, secili syresh do të shpenzojë mesatarisht 1500 euro në vit. Edukimi Të rinjtë kanë nevojë të jenë konsumatorë të mirinformuar. Teksa blerja online po merr përmasa më të mëdha, është e rëndësishme që ata të kuptojnë, se si të nxjerrin përfitime nga ky fakt, dhe se si të shmangin rreziqet që ekzistojnë me psonisjen online. • Mësojini nxënësit se si të gjejnë shitësit e duhur dhe se si të marrin vesh kushtet e shitjes. 108
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
zihet besë, sidomos nga ato që ju vijnë me spam (shihni Kapitullin informativ 6). • Është e këshillueshme që të siguroheni kundër përdorimit të kartës suaj të kreditit nga mashtruesë online. Kontrolloni me kujdes deklarimet tuaja në rastin e blerjeve të paautorizuara. • Lexoni mirë termat dhe kushtet. Teksti mund të jetë i gjatë dhe me përshkrime të natyrës teknike, por mendohuni përpara se të klikoni tek komandat “lexova”, apo “kuptova”. Në asnjë rrethanë mos klikoni pa e lexuar dhe pa e kuptuar. • Kostot e fshehta janë taksa apo tarifa të shpërndarjes së mallit që rëndojnë mbi shitësin. Këtu duhen përfshirë dhe taksat doganore, në rastin kur jeni duke porositur diçka jashtë vendit. • Është i sigurtë site-i? Simboli i kyçit, apo çelësit, në këndin e poshtëm, në të djathtë të browser-it të web-it, do t’ju tregojë se cilat janë faqe të sigurta. Kërkoni çertifikata të protokollit Secure Sockets Layer (SSL) (http://en.wikipedia.org/wiki/Secure_Sockets_Layer), të cilat garantojnë se të dhënat janë të kodifikuara përpara se të dërgohen. • Sigurohuni, që keni nën kontroll të plotë të dhënat tuaja vetjake. Kushtojuni vëmendje box-eve me opcionet e shitësit, që lidhen me kërkesat e këtij të fundit për të dhënat tuaja. Informacion i mëtejshëm • Jepuni njohuri nxënësve tuaj mbi tregëtinë - nga Microsoft: <http://www.microsoft.com/office/previous/frontpage/columns/ edcolumn04.asp>. • European Commission form for seeking redress, available in 11 languages: <http://europa.eu.int/comm/consumers/redress/index_en.htm>. 110
• TRUSTe – an independent, non-profit, global initiative aimed at building trust and confidence in online transactions: <http://www. truste.org/>. • UK Office of Fair Trading (OFT) information on online shopping: <http://www.oft.gov.uk/Consumer/Your+Rights+When+Shopping +From+Home/Online+shopping/default.htm>. • European Commission page on e-commerce : <http://ec.europa.eu/ internal_market/e-commerce/index_en.htm>. • Amazon at <http://www.amazon.com>, and eBay at <http://www. ebay.com/> are two of the best known brands for online shopping. • Paypal fraud prevention tips: <https://www.paypal.com/eBay/cgibin/webscr?cmd=p/gen/fraud-tips-buyers-outside>. • “eBay ‘most popular brand’ online” – BBC article: <http://news.bbc. co.uk/2/hi/technology/4468745.stm>. • Kelkoo is a website for comparing prices from different retailers: <http://fr.kelkoo.com/>.
111
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
Kapitulli Informativ 19
së telekomunikacionit të emërtuar 3G <http://en.wikipedia.org/ wiki/3G>, rëndësi e madhe do t’i jepet aftësisë për ta përdorur teknologjinë e sotme me synimin për të marrë e dhënë informacion në mënyrë të frytshme në një rrugë që shkon përtej marrjes së njohurive në lëmin e medias dhe të internetit. Çfarë avantazhesh ofron interneti në përpjekjet tona për t’u bërë e-citizen-ë? • Interneti bën të mundur, jo vetëm të publikohet shumë më tepër informacion në një kohë sa më të shkurtër, por edhe të përditësohet vazhdimisht ky informacion në mënyrë që qytetarët të informohen lidhur me zhvillimet më të fundit në fushat e interesit të secilit. • Në të shkuarën, ne bazoheshim në versionet që shtypi zgjidhte të publikonte me synimin për të na mbajtur të informuar; në ditët e sotme mund të shkojmë drejtëpërdrejtë tek burimi dhe të marrim vetë informacion të dorës së parë. • Fakti që qytetarët janë më të informuar i fuqizon ata dhe u jep mundësinë të jenë më efektivisht pjesëmarrës në jetën demokratike të vendit të tyre, dhe më tej. • Informacioni mbi gjeografinë, trafikun, kulturën e turizmin, i mbledhur nga organizma publikë e privatë, pasuron në mënyrë të konsiderueshme jetën e qytetarëve. Në disa vende, qytetarët mund edhe të përdorin internetin për të ndryshuar zyrtarisht adresat e tyre, për të aplikuar për rinovimin e pasaportave, apo për të kryer veprimtari të ndryshme, të cilat më parë hanin shumë kohë. Mos harroni, megjithatë, që duhet të merren disa masa paraprake përpara se të nxjerrim online informacion vetjak (shihni blloqet informative 15 dhe 16 mbi privatësinë dhe sigurinë online). • Interneti, gjithashtu, u jep mundësinë qytetarëve për të marrë pjesë në diskutime dhe debate online lidhur me çështje që kanë interes në jetën publike dhe lokale, si dhe - edhe kjo është e mundur - të 113
Si të bëhesh një e-citizen aktiv? Mbrojtja e të drejtave tona si e-citizen-ë Përdorimi gjithnjë e më i përhapur i internetit dhe teknologjitë e reja të komunikimit, kanë qënë një motor shumë i fuqishëm në funksion të rritjes ekonomike dhe të shtimit të vendeve të punës dhe kanë përmirësuar cilësinë e jetës së shumë qytetarëve. Pjesëmarrja (e bazuar tek informacioni) e të gjithë qytetarëve në atë që njihet me emrin ekonomia dixhitale, varet nga edukimi i gjerë i shoqërisë. Kjo nënkupton aftësinë për të analizuar në mënyrë kritike larminë e informacionit (me përmbajtje audiovizive), me të cilin ne bombardohemi çdo ditë, për të krijuar opinione individuale autonome, dhe për të qënë aktivisht të përfshirë në çështje e shqetësime komunitare. Kjo nënkupton, gjithashtu, aftësinë për të përdorur instrumentat Web 2.0 (shihni Kapitullin informativ 23) dhe për të kuptuar çështjet e e-privatësisë (shihni Kapitullin informativ 15). Çfarë aftësish duhet të kenë qytetarët për të qënë aktivë në shoqëri? • Teknologjitë e informimit e të komunikimit po prekin me shpejtësi çdo aspekt të jetës sonë të përditshme dhe po ndryshojnë cilësitë e aftësitë, që kërkohen për të qënë anëtarë aktivë të shoqërisë. • Ndërsa interneti vijon të zhvillohet në formën e rrjeteve wireless <http://en.wikipedia.org/wiki/Wireless_network> dhe gjeneratës 112
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
marrin pjesë në votime nëpërmjet e-votimit (http://en.wikipedia. org/wiki/E-voting). Çështje etike mbi e-citizenship-in Duke patur akses tek një informacion cilësor dhe i përditësuar në mënyrë të vazhdueshme, qytetarët janë më shumë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre themelore. Ne duhet të mbetemi, sidoqoftë, të kujdesshëm lidhur me efektet negative, që vetë teknologjia mund të ketë mbi këto të drejta, në veçanti: • Akses i barabartë tek informacioni: po krijohet një hendek gjithnjë e më i madh brenda shoqërisë midis atyre që kanë informacion e atyre që s’kanë. Nëse kjo situatë vazhdon, demokracia do të kërcënohet, teksa “ata që s’kanë” do të humbasin gradualisht autonominë e shprehjes së fjalës. Pa akses të drejtëpërdrejtë tek informacioni, ne jemi vetvetiu më pak të aftë për të formuar një opinionin tonë mbi gjërat, dhe për këtë arsye do të jemi më lehtësisht të manipuluar nga ata, të cilët janë të shkathët në përdorimin e teknologjive të reja. Përveç kësaj, informacioni mbi sektorin publik është shumë i rëndësishëm për jetën demokratike dhe civike, dhe në mënyrë më të veçantë, një burim kyç për aktivitetin ekonomik. Nëse ne kemi si synim të garantojmë mundësi të barabarta për të gjithë, atëherë do të na duhet të garantojmë akses të barabartë për të gjithë tek informacioni. • Liria e fjalës: Teknologjitë e informimit dhe të komunikimit janë duke luajtur një rol të rëndësishëm në jetën tonë në ditët e sotme; shumë shpejt vetëm ata që janë të shkathët e të zotë në zotërimin e këtyre teknologjive do të arrijnë t’iu dëgjohet zëri. • E drejta për privatësi: rritja e jashtëzakonshme e informacionit të transferuar dhe të shkëmbyer do të thotë që ne duhet të kujdesemi për të mbrojtur të dhënat tona personale, rrjedhimisht të drejtën tonë për privatësi (shihni më poshtë “si është e udhës të veprohet?”). 114
Ide për detyra klase • Edukimi civik: një burim i mirë i cili mund të shërbejë si bazë për programin mësimor mbi edukimin civik është programi online i Këshillit të Europës, që fokusohet tek veprimtaritë mbi të drejtat e njeriut në <http://www.hrea.org/erc/Library/First_Steps/index_ eng.html>. Ju mund t’u kërkoni nxënësve të ndërtojnë një diagramë të tyren mbi të drejtat e njeriut. Le t’i lëmë ata t’i zbatojnë njohuritë e tyre të reja mbi të drejtat e njeriut në mjediset virtuale, fjala vjen le t’u caktojmë detyrën për të na thënë, se çfarë do të bënin ata në mënyrë që ta shndërronin internetin në një “vend” më të mirë për të punuar e për të luajtur. • Historia: revolucioni francez: Jepuni ndihmë nxënësve të ndajnë faktet prej hipotezave duke krahasuar pikturat heroike revolucionare të marrjes së Bastijes me këndvështrimin e logjikën moderne. Ata duhet të jenë të aftë “të shpjegojnë si dhe pse marrja e Bastijës është interpretuar në mënyra të ndryshme”. Kjo gjë mund të lidhet me koncepte të edukimit media-tik, si fjala vjen besueshmëria e dëshmive dhe mënyra se si realiteti krijohet e paraqitet mbi bazën e qëllimeve të ndryshme. • Gjeografia - pasaporta për të vizituar botën: Ftojini nxënësit të diskutojnë mënyrat se si vende të ndryshme janë paraqitur në internet, dhe të analizojnë se si website-et kanë qasje e nënvizime të ndryshme për vende të ndryshme. • Analiza e përmbajtjes: Zgjidhni një argument, më pas kërkoni se çfarë thuhet lidhur me të në site-e të ndryshme dhe në fund analizoni çfarë keni gjetur tok me të tjerët. Është e vërtetë që burime të ndryshme kanë qasje të ndryshme? Pse mendoni se ndodh një gjë e tillë? • Duke ditur që telefonat celularë janë pjesë integrale e jetës së nxënësve jashtë shkollës, shqyrtoni në klasë mënyrën, se si ata duhen përdorur për të mbledhur informacion mbi komunitetin e për të përmirësuar pjesëmarrjen në demokraci 115
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
Si është e udhës të veprohet? • Çdo qytetar ka të drejtën të marrë një kopje të informacionit personal, që është i sistemuar dhe i depozituar. Këmbëngulni tek kjo e drejtë, e mos jepni asnjëherë informacion personal, nëse ju nuk e konsideroni të udhës. • Lexoni gjithmonë me shumë kujdes “dispozitat shtesë” të çdo pyetësori për të parë se si përdoret informacioni që ju jepni mbi veten tuaj, dhe për më shumë sugjerime e këshilla, mos harroni të fokusoheni tek Kapitulli informativ 15 mbi privatësinë. • Marrja e njohurive fillestare, shkëmbimi me të tjerë i këtyre njohurive dhe përcjellja e tyre në shkollë, apo në shoqërinë civike është thelbësore, nëse synojmë të rrisim e përmirësojmë pjesëmarrjen në demokraci. • Një numër shkollash, në përpjekje për t’u siguruar që nxënësit e tyre po i zhvillojnë aftësitë për të jetuar, punuar e luajtur në shoqërinë e sotme të informacionit, janë duke punuar mbi programe të trajnimit në fushën e internetit. Këto programe përfshijnë: - aftësimin për të lundruar në labirinthin e informacionit të disponueshëm në internet; - zhvillimin e kapacitetit për të ndarë grurin nga egjra në botën e informacionit; - zotësinë për të analizuar informacionin në terma të rëndësisë e të vlefshmërisë; - zotësinë për të kuptuar implikimet etike të instrumentave online në demokraci; - përdorimin e informacionit me synimin për të nxënë duke u bazuar në projekte të ndryshme; - aftësinë për të kuptuar e për të përdorur mundësitë e shumëfishta, që një browser dhe interneti mund të ofrojnë.
Informacion i mëtejshëm • Amnesty International në <http://www.amnesty.org/> dhe Human Rights Watch <http://www.hrw.org/> janë organizata jo qeveritare, që bëjnë fushata për qëllime të ndryshme. Amnesty ka një manual shumëgjuhësh për mësuesit, i cili quhet “First steps (hapat e para)”, i projektuar me synimin për të ndihmuar të rinjtë, që të mësojnë mbi të drejtat e njeriut, e veçantërisht të rinjtë e Europës Qendrore e Lindore. • Komisioni Europian ka informacion mbi mbrojtjen e fëmijëve dhe të dinjitetit human në shërbimet audiovizuale: < http://ec.europa. eu/avpolicy/index_en.htm>. • Artikulli “Klasa që i di gjërat në majë të gishtave: një qasje praktike për t’i zhvendosur idealet demokratike në fabrikën e përditshme të jetës shkollore”: <http://www.newhorizons.org/strategies/democratic/ gimbert.htm>.
116
117
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
Kapitulli Informativ 20
wireless dhe disa prej tyre përdorin lidhje satelitore (p.sh. WiMax). Edukimi • M-learning është të mësuarit (learning) me ndihmën e teknologjisë mobile (M), siç janë telefonat celularë, kompjuterat e bartshëm, dhe PDA-të (Personal Digital Assistant). <http://insight.eun.org/ww/en/pub/insight/school_innovation/ learnenv/games_and_mobile.htm> • Kërkimi shkencor i SRI-së zbuloi në vitin 2003, se 90% e mësuesve, të cilët kishin përdorur teknologji mobile, mbështesnin idenë, se kjo lloj teknologjie jepte ndihmesë pozitive në procesin e nxënies:< http://ctl. sri.com/research_areas/displayResearchArea.jsp?Nick=learnenvs>. • M-learning ofron mundësinë e personalizzmit të leksioneve që u jepen nxënësve. Fjala vjen, në sajë të teknologjisë, një shkollë në Shtetet e Bashkuara ka ngritur një “klasë pa fletore e libra”: <http:// www.paperlessclassroom.org/>. • E ardhmja e studimit m-learning varet jo vetëm nga zhvillimi i teknologjisë, por edhe nga zhvillimi i lëndëve mësimore, të cilat mund të shpjegohen me anë të pajisjeve elektornike të bartshme. • Korea njihet si një nga vendet pionere në lëmin e studimit m-learning. Qysh prej vitit 2004, nxënësit janë të aftë të download-ojnë leksione në pajisjet mobile të bartshme. • Lojrat e telefonave mobilë janë bërë gjithnjë e më popullorë, teksa teknologjia përmirësohet. Është thënë e pranuar tanimë që lojrat edukative dhe lloje të tjera të të mësuarit informal duhet të përshtaten për nxënësit mesatarë. • Kompjuterat e bartshëm janë në dobi të mësuesve, të cilët janë vazhdimisht në lëvizje dhe të nxënësve, të cilët punojnë në grupe, apo në terren. • Përdorimi i kompjuterave të bartshëm ka vlejtur për t’i nxitur nxënësit që të marrin përgjegjësi për punën e tyre dhe nga ana tjetër, 119
Teknologjia mobile Hyrje Në vitin 1983, kur telefoni mobil (celular) u shfaq për herë të parë në treg, shumë pak vetë u kujtuan që të blinin një të tillë. Në vitin 1995 kishte pesë pajtime për njëqind banorë në rrjetin e telefonisë mobile të Bashkimit Europian. Sipas Eurostatit (2005), në vitin 2003 shifra ishte 80 telefona mobilë për 100 banorë në Bashkimin Europian të zgjeruar me 25 vende. Përdorimi i telefonave mobilë është tanimë një fenomen botëror. Në shumicën e vendeve të Europës pothuaj 80% e familjeve kanë të paktën një telefon mobil < http:// www.mobileherald.com/2006-mobile-phone-statistics-and-projections/>. Tiparet standard të telefonave mobilë janë të ashtuquajturat “voice calls”, shërbimet e mesazheve të shkurtëra (Short Message Services SMS)) <http://en.wikipedia.org/wiki/Short_message_service>, shërbimet e mesazheve multimediale (multimedia message services MMS) http://en.wikipedia.org/wiki/Multimedia_Messaging_Service, dhe kamera fotografike apo filmike. Një larmi e madhe shërbimesh të Web 2.0 (shihni Kapitullin informativ 23) janë të përdorueshme nëpërmjet telefonit mobil. Në prill të vitit 2006, rreth 28% e përdoruesve të telefonave mobilë e përdornin internetin nga telefoni i tyre. Në vitin 2004 ishin 25%. Bota e teknologjisë mobile po bëhet gjithnjë e më pak e dallueshme nga bota e kompjuterave personalë, ngaqë shumë telefona mobilë në ditët e sotme janë të projektuar për të browse-uar në internet dhe për të shkëmbyer email-e. Gjithmonë e më shumë kompjuterat po bëhen 118
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
në këtë mënyrë ka më pak gjasa që ata të humbasin shënime e detyra. • Që nga momenti që telefonat mobilë janë kaq popullorë mes të rinjve, mësuesit mund të mundësojnë përfshirjen e nxënësve duke futur përdorimin e sms-ve, etj, në veprimtaritë shkollore. Çështjet • Janë shprehur shqetësime lidhur me faktin, që fëmijëve u jepen përpara kohe telefona celularë. Studimet ende nuk e kanë thënë fjalën e tyre në mënyrë përfundimtare lidhur me rreziqet e ekspozimit ndaj rrezatimit, sado minimal të jetë ky rrezatim. • Përdorimi i telefonave celularë konsiderohet nga një masë e madhe prindërish si një çështje private e fëmijëve të tyre. Të nxitur nga liria e re e zbuluar me celularin, mund të qëllojë që fëmijët ta gjejnë veten në telashe financiare, ngaqë shpenzojnë para për shkak të pjesëmarrjes “me kosto” në programe të ndryshme radio-televizive, apo për shkak të blerjes së aksesorëve të ndryshëm, si lloje zilesh melodike për telefonin. • Celularët mund të përdoren si pajisje për të “spiunuar” vendndodhjen dhe veprimet e të tjerëve. Çështja e dilemës midis sigurisë dhe lirisë është gjithnjë kontroverse. • Teknologjia bluetooth (http://en.wikipedia.org/wiki/Bluetooth) ngre çështje të sigurisë për shkak, fjala vjen, të hacker-ave dhe të mesazheve të padëshiruara. • Një moblog (http://en.wikipedia.org/wiki/Moblog) është një blog në telefonin mobil (ditar web-i), në të cilin të rinjtë postojnë informacion dhe foto të ndryshme, duke vënë në rrezik kësisoj sigurinë e tyre. • Bullying-u nëpërmjet telefonit mobil është një shqetësim në rritje. Të rinjtë e quajtur “happy slappers”, dmth ata që bezdisin e dhunojnë dikë në praninë e një miku bashkëfajtor, që filmon ngjarjen (http:// 120
en.wikipedia.org/wiki/Happy_slapping), përdorin telefona celularë për të regjistruar sulmin dhe më pas imazhet i postojnë në web për të turpëruar viktimën (shihni Kapitullin informativ 17 mbi bullyingun and harassment-in). • Kamerat e telefonave celularë dhe mundësia e një aksesi të lehtë në internet mund të jenë një kërcënim për privatësinë: ka një prirje mes të rinjve për të shkrepur “foto komprometuese” (p.sh. shokët e klasës, teksa janë në dhomat e zhveshjes në palestra, mësuesit në klasë), e në ndonjë rast për t’i trukuar këto foto në kompjuter dhe për t’i download-uar në web. • Kostot e telefonave celularë: fëmijët janë shpesh të pavetëdijshëm për kostot e larta të disa shërbimeve të caktuara, siç është votimi online në lojra të ndryshme media-tike, apo shërbimet e padëshiruara via sms kundrejt pagesës. • Telefonat celularë, duke qënë se kërkojnë një fokusim minimal gjatë përdorimit, përbëjnë një rrezik gjatë grahjes së makinës. • Viruset (http://en.wikipedia.org/wiki/Computer_virus) dhe krimbat (worms) (http://en.wikipedia.org/wiki/Computer_worm) kanë infektuar vazhdimisht telefonat mobilë qysh prej vitit 2004. Një shembull është “Cabir worm”. Kompania antivirus F-Secure ka arritur në përfundimin, se ekzistojnë rreth 200 viruse të telefonave celularë <http://www.f-secure.com/news/fs_news_20060531_01_eng.html> Telefon celular? Po si? • Telefonat mobilë janë tanimë shumë popullorë dhe është e lehtë dhe relativisht e pakushtueshme të kesh një të tillë. • Në momentin që ju blini një aparat celular, ju mund të zgjidhni të punoni me karta, të cilat bartin një numër të caktuar minutash për të biseduar, apo të pajtoheni tek një kompani celularësh e të bëni pagesa mujore në këmbim të shërbimeve të përfituara. 121
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
Si është e udhës të veprohet? • Përdorni telefona celularë me radiacion të ulët (SAR < 0.6), dhe përdorni vazhdimisht kufje – kufjet më të mira janë të pajisura me një filtër frekuencash. • Nxisni të rinjtë ta kufizojnë në maksimum përdorimin e telefonave celularë. Mos ndaloni përdorimin, megjithatë, ngaqë përdorimi i telefonave celularë është një dukuri mjaft e përhapur mes adoleshentëve dhe në shumë ambiente është shumë i rëndësishëm në krijimin e grupeve, ku të gjithë janë të barabartë e të respektuar mes tyre. • Mos e mbani të aktivizuar Bluetooth-in, sa kohë që nuk jeni duke e përdorur, ngaqë ai paraqet probleme të sigurisë. • Ashtu si dhe me email-at, pranoni të dhëna veç nga burime të besuara. Bëni kujdes me sms-të spam: mos ua jepni numrin e telefonit njerëzve, të cilët nuk i njihni mirë. • Përpara se të publikoni foto, sigurohuni që nuk jeni duke dhunuar të drejtat legale të të tjerëve. • Flisni me fëmijët tuaj lidhur me shkëmbimin e materialeve me përmbajtje të dëmshme, dhe theksojuni atyre që e gjithë kjo do të ishte në kundërshtim me ligjet kombëtare për mbrojtjen e të rinjve. • Mos e teproni me përdorimin e telefonit celular në prani të të tjerëve, ngaqë këta të fundit nuk është e thënë të kënaqen duke dëgjuar bisedat tuaja. • Sa herë që ju bezdisin me thirrje apo sms të padëshiruara, kontaktoni operatorin tuaj të telefonisë celulare, ose bëni një telefonatë pranë strukturave hetimore apo të ruatjes së rendit. • Shumë telefona mobilë kanë një opcion filtrimi: mbani një listë të 122
zezë, ku të jenë të shënuar emrat që ju do donit të ishin të Kapitulliar qysh në hyrje, apo një listë të bardhë me emrat, që ju do donit të lejoheshin (fjala vjen, një listë vetëm me emrat që figurojnë në phone book). Ju mund të download-oni nga interneti, gjithashtu, filtra të kontrollit prindëror mbi fëmijët, ose të blini një të tillë nga operatori jua i telefonisë. Informacion i mëtejshëm • Portali Insafe (një projekt i Komisionit Europian që promovon sigurinë online dhe ndihmon prindërit në merakun ndaj fëmijëve) ofron udhëzime për sigurinë online: <http://www.saferinternet.org/ ww/en/pub/insafe/safety_issues/faqs/mobile_phones.htm> • Faqja e M-learning-ut në qendrën e e-Learning-ut: <http://www.e-learningcentre.co.uk/eclipse/Resources/mlearning. htm>. • Site-i independent i Mbretërisë së Bashkuar për rivlerësimin e telefonave celularë: <http://www.mobile-phones-uk.org.uk/>. • Përmbledhje e litetaturës mbi learning-un dhe teknologjinë mobile – një raport i detajuar i Universitetit të Birmingham-it, që përfshin raste studimore dhe një vështrim të përgjthshëm mbi të ardhshmen e M-learning-ut: <http://www.nestafuturelab.org/research/reviews/ reviews_11_and12/11_01.htm>. • Forumi i botës wireless: <http://www.w2forum.com/> • “Fëmijët dhe telefonat celularë, një axhendë për veprim”, publikim online nga Childnet International: <http://www.childnet-int.org/downloads/CMPAAA_A4.pdf>. • Organizmi indipendent i klasifikimit të telefonave mobilë (Independent Mobile Classification Body - IMCB): <http://www. imcb.org.uk/> 123
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
• Shoqata e të dhënave mbi telefonat mobilë (Mobile Data Association - MDA): <http://www.mda-mobiledata.org/mda/>. • Mëso se si të mbrosh Bluetooth-in, dhe se si punon ai: <http://electronics.howstuffëorks.com/bluetooth4.htm> • Informacion mbi sigurinë e Bluetooth-it: <http://www.bsi.de/english/publications/brosch/B05_bluetooth.pdf>. • Udhëzime në ndihmë të prindërve i operatorit të telefonisë celulare Vodafone: <http://www.vodafone.co.uk/download/CSR%20Parent%20guide.pdf>. • Informacion (në gjermanisht) mbi përdorimin e sigurtë dhe të përgjegjshëm të telefonave celularë, i cili përfshin udhëzime në ndihmë të prindërve dhe një manual në ndihmë të mësuesve <http:// www.handywissen.at>. • Një site tjetër në gjermanisht me informacion të dobishëm në ndihmë të prindërve dhe të rinjve <http://www.handysektor.de> Ç’është një blog? Hyrje
Kapitulli Informativ 21
• Fjala “blog” (http://en.wikipedia.org/wiki/Blog) është shkurtim i termit “weblog”, dhe ka kuptimin e një gazete online të krijuar dhe të publikuar nga grupe apo individë. Termi “weblog” është shtuar në fjalorin e Oksfordit në vitin 2003. Blogu është një dukuri e vonë në internet. • Blogger-at postojnë artikuj dhe informacion online, dhe bash për këtë arsye, kjo prirje ka filluar të mbizotërojë trafikun e newsgroupeve (shihni Kapitullin informativ 8 mbi newsgroup-et). • Ndonëse disa politikanë e personazhe të tjerë të rëndësishëm kanë krijuar blog-un e tyre individual, blog-u vazhdon, megjithatë, të bashkëlidhet me njerëzit e zakonshëm që shprehin opinione dhe që flasin mbi jetën e tyre të përditshme. • Për shkak të popullaritetit të vonë të blog-ut, janë krijuar së fundmi shumë website-e, të cilat kanë software-a që ndihmojnë në krijimin e publikimin e materialeve. Çdo hyrje në blog ka një tastë komenti, gjë që ofron mundësi diskutimi, dhe mund të prodhojë ide të reja. Blog-u mobil, i njohur si moblog (http://en.wikipedia.org/wiki/ Moblogging), është një shpikje e këtyre kohëve falë zhvillimit të komunikimit me email nëpërmjet telefonave celularë (shihni Kapitullin informativ 20 mbi teknologjinë mobile).
124
125
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
• Vlogging (http://en.wikipedia.org/wiki/Vlog) është një tendencë e re, në të cilën përdoruesit postojnë materiale video, tok me komentin përkatës. • RSS, ose rich site summary (http://en.wikipedia.org/wiki/ RSS_%28file_format%29) po përdoret në ditët e sotme për të bërë tok disa blog-je. Ata që s’e kanë problem publikimin në website-e të tjera të materialeve me përmbajtje personale, mund t’i bëjnë ato të disponueshme duke përdorur një XML, dmth extensible mark-up language (http://en.wikipedia.org/wiki/XML), që është një mënyrë për bashkuar web-e të ndryshme. XML është një lloj kodi i ngjashëm me HTML-në, dhe është gjithashtu i njohur me termin “feed”; ky i lejon lexuesit të “bëjnë pajtimin” me përmbajtjen e këtyre website-eve dhe të kenë në dispozicion çdo përditësim të blog-jeve, në mënyrë që ata të mos kenë nevojë të hyjnë në blog për t’u informuar lidhur me këtë gjë. Duket disi e ngatërruar, por praktikisht është një opcion standard në shumicën e programeve “blogging”. Përdorimi edukativ i blogging-ut • Blog-u u jep nxënësve një mundësi për të patur nën kontroll dijet e marra, dhe për të krijura një forum publik, në të cilin mund të publikohen mendimet dhe ndjenjat e tyre. • Blog-u mund të përdoret si një instrument inovativ mësimdhënieje në orët e diskutimit kolektiv. Fjala vjen, në një orë të letërsisë moderne, një klasë e përdori blog-un për të studiuar novelën Jeta sekrete e bletëve (The secret life of bees). (http://weblogs.hcrhs.k12. nj.us/bees/). Autori shkruajti një hyrje për leksionin, e më pas nxënësit e prindërit e tyre u ftuan të hidhnin në letër përshtypjet rreth asaj që lexonin çdo ditë nga kjo novelë. Më tej, ishte radha e autorit për të bërë komentet e veta mbi këto komente. Shihni: <http://weblogs.hcrhs.k12.nj.us/bees/>. • Ekspertët kanë vënë re tri shkallë në procesin e blogging-ut, gjë që është përshkruar në <http://thejournal.com/Articles/2004/02/01/ Content-Delivery-in-the-Blogosphere.aspx?sc_lang=en&Page=1>. 126
Blogger-ët kanë për detyrë të bëjnë vazhdimisht pastrimin, filtrimin dhe postimin e materialeve. Duke kërkuar materialin, mbi të cilin do të bëhen komente, nxënësi bëhet gjithnjë e më familjar me teoritë e idetë e ndryshme, dhe zhvillon aftësitë e nevojshme për të bërë analizën kritike të përmbajtjes së materialeve. • Teknologjia mund të përdoret si një faktor motivues në edukim. Nxënësit janë të interesuar për blog-jet, për shkak të risisë që ato bartin dhe të mundësive për shprehjen e vetes. Blog-u mund të përdoret për dhënien e dijeve në lëndë të ndryshme. • Blog-u i jep çdo nxënësi të klasës një shans për të marrë pjesë në një diskutim, i cili i ekspozon fëmijët ndaj perspektivave të ndryshme. Konsiderata etike dhe rreziqe • Nxënësve u duhet bërë me dije, që ata nuk duhet të publikojnë në hapësirat publike të internetit atë informacion personal, të cilin nuk do donin ta thoshin në një forum offline. Ky është një problem më vete me blog-jet, të cilët shpesh janë nga natyra vetjakë. Edhe një blog anonim nuk është në të vërtetë anonim, dhe mbyllja e një blog-u nuk është se heq nga qarkullimi të gjitha materialet e tij. Krijimi dhe përdorimi i një blog-u • Nëse keni aftësi e njohuri teknike, ju mund të krijoni një blog duke filluar nga zeroja. Shumica e njerëzve përdorin site-e, të cilat ofrojnë instrumentat për krijimin e një blog-u. Blog-jet e shkollave në <http://www.schoolblogs.net> dhe Blogger-at ofrojnë shërbime falas (shihni më poshtë). Këto ofrojnë instruksione të kuptueshme dhe hap pas hapi, të cilat ndihmojnë për t’u regjistruar, për të emërtuar blog-un dhe për të zgjedhur modelin e faqosjes. • Me ta krijuar e “vënë në punë” blog-un, ju mund të kompozoni dhe të editoni artikuj e shkrime (entries) nga një webpage qendror. 127
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
Interface-i për software-a popullorë është formati WYSIWYG (http://en.wikipedia.org/wiki/WYSIWYG) dhe është skajshmërisht miqësor me përdoruesin. • Visitorët e blog-ut tuaj mund të komentojnë mbi përmbajtjen, duke klikuar tek link-u i komenteve në fund të çdo materiali. • Bëni mirë ta pasuroni komentarin tuaj me hyperlink-e dhe imazhe. Butonat për atribute të tilla duhet të përfshihen në toolbar mbi kornizën e tekstit, ku ju futni materialin tuaj. Çfarë është e udhës të bëhet? • Një blog është një mundësi e madhe që ju jepet për të shprehur opinionet tuaja. Nëse doni të mbroni privatësinë, ju mund të përdorni pseudonim dhe të mos lejoni të dalë në shesh i tërë informacioni personal. • Fëmijët dhe të rinjtë duhet të jenë shumë të kujdesshëm me nxjerrjen e informacionit vetjak në një blog. • Respektoni ligjet për të drejtat e njeriut dhe mos përdorni modelet e blog-jeve të të tjerëve pa lejen e këtyre të fundit. • Merruni e familjarizohuni mirë me blog-un tuaj, përpara se ta prezantoni atë në klasë. Një vizitë në blog-jet e tjera mund t’ju ndihmojë për ide e frymëzime të reja. Website-i i blog-jeve të shkollave ka më tepër se 4 000 anëtarë, dhe u jep përdoruesve mundësinë të lançojnë blog-un e shkollës së tyre. • Mos kurseni kohë, kur është puna për t’u shpjeguar nxënësve tuaj konceptin e blog-ut. Tregojuni atyre pse është bërë dhe jepni shembuj të një blog-u të mirë e të një blog-u të keq. Më pas, jepuni nxënësve një numër rregullash strikte, në të cilat duhet të përfshihen gjatësia dhe frekuenca e postave, çështjet, numri i hyperlink-eve, etj. Jepuni si detyrë nxënësve të mbajnë një blog, të diskutojnë përvojat e tyre dhe bëni komente në blog-jet e tyre. 128
Informacion i mëtejshëm dhe link-e • Blogger është një site që ofron instrumentat e blogging-ut, dhe tani të moblogging-ut: <http://www.blogger.com/start>. • 14 udhëzime për blogger-at lidhur me të drejtën e autorit: <http:// weblogs.about.com/od/issuesanddiscussions/a/copyrighttips.htm>. • Guida legale e Fondacionit të Kufijve Elektronikë (Electronic Frontiers Foundation - EFF) për blogger-at: <http://www.eff.org/ bloggers/lg/>. • Udhëzime të kolegjit të Dartmouth-it për diskutime online në klasë: <http://www.dartmouth.edu/~webteach/articles/discussion.html>. • Artikull i BBC i 23 Janarit të vitit 2005 “Akademikët japin leksione mbi blogjet”: <http://news.bbc.co.uk/2/hi/uk_news/ education/4194669.stm>. • Weblogg-ed – ky është një site, që ndjek tendencat e blog-jeve në ditët e sotme në fushën e arsimit: <http://www.weblogg-ed.com/>. • Artikull në Journal, Shkurt 2004, “Shpërndarja e materialeve në blogosferë”: <http://thejournal.com/Articles/2004/02/01/ContentDelivery-in-the-Blogosphere.aspx?sc_lang=en&Page=1>. • <http://www.infotoday.com/MMSchools/jan04/richardson.shtml>. • Weblog-e edukativë: <http://supportblogging.com/Links+to+School+Bloggers>. • Blogger-i i edukuar: përdorimi i Weblog-eve për të promovuar mësimin e shkrimit e këndimit në klasë: <http://firstmonday.org/ issues/issue9_6/huffaker/>.
• Instrumenta për të mbështetur shkrimin e nxënësve në arsimin parauniversitar: <http://www.readwritethink.org/student_mat/index.asp>. 129
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
• Blog Idea File: lista e rrugëve, që mësuesit ndjekin në përdorimin e blog-jeve: <http://supportblogging.com/Links+to+School+Bloggers#toc5>. • Burimet e Blogging-ut për edukatorët: Network-u Social Hyrje
Kapitulli Informativ 22
Një shërbim online i network-ut social është një sistem i bazuar në web, që u ofron përdoruesve një numër të madh mundësish për të ndërvepruar me sho-shoqin, siç janë chat-i, mesazhi, email-i, video-ja, komunikimi me zë në chat, shkëmbimi i file-eve, blogging-u, grupet e diskutimit, etj, etj. Network-u social ngrihet rreth profileve personale, që përmbajnë të dhëna vetjake shumë të rëndësishme, interesa, grupin e miqve të tyre, etj. Site-et e network-eve sociale bëjnë tok komunitete njerëzish, të cilët kanë të njëjtat interesa dhe zhvillojnë të njëjtat veprimtari, apo të cilët janë të interesuar në eksplorimin e interesave dhe veprimtarive të të tjerëve. Për të bërë mundur këtë gjë, ato ofrojnë tipa të ndryshëm software-ësh. Site-et e network-eve sociale u japin mundësinë njerëzve të lidhen me njëritjetrin (zakonisht me faqe vetpërshkrimi për çdo anëtar të network-ut), dhe për shtimin e numrit të anëtarëve ofrojnë sisteme të rekomanduesve të ngritur mbi besimin e përdoruesve të link-ut. Disa site-e përmbajnë direktori të kategorive specifike të përdoruesve (si fjala vjen, kategoria e ish-shokëve të klasës). Site-et popullore të network-eve sociale bëjnë një kombinim të të gjithë (apo të shumë prej) këtyre aspekteve, me MySpace, Bebo dhe Facebook, të cilat janë gjerësisht të përdorura në anglosphere dhe me Friendster i përdorur gjerësisht në Azi. Shumica e network-eve sociale organizohen rreth përvojave personale, por ka gjithashtu edhe komunitete të tjera: 130 131
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
• Komunitetet e transaksioneve, të cilat lehtësojnë shitjen e blerjen. • Komunitetet e interesit, të cilat fokusohen kryesisht në një argument specifik, si për shembull filmat, shëndeti, etj. • Komunitetet e fantazisë, të cilat ngrihen rreth ambienteve imagjinare, dhe ushtrimit të lojrave, si bota e artit të luftës dhe Jeta e Dytë ( Jeta e Dytë është një botë virtuale, e cila ekziston qysh nga viti 2003). • Shumica e network-eve sociale ofrojnë, gjithashtu, atribute të thjeshta për administrimin e privatësisë së të dhënave personale. Këto instrumenta lejojnë përdoruesit ta ngushtojnë aksesin vetëm për miqtë dhe vetëm tek pjesë të caktuara të profilit të tyre, ose vetëm për anëtarët që kanë kredenciale më të sigurta. Ato, gjithashtu, u japin mundësinë anëtarëve ta kufizojnë aksesin e kërkimeve rastësore, si dhe mundësinë që të mohojnë tagging të përmbajtjes së tyre prej anëtarëve të tjerë. Çfarë është e udhës të bëhet? • Shqyrtojeni me kujdes materialin, që jeni duke e postuar online; mos harroni se, me të postuar diçka, do të jetë pothuaj e pamundur ta zhdukni tërësisht nga rrjeti. • Bëni kujdes veçantërisht në rastin, kur postoni imazhe. Edhe nëse nuk e vendosni emrin tuaj pranë një imazhi, të tjerët mund t’ju identifikojnë nëpërmjet këtij imazhi, i cili do të mbetet i prekshëm dhe i përdorshëm në “qilarët” e web-it edhe shumë kohë, pasi ju ta keni hequr atë. • Mbroni informacionin tuaj personal, e veçantërisht atë informacion, nëpërmjet të cilit mund të zbulojnë se kush jeni ju e ku jeni. • Mos postoni në asnjë rrethanë ndonjë gjë, e cila mund të fyejë e lëndojë të tjerët. 132
• Mos harroni që profili juaj mund të jetë online në variantin “publik” dhe në variantin “privat”. Ju duhet të vendosni me kujdes mbi variantin, që duhet të zgjidhni. • Mos shpërfillni asgjë prej asaj, që ju ofrohet nga site-et e networkeve sociale në funksion të mbrojtjes së privatësisë. Mendohuni mirë përpara se ta “nxirrni në shesh” profilin tuaj. • Mbani parasysh se, nëse profili juaj mbahet online në variantin “publik”, ai mund të shihet nga gjithsecili. Edhe kur nuk mbahet në variantin “publik”, ai mund të shihet nga të gjithë ata që bëjnë pjesë në një network, anëtar i të cilit jeni dhe ju. • Nëse qëllon që jeni viktimë e gjuhës së urrejtjes, apo e bullying-ut, kërkoni ndihmë nga dikush, tek i cili keni besim; edhe kur mendoni se ky i fundit nuk ju kupton e nuk ju miraton, ju prapëseprapë bëni mirë të flisni me të. • Mos e shoqëroni profilin tuaj me një informacion të natyrës shumë vetjake. Konsiderata etike dhe rreziqe Njerëzit shpesh janë të idesë se, ndërsa janë duke përdorur site-et e network-eve sociale, ata nuk kanë komplekse e inhibicione, të cilat i manifestojnë në jetën reale. Ata ndihen online të fuqishëm, e ndonjëherë, të pamposhtshëm, gjë që i bën të shkruajnë komente e të thonë gjëra, të cilat as që do t’u shkonte në mendje t’ua thoshin të tjerëve në një bisedë sy më sy. Ky “guxim” vjen edhe prej faktit, që është e lehtë t’i jepet gaz makinës së emocioneve në një botë virtuale. Sitet e Network-eve Sociale u japin mundësi përdoruesve të lënë komente në profilet e njerëzve të tjerë. Duhet bërë kujdes me llojin e natyrën e këtyre komenteve.
133
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
Cilat janë këshillat që duhet t’u japim të rinjve, që përdorin site-et e network-eve sociale? Duhet të sigurohemi që ata janë të vetëdijshëm mbi rreziqet që egzistojnë sa herë që lejojnë dikë tjetër të ketë akses në informacionin e tyre personal. Rregulli praktik është që të supozohet se çdo gjë është në sytë e publikut sa herë që ju nuk merrni masa që të mos jetë, e për rrjedhojë ju nuk duhet të thoni në site-in e network-ut social ato gjëra, të cilat nuk do dëshironit që të dilnin sheshit në botën offline. Të kuptohemi, duke zgjedhur variantin “privat” të profilit, nuk është se ju lejoni vetëm miqtë që të kenë akses në profilin tuaj. Në një numër rastesh, kjo thjesht do të thotë, se çdo gjë e vendosur në profil mund të shihet nga kushdo online; miqtë kanë vetëm “privilegjin” e thjeshtë t’ju postojnë komente, apo IM (Instant Messages). Duhet të mbani parasysh, gjithashtu, se, nëse u bashkoheni network-eve apo grupeve të mëdha (fjala vjen, network-e kombëtare apo komunale), numri i njerëzve që kanë akses në profilin tuaj bëhet i jashtëzakonshëm. 
Mësojuni të rinjve të mos ja prishin instiktit të tyre; nëse kanë ndjesinë e brendshme, se dikujt nuk i duhet besuar, ka shumë gjasa të kenë të drejtë: atij nuk i duhet besuar. Nëse të rinjtë gjejnë online ndonjë gjë, që ata nuk e pëlqejnë, apo që ata i bën të ndihen të sikletosur, duhet ta fikin kompjuterin dhe duhet të flasin me një të rritur. 
Kini kujdes me informacionin personal. Problemi është se përsa kohë një person ka postuar informacion personal në internet, ai/ajo ka humbur kontrollin mbi njerëzit që mund të shohin atë, dhe mbi mënyrën se si mund të përdoret ky informacion. Fotot mund të kopjohen lehtësisht, dhe në këto rrethana janë me mijëra ata, që me një klick, mund t’i shohin. Për shkak të natyrës dixhitale të fotove, ato edhe mund të ndryshohen apo të deformohen. Për më tepër, ato mund të përdoren nga software-a të rinj kërkimi për të identifikuar njerëz, s’ka gjë se fotoja nuk i atashohet një emri. Të rinjtë duhet të dinë, se nuk duhen postuar foto, të cilat nuk do donin që t’i shihte gjithkush, përfshirë prindërit e mësuesit. 
Mbani parasysh se jo çdo njeri online është ai që duket se është. Fakti, që website-e të caktuara synojnë të mbajnë në lidhje nxënës të së njëjtës shkollë, nuk do të thotë asgjë. Informacioni i ofruar nga përdoruesit në momentin që ata regjistrohen, nuk është i kontrolluar. Secili mund të krijojë një profil përdoruesi duke u maskuar si dikush tjetër. Përveç 134
kësaj, secili, pavarësisht nga mosha reale apo e pretenduar, mund t’u bashkohet disa komuniteteve shkollore. Shumica e ofruesve të network-eve socialë kanë brenda site-eve udhëzime për përdorimin e sigurtë të tyre. Çfarë mund të bëjmë për t’i mbrojtur të rinjtë e site-eve të networkeve sociale? Ashtu si me të gjitha teknologjitë online, përgjigja nuk duhet kërkuar tek moslejimi i të rinjve të hyjnë në site-e të tilla. Ata duhet të dinë të mbrohen dhe të jenë të kujdesshëm online, duhet të nxiten për të respektuar kufizimet që u imponohen moshave të caktuara, për të ruajtur informacionin personal dhe për të qënë “botues” të përgjegjshëm. Të rriturit kanë për detyrë të njohin rreziqet dhe praktikat më të mira të një përdorimi të sigurtë, dhe jo të ndalojnë përdorimin e tyre. Të gjitha këto gjëra bëhen natyrshëm në botën offline; pse mos të jetë kështu dhe në botën online? Të rinjtë kanë nevojë të nxiten për të folur mbi përvojat e tyre online me të rritur, tek të cilët kanë besim, siç janë prindërit dhe mësuesit. Ashtu si me çështjet e tjera të sigurisë në internet, rezultati pozitiv në punën me të rinjtë vjen prej një angazhimi aktiv të prindërve dhe mësuesve në jetën e tyre online. Kjo ka, me siguri, një efekt edhe mbi vetë të rriturit, ngaqë ata kanë mundësi të mësojnë shumë mbi cilësitë pozitive të site-eve të network-eve sociale. Network-u social dhe e-Democracia e-Democracia (e-Democracy) ka të bëjë me përdorimin e teknologjive të komunikimit elektronik, siç është interneti, në funksion të përmirësimit të proceseve demokratike brenda një republike demokratike, apo brenda një demokracie përfaqësuese. Ndonëse është ende në foshnjërinë e vet, ky është një zhvillim politik, që mund të fuqizohet nga përdorimi i network-eve sociale, të cilat u japin mundësinë përdoruesve të kenë zërin e tyre dhe të bëjnë komente “faqe botës” mbi çështje të rëndësishme. Një teori thotë që përdorimi i network-ut social në e-demokraci mund të prodhojë një ndikim më të madh në rezultatet e politikave, ngaqë më 135
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
shumë individë të përfshirë mund të imponojnë politika më të mençura, dhe mund të rrisë transparencën dhe llogaridhënien. Fjala vjen, në Mbretërinë e Bashkuar një grup studimor qeveritar përdori site-et e network-eve sociale për të rënë në kontakt me të rinjtë dhe për të kërkuar opinionet e tyre. Një pjesë refuzuan të përgjigjeshin, por është e rëndësishme të arrish në ato vende, ku të rinjtë parapëlqejnë të shkojnë. Shihni bebo and myspace. Një shqetësim lidhur me e-demokracinë është efekti që ushtron dukuria “digital divide”, dmth hendeku midis atyre që kanë akses në IT dhe atyre që e kanë të kufizuar, apo zero, këtë akses. Megjithëse numri i atyre që kanë akses në IT rritet vazhdimisht, kjo prapëseprapë nuk mjafton për të nxjerrë në pah përfitimet e site-eve të network-eve sociale në e-demokraci. Në komunikimin offline, pushteti shihet shpesh si një gjë hierarkike, ndërsa në komunikimin online pushteti shpërhapet dhe ndryshon vazhdimisht. Në mënyrë të ngjashme, në botën online kufijtë bëhen të përshkueshëm, rolet janë elastikë, të ndryshueshëm, dhe nuk ngrihen mbi karakteristikat jo verbale të hierarkisë në botën offline. Vetëm këto arsye ilustrojnë dobinë e site-eve të network-eve sociale në promovimin e e-demokracisë. Disa ide për detyra klase • Kërkojuni nxënësve të shprehin opinionin mbi llojin e informacionit, që ata mendojnë se është i pranueshëm për t’u publikuar në një profil online. Në momentin që ata kanë bërë gati një listë, kërkojuni atyre të krijojnë një profil në letër. Do të ishin ata të kënaqur, nëse ky profil do t’u dërgohej prindërve të të gjithë nxënësve të shkollës? Në shumicën e rasteve, nxënësit nuk do donin që kjo të ndodhte. Ata, përveç të tjerash, duhen bërë me dije, se dikush mund ta shohë profilin e tyre në site-in e network-ut social, nëse ky profil nuk është vënë në variantin “privat”. Është e rëndësishme të vendosësh këtë lidhje midis botës reale e asaj virtuale, ngaqë i ndihmon të rinjtë të kuptojnë implikimet e dërgimit të materialeve online. • Hidhini një sy në klasë dy a tre site-eve të network-eve sociale, dhe nxitini nxënësit të përpiqen të shquajnë sjelljet e rrezikshme që ata mund të vënë re. Diskutoni mbi faktin, se çfarë i vë në rrezik 136
përdoruesit. Më tej, kërkojuni nxënësve të vlerësojnë veprimtaritë e tyre online në dritën e vëzhgimeve që ata sapo i kanë bërë. • Bëjini nxënësit të punojnë në grupe me synimin për të krijuar listat e tyre të rreziqeve që ata identifikojnë në publikimin e materialeve online në një site të network-ut social. Krahasoni listat, dhe kombinojini ato për të bërë një listë të vetme të përbashkët, të cilën nxënësit mund ta printojnë, ta marrin me vete në shtëpi dhe ta varin në pjesën e murit mbi kompjuter. • Porositini nxënësit të sjellin foto të tyre dixhitale, që ata do donin t’i upload-onin në site-in e network-ut social. Duke punuar në grupe të vogla, analizoni secilën foto për të parë se çfarë informacioni privat “del në shesh” prej tyre. Bëni një “klasifikim të sigurisë” për secilën foto me nota që shkojnë nga një deri në pesë, duke i vënë pesë asaj fotoje që mbron në mënyrë të plotë privatësinë e përdoruesit. • Shihni seksionin në Web 2.0 (Kapitulli informativ 23) për sugjerime të tjera lidhur me mënyrën se si duhen përdorur brenda klasës këto teknologji të netëork-ut social. Informacion i mëtejshëm • Informacion për prindërit dhe kujdestarët: <http://www. thinkuknow.co.uk/parents/faq/socialnetworking.aspx> • Network-u i sigurtë social: • Quiz për të testuar përdoruesit se sa të sigurtë ata janë, ndërsa përdorin site-e të network-eve sociale: <http://www.onguardonline.gov/default.aspx# > • Udhëzime sigurie për adoleshentë e binjakë • Danah Boyd – ekspert mbi network-un social dhe mbi mënyrën se si site-et përdoren prej adoleshentëve: • PEW Internet and American Life Project: 137
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
Kapitulli Informativ 23
Web 2.0 bën kalimin nga një platformë statike në një platformë njëmend ndërvepruese. Në vend që të jenë download-ues e konsumues të thjeshtë, përdoruesit bëhen të aftë për të upload-uar e krijuar. Dhe kështu, media është njëmend konvergjente, dhe jo më e fragmentuar. Implikime në shkolla Kalimi tek mjetet e website-eve Web 2.0 mund të kenë (dhe do të kenë) një efekt të jashtëzakonshëm në shkolla dhe në procesin mësimor: • Këto mjete do të promovojnë kreativitetin, bashkëpunimin dhe komunikimin. • Shumica e instrumentave të website-eve Web 2.0 janë programe gratis, të cilat mund të zëvendësojnë tërësinë e aplikimeve tradicionale, për të cilat shkollat zakonisht paguajnë. Ka një numër dallimesh midis gjeneratës Web 1.0 dhe gjeneratës Web 2.0, gjë që ilustrohet dhe nga tabela e mëposhtme. Web 1.0 I bazuar tek aplikimet I izoluar Offline I licencuar, apo i blerë Krijues i vetëm Kod i rezervuar Materialet janë me copyright Web 2.0 I bazuar në Web Bashkëpunues Online Gratis Bashkëpunëtorë të shumtë I hapur për të gjithë Akses i lirë tek materialet
Web 2.0 Çfarë është Web 2.0? Web 2.0, një frazë e krijuar më së pari nga kompania mediatike amerikane O’Reilly Media në vitin 2004, është një gjeneratë e dytë e shërbimeve me bazë web-in (siç janë site-et e network-eve sociale, website-et e llojit të Wiki-t, instrumenta të ndryshëm komunikimi, sisteme të ngjashëm me të ashtuquajturin folksonomy), të cilat mundësojnë e nxisin bashkëpunimin online. Website-et Web 2.0 u japin mundësi përdoruesve të bëjnë më shumë se sa thjesht të gjurmojnë dhe gjejnë informacionin. Ato mund t’i zgjerojnë e përmirësojnë lehtësitë ndërvepruese të gjeneratës së parë Web 1.0 për të ndërtuar variantin kompjuterik “Network as platform”, i cili i lejon përdoruesit të administrojnë aplikime software-ash vetëm e thjesht me një browser. Përdoruesit mund të zotërojnë të dhëna në site-in Web 2.0, dhe të ushtrojnë kontroll mbi ato të dhëna. Këto site-e mund të kenë një “arkitekturë pjesëmarrjeje”, që i nxit përdoruesit të valorizojnë aplikimin, teksa janë duke e përdorur atë, gjë që ofron avantazhe shumë të mëdha në krahasim me website-et tradicionalë, të cilët i mbajnë vizitorët në pozitat e sehirxhiut; nga ana tjetër, përmbajtjen e atyre website-eve mund ta modifikonte veç i zoti i tyre. Site-et Web 2.0 kanë shpesh karakteristikat e një interface-i të pasur dhe miqësor me përdoruesit, i cili bazohet në aplikacionet Ajax, Flex, apo media të pasura të ngjashme me këto të fundit. Site-et mund të kenë, gjithashtu, aspekte të networkeve sociale (shihni Kapitullin informativ 22). 138
Ka shumë teknologji Web 2.0, por katër nga më të përdorurat janë blog-u (Kapitulli informativ 21), podcast-i, network-u social (Kapitulli informativ 22), dhe wiki. Podcasting-u është një mënyrë për të shkëmbyer file-a multimedialë në internet me synimin për t’i dëgjuar playback në pajisje të bartshme, apo në kompjuterin personal. Termi podcast nënkupton qoftë transmetimin në vetvete, qoftë metodën e transmetimit. Çdokush që ka një mikrofon, një kompjuter çfarëdo dhe akses në internet, mund të krijojë një podcast audio dhe ta bëjë atë të arritshëm e të përdorueshëm online. Është e 139
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
mundur të pajtohesh në podcast-e në këmbim të garancisë që këta do të përditësoshen automatikisht në kompjuterin apo në pajisjen tuaj të bartshme. Në këtë mënyrë, ju do të merrni vazhdimisht transmetime të përditësuara apo të reja. Është e mundur të gjendet hapësirë në server-a për të depozituar file-a (rëndom mp3), p.sh. arkivin ourmedia <http:// www.ourmedia.org>, dhe për të krijuar një rss feed (formate të dhënash që shërbejnë për të publikuar punë të përditësuara herë pas here) që funksionojnë me ndihmën e podcast-it, p.sh. feedburner <http://www. feedburner.com/fb/a/home>. Wiki është një faqe web-i që u jep mundësi lexuesve të ndërveprojnë e të bashkëpunojnë me të tjerë, teksa faqe të tilla mund të editohen apo hidhen në web nga ndokush. Një wiki është një instrument fantastik Web 2.0 në duart e shumë nxënësve për të bërë së toku një detyrë me shkrim në shkolla. Ndoshta, shembulli më i famshëm i një wiki është Wikipedia, një enciklopedi e shkruar nga shumë duar, e cila tani përfshin një numër më të madh termash fringo të reja, se sa Encyclopaedia Britannica. Social Bookmarking u jep mundësinë përdoruesve të shkëmbejnë me njëri-tjerin të ashtuquajturat “favourites apo bookmarks” (lista website-esh të preferuara të bëra nga vetë përdoruesit). Tradicionalisht përdoruesit mund të kenë një listë website-esh të preferuara, si pjesë të browser-it të tyre në internet. Në ditët e sotme, një social bookmarking lejon që këto lista t’u jepen dhe të tjerëve, në mënyrë që këta të fundit të kenë mundësi për t’i përdorur. Përmbajtja e materialeve mund të klasifikohet duke përdorur etiketa (tags) për t’i bërë ato më lehtë të gjendshme dhe të përdorshme. http://del.icio.us (e zotëruar nga Yahoo) është një social bookmarking dhe u tregon përdoruesve se sa njerëz të tjerë e kanë hequr mënjanë një site të veçantë. Photo Sharing është një instrument popullor, i cili u jep mundësinë përdoruesve të shkëmbejnë foto, ku ata kanë dalë me familjarë apo me miq të tyre. Site-i më gjerësisht i përdorur quhet Flickr (www.flickr. com), i cili i lejon përdoruesit të postojnë foto dhe të ftojnë të tjerët për t’u hedhur një sy. Çdo fotoje mund t’i bashkangjitet një etiketë, apo një shënim; të tjerët mund të bëjnë komentet e tyre, gjithashtu. 140
Video Sharing është një instrument i ngjashëm për të shkëmbyer materiale video. Një nga më popullorët është youtube www.youtube. com. Një site, që u kushtohet mësuesve për përdorim profesional e arsimor është teachertube (www.teachertube.com). Site-et, ku mund të shkëmbehen dhe ndahen video janë rëndom të gjurmueshëm, dhe u japin mundësinë përdoruesve të postojnë, të komentojnë, të vënë etiketa dhe të shohin materiale video. Ka komunitete të ngritura mbi vullnetin për të prodhuar e shkëmbyer video të një interesi të përbashkët. Kohët e fundit janë vënë re site-e, të cilat u japin mundësinë përdoruesve të editojnë clip-et e tyre video online, të shtojnë kolonën zanore, nëntitujt etj, etj. Shembuj të tillë janë: Jumpcut <http://www.jumpcut.com> dhe VideoEgg <http://www.videoegg.com>. Photo Editing. “Enhancing Software” (software që bën të mundur ndërhyrjen tek fotot) është tanimë i përdorshëm online dhe lejon përdoruesit të përmirësojnë fotot e tyre. Ka shembuj të këtyre aplikacioneve gjithnjë e më shumë popullore: Picasa (Google) iPhoto (Apple) Photo Story (Microsoft) <http://picasa.google.com> <http://www.apple.com/iphoto> <http://www.microsoft.com/photostory>
Konsiderata etike dhe rreziqe • Instrumentat e Web 2.0 i japin mundësinë secilit që të upload-ojë apo të editojë materiale në internet, gjë që nuk është gjithmonë korrekte dhe e paqortueshme. Ky fakt tregon se sa e rëndësishme është që t’u ofrohen të rinjve mundësi të shumta për të zhvilluar aftësitë e tyre mediatike, të cilat janë të nevojshme për të bërë një vlerësim të saktë të site-eve dhe të materialeve brenda tyre në terma të dobisë, saktësisë dhe objektivitetit. • Edukatorët nuk duhet të këmbëngulin tek ideja e thjeshtëzuar, sipas së cilës çdo material i falsifikuar është domosdoshmërisht i keq; njerëzit mund të dëshirojnë të luajnë role të caktuara online, gjë 141
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
që mund të ketë një vlerë edukative (p.sh. profilet e rremë me emra personazhesh historikë në site-et e network-eve sociale). • Instrumentat e Web 2.0 ofrojnë mundësi të pafundme për përdoruesit, kur vjen puna që këta të fundit duan të publikojnë informacion mbi vetveten dhe mbi të tjerët. Ata duhet të jenë vigjilentë, megjithatë, pasi ekzistojnë gjithnjë rreziqet e humbjes së privatësisë. Një rregull praktik do të ishte të mos publikohej asgjë që ju përket juve dhe qënuk do të donit që e gjithë bota ta merrte vesh. (Shihni Kapitullin informativ 22 mbi network-un social). • Duhet kohë dhe mund për të integruar teknologjinë në procesin mësimor, kështu që përpara se t’i futeni kësaj pune sigurohuni se përdorimi i instrumentave të Web 2.0 do të ketë rrjedhoja të dëshirueshme për nxënësit tuaj. Ide për detyra klase Podcast-et: Nxënësit mund të bëjnë podcast-et e tyre për të shkëmbyer pikëpamjet dhe opinionet që kanë mbi një çështje të caktuar. Nëse nuk keni një videokamerë në dispozicion, ju mund të bëni një podcast audio duke përdorur një motor kërkimi (p.sh. www.google.com) për të gjetur një program software të përshtatshëm për këtë punë. Më pas, ju mund të upload-oni podcast-in tuaj në internet nëpërmjet website-it të shkollës apo të klasës suaj, ose të përdorni një site si www.youtube.com për të komunikuar me miliona përdorues interneti. Kohët e fundit, disa shkolla janë duke podcast-uar leksione me synimin për t’ua bërë të mundur nxënësve që mungojnë për ca ditë të rekuperojnë leksionet e humbura. Wiki: Saktësoni se cilët wiki janë të përshtatur më mirë me standardin tuaj edukativ (shihni “informacion i mëtejshëm”), më pas përcaktoni një detyrë për nxënësit tuaj. Ju do të mund të monitoroni në mënyrë aktive punën individuale të çdo nxënësi dhe të mbani shënim të gjitha ndryshimet që bëhen. Një wiki ofron mundësi të përsosura për nxënësit, të cilët mund të punojnë në të gjitha shkollat e në të gjitha vendet në projekte të mirëfillta bashkëpunimi. 142
Social bookmarking: Bëni një projekt studimor mbi një temë të caktuar dhe ndani punën për secilin nxënës apo grup nxënësish. Ju mund të përdorni një motor kërkimi për të gjetur një social bookmarking, që u vjen përshtat nevojave tuaja. Secili grup mund të përdorë “social bookmarks” për të hartuar një strukturë të detajuar link-esh të rëndësishme. Një avantazh është se nxënësit nuk është e thënë të mblidhen rreth një kompjuteri të vetëm sa herë që duan të kryejnë detyrën e tyre, teksa të ashtuquajtura “favourites” janë të gjendshme dhe të përdorshme tek çdo kompjuter në çdo kohë. Informacion i mëtejshëm Dy wiki që mund të përdoren në procesin mësimor: <http://mediawiki.com http://www.pbwiki.com> Një listë e plotë link-esh për mësuesit në <http://www.kn.pacbell.com/ wired/fil/pages/listweb20s.html> Informacion mbi sigurinë në përdorimin e instrumentave të Web 2.0 në shtëpi dhe në shkollë në <http://www.saferinternet.org> Informacion mbi instrumentat e Web 2.0 për përdorim shkollor dhe download-ime gratis në <http://www.solutionwatch.com/512/back-toschool-with-the-class-of-web-20-part-1/> Aplikime të dobishme të Web 2.0 për shkollat fillore: http://www.langwitches.org/blog/2007/12/22/best-web-20-applicationsfor-elementary-school/
143
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
Kapitulli Informativ 24
të ndërveprojnë mes tyre dhe të diskutojnë ngjarje e zhvillime të momentit nëpërmjet email-it dhe forumeve të diskutimit. Më në fund, qytetarët kanë gjithnjë e më shumë mundësinë për të bërë zgjedhjen e tyre dhe për të marrë pjesë drejtpërdrejtë në procesin e vendimmarrjes nëpërmjet llojeve të ndryshme të sistemeve të votimit online. Masa, në të cilën qytetarët mund dhe duhet të influencojnë procesin e vendimmarrjes politike është një çështje e debatueshme. Nga njëra anë është besimi në demokracinë e drejtëpërdrejtë, në të cilën kontributet e-demokratike u japin fuqi qytetarëve për të marrë vendime, duke e reduktuar nevojën për përfaqësues të zgjedhur. Nga ana tjetër, ka plot njerëz që besojnë se e-demokracia nuk i shton ndonjë vlerë procesit politik, ngaqë qytetarët nuk janë të prirur të marrin pjesë aktivisht në jetën politike të vendit përsa kohë që shërbimet publike janë që të gjitha dhe funksionojnë për mrekulli. Megjithatë, e vërteta gjendet mes këtyre dy ekstremeve. Ideja kryesore është të rritet pjesëmarrja qytetare pa ndryshuar kushedi se çfarë mjedisin politik tradicional, në të cilin politikanët e zgjedhur janë përgjegjësit e vërtetë në vendimmarrje. Forcat që vënë në lëvizje e-Demokracinë • Forca kryesore që vë në lëvizje e-demokracinë është rritja e aksesit në internet dhe rritja e mundësive të komunikimit që interneti u ofron të gjithëve. • Ndërsa interneti ndjell vëmendje gjithnjë e më të madhe, interesi për pjesëmarrje në arenat tradicionale të diskutimit politik është duke rënë. Shumë më pak njerëz se më parë janë anëtarë aktivë të partive politike, dhe më pak akoma marrin pjesë aktivisht në tubimet politike. Për këtë arsye ka nevojë të gjenden rrugë të reja në funksion të komunikimit të qytetarëve mbi (me) politikën. • Të rinjtë janë aktualisht më pak të përfshirë se sa të rriturit në debatet politike dhe në procesin e vendimmarrjes, por janë, nga ana tjetër, përdorues të vazhdueshëm të teknologjive të internetit. Për pasojë, disa projekte të e-demokracisë synojnë në mënyrë specifike 145
E-Demokracia Çfarë është e-Demokracia? Në ndjekje të boom-it të kohëve të fundit në përdorimin e internetit, njerëzit sot mund të mbledhin informacion dhe të komunikojnë virtualisht mbi të gjitha aspektet e jetës së tyre. Në të njëjtën mënyrë, interneti po përdoret gjithnjë e më shumë si një forum për diskutime politike. e-Demokracia është një term që përshkruan komunikimin online mbi çështje politike. Projektet e e-Demokracisë kanë për synim t’u japin qytetarëve mundësinë për të marrë pjesë aktivisht në diskutimet politike dhe në vendimmarrje. Debati politik ndërveprues dhe një informacion më i madh mbi çështjet politike mund të rrisë vetëdijën publike dhe interesin për të njohur mënyrën se si funksionon politika. Informacioni politik i gjendshëm dhe i përdorshëm online është rezultat i publikimit të dokumentave zyrtarë dhe i transmetimit të takimeve publike. Megjithatë, qytetarët fitojnë njohuri edhe nëpërmjet burimeve alternative online, siç janë organizatat Amnesty International apo lëvizjet e gjelbra. Politikanët mund të përdorin internetin për të rritur vizibilitetin e tyre, fjala vjen duke ndërtuar blog-je, duke hedhur online video e dokumenta, e duke prezantuar pikëpamjet e tyre personale mbi çështjet politike. Por e-Demokracia rrit edhe vizibilitetin e qytetarëve, duke i nxitur ata të ngrejnë zërin dhe të bëjnë të njohura opinionet e tyre me anë të blog-jeve, chatroom-eve dhe homepage-ave. Ç’është më e rëndësishmja, e-Demokracia u jep mundësi qytetarëve dhe politikanëve 144
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
të rrisin përshirjen e të rinjve në politikë; shpresa pra është që, duke përdorur teknologji dhe shërbime, të cilat janë familjare për të rinjtë, këta të fundit do të rrisin motivimin e tyre për të qënë pjesëmarrës aktivë të jetës politike. Shembuj të instrumentave të e-Demokracisë • Qytetarët e politikanët ftohen shpesh për të diskutuar lidhur me politikën në forumet online të diskutimit, bash në ato forume që administrohen nga autoritetet lokale. • Transmetimet online audio e video të mbledhjeve publike janë gjithnjë e më të shumta, teksa teknologjia bëhet më e lirë dhe më e lehtë për t’u përdorur. Mbledhjet publike mund të ndiqen nga gjithkush online, qoftë drejtpërdrejtë, qoftë në çdo kohë tjetër pas mbledhjes në fjalë. • Sistemet E-petitioning u japin mundësi qytetarëve t’i ankohen qeverisë apo parlamentit të tyre lidhur me një institucion publik të caktuar, apo një ligj. • Procesi i hartimit e diskutimit online të buxhetit fton qytetarët të marrin pjesë në planifikim e vendimmarrje, sidomos kur është fjala për buxhetet e këshillave komunalë. Shifrat e buxhetit hidhen online dhe ata që janë të interesuar mund të bëjnë komente mbi përparësitë. Komente të tilla të bëra nga qytetarët mund të ushtrojnë ndikim mbi variantin përfundimtar të buxhetit. • Portalet e informacionit janë shpesh të projektuara për t’i bërë ato lehtësisht të shfrytëzueshme për qytetarët, të cilët duan të shohin dhe kontrollojnë dokumenta publike. Kur qytetarët janë më të informuar, ata janë më të aftë për të kuptuar se si janë marrë vendimet. • Edhe politikanët, edhe qytetarët, janë duke përdorur blog-je për qëllime politike. Blog-jet u japin mundësi individëve të shprehin pikëpamjet e tyre mbi çdo çështje, për të cilën ata mendojnë se kanë gjëra për të thënë. Njerëz të tjerë ftohen për të bërë komente. 146
Tendencat e së ardhshmes që mund të influencojnë e-Demokracinë • Nuk ka dyshim, që përdorimi i internetit do të njohë zhvillim të mëtejshëm në vitet e ardhshme. Duke qënë se të rinjtë e përdorin internetin më shumë se sa të rriturit e të moshuarit, është e arsyeshme të mendohet dhe pritet në të ardhshmen një rritje e interesit lidhur me projektet e e-demokracisë: të rinjtë e sotëm janë votuesit e nesërm; dhe ata që nesër do të marrin vendime, gjithashtu. • Deri pak kohë më parë, interneti është përdorur kryesisht nga njerëzit, që kërkonin informacion të ofruar nga të tjerët. Kohët e fundit, gjithnjë e më shumë njerëz marrin pjesë aktivisht në krijimin dhe pasurimin e përmbajtjes së një web-i. Një shembull i mirë është Wikipedia.org, një enciklopedi online, ku secili ka mundësinë të shtojë dhe të rishikojë artikuj. Po kështu, projektet e e-demokracisë u japin mundësi qytetarëve të luajnë një rol më aktiv në krijimin dhe formësimin online të një mjedisi e-demokratik. Ka shumë gjasa që në të ardhshmen e afërt të hasim projekte më të shumta ndërvepruese të e-demokracisë. • Për më tepër, interneti do të jetë shumë shpejt i aksesueshëm kudo nëpër botë, pavarësisht nga vendndodhja e pikave të aksesit, siç janë kompjuterat. Së pari, telefonat celularë do të jenë gjithë kohën të lidhur me internetin. Së dyti, në të ardhshmen do të jetë e mundur që, nëpërmjet pajisjeve, të cilat, fjala vjen, mund “të ngjiten” në rrobat që veshim, secili të jetë online 24 orë non stop. Kjo do të thotë që nismat e-demokratike do të përballen me sfida të reja, ndërsa qytetarëve të lidhur gjithë kohën me internetin do t’u hapen mundësi të reja. Çështje etike mbi e-demokracinë • Vjedhja apo kopjimi i identiteteve janë dukuri të zakonshme në internet, e për këtë arsye pikëpamjet personale, sidomos raportimet online mbi pikëpamjet e një personi tjetër, nuk duhet të merren kallëp, dhe të kalojnë si të vërteta të padiskutueshme. 147
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
• Interneti përdoret, gjithashtu, për të shpërndarë informacion të një cilësie të larmishme dhe herë-herë të dyshimtë, e për rrjedhojë, mund të ndodhë që faktet dhe të vërtetat e pretenduara paraqiten pa argumenta mbështetës. Qytetarët duhet të nxiten për të vlerësuar në mënyrë kritike origjinën e informacionit (cili është burimi? Kombet e Bashkuara? Bashkimi Europian? Kush tjetër?), axhendën e publikuesit (cilat janë interesat e këtij të fundit? Fare mirë mund të jetë ndonjë Lëvizje e Gjelbër, por edhe ndonjë parti politike. Apo jo?), dhe të futin në sitën e tyre burimet e ndryshme, që e shpërndajnë informacionin. • Politikanët dhe vendimmarrësit duhet të vrasin mendjen se si të inkorporojnë kontributet e projekteve të e-demokracisë, të para si projekte alternative në krahasim me burime të tjera influente, siç janë programet e partisë së tyre. Është e vështirë të gjykosh, nëse kontributet online përfaqësojnë vullnetin e një numri të madh qytetarësh, apo vullnetin e shumë pak individëve, të cilët mund të jenë me pikëpamje politike ekstremiste. • Nëse politikanët dhe vendimmarrës të tjerë u bëjnë ftesë qytetarëve për të dhënë kontributin e tyre e për të ushtruar ndikim mbi politikën nëpërmjet pjesëmarrjes në projekte të e-demokracisë, ata vetë gjithashtu duhet të marrin pjesë dhe të demonstrojnë se dinë t’u vënë veshin ideve që hidhen, e të ndikohen prej tyre. Politikanët duhet të jenë të kujdesshëm që të mos u bëjnë premtime të shumta pjesëmarrësve në projektet e demokracisë. Ide për detyra klase • Filloni diskutimin mbi një çështje të rëndësishme politike dhe bëni kontrollin online për të parë se ç’lloj informacioni mbi këtë çështje është i gjendshëm dhe i përdorueshëm. Diskutoni mbi cilësinë e materialit të sapogjetur, mbi cilësinë e burimit, mbi faktin se sa të ndryshme janë pikëpamjet e paraqitura dhe mbi axhendën e personave dhe të organizatave që e ofrojnë atë informacion. 148
• Bëni një përpjekje për të kontaktuar me përfaqësues politikë online dhe dërgojuni atyre pyetje mbi çështje të ndryshme politike, për të parë, nëse ata përgjigjen apo jo, dhe – nëse po – për të diskutuar mbi cilësinë e përgjigjes së tyre. • Gjeni mundësi online për të marrë pjesë në diskutime mbi çështje politike, për të cilat ju keni interes. Kush i ofron mundësi të tilla? Partitë politike, institucionet publike, organizatat jo fitim-prurëse, apo të tjerë? • Bëni përpjekje për të gjetur mënyra se si të ushtrohet ndikim mbi axhendën politike lokale dhe për të sugjeruar online opinione tuajat mbi çështje të ndryshme politike. Informacion i mëtejshëm • Kombet e Bashkuara paraqesin çdo vit indekset mbi e-qeverisjen, ku përfshihet dhe pjesëmarrja qytetare: http://www.unpan.org/ egovernment5.asp • http://www.e-democracy.org/ është një site që synon promovimin e pjesëmarrjes aktive, dhe bazohet në një projekt të e-demokracisë në Minnesota, SHBA, i cili është një nga nismat më të hershme mbi e-demokracinë në botë. • Veprimtaritë e Këshillit të Europës mbi e-demokracinë mund të gjenden në: http://www.coe.int/T/E/Integrated%5FProjects/Democracy/ • DEMO-net është një project mbi e-pjesëmarrjen i financuar nga BE-ja: http://www.demo-net.org/demo • Website-i http://www.buildingdemocracy.co.uk/ i Ministrisë së Drejtësisë së Mbretërisë së Bashkuar përmban informacion mbi iniciativat e-demokratike në këtë vend. • Access2democracy synon të promovojë praktika dhe parime të e-demokracisë brenda arenës globale: http://www.access2democracy.org/ 149
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
• Ask Bristol është një portal web-i në Mbretërinë e Bashkuar, ku qytetarët mund të marrin vesh (dhe të ushtrojnë ndikim) mbi atë që ndodh në Bristol: http://www.askbristol.com/askbristol.php • Sistemet online ePetition mund t’i gjeni në: http://epetitions. scottish.parliament.uk/; www.bundestag.de/ausschuesse/a02/ onlinepet/index.html • Një project online mbi hartimin e buxhetit nëpërmjet pjesëmarrjes qytetare është iniciuar në Bürgerhaushalt, Germany: http://www. buergerhaushalt-lichtenberg.de/index.php
Kapitulli Informativ 25
Si të gjejmë asistencë në rast nevoje? Hyrje Interneti është i ndryshëm nga media-t e tjera: është mediumi më i decentralizuar i komunikimit; nuk ka një pikë të vetme kontrolli, ngaqë ai konsiston në shumë kompjutera të lidhur në mënyrë jo fort të disiplinuar, dhe ka shumë rrugë të ndryshme për të bërë të mundur komunikimin dhe zhvendosjen e informacionit. Përveç kësaj, përdoruesit e rrjeteve online nuk janë thjesht sehirxhinj, por, me lindjen e Web 2.0, edhe prodhues të informacionit. Në ditët e sotme, teksa secili mund të publikojë çfarë ia ka ënda online, bëhen shumë pyetje mbi të ardhshmen e internetit dhe mbi mënyrat e kontrollit të informacionit, që po vërshon në mënyrë të paparë. Ne shpesh i bëjmë pyetjen vetes, se kush duhet të përcaktojë se ç’frazë apo ç’informacion fyen a lëndon fëmijët tanë, familjet tona, neve vetë. E ç’është më e rëndësishmja, si mund të mbrojmë vetveten dhe të afërmit tanë në këto rrethana? Përmbajtja ilegale e materialeve Legjislacioni i çdo vendi e përkufizon në mënyrën se vet se çfarë është legale e çfarë është ilegale. Për këtë shkak, interneti, si një mjet komunikimi, operon në një fushë të rregulluar. Çdo veprim i konsideruar ilegal jashtë internetit duhet të konsiderohet ilegal edhe brenda internetit.
150
151
Manual i abc-së së internetit
Manual i abc-së së internetit
Një përshkrim në vija të trasha i përmbajtjes ilegale do të ishte ai, që konsideron ilegale çdo veprimtari, material, copë informacioni, etj, që sipas shumë gjasave mund të lëndojë (e ta bombardojë me paragjykime) një individ, apo një entitet të caktuar. Përmbajtja ilegale ka të bëjë me imazhe të abuzimit me fëmijë, veprimtari ilegale në chatroom-e, si fjala vjen vardisja që u bëhet fëmijëve për qëllime seksuale, urrejtja online, mesazhet dhe website-et ksenofobike, etj. Këto dhe forma të tjera të sjelljes ilegale mbulohen nga Konventa e Këshillit të Europës mbi krimet kibernetike (http://www.coe.int/cybercrime), traktati i parë ndërkombëtar mbi krimet e kryera në internet dhe në rrjete të tjera kompjuterike, si dhe Konventa mbi mbrojtjen e fëmijëve kundër abuzimit e shfrytëzimit seksual. Pse dhe ku duhet raportuar? Interneti është një instrument i lehtë për t’u aksesuar nga kudo e nga kushdo. Rrjedhimisht, përmbajtja e një materiali të gjykuar si i dëmshëm, apo si i papërshtatshëm, mund të gjendet e të përdoret nga fëmijët dhe të rinjtë. Sapo merret vesh që një website është “strehues” materialesh ilegale dhe që kundër tij është ngritur një proces legal në emër të respektimit të ligjeve kombëtare, ai material hiqet nga interneti. Për përmbajtjen ilegale të çdo lloji, që gjendet në internet, mund të raportoni në hotline-in tuaj kombëtar. Një hotline (http://en.wikipedia. org/wiki/Hotline) është një shërbim, në të cilin secili mund të bëjë një raportim mbi ndonjë material online të dyshuar si ilegal. INHOPE është një shoqatë që koordinon 33 hotline-e ndërkombëtare në 29 vende të botës. Shoqata INHOPE u themelua në vitin 1999 me iniciativën e Programit të Veprimit të Komisionit Europian për një Internet më të Sigurtë (EC Safer Internet Action Plan) për të mbështetur hotline-et në objektivin për t’iu përgjigjur raportimeve mbi materiale ilegale.
Si të raportohet? Për të raportuar materiale me përmbajtje ilegale ju duhet të shkoni tek website-i i hotline-it tuaj kombëtar, apo tek hotline-i i vendit, për të cilin ju mendoni se e ka nën jurisdiksion këtë website. Hotline-i do të shqyrtojë raportimin (shihni http://www.inhope.org/en/about/faq. html) për të kuptuar, nëse materiali ka përmbajtje ilegale dhe nëse po, ta gjurmojë deri në origjinë. Nëse arrihet në përfundimin, që materiali është ilegal, është vetë hotline-i që ka për detyrë, nga njëra anë të kontakojë agjencitë dhe strukturat e vendit, të cilat merren me zbatimin e ligjit, e nga ana tjetër të kontaktojë ofruesin e shërbimit të internetit dhe ta urdhërojë që ta heqë atë material. Hotline-et nëpër Europe Më poshtë ju do të gjeni një listë hotline-esh, të cilat operojnë në Europë:
Vendi Austria Belgjika Bullgaria Qipro Qipro Republika Çeke Danimarka Finlanda Franca Gjermania Gjermania Gjermania Greqia Hungaria Islanda Irlanda Italia Italia Emri i organizatës Stopline Child Focus ARC Fund CNTI Safeweb Our Child Foundation Redbarnet Pelastakaa Lapset ry - Save the Children Finland AFA ECO jugendschutz.de fsm Safenet MATISZ Barnaheill ISPAI Save the children Italy HOT 114 Website http://www.stopline.at/ http://www.stopchildporno.be/ http://www.web112.net/ http://www.cyberethics.info/ http://www.safeweb.org.cy/ http://www.internethotline.cz/ http://www.redbarnet.dk/
http://www.pelastakaalapset.fi/en/home http://www.pointdecontact.net/ http://www.internet-beschwerdestelle.de/ http://www.jugendschutz.net/ http://www.fsm.de/ http://www.safeline.gr/ http://www.internethotline.hu/ http://www.abotinn.is/barnaheill/index1.htm http://www.hotline.ie/ http://www.stop-it.org/ http://www.hot114.it/
152
153
Manual i abc-së së internetit Secretariat of Special Assignments Minister for Electronic Government Affairs meldpunt NASK FCCN Spletno Oko Protegeles IWF
Manual i abc-së së internetit
Letonia Hollanda Polonia Portugalia Sllovenia Spanja UK
http://www.drossinternets.lv/ http://www.meldpunt-kinderporno.nl/en/ http://www.hotline.org.pl/ http://linhaalerta.internetsegura.pt/ http://www.spletno-oko.si/ http://www.protegeles.com/ http://www.iwf.org.uk/
Si kërkohet asistenca në rast nevoje? Fëmijët dhe të rinjtë mund të kërkojnë asistencë duke thirrur një helpline (http://en.wikipedia.org/wiki/Helpline), një shërbim, që ofron udhëzime telefonike dhe/ose këshilla nëpërmjet email-it, web-it, apo sms-ve. Në shumë vende, nyjet e Insafe-it (http://www.saferinternet.org) bashkëpunojnë me helpline-a kombëtarë për t’u dhënë përgjigje pyetjeve dhe shqetësimeve të të rinjve, të cilat kanë të bëjnë me përvojat e tyre online, apo me materiale të dëmshme e ilegale, që ata hasin online. Shumë helpline-a që merren me probleme të botës së internetit, mund t’u japin ndihmë të rinjve, gjithashtu, edhe për çështje të tjera nga më të ndryshmet “në botën reale”. Child Helpline International (http://www.childhelplineinternational. org) është një pikë e rëndësishme kontakti në shumë vende europiane dhe jo europiane. Ky network global i helpline-ave për fëmijë vepron në 150 vende dhe ka për mision mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Normalisht, helpline-t janë të hapura 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë. Shërbimet e tyre janë falas e konfidenciale; ato nuk vihen në gjurmë të thirrjeve, apo emaileve, apo teksteve. Fëmijët dhe adoleshentët mund t’u shkruajnë atyre për gjëra nga më të ndryshmet. Personeli i helpline-it është aty, i gatshëm për t’i dëgjuar dhe për t’u dhënë një mendim se si të gjejnë një zgjidhje. Shumica e site-eve të network-eve sociale kanë shërbim të raportimit online, i cili ju jep mundësinë të raportoni lidhur me materialet e 154
papërshtatshme. Raportimi i rasteve të bullying-ut, fjala vjen, në siteet e network-eve sociale mund të çojë në heqjen e materialit fyes, dhe në prishjen e kontratës së njerëzve, të cilët kanë dhunuar normat e përdorimit, me ofruesin e shërbimit të internetit. Shumica e siteeve punojnë në mënyra të ngjashme. Shembull? Për të raportuar në facebook, ju duhet të klikoni në link-un në fund të faqes së profilit me materialin problematik, që mban emrin “raportoni këtë person (report this person)”, apo “raportoni këtë shënim (report this note)”. Ka gjithashtu një adresë email-i (p.sh.
[email protected]), ku ju mund të raportoni ankesa mbi lakuriqësinë, pornografinë, harassment-in, kontakte të padëshiruara, apo çdo gjë tjetër, që ju mendoni se dhunon të drejtat tuaja, apo të drejtat e personave të tjerë. Për të raportuar në MySpace, ju duhet të klikoni në link-un me emrin ‘Contact MySpace’, që ndodhet në fund të çdo faqeje MySpace dhe të zgjidhni opcionin “raportoni abuzimin (report abuse)”. Në mënyrë alternative, gjendet një link me të njëjtin emër (“Report Abuse”), i vendosur në fund të çdo faqeje të profilit tuaj si përdorues, apo të faqeve të përdoruesve të tjerë. Personeli i shkollave mund të dërgojë email drejtëpërdrejt në MySpace në
[email protected]. Shumë prej operatorëve të teknologjisë mobile kanë shërbime raportimi me telefon, apo me e-mail. Fjala vjen, O2 ka shërbimin e vet, që merret veç me thirrjet që raportojnë andralla të ndryshme (http://www.o2.co. uk/help/nuisancecalls), që mund të kontaktohet me email, apo me telefon, në ato vende ku vepron. Helpline-e europianë Më poshtë ju do të gjeni disa prej helpline-eve, që operojnë në Europë:
Country Austria Republika Çeke Danimarka Finlanda http://www.rataufdraht.orf.at http://www.internethelpline.cz http://www.bornsvilkaar.dk/ForBornOgUnge http://www.mll.fi/nuortennetti
155
Manual i abc-së së internetit Franca Islanda Irlanda Luksemburgu Polonia Sllovakia Spanja Spanja Spanja Suedia http://www.e-enfance.org http://www.abotinn.is/barnaheill http://www.childline.ie http://www.lusi.lu http://www.helpline.org.pl http://www.unicef.sk http://www.masqueunaimagen.com http://www.acosoescolar.info http://www.ciberfamilias.com http://www.bris.se
Manual i abc-së së internetit
Për të gjetur helpline-e të tjera në vendin tuaj, ju duhet të bëni një kërkim web-esh me emrin e vendit tuaj, dhe me fjalët “report”, dhe “helpline”. Ju duhet të kujtoheni, sidoqoftë, të kontrolloni me kujdes informacionin, sepse nuk mund të besoni çdo gjë që lexoni në internet. Informacion i mëtejshëm Nëse doni të raportoni materiale me përmbajtje ilegale, merrni kontakt me INHOPE në <https://www.inhope.org/>. The portal of Insafe, network-u europian i qendrave të sigurisë në internet në <http://www.saferinternet.org/> ofron informacion mbi pikat nacionale të kontaktit dhe mbi helpline-et në të gjithë Europën. Nëse doni të raportoni ndonjë cyberbullying, apo nëse jeni duke kërkuar asistencë, merrni kontakt me Childline-in <http://www.childline.org. uk/>, i cili është një helpline gratis 24 orë në ditë për fëmijët e për të rinjtë. Nr. i telefonit: 0800 1111. Befrienders.org <http://www.befrienders.org> është një website, ku ju mund të gjeni helpline-in më të afërt në rast nevoje. Europe Direct <http://ec.europa.eu/europedirect/index_en.htm> është një shërbim gratis, ku ju mund të gjeni përgjigje të menjëhershme lidhur me çështje të përgjithshme mbi BE-në dhe informacion mbi organizata të tjera të rëndësishme.
156
157
Manual i abc-së së internetit
158