The Albanian January 2009

Published on December 2016 | Categories: Documents | Downloads: 118 | Comments: 0 | Views: 6305
of 104
Download PDF   Embed   Report

Gëzuar!NR.6/1 [email protected]: 2082169527LONDONJANUARY 2010www.thealbanian.co.ukGezuar Vitin e Ri 2010!T-BAR faqe 5GËZUAR VITIN E RI 2010!LONDON JANUARY 20102Kujdes! Spiun me pagesë £500...NGA BASHKIM METALIAKohët e fundit qeveria britanike, në pamundësi për të parandaluar dhe kontrolluar abuzuesit e ligjit , ka hartuar dhe miratuar nje skeme ligjore , e cila konsiston ne raportimin e krimeve që ndodhin nga njerëz të pandërgjegjshëm. Jo

Comments

Content

Gëzuar!

NR.6/1 www.thealbanian.co.uk
[email protected]

Tel: 2082169527

LONDON

JANUARY 2010

www.thealbanian.co.uk

Gezuar Vitin e Ri 2010!

T-BAR faqe 5

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

2

Kujdes! Spiun me pagesë £500...
NGA BASHKIM METALIA

K

ohët e fundit qeveria britanike, në pamundësi për të parandaluar dhe kontrolluar abuzuesit e ligjit , ka hartuar dhe miratuar nje skeme ligjore , e cila konsiston ne raportimin e krimeve që ndodhin nga njerëz të pandërgjegjshëm. Jo vetëm kaq ,kjo skeme e cila i ka kushtuar taksapaguesve britanik rreth katër milion Paund për të vënë në zbatim një masë ndëshkuese ndaj këtyre abuzuesve të ligjit. Për këtë ligji parashikon të rekrutoj dhe t’i shpërblej me nga 500 Paund , njerëz, nëpër çdo lagje të banueshme që të mund të spiunojë abuzuesit. Që nga viti 2003 shteti kishte përdorur metodën e undercover-it, agjentë sekretë – që mesa duket me miratimin e kësaj skeme të re , ishte jo shume produktive. Një shprehje thotë se edhe muret kanë vesh; dhe kjo që po ndodh në këtë kohë zë vend. Shpërdoruesit e

ligjit britanik , tani e tutje duhet të ruhen edhe nga fqinji i tyre; jo vetëm nga kamerat , nga agjentët , forcat e rendit apo autoritet e tjera lokale dhe qendrore. Skema përfshinë të gjithë ata abuzues që punojnë ilegalisht qofshin emigrante ilegal apo dhe shtetas britanik, ndotësit e ambientit si grafiti, hedhja e mbeturinave në vende jo të caktuara,raportimi i emigranteve ilegal,sjelljet antishoqërore, individ dhe familje që kanë përfituar strehim në mënyre të padrejtë etj. Megjithëse qeveria e vë në zbatim këtë skemë në mbrojtje të qytetarëve të vet dhe taksapaguesve , reagimet kanë qenë nga më të ndryshmet. Duke filluar nga ata që e quajnë si instalim i shtetit policor apo të tjerë duke e konsideruar pagesën(£500 ) shpenzim i fondeve publike me rendësi publike, të tjerë e përkrahin duke thënë se të gjithë e kemi për detyrë të raportojmë krimin i çfarëdolloj natyre qoftë.

ompozitori shqiptar Thomas Simaku fiton çmimin si kompozitori më i mirë i vitit dhënë nga Akademia Britanike e Këngëve, kompozitorëve dhe Autorëve në Londër(BASCA). Fituesi i Çmimit të Kompozitorëve Britanik 2009 , Simaku , ishte në kategorinë e Instrumental Solo / Duo me punën e tij Acerbo monolog V Flauto. Trupi gjykues "ra dakord njëzëri që përcaktojnë që veprën e fituesit si vizionare dhe tërësisht në mënyrë origjinale, duke e vlerësuar për nga puna mjeshtërore, thellësia e shprehjes, dhe imagjinata e fuqishme.” Shqiptarët në Mbretërinë Bashkuar , kanë marrë në këtë fundvit një ndër lajmet më të mira. Kompozitori shqiptar Thoma Simaku ka fituar një çmim prestigjioz , krahas çmimeve të tjera , në fushën e muzikës si Kompozitori më i mirë në Britani. Padyshim që Simaku është një ndër përfaqësuesit më të denjë të vlerave kulturore shqiptare. Nëpërmjet punës së tij krijuese ai arriti që prestigji i Shqipërisë të lançohet në metropolin Britanik dhe më gjerë. Simaku përbën kështu, modelin e intelektualit bashkëkohorë , modelin për të gjithë ata të rinj krijues shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në të gjithë Botën . Kjo ishte një ndër kartolinat më të shkëlqyera për mërgimtarët në Britani dhe për shqiptarët kudo që ndodhen ,që mund të kenë marrë për një fundvit. Padyshim që çdo shqiptar krenohet me Thoma Simakun apo dhe kompozitor me famë botërorë si i Madhi Akil Koci që po bëjnë jehonë ndërkombëtare më veprat e tyre muzikore. Kompozitorit Simaku i urojmë suksese të mëtejshme në punën e tij si ambasador i

Thoma Simaku Kompozitori i vitit në Britani K
shkëlqyer i vlerave shqiptare. Çmimet e dhëna dhe shpërblimet e Kompozitorit Simaku ndër vite:

2009 - Winner of BASCA Award for his work 'Soliloquy V - Flauto Acerbo 2007 - DAAD Research Award in Berlin 2006 - Honourable Mention at the 6th International Competition Musical Personalities - A. Tansman. 2005 - Anniversary Lectureship - University of York 2004 - Serocki International Competition, 1st Prize - Warsaw, Ministry of Culture of Poland 2004 - Lutoslawski Award 2004, 2nd Prize - Warsaw, Chester Edition 2004 - Leverhulme Research Fellowship, London 2000- 03 - Fellowship in the Creative Arts from Arts & Humanities Research Council, London

2003 - Honourary Award from Accademia Costantiniana di Lettere, Arti e Scienze, Rome 1998 - Fellow in Composition at the Composers’ Workshop, California State University, USA 1996 - Leonard Bernstein Fellow in Com-

position at Tanglewood Music Centre USA 1993- 95 Lionel Robbins Memorial Scholarship, London 1992 - 95 Overseas Research Students Award

Ndihmojmë të caktoni vetë fatin tuaj! Japim shërbimin më të mirë dhe më cilësor!
Ofron mundesi Arsimimi ne Mbreteri e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Europe –France, Gjermani, Spanje, Malte, Svicer, etj, Australi dhe Zelande e Re > Kurse Profesionale dhe Akademike >Studime Gjuhe (Anglisht, Gjermanisht, Frengjisht, Spanjisht) >Vizita Studimore, Kurse Verore, aktivitete sportive etj ne MB etj. >Te gjithe moshat dhe nivelet arsimore Ne bashkepunim me Kolegjet dhe Universitetet me prestigjoze dhe me te njohur ne Mbreterine e Bashkuar dhe ne vendet e tjere, ne u japim mundesine të ndërtoni nje te ardhme të ndritur. Arsimi është celësi, dhe ne ju mundësojme të merrni arsimin më cilësor! A dëshironi të realizoni ëndërrën tuaj për të studiuar Britanine e Madhe? Dëshironi të fitoni përvojë të papërsëritshme? A dëshironi të realizoni ëndërrën e fëmijëve tuaj për të patur një diplomë të universiteteve më prestigjoze Britanike? A dëshironi të bëni investimin më të mencur në drejtim të arsimimit? Korbi Education në bashkëpunim me universitetet më njohura Britanike dhe mund të realizojmë ëndërrën tuaj. Ne ju ofrojmë mundësitë dhe u japim zgjidhjen. Ju bëni zgjedhjen! Suksesi ynë është i provuar! Arta Nerguti: E cliruar nje hap drejt realizimit te endrres time per nje arsimim me cilesor ne djepin e shkollave me te mira. Tani me pret nje perkushtim maksimal per ta bere endrren time te permbushur. Korbi Education me dha mundesine dhe une bera zgjidhjen time. Ju siguroj,…ishte zgjidhja me e mire! Studioj ne Lite college Londer
Laureta Morina: Jam shume e lumtur qe me ne fund ja arrita qellimit per te studiuar ne Britani, kam tentuar disa here por rezultati pozitiv erdhi fale sherbimit qe gjeta tek KORBI EDUCATION ne Shqiperi ku me nje korrektesi dhe nje sherbim mbreslenes jam sot ketu. Studioj ne Southampton City college

Na kontaktoni në çdo moment. Tiranë: Rruga Mine Peza, 82, pranë Hotel Tafaj

Tel +355 4 22 62 669, Cel: 067 20 77 888, 067 20 77 885 Londër: 0771 77 90 601
Email: [email protected], [email protected] Website: www.kovanigroup.com
Eliviona Nikolli: Smund ta pershkruaj ate cfar ndjeva ne momentin kur kisha ne dore vizen dhe njekohesisht konfirmimin qe me ne fund do te studioja ne Angli. E them kete ngaqe shumica e moshes time kane tentuar shpesh here per te marre nje vize per studime ne Angli por kjo u ishte kthyer ne ankth pas refuzimeve te shpeshta. Por tani e dime qe ka nje Institucion qe ben realitet cdo deshire studimi. Studioj ne Whitechaple Administrim biznesi. Genti Haxhiu: Ishte endrra me e bukur qe perjetova ne momentin kur mora vesh qe deshira ime per te studiuar ne Angli u be me ne fund realitet. Dua tu dergoj nje falenderim Korbi Education per punen e shkelqyer dhe ne kohe rrekord qe kane bere. Studioj ne Lite college.

Denisa Jahaj: Nje faleminderim te madh e te ngrohte Korbi Education qe enderrat e atyre qe duan te studiojne ne Angli ua ben realitet. Nuk e di smund ta pershkruaj dot entuziasmin,jam shume e lumtur qe me ne fund edhe ja arrita qellimit te studioj ne Britani. Faleminderit Korbi Education. Studioj ne Lite College Urtan Korbi: Urraaa dhe nje Urraaaaaaaaaaaa te madhe sepse sot nuk je me i vetem ne realizimin e endrrave tua per te studiuar ne ANGLI ne ju mbeshtesim, ju japim kurajo dhe ju ofrojme te gjitha kushtet me te pershtatshme per te studiuar ne universitetet dhe kolegjet angleze pa sorollatje dhe peripecira te pa nevojsheme, zgjidhja eshte e thjheshte, si te ndodhte mrekuylli ne jeten tuaj juve duhet vetem te keni deshiren per te studiuar ne MBRETERINE E BASHKUAR ne jemi rruga drejt REALIZIMIT TE ENDRRAVE dhe VIZIONIT TUAJ ne ju bejme te mundur te ndiheni te barabarte me moshataret tuaj eurpian. Ka vetem nje zgjedhje dhe vetem nje rruge reale ku ju mund te beni endrrat dhe deshirat tuaja realitet KORBI Education. Ejani tek ne, ne ju garantojme nje shkollim cilsore ne shkollat me te mira ne MBRETERINE E BASHKUAR. Idajet Kastrati: Jemi te gjithe te kenaqeur qe tashme ata te cilet e kane pasur te pamndur te realizojne endrren e tyre per te studiuar ne Angli tashme ne ua bejme realitet. Puna dhe suksesi yne 100% tashme eshte I provuar nga te gjithe ata qe kane marre sherbimin tone.

Maringlen Buli: Pasi mbarova studimet e larta ne Tirane,deshira ime ishte per te patur nje Arsimim Britanik dhe kete qellim ja arrita fale ndihmes dhe punes se shkelqyer te Korbi Education ne Shqiperi ku me nje staf te kualifikuar arriten te benin realitet deshiren time per te studiuar ne Britani. Ju uroj suksese te metejshme Korbi Education dhe iu sugjeroj te gjithe atyre qe jane te interesuar per te patur nje Edukim Britanik kontaktoni Korbi Education dhe do te ngelni te kenaqur. Studioj ne Lite college.

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

4

DREJTOR: PETRIT KUÇANA Kryeredaktor: BASHKIM METALIA

REDAKSIA Akil Koci, Daut Dauti, Brixhilda Ndini, Pranvera Smith, Blerim Ciroka, Emanuel Bajra, Majlind Goge, Naim Hasani, Brunilda Sejati,

Flori Slatina, Kastriot Dervishi, Enkeleid Omi, Jeni Myftari, Agim Shabani, Anila Hoxha, Shefit Domi, Ilir Thaçi, Web-design Shefdomi.com www.thealbanian.co.uk [email protected]

Gëzuar!

Gëzuar!

Tel/fax:02082169527 Gëzuar!

London North Academy Finsbury Park 182 Seven Sisters Road London N7 7PX Tel: 0207 2637804 Mob 07944367779

A jeni ose a njihni dikë që do të aplikoje për BRITISH CITIZENSHIP apo LEJE TË PERHERSHME QENDRIMI?
Nëse PO, u nevojitet të demonstroni njohuritë tuaja për jetën në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe të provoni që aftësitë në të folur dhe dëgjim janë adekuate për jetën e përditshme.
Westa ofron kurse të kombinuara trajnimi për gjuhen angleze (ESOL) dhe Citizenship Clases & Exams

T-Bar
T-BAR JU URON TE GJITHE SHQIPTAREVE GEZUAR KRISHTLINDJET DHE VITIN E RI 2010
Live Music Te enjte 8pm-01 am Te premte8pm-3.00am Te Shtune 8pm-3.00am Te diele 8pm-01.00 am

249 High Road Willesden Nw10 2RX

ORGANIZON mbremje muzikore me kengetaren e ftuar nga Shqiperia ELDA BERISHA

25 Dhjetor Ju mirëpresim per festen e KRISHTLINDJEVE Hyrja £20 bashke me ushqimin dhe nje pije Per rezervime dhe informacione na kontaktoni 07908733131
Gjysma e çmimit paguhet per rezervim

A jeni ose a njihni dikë që do të aplikoje për BRITISH CITIZENSHIP apo LEJE TË PERHERSHME QENDRIMI?
Nëse PO, u nevojitet të demonstroni njohuritë tuaja për jetën në Mbretërinë e Bashkuar SETP ofron kurse intensive për 4 ditore. mesuesit me eksperience perdorin gjuhen qarte
dhe thjeshte duke ju garanuar kalimin e testit

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

6

NGA AFRIM KORBI

Evropa më afër se kurrë
munitet i përbërë nga qytetare të kulturuar, të qytetëruar dhe te arsimuar, është pashmangshmërisht pjesë integrale e një shoqërie më të madhe. Ndërsa Politika Shqiptare sot përpiqet të arrije integrimin e vendit, apo dhe e përdor integrimin si vegël për të fituar mbështetjen e pëlqim të Shqiptarëve, ne kemi punuar pre këtë gjë dhe kemi arritur të dalim në krye duke arritur që të rinjtë Shqiptarë të mund të lëvizin shumë lehtë e pa asnjë pengesë për në Evropë apo Mbretërinë e Bashkuar për të studiuar. Për ne, me afër dhe më e prekshme se kurrë më parë, Evropa është sot. Integrimi për ne është diçka e prekshme dhe e arritshme. Në bashkëpunim me UKBA (UK Border Agency)dhe Ambasadën Britanike në Shqipëri, ne kemi parë që integrimi është në dorë të qytetarëve Shqiptare dhe është i mirëpritur nga vendet si Britania e Madhe. Ne kemi arritur të fitojmë besimin e UKBA, autoriteteve konsullore të Ambasadës Britanike në Shqipëri dhe te institucioneve arsimore në Britaninë e Madhe dhe me kënaqësi e krenari pozitive themi se kemi mundur të dërgojmë në Mbretërinë e Bashkuar një numër të madh studentësh në periudhën Prill – Dhjetor 2009 dhe synojmë të dërgojmë një numër shumë më të madh gjatë vitit 2010. Ne besojmë se arsimi Britanik qëndron në krye të arsimit për nga cilësia dhe përgatitja që jep. Ne besojmë në aftësinë dhe potencialin e madh te nxënësve e studenteve Shqiptarë dhe të rinisë Shqiptarë në përgjithësi. Besojmë se me këto parametra, secili i ri apo e re që arrin të “armatoset” me arsim cilësor në Britaninë e Madhe, është një qytetar i denjë dhe i nevojshëm për shoqërinë Shqiptare apo edhe Britanike njëlloj. Ne ofrojmë të gjitha mundësitë për dikë që dëshiron të studiojë në Britaninë e Madhe. Sigurojmë të gjithë shërbimet që i nevojiten një studenti për të shkuar e për te studiuar në Mbretërinë e Bashkuar. E ndjejmë të nevojshme të shprehim mirënjohjen tonë për UKBA dhe veçanërisht për Zyrën Konsullore të Ambasadës Britanike në Tirane, Shqipëri për vullnetin e mire për të pajisur studentet me viza, për ndihmën dhe punën e tyre të madhe për të lejuar studentet për të shkuar dhe studiuar në Mbretërinë e Bashkuar. Sistemi i ri i Pikëve, sado i kritikuar nga një pjese njerëzish e institucionesh, për ne ka funksionuar mrekullisht mjaft mirë dhe duam të përgëzojmë UKBA për punën e tyre për ngritjen e këtij sistemi. Ju mirëpresim duke ju premtuar se ne do ju japim shërbimin më të mirë.

S

hqipëria meriton të jetë e barabarte mes të barabartësh. Ajo është në zemër të Evropës, në mes të Evropës e sot, synon e dëshiron të integrohet në Evrope. Ne besojmë se, që të integrohemi në një Evrope të ngritur, të zhvilluar e ku sundon rregulli e ligji, arsimi luan rolin kryesor në ngritjen dhe përgatitjen e qytetarëve për të qenë pjesë e denjë e funksionale e shoqërisë. Duke qenë se arsimi është themeli dhe shtylla kryesore e zhvillimit, përparimit dhe integrimit të një shoqërie, dhe rrënjësor për ngritjen e kapaciteteve individuale, besojmë se ia vlen të investohet në drejtimin e arsimit, të synohet dhe të merret arsimim sa me i mirë. Në këtë mënyre, një ko-

Korbi Education me rastin e festave të fundvitit uron të gjithë studentët që ka sjellë në Angli në këtë vit, iu uron suksese e përparim në studimet e tyre. Gëzuar festat dhe një Vit të ri 2010 plot arritje e begati. Gjithashtu, Korbi Education uron të gjithë shqiptarët përparim e arritje në 2010-n, dhe integrim të merituar në familjen Europiane.-Afrim Korbi President KOVANI GROUP sh.p.k. Korbi Education Rruga Mine Peza, Nr. 82 Prane Hotel Tafaj, Tirane, Albania Lagjja 3, Pallati 38, Apartamenti 4, Kukes, Albania Office: +355 4 22 62 669 Cel: +355 67 20 77 884 Fax: +1 501 644 8621 Web: www.kovanigroup.com

NGA BRIXHILDA NDINI

D

ëshiroj t’ju tregoj nga takimi që pata me shkrimtarin francez Marc Levy që do i festonte Krishtlindjet në Londër ku jeton prej dhjetë vjetëve. Janë vetëm ditët e fundit përpara Krishtlindjeve dhe e gjithë Londra është veshur me rrobat festive. Për mua është hera e parë, thashë që të shikoj përgatitjet e Krishtlindjeve në Londër dhe të them te drejtën jam e mrekulluar nga kujdesia që iu kushtohet këtu Krishtlindjeve, zbukurimeve të rrugëve. Por Parisi për mua thashë mbetet magjik , ndoshta sepse jam mësuar ti kaloje çdo vit Krishtlindjet atje. Ketë vit provoje këtu -thotë Marc, Krishtlindjet në Londër kanë një magji te veçantë dhe Christmas Spirit përfshin gjithë kryeqytetin që në ditët e para të Muajit Dhjetor. Christmas lights, parties,Carols, skating, shopping, pudding, mince pies , mulled wine.... Tw gjithë fëmijët po gjithashtu edhe të mëdhenjtë , kanë hyrë në valën e aktiviteteve dhe të shpenzimeve, në këtë periudhë të fundvitit. Si i festojnë në përgjithësi të gjithë të huajt dhe emigrantët the british Christmas?. Pazaret, dritat, këngët, Christmas cakes, mulled wine dhe aktivitete te tjera këtu në Londër,kam folur me Marc Levy ç’fare i pëlqen me shume për Krishtlindjet në britanike dhe ç’fare i pëlqen më pak. Këtë vit thotë Marc do të shkoj në Paris para Krishtlindjeve për përurimin e dy librave të fundit ,dhe do te kthehem ne Londër për Krishtlindje, e kam bëre të domosdoshme çdo vit të kaloj Krishtlindje ne Londër. Po familja – ia ktheva. Këtu në Londër edhe pse nuk ke familjen me vete , je i ftuar nga miqtë, , që shtojnë një pjatë më shumë në momentin e fundit, dhe kjo është shumë miqësore.......ka kuptim më shumë për mua. Edhe për përgatitjen e darkës së krishtlindjeve preferoj diversitetin anglez - thotë Marc. Ne Francë , dhe në Shqipëri ne hamë, pa ndryshuar asnjëherë, gjelin e detit dhe ëmbëlsirat tradi-

SI I FESTOJNË TË HUAJT KRISHTLINDJET NË LONDËR?
nitshme. Njerëzit shkojnë shumë por , anglezët nuk kanë nevojë për këtë pretekst , krishtlindjet për ta është shumë e rëndësishme, është i vetmi week-end prej katër ditësh që kanë me atë të Pashkëve. Më së fundi , Krishtlindjet nuk janë Krishtlindje pa Winter Pimm’s me mollë. Është shumë e mirë dhe harron alkoolin... Për dhuratat anglezët kanë një traditë të mirë , bëjnë një kuti dhuratash ku fusin të gjitha dhuratat që janë blerë rastësisht gjatë gjithë vitit , dhe e hapin për krishtlindjet. Londra është veçanërisht agréable(këndshme) midis 25 dhe 30 dhjetorit. Më 26 dhjetor është tradicionalisht pushim, është Boxing Day, dita ku mbarojmë të gjitha ushqimet e ngelura ,hedhim amShkrimtari Marc Levy dhe Brixhilda Ndini (London Chrismas) balazhet e dhuratave.... Të gjithë njerëzit i nxjerrin pemët e vitit te ri cionale. veçantë krishtlindjeve, zbukurimeve , në rrugë në të njëjtën kohë,ndryshe nga Këtu vazhdon ai -ka ndriçimeve, duke filluar ushqime të të gjitha vendeve dhe po aq në qendër që ato janë shumë ëmbëlsira : Christmas cakes, normale deri jashtë, ku me bazë Brandy butter, nje lloj reçeli çdo lagje, bën pak a me rrush të thatë , Brandy, limon..... shumë çfarë do dhe shPo të shikosh në të gjitha pesh me organizime magazinat në këtë epokë do të gjesh të mbrëmjesh për të dhënë gjitha llojet e Brandy butter. Vazhdoj sihariqin e shkëlqimit të të gatuaj edhe gjelin e detit duke i rrugëve, dhe kjo i bën shtuar edhe shume gjera te tjera ,pas- gjërat më të mahnittaj pjata e djathit është e mrekul- shme. lueshme në Angli në periudhën e Ka shume kokrishtlindjeve. rale ,por jo dhe aq -Unë jam e habitur nga dekoracionet shumë sa në filmin dhe ndriçimi i rrugëve këtu në Londër “Love actually” ku , që fillon gjithë Nëntorin dhe Dhje- vijnë e trokasin direkt torin, - edhe unë isha po aq i mahnitur tek dyert e njerëzve! herën e parë- thotë ai. Duke filluar dy javë përKrishtlindjet janë më të festuara këtu para krishtlindjeve, kose sa në Paris, ndjehet një atmosferë ralet dalin nëpër kisha . më e ngrohtë . Dhe kjo bën që të dalin Anglezet i kushtojnë një rëndësi të spektakle vërtet të mahç’ndodh ne Francë. Unë ndoshta sepse është hera e parë dhe nuk ndjej ndonjë diference te madhe midis Londrës dhe Parisit. Është e njëjta feste me familjen me dhuratat e tjerë..... Është e vërtetë që këtu në Londër ndriçimet fillojnë më shpejt dhe mbarojnë me vonë ,por mua më duket se është e njëjta gjë i njëjti nivel. Po më flisnit për koralet e krishtlindjeve por akoma unë s’kam parë në Londër. Për mua ka më shumë në Francë , për krishtlindjet preferoj ato franceze , është më shumë familjare. Jam paksa e mahnitur për atë çka bëjnë anglezët rreth festave te fundvitit. Në Shqipëri, më përpara nuk kishte dekorime e ndriçime rrugësh , nuk kishim as peme të vitit të ri në shtëpi dhe për dhurate kishim portokallinj, karamele , nganjëherë edhe këpucë për të shkuar në shkollë. Sot në Londër apo edhe Paris ndriçimet me drita arrijnë deri në stratosferë! Por sot vërej që në Paris ashtu edhe Londër ka shumë dhurata. Por atmosfera e krishtlindjeve mbetet e mrekullueshme. Këtë vit do të festoj në Shqipëri me familjen, dhe përveç tradicionales së gjelit te detit do të shtoj edhe Christmas cakes dhe plump puddings. Do te shtojmë edhe ndonjë gjë franceze si “galete des rois” përfundimisht do të jetë një krishtlindje me përbërje te dy kulturave. Gëzuar festat e fundvitit të gjithëve!

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

7

“THE ALBANIAN” NË 2009
NGA BASHKIM METALIA

G

azeta “The Albanian” në Londër dhe bashkëpunëtorët e saj kudo nëpër botë janë munduar të japin një sinjal të qartë dhe bindës për tejçimin e informacionit tek komuniteti shqiptar në Britani dhe më gjerë. Sfidat në për të cilat ka kaluar dhe përjeton ““The Albanian””e kanë rritur furishëm jo vetëm besimin; duke u bindur se ekzistoka diku një media e pavarur, por dhe krijon terrenin për të qenë pararendëse dhe zëri i komunitetit që ajo përfaqëson. Gazetaria , në kohë , duket qartë që e ka rritur diapazonin profesional. Kjo falë dhe kërkesave të kohës dhe rritjes së interesit që media të konsiderohet si ndërmjetësi i suksesit , pasqyra reale e bizneseve apo dhe grupeve te interesit. Ndërkohë vet gazetaria është transformuar dhe vazhdon të transformohet edhe më tej ; por tashmë me ndikime akoma më të mëdha dhe fatkeqësisht e varur nga ambienti i ekonomiko-politik etj. Kur flitet për median dhe ndërlidhjet që pleks , konsumatori (lexuesi, shikuesi apo dëgjuesi ) vihet në sprovën e informacionit me karakteristikat dhe veçantitë që mund të ketë. Parimisht bien dakord të dy palët , por nëse përçuesi i këtij informacioni del jashtë kontureve të këtij misionit, atëherë nuk do të ketë interesin për konsumim dhe as do të besohet logjika e të bërit “media”. Rëndom media shërben me ose pa koherence, informacione të natyrave dhe problematikave të ndryshme , duke u interesuar që të jap më të mirën , më të renë, më interesanten dhe më problematikën që përballet publiku i gjerë apo dhe individi. Gjithmonë është fjala për një media të mirë. Sepse gjithçka që bie ndesh me realitetin dhe të vërtetën, kryekëput bie poshtë misioni dhe kjo tashmë konsiderohet si media e cilësisë së dobët , pra e keqe; rrugë të mesme s’para ka.... Në zhargonin e përditshëm politik kjo media (e keqe) quhet media e kapur nga mafia , korrupsioni etj. Kjo vihet re në tematikat dhe politikat që këto media pasqyrojnë , përditësojnë. Dhe pa e përdorur shumë logjikën vihet re qartë se ku dhe si i zhvillojnë këto politika editoriale mediat e sotme Sidoqoftë koha i kristalizon dhe i vendos në podiumet e meritave gjithsecilën prej tyre. Pa lënë në harresë këtë shtresë mediatike , për të mos rënë pre e saj , neve na intereson , ajo kategori që merret me terrenin real dhe problematikat e përditshme , me qëllim denoncimi , sensibilizimi etj. Kjo media i përket direkt interesave dhe politikave pozitive të komunitetit që përfaqëson. Krahasimisht dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë media në ka përparuar me intensitet të paparë në shpejtësinë, , vërtetësinë dhe logjikën e transmetimit të lajmit. E gjitha kjo, falë teknologjive të reja dhe kërkesave të rritura në tregun mediatik dhe atë publik. Sa herë që trajtojmë aspekte

të tilla mediatike dhe rolin që luan gazetaria në shoqërinë tonë e shoh të arsyeshme që të përvijoj sistematikisht misionin mediatik dhe sa genuine (i vërtet) është . Sakaq asgjë s’mund të riparohet , nëse ne si gazetarë nuk jemi genuine. Nëse marrim rastin e gazetës “The Albanian” e cila botohet në Londër për komunitetin shqiptarë për mbarë ishullin britanik dhe e shpërndan informacionin kudo ku jetojnë e punojnë shqiptarët në botë, modestish duhet ta pranojmë se kemi arritur të konsiderohemi një model i të bërit media. “The Albanian” ka qenë koherente me dhe për gjithçka që komunitetit shqiptarë në Britani i duhet dhe nevojitet. 2009-ta për ““The Albanian”” Nëpërmjet forcës së “fjalës”, ka transmetuar , sensibilizuar , kritikuar dhe informuar brenda kodit etik , profesional ; gjithmonë në përkrahje të vlerave dhe bashkëkombësve tanë. Duke bërë një përmbledhje të asaj se çfarë , gazeta “The Albanian” ka bërë përgjatë 2009-ës është një tregues se, rezultatet e arritura gjatë këtij viti janë domethënëse. Domethënia konsiston në propagandën dhe politikat e redaksisë sonë në përkrahjen e vazhdueshme ndaj komunitetit shqiptar në MB , rrjedhimisht edhe në trojet tona shqiptare e gjetkë. Dhe mbi gjithçka gazeta “The Albanian” , mbi interesat personale , vuri në këto politika , brezin e ri shqiptarë që po rritet dhe edukohet në shoqërinë britanike; shqiptarët në tërësi ishin tematika dhe çështje që u trajtuan edhe këtë vit në “The Albanian”. Gjithçka që i ndërlidhte problemet e tyre me ta, ne kemi qenë atje , kemi trokitur profesionalisht për të hyrë në zgjidhjen e situatave dhe nevojave nga më të larmishmet. Po bëhen gati gjashtë vjet që me iniciativën e një grupi miqsh, nga domosdoshmëria dhe roli që mund ketë për komunitetin shqiptarë në Bri-

Gëzuar 2010!

tani , të mund të krijojnë një bazë ku mund të shfletohen informacione, lajme dhe kushte më të mira mediatike.Për sa i përket ndikimit të gazetës që ka pasur tek lexuesi i saj them se është i padiskutueshëm. Kjo për vet faktin se çfarë i ka ofruar lexuesit si reagimet koherente , sensacionet dhe ngjarjet, kritikat dhe sugjerimet brenda kornizave profesionale, zgjerimin e konceptit informativ; përfshi këtu tashmë edhe kronikën e zezë,fakte të reja nga pluhuri historik etj etj. Herë pas here i kemi trajtuar dhe theksuar mundësitë reale që janë krijuar nga Gazeta “The Albanian”, për shqiptarët e Britanisë. Edhe viti që lamë pas ishte një rend i gjatë, me mjaft ngjarje dhe lajme të rëndësishme. Ndër të tjera veçojmë: Brezi i ri ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë vëmendja kryesor që do të përqendrohet ; talentet e reja si në sport , letërsi apo edhe në fusha të tjera të jetës ku shpalosen vlera. Emigracioni dhe problemet e emigrantëve, zgjidhja e statusit dhe i lejeve të qëndrimit të tyre; duke sjellë informacionet më të fundit përreth kësaj çështjeje. Një ndër lajmet jehon ka qenë festimi Një vjetorit i Pavarësisë së Kosovës . Një lajm mjaft i rëndësishëm ka qenë dhe dalja për herë të dytë në llojin e vet,për komunitetin shqiptar , të librit të kontakteve ose “Albanian contacts” i cili për nga rëndësia konsiderohet si ura lidhëse mes shqiptarëve dhe Britanisë. ““The Albanian”” ishte ideatorja e

këtij projekti dhe rezultatet janë më se të dukshme. ““The Albanian”” që në fillimet e saj nuk ka lënë pa trajtuar , në çdo numër të saj aspektet kulturore shqiptare si gjuha shqipe, dhe aktivitetet e ndryshme të zhvilluara. Ndoshta në kundërshti të asaj që citova pak më sipër por ka qenë gazeta ““The Albanian”” dhe stafi i saj që kanë bërë protagonizmin e shumë organizimeve, zhvillimeve kulturore – artistike , pasqyrimin e tyre. Në organizimin e Pesë –vjetorit të saj në ambientet e Parlamentit britanik shpalli edhe personalitetet e vitit për 2009-ën ; shqiptarin Jimy Marky si më i forti i Britanisë dhe John Grogan deputeti i parlamentit Britanik zëvendësKryetar i grupit parlamentar britanik për Kosovën. Po aq sensacionale ka qenë edhe ndërhyrja e “The Albanian” për mos- organizimin e koncertit nga këngëtari serb Goran Bregovic i cili me këngët e tij ka qenë në mënyrë të përsëritur anti-shqiptare , duke i thurur vargjet e këngëve tij me mesazhe raciste antishqiptare , paçka se posedon Çelësin e kryeqytetit shqiptar si qytetar nderi . Me këtë rast ai tentoj që të fyente mijëra e mijëra pushues shqiptarë nga Kosova, që ndodheshin në Durrës , pse jo dhe të merrte ndonjë çelës të dytë. Ironike dhe e patolerueshme ky gjest i organizuesve , fatkeqësisht shqiptar, për organizimin e këtij koncerti. The Albania arriti që të anuloj atë , bile këngëtari “ynë i preferuar ” tetë ditë para se të organizohet koncerti kishte

“planifikuar të sëmuret”. Duke pasur parasysh ngërçin e vazhdueshëm të “baballarëve të kombit” në Britani për inekzistencën e tyre dhe pompozitetin e pakufi të tyre informal, “The Albanian” sistematikisht ka denoncuar publikisht burokracitë individuale dhe institucionale që merren me komunitetin shqiptarë. Natyrisht media ka qenë dhe do të mbetet një nga hallkat kryesore në mbrojtje të sistemit të vlerave shoqërore. Në të vërtetë s’kuptojmë esencën e saj dhe nëse bëjmë gazetari të mirëfilltë , të saktë , realiste dhe pa komplekse. Shoqëria njerëzore ka nevojë për një zë të fuqishëm ; lutemi që ky zë të mos ngjiret nga interesa të ngushta dhe mediokriteti. Pavarësia e medias nuk duhet cenuar ... a kemi të tilla të pavarura? Teksa flitet për një përmirësim të imazhit personal apo publik ,të bie në sy tatëpjeta që merr pa një pa dy, kjo klishe në histerizëm dhe egocentrizëm të një pseudo-intelektuali të pa reformuar. Leximi i kësaj paranteze shqetësuese ka qenë një vijimësi dhe një këmbëngulje të pandërprerë për të gjithë ata që e ndjejnë veten përgjegjës në sjellje dhe edukim , zhvillim dhe integrim ; vetjak dhe shoqërorë. Idetë dhe përsosmëria teknologjike që konkurojnë kohën që jetojmë nuk përkojnë me atë intensitet dhe vrull që shoqëria njerëzore duhet të ketë dhe të tregojë kujdes në afirmimin e vlerave reale . Me të drejt thuhet se bota është bërë më e vogël, falë rritjes dhe zhvillimit të teknologjisë së përparuar, por ka ngelur mbrapa në disa fusha konkrete ku ka pasoja të mëdha dhe ndikim të dëmshëm në përmirësimin e imazhit (njerëzor)human. Misioni i “The Albanian” do të vazhdoj dhe nuk do të ndalet –koha do e vërtetoj këtë zë të fuqishëm . (Foto. Stafi i “The Albanian” në 5-vjetorin e saj në Parlamentin Britanik)

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

8

S

hpresa Programme iu uron te gjithë bashkatdhetarëve kudo që janë " Gëzuar Vitin e Ri 2010" Veçanërisht iu uron përdoruesve të shërbimeve të saj një vit të mbarë dhe te suksesshëm ne punë dhe familje!

Ç’fare ka ndodhur gjate këtij viti në Programin Shpresa? Vitin e kaluar Shpresa Programme, ndërmori një iniciativë të gjerë për të rishikuar edhe një herë të gjitha shërbimet që ofron, cilësinë e tyre duke përfshirë një numër metodash, Grupe të vogla ( ndryshe të quajtura focus group) me të gjithë grup moshat dhe , organizoi Kongresin e Fëmijëve dhe të të rinjve, pyetësorë, telephone intervieës, research, aëay day. Për këtë Shpresa Programme rekrutoi një numër ekspertësh të cilët ishin të njohur për punën e tyre cilësore në këtë drejtim, disa prej tyre ofruan shërbimin e tyre falas dhe disa ishin të punësuar. Si rezultat i kësaj pune të madhe të bërë Shpresa ka biznes planin e saj 5 vjeçar, Ka përfunduar strategjinë për marketingun dhe po punon në këto momente për të përfunduar strategjinë në fundraising . Nga këto konsultime cilat ishin disa nga aspektet më të veçanta e punës së Shpresës? :

Shpresa Programme, mes suksesit dhe sfidave
dhe sidomos nevojave të shprehura nga përdoruesit e shërbimeve të saj. Në të njëjtën kohe Shpresa Programme aktivisht do të kërkojë që këtë model të suksesshëm pune ta promovojë që të përdoret edhe nga komunitete të tjera dhe t’i ndihmoje këto komunitete t’a implementojnë në mënyrë sa më të mirë dhe efikase Ç’farë Shpresa do të vazhdojë të ofrojë vitin që vjen? 1.Projekti për gratë në bashkëpunim me Women’s Therapy Centre, Praxis, RAMP dhe Ramfel ofron në 5 komuna të Londrës, Neëham, Redbridge, Barking and Dagenham, Enfield, Harigay këto shërbime: 1 Grupe javore suportuese për gratë që kanë për qëllim të informojnë, trajnojnë , mbwshtesin dhe ndihmojnë në fusha të ndryshme si punësim, si të ndihmojmë fëmijët, shëndetin mendor e shumë të tjera. 2 ndihmë në benefits dhe imigracion 3 eksperience pune 4 Trajnime te ndryshme 2. Projekti i fëmijëve dhe të rinjve në bashkëpunim me 8 shkolla të komunave të mësipërme ofron 1 Mësime të gjuhës dhe valles tradicionale 2 Aktivitete sportive ( Karate, futboll, kickboxing, lojëra tradicionale) 3 Mentoring 4 Koncerte të ndryshme 5 Çmime për punën dhe arritjet e të rinjve 6 trajnime te shumta 7 projekte te ndryshme 3. Campaign Shpresa e shikon ndërgjegjësimin e njerëzve për të vlerësuar forcën që ata kanë për të ndryshuar jetën e tyre si një forcë që çon shoqërinë përpara dhe sjell ndryshimet e dëshiruara. Ajo ka qenë e suksesshme në dy iniciativa lokale 1 Gjetjen zgjidhje për të ndihmuar ata që nuk kane llogari bankare duhet t’i zhvillojmë aktivitetet ditore Health and safety, safeguarding children and vulnerable people, Volunteering policy, financial procedures, Confidentiality procedure Equal opportunities statement Shpresa ka kaluar PQASSO level one dhe me ndihmën e BASIS project, veçanërisht ndihmës se madhe te Shpetim Alimetaj i cili punon për Refugee Council, shpresojmë që gjatë vitit të ardhshëm të kalojmë nivelin e dytë. Gjithashtu ne po punojmë drejt kalimit të Bronz level të Investor in People dhe supplementry school excellence.

1. Shpresa punon në mënyrë shumë krijuese në bashkëpunim me organizata të tjera që nuk punojnë vetëm me komunitetin shqiptar, si me shkolla, organizata të tjera, youth centre’s, gjë e cila bën të mundur që ajo të ofrojë shërbime më të mëdha se ajo ka kapacitetin, nuk izolon veten, përfaqëson komunitetin në shumë forume gjë e cila bën të mundur që zëri I komunitetit të dëgjohet në sfera të ndryshme 2. Shpresa është një organizatë e ndërtuar në mënyrë qe t’i përgjigjet ndryshimeve në mënyrë shumë të shpejtë gjë që e bën atë shumë flexible në mënyrën se si ajo iu përgjigjet kërkesave të ndryshme që vijnë nga komuniteti veçanërisht përdoruesit e shërbimeve të saj 3. Shpresa punon me të gjithë familjen. Dhe më tepër se 75% e Bordit Drejtues kanë qenë ose janë përdorues të shërbimeve që ajo ofron. 4. Shpresa tashmë ka një model të suksesshëm punë

sisë kur Kosova ende nuk e kishte shpallur Pavarësinë, dhe më pas kur Ambasada e Republikës së Kosovës nuk kishte filluar veprimet diplomatike në MB,të kishin mundësi te pajiseshin me Dokument udhëtimi( travel document) Për të rritur eksperiencën,ekspertizën dhe për të qenë me efikase në camapign Shpresa po punon bashkëpunim me Carniegie, dhe Sheila McKechnie Foundation Gjithashtu Shpresa po punon në bashkëpunim me Telco, Refugee Council , End child Poverty , York Refugee Action që të kontribuoje në campaign e iniciuar prej tyre por që efektojnë edhe komunitetin tonë . Këto campaign janë : 1 Strangers into citizens nga te panjour ne shtetas 2 Right to ëork - e drejta për pune 3 End child Detention Noë Ndalo izolimin e fëmijëve ne qendrat e ndalimit 4 Safer city Campaign qytet i sigurtë 5 Gjithashtu Shpresa ka iniciuar një numër campaigns 1 Stop dhunës në familje 2 Përdor fuqinë tënde nëpërmjet votës 3 Kartat e Nass –it të njihen si dokument për të marrë “Provisional driving licence” 4 regjistro gjuhen shqipe si GCSE Për të marrë me tepër informacione iu lutem vizitoni ueb-in e Shpresës ëëë.shpresaprogramme.com 4. Shpresa Programme gjithashtu do te vazhdoje vazhdon të punoje me RAMP, Praxis dhe RAMFEL për të ofruar këshillime në fusha te ndryshme . 5. Shpresa do të vazhdoj te ofroje eksperience punë dhe punë vullnetare për përdoruesit e saj si edhe për ata që duan te përmirësojnë vetitë dhe njohuritë që kanë , një numër i madh vullnetarësh trajnohen dhe punojnë tek

Shpresa programme. Dy vite më parë Shpresa iu bashkëngjit iniciativësTRAIN TO GAIN, një iniciativë e qeverise angleze e cila maksimizoi kapacitetin e Shpresës për të ofruar trajnime që janë të kualifikuar(NVQ 2 dhe 3) Në këto momente 11 vullnetarë dhe staf që po trajnohen në child care, management dhe advise. Këto trajnime e bazojnë mësimin ne praktike , në eksperiencën e tyre, pra që nuk kanë nevojë të shkojnë në kolegj dhe të japin provime por puna e tyre do të vlerësohet ne bazë te eksperiencës dhe portofolios së përgatitur. Çdo vit Shpresa ofron 30-41 vende për pune vullnetare dhe ketë vit ne kemi pranuar edhe nga komunitete e tjera të cilët po bëjnë studimet e tyre (PHD) Suporti dhe mundësitë qe vullnetaret marrin nga përfshirja e tyre tek shpresa ka ndihmuar një numër të madh prej tyre qe të zënë vende pune të dëshpëruara. Si është Shpresa e ndërtuar? Ajo është e regjistruar si Charity dhe Company LTD. Kjo do të thotë që procedurat financiare dhe projektet që zhvillohen kontrollohen nga Charity Commission dhe Company House. Llogarite financiare editohen çdo vit nga profesionistë përpara se të dërgohen në insituticionet e mësipërme. Bordi drejtues është i përbëre nga njerëz qe i përkasin komunitetit Shqiptar dhe nga komunitete të tjera por që kanë eksperience në fusha të ndryshme. Dhe janë këta që përcaktojnë dhe kontrollojnë qe vizionin e Shpresës është i qartë dhe i venë në praktike nga punonjësit. Shpresa ka 2 punonjës full time , 3 part time dhe 5 punonjes sezonalë edhe 41 vullnetare. Ç’farë procedurash ka Shpresa ne vend qete sigurohet cilësinë e punës së saj? Shpresa ka një numër policies dhe procedurash të cilat përcaktojnë sesi

Cilat jane sukseset e Shpresës në vite ?
1 me punën tonë kemi krijuar një model që është vlerësuar si shumë efektive 2. kemi marrë një numër çmimesh për kontributin e punës tonë 1 Dhjetor 2004 ftuar nga Kryeministri Toni Blair për punën krijuese ne komunitet dhe shërbimet efikase të ofruara komunitetit shqiptar 2 Qershor 2006 marre çmimin e madh te Queens Award për sektorin vullnetar i cili iu prezantua Shpresës nga Përfaqësuesi i Mbretëreshës Kolonel Dudding në Albanian Summer day që u mbajt në central park ku rreth 2000 shqiptarë morën pjesë. 3 Korrik 2006 jemi ftuar nga Mbretëresha e Anglisë në Garden Party në Buckimngham Palace. 4 Korrik 2007 dy anëtaret e bordit, Fisnik Panxh dhe Bedrije Heta u ftuan në një pritje në Buckimgham Palace nga Mbretëresha e Anglisë 5 December 2007 ftuar nga Kryeminsitri Toni Blair dhe gruaja e tij për të marrë pjesë në një pritje të shtruar ne No. 10 6 Në verën e vitit 2008 morën çmimin “Best community group” i dhëne nga Newahm children’s Parliament 7 Në vjeshtë të vitit 2008 morën çmimin e dhen nga PCT Newahm “ communities of health” për ndikimin e punës tonë në përmirësimin e shëndetit të përdoruesve tanë. 8 Korrik 2009 Shpresa e ftuar nderi tek Social Enterprise Aëard Ceremony at Buckingham Palace. 8 Shpresa ka siguruar Kontratën 15 vjeçare për godinën tre katëshe të cilën po e përdor për nevojat e saja si edhe për të ofruar zyra ose dhoma takimi për individë apo organizata që kanë qellim të sjellin ndryshim pozitiv në komunitet. 9 Shpresa bashkëpunon me 8 shkolla angleze për te zhvilluar aktivitete e saj dhe suksesi i projektit ka

5.Shpresa Programme ka punuar, punon dhe do të vazhdojë të punojë me një dedikim, passion dhe në mënyrë shume krijuese për t’i shërbyer sa më mirë komunitetit shqiptar në UK

të kenë një të tillë. 2 Gjetjen e zgjidhjes për të gjithë ata shqiptarë nga Kosova që nuk ndihmoheshin nga Ambasada Serbe për të marrë certifikatën e nënshtetë-

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

9

NGA AGIM HALILI

M

uhamet Rrahmani (Sekiraqa) *THE ORIGINAL KOSOVEN * është njëri prej ambasadorëve të shkëlqyer të mëmëdheut. Në ndeshjen e tij të fundit në ringun amator në peshën 65 kg korri një fitore të bindshme kundër një boksieri shumë të fortë polakun MALOCH. Me datën 04/12/09 në boks shown që u mbajt në Heathrow Park Hotel” ku u paraqiten disa boksier amatorë nga viset e Londrës, në mesin e tyre ishte edhe boksieri Meti, i cili me përgatitjet e përditshme që bën si dhe me një entuziazëm të lartë, një djalosh i cili po dëshmon se ka një të ardhme shumë të fortë në sportin e boksit. Në këtë ndeshje Meti tregoi një përgatitje shumë të lartë, një koncentrim profesionalist si dhe një guxim të madh. Para ndeshjes ai citoi edhe fjalët se ndihet shumë mirë dhe shumë i fuqishëm dhe nuk e la pa përmendur edhe ndihmën që iu dha gjatë përgatitjeve nga boksieri i ringut profesionist Kreshnik Qato ku edhe ai ishte prezent Me te dalë në ring Meti përdori një teknikë boksi profesionalist edhe pse ishte luftë amotore , arriti ti plasojë shumë goditje tek kundërshtari si dhe e solli atë në problem shumë të madh, që në raundin e dytë. Meti me shpejtësinë qe ka si dhe manovrimet e tij në ring arriti fitore bindëse. Në raundin e tretë Meti u lëshua tamam si një furtunë me bosket e tij të fortë dhe arriti ta lëshojë në tapet polakun në sekondat e para të raundit. Pas numërimit prapë Meti filloi me të njëjtën shpejtësi dhe e hodhi prapë kundërshtarin në nokaut dhe gjatë numërimit trajneri i tij, duke par se po i lëndohet boksieri i tij hodhi qene i tillë qete gjitha shkollat e ofrojnë premisat e tyre falas Gjate këtij viti janë një numër veprimtarish që ia vlen për t'i përmendur. 1. "Our dream show " në shkurt - Një koncert i iniciuar nga të rinjtë ku festoi viti i Parë Pavarësisë se Kosovës dhe bëhej publike kampaign e parë e të rinjve shqiptare "Rregjistrimi i gjuhës shqipe si GCSE", Ky koncert u dha në skenën profesioniste të Stratford Circus, gati 100 te rinj përformuan dhe në tepër se 350 shqiptarë dhe të huaj panë ketë koncert 2. Festimi i ditës ndërkombëtare të grave në Mars ku me tepër se 200 gra u mblodhën të festonin arritjet e tyre ne zonën e Ilford-it 2. Gjuha shqipe se GCSE prezantohet nga të rinjtë shqiptar në Mars në Asamblenë e organizuar nga London Citizens dhe ajo zgjidhet si kampaign qe do te zhvillohet gjate këtij viti ne shkalle kombëtare. 4 Me 1 Prill grupi i valleve jep shfaqje ne O2 arena. 4. Cdo muaj nje i ri/e re pjesëmarrës tek aktivitete e Shpresës merr çmimin e Jack Petchey ku jepet edhe £200 për t'i shpenzuar në një projekt që ata duan. 5. Ne Maj Vullnetare dhe përdorues të Shpresës marshojnë në rrugët e Londrës në mes mijëra qytetaresh në përkrahje të Strangers into citizens

Meti ambasador i shkëlqyer i mëmëdheut
Boksierët shqiptarë në Britaninë e Madhe po dëshmojnë se janë më të mirët
peshqirin ne ring. Gjithçka përfundoi sipas planit të Metit si dhe kënaqi mese njëqind e pesëdhjetë shqiptarë që kishin ardhur për ta përkrahur. Me të përfunduar Metin e pyta se si ndihet Meti u shpreh; “Faleminderit për përkrahjen që më dhatë. Falënderoj të gjithë tifozët , falënderoj përkrahjen si dhe prezencën e Qatos. Unë do të jam gjithmonë i përgaditur si dhe se shpejti do te inkuadrohem në boksin profesionist. Gjatë ndeshjes nga drejtuesi i shout nuk u la pa u përmendur edhe prezenca e Kreshnik Qatos, duke cituar afër meje është edhe boksieri shqiptar ËBF kampion i peshës së mesme të gjithë te pranishmit e duartrokiten. Duke i uruar suksese të mëtejshme Metit, besojmë se talente të tillë do të mbeten padyshim ambasadorë të shkëlqyer të vlera shqiptare.

kampaign në përkrahje të një amnistie për të gjithë imigrantë ilegalë. 6. Ne Qershor gjate javës se refugjateve një numër i madh shfaqjesh të shkurtra u dhanë neper shkolla dhe aktivitete lokale duke promovuar kulturën dhe traditat shqiptare. Gjithashtu Albanian Summer Day u zhvillua në një mënyre të veçante, me një koncert madhështor i organizuar në bashkëpunim me Shoqatën Besa " too busy to get into trouble" "s'kemi kohe për te bere gabime", përsëri një numër i madh të rinjsh dhe fëmijësh performuan këngë, valle, skeçe, modelime ,

valle etj. Për t'u veçuar në këtë kohë është edhe fillimi i studimit te ndikimit të punës së Shpresës gjate 7 viteve , një numër i madh grupesh të fokusuara u përdor për këtë qellim si edhe një numër i madh pyetësorësh u shpërndanë. 6. Ne korrik të gjithë shkollat në mënyrë individuale festuan Ditën ndërkombëtare të fëmijëve me koncerte neper klasa për fëmijët dhe prindërit e tyre, gjithashtu një kamping 3 ditor u organizua nga të rinjtë në Lambourne End. Po në këtë muaj u or-

ganizua takimi i parë i grupit të punës rreth dhunës në familje në Mansfield House 7 Ne shtator aktivitetet javore filluan si me pare ne te tete shkollat, si edhe grupi i pare psikoanalitik për gratë ,me një program 8 javor. 8. Ne Tetor u organizua Konferenca e parë për gratë "Let's talk" ne Stratford Toën Hall ku me tepër se 200 gra morën pjese si edhe nje numër i madh përfaqësuesish nga organizata te tjera. Trajnim në leadership për te rinjtë si edhe filloi puna per "safer city camapaign" nga te rinjtë tanë në Barking Road. Gjithashtu “END child detention campign” mori një forme masive duke i përfshirë të gjithë fëmijët duke i shkruar një letër z.Gordon Brown. 9. Ne Nëntor u festua 7 vjetori i Shpresës ku u promovua websiti i ri www.shpresaprogramme.com si edhe "Impact and sucesses" dokument. Gjatë këtij muaji u organizuan gjithashtu koncerte masive për festat e Nëntorit një në Veri tjetra në lindje, ku rreth 500 veta morën pjesë.

gjithashtu grupi i fituesve te Jack petchey Award u ftua nga Ministri i Thesarit Mp Stephen Timms për një vizite në Treasury office, 22 të rinj morën pjese në këtë takim. 10. 4 te rinj çojnë peticionin "End child detention now" tek No:10 si edhe organizohet kongresi i fëmijëve dhe te rinjve. Viti që vjen e gjen Shpresën në baza të mira pune dhe me një plan pune të qarte. Do te këtë vazhdimësi te shërbimeve te ofruara dhe me pune e saj do t'a çoje akoma me para arritjet e komunitetit shqiptar ne MB. (Foto Luljeta nuzi me Tony Blair dhe Mbretereshen)

Edhe një here iu urojme të gjithë shqiptareve kudo qe janë GEZUAR! GEZUAR! GEZUAR! suksese në punë dhe në jete si edhe harmoni familjare!

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

10

I dashur Babagjysh,
dërkohë që ti mund të kesh përgatitur dhuratat për fëmijët anembanë botës , shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar po presin gjithashtu që ti dashur Babagjysh do tu sjellësh atyre realizimin e dëshirave për 2010-ën. Nuk janë vetëm fëmijët që presin nga ty i dashur Babagjysh , është një komunitet i tërë që pret. Janë së pari disa baballarë që po presin që larg qoftë të mos u ndodh gjë vendit të tyre në ballin e oxhakut. Këta baballarë janë po të njëjtit për të cilët të shkruam vitin e kaluar. Asnjë thinjë nuk besohet që u është shuar në kokat e tyre , për sa i përket xhepave atë e di vet edhe ti i dashur babagjysh. Janë po këta baballarë që edhe gjatë këtij viti që po lëmë pas nuk lanë tribunë pa u çjerrur duke u përpjekur që të konturohen si atdhetarët më të flaktë si prijës të lavdishëm të komunitetit shqiptar në Britani. Kaq ironike është kjo i dashur babagjysh sa që këta baballarë nuk lënë gurë pa lëvizur për të dëshmuar veten si bajraktarët e vaktit, e nag ana tjetër caktojnë taksa kombëtare, kur është fjala për organizimin e ndonjë feste kombëtare siç është ajo e flamurit. Thuajse askujt prej tyre nuk u bën përshtypje i dashur babagjysh për nevojat reale të komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe.

N

Letër Babagjyshit të Vitit të Ri
i papërsëritshmi, unë jam më i madhi, më i patundshmi. Prandaj së pari i dashur babagjysh të kërkojmë një pasqyrë, jo nga ato magjiket, por një pasqyrë të thjeshtë, normale.

Një pasqyrë për baballarët.
Sikur ta shikonin veten babagjysh do

të ngjanin as më pak as më shumë sesa si gjeli majë plehut, e asgjë më shumë. Për një pjesë të mirë të opinionit publik këtu në Britani këto shoqata nuk janë asgjë më shumë se banda ekspertësh që dinë të marrin para “në emër të komunitetit” dhe që janë bërë të pasur. Kemi lexuar në disa numra të gazetës shumat marramendëse që kanë marrë. Pothuajse asnjë nuk i ka publikuar këto shuma në ueb-faqet e tyre, sepse nuk duan që ta marrin vesh të

tjerët sidomos stafet e tyre, sidomos ata që punojnë falas, vullnetarët. Dhe vetëquhen fisnikë, i dashur babagjysh, dhe këta kokoshat kushdo që i pyet prezantohen si përfaqësues të komunitetit. Nuk ka rëndësi nëse dinë apo jo anglisht, nuk ka rëndësi nëse janë në gjendje që të prezantojnë apo të mbrojnë një çështje shqiptare, apo çfarëdo qoftë, rëndësi a që janë të parët, gjenialë të papërsëritshëm që dinë gjithçka.

Në të shumtën e rasteve janë mësues, por që dinë nga të gjitha, apo nuk ka zot që t’i bindë se ata duhet të gjejnë qoshen e tyre. Por si pasojë e parave të publikuara, disa kokoshë të fjetur janë rizgjuar dhe i kanë hyrë punës seriozisht për krijimin e shoqatave të reja, por që askush si pengon ata që të thonë se i kanë themeluar këto shoqata kohë e vite më parë, se kanë kontribuar për komunitetin sa s’ka ku të shkojë më shumë, se kanë

I dashur babagjysh, Në Mbretërinë e Bashkuar gjithkush mund të vërejë se fragmentarizimi i shqiptarëve të këtushëm shkon në krahun më ekstrem dhe kjo ndarje e përçarje kurrsesi nuk mund të konsiderohet si pjesë mozaiku por thjesht pjesë e episodit të baballarizmit fenomen ky i njohur tashme. Ah baballarët. Vazhdojnë të mbetën njësha të vërtetë, njësha të papërsëritshëm. Parimi i tyre bazë është “unë jam”. Unë kam unë dhe vetëm unë askush më shumë se unë nuk ka bërë, unë jam

Jepet me qera 3 dhoma gjumi +1 dhomë ndenje +1 dhomë ngrënieje + Kuzhinë, 2 vende parkimi Kopsht mbrapa shtëpisë 5 min. larg nga stacioni nëntokësor(underground) Dagenham East. Qeraja : £900 në muaj Për më tepër kontaktoni Përparimin : mob: 07903333280 tel: 02085179303

Bar Restorant "Tirana"
Kerkon te punesoje nje ndihmes kuzhinier Kandidatet duhet te kene eksperience ne pune, te jene profesional/e Paga shume e kenaqshme kontaktoni sa me pare

Agronin: 07766568236

GËZUAR VITIN E RI 2010!
punuar që para luftës në Kosovë, që puna e tyre s’është reklamuar ashtu siç duhet. Emrat e shoqatave zakonisht zgjidhen kryesisht burra shteti, figura të shquara kombëtare dhe aty dëshmohet fuqia e tyre. Disa prej baballarëve iu futën punës dhe krijuan grumbull shoqatash, tamam si grumbulli ku gjelucët përpiqen të këndojnë sapo ua merr mendja që kanë mësuar rreshtat e parë të këngës së tyre. Këto grumbullime i quajnë forume, organizata gjithëpërfshirëse, pasi duket që në filozofinë e tyre sa më i madh të jetë grumbulli, aq më lart ngjiten aq më të mëdhenj do të duken këto kokoshë. Prandaj numri i shoqatave që bëjnë pjesë në grumbull duhet të jetë sa më i madh. Në këtë aspekt duhet theksuar i dashur babagjysh se është punuar prej kokoshëve dhe kemi dëgjuar që ekziston një grumbull prej 13-14 shoqatash. Por lajmi mbaron këtu. Nga ky grumbull nuk merret vesh më asgjë. Vetëm lartësohet kokoshi dhe taksa kombëtare mbetet e njëjtë. Mbase kjo është një mënyre për të folur në emër të të gjithë shqiptarëve në Britani, një mundësi fantastike për hir të kombit , për hir të flamurit. Nuk është aspak e vështirë të krijohen shoqata për të lartësuar grumbullin , edhe këtë vit u përdor e njëjta strategji si e vitit të kaluar. Huazohen emrat e burrave të shtetit , dhe këto shoqata janë të tipit , shoqata e “lalit” Lali është ai tipi që të shkruajtëm edhe vjet i dashur babagjysh. E rëndësishme për baballarët është të gjejnë tipa të tillë si lali, është që nuk ka burrë nënë që tua marrë emrin dhe me krenari bëhen pjesë e grumbullit . Bisedat e rëndomta që zhvillohen mes tyre vazhdojnë të jenë bisedat e mburrjeve se cila është më e forta. Më e fortë është shoqata “Ismail Qemajli” apo “Faik Konica”. Po jo ore më e forta shoqatë është shoqata “Sylejman Vokshi”...Çka po thu bre njeri? Po ku ka shoqatë më të fortë se shoqata “Isa Boletini”?E kështu vazhdon lufta mes shoqatave dhe kokoshët vdesin të bëjnë ndonjë mbledhje nga ato tipiket e stilit komunist, ku raportohet me laps dhe letër, ku bëhet mbajtje protokolli, ku ideohen kope shoqatash, por largqoftë asnjë shoqatë nuk ndihmon tjetrën. Kështu p.sh. ndonjë shoqata që ka marrë fonde dhe i di rrugët sesi të marrë fonde, kurrsesi nuk u tregon kokoshëve të tjerë se si ta regjistrojnë shoqatën, se si ta bëjë atë funksionale. E sa të bezdisshme behën këto kopetë e shoqatave dhe po bëri vaki që nuk u botohet ndonjë shkrim, vazhdon ligjërimi i tyre se si ata janë më të mëdhenjtë, më të paparët dhe se këtu po luhet lojë e rrezikshme kundër tyre. Kështu vazhdon historia jone i dashur babagjysh por më lejo të të shkruaj një fakt të dhimbshëm . më pak se 1% e fëmijëve shqiptarë në MB mësojnë gjuhen shqipe. E kemi publikuar disa herë këtë fakt por asnjë nga këto baballarët nuk doli të kakariste majë grumbullit apo anash tij për alarmuar tufën, për të ndërmarrë ndonjë iniciativë konkrete për zgjidhjen e kësaj çështje. Për ta nuk është aspak e

LONDON JANUARY 2010

11

rëndësishme nëse fëmijët shqiptarë mësojnë shqip apo jo , nëse duhen sensibilizuar s h o q ë r i a shqiptare në Britani për këtë fenomen. Dy gjera janë të rëndësishme për ta; balli i oxhakut dhe xhepi, që mbushet në emër të shqiptarëve. I dashur babagjysh Me këtë letër duhet të theksoj se ka individ dhe organizata

të cilët punojnë dhe janë tepër aktiv në shërbim të shqiptarëve në MB. Këta individ dhe shoqata nuk kanë asgjë të përbashkët as me gjelucët , as me grumbujt e krijuara artificialisht; ata punojnë me plot zell dhe shqiptarët i kanë lexuar në faqet e gazetës për aktivitetet e tyre , ku natyrisht nuk zbatohen as taksa kombëtare, as çjerrjet në maja tribunave , majë grumbullit ose jo.

I dashur Babagjysh
Ajo çfarë përbën lajm për këtë vit që po e mbyllim i dashur babagjysh është edhe gjendja e shkëlqesisë Mazi në krah të tyre. Sesi ia kanë mbushur mendjen ata e dijnë. Por shpresojmë se mazi me aftësinë e tij të komunikimit profesional do të arrijë t’i bind baballarët se grumbujt apo tufat e këtyre shoqatave janë vetëm ca

flluska sapuni, dhe gjithçka duket vetëm nga produktiviteti i tyre. Shpresojmë i dashur babagjysh që Shkëlqesia e tij të vetëdijesohet se është përfaqësuesi i shtetit shqiptar dhe kurrsesi nuk guxon që të zbatoj politika klienteliste, që të bëhet palë përkrah grumbujve apo tufave dhe se ambasada shqiptare është shtëpia e të gjithë shqiptarëve në MB dhe dimensionet e ambienteve të saj nuk maten me numra krerësh... Po shpresojmë që i dashur babagjysh që 2010 do të jetë ndryshe për shqiptarët në MB duke i gjetur ata më të begatë, dhe ku baballarët, burrat e oxhakut të mbetën veçse një relikë e kohës dhe se brezat e ardhshëm do të qeshin kur do të dëgjojnë mbi këta baballarë këndesa apo gjelucë qofshin.

“Me këtë letër duhet të theksoj se ka individ dhe organizata të cilët punojnë dhe janë tepër aktiv në shërbim të shqiptarëve në MB. Këta individ dhe shoqata nuk kanë asgjë të përbashkët as me gjelucët , as me grumbujt e krijuara artificialisht; ata punojnë me plot zell dhe shqiptarët i kanë lexuar në faqet e gazetës për aktivitetet e tyre , ku natyrisht nuk zbatohen as taksa kombëtare, as çjerrjet në maja tribunave , majë grumbullit ose jo”

The Albanian

GËZUAR VITIN E RI 2010!
NGA RUZHDI JATA

LONDON JANUARY 2010

12

E

venimentet e vitit 2009 per komunitetin shqiptar ne Hounslow kane qene te shumta e te gjithaneshme. Nder me te rendesishmet mund te vecojme:Konferencen ne Civic Centre, me me shume se 200 pjesemarres, lojerat tradicionale popullore ne Inwoood Park,takimi futbollisik me skuadren Nigeriane, Knockout per familjaret, takimi ne Harrow.Te tjera:aktiviteti me rastin e marrjes se dekorimit te fimijeve shqiptare nga Jack Pitchy foundation , filmi “Home to Home” ne bashkepunim me Hounslow Council dhe Hounslow Police, botimi i Revistes Prevent etj. E perbashketa e ketyre aktiviteteve ka qene Agenda Prevent dhe ajo e intgegrimit.Pikerisht ketu e kane perqendruar sherbimin SFIDA- grupi i grave dhe Dituria, e mirenjohur per kontributin e saj ne problemet e komunitetit.Dhe shikojme se ka nje rritje te interesit te njerezve per dialog dhe tolerance, debate dhe ide te reja.Po cfare thone disa prej tyre? Liza Zefi:”Kur ju organizoni veprimtari interesante, si per shembull per extremizmin dhe tolerancen, per dhunen ne familje etj.,ne vijme me deshire dhe nuk e kemi problem largesine”.Ndersa H.Vllasaliu shton se ju po punoni shume dhe ne jemi ne krahun tuaj ne cdo kohe per mbarevajtjen e projekteve”. Nje tjeter servis perdoruese thekson rendesine e nivelit te prezantimeve tona.”Kam 10 vjet qe jetoj ne Hounslow dhe kam marre pjese ne disa veprimtari tuajat,por referati qe mbajti ne nje workshop ne Green room – Treaty Centre, Molla Zymber Salihi me ka mbete ne mendje si dicka me shume vlere per te gjithe”. Po,vertete, kur prek ne tela,kur jeton me shqetesimet e problemet qe kane njerezit ben gjera te bukura.Per cilindo tema te tilla se “A “ prodhon” feja muslimane terrorizem”, cfare jane VEHABI and SENAFI, cfare eshte Jihadi jane me interes. Kohet e fundit, ne Kosove,por edhe ne Shqiperi,kane dale dy grupe te reja ,- na tregon shume i respektuari Z. Salihi.Ato s’kane asgje

Me perkushtim sigurojme vazhdimesine
te perbashket me fene Muslimane,vecese jane ekstremiste dhe duan te perdorin gjuhen e forces e te dhunes.Ata bazen financiare e kane ne Serbi dhe mbeshtetes te tyre kane edhe shqiptare ne Angli, ne Fizbury Park Mosque. Pra, kur ke gjera te reja per te mesuar, kur ke vertete dicka ne torbe,njerezit te degjojne,te mbeshtesin dhe rezutatet nuk mungojne .Stop and search,ligji i ri i antiterrorizmit e te tjere, jane me rendesi per te gjithe per t’i mesuar se ato kane te bejne me sigurine tone dhe te fimijeve tane. Sepse, pas femiijeve tane qendrojne njerez te mire,por edhe ekstremiste . Lind me te drejte pyetja: Cila eshte baza e ketyre sukseseve? Bashkepunimi-i provuar nga te gjithe.Network,- e thene ndryshe. Dhe, nga njeri aktivitet ne tjetrin eshte shtuar numeri i partnereve tane, sic eshte Hounslow Police ,Preventing Team , autoritetet locale, komunitetet e reja ,si Nigeria,Indian,krahas me te vjeterve si Arab,Somaleze etj. Por, ajo qe eshte per t’u permenduar me falenderim te vecante,eshte bashkepunimi me Kosova Islamic Centre (KIC), me xhamine ne Hounslow,me Gurdwara etj. Sherbime te reja ka ndermarre e do te ndermarre KIC dhe bashkepunimi yne me to do te marre zgjerim te metejshem dhe te frytshem. Perfitimet e pjesemarresve jane me te verete te prekshshme.

Pas workshopeve a konferencave,pas debateve e ballafaqimeve mes te rinjve verehet se ka kuptim me te qarte per keto probleme delikate qe jeta shtron para nesh, ka diversitet mendimesh, ashtu sic ka humor,ironi, konfjuzion . Por te gjitha keto,perfshire edhe krijimtarine letrare te te rinjve per ceshtje te tilla te edukimit jane publikuar edhe ne revisten e re “Prevent”. Paneli,i perbere kryesisht prej te rinjeve, i cili merr ne diskutim sugjerimet dhe verejtjet e lexuesve ka menduar qe ta ndryshoje titullin, ne Engagement. Te gjitha materialet botohen ne gjuhen Angleze dhe cilesia sa vjen e permiresohet. Por edhe botimet ne shtypin shqiptar,si per shembull ne “Albanian Mail” dhe “The Albania”kane efektet e tyre te padiskutueshme. Nuk mund te leme pa permendur ketu edhe shtypin local me te cilin ne kemi nje pervoje tanime te gjate. Por le te mos zgjatemi te puna e bere. Cfare duam te bejme? Ky eshte shqetesimi i dites dhe per kete duan te

dijne lexuesit. Veprimtari te tjera me te rendesishme na presim. Ne Janar eshte planifikuar nje work shop me temen: “Si te degjojme femijet tane, si t’i kuptojme me mire problemet e tyre te integrimit”.Po keshtu ne Prill nje Konference tjeter. Ne River Thames nje project tjeter i ri qe Dituria po e mendon me shume kujdes, ashtu si dhe ai per ushqimin shqiptar ne Multicultural Centre ku ekziston ky sherbim,dhenie dreke me cmim shume te ulet per te moshuarit nga vendet Aziatike. Te gjitha keto synime dhe objektiva drejtohen e manaxhohem me shume kujdes nga vete komuniteti, nga njerezit e afte e te palodhur, si Naim Nela,Bajram Tokani, Shqipe Shehu, Lira Latifi, Sara Pepa e te tjere. Falenderimi, pra ,shkon te ata,te puna dhe perkushtimi i te gjitheve. Te devotshem e te gatshem ne cdo kohe e per cdo gje. Kjo ka bere qe te sigurojme vazhdimesi prej disa vitesh dhe te mos mbetemi ne rruge. Si drejtues dhe aktivist i komunitetit,por duke punuar si Employment Liaison Officer , i vleresoj mjaft arritjet e komunitetit shqiptar ne rrugen e integrimit; besoj shume ne forcat dhe vlerat e deritanishme. Besoj shume te dialogu dhe tolerance dhe te inkurajimi i njerezve,jo vetem per t’u dhene atyre,por edhe per te marre e mesuar. Nga perspektiva e punes qe bej, mendoj se kemi shume per te bere. Punesimi eshte themeli, baza e integrimit te suksesshem per cdo komunitet. Kryetar i shoqates “ DITURIA” Ne foto aktivitete te shoqatave “Dituria dhe “Sfida”

GËZUAR VITIN E RI 2010!
Nga ARDIAN MUHAJ

LONDON JANUARY 2010

13

S

hqiptarët për traditë janë shumë atdhedashës, mirëpo ngaqë tradita vazhdimisht ua lë vendin prirjeve të reja, duhet ta kundrojmë shqiptarin (vetveten) edhe nën dritën e kahjeve të tashme e jo vetëm nën qiriun e kahjeve të së kaluarës. Tradicionalisht, mësimit të gjuhës shqipe dhe ruajtjes së saj i është dhënë pothuajse tërësisht një ngarkesë emocionale e madhe, por pa një arsye të shtjelluar thellë dhe pa mbështetjen e rëndësisë së mirëfilltë materiale, të prekshme që mbart çdo gjuhë në përgjithësi dhe natyrisht në këtë rast edhe “gjuha jonë sa e mirë”.

Sa euro vlen gjuha shqipe?

aq sa ç’i kuptojnë edhe fëmijët nga Bangladeshi. Pengesa gjuhësore mes prindërve dhe fëmijëve si rregull shkon duke u bërë gjithnjë e më e madhe sa më shumë rritet fëmija, mbasi duke u rritur shkon duke e zgjeruar gjithnjë e më shumë kapacitetin dhe bagazhin gjuhësor në gjuhën e re, ndërkohë që aftësia e prindërve për të përvetësuar gjuhën e re me ritmin e fëmijëve të tyre shkon përkundrazi duke u zvogëluar me kalimin e viteve. Veç problemeve sociale që sjell shkëputja e fëmijëve nga tradita e prindërve dhe si pasojë edhe nga trashëgimia e tyre kulturore, morale e sociale, barriera gjuhësore herët ose vonë do të pasqyrohet edhe në shkëputjen e këtyre fëmijëve të emigrantëve nga trashëgimia e tyre ekonomike apo më ngushtë pasurore. Secili prind që e ka lënë Shqipërinë për arsye emigracioni e ka pasur njëfarë pasurie, të vogël apo të madhe qoftë. Ka raste të shumta emigrantësh që kanë lënë vilat dy apo trekatëshe, për të banuar me qera nëpër metropolet e botës. Apo të tjerë që kanë lënë me dhjetëra dynymë tokë për të jetuar në vende ku nuk zotërojnë tjetër përveç krahëve. Natyrisht, nuk po e gjykojmë zgjedhjen e tyre, mbasi në të shumtën e rasteve kjo nuk ka qenë zgjedhje, por imponim nga kushtet e vetë jetës, por mënyra se si e kanë konceptuar trashëgiminë e tyre pasurore emigrantët tanë, mendoj se nuk ka qenë dritëgjatë për të mos thënë që ka qenë shpesh dritëshkurtër. Të zotërosh një shtëpi dy apo trekatëshe, një apartament dy plus një apo gjysmë hektari tokë, në një vend që ndodhet në zemër të Evropës, buzë dy deteve të mrekullueshme, në kryqëzim të rrugëve ndërkombëtare, me klimë aq të zilepsur mesdhetare, që është anëtar i NATO-s dhe kandidat potencial për të qenë shpejt pjesë e hapësirës më të madhe të begatisë dhe paqes që ka njohur historia, BE-së, do të thotë në rastin më të keq të zotërosh mbi njëqind mijë euro pasuri të patundshme. Rritja gjithnjë e më shumë e interesit të agjencive imobiliare evropiane ndaj mundësive që ofron Shqipëria dhe nga ana tjetër shkëputja gjithnjë e në rritje e emigrantëve tanë dhe fëmijëve të tyre nga perspektiva ekonomike e vendit amë përbën një paradoks të hidhur. Ka më se një vit që revista “The Times” në një reportazh, duke krahasuar rastin e Shqipërisë me atë të Bullgarisë, pohonte se bumi i tregut imobiliar ndërkombëtar në Shqipëri i ka të gjitha kushtet që të fillojë dhe ashtu sikurse në Bullgari, asgjë nuk mungon më tepër sesa ndryshimi i perceptimit të Shqipërisë nga një vend me probleme në një vend me mundësi. Për këto arsye emigrantët tanë duhet të bëjnë gjithçka kanë mundësi që t’ua mësojnë gjuhën shqipe fëmijëve të tyre, jo thjesht për shkak se shqiptarët dhe Shqipëria janë një popull dhe vend me trashëgimi të madhe historike e kulturore, por para së gjithash, sepse Shqipëria është një vend me ardhmëri pa dyshim të madhe e të ndritur. Le t’ua mësojmë shqipen fëmijëve, jo thjesht për nder të gjyshërve, por para së gjithash për hir të nipave.

Identiteti gjuhësor është i lidhur me atë kombëtar. Nga ana e vet, ky i fundit është i lidhur jo vetëm me gjuhën, por edhe me territorin, dhe me ekonominë. Pra, siç dihet, përkufizimi i kombit e përfshin edhe përbashkësinë ekonomike, përveç asaj gjuhësore, territoriale dhe të prejardhjes. Për t’i rënë pak më shkurt, gjuha jonë “sa e mirë”, është njëkohësisht edhe “sa e vlerë”. Patetizmi dhe irracionalizmi komunist e ka dëmtuar pa dyshim lidhjen e ngushtë që do të ishte dashur të ekzistonte mes shqipfolësit dhe shqipes së folur. Përmasat e qasjes së tillë, kryekëput ideologjike, janë përshkallëzuar e thelluar më tej, në vitet e tranzicionit. Ideja që ekziston akoma, madje që mbizotëron në rradaket tona edhe tash dy dekada mbas komunizmit, është se gjuha shqipe, ruajtja dhe mësimi i saj, janë çështje me të cilat duhet të merret shteti. Kjo pikëpamje nuk ka pasur kurrfarë tranzicioni, madje edhe pse ka zënë rrënjë nga konceptimi tejet paternalist i shtetit në komunizëm, duket se gjatë këtyre dy dekadave ka bërë jo vetëm trungun, por edhe degët e frutat e hidhura. Këto fruta të hidhura të keqperceptimit të rolit të gjuhës amtare në shoqëri besoj se nuk ka shqiptar që në mos i pastë shijuar, të mos i ketë parë apo dëgjuar. Vështirë të gjesh shqiptar që të mos ketë të njohur, qofshin komshinj, farefis apo shokë e miq, që kanë fëmijë, që edhe pse të lindur nga prindër shqiptarë, nuk flasin gjuhën shqipe, për faktin e thjeshtë se nuk e dinë, ngaqë prindërit nuk ua kanë mësuar. Pasojat sociale të një gremine të tillë mes prindërve shqipfolës dhe fëmijëve joshqipfolës në mesin e emigrantëve tanë do të duhej ta shtjellonin specialistët e fushës, mbasi ka lëndë të parë sociologjike mjaft të bollshme. Prindërit, në shumë raste përmes këtij hendeku që e kanë ndërtuar vetë me fëmijët e tyre, herët ose vonë do të shijojnë frytin e hidhur të përçarjes së familjes për shkak të akulturimit të natyrshëm e të shpejtë të fëmijëve dhe pamundësisë së tyre për t’u akulturuar në mesin e shoqërive pritëse. Një nga rastet më domethënëse për të ilustruar qëndrimin e emigrantëve tanë ndaj gjuhës shqipe është Londra. Në autobusët karakteristikë dykatësh, në trena apo qendra tregtare, vështirë të mos shohësh familje shqiptare, ku prindërit mes vete flasin shqip, fëmijët mes vete flasin anglisht dhe pavarësisht se si u drejtohen prindërit, në shqip apo në anglisht, fëmijët u përgjigjen vetëm në anglisht. Kjo, kur

Një nga rastet më domethënëse për të ilustruar qëndrimin e emigrantëve tanë ndaj gjuhës shqipe është Londra. Në autobusët karakteristikë dykatësh, në trena apo qendra tregtare, vështirë të mos shohësh familje shqiptare, ku prindërit mes vete flasin shqip, fëmijët mes vete flasin anglisht dhe pavarësisht se si u drejtohen prindërit, në shqip apo në anglisht, fëmijët u përgjigjen vetëm në anglisht. Kjo, kur Londra përbën një nga qytetet më kozmopolite në botë, me mbi 30 për qind të popullsisë të lindur jashtë Anglisë dhe mbi 50 për qind të saj me prejardhje joangleze, ku nuk ekziston diskriminimi etnik ndaj shqiptarëve, ta zëmë në krahasim me Greqinë dhe ku të gjitha etnitë e tjera (zyrtarisht mbi 300), sidomos turqit, latino-amerikanët e grekët e ruajnë me shumë xhelozi gjuhën e tyre. Në fakt, spunton për këtë shkrim e mora nga fushata e reklamës së Western Union-it që ka disa ditë i ka mbushur tabelat e reklamave në rrugët e Londrës me postera të shkruar në gjuhën shqipe dhe për të cilët besoj se shumica dërrmuese e fëmijëve shqiptarë nuk i kuptojnë ose i kuptojnë po aq sa ç’i kuptojnë edhe fëmijët nga Bangladeshi.
Londra përbën një nga qytetet më kozmopolite në botë, me mbi 30 për qind të popullsisë të lindur jashtë Anglisë dhe mbi 50 për qind të saj me prejardhje joangleze, ku nuk ekziston diskriminimi etnik ndaj shqiptarëve, ta zëmë në krahasim me Greqinë dhe ku të gjitha etnitë e tjera (zyrtarisht mbi 300), sidomos turqit, latino-amerikanët e grekët e ruajnë me shumë xhelozi gjuhën e tyre. Në fakt, spunton për këtë shkrim e mora nga fushata e reklamës së Western Union-it që ka disa ditë i ka mbushur tabelat e reklamave në rrugët e Londrës me postera të shkruar në gjuhën shqipe dhe për të cilët besoj se shumica dërrmuese e fëmijëve shqiptarë nuk i kuptojnë ose i kuptojnë po

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

14

NGA AKIL KOCI

D

uhet të themi se ky flamur nuk u shua edhe pse ishin nën robërinë e Mbretërisë Otomane, por s’u shua edhe betejat e ashpra,vazhdoi të jetoi dhe jeton edhe sot si Flamur kuq e zi I kombit shqiptar, prandaj, ne shqiptarët mburremi me flamurin dhe himnin tone kombëtar ,( edhe pse himni është krijuar, mendoj në muzikë nga kompozitori jo shqiptar). Mburremi edhe pse kemi për çka të mburremi,sepse ai flamur dhe ai himn kombëtar lindën në kohën më të vështira. Nëse shfletojmë vetëm librin “Kujtime (19131933) nga Mithat Frasheri do të lexojmë dhe këtu do të shohim nivelin e ulët patriotik, kombëtar të dy komuniteteve fetare të Shkodrës që në atë kohë ajo ka qenë si kryeqendra e Shqipërisë në të gjitha aspektet ekonomike dhe kulturore. Mes tjerash ai thotë:“Kur paria e myslimanëve të Shkodrës erdhën në Durrës për t’ u paraqitur pranë Princit, ndërmjetës qesh unë, (Mithat Frasheri) Kur i pyeti mbreti se çfarë dëshironin,ata u përgjigjen se dëshironin të ruheshin spahillëqet ,gjë që për çudi kjo,se spahillëqet edhe Turqia kishte gati një shekull që kishte ngritur. Kjo tregonte mendësinë e myslimanëve të Shkodrës,s e në ç ‘shkallë ndodheshin” Katolikët erdhën te Princi me ndërmjetësinë e konsullit të Austrisë,sikur nuk ishin shqiptarë, por nënshtetas austriak. Po të peshohen dy mentalitetet e Shkodrës, kuptohet se çfarë mund të lindte në atë vend”. Pra,në kohën e një dualiteti fetar ishte vështirë të mendohet për elementet e shtetësisë, por vështirësi paraqite edhe te fakti se si thotë Mehdi Frasheri(vitet 1913-1033) “ Dërgatat që mund të vinin nga të gjitha vendet e Toskërisë, deftenin një gëzim të madh dhe një nacionalizëm të vërtetë,por fatkeqësisht okupatori grek i ndalonte Korçën e Gjirokastrën të merreshin me çështjet e shtetit shqiptar”.Me gjithë atë forca,dinjiteti i popullit tonë bëni që të i kundërvihen këtyre trysnive të armiqve tanë që ishin të mëdha dhe e paraparë dhe për këtë më tej vazhdon Mithat Frashëri “...një djalosh 12 vjeçar nga katundi Tragjas i Vlorës kishte veshur një palë rroba të bardha në fund e krye, me qeleshe të bardhë e me opinga, tepër simpatik, i cili hipte në një fik në sheshin që ndodhet sot përpara Bankës Kombëtare të Durrësit, këndonte përmendsh vjershën me famë të Vaso Pashës “O moj Shqipni,e mjera Shqipni ,/kush të ka qitë me krye n’ hi,/Ti ke pas qenë një zonjë e randë....”etj.,dhe deklamonte me gjest kaq të bukur patetik,sa një mbrëmë kur ndodheshin grumbull nja 200 malësor e kosovarë, kur djaloshi arriti në strofën :Qani ,moj vasha,qani ju, moj gra,/me ata sy të bukur që dini me qa”,shumica e malësorëve filluan të qanin me të vërtetë, duke menduar vendin e tyre të Kosovës që vuante nën shkelmimin e serbëve. Sa janë prekëse këto ndijime, sepse djemtë tanë janë mësuar ta ndjejnë dhe ta konsiderojnë skllavërinë më të keqe se vdekja dhe kanë luftuar deri në pikën e fundit të gjakut duke ngelur në fushë të mejdanit që nga koha e Skëndërbeut. Luftërat shqiptaro-malazeze, sërboshqiptare e deri në ditët tona të pushtimit serbosllav njëqind vjeçar. Pra,në kësi rrethana lindi flamuri dhe himni ynë kombëtar. Të fillojmë me flamurin kombëtar të cilën e ri-zbuloi Faik Konica në vitin 1909, sepse e merr si stemë për revistën Albania dhe ky zbulim ka ardhur nga studimi i veprave të Barletit,të Biemit, Pjetër Budit dhe të Dhimitër Frangut .Është shkruar se Faik Konica e kishte emblemën shpirtërore e krenarie flamurin kombëtar i cili patë thurur vargje për te. Po I citojmë vargjet e Konicës Skënderbeu kur jetonte Shqipëria po Ishte e forte,ishte zonjë Kish në flamur një shqiponjë.

Flamuri dhe Himni Kombëtar mburrja jonë kombëtare
Teksti nga Asdreni. Rreth flamurit të përbashkuar Me një dëshir` e një qëllim, Të gjith` atij duk` ju betuar Të lidhim besën për shpëtim. Prej lufte veç ay largohet Që është lindur tradhëtor, Kush është burrë nuk frikohet, Po vdes, po vdes si një dëshmor! Në dorë armët do t`i mbajmë Të mbrojmë atdhenë më çdo kënt, Të drejtat tona ne s`i ndajmë; Këtu armiqtë s`kanë vënt. Se Zoti vetë e tha me gojë Që kombe shuhen përmi dhe, Po Shqipëria do të rrojë; Për të, për të luftojmë ne! O flamur, flamur, shenj` e shenjtë, Te ty betohemi këtu, Për Shqipërin` atdhen` e shtrenjtë, Për nder` edhe lavdimn` e tu. Trim, burrë quhet dhe nderohet Atdheut kush iu bë theror; Për jet` ay do të kujtohet Mi dhet, mi dhe si një shenjtor!. Po ti referohemi tekstit të Akademik Vasil Tolës do të vërejmë shumë gjëra të reja”Ngritja e flamurit nën tingujt dhe fjalët”Betimit mbi flamur”,ishin vetëm një akt formal nga ana e Ismail Qemalit për ta njohur këtë këngë tash e tutje,si këngën tone kombëtare. Së dyti me fjalët e Himnit kombëtar,I cili t I ushtohet po një simboli tjetër, tjetër kombëtar iç është flamuri,dhe që të dy s bashku t I kushtohen atdheut”. Në ceremoninë e shpallje së Pavarësisë,me 28 Nëntor 1912,në qytetin e Vlorës,Himni Kombëtar u këndua nga të gjithë delegatet,ku në sy binin delegatët e shoqërisë shqiptare të Bukureshtit, Dhimitër Zografi, Dhimiter Mborja ,Dhimitër Berati,delegatët e Korçës Thanas Floqi, Spiridon Ilo, dhe P.Mborja si dhe artisti Murat Toptani delegate I Tiranës. Në përvjetorin e Parë të shpalljes së pavarësisë me 28 Nëntor 1913,mbërrin në qytetin e Vorës orkestra frymore e qytetit të Shkodrës “Daulla”e drejtuar nga Frano Ndoja. Ndër të tjera në koncert, në publik interpretohet Himni i Flamurit. Në shkurt të vitit 1919,tingujt e Himnit të Flamurit përcjellin në shtëpinë e fundit, në varrezat e Kaninës, Ismail Qemalin, plaku e shenjtë të Vlorës, i cili me aktin e shpalljes së pavarësisë, u bë edhe bekuesi i këngës sonë kombëtare, Himnit të Flamurit. Në luftën e Vlorës të vitit 1020, festa e fitimtarëve u kremtua nën tingujt e Himnit të Flamurit dhe këngës Vlora-Vlora me poezi të Ali Asllanit dhe muzikë të Th.Nashit”. Janë bërë shumë ndërrime në tekst që nga ajo kohë e deri në ditët e sotme ku këndohet si në kohën e komunizmit,mendoj se duhet t’i kthehet teksti dhe dinjiteti. Ka shumë vërejtje pse i huaji e ka shkruar muzikën e Himnit, pse edhe teksti i Asdrenit është i tillë pa hy ta analizojmë,si thotë Profesor Ramadan Sokoli “ky Himn nuk e paska tekstin e poezisë origjinë shqiptare. Ai pos tjerash a duhet të pranojmë një Himn kombëtar tërësisht të huazuar dhe se na qenka një plagjiaturë, ka shpjegime të hollësishme, por ne nuk do ti paraqesim, por po e mbyllim këtë shkrim të shkurtër me konstatimin se Flamuri dhe Himni janë simboli ynë mbarëkombëtare dhe paraqet një fakt historik dhe duhet jo vetëm ta respektojmë por edhe të mburremi,sepse ajo që është më rëndësishmja, paraqet dhe çmohet s një vlerë absolute kombëtare prandaj duhet edhe ta lartësojmë.

Një shqiponjë me dy krerë Ai lirisht hapej në erë. Kur armiku na vërtitej Flamuri I kombit ngrihej. Gjëmojin një mijë trumbeta Suleshin treqind mijë veta. Derdhija gjakon si të marrë Që të mbaheshin shqiptarë. Derdhej gjaku pa peshuar Për flamurin e bekuar…. Pra këto ishin vargjet me të cilat Konica sintetizon elementet përbërëse dhe orientimin e tij të filluar rreth kombit e flamurit. Po himni i flamurit tone kombëtar paraqet simbolin e unitetit kombëtar, ndoshta më mire të citojmë fjalët e princit tone të poezisë dhe lirikut të madh i poezisë shqiptare i cili në studimin e vet duke u bazuar në krijimin e grupi të këngëtarëve shqiptar të mërgimit në Bukuresht. “Himni I flamurit dhe gjeneza e Tij” Lasgush Poradecit thotë “Prej gjirit të këtij grupi mori lindjen Himni kombëtar i shqiptarëve, me fjalët e të cilit luftonin çetat kryengritëse dhe

vdisnin dëshmoret ,e Lirisë. Ai u shenjtërua kësisoj jo vetëm si këngë e luftëtarëve, por u bë edhe himni I gjithë shqiptarëve të ngritur me theroria qindvjeçare. Edhe tashti ai është si në ditën më të pare të lindjes se tij lartësonjëse, i mbushur me hijen e rëndë të burrërisë, të betimit dhe të besës së dhënë shqiptare. Si doli kjo këngë e kombit kaq e përhapur dhe kaq e pëlqyer? Doli, ashtu vetvetiu, aq spontane është gjeneza e saj, sa i natyrshëm dhe krejt I vetëkuptimshëm ishte malli për atdhe, që bëri të mundur krijimin e korit,që u themelua në Bukuresht nga fundi I vitit 1907. (L.Poradeci-Vepra Letrare,fq.357,Tiranë,1990). Asdreni është autori I vargjeve të Himnit Kombëtar I cili u kënduar në muzikën e Ciprion Porumbesku, për të parën here në koloninë e shqiptarëve të Bukureshtit më 1908 ,kurse shkrimtari Shkodran Hil Mosi I mori me vete në Shqipëri.

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

15

P

ërcaktimi i drejtë i çdo vepre artistike, vlerësimi relativ i tyre,gjykimi kritik dhe trajtimi në shumë aspekte e veçmas në atë estetik dhe artistik,pa dyshi paraqet një sfidë të madhe në shumë aspekte ,sidomos fjala është për ato vepra që janë shkruara në kohën monizmit dhe të realizmit socialist dhe mund thotë ndonjëri se nuk paraqesin vlera dhe gjendjen reale, ajo edhe ndoshta mund të jetë mendim individual subjektiv,mirëpo pos vlerës shkencore muzikologjie në çdo aspekt që kanë ato me siguri mund tu shërbejnë pos tjerash edhe shumë muzikologëve të ardhshëm që ta studiojnë edhe ketë periudhë dhe të shohin qartë se në çfarë gjendje ka qenë vendi dhe e tërë kultura,shkenca dhe krijimtaria artistike në Shqipëri në kohën e një regjimi monist,të egër dhe i pa presedan në çdo aspekt. Kjo gjithsesi vlen edhe për dy veprat madhore operistike si janë “Mrika” dhe “Skëndërbeu” të kompozitorit të shquar Prenk Jakova. Pra, jo, as sesi të mohohen, por të rivlerësohen dhe ta kenë vendin në historinë e muzikës që paraqesin krijime antologjike, jo vetëm si veprat e para por edhe me veçantin e tyre në kontekstin muzikor edhe më gjerë, estetik si kontribut i çmuar në këtë lëmi falë pleksjeve dhe refleksit personal me përmasa jo vetëm kombëtare por edhe universale,nga se muzika si gjuhë dhe art i të menduarit me tingujt e saj koncepton një univers duke përjetuar jo vetëm çaste të bukura, por edhe kënaqësi shpirtëro deri në pikat kulminate për të krijuar një vepër me vlera artistike. Me të drejtë Dr. Sul Gragova në një artikull të vetin thotë: ….. talenti, aftësia dhe autoriteti i tij i dhanë atij të drejtën që të jetë kompozitori suprem mbi të gjithë të tjerët, një gjeni i muzikës dhe artit shqiptar për të gjitha kohët. Ai ishte me të vërtetë një talent i rrallë. Njihte shumë mirë muzikën simfonike, atë operistike, instrumentale dhe atë të dhomës. Ishte me një përvojët pasur jo vetëm si muzikant pianist, klarinetist por edhe si dirigjent i orkestrës simfonike të Filarmonisë Shkodër, të cilën e drejtoi disa dekada. Ai njihte shumë mirë të katër grupet e instrumenteve të orkestrës. Në saj të kësaj arriti të ridimensionojë orkestrën simfonike, gjë të cilën e ëndërronte prej kohësh. Për të mbështetur plotësisht realizimin e provave dhe performancës në operat “Mrika” e “Skënderbeu”, si dhe të gjithë repertorin e tij të muzikës simfonike . Pra është njëri ndër krijuesit më të spikatur shqiptar kompozitori Prenk Jakova .Ky krijues me të drejtë mund të konsiderohet pionier i muzikës shqiptare,sepse tërë ajo plejadë e kompozitorëve që sot veprojnë në Shqipëri mësimet e para i kanë marrë nga Jakova. Krijimtaria e tij e begatshme,e thurur për mrekulli me melosin tonë,është një dëshmi se sa e ka kultivuar atë në veprat e veta. Çdo vepër muzikore,vokale apo instrumentale e këtij bardi muzikor është përplot intonacione të muzikës popullore shqiptare. Prandaj, krijimtaria Muzikore shqiptare nuk mund të merret me mend pa veprat e tij. Prenk Jakova lindi në Shkodër me 3 janar 1919 ,kurse vdiq më 16 shtator 1969. Vdiq atëherë kur krijimtaria e tij hynte

PRENKË JAKOVA, THEMELUES I OPERËS SHQIPTARE
në fazën më të frytshme dhe më serioze,duke na lënë vepra kapitale,siç janë operat “Mrika” dhe “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Që në moshën e re mori pjesë në grupet artistike dhe punoi si mësues i muzikës,duke dhënë një kontribut të çmuar në përhapjen e këngës dhe në edukimin muzikor të fëmijëve. Edhe me krijimtari muzikore u morr që herët,duke u mbështetur në “gurrën e pashtershme të popullit”.Kompozoi këngë për masa,bëri përpunime këngësh partizane,marshe për orkestër frymore etj. Veprat e të shumënduarshme janë të një niveli të konsiderueshëm janë të një niveli artistik si këngët në frymën e muzikës popullore. Ai ka kompozuar edhe miniatura instrumentale,kurse veprat e formave të mëdha,siç janë operat “Mrika” dhe “Skënderbeu”,. Dhe shumë vepra të tjera për orkestër,karakterizohen me një formë të qartë,gjuhe muzikore të pastër që kanë për PRENK JAKOVA bazë kryekreje melosin popullor “...talenti, aftësia dhe autoriteti i tij i dhanë atij të drejtën që shqiptar të këngëve epike. të jetë kompozitori suprem mbi të gjithë të tjerët, një gjeni i Do të bëjmë një muzikës dhe artit shqiptar për të gjitha kohët. Ai ishte me të vështrim për intonavërtetë një talent i rrallë. Njihte shumë mirë muzikën cionet e muzikës popullore në operën e simfonike, atë operistike, instrumentale dhe atë të dhomës. parë shqiptare Ishte me një përvojë të pasur jo vetëm si muzikant pianist, “Mrika”,e cila u shfaq klarinetist por edhe si dirigjent i orkestrës simfonike të për të parën herë në Shkodër me 1 dhjetor Filarmonisë Shkodër, të cilën e drejtoi disa dekada. Ai njihte 1958,nën drejtimin e shumë mirë të katër grupet e instrumenteve të orkestrës. vetë autorit. Kurse Në saj të kësaj arriti të ridimensionojë orkestrën simfonike, teatri i Operës dhe i Baletit të Tiranës këtë gjë të cilën e ëndërronte prej kohësh” vepër e vuri në skenë me 1959. Në këtë vepër pasqyrohet shkojë në aksion,mirëpo nuk ia kishte të kurorëzohen,duke bërë një gazmend lufta dhe përpjekjet e popullit dhe rin- arritur qëllimin,nga se të saj. Gjatë të madh. Kjo vepër,pos përmbajtjes së isë për ndërtimin e njërës nga veprat punës në hidrocentral,Mrika kërkoi më të rëndësishme të elektrifikimit në leje nga prindërit që të fejohet me saj me karakter programor,ka edhe Shqipëri,hidrocentrali “Karl Marksi” Dodën,kurse Gjeta donë ta pengojë përmbajtje të thellë muzikore,sepse në çdo arie,duet apo kor mbështetet në inmbi lumin Mat. Ngjarja ndodhi në një dhe u bashkëngjitet fshat mirditor,ku Mrika shkon në punë Diversantëve që përgatisin një sabo- tonacionin e muzikës popullore vullnetare për të marrë pjesë në ndër- tim. Gjini,daja i Mrikës,e kupton qël- shqiptare,nga se kënga në të shumtën timin e hidrocentralit. Gjatë aksionit limin e tyre dhe jep kushtrimin të cilit e rasteve është bërë lajtmotiv kryesor. ajo dashuron Dodën e jo të fejuarin e i përgjigjët populli për të arrestuar di- E gjithë kjo I ka ndihmua kompozitorit saj e saj në djep Gjetën. Gjeta ishte versantët. Pas shumë peripecive që ndodhin,në aktin e tretë,në fund arrijnë që veprën sa më shumë ta demokratimunduar ta pengojë Mrikën që të zojë,jo vetëm në aspektin muzikor,por edhe dramatik dhe ideoestetik. Nëse e analizojmë partiturën që e kemi në dorë do të shohim se në aktin e parë bien në sy shumë arie,duete dhe kori i cucave që bazohen në elemente e muzikës popullore. Kështu, bie fjala që në fillim të operës kemi arien e Mrikës me “Dielli ka perënduar” që na sjell një motiv popullor nga Veriu-melodi pastorale të bukur dhe plotë zbukurime,që janë edhe karakteristike e melosit tonë. Para duetit të bukur na paraqitet edhe njëherë Mrika me një melodi të shkurtër ku i baskangjitet Doda,e pastaj në duet që është i bazuar në tiparet karakteristike të ritmit e melosit tonë. Është për t’u përmendur edhe tercetin në mes të Mrikës,Dodes dhe Gjetës,i cili është jo vetëm plot dramaticitet,por edhe melodia na përkujton pjesë dramatike të muzikës eristike. Kori i cucave në aktin e parë po ashtu,është interesant,kurse pjesa përfundimtare e aktit të parë,ku marrin pjesë solistët Mrika,Mara.Gjini,Ndou dhe kori i cucave,këndon në një formë fortisimo melodinë në tekst mjaft të bukur të poetit të shquar i cili e ka shkruar libretin Llzar Siliqi “Cuca malësore,t’ gjitha dora dore kemi me ra në Mat”. Akti i dytë sa i përket anës muzikore,është mjaft i fuqishëm nga se ngjarjet në skenë zhvillohen me një dozë më të madhe dramatike,prandaj autori këtu nuk ka përdorur në masë të madhe,sikuse në aktin e dytë,elementet të intonacionit të muzikës popullore,por kemi më tepër kromatikë që ndihmon të kenë ngjarje të një dramë më t madhe. Në tërë aktin e dytë hasim në shumë dialogje. Në aktin e tretë hasim në shumë arie të bukura si,bie fjala,aria e Marës,ose e korit të femrave plot elemente të muzikës sonë popullore,e që Prenk Jakova diti për mrekulli t’ia përshtatë tembrit të mezosopraniës Marës,nënës së Mrikës. Kjo operë,me të gjitha elementet e saj përbën një tërësi të konsiderueshme,duke nxjerrë në pah cilësitë e saj jo vetëm tekstuale,por edhe dramatike, ideore,melodike-ritmike e harmonike. Meqë vendi në gazetë nuk lejon që të analizojmë partiturë nga aspekti i kësaj vepre sepse kërkon një qasje më serioze dhe vend më të madh në gazetë. Kjo operë,si dhe ajo mbi heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriotin Skënderbeun,janë dokumente të gjalla historike që hapën një faqe të re në historinë e muzikës si vepra kapitale të një populli të talentuar,i cili shumë më vonë se të tjerët fillon të krijojë vepra muzikore,të cilat sot mund të krahasohen me sendërtimet më të mira të këtij lloji në literaturën muzikore botërore.

AKIL KOCI

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

16

Prof.Dr. Sci. Fadil Maloku 1

K

oheve të fundit ka marr përmasa kogja alarmuese debati rreth idetitetit kombëtar dhe atij shtetërorë të Kosovës. Ajo që mud të hetohet është se ende nuk është bërë ndojë analizë e thukët shkencore nga perspektiva apo nga këndëvështrimi sociologjik, që e kosiderojë lëmin më kompetente lidhur me këtë problematikë sa të rëndësishme aq edhe të rrezikshme në kohën kur shoqëria Kosovare është duke u ballafaquar me katrahurën e definimit të sajë si shtet normal dhe demokratik i shek.XXI. Për këtë arsye do mundohem të shkoqisë pikat kyqe të këtij debati.

KOMBI KOSOVAR APO SHTETI KOSOVAR?
arsye se identiteti etnik nuk është dicka që kavërdiset shpejt dhe leht, por është një proces qindravjeqar që vazhdon të mbijetojë akoma me paradigmën e së kaluarës të tanishmës dhe të ardhmës së përbashkët, për të cilën askund dhe asjëherë nuk është pyetur askush.

Para se të hyjmë në këtë problem, më duhet të sygjerojë se nuk e kam ndërmend të nisem nga paradigma e njohur popullore, se: nëse një budalla e hedhë një gur në bunar, njëqind të menqur nuk mund ta nxjerrin atë, por nga nevoja dhe domosdoshmëri e spjegimit të dioptrisë shkencore sociologjike që asjëherë nuk i është bërë atij gjertani në Kosovë. Me fjalë tjera etnicitetet, grupet etnike dhe identitetet etnike (si në nivele organizativ si sub-bashkësi ashtu edhe në nivele të identitetit kolektiv si sub-etni) kanë një aftësi cuditshme si të themi të mbijetimit dhe të transformimit edhe në kohërat e sotit. Shembull më të mirë për këtë proces se Amerikën sot për sot nuk kemi. Kur të shikojmë procesin e zhvillimit të shqiptarëve të Kosovës në këto njëqind (pra pas aneksimit që i bëhet nga ana e Serbis në vitin 1912) e fundit, si identitet i ndarë ku rrebeshi i ndikimeve dhe ndërvarësisë ishte evident gjatë tërë kësajë periudhe, kuptojmë që ky proces i ndikimit (më shumë!) dhe i marrjes (më pak!) është në të vërtetë pakashum dasht e padasht ne tani një proces i një natyre me pretendime dalluese. Por jo edhe aq sa tani (nëse i adresohemi botëkuptimit të sotëm përëndimor mbi kombin) të fillojmë procesin e promovimit të kombeve të reja (!?), ashtu siq po trumbeton dikush për interesa të pa identifikuara akoma. Në anën tjetër, meqë po i adresohemi dioptrisë shkencore sociologjike lidhur me këtë problematikë shtrohen disa pyetje kujtojë shum të rëndësishme lidhur me këtë proces të dhënje marrjes shekullore, pastajë diskursin e ushtrimit të ndërvarësisë si edhe procesin e amalgimit kulturor? Përgjigja në të gjitha këto pyetje është një JO e madhe?! Poashtu, duhet vënë edhe një distingsion shkencor në mes asajë që shquhet si etni dhe asajë që shquhet si komb, në mënyrë që të mos krijojmë sterotipin e paqenë për njërin apo tjetrin koncept sot. Duke u nisur kështu nga këto paradispozitat elementare shkencore sociologjike ne më lehtë e kemi diagnostifikimin e identitetit dhe paradigmave rreth tij, që sot djallëzisht keqëpërdorën nga jokompetentët për qëllime personale, grupore e klanore. Eshte e dijtur që njerëzit janë krijuar prej një burri dhe një gruaje dhe ndarjet në fise dhe popuj janë rezultat i parallogarive të ndasisë në njerzë të devotshëm dhe këqinj.

4
Shikuar me një dioptëri të kësisojit diskursin e dinamikës së përkatësisë etnike dhe asajë kombëtare, gjykojë që shqiptarët e Kosovës do të duhej të insistonin në ndërtimin e një shoqërie me identitet kombëtar qytetar, por nese aludimi është që Kosova në këtë fazë të emancipimit të vetë duhet të ndërtojë vecantinë e sajë: politike,ekonomike, e shtetërore (por jo edhe etnike dhe kombëntare) , atëherë duhet të fuqizojë identitetin e sajë shtetërore, i cili si domosdoshmëri të vetën do të avansojë vetëvetiu edhe identitetin kombëtar. Eshtë marrezi dhe naivitet jo vetëm shkencor por parasëgjithash edhe intelektual e sidomos politik, të absolutizosh nevojen dhe domosdoshmërinë e krijimit të kombit kosovar, kur të kihet parasysh që ky proces nuk është as dëshirë e as urdhëresë që bëhet për qejfe dhe inate të dikujt. !? Arsyet janë të shumta, por ne po përmendim njërin i cili për kushtet dhe rrethanat nëpër të cilin po kalojnë pothuajse të gjitha shoqëritë e sotit, është tejet i rëndësishëm e që është identifikuar si tendencë e unifikimit të vlerave, apo proces i globalizimit.

2
Maks Weber, që konsistohet njëherë për një herë sociologu i parë që ka arritur të jap spjegime tipike sociologjike lidhur me marrëdhëniet e bashkësive etnike, në veprën e tij të njohur Ekonomia dhe Shoqëria, diagnostifikon tri entitete kryesore (racën, etninë dhe kombin) që lozin rol të thksuar në procesin e ndërtimit të procesit të identitetit. Për Weberin, elementi kryesor që entitetin e racës e dallon nga ai i etnisë është se raca është në një farë mënyre si tërësi historike bazamentin e sajë e gjurmon kryesisht nga preardhja apo etimologjia e vetëvehtës kolektive, gjerësa etnia këtë e bënë në bazë të perspektivës së vetë subjektive. Sa i përket kombit, Weber mendon që edhe kjo kategori sociologjike sikurse etnia është e bazuar kryesisht në të besuarit e jetës së përbashkët, por me një dallim elokuent që kombi si pasion të mvetësuar ka të ngulitur kërkesën për fuqi politike. Eshtë e vërtetë që sot përpjekjet për tu pajtuar vetëm me një definicion për kombin është absurd i llojit të vetë! Aq më tepër që me definicione të teorisë marksiste e sidomos të asajë staliniste të përkufizohën dhe të spjegohën proceset aktuale moderniste lidhur me këtë kategori tejet dinamike dhe pakashum të spostuar në plan të dytë në rrethanat e ndërtimit të një rendi të ri botëror, apo të një procesi që po identifikohet si proces i globalizimit. Pra, tentimi që të mbrohet vetëm sp-

jegimi politik mbi kombin qoft edhe ai sociologjik që sot njihet si më kompetenti, në një farë mënyre është e pamjaftueshëm në sorollatjen që disa intelektual Kosovar bëjnë përpjekje për të gjetur formula të reja lidhur me procesin e gjoja formimit të kombit rë ri kosovar në kushtet dhe rrethanat e një procesi të kundërtë që është duke ndodhur në këtë shekull në botë. Ai proces është procesi i globalizimit, që në këtë rast nuk është objekt i studimit tonë. Duke iu adresuar këtij procesi të ri që për synim objektiv ka margjinalizimin e identiteteve kombëtare (sidomos të atyre që kanë probleme dhe dilema rreth historikut të tyre) si identitete (të dëshmuara gjerë tani) më të zhdërvjellëta për të mbijetuar ndjenja e solidaritetit kolektiv, kujtojmë që ideja e formimit të identitetit kombëtar të Kosovës apo cilit do identitet te ri sot kombëtar tjetër është në kundërshtim të procesit të idesë së universalizmit. Por, jo idesë së universalizmit që ka pretendim të unifikojë të gjitha kombet dhe shtetet në një identitet dhe shtet të vetëm, ashtu siq mendojnë edhe disa teoricient të sotëm (Imanuel Wallerstein, psh), por të unversalizmit të vlerave (kuptohet është fjala për ato përëndimore) për të gjitha kulturat dhe civilizimet e sotme në botë.

3
Në literaturën përëndimore(edhe më saktësisht ate amerikane në Enciklopedinë Amerikane të Grupeve Etnike) shprehja etni (We are all ethnic) ka pushuar së identifikuari statusit i të huajit dhe sot ai ka të bëjë me të gjitha

grupet etnike që atje jetojnë, pa kurrfare dallimi as të racës, as të gjinisë, as të përkatësisë fetare e aq më pak të asajë kombëtare. Në literaturën lindore, ky koncept paragjykohet dhe herë herë merr edhe konotime të një stereotipi djallëzues që bëhet pengesë serioze përprocesin e integrimit rajonal dhe atij global. Dobësia e shkencave të sotme shoqërore, duke përfshi këtu edhe sociologjinë qëndronë në faktin se nuk ka ende ndonjë pajtim apo konzenzus të përbashkët rreth kritereve për të definuar specifikat normuese dhe dalluese të identitetit etnik nga kategorit tjera të identiteti kolektiv (atij fetar, politik, familjar, klasor,etj.)në mënyrë që të arrihet edhe definimi i kombit si identitet i ri. Në këtë drejtim edhe për një kohë të gjatë në shekullin tonë do të fuqizohet edhe më tej identiteti dhe përkatësia etnike e njerzëve, pa marr parasysh trendin e frymës së re globalizuee. Sepse, përse shtrohet pyetja bie fjala njerzit më me ëndje japin përgjigje të këtij tipi: kur isha ateist (tash po ndjehem si besimtarë), kur isha fshatar(tash po ndjehem si qytetar), kur isha komunist( tash po ndjehem si humanist) apo kur isha nacionalist(tash po ndjehem si kozmopolist), kur isha punëtorë krahu(tash po ndjehem si zotëri),kur isha ministër(tash po ndjehem si i pafuqishëm) ,etj. se sa të tipit psh.derisa isha shqiptar (tash po ndjehem si kosovar), derisa isha serb (tash po ndjehem si kroat), derisa isha kroat (tashpo ndjehem si boshnjak), derisa isha rom (tash po ndjehem si shqiptar), etj.?! Për

5
Shikuar me dioptrinë sociologjike koncepti i kombit në Ballkan është ende një kategori shoqërore që identifikohet më së shumti me shtetin dhe kompetencat e tij.Të provosh të bësh një distinksion në mes këtyre dy koncepteve apo kategorive sociologjike, nuk është edhe gjithaq lehtë edhe për shkak se ne mes këtyre dy kategorive në rrethanat e një si të themi vonese historike të realizimit të synimeve për identitet shtetëror (siq është rasti i Bosnjes, Maqedonisë, Kosovës, etj) nuk egziston ndonje vijë demarkacioni dalluese. Thënë më thjesht, një grup etnik që pakashum bëhet i vetëdijshëm për vetëvehtën e vetë nuk është e thënë të përkufizohet si komb. Në anën tjetër, të shumtën e rasteve është e kuptueshme që prejardhja apo etimologjia e kombeve pason pas konstelacionit etnik apo etnisë. Zakonisht sot në shkencën e sociologjisë bashkëkohore identifikohën disa elemente që e fuqizojnë diskursin e etnisë. :emërimi i >>>

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

17

NGA ALBIN KURTI

K

aosi në veri të Kosovës është i përsosur, që do të thotë se është i planifikuar. Veriu është shndërruar në një “tax free zone”, në një Gran Canaria, por ama vetëm për Serbinë Faktorët dhe organizmat ndërkombëtarë kanë kontribuar dhe ndihmuar në daljen e Kosovës nga Serbia, por jo edhe në daljen e Serbisë nga Kosova. Përkundrazi, këta faktorë, pa përjashtim, po kërkojnë që të tolerohet Serbia brenda Kosovës. Të tolerohen strukturat paralele të Serbisë, si dhe ekonomia e mallrat e saj që e kanë vërshuar Kosovën, pikërisht pse nuk paguajnë doganë. Serbëve të Kosovës, duke ua lejuar strukturat e Serbisë mbi kokë, u është imponuar fokusimi në atë çfarë kanë humbur, ani se nuk iu ka takuar. Ndërkohë që shqiptarët e Kosovës orientohen tek ajo çfarë kanë fituar, ani se iu takon më shumë se aq. Ende ndodhemi përbrenda traditës, ku privilegjet e serbëve bëhen të drejta për ta, kurse të drejtat e shqiptarëve konsiderohen si privilegje. Serbët në Kosovë nuk i kanë fituar të drejtat e tyre, sepse janë minoritet dhe si minoritet që janë, por si kërkesë e shtetit të Serbisë. Të drejtat e serbëve janë vetë përmbajtja e koncesioneve joparimore e të dëmshme të Grupit Negociator të Kosovës përgjatë negociatave në Vjenë për statusin e Kosovës. Kosova nuk është rast “sui generis, por të drejtat e serbëve në Kosovë janë “sui generis”: vetëm pesë a gjashtë për qind të popullsisë e kanë të drejtën e vetos në Kuvendin e Kosovës për ligjet me rëndësi jetike, gjuha e tyre serbe është gjuhë zyrtare gjithkund në Kosovë, i kanë 10 komuna me shumicë serbe dhe një tjetër që u zgjerua territorialisht me fshatra serbë pikërisht për t’u bërë e tillë, e kanë komplet trashëgiminë kulturore ortodokse në 45 zona të veçanta mijëra-hektarëshe etj., etj. Pas shpalljes së pavarësisë, Qeveria e Kosovës i ka dhënë prioritet decentralizimit mbi baza etnike që paraqet rirregullim territorial dhe jo sovranitetit e tërësisë territoriale; i ka dhënë prioritet sundimit ndërkombëtar që kërkon stabilitet rajonal dhe jo zhvillimit ekonomik që e kërkojnë qytetarët. Kjo është mënyra sesi institucionet vendore kanë treguar që janë dakord me ndarjen e brendshme të Kosovës, me lënien e sovranitetit në duart e burokratëve ndërkombëtarë dhe me tretjen e perspektivës për zhvillim ekonomik.

KRONIKË E NJË GJENDJEJE TË PARALAJMËRUAR

Pra, që janë dakord me bosnjezimin e Kosovës. Janë dy ministra të Qeverisë së Kosovës, të cilët bëjnë gara se cili do ta dëmtojë Kosovën më shumë: në njërën anë mMinistri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, me decentralizimin etnik, që ia humb Kosovës territorin dhe, në anën tjetër ministri i Ekonomisë e Financave, Ahmet Shala, me privatizimin neoliberal, që ia humb Kosovës pasuritë natyrore dhe kapacitetet zhvillimore. Kaosi në veri të Kosovës është i përsosur, që do të thotë se është i planifikuar. Veriu është shndërruar në një “tax free zone”, në një Gran Canaria, por ama vetëm për Serbinë. 300 maune me mallra të Serbisë hyjnë për çdo ditë në pikat e djegura doganore 1 dhe 31 në veri pa paguar fare doganë. Kjo e bën veriun e Kosovës ekonomikisht më rentabil për Serbinë, sesa po të ishte veriu pjesë e Serbisë. Duke qenë se prodhuesit serbë që eksportojnë në Kosovë nuk e paguajnë TVSH-në prej 18 përqindësh në Serbi, meqë supozohet se e paguajnë atë prej 16 me gjendjen parashtetërore apo parafirmuese sui generis, që kultivon disa karakteristika të përbashkëta siq janë ato: të gjuhës, kulturës, traditës, religjionit. Eshtë e dijtur shkencorisht se identiteti kombëtar sikurse edhe ai politik i një kombi shpeshëherë ngatrrohen me ndjenjën e patriotizmit, për cka edhe shpeshëherë vihet në dilemë i tërë procesi i formimit të identitetit shtet-komb. Në esencë, patriotizmi dhe identiteti kombëtar dallohën mes vedi aq sa ne dëshirojmë. Identiteti kombëtar, në një mënyrë është një pikëpamje vetanake e një kombi mbi vetëvehtën, pra krijimit dhe kreativitetit të një botëkuptimi dhe imazhi të secilit prej nesh për vetëvehtën tonë. Identiteti kombëtar, është e natyrshme që nuk është dicka i dhënun një herë e

përqindësh në Kosovë, mallrat e Serbisë në Kosovë janë më të lira edhe se në vetë Serbinë. Prandaj, nuk është e rastësishme që te shumë supermarkete anekënd Kosovës më se gjysma e produkteve janë nga Serbia. Paralelisht me këtë dominim ekonomik, strukturat politike dhe të sigurisë së Serbisë dirigjojnë me jetën politike, shoqërore e kulturore, ndërkaq KFOR-i dhe EULEX-i, duke u përkujdesur që situata të jetë e qetë, në fakt, kontribuojnë drejtpërsëdrejti që gjendja të mos ndryshojë. Shteti i Kosovës përgjithësisht nuk ndjehet në veri. Organizimi i këtyre zgjedhjeve lokale të Kosovës në veri nëpërmjet ekipeve mobile i përngjante një cirkusi udhëtues që qarkullonte nga njëri vend tek tjetri. Shteti i Kosovës në veri të vendit dukej si Zampano (Anthony Quinn) dhe Gelsomina (Giulietta Massina) në filmin La Strada të Federico Fellinit: Zampano e lidhte veten rreth gjoksit me një zinxhir, Gelsomina niste tamtamet e daulles, kurse shikuesit e paktë shpërthenin në duartrokitje, atëherë kur përgjithëmonë në historikun e qenësimit të një kombi. Ai në të vërtetë është një zgjedhje, ku secili komb në historinë e vete ka apo disponon me njerzë, ngjarje, etj. që paraqesin një spektër të tërë të qëndrimeve politike, botëkuptimeve dhe bindjeve politike, momente të këndshme dhe të pakëndshme, duke filluar nga ato intelektuale, shoveniste, fashiste, ideologjike, nacionaliste ,e etj. Poashtu, secila periudhë kohore me tërë trashëgiminë e vetë të shumellojët, në një farë mënyrë zgjedhë njerëzit (aktorët historik) dhe ngjarjet mbi të cilët ndërtohet një identitet i caktuar (sot psh. tendencat që identiteti kombëtar të ndërlidhet dhe ndërtohet me kohën dhe emrin e Skenderbeut?!) janë sa e pakuptueshme aq edhe naive në ditët e

Zampano e këpuste zinxhirin gjersa frynte gjoksin e tij. Përderisa veriun e Kosovës Serbia e kontrollon më shumë sesa vetveten, Plani i Ahtisarit tash po zbatohet në jug të lumit Ibër, duke e riprodhuar situatën veriore edhe në qendër, në lindje e në veriperëndim të Kosovës. Sikurse në veri kontrolli i huaj politik ka reperkusione të mëdha ekonomike, njësoj edhe decentralizimi mbi baza etnike në pjesët tjera të Kosovës do të ketë edhe pasoja ekonomike. P.sh., 42 për qind të të hyrave të deritanishme (dy banja dhe katër gurëthyes), komuna e Vitisë i merrte nga Kllokoti që tash u bë komunë e veçantë me shumicë serbe. Një ndër arsyet e intervenimit të NATO-s në Kosovë thuhet të ketë qenë parandalimi i një Bosnje të re në Europë. Mirëpo, përmes decentralizimit etnik dhe protektoratit ndërkombëtar të pakufishëm në kohë e kompetenca, Kosova dalëngadalë por sigurt po bëhet një tjetër Bosnje. Më parë se për decentralizimin e pafuqisë vendore, Kosova gjithsesi ka nevojë sotme.

për demonopolizimin e fuqisë ndërkombëtare mbi të. Kosova nuk mund të përparojë pa ndryshuar kjo situatë, porse për këtë nuk na ndihmojnë më ndërkombëtarët. Këtë duhet ta bëjmë vetë ne. Dhe, mund të na ndihmojnë kombëtarët - Shqipëria. Vetëm se për të na ndihmuar Shqipëria duhet të kërkohet ndihma e saj dhe duhet t’ia fillojmë vetë ne, apo jo? Këtë gjë nuk e ka bërë Qeveria e Kosovës. Në aspektin ekonomik, Shqipëria e ka vënë në dispozicion portin e Shëngjinit për Kosovën, i cili nuk po shfrytëzohet dhe për më se një dekadë të tërë Kosova nuk e ka ndërtuar linjën 400 KV që do ta lidhte me Shqipërinë, duke u bërë kështu komplementarë në fushën e energjisë. Mbase njerëzit si puna e qeveritarëve tanë që u pasuruan pikërisht në Kosovën e varfër nuk kanë interes ta ndryshojnë gjendjen. Prandaj edhe nuk kanë vullnet dhe as plane, e jo anasjelltas.

>>përbashkët i esencës së bashkësisë: miti mbi prejardhjen e rrënjës së perbashkët : kujtesa e përbashkët për të kaluarën e njohur dhe rinjohur përmes heronjëve dhe ngjarjeve historike: shumësia e elementeve kulturore (duke përfshirë këtu:gjuhën, religjionin, traditën,etnopsikologjinë, etj.): lidhja emocionale dhe simbolike me rrënjën: dhe: ndjenja e solidaritetit (Dirkemian organik) Etnia apo etniciteti, me sa mund të kuptohet me gjuhën e argumenteve sociologjike mund të përkufizohet si grupim shoqërorë që ka të përbashkët ndjenjën e prejardhjes gjenetike, atë të mbamendjes historike, ndërlidhjes kulturore dhe sidomos ndjenjës së solidaritetit të përbashkët në rast të ndonjë kërcnimi shfarosës. Pra, etnia asocon apo është në koherencë

6
Poqese i adresohemi historisë sonë më të re kombëtare shqiptare hetojmë që procesi i formimit të botëkuptimit mbi identitetin shqiptar është mbarësuar më së voni nga gjithë popujt e Ballkanit. Shkaku dihet, ai i adresohet historisë dhe rrethanave në të cilat u gjend ai në kohën e pushtimit otoman. Shikuar nga kjo perspektivë, kuptojmë edhe arsyet e kësajë vonese të (pa)arsyeshme dhe se interes i vetëm kombëtar i tanishëm i Kosovës është identiteti europian të cilin ne duhet ta ndërtojmë me xhelozinë shumë më të madhe se gjertani. Për ta ilustruar rëndësinë e rolit të identitetit të ri qytetar (europian) Kosovar të shërbehemi me një studim të botuar së voni në The New York Times, mbi vejetën intime

(inner life) amerikane. Anketues, ishin amerikan të përkatësive të ndryshme etnike e racore por me nënshtetësi amerikane, të cilëve u janë parashtruar shumë pyetje lidhur me jetën e tyre private për: spiritualitetin, identitetin, seksualitetin, etj. Mes tjerash ata janë pyetur: A pajtoheni me qëndrimin.... Fakti që jam amerikan (being an American) dëshmon më së miri se kush jam. Nga të gjithë të anketuarit, 91% prej tyre janë deklaruar se dakordohën me konstatimin e lartëshënuar, që dëshmon mjë fakt që qytetari i sotëm amerikan e çmon lartë identitetin e tij të qenit pjestarë i kombit amerikan. Gjykojë që edhe qytetari i Kosovës mund të ketë ndonjë dilemë të kësajë natyre, nesër për identitetin (europian) Kosovar?!

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

18

VITI 2010 – DY SHTETE SHQIPTARE DHE FILLIM I RI !
NGA EMANUEL BAJRA
uk duhej të ishte e tillë ky konstruktim i fjalëve por i tillë është dhe nga ky realitet nuk kemi se ku të ikim. Rritja ekonomike në të dy vendet Shqiptare në Shqipëri e Kosovë nuk po i kalon dyshifroret, inputi ( Investimet e brendshme ) i eksporteve dhe importeve është më shumë se 7% në rastin e Kosovës ndërsa më shumë se 10% në rastin e Shqipërisë. Papunësia ( kjo sëmundje e jona e përhershme ) është shumë e madhe bile edhe me standardet e shteteve të botës së tretë, ekonomia formale është sëmundje tjetër që po shton më shumë presion mbi proceset ekonomike normale, investimet në shërbime dhe jo të përfillshme, investimet në resurset humane janë po ashtu të pa përfillshme, tregu i brendshëm i të dy vendeve është në konsolidim të hapur dhe shi për këtë rreziku nga pushtimet e tregjeve të huaja me anë të importeve mbulon egërsisht të gjitha të arriturat dhe përfitimet e tregtarëve tanë.

N

‘Shpresojmë që rruga e vështirë e tranzicionit ekonomik në të dy shtetet Shqiptare në Ballkan po kalon në kohë të mirë dhe në përmbushje të standardeve të kërkuara nga BE shumë shpejt do të mund të shohim maturi politike dhe ekonomike në përcimin e proceseve të integrimit në BE’.
pushtet për interesa biznesi, futja e pa llogaritshme deri më tani e produkteve dhe mallrave me origjinë të ndryshme nga e gjithë bota pa asnjë doganim apo edhe kontroll rigoroz e profesional të këtyre të hyrave, bëri që ekonomia e Kosovës të jetë jo-formale absolutisht. Kosova u mbush me shitës ambulator, njerëzit filluan të ndjeheshin më prosperues, të gjithë kishin para, të gjithë punonin, gati të gjithë ndjeheshin pjesë e një tregu të lirë, që ishe i lirë të bëjë shumëçka , të pasuroheshe por më shumë kushte dhe me servilizëm ndaj autoriteteve të imponuara të Serbisë në Kosovë. Nga ky jo-formalitet ekonomia e Kosovës nxori Biznesmen dhe njerëz të pasur që kishin bërë paranë në saje të mënyrave të tyre të zhvillimit të biznesit a ishin ato të dyshimta a jo ? ishte problem i njerëzve që ishin të involvuar në proces andaj edhe interesi i këtyre njerëzve pa marrë parasysh merrte kahje tjera dhe përcime tjera, në ndërkohe kjo edhe nuk është tematikë e këtij shkrimi. Duke marrë parasysh aspektet historike të zhvillimit të kombit Shqiptar, mangësitë në emancipim ekonomik kanë qenë të mëdha – sot ato duhet të evitohen, gabimet e së kaluarës, mangësitë e së kaluarës duhet të mbeten të tilla – ti përkasin vetëm të së kaluarës. Sot më shumë se kurrë gjendemi në rrjedhat më të rëndësishme të lidhjeve më të rëndësishme te interesave botërore. Kemi SHBA-të në krahun tonë, kemi shtetet si Britania e Madhe të cilat mbështesin proceset tona të integrimeve dhe shohin tek ne si pjesë vitale e ri-energjizimit Evropian. Këto lidhje, këto struktura integruese nuk duhet lënë vetëm në mëshirën e atyre që na duan të mirën por duhet të marrim iniciativën vetë në dorën tonë. Për këtë arsye, uroj dhe besoj që fuqia jonë e bashkimit shpirtërorë është shumë më e fuqishme se sa ndonjë tentativë tjetër për ri-formulim të marrëdhënieve kombëtare në perspektivë. Si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri kohëve të fundit po ngrihen zërat për një valë të rëndësishme të ripërtëritjes kombëtare në aspektin e integrimeve ekonomike, zhvillimit të institucioneve politike e financiare dhe shtetit të së drejtës dhe ligjit. Është mëse e vërtetë dhe fakt shkencorë se >>>>

Për një kohë të gjatë në Shqipëri u manifestua një rritje në output pasi që investimet e huaja që vinin në emër të ndihmave humanitare si edhe krijimi i një klase të re kapitalistësh që u pasuruan në saje të krijimit të skemave piramidale që kulmojë me trazirat e vitit 1997, krijuan një atmosferë jo normale të krijimit të kushteve për tregun e lirë. Ky sistem i ri i vlerave tregtare ekonomike që u krijua në saje të presioneve të kapitalit të mbetur që nga regjimi i kaluar mbajti pezull dhe peng të gjitha proceset e konsolidimit të kapitalit prej një sistemi jo normal ekonomik në atë normal kapitalist ku fuqia për të manipuluar më paranë brenda konjukturave ligjore është e hapur por shumë e shtrenjtë. Për shembull që në vitet 90-ta , me krijimin e bursës kombëtare Shqiptare, mbështetja e kapitalit për konsolidimin e kësaj burse u bë me anë të krahasimit me rezervat natyrale dhe me rezervat shtetërore kombëtare. Këto rezerva ishin të pakta dhe në sasi jo edhe kualitative si pasojë e agjitimeve të sistemit komunist, devaluimit të këtij thesari gjatë periudhës së diktaturës si edhe mos futjes së saj në regjistrin e thesareve ndërkombëtare të vendeve në zhvillim. Shqipëria për një periudhë shumë të gjatë kohore nuk ka deklaruar thesarin e saj as në drejtim të Bankës Botërore e as në Fondin Monetar Ndërkombëtar. Edhe pas përmbysjes së sistemit Komunist , qeveria Demokratike në pushtet në atë kohë nuk bëri shumë në drejtim të qartësimit të kuotave të thesarit pikërisht po të ishte bërë kjo në vitin 1993 ( në kohën kur mekanizmi i konvertibilitetit përjashtojë Stërlingen Angleze ) ishte mundësi shumë e mirë

për Lekun Shqiptar të inkuadrohej në këtë mekanizëm. Sikurse Portugalia, Spanja dhe shumë vende të Evropës Lindore , nuk plotësonin kushtet e plota elementare për tu bërë pjesë e këtij mekanizmi që në prapavijë të hollë parashtronte sfida për bashkimin e valutave në një që atëherë quhej ECU dhe që në vitin 1999 u zyrtarizua me emrin Euro. Shqipërisë i iku shansi për këtë mundësi dhe në vend se të thellonte reformat ekonomike e politike në unitet ajo u zhyt edhe më shumë në vetvete duke u anashkaluar shume procese të rëndësishme ekonomike dhe aq të domosdoshme për ekonominë Shqiptare. Kosova në anën tjetër po futej në një faze krejt tjetër atë të luftës dhe vetë ekzistencës së saj në saje të peripetive të Miloshevicit për ta kolonizuar atë – të gjithë e dimë se çka ndodhi gjatë kësaj periudhe andaj edhe analiza e tepërt në këtë drejtim do të ishte e tillë, pra e tepërt. Por pyetjet që duhet t’i bëjmë në lidhje më shumë me periudhën e pas luftës, në kohën kur shumë procese të lirimit të tregut filluan dhe angazhimi i bashkësisë ndërkombëtare

ishte i madh në mënyrë që të stabilizonte dhe të pacifikonte rajonin. Ekonomia e Kosovës përpos që strukturalisht ishte shkatërruar, të gjitha asetet valutore dhe ato ligjore ishin vjedhur e grabitur nga rregjimi i Miloshevicit. Ai kishte arritur që në fillim të viteve 90-ta të transferonte të gjitha asetet valutore të thesarit të Kosovës në bankat më të rëndësishme të Serbisë në mënyrë që të arrinte sa më tërthortë të mundte inflacionin Serb të viteve 90-ta. Kur Ante Markovici u vë në krye të ekonomisë Jugosllave të atëhershme, valuta e dinarit ishte shumë e ulët sa që për një Marke Gjermane duhej te konvertohej nje qese me dinarë Jugosllav. Ai ( Ante Markovici ) ndërmori hapa tjerë për mundjen e këtij inflacioni dhe depresioni ekonomik dhe asetet e Kosovës, grabitjet konsistente në Ekonominë e Kosovës , shfrytëzimi i pa mëshirshëm i pasurisë nëntokësore dhe infrastrukturale të Kosovës – bëri që Serbia të shëndoshet me një stimulus financiar dhe ekonomik pa marrë parasysh se Zastava e Kragujevcit kishte filluar bankrotimin e saj, Sava kishte hyrë nën administrim të

kontabilistëve federal ndërsa industritë e mëdha gjigande të përpunimit të armatimeve, plastikës dhe tekstileve përballeshin me një valë të dështimeve për arsye të mungesës së kapitalit – kapitali i vjedhur në Kosovë nga tregtaret Shqiptarë , nga punëtoria e gjallë dhe e madhe e Kosovës e më shume se 70 industrive të ndryshme shtetërore, përdorej për qëllime të furnizimit të Serbisë me kapital stimulues për ri-gjallërim. Por çka ndodhte me ekonominë e Kosovës ? Ajo ishte e shëndoshë në aspektin e thithjes së kapitalit të madh nga remitancat e mëdha vjetore që vinin nga shtetet perëndimore, bankat e Serbisë nuk përdoreshin në masë të madhe në Kosovë, sistemi postar ishte më i dendur me klientelë Kosovare, agjencitë turistike dhe autobusët e këtyre agjencive po mbusheshin përplot me bashkatdhetarë që vinin ose lenin Kosovën , por një gjë i dallonte të gjithë këta bashkatdhetarë – ata të gjithë kishin para me vete. Me anë të remitancave, rritjes së biznesit të vogël në Kosovë, shfrytëzimit të lidhjeve me njerëz të regjimit në

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

19

NGA KIM MEHMETI

N

ë veri, rreth 50 kilometra larg Shkupit, aty ku malet e larta shënojnë kufirin që ndan "Shqipërinë" e Maqedonisë këndej, me Kosovën e matanë maleve, ndodhet fshati Tanushë. Nga malet ku janë shpërndarë mëhallët e këtij fshati, shihen qartë vendbanimet e Kosovës, por jo edhe kryeqendra e Maqedonisë. Mbase shkaku i kësaj, po të mos ndodhte konflikti i 2001-it, Shkupi kurrë nuk do e dinte se ekzistonte edhe ky fshat me banorët e tij, ky fshat ku u dëgjuan krismat e para që do shënonin fillimin e një konflikti të armatosur mes kryengritësve shqiptarë dhe forcave policore e ushtarake të Maqedonisë. Ai që i pari e paralajmëroi Maqedoninë se ndodhej në prag të luftës, ishte Xhezair Shaqiri, i njohur si Komandat Hoxha, i riu i lindur e i rritur në këtë fshat, ai që paraprakisht kishte paguar çmimin e atdhetarisë duke luftuar për çlirimin e Kosovës, e që atë vit kumtoi se kishte lindur UÇK-ja e shqiptarëve të Maqedonisë. Me çka, këtë fshat e shënoi me guximin e shqiptarëve të këtushëm t‘i kundërvihen një regjimi që tallej me kërkesat e drejta të tyre dhe gjithashtu, fshatin e vet, e shënoi edhe me urrejtjen e maqedonasve etnikë, për të cilët, Tanusha mori përmasat e metaforës që do simbolizonte rrënimin e besimit të tyre gënjeshtarë se Maqedonia ishte vetëm pronë e tyre. Pra, që nga viti 2001, Tanusha u bë metaforë e një të kaluare plot mosmarrëveshje shqiptaro-maqedonase, u bë kufi që ndan periudhën e para konfliktit, nga vitet e shpresës së madhe se Marrëveshja e Ohrit do ishte çelësi i munguar i harmonisë ndëretnike. Dhe si i tillë, ky fshat sot pasqyron gërshetimin e një të kaluare të hidhur me një të sotme shumë të largët nga ajo që shpresonin shqiptarët e këtushëm. Si i tillë, ky fshat sot paguan "mëkatin" e krismave të para të vitit 2001 dhe pasqyron qartë dy "Maqedonitë" brenda një shteti, e që u ndërtuan pas Marrëveshjes së Ohrit: atë që maqedonasit etnikë e ndërtojnë për vetveten dhe tjetrën, të cilën e ndërtojnë po të njëjtët maqedonas etnikë të VMRO-DPMNE-së, për të jetuar në të shqiptarët dhe që nuk ndryshon thuajse me asgjë nga ajo e para konfliktit. Pra, Tanusha e sotme pasqyron Maqedoninë e dy standardeve: atë që kujdeset për çdo fshat ku ka edhe një banor të vetëm me përkatësi etnike maqedonase dhe Maqedoninë e cila sikur të mundej, të gjitha vendbanimet shqiptare do i linte si Tanushën - të mos jetojnë as "atje" as "këtu", të zh>>>> pa zhvillimin e konsolidimin e këtyre strukturave nuk mund të arrihet deri te ndonjë perspektivë e mirë në familjen Evropiane. Por si duket gjërat si gjithnjë në historinë tonë kombëtare nuk ecin edhe ashtu siç duhet – d.m.th nuk ndërmerret diçka më e përsosur për tu vënë në funksion të interesave kombëtare. Në aspektin social kemi një lodhje të madhe të njerëzve që bëjnë pjesë në aspekte të ndryshme të gjeografisë e demografisë sonë kombëtare. Sic edhe argumentuam më sipër mundësitë për një emancipim ekonomik duhet të fillojnë jo vetëm me kapitalin e derdhur Evropian në infrastrukturën tonë por edhe me inova-

REPUBLIKA E TANUSHëS

dukeshin në heshtje. Tanusha sot ndodhet aty ku ka qenë me shekuj. Dhe i ngjan një fshati të harruar, apo qëllimisht të heshtur nga të gjithë. Ka vite që në këtë fshat nuk hyn as policia, e as çka do qoftë tjetër që do dëshmonte se dikush kujdeset për banorët e këtushëm. Kështu që, Tanusha i ngjan një republike në vete, një "zone të lirë", ku nuk hyjnë as të mirat, as të këqijat e shtetit të cilit i takon. Kushtet e të jetuarit në këtë fshat janë të njëjta si ato të para konfliktit. Tanushën e sotme, nga ajo e para vitit 2001, e dallon vetëm përmendorja e dëshmorëve të rënë gjatë konfliktit, e cila përmendore ndodhet në hyrje të fshatit dhe thuajse bënë roje mbi qetësinë e plogësht që është pllakosur mbi fshat. Qetësi e cila mbase i ngërthen në vetvete të gjitha të pathënat e banorëve të këtij fshati, të cilët as që pyesin më se pse mbetën të harruar edhe nga pushtetarët shqiptarë dhe mos vallë edhe ata, njësoj si pushtetarët e cionin tonë dhe mundësitë tona për të ofruar më shumë. Çka është më shqetësuese kohëve të fundit janë pikërisht iniciativat komplekse të privatizimeve që ishin ndërmarrë më parë në Shqipëri dhe ato që po ndërmerren tani për tani në Kosovë. Propozimi për privatizimin e KEK-ut është edhe një iniciativë tjetër qeveritare e cila duhet të rishikohet më mirë në mënyre që të kemi argumente më të fuqishme kur të vihet deri të shitja e saj jo me ulje vlere por përkundrazi me vlerësim konkret dhe transparent. Kjo nuk po ndodh dhe nuk do të ndodh sepse injoranca ekonomike tejkalon dinamikën që kërkohet për këtë ndërmarrje. Do të shohim për një kohë të gjatë se sa e

VMRO-DPMNE-së, duan që ky fshat si shenjë e ndërmendjes së një të kaluare - të zhduket nga harta e kujtesës. Numri i shtëpive të këtij fshati është po ai i dikurshmi, vetëm se nga dita në ditë, pakësohet numri i oxhaqeve të shtëpive nga të cilët del tym. Ata pak banorë që ende nuk dorëzohen dhe që jetojnë në këtë fshat, nuk janë të prirë të flasin për vetveten. Ata nuk duan më as të ankohen. U janë dorëzuar rregullave të "republikës" së tyre, ku nuk vlejnë as ligjet e Maqedonisë, as ato të Kosovës, por vetëm ato të mbijetesës. Pra, u janë dorëzuar rregullave që të mundësojnë të mbijetosh në malet e këtij Ballkani edhe atëherë kur mbetesh si i askujt, kur je i harruar nga të gjithë. Në Tanushë ndodhet edhe shtëpia ku jeton Komandant Hoxha, pa dyshim figura më emblematike e ishUÇK-së së Maqedonisë, pas asaj të Ali Ahmetit. Dhe ka vite që ai, së bashku me banorët tjerët të këtij fshati, pret që Maqedonia të bëhet shtet i ëndrrave të suksesshme ka qenë kjo aventurë e qeverisjes aktuale në Kosovë kur haraqin e krejt dështimeve do ta paguan taksapaguesi Kosovar dhe gjeneratat e punëtorisë Kosovare që tani gjinden në banka shkollore. Politikat ekonomike dhe fiskale të një vendi që po kalon tranzicionin siç është Kosova po ngatërrohen me politikat-politike të tyre dhe në ndërkohë e tërë bota po kthehet tek detyrat e rregullta të shtëpisë, ku shërbimet publike, investimet në resurset humane dhe publike, investimet në infrastrukturën ekonomike, ku prudenca fiskale po zvetënohet me atë radikale dhe anasjelltas, ku epiqendër e të gjitha zhvillimeve në politikat ekonomike

tij rinore, shtet siç e kishin ëndërruar bashkëluftëtarët e tij që kurrë nuk do plaken, e emrat e të cilëve mbeten të shënuar në përmendoren në hyrje të fshatit. Komandant Hoxha, për dallim nga banorët e tjerë, flet shumë, ai ka ç‘të rrëfejë për të kaluarën dhe të sotmen e vet. Dhe në rrëfimin e tij për të kaluarën, e që ndërthuret nga shpresa e atyre që besonin se janë ndërtuesit e ardhmërisë së popullit të vet, njësoj si edhe në tregimin e tij për të sotmen e pashpresë, për këtë të sotme që atë dhe bashkëfshatarët e tij i ka bërë rob të një shteti që i ikën ballafaqimit me realitetin e vet shumetnik, nuk ka as vetëmburrje as akuzë, por vetëm shpalosje të një vetie shqiptare që shpejt të shpall hero dhe shumë më shpejt të harron. Andaj, kur dëgjon rrëfimin për të shkuarën e tij dhe për të sotmen me të cilën përballet, nuk arrin ta kuptosh se vallë kush e dëmtoi më shumë ëndrrën e atyre që në vitin 2001 morën armët në duar - elitat e shkathëta politike maqedonase, apo përfaqësuesit e është individi e familja dhe interesi kombëtarë – të gjitha këto janë procese që do të sjellin konfidencë në ekonomitë individuale/kombëtare dhe do garantojnë jetërat në ruajtjen e prosperitetit.Këto duhet të jenë detyrat tona. Por ama nuk do të thotë kjo se kemi përfunduar me propozime apo edhe ide dhe alternativa tjera – jo , përkundrazi. Pse mos ta fillojmë me një taksë kombëtare për çdo Shqiptar që jeton në Kosovë dhe Shqipëri. Një taksë kjo e cila do të kapte një kontribut prej jo më shumë se 1% në të ardhura personale. Më pastaj taksë për diasporën. Ku për çdo hyrje në vendet amtare në Kosovë dhe Shqipëri të

paaftë të partive shqiptare, e të cilët as sot nuk ia dalin ta kuptojnë se forca politike e Gruevskit është proporcionale me paaftësinë e pushtetarëve shqiptarë. Tanusha e sotme e jeton izolimin e vet nga bota përreth dhe i numëron ditët e harresës shqiptare. Edhe si të tillë, të harruar nga të gjithë, banorët e Tanushës nuk pyesin gjithaq se çka do ndodhë me Maqedoninë e dëshpërimit të tyre, por si do bëhet puna me "bllacat" në Kosovë dhe si do përfundojnë grindjet ndërpartiake në Tiranë. Me çka, sikur duan të gjejnë shpjegim për atë si është e mundur që shqiptari të mbetet i askujt edhe atëherë kur nga të gjitha anët kufizohet me "Shqipëritë" e veta. Ku ta dish, ndoshta ky është shkaku se kemi shumë "Shqipëri", por asnjëra nga ato nuk funksionon si shtet i mirëfilltë. Apo pse nuk e kemi kuptuar se burri mund të ketë jetë të lumtur me më shumë dashnore, por jo edhe me shumë nëna. gjithë do të paguanin nga 50 Euro – pse jo, unë nuk do të kisha pas ndonjë dert për këtë punë. Ama do të dua ta dijë që kjo para të shkojë në destinacionin e sigurt – atë për ndërtimin e kombit dhe ri-përtëritjen e ekonomive tona kombëtare. Besoj se flas edhe në emër të të gjithë bashkatdhetarëve të mi kudo që janë – nuk besoj se do të ketë të tjerë që nuk dakordohen me këtë. Pjesë nga Libri në rrugë të botimit i quajtur “Politikonomia – Nga lindja drejt perëndimit “ – Libri do të botohet në Gusht të vitit 2010 nga Shtëpitë botuese “Rezniqi” dhe “Koha “- Prishtinë.

GËZUAR VITIN E RI 2010! NGA KASTRIOT DERVISHI
illimi i shekullit XX e gjen Shqipërinë nën administrimin e Perandorisë Osmane. Por, përmes kryengritjeve antiosmane, sidomos ato të viteve 1909 – 1912, në Shqipëri, ky administrimim kishte nisur të tkurrej. Në 14 tetor 1912, një grup politikanësh shqiptar organizuan në Shkup një mbledhje nga ku njoftuan fuqitë e mëdha se shqiptarët nuk pranonin pushtimin e tokave të tyre nga fqinjët ballkanikë. Ndërkohë, Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi kryesuan nismën për krijimin e një komiteti drejtues që të merrte në dorë qeverisjen e vendit. Kulmi i i këtyre ngjarjeve ishte Kuvendi i Vlorës, në shtëpinë e Xhemil Vlorës, ku do të ngrihej më pas në 28 nëntor flamuri kombëtar. Kryetari i Kuvedit të Vlorës, Ismail Qemali, propozoi të shpallej Shqipëria e pavarur, me një qeveri të përkohshme; të zgjidhej një Pleqësi në ndihmë e kontroll të qeverisë, si dhe të dërgohej një komision në Europë, për të mbrojtur çështjen shqiptare para mbretërive. Me ngritjen e flamurit në Vlorë, në 28 nëntor 1912, Ismail Qemali zgjidhet kryeministër dhe i jepet e drejta nga delegatët të krijojë qeverinë e re. Kjo qeveri u shpall në 4 dhjetor 1912 – 22 janar 1914. Qeveria e parë shqiptare e kryesuar nga Ismail Qemali, 4 dhjetor 1912 – 22 janar 1914 Fillimi i vitit 1914 solli për qeverisjen e Vlorës vështirësi, kohë kur do të dilte çështja e Beqir Grebenesë, një oficer shqiptar në shërbim të perandorisë osmane, i cili organizoi një komplot, në të cilin bëri protagonist të bisedave të fshehta edhe Ismail Qemalin. Si pasojë, Ismail Qemali dhe qeveria e Vlorës jep dorëheqjen.

LONDON JANUARY 2010

20

F

Historia e qeverive shqiptare nga viti 1912
mars 1914 – 20 maj 1914 Pak ditë pas mbërritjes, mbreti Wiedi dekretoi kryeministrin e ri, Turhan Pashën, figurë e rëndësishme politike në perandorinë osmane. Këto zhvillime përkojnë me njohjen e Shqipërisë si shtet nga të 6 superfuqitë. Qeveria e dytë mbretërore e Turhan Pashës, 28 maj 1914 – 3 shtator 1914 Rikonfigurimi i qeverisë erdhi pas largimit nga qeveria i numrit dy të saj, Esat Pashë Toptanit, si pasojë e konfliktit të tij me mbretërinë, përgjatë periudhës së kryengritjes në jug të Shqipërisë, zonë e kërcënuar nga pushtimi grek. Në 3 shtator 1914 largohet mbreti Wied. Vjena nuk e mbështeti atë, me justifikimin se nuk kishte arritur të drejtonte vendin mirë dhe kishte krijuar përcarjen mes shqiptarëve dhe krahinave të saj. Në këto kushte, atij i mbetej vetem largimi. Kthimi i Esat Pashë Toptanit dhe qeveria e tij, 5 tetor 1914 – 27 janar 1916. Duke parë zhvillimet e favorshme për të, Toptani kthehet në Shqipëri dhe merr këtë detyrë. Pas kësaj periudhe vjen Lufta e parë Botërore. Është koha e pushtimit të Shqipërisë, si dhe mbajtja e Traktatit të Londrës, në 26 prill 1915. Në janar 1916, u bënë përpjekje për krijimin e një qeverie apo administrate shqiptare, pas hyrjes së ushtrisë austrohungareze në vend. Përgjatë 1916 - 1918 krijohet dhe funksionon administrata e përkohshme shqiptare në Shkodër, e kryesuar nga Fejzi Alizoti, drejtor i përgjithshëm i Financave. Me përfundimin e Luftës së parë Botërore, pozitat e Italisë në Shqipëri ishin forcuar, duke patur trupa në shumicën e trojeve shqiptare. Italianëve iu kërkua krijimii i një qeverie shqiptare, me mbështetjen e Italisë. Kështu, vjen qeveria e kryesuar nga Turhan Pasha. Qeveria e Turhan Pashës, 25 dhjetor 1918 – 29 janar 1920 Më pas vjen qeveria e Durrësit, por që nuk pati suksesin e duhur në pjesën më të madhe të vendit. Qeveria e Sulejman Delvinës , 30 janar – 14 nëntor 1920 Kongresi i Lushnjës, i mbajtur në 21-30 janar 1920, emëroi një qeveri të re, ku u vendos që të kryesohej nga Sulejman Delvina. Qeveria e Tiranës kërkoi mosnjohjen e qeverisë së Durrësit. Në këtë qeveri u vendos për herë të parë nxjerrja e monedhës shqiptare. Pjesë e këtij kabineti ishte edhe Ahmet Zogu. Në 14 nëntor 1920 Sulejman Delvina jep dorëheqjen, pas konflikteve të mëdha në kabinetin qeveritar. Qeveria e parë e Iliaz Vrionit, 15 nëntor 1920 – 1 korrik 1924 Pas dorëheqjes së Delvinës, në detyrë vjen Iliaz Vrioni. Qeveria e koalicionit e Iliaz Vrionit , 11 korrik – 16 tetor 1921 Gjendja e vështirë e krijuar për shkak të ndërhyrjes jugosllave në 1921, bëri që qeveria e kryesuar nga Iliaz Vrioni të jepte dorëheqjen dhe të kërkonte formimin e një qeverie të koalicionit, e përbërë nga dy forca politike; Partia Popullore dhe Partia Përparimtare. Serish në krye të qeverisë mbetet Iliaz Vrioni. Qeveria e Pandeli Evangjelit, 16 tetor 1921 – 6 dhjetor 1921 Duke qenë se as qeveria e koalicionit, edhe pse e bazuar në marrëveshjen që synonte të kënaqte interesat e të gjitha grupeve poltike, nuk arriti ta bënte këtë por shkaktoi pakënaqësi tek shumë politikanë, u formua “bashkimi i Shenjtë”, si shkrirje e partive kryesore politike. Qeveria njëditore e Qazim Koculit, 6 dhjetor 1921 – 6 dhjetor 1921 Por as qeveria e “Bashkimit të shenjtë”, nuk mundi të vazhdonte punën gjatë, për shkak të konflikteve të brendshme. Ndaj pas dorëheqjes së Pandeli Evangjelit, një grup politikanësh si Hasan Prishtina, Mustafa Kruja, etj, bindën më pas Qazim Koculin të formonte një qeveri. Koculi pranoi, me kushtin që në kabinetin e kryesuar prej tij të mos ishte prezent Hasan Prishtina. Por Koculi jep dorëheqjen e papritur brenda ditës. Qeveria e Hasan Prishtinës, 7 – 12 dhjetor 1921 Dorëheqja e papritur e Koculit, detyroi Këshillin e Naltë t’ia besonte mandatin e kryesimit të qeverisë njërit prej protagonistëve të krizës, Hasan Prishtina. Emërimi i Prishtinës ngjalli pakënaqësi të shumta në të gjithë vendin, deputetët ikën nga Tirana, në Durrës e në qytete të tjera. Kryeministri Prishtina, që ditët e para, u dha urdhër Forcave të Armatosura të shtien në dorë “me se s’bën” deputetët. Në këto kushte, një grup deputetësh shtuan trysninë ndaj qeverisë Prishtina, duke e detyruar atë të japë dorëheqjen. Qeveria kalimtare e Idhomeno Kosturit (12 – 24 dhjetor 1921) Pas mbetjes bosh të vendit të kryeministrit, Këshilli i Naltë dekretoi një qeveri kalimtare, me drejtorë ose ndryshe sekretarë të përgjithshëm, deri në formimin e kabinetit të ri. Qeveria e Xhafer Ypit, 24 dhjetor 1921 – 26 dhjetor 1922 Pas qeverisë kalimtare, Këshilli i Naltë, emëroi qeverinë e re, ku kryeministër u vendos të ishte Xhafer Ypi. Qeverisja e Xhafer Ypit përkon me zhvillime të reja, si dhe ndryshime të raporteve politike në vend. Qeveria e parë e Ahmet Zogut, 2 dhjetor 1922 – 25 shkurt 1924 Në fund të vitit 1922, pozitat politike të Ahmet Zogut, ishin forcuar dukshëm. Si ministër i Punëve të Brendshme, ai kishte treguar vendosmëri dhe energji në detyrën e tij. Duke patur edhe përkrahjen e grupit të pronarëve të mëdhenj, Ahmet Zogu ishte gati të merrte drejtimin e qeverisë. Pas zgjedhjeve për Këshillin e Naltë, ku Xhafer Ypi u zgjodh Këshilltar, në vendin e tij si kryeministër, Këshilli emëroi Ahmet Zogun, i cili kryesonte edhe Partinë Popullore. Qeveria pati gjithmonë marrëdhënie të acaruara me Hasan Prishtinën dhe përkrahësit e tij. Madje, në zgjedhjet për Kuvendin Kushtetues, pati një atentat ndaj A. Zogut. Në këto kushte të acaruara, Ahmet Zogu tërhiqet nga drejtimi i qeverisë. Qeveria e kryesuar nga Shefqet Verlaci, 30 mars 1924 – 27 maj 1924 Thellimi i krizës politike në vend dhe pamundësia për të qeverisur, e detyrojnë Verlacin të japë dorëheqjen. Qeveria e kryesuar nga Ilias Vrioni, 27 maj 1924 – 10 qershor 1924 Kjo qeverisje përkon me ngjarjet e kryengritjes së Qershorit 1924. Madje dy prej udhëheqësve të kryengritjes Fan Noli dhe Luigj Gurakuqi, pranuan se nuk ishte thjesht një kryengritje, por një grusht shteti. Me short, u vendos që Fan Noli të zgjidhej Kryeministër. Qeveria gjashtëmujore e Fan Nolit, 16 qershor – 24 dhjetor 1924 Kësaj qeverie i mungonte mbështetja e brendshme, për shkak të zhvillimeve të acaruara politike, por i mungonte edhe njohja ndërkombëtare, pasi shtetet e huaja nuk e quajtën kushtetuese. Në 24 dhjetor 1924 qeveria kryengritëse bie. Qeveria disa ditëshe e Iliaz Vrionit, 24 dhjetor 1924 – 5 janar 1925 Iliaz Vrioni e mban vetem pak ditë postin e kryeministrit dhe jep dorëheqjen në fillim të vitit 1925, si pasojë e konflikteve brenda kabinetit. Rikthimi i Ahmet Zogut dhe qeve-

Pas rënies së qeverisë së Vlorës, Esat Pashë Toptani krijon një qeveri, e cila nuk u njoh nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit (KNK). KNK përfaqësonte pushtetin ekzekutiv të dërguar nga Fuqitë e mëdha, i krijuar në 29 korrik 1913 nga Konferenca e Ambasadorëve, me synim organizimin e shtetit shqiptar. KNK-ja njohu një unifikim të administratës, ku spikasnin 2 drejtorë Fejzi Alizoti, Drejtor i administratës për pjesën e ish qeverisë së Vlorës dhe Azis Pashë Vrioni, për pjesën e ish qeverisë së Esat Pashë Toptanit. Me këto zhvillime po afronte dhe koha e ardhjes së mbretit. KNK-ja përgatiti ardhjen e mbretit Wilhelm Von Wied, i cili mbërriti në Durrës, bashkë me familjen mbretërore në 7 mars 1914. Qeveria e parë e Turhan Pashës, 15

ria e kryesuar prej tij, 6 – 31 janar 1925 Pas largimit të Iliaz Vrionit, Këshilli i Naltë emëron Ahmet Zogun si kryeministër. Në 21 janar 1925, Kuvendi Kushtetues shpall Republikën Shqiptare. Pas shpalljes së Republikës, në 31 janar 1925 Kuvendi Kushtetues zgjedh Ahmet Zogun të parin President (në atë kohë quhej Kryetari i Republikës) Kabineti i parë republikan, i kryesuar nga Ahmet Zogu, 1 shkurt 1925 – 23 shtator 1925 Ndryshimi i formës së regjimit solli krijimin e një kabineti të ri qeveritar. Statusi i ri i shtetit i njihte Kryetarit të Republikës të drejtën për të formuar qeverinë. Kryetari nuk shkonte në çdo mbledhje të qeverisë, përveç rasteve të rëndësishme. Rolin e tij në drejtimin e mbledhjeve por edhe në punët kryesore, e mbulonte Ministri i Drejtësisë. Në këtë funksion, në kabinetin e parë te publikan ishte Petro Poga. Kabineti i dytë republikan, i kryesuar nga Ahmet Zogu, 28 shtator 1925 – 10 shkurt 1927 Në këtë qeveri, Ministër i Drejtësisë u zgjodh Milto Tutulani, i cili do të kryente shpesh edhe detyrat e kryetarit të ekzekutivit. Kabineti i tretë, i kryesuar nga Ahmet Zogu, 12 shkurt 1927 – 21 tetor 1927. Pas nënshkrimit të paktit me Italinë, kabineti qeveritar dha dorëheqjen për shkak të konflikteve në kabinet. Petro Poga thirret sërish në postin e Ministrit të Drejtësisë, si dhe të kryesimit të punëve të qeverisë. Kabineti i katërt i kryesuar nga Ahmet Zogu, 24 tetor 1927 – 10 maj 1928 Për shkak të mosmarrëveshjeve, edhe ky kabinet me Ministër Drejtësie Petro Pogën, jep dorëheqjen Kabineti i pestë, i kryesuar nga Ahmet Zogu, 11 maj 1928 – 1 shtator 1928 Në këtë qeveri, Ministër Drejtësie ishte Hiqmet Delvina. Zhvillimet e mëpasshme sjellin Mbretërinë shqiptare të Ahmet Zogut, 1928- 1939 Në 17 gusht 1928 zhvillohen zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese. Pozitat e Ahmet Zogut fuqizohen. Në këtë

GËZUAR VITIN E RI 2010!
mënyrë, ndryshon edhe forma e regjimit në vend. Asambleja Kushtetuese miraton statusin themeltar të mbretërisë shqiptare. Asambleja u kthye në Parlament dhe vendi shpallet mbretëri kushtetuese. Qeveria e parë mbretërore e kryesuar nga Kostaq Kotta, 5 shtator 1928 – 5 mars 1930 Në këtë perudhë u ndërmorën reforma të mëdha të organizimit të mbretërisë, të shtetit shqiptar dhe të zhvillimit të vendit. Qeveria e Pandeli Evangjelit, 6 mars 1930 – 11 prill 1931 Kabineti Kotta u dobësua dhe u detyrua të japë dorëheqjen në gjysmën e mandatit të tij.Në qeverisjen e re nis reforma agrare e vitit 1930. Qeveria e dytë e Pandeli Evangjelit, 20 prill 1931 – 7 dhjetor 1932 Kabineti qeveritar dorëhiqet, pas vrasjes së Ministrit të Drejtësisë Vasil Avrami. Por sërish në detyrën e kryeëministrit, edhe në kabinetin e ri, zgjidhet Pandeli Evangjeli Qeveria e fundit e Pandeli Evangjelit, 11 janar 1933 – 16 tetor 1935 Pas zgjedhjeve parlamentare të 11 nëntorit 1932 zgjidhet qeveria e re, ku sërish në këtë mandat të ri propozohet Pandeli Evagjeli. Qeveria e kryesuar nga Mehdi Frasheri, 21 tetor 1935 – 7 nentor 1936 Pandeli Evangjeli, kryeministri veteran, i paraqet Mbretit Zog dorëheqjen, i shtyrë edhe nga politikat e ndërmarra nga Mbreti Zog për rigjallërimin dhe dhënin e një impulsi të ri zhvillimeve. Madje kabineti pasardhes, i kryesuar nga Mehdi Frashëri u quajt ndryshe kabineti i të rinjve. Qeveria e fundit e Kostaq Kottës, 9 nëntor 1936 – 7 prill 1939 Mehdi Frashëri paraqet dorëheqjen si kryeministër, pas situatës së krijuar ku shumë deputetë shprehen të pakënaqur nga politika e brendshme e ndjekur prej tij. Ndërkaq, edhe zhvillimet politike ishin të acaruara dhe në Shqipëri trokiti pushtimi fashist Italian. QEVERITË E FORMUARA NGA VITI 1939 DERI NË 1944 Qeveria e kryesuar nga Shefqet Verlaci, 12 prill 1939 – 3 dhjetor 1941 Pas pushtimit nga Italia, në 7 prill 1939, me urdhër të Musolinit ngrihet Komiteti Administrativ i Përkohshëm, përgjatë 8-12 prill ’39, një formë qeverisjeje, e kryesuar nga Xhafer Ypi. Në mbledhjen e Asamblesë, nga Xhafer Ypi, propozohet për postin e kryeministrit Shefqet Verlaci, i cili vinte për herë të dytë në qeveri, ish vjehrri i Ahmet Zogut. Qeveria e kryesuar nga Mustafa Kruja, 3 dhjetor 1941 – 4 janar 1943 Italianët menduan të bënin ndryshime në qeveri, pasi sipas tyre, qeveria “Verlaci” e kishte kryer misionin Qeveria e kryesuar nga Ekrem Libohovës, 18 janar – 11 shkurt 1943 Kjo qeveri erdhi pasi qeveria “Kruja” nuk arriti të sillte ndryshimet e premtuara. Kruja jep dorëheqjen, pasi autoritetet italiane nuk pranuan disa nga politikat e tij. Por edhe qeveria e Ekrem Libohovës nuk pati kohe te shpaloste programin e saj Qeveria e kryesuar nga Maliq Bushati, 12 shkurt 1943 – 28 prill 1943 Kjo qeveri pati jetë të shkurt për shkak të konflikteve të kryeministrit në kabinetin e tij. Qeveria e kryesuar nga Ekrem Libohova, 11 maj 1943 – 10 shtator 1943 Libohova vjen sërish në krye të qeverisë . Në 8 shtator kapitullon Italia fashiste. Kryeministri Libohova drejton ato ditë mbledhjen e fundit të qeverisë dhe më pas largohet në Itali. U deklarua rrëzimi i qeverisë Libohova, duke u krijuar; Komiteti i Përkohshëm (KEP) që do të kryente detyrat ekzekutive dhe do të përgatiste zgjedhjet në vend. Zgjedhjet u bënë në 1 tetor 1943. Qeveria e kryesuar nga Rexhep Mitrovica, 5 nëntor 43 – 16 qershor 44 Pas zgjedhjeve, caktohet qeveria e re. Këto zhvillime përkojnë me krijimin e Këshillit Antifashist nacional Clirimtar 28 maj 44 - 11 janar 1946, të kryesuar nga Enver Hoxha. Qeveria e kryesuar nga Fiqri Dine, 18 korrik – 28 gusht 1944 Qeveria e kryesuar nga Ibrahim Bicakciu, 6 shtator – 25 tetor 1944 Qeveritë e krijuara përgjatë periudhës së diktaturës Komuniste 1944 – vitet ‘91 23 tetor 1944 – 21 mars 1946 - Me forcimin e Këshillit Antifashist Nacional Clirimtar, vjen edhe qeveria e parë e kryesuar nga diktatori Enver Hoxha. Komiteti i formuar në Përmet u shndërrua në “Qeveri demokratike”, të kryesuar nga diktatori E. Hoxha 18 mars 1946 Kuvendi Popullor riemëron diktatorin si kryeministër, pas kërkesës së këtij të fundit për dorëheqje, për shkak të zhvillimeve të reja politike, dorëheqje që nuk u pranua. Qeveria e parë e PPSH-së 22 mars Hoxha paraqiti dorëheqjen e qeverisë së tij, me motivacionin; për t’u përqëndruar më tepër në punët e partisë. Vet ai propozoi në postin e kryeministrit M. Shehun, krahun e djathtë të diktatorit. Kabineti Shehu, përgjatë këtij mandate, ka pësuar disa herë ndryshime, në këto periudha kohore: 20 korrik 1954 – 5 qershor 1955 6 qershor 1955 – 3 qershor 1956 4 qershor 1956 – 5 shkurt 1958 6 shkurt 1958 - 21 qershor 1958 Mandati i dytë qeveritar i Mehmet Shehut, 22 qershor 1958 – 16 korrik 1962 Shehu jep dorëheqjen nga kjo detyrë, por diktatori Enver Hoxha e propozon sërish atë në këtë post. Mandati i tretë qeveritar i Mehmet Shehut 1962- 1966 Kjo periudhë përkon me prishjen e Shqipërisë me sovjetikët dhe forcimi i marëdhënieve më Kinën. Kabineti i Shehut gjatë këtij mandate ka pësuar disa herë ndryshime, sipas periudhës kohore si më poshtë: 23 qershor 1965 – 16 mars 1966 17 mars 1966 – 13 shtator 1966 Mandati i katërt qeveritar i Mehmet Shehut, 14 shtator 1966- 18 nëntor 1970 Mandati i pestë qeveritar i Mehmet Shehut, 19 nëntor 1970 – 28 tetor 1974 Mandati i gjashtë qeveritar i Mehmet 22 dhjetor 1990 – 21 shkurt 1991 Ndryshimet e fundit erdhën si pasojë e ndryshimeve politike, pranimit zyrtar të marrjes fund të monizmit. Qeveria e re e kryesuar nga Fatos Nano, 22 shkurt 1991 – 10 maj 1991 Pas rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës, në 20 shkurt 1991. Ramiz Alia dekretoi qeverinë e re. Qeveritë e krijuara, pas rënies së komunizmit dhe vendosjes së sistemit demokratik Qeveria e kryesuar nga Fatos Nano, 11 maj – 4 qershor 1991 Nano rizgjidhet sërish për të drejtuar kabinetin qeveritar, pas zgjedhjeve të 31 marsit për Kuvendin Popullor dhe

LONDON JANUARY 2010

21

1946 – 1 tetor 1948 Kriza e marrëdhënieve sovjeto-jugosllave, solli pasoja dhe në Shqipëri dhe në kabinetin qeveritar të saj, i cili pësoi ndryshime disa herë, por gjithnjë të kryesura nga diktatori Enver Hoxha, respektivisht në këto vite: 2 tetor 1948 – 21 nëntor 1948 23 nëntor 1948 – 16 nëntor 1949 17 nëntor 1949 – 4 korrik 1950 5 korrik 1950 – 5 shtator 1951 6 shtator 1951 – 9 prill 1952 10 prill 1952 – 31 korrik 1953 1 gusht 1953 – 19 korrik 1954 Mandati i parë qeveritar i Mehmet Shehut, krahut të djathtë të diktatorit Enver Hoxha, 1954 – 1958 Në korrik të vitit 1954 diktatori Enver

Shehut, 1974 - 1978 Ky kabinet pësoi disa herë ndryshime, sipas këtyre periudhave kohore 28 tetor 1974 – 11 nëntor 1976 12 nëntor 1976 – 26 dhjetor 78 Mandati i shtatë dhe i fundit qeveritar i Mehmet Shehu, krahut të djathtë të diktatorit 27 dhjetor 1978 – 18 dhjetor 1981 Këtë mandat Shehu nuk mundi ta çojë deri në fund, për shkak të vetëvrasjes së tij të mistershme . Kjo është periudha pas prishjes së marrëdhënieve me Kinën dhe vetizolimit të Shqipërisë. Mandati i parë qeveritar i zotit Adil Çarçani, 15 janar 1982- 23 nëntor 1982 Mandati i dytë qeveritar i Adil Çarçanit, 23 nëntor 1982 – 19 shkurt 1987 Kjo qeveri krijohet pas zgjedhjeve të Kuvendit Popullor Mandati i tretë qeveritar i Adil Çarçanit, 20 shkurt 1987 – 21 shkurt 1991 Tashmë në krye të PPSH-së është Ramiz Alia. Përgjatë këtij mandate, qeveria e kryesuar nga Adil Çarçani ka pësuar disa herë ndryshime, përgjatë këtyre periudhave 2 shkurt 1989 – 7 korrik 1990 Me nisjen e ndryshimeve pluraliste të pranverës ’90 dhe krizën e 2 korrikut ’90, ku mijëra banorë u dyndën në dyert e ambasadave, pati një krizë që reflektoi me ndryshime në kabinetin qeveritar. Kabineti i ndryshuar 8 korrik 1990 – 22 dhjetor 1990

zgjedhjes nga Kuvendi në 30 prill të Ramiz Alisë si President i vendit. Qeveria e stabilitetit e kryesuar nga Ylli Bufi, 11 qershor 1991 – 6 dhjetor 1991 Kjo qeveri vjen si rezultat i grevës së përgjithshme të punonjësve të vendit . Qeveria teknike e Vilson Ahmetit, 18 dhjetor 1991 – 13 prill 1992 Ahmeti ishte ish ministër në kabinetin “Bufi”. Kjo qeveri krijohet pas mosfunksionimit të kabinetit “Bufi” për shkak të konflikteve mes palëve. Mandati i parë qeveritar i z. Aleksandër Meksi 1992 – 1996 Kjo qeveri vjen pas zgjedhjeve të reja të 22 marsit 1992 dhe ardhjes në pushtet të forcave të djathta. Kjo qeveri ka pësuar disa herë ndryshime, sipas këtyre periudhave kohore: 13 prill 1992 – 6 gusht 1993 7 gusht 1993 – 3 dhjetor 1994 4 dhjetor 1994 – 10 korrik 1996 Mandati i dytë qeveritar i zotit Aleksandër Meksi, 11 korrik 1996 – 1 mars 1997 Kjo qeveri vjen pas zgjedhjeve të përgjithshme të 26 majit ’96, ku e djathta sërish ruajti pushtetin. Qeveria e Pajtimit Kombëtar, e kryesuar nga z. Bashkim Fino, 11 mars ’97- 24 korrik ‘97 Ngjarjet në mars 1997 sollën përmbysje të zhvillimeve. Ardhja e qeverisë së stabilitetit ndodhi pas krizës piramidale në vend dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Në sjelljen në konttroll të situuatës u desh edhe ndihma ushtarake ndërkombëtare. Qeveria e stabilitetit kishte si detyrë të bashkëpunonte me ndërkombëtarët në vendosjen e rregullit, si dhe të përgatiste vendin për zgjedhjet e parakohshme. Qeveria e kryesuar nga z. Fatos Nano 25 korrik ’97 – 23 prill 1998 Kjo qeveri vjen pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 29 qershorit ’97. Forcat e majta vijnë në pushtet. Ndryshime në qeverinë Nano, 24 prill ’98 – 28 shtator ‘98 Muaji prill 98 përkon me krizën e qeverisë Nano, e cila risjell riformulim të kabinetit të tij. Shumë propozime të tij për ministra të rinj në kabinet, rrëzoheshin nga Kuvendi.

Qeveria e kryesuar nga z. Pandeli Majko, 2 tetor 1998 – 25 tetor 1999 Si pasojë e konflikteve të ashpërsuar brenda PS-së, por dhe si pasojë e gjendjes së krijuar pas vrasjes së deputetit Azem Hajdari, trysnia mbi qeverinë Nano u rrit, duke e detyruar atë të jepte dorëheqjen. PS caktoi Pandeli Majkon si kryeministër. Qeveria e kryesuar nga Ilir Meta, 28 nëntor 1999 – 6 shtator 2001 Majko jep dorëheqjen nga Kryeministër, si pasojë e humbjes së tij në zgjedhjet në Kongresin e PS-së, për kryetar partie. Mandati i ri qeveritar i z. Ilir Meta, 6 shtator 2001 – 29 janar 2002 Kjo qeveri erdhi pas zgjedhjeve parlamentare të 24 qershorit 2001 dhe fitores sërish të së majtës. Qeveria e kryesuar nga z. Pandeli Majko, 22 shkurt 2002 – 25 korrik 2002 Konfliktet brenda vet partisë në pushtet, shtoheshin çdo ditë. Pandeli Majko vjen në krye të qeverisë, si rrjedhojë e marrëveshjes së përkohshme brenda palëve në PS, konkretisht pas konflikteve të acaruara Nano-Meta Qeveria e kryesuar nga Fatos Nano, 29 korrik 2002 - 29 dhjetor 2003 Nano vjen sërish në krye të qeverisë, bazuar edhe në hapësirën e lejuar nga statusi i PS-së, sipas të cilit kryetari i partisë duhet të jetë edhe kryeministër. Kështu, qeverisja e shkurtër e Majkos merr fund në 25 korrik. Meta në këtë qeveri mban postin e zëvendëskryeministrit. Ne dukje konflikti i brendshem ne PS, duket sikur u zgjidh. Dhjetor 2003 – 1 shtator 2005 Nano riformulon qeverinë, ku Ilir Meta mbetet jashtë kabinetit. Konflikti Nano-Meta çoi ne largimin perfundimtar te ketij te fundit nga PS dhe krijimin e nje partie te re te spektrit te majte. Kabineti i ri, i kryesuar nga Nano vazhdon punën deri në zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në 3 korrik, ku pas 8 viteve në pushtet, të majtët kalojnë në opozitë. Qeveria e kryesuar nga zoti Sali Berisha, 10 shtator 2005 e në vazhdim Kjo qeveri erdhi pas fitores të djathtës shqiptare në zgjedhjet e përgjithshme të 3 korrikut 2005. Në prill 2007, Qeveria “Berisha” bën ndryshimet e para në disa ministri, per t’i dhënë impulse të reja reformave të gjithanshme të ndërmarra prej saj në shumë fusha jetike për vendin Rizgjidhet Berisha 28 Qershor Berisha rifiton mandatin e dytë në bashkëqeverisje me kryetarin e LSI-së Ilir Meta.

Bar Restorant Vllaznia Naten e Vitit e Ri organizon nje mbremje festive me muzike live nga grupi 'Tinguj Zemre'
Per pronotime Kontaktoni ne numrin

VENDI ME FANTASTIK PER PRONETIME TUAJA

07958427954
Gëzuar Vitin e Ri 2010!

FAMILJARE MARTESA FEJESA DITELINDJE TE GJITHA LLOJET E SHERBIMEVE FAMILJARE

TEL: 07958427 954
ADRESA 4 QUEENS PARADE GREEN LANES LONDON N8 0RD

A Class Motors
AUTO LARJE PROFESIONALE SEKIRAQA -BEJMË LARJEN E AUTOMJETEVE -LARJE DHE THARJEN E SENDILEVE -BEJMË POLISH TE MAKINAVE NE MENYRË PROFESIONALE -LARJE TE MOTORIT EDHE SHUMË SHËRBIME TJERA. NESE JU BENI MOT TEK NE NE JU OFROJM LARJEN FALAS TEK NE GJENI EDHE GAZETEN FALAS “THE ALBANIAN”

Me eksperiencë 11 vjeçare në Angli Bëjmë Servisimin, riparimin e të gjitha llojeve dhe modeleve të automjeteve si sherbime tjera -Skanimin e problemeve elekronike si dhe rregullimin e tyre, -Goma -Regjistrimin e gomave -Saldime, -Modifikime, -e shumë shërbime tjera

BEJMË GJITHASHTU EDHE KONTROLLIN TEKNIK (MOT) Garazhi ynë është i liçensuar për lëshimin e çertifikatës së emotisë
Nese thoni se keni shkuar nga Gazeta “The Albanian” përfitoni; *10% ZBRITJE

NA KONTAKTONI Mus Sekiraqa Tel:07946863310 Ju Mirpresim
34c Park Royal Road Park Royal London, NW107LN JU MIRËPRESIM

Mos harroni!

Na kontaktoni Agim Halili tel;02084530008 mob;07932024665 www.aclassmotors.co.uk [email protected] 34c Park Royal Road Park Royal London, NW107LN JU MIRËPRESIM

Dostibarber Shop uron te gjithe shqiptaret Gezuar Vitin e ri 2010

“VLLAZNIA” BAR RESTORANT

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

23

NGA FAIK KONICA

P

rej disa kohesh ndermjet Italise e Greqise po zhvillohet per Shqiperine nje perleshje paraprake me fjale, qe mund te jete pragu i nje konflikti te armatosur. Italia ngre çeshtjen se Greqia mbante nje pjese te madhe territori qe i perket Shqiperise, ndersa Greqia e mohon me ze te larte kete pretendim. Shume amerikaneve u eshte dukur e çuditeshme qe, ndersa zeri i italianeve dhe grekërve degjohej, nuk ndihej zeri i pavarur i Shqiperise. Porse a nuk ka thene njehere nje autor anglez se nje nga karakteristikate shqiptareve eshte se ata jane te "paartikuluar"? Kerkesave te perseritura une iu jam pergjigjur se nuk kisha gje per te thene, ndersa atyre miqve amerikane, te cileve ndjenjat e tyre dashamirese u japin te drejten te me pyesin perse ashtu, u jam pergjigjur se me kishte ardhur gjithçka ne maje te hundes dhe se kisha vendosur qe ketej e tutje te mbetesha nje spektator i thjeshte i tragjedive dhe i farsave te botes. Por tani eshte nje grup atdhetaresh shqiptare qe me kerkon te bej nje deklarate. Keta miq shqiptare dine per mua disa gjera qe miqte e mi amerikane nuk i dine. Ata e dine se une kam lindur ne zonen kufitare shqiptaro-greke qe ben pjese ne krahinen e vene ne diskutim, keshtu qe trojet ku une kam luajtur si femije jane fushat e betejave te ardhshme; ata mendojne se askush tjeter me mire se une nuk e njeh historine e kesaj krahine dhe ata me permendin vazhdimisht se si drejtues i rinise, une njehere e nj'e kohe kam qene mbrojtes i palodhur i teresise tokesore te Shqiperise. Prandaj ndonese me lekundje, vendosa te thyej heshtjen dhe t'i paraqes popullit amerikan disa fakte te kontrollueshme rreth sfondit historik te konfliktit qe po vjen rrotull. (I) Siç dihet nga te gjithe, ne periudhen e lashte shqiptaret quheshin ilire. Rajoni i diskutueshem ne lashtesi njihej si Iliria e jugut dhe me vone eshte quajtur Shqiperia e Jugut, ndersa grekërit kane vendosur ta quajne Epir, nje emer qe do te thote "kontinent" dhe ne zanafille perdorej per kete rajon nga banoret e ishujve te vegjel pertej bregut te Shqiperise, po ashtu si peshkataret e ishujve Bahamas do ta quanin Floriden "kontinenti", me nje emer qe nuk ka asnje lidhje me kombesine e popujve qe banojne ne kontinentin ne fjale. Ky rajon gjate afer pese shekujve te sundimit turk perbente vilajetin ose provincen e Janines, me qytetin e Janines si kryeqender. Jo vetem qe ky rajon ka qene gjithmone shqiptar nga gjuha edhe kombesia, por kufinjte e fiseve ilire shkonin shume larg pertej. Madje, edhe ishujt Joniane kane qene kryesisht ilire. Ne nje liber te famshem qe e njohin mire studiuesit, "Fjalor i antikiteteve klasike" te Lybkerit, tek artikulli per Kerkyren (Korfuzin) vihet ne dukje se ai ishull "ne zanafille banohej nga iliret". Kurse ata qe do te marrin mundimin te lexojne vepren e studiuesit te njohur suedez, Martin P. Nilson, botuar ne Lund me 1909 me titullin "Studime mbi historine e Epirit te Lashte", do te sherohen nga prirje per te menduar se Epiri ka qene ndonjehere grek. Ky rajon e ka ruajtur natyren e vet ilire te pandryshuar. Deri dhe kaq

FAIK KONICA; Iu rrëfej grekët

ndalonte qarkullimin apo mbajtjen e librave shqip. U quajt nje veprim i denueshem, madje edhe po te mbaje libra kaq te pademshem si gramatika ose aritmetika, po te ishin shkruar shqip. Grekërit rane madje edhe me poshte, nuk e kishin per gje te kallzonin atdhetaret shqiptare te ndershem si rebele dhe benin qe ata t'i degdisnin ne burgje te largeta. (IV) Pas lufterave ballkanike Turqia Evropjane u copetua dhe Fuqite e Medha nuk mund ta injoronin ekzistencen e kombesise me te lashte te gadishullit. Shqiperia u be shtet, por u rrëgjua ne nje te katerten e madhesise se vet natyrore. Dikush mund ta mendonte se pas kesaj do te ishin te kenaqur dhe do te rrinin urte, se do te perpiqeshin po te ishte e mundur te zhvillonin marredhenie te fqinjesise se mire me pjesen qe mbetej te Shqiperise. Mirepo ndodhi e kunderta. Duke perfituar nga fakti qe Turqia nje vit me pare i kishte çarmatosur plotesisht shqiptaret, nje ushtri me grekër e organizuar e maskuar si njerez civile, vershoi mbi gjithe Shqiperine dhe nisi te djege e te vrase gjithcka i dilte perpara. Ne Shqiperi ne ate kohe kane qene ne qender te ketyre krimeve te organizuara dy deshmitare te huaj: autorja e njohur angleze Meri Edit Durham dhe nje korrespondent gjerman. Te dy ata u tmerruan dhe u moren vesh qe t'ia benin te njohur te gjithe botes çdo gje qe ta e quanin si nje nga krimet me te medha te organizuara te te gjithe koherave. Per fat te keq, plasi Lufta Boterore dhe e terhoqi vemendjen e te gjitheve. Por me 1920, me titullin "Njezet vjet ngaterresa ballkanike" Mis Durham botoi nje liber, ku nje kapitull i plote u kushtohet njoftimeve per keto masakra. Kushdo qe deshiron ta kuptoje konfliktin e sotem nuk mund te beje pa e pare kete liber. Pas Luftes Boterore, Greqia ua ndaloi shqiptareve te kishin shkollat e tyre ne Greqi dhe vijoi punen e saj per te eleminuar elementin shqiptar me çfaredo mjeti. Nje rast i rralle iu paraqit grekërve nga Traktati i Lozanes, i cili nxiti shkembimin e familjeve turke me ato greke. Siç e kam thene me siper, nje shumice shqiptaresh disa shekuj me pare e lane krishterimin dhe u bene moslemane, por ata i ruajten gjuhen dhe traditat kombetare dhe kurre nuk kane mesuar turqishten. Mashtrimi i grekërve kishte per qellim qe t'i paraqiste si turq shume moslemane shqiptare dhe t'i dergonte me anije ne thellesine e Azise se Vogel, duke i bere objekt shkembimi. Kjo eshte njesoj sikur te syrgjynosesh, irlandezet ne Poloni, duke u nisur nga fakti se edhe irlandezet edhe polaket jane katolike edhe prandaj qenkan te nje kombesie. Komisioni Nderkombetar per shkembimin e popullsise e zbuloi mashtrimin ne pak raste dhe e ndaloi, por shume here te tjera atij ia hodhen me mjeshteri. Po te shqyrtohen deshmite e vjetra per gjendjen e kombesise ne viset e ndryshme te rajonit te diskutuar, habitesh me ndryshimet qe jane bere nepermjet dredhive dhe mashtrimeve te organizura. Ne fillim te shekullit te nentembedhjete nje anetar i kishes se Anglise me emrin Stjuart Hjuz, ka bere nje udhetim neper Shqiperi dhe ka lene shenime per vezhgimet e veta, ka vizituar dhe qytetin tim te lindjes >>> Vijon ne faqe 25

vone sa i bie ne shekullin e dhjete te eres sone, perandori i Bizantit Leoni i Mençuri, ne nje nga librat e tij permend faktin qe "banoret e Epirit jane shqiptare". Pak nga pak depertimet greke nisen te ndiheshin ne disa pjese te ketij rajoni. Se si u bene te mundshme keto depertime, ne e dime nga disa autoritete te dores se pare. (II) Ne gjysmen e dyte te shekullit te katermbedhjete, Janinen e qeveriste nje princ bizantin (ose nje despot, siç e kishte titullin zyrtar) i quajtur Thanas. Ketij Thanasi i hipi ne koke ideja e bukur per te vrare gjithe shqiptaret. Ju mund te dyshoni se mos keto ngjarje jane nxjerre nga ndonje legjende shqiptare e shtemberuar ose nga ndonje fletushke propagandistike italiane. Aspak. Autoriteti qe na e njofton kete mizori eshte nje grek besimtar dhe i ndershem, Mihail Dukas, pjesetar i Shtepise perandorake bizantine me po ate emer, kronika e te cilit perfshihet ne koleksionin e madh te historianeve bizantine, qe ndodhet ne Bon dhe mund ta studioje çdo studiues. Me neveri dhe mosmiratim Dukasi njofton te gjitha egersite dhe vrasjet qe ka bere Thanasi kunder popullsise shqiptare te Janines. Siç thote Dukasi, nje nga lojrat e tyre te parapelqyera ishte t'u priste hundet ose pjese te tjera shqiptareve dhe t'i linte te vdisnin ne agoni. Disa krere feudale shqiptare e kercenuan Thanasin me nje ekspedite ndeshkimore, nese ai nuk do t'i nderpriste krimet kunder shqiptareve. Thanasi u permbajt nje fare kohe dhe martoi vajzen e vet me princin me te fuqishem te asaj kohe, me Gjin Shpaten. Pas njefare periudhe, Thanasi i nisi perseri perndjekjet, madje edhe me te egra se me pare. Siç shkruan Mihail Dukasi, ndersa Gjin Shpata mblodhi nje ushtri

dhe e rrethoi Janinen, kryeqytetin e vjehrrit te vet, Thanasi çdo dite nen flamurin e armepushimit i dergonte Shpates nje shporte me sy te nxjerre nga kokat e shqiptareve fatkeqe dhe kjo dhurate e kobshme vazhdoi derisa u hoq rrethimi. Siç e thote historiani, ambicja e Thanasit ishte te fitonte nofken e Albanoktonos qe do te thote Shqiptarovrases. Dukasi shton se despotit i pelqenin shume te huajt dhe te jashtmit, prandaj pati sjelle shume prej tyre ne qytet. Se fundi thuhet me marifet se Thanasi ia doli mbane "te zbrazte" Janinen nga banoret e rrenjes. Natyrisht zor se mund te shpikte nje metode me te efektshme per te ndryshuar perberjen etnike te nje vendi, porse "te drejta” te krijuara ne kete menyre, ta themi ne folmen me te bute, jane te nje cilesie te dyshimte. Krimet e pershkruara nga Mihail Dukasi kane ndodhur me 1380 dhe ne pak vite me pare. Pas pesedhjete vjetesh, me sakte me 1431, nje ushtri e forte osmane erdhi me gjemime te portat e Janines, e cila nderkaq ishte ripopulluar me te ardhur, dhe me nje sulm qyteti u pushtua. Eshte per t'u shenuar fakti se, pasi i bene nje mbikqyrje krahines, turqit e klasifikuan ate si pjese te Shqiperise. Por ka edhe diçka me domethenese dhe krejt te pakundershtueshme. Turqit bene nje regjistrim te kujdesshem te qyteteve e te fshatrave dhe emrat e ketyre vendeve kane dale me pas ne botimet zyrtare ne trajtat e tyre shqip e jo greke. Per shembull, le te marrim rastesisht dy emra, dy qendrat e quajtura shqip Delvina dhe Grevena. Ato jane regjistruar perkatesisht Dhelvinon dhe Grebene. Turqit e hershem kane qene te perpikte me hollesi te madhe per shenimin e emrane te vendeve, duke parapelqyer gjithmone trajtat e mirefillta popullore. Per shembull, pas rrethimit

te pare te Vjenes, turqit nisen ta shkruanin Wian me nje A te gjate, qe eshte trajta e vertete popullore dhe sa kohe zgjati Perandoria Osmane, ata iu permbajten kesaj trajte, duke flakur trajten artificiale Wien. Ne traktatin e Ajzenburgut te nenshkruar me 1664 ndermjet Turqise dhe Perandorise Romake te Shenjte e te hartuar turqisht e latinisht, kur numerohen titujt e perandorit Habsburg, teksti latin e quan ate mbret te Bohemise, porse ne tekstin turqisht turqit kane ngulur kembe per ta thene mbreti i çekëve. (III) Pushtimi turk solli nje ndryshim te rendesishem ne jeten e Shqiperise. Per arsye qe jane teper te gjata per t'i shtjelluar ketu, shume shqiptare e lane krishterimin dhe u bene moslemane, e kjo levizje vijoi per dy shekuj, derisa rreth 65 % e popullsise u be moslemane, pjesa tjeter mbeti e krishtere, ne veri si besimtare te kishes Perendimore e ne Jug te asaj Lindore, qe shpesh quhet gabimisht kisha greke. Meqe ne kishen e dyte sherbesat behen greqisht dhe kleri eshte ne pjesen me te madhe grek, u krijua mundesia per grekërit qe te shkombetarizonin shqiptaret duke e persosur kishen si mjet te propagandes. Nje faktor tjeter ka qene ardhja tinzare e banoreve qe flisnin greqisht, shpesh te favorizuar me budallallëk nga pronaret shqiptare, te cilet kishin nevoje per bujq per te zevendesuar shqiptaret qe iknin ne lufterat e pafund te Perandorise Osmane. Ngritja e Greqise si shtet i pavarur i dha nje shtyse te fuqishme propagandas greke. Tashme grekërit nisen haptas te shpallnin se çdo besimtar i kishes Lindore, pavaresisht nga gjuha dhe kombesia, ishte grek. Nje nga marifetet me te padegjuara te grekërve ka qene dhenia e ryshfeteve zyrtareve te larte ne Stamboll per te nxjerre nje ferman qe te

GËZUAR VITIN E RI 2010!
Konicen, nje vend i lashte i cili mendohet nga disa studjues si Pukevili se ka qene ne mesjeten e hershme kryeqyteti i Ilirise Jugore. (Emri i vendit tingellon ne menyre te çuditshme si prusjan, por kjo vjen ngaqe po ai ndikim sllav mbi toponimine ka vepruar ne Prusi, ashtu edhe ne Shqiperi). Hjuzi ka shenuar se Konica kishte 800 shtepi, nga te cilat 600 ishin shqiptare dhe 200 greke. Ku jane keta 75 % shqiptare sot? Megjithate, ne rajonin e diskutuar ka nje krahine te gjere, qendresa e pa trembur e se ciles i ka kapercyer te gjitha format e organizuara te vrasjeve, mashtrimeve dhe grabitjeve. Kjo eshte Çameria, te cilen grekërit e shtremberojne ne Camuria. (Nuk u ve faj grekërve per kete shtremberim qe vjen nga paaftesia e alfabetit grek per te riprodhuar gjithe tingujt e gjuhes shqipe dhe te shume gjuheve te tjera per kete çeshtje). I ndjeri senator Kabot Loxh (Cabot Lodge) ne shtypin grek dilte gjithmone me emrin Kampot Lone. Popullsia e Çamerise tani vone ne 1913 ka qene 96 % shqiptare. Ky perpjestim tani eshte ulur me akte dhune dhe une mund te sjell si shembull shume punetore, qe derdhin djersen ne fabrikat e Amerikes, te cilet i kane pasur prinderit pronare te lulezuar ne Çamëri me pak se nje vit me pare. E megjithate, ne kundershtim me gjithe kete pemdjekje ende shqiptaret perbejne 80 % te popullsise se Çamërisë. (V) Ndersa tani Italia eshte gati te nderhyje duke na shpallur si qellim se kerkon te vere ne vend dëmet qe I jane shkaktuar kombit shqiptare dhe te rivendose kufinjte natyrore e historike te Shqiperise. Eshte e arsyeshme qe te presesh nga çdo shqiptar i vertete se do te jete i pakenaqur nga ky veprim. Por ndonje mund te kundershtoje se megjithe metodat e denueshme te perdorura nga grekërit ata kane arritur qe ta permbysin gjendjen e kombesive ne shume vise te rajonit te diskutuar, keshtu qe te ndreqet nje padrejtesi e vjeter me nje padrejtesi te re nuk tingellon aq mire. Per kete une do te pergjigjesha se nuk mund te kete nje akt ligjor qe te perligje krimet e organizuara e te vazhdueshme. Por, ka dhe me. Shume larg nga Shqiperia historike, ne Greqine e brendshme ka pothuaj nje milion shqiptare, gati gjysma e te cileve ende e flet gjuhen e vet te lashte. Keta njerez kane nje mall ideal per Shqiperine dhe ne te kaluaren kane nxjerre deshmore te çeshtjes shqiptare. Ata mund te shkembeheshin me grekërit e rajonit te diskutuar dhe me se fundi te gjithe do te ishin te kenaqur. Porse siç pohojne grekërit, Italia kerkon te arrije qellimet e veta duke zgjeruar kufijte e Shqiperise. Une pajtohem me kete plotesisht, por me duhet te shtoj se ky pohim nuk ka peshe dhe eshte thjesht nje perpjekje per t'i bere bisht çeshtjes. Çeshtja eshte a qe nje here dhe a ka qene gjithmone pjese perberese e Shqiperise ish-krahina turke e Janines? Ne qofte se kjo eshte e vertete, a mund te bjere poshte automatikisht kjo e vertete vetem e vetem sepse e thone edhe italianet? Fakti eshte i qarte, se Italia ka ketu nje perligje te mire e te forte, sepse rastis qe kerkesat e saj perputhen me nje akt te vonuar drejtesie kunder Shqiperise. Po ndodh qe nje here perendite hakmarrese jane ne anen e legjioneve te Çezarit. Faik Konica New York Times, Gusht 1940

LONDON JANUARY 2010

25

HISTORIA E CA NDRYSHIMEVE
NGA FAIK KONICA
ur vajta me 1913 ne Shqiperi per te shikuar per s'afermi punet, zbulova me hidherim se shumica e madhe e popullit jo vetem qe nuk i shihte me sy te mire idealet t'ona te nje Shteti te perparuar, po s'pelqente as ndihmen qe po na jipej nga rastet dhe nga bamiresit e fuqive te'Evropes. Eshte per cudi dhe gje fare e vertete, se shumica e madhe e popullit te Shqiperise e priti dhuraten e dhene me moskenaqesi, me thartesira dhe me sy te zgurdulluara nga prapamejtime: qe u duk pak me vone nga kryengritjet qe u bene njera-pas tjatres. Duke qene punet ashtu, u kuptua shpejt se qe te mbetej Shqiperia si nje Shtet me vete dhe populli te mbahej me zor i bashkuar qe te hynte ne udhen e disiplines, te punes dhe perparimit, e vetmja fuqi e duhur ish dora e hekurt po shpetimtare e nje diktaturi. Kujtuam nje kohe se diktatorin e gjetem ne personin e Esad Pashe Toptanit. Dhe Esadi kishte me te vertete disa zotesira per te qeverisur, po mosha e tij e shkuar nuk i premtonte ta ndryshoja mendjen e tij pas ndryshimeve te reja qe u bene ne Shqiperi, dhe ashtu fundi ish qe u larguan te gjithe dhe e lane te vetem. Me 1913, u poqa per heren e pare ne Tirane me Ahmet Bej Zogun (qe te perdorim titujt sic perdoreshin dhe zyrtarisht asi kohe). Vura re menjehere fisnikerine te bashkuar me force karakteri qe cfaqej nga sjellja edhe nga fjalet e djalit. U interesova dhe pyeta. Dhe nga sa degjova s'me mbeti asnje dyshim se fati e kish shenuar per te lojtur nje rol me rendesi ne Shqiperin e re. Ne pjekjet qe pata me vone me Mbretin Karol te Rumanise, me Kryeministrin rumun Tito Majersko, me Princin Wilhelm te Wied-it, dhe diplomatet austriake dhe italiane, u permenda emrin dhe posibilitetet e ketij te riu. Mbaj mend nje bisedim qe pata me Turhan Pashane ne Durres pasi plasi kryengritja e Shijakut dhe u rrezua Esadi. I tregoja Turhanit nevojen qe te perdoret Zogu per te zgjidhur krizen. -"Ahmed Beu eshte teper i ri ", m'u pergjigj Turhan Pashai". -"Vertet" thash'une "Po William Pitt-i u be kryeminister i Inglise kur qe njezet e tre vjetsh, dhe ka qene nje nga me te mbedhenjte kryeministra t'atij vendi". -"Si fjaloseni keshtu", me thote Turhan Pashai, - "Mund te barabitim me Pitt-in nje te ri te panjohur?" -"Nuk bej barabitje" u pergjigja une, desha vetem, me kete shembell, ku ju permend se atje ku ndodhet zotesia, versa s'munt te jete dhe s'duhet te jete pengim". Me kete menyre, vazhdova se perhapuri mendimin se do t'ish mire, ne dojim te kishim nje Shqiperi te bashkuar dhe te lire, ta perkrahnjim Zogun te merrte nje dite fuqine, se ay kish pervec zotesise dhe kater te mira qe i mungojin Esadit: kuptimin e ndod-

K

hjes se re ne Shqiperi pas ndarjes nga Turqia, ndjenjen e kombesise, te mos beret ndryshime ne mes Toskesh e Gegesh, dhe me ne funt deshiren per ta pare Shqiperine ne shkalle Shteti t'organizuar. Noli u bashkua ploterisht me mua ne besimin qe Shqiperia s'munt te qendroje me kembe pa nje diktatori, dhe qe Zogu duket njeriu i duhur per kete rol. Gjurmat e ketyre mendimeve munt t'i gjeni ne shtyllat e "Diellit" ne kohen e luftes dhe pastaj, ku Zogu lavdohet si nje hero, si nje idealist, si nje udheheqes qe munt te barabitet me AngloSaksonet, e tjera. Disa nga keto lavdata jane te shenuara nga Fan Noli vete. Kjo politike vazhdoj gjer me 1921 dhe pertej. Me 1922, Fan Noli zuri te lidhet me grupin e Gurakuqit, dhe menjehere mendja e tij e ceket hyri ne nje udhe te ndryshme. Fan Noli filloj te na jape lajme jo te pelqyera per Zogun: qe ky ish bashkuar me reaksionaret, qe ish armik i nje Shqiperie sic e duam ne, qe ka humbur tere influencen, qe s'ka asnje zotesi, qe ushtria anon me "liberalet", qe duhet ta ftohim popullin ca me teper nga Zogu, e tjera. Une me shoket e Vatres, sic e desh logjika, sic e desh disiplina e grupit t'one, pasqyruam te "Dielli" politiken e re te perfaqesonjesit t'one ne Shqiperi, perfaqesonjes i cili kohet e fundit nuk ish tjater gje, vec se fonografi i Gurakuqit, gjer sa me ne funt dolli sheshit dhe komitaxhi duke shkelur tere programin t'one dhe gjithe idealet tona. Fundi qe nje ckaterrim dhe nje maskarallek pa emer. C'munt te bejim? Dy udhe qene te hapura per ne: vazhdimi i perkrahjes se maskarallekut gjer sa te behej gjak dhe te prishej Shqiperia, - ose te kthyerit ne politiken e pare te Vatres, e cila ka qene te venet perpara te Zogut si kryetar i duhur i Shqiperise. Zume udhen e dyte. Le ta shkurtojme tani ne tre fjale ato qe thame: 1) Fan Noli, une, me Vatren dhe me shoket, qe me 1914 gjer me 1922, kush me shume dhe kush me pake kemi mprojtur mendimin se Shqipera, qe te shtrohet, qe te stabilizohe, e te hyje ne udhen e reformave te qyteterimit, ka nevoje per nje dore te hekurt dhe si ajo dore eshte Ahmed Zogu. 2) Fan Noli, nen influencen e Gurakuqit, dhe me vone nen influencen e frymes bolshevike, u bint dhe na bindi se Shqiperia munt te qendroj ne kembe pa Zogun dhe kunder Zogut. Ngjarjet i dhane pergenjeshtrimin me te plote, dhe Shqiperia u shpu nje qime afer varrit. 3) Une me shumicen e shokeve u kthyhem ahere (ndonese me cape te ngadaleshme se na vinte keq te ckeputeshim fare nga Fan Noli) te programi i vjeter i permbledhur me siper nene numrin 1, kurse Fan Noli u fut thelle e me thelle ne rebelione kundra Shtetit e n'intriga revolucionare. Munt ta vazhdojme bisedimin ne nje numer t'aferm. Po i kemi hedhur ketu mjaft ushqim per mejtim djemurise se kthjellet (se sa per mejhanexhite,

maqedhonasit dhe te tjere vagabonde qe tallen fshehtazi m e Shqiperine, s'bejme kabull as t'i degjojme) s'di ose harron, por duhet se ketej e tutje ta marre ner sy se Presidenti Zogu nuk eshte heroi i ri i Vatres, por ka qene hero i vjeter i kesaj organizate, i neveritur me 1922-24 nga intrigat e Gurakuqit dhe nen influencen e

bolshevismes. Dhe ne qofte se esht e zonja te mejtoje duke thelluar, djemuria e kthjellt le ta gjykoje kush u kthye nga udha-Fan Noli apo une? Gazeta "Dielli", 6 maj 1926

KËSHILLA NJË GAZETARI
Faik Konica boton në të përkohshmen "Albania" me datë 15 shtator 1901, këshillat pasonjëse për një djalë që kish nërment të botonte një gazetë shqip në Misir. I dashur mik - në e bëfsh gazetën me fleta të mëdha; shqiptarët do të thonë që s'fshihet dot lehtë; në e bëfsh me fleta të vogëla, do të thonë se s'është gazetë, por libër. Në e shtypsh me letra të holla, do të thonë se s'këndohen edhe prishin sytë; në e shtypësh me letra të trasha do të thonë se je "hamall" e kërkon të mbushësh vend. Në shkrofsh toskërisht, do të thonë se s'është gazetë për gjithë shqiptarët; në shkrofsh gegnisht prap ashtu, në shkrofsh në gjuhë të përzier me të dyja, gjysëm gegnisht, gjysëm toskërisht, do të thonë se është "çervish". Në mos shkrofsh për politikë, do të thonë se s'është koha të punojmë për letratyrë, kur vendi ndodhet në rrezik; në shkrofsh për politikë do të thonë se prishë punë duke egërsuar qeverinë. Në folsh butë për Turqinë, je i paguar prej Stambollit; në shkrofsh rreptë kundër Turqisë, kërkon të të jap Sulltani të holla që t'a pushosh gazetën. Në mos gjefsh të holla që ta mbash gazetën, do të thonë se s'je i zoti, me qenë aq njerëz duan zgjimin e kombit shqiptar; në gjefsh të holla je intrigant a i shitur. Në folsh për plot çlirimin e Shqipërisë, do të thotë je djall e kërkon gjëra që duheshin gatitur në qind vjet më parë; në folç për nevojën të përpiqemi t'a shpëtojmë gjuhën dhe kombësinë, duke vënë vendin nën hijen e një Fuqisë së Madhe, s'qënke shqiptarë i vërtetë. Në folsh mirë për shqiptarët e krishterë, hidhërohen shqiptarët muhamedanë; në folsh mirë për muhamedanët, hidhërohen të krishterët; në folsh mirë për të krishterët e për muhamedanët që janë shqiptarë të mirë, e ligsht për të ligjt, aherë do të hidhërohen të gjithë. Aq për sot, se kam frikë mos të zërë gjumi.

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

26

CHARCOAL KEBAB HOUSE uron të gjithë shqiptarët

GËZUAR VITIN E RI 2010!
Ne ofrojme specialitetet e kuzhines shqiptare, turke dhe mesadhetare Jemi te sigurte se ju do te mbeteni te kenaqur nga cilesia, çmimet dhe sherbimi yne. Ejani dhe binduni Nje staf i mrekullueshem do te jete ne sherbimin tuaj Jeni te mireseardhur ne cdo kohe

Adresa: 2 Broadway Road Wood Green London N22 6DS

Gëzuar!
Tel:0208 888 3962

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

27

NGA DR. MUSA AHMETI
iteraturën burimore për Gjergj Kastriotin Skënderbeun janë përpjekur ta përmbledhin në botime të veçanta të specializuara bibliografike emra të njohur të historisë dhe bibliografisë jo vetëm shqiptare. Në këtë fushë, shquhet botimi i fundit “Bibliografi 1454-1835 – Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Tiranë, 1997,” në të cilin gjejmë botimet më kryesore për heroin kombëtar, por jo gjithçka çfarë është shkruar gjatë shekujve për të. Gjatë punës kërkimore-hulumtuese nëpër biblioteka e arkiva të ndryshme të botës kemi hasur një numër jo të vogël veprash e autorësh të cilët nuk janë përfshirë në këtë bibliografi, por që kanë shkruar për Skënderbeun në veprat e tyre. Kësaj radhe do të flasim për poetin mjaft të njohur italian nga Napoli, Gian Battista Marino, i cili në veprën e tij “La Galeria del Cavalier Marino. Distinta in Pitture & Sculture” të shkruar në vitin 1619 dhe botuar po këtë vit, i kushton një poezi heroit tonë kombëtar. Meqenëse botimi i parë ishte me shumë gabime, autori, menjëherë në vitin vijues, pra më 1620, e riboton këtë vepër, dhe madje dy herë, fillimisht në Milano e pastaj në Venedik (Si ilustrim po sjellim frontespice e të dyja këtyre botimeve). Në botimin e Milanos, poezia për Gjergj Kastriotin Skënderbeun është në faqen 93, ndërsa në botimin e Venedikut në faqen 98. Ksombla e parë ruhet në Torino ndërsa e dyta në Paris. Meqenëse vepra u prit jashtëzakonisht mirë, ajo u ribotua disa herë në qytete të ndryshme dhe në periudha kohe të ndryshme, gjithnjë duke pasur në faqet e saj edhe poezinë për Gjergj Kastriotin Skënderbeun. Ekzistojnë edhe disa botime të tjera të cilat i kemi konsultuar dhe frontespicet e tyre po i sjellim si ilustrim. Këto botime që njohim janë ai nga viti 1635 e shtypur në Venedik, ndërkohë që sot ksombla ruhet në Zagreb; ai i vitit 1636, shtypur po në Venedik, ksombla ruhet në Madrid si dhe botimi i vitit 1675, shtypur po në Venedik, ksombla ruhet në Miçigam. Nuk është vetëm vepra e përmendur më lartë e autorit italian Giovanni Batistta Marino, që ka informacione dhe të dhëna për shqiptarët dhe luftërat e tyre kundër turqve. Edhe në veprën tjetër të tij: “Dicerie Sacre del Cavalier Marino. Vicenza: Apresso Roberto Meietti. Con licenza de’ Superiori, & Priuilegio, 1622. [Pjesa e tretë me titull: “Il Cielo, Diceria terza, Sopra la Relegione de’Santi Mavritio, et Lazaro. Al Serenixximo prencipe di Piamonte. Vicenza: Nella Stamparia di Dominico Amadio, Per il Meietti, 1622, f. 236r-290r” (e cila ruhet në bibliotekën e “University of Michigam” në sig. 858 M-34-1622]; në f. 285v e vijim, ka të dhëna për luftërat e shqiptarëve kundër turqve si bashkëpunimi i tyre me J. Hunyadin, etj. Pra,

L

SKENDERBEU NË VARGJET E PANJOHURA TË 1620-ËS
Marino në veprat e tija i ka kushtuar mjaft rëndësi si shqiptarëve ashtu edhe Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Mbetet të verifikohen veprat tjera të tij, në ka edhe në ato shënime dhe informacione për shqiptarët dhe Skënderbeun. Në të gjitha veprat që kemi konsultuar ne, poezia për Skënderbeun është pa asnjë ndryshim dhe ruan të njëjtën renditje. (Ne nuk kemi arritur të konsultojmë botimin e parë të vitit 1619). Natyrisht, ka ndërruar numri i faqeve të botimeve. Ka arsye të ndryshme pse ka ndodhur një gjë e tillë. Një nga shkaqet është hyrja më e gjatë, përkushtimet, pastaj tekstet e imprimatur-it, madhësia fizike e ksomblës etj. Portretet e njerëzve, princërve, kapitenëve dhe heronjve (Ritratti, Huomini, Prencipi, Capitani, et Heroi) fillojnë në faqen 82, dhe në këtë kategori bëjnë pjesë disa nga figurat më të famshme të historisë dhe mitologjisë botërore. Kjo kategori fillon me heronjtë biblikë Moisiun, Davidin, Solomonin, Joshouan, Sansonin, për të vazhduar pastaj në faqen 84 me heronjtë e Greqisë së Lashtë si Akilin, Hektorin, Diomedën, Paridin, dhe Enean. Në faqen 86 deri në faqen 88 jepen portretet e Aleksandrit të Madh dhe të heronjve e betejave të tij si Epaminoda, biri i Kresos, etj. Legjenda e krijimit të Romës pasqyrohet nëpërmjet portretit të Romulit, dhe menjëherë në faqen 89 fillojnë portretet e perandorëve romakë: Çezari, M. Bruto, C. Cassio, Pompeo i Madh, Katoni, Mark Antonio. Në radhë vijojnë mbretërit e Spanjës: Filip Sanudi, dhe Filip Xorxa, Gjoni dhe Karli i Austrisë, Sebastiani, mbreti i Portugalisë, Amadeo IV dhe Emanuel Filiberto dukë të Savojës, Kristofor Kolombo, Ferdinand Korteze, duka i Albës, markezi i Santa-Kroces, etj. Në një dorëshkrim të pabotuar që ruhet në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit, dhe i takon familjes së Engjëllorëve të Drishtit, përmendet emri i Marinos. Sipas të gjitha gjasave, kanë qenë fisnikët nga Drishti ata të cilët e kanë informuar Marinon për hollësira, rreth jetës dhe bëmave të Skëndërbeut. Nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë njohur edhe veprat e botuara në Venedik (e gjetiu në Itali, psh. Romë) për Skenderbeun. Sikurse të gjithë krijimtarinë e tij, edhe këtu Marino, luan në mënyrë mjeshtërore me figurat. Është mjaft interesante se Skënderbeu flet në vetën e parë gjatë gjithë tekstit. Mjaft domethënës është fakti se për të “krenohet Epiri” pra, autori Gian Battista Marino, është i informuar deri në hollësi jo vetëm për personalitetin e Gj. K. Skëndërbeut, luftërave dhe sfidave të tij me turqit, por ai njeh edhe gjeografinë e Epirit. Poezia për Gjergj Kastriotin Skënderbeun përbëhet prej 8 vargjeve (përkatësisht 51 fjalve). Në vijim e sjellim të transliteruar dhe të përkthyer në shqip, ndërsa i bashkëngjisim edhe faksimilen e origjinalit.

personalitete të rëndësishme si C. Mecenata, Titi, Hanibali, Skipion Afrikani, Horaci, M. Skevola, Kurti, M. Marcelli, Fabricio, Cinciani, Atili, Pompili, Ptolemeo Filadulfo, Eunuku Narset, Belisario, Justiniani, Constantini, Arti, Karli i Madh, Orlandi, Godfrid Bulioni, Tankredi, dhe pas këtij të fundit vjen Skënderbeu. Ai pasohet nga perandori Karli V, nga Francesko Brimo, mbreti i Francës, nga dy

Para pak ditësh “Albanian Mail “ organizoi një pritje koktej me rastin e daljes në zyra të reja . Në të njëjtën kohë u festua edhe 6 – Vjetori i themelimit të kësaj Gazete. Në këtë takim morën pjesë të ftuar intelektual, përfaqësues të organizatave shqiptare në Britani, të Trupit Diplomatik shqiptar në Londër , gazetar dhe aktivistë të tjerë të shumtë, përfaqësues të bizneseve të ndryshme dhe deputeti i Parlamentit britanik, Miku i madh i shqiptarëve Z. John Grogan. “Albanian Mail “ ka luajtur një rol të madh në misionin fisnik të informimit për komunitetin shqiptarë në Britani. Me këtë rast Redaksia e “The Albanian” i uron suksese dhe punë të mbarë kësaj gazete!
(foto Fatmir Terziu kryeredaktor)

Për herë të tretë në Mbretërinë e Bashkuar

Albanian Yellow Pages in the UK 2010 Mos mungo...
The Albanian Newspaper 122 White Hart Lane London N17 8HP www.thealbanian.co.uk Tel/fax:02082169527 [email protected]

GËZUAR VITIN E RI 2010!
DR. MARITA NIKA FLAGLER Dr. Marita Nika Flagler ka përfunduar studimet universitare në Universitetin e Tiranës dhe ato pasuniversitare (Master, PhD) në SHBA. Ajo është pedagoge në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë në Shippensburg. reth 14 vjet te shkuara po pija një kafe lamtumire me një mik të shtrenjtë, shkrimtarin e shquar Vath Koreshi. Kisha fituar një bursë për studime pasuniversitare në SHBA dhe do të nisesha pas disa ditësh me të dy djemtë. Me një trishtim të lehtë në sy, Vathi më tregoi një përrallë të vjetër të cilën po e riprodhoj më poshtë me fjalët e mia: “Një djalosh njëzetvjeçar jetonte në një fshat të vogël, në një luginë mes malesh. Jeta në fshat ishte e vështirë, por asnjë nga banoret e fshatit nuk ish larguar ndonjëherë, pasi malet e larta përreth ishin të egra e nuk kishin shtigje kalimi. Lumi pranë fshatit ishte tepër i rrëmbyer e kushdo që kish tentuar të notonte ish përplasur pa jetë në bregun matanë. Djali kish një ëndërr të madhe: Ai donte të shihte botën përtej maleve, të takonte njerëz të tjerë e të gjente një jetë më të mirë. Aq e kish përpirë kjo ëndërr, sa djaloshi nuk vinte gjumë në sy e bukë në gojë. Pa ç’pa i ati, e mori t’a takonte me plakun e fshatit. Ky i fundit i tregoi djalit se kish një mënyrë për të kaptuar malet: të fluturonte me shqiponjën nënë. Ajo i kish krahët e fortë dhe do të mund t’i kaptonte malet me djalin në kurriz. Por djali do të duhej ta ushqente shqiponjën me mish gjatë gjithë udhëtimit. Djali u gëzua shumë: kjo nuk dukej punë e vështire. I ati theri një ka, djali e futi mishin në dy torba të mëdha që i vari në të dy anët e qafës së fortë të shqiponjës dhe u nis. Udhëtuan për një kohë të gjatë mbi male; sa herë që shqiponja tundte krahët, djali i fuste një copë mishi në gojë, dhe shqiponja vazhdonte fluturimin. Erdhi koha që mishi i mbaroi, dhe djali që kish frikë se po të mos e ushqente, shqiponja do t’a përplaste mbi shkëmbinjtë e thepisur, mori biçakun dhe preu një copë nga pulpa e tij. I dhembi shumë, por qe i lumtur që udhëtimi vazhdoi. Herën tjetër, preu një copë mish nga kofsha . E ushqyer për bukuri, shqiponja fluturoi për nëntë muaj, dhe më fund arriti në botën përtej maleve dhe u ul të pushojë në një shesh. Menjëherë e rrethuan shumë njerëz të çuditur: s’kishin parë kurrë shqiponjë kaq të madhe. Kishin dëgjuar që fluturonin të tilla në Malet e Egra, po për t’a parë s’e kishin parë ndonjëherë. Ata më kureshtarët dhe më trimat iu afruan shumë pranë, dhe të habitur vunë re një skelet të bardhë njeriu që tundej lehtë në krahët e saj…” Në vitin e parë të jetës në Kolorado e kam kujtuar shumë shpesh këtë përrallë të vjetër dhe kuptimin që mbarte: Jeta në emigracion është e vështirë, dhe ndoshta psikologjikisht e emocionalisht shkatërruese për shumë. Në psikologjinë tonë kombëtare , kurbeti është parë si një humbje e madhe: nga lëndinat e lotëve që shënonin humbjen e ndjerë nga njerëzit në Shqipëri tek fati ters, trishtimi, vetmia e madhe dhe “qeseja sa një kokërr hudhër” e njerëzve që merrnin rrugët. Cili do të ishte fati im? Efekti psikologjik i emigra-

LONDON JANUARY 2010

28

R

EFEKTI PSIKOLOGJIK I EMIGRACIONIT
cionit është një temë mjaft e rrahur nga këndvështrime të ndryshme. Lidhur me përrallën që tregova më lart duket se më i goditur është këndvështrimi i proceseve të akulturimit dhe stresit që lidhet me këtë proces e që përfshijnë vështirësitë psikologjike, somatike dhe sociale që bashkëshoqërojnë procesin e kontaktit me një kulturë të re dhe përplasjet ndërmjet kësaj të fundit me kulturën e vendit të origjinës. Studimi i procesit të adaptimit, i quajtur zakonisht si transkulturim në literaturën psikologjike, ka treguar se edhe pse efekti psikologjik i emigracionit varet nga faktorë të shumtë personale dhe shoqërore, ai zakonisht kalon nëpër disa faza për të gjithë. FAZA E PARË Është ajo e euforisë dhe çlirimit nga ankthi i paranisjes. Më kujtohet kur takova një familje që sapo kish mbërritur nga Kombinati pranë Tiranës në Kolorado. Një baba tejet euforik me përsëriti disa herë: “Pas shumë përpjekjesh ia arrita! Tani nuk kam pse të shqetësohem se s’ka drita e s’ka ujë. Do të punojmë të gjithë, fëmijët do t’i çojmë në shkolla të mira, do të kemi për të ngrënë e për të pirë, do të blejmë një shtëpi të madhe dhe makina të reja, etj. etj.” Kjo fazë vazhdon për disa muaj. Në telefonat që bëhen në atdhe të porsaardhurit në emigracion flasin me optimizëm të pabazuar e bëjnë premtime se shumë shpejt do të ndihmojnë edhe familjarët apo miqtë tyre për të gjitha nevojat që kanë. FAZA DYTË Është ajo e dyshimit dhe keqardhjes. Pas disa muajsh në një vend të ri, fillon të kuptosh se jeta vërvitet ndryshe, se të duhet të mësosh një gjuhë të re, se shumë nga gjërat që ke lënë pas nuk i gjen dot, se ka rregulla e ligje që nuk i kupton, se nuk është e lehtë të gjesh një punë si ajo që bëje apo të përafërt me të, se ato pak para që kishe vënë mënjanë më shumë mund po mbarohen. Në këtë periudhë, fillon të pyesësh veten nëse vendimi që ke marrë për t’u larguar është i drejtë apo jo. Ke dyshime të thella që mund të kesh bërë gabim, se nuk je i fortë për të përballuar ndryshimin, se sakrificat që kërkohen janë të shumta e se humbja është më e madhe se fitimi. Mjaft të emigruar që janë në këtë stad fillojnë të ndjehen të vetmuar e të depresuar. Marrin në telefon të afërmit, dhe ndjehen se janë larguar jo vetëm gjeografikisht por edhe emocionalisht prej tyre. Shumë gjëra ecin ngadalë dhe kjo i nervozon: fillojnë të grinden me të afërmit e miq e shokë.

Emigrantë gjatë viteve ‘90

KËSHTU HYJNË NE FAZËN E TRETË:

Atë të stresit ku shfaqen veçanërisht simptomat e ankthit, dhe depresionit. Kjo është faza vendimtare e transkulturimit, që ka shfaqje të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Për disa kjo bëhet aq e papërballueshme sa ata ndjehen si skeleti i përrallës që më tregoi Vathi, si njerëz që po humbasin veten, u tretet mishi e vetëm kockat i mbesin. Cilët janë këta njerëz?! Studimet tregojnë se në përgjithësi këta janë individë me strategji përballuese të dobëta, e që kanë lokus kontrolli të jashtëm (pra që kanë nevojë për aprovim të veprimeve të tyre nga të tjerët), me vetëvlerësim të ulët ose të fryrë, por jo realist, që nuk e dinë (mirë) gjuhën e vendit ku kanë mbërritur, që kanë pak ose asnjë kontakt me bashkëkombësit e emigruar, që nuk kanë gjetur mënyra për t’u lidhur me popullsinë e vendit ku banojnë e që edhe mund të kenë probleme ligjore të emigracionit ose siç thuhet, nuk i kanë rregulluar “letrat/kartat.” Një veçori tjetër e përbashkët është mospërgatitja për një përvojë të re qoftë në rrafshin praktik (mësimi i gjuhës, mësimi i kompjuterit, njohja e përgjithshme me historinë dhe kulturën e vendit të ri, krijimi i lidhjeve me njerëz që mund të të mbështesin, të reflektimit realist mbi kapitalin njerëzor që zotëron si veçori apo përgatitje profesionale dhe të arritjeve të mundshme të bazuara mbi të, etj.) apo emocional: të kuptuarit e hapit të madh që po ndërmerr, të reflektimit mbi influencën e ndryshimeve në jetën personale e të familjes, etj. Një tjetër element i rëndësishëm është përgatitja për “mbyllje” dhe të konsideruarit e hapit të ri që është ndërmarrë si një kapitull i dytë në jetë. Sa janë këta individë që hasin stresin e papërballueshëm të akulturimit? Natyrisht që nuk ka shifra,

por studimet tregojnë se nuk janë shumica e të emigruarve, vetëm një pjesë e vogël e tyre. Disa individë që i takojnë këtij grupi kthehen përsëri në vendlindje, shumë vazhdojnë të jetojnë në vendin ku kanë emigruar. Në përgjithësi për të dy palët adaptimi në të dyja situatat mbetet i vështirë dhe u ndodh të kenë episode të shumta të sindromës së stresit post-traumatik e depresionit, që kanë nevojë për trajtim të specializuar terapeutik. Nga letërsia shqiptare një personazh interesant që mishëron grupin e të kthyerve është Haxhiu i Frakullës, nga novela që mban emrin e tij. Për ata që e kanë lexuar këtë pjesë brilante të letrave shqipe, besoj se u vjen ndërmend përgjigja që Haxhiu i dha mikut të tij, Bukriut, kur u kthye nga Samarkanda pa e prekur ëndrrën e tij: “Shihmë dhe kuptoje vetë. Jeta ime shkoi.” Por edhe ata që mbesin nuk ndjehen më mirë: zakonisht bëjnë jetë të mbyllur, me pak kontakte me vendasit, me kokën pas dhe me zemër të thyer. Gjithsesi, pjesa më e madhe e të emigruarve e përballojnë stresin e akulturimit me reziliencë (aftësia për të përballuar vështirësitë dhe për t’u bërë më të fortë prej tyre), të ndihmuar nga një sërë faktorësh mbrojtës psikologjikë e socialë. Ndër faktorët mbrojtës psikologjikë studimet përmendin aftësitë rregullatore emocionale, ndjenjën e humorit, lokus i kontrollit të brendshëm, motivacion i brendshëm, vetëvlerësim realist dhe aftësinë për të menduar në mënyrë kritike. Faktorë të tjerë individuale mbrojtës janë mosha e re, emigrimi me familjen, shkaku i largimit nga vendi, njohja e gjuhës, familjariteti me vlerat morale, fetare e kulturore të vendit të ri, etj. Faktorët mbrojtës sociale përbëhen në rrallë të parë nga rrjeti

shoqëror, shpesh i përbërë nga bashkëkombës të ngulur në vendbanimin e ri por edhe nga grupe shoqërore a fetare vendas, dhe mungesa e diskriminimit, ngacmimit apo paragjykimit kombëtar, racor apo etnik. Faktorë të tjerë janë klima politike dhe sociale ndaj emigrantëve si edhe shërbimet sociale për emigrantët. Me shumë rëndësi është veçanërisht ngjashmëria e vlerave morale dhe kulturore të dy vendeve. Për këta emigrantë që e përballojnë me sukses fazën e tretë, kalimi në fazën e fundit, atë të akulturimit, që përmban pranimin, përshtatjen dhe riorganizimin, nuk është proces i vështirë. Në këtë fazë individët janë stabilizuar me punë dhe vendbanim, kanë krijuar një rrjet të ri shoqëror, kanë mësuar gjuhën e vendit dhe janë bëre pjesë e integruar e komunitetit ku jetojnë. Në ketë periudhë, emigrantët bëhen dykulturore, dhe janë në gjendje të përdorin pasurinë e vlerave të tyre kulturore e morale kombëtare në bashkëpunim të ngushtë me vlerat kulturore e morale të adoptuara nga shoqëria e vendit ku kanë emigruar. Shumë nga këta emigrantë kanë biznesin e tyre, kanë mbaruar studime pasuniversitare dhe kanë filluar karriera të reja të suksesshme, mund të jenë martuar me të huaj dhe kanë fëmijë dykulturash. Ata kalojnë natyrshëm nga mjedisi familjar ku kafenë e pinë turke me pak, në atë të punës e sociale ku pinë latte, maçhiato a cappuçino. Duke iu kthyer përrallës që tregova në fillim, një individ që ka arritur në këtë fazë ka muskuj të fuqishëm. Ai ka mësuar shumë nga fluturimi i shqiponjës, është bërë më i sigurtë dhe më largpamës, dhe kur sheh kureshtarët që i afrohen, u buzëqesh dhe u shtrëngon dorën: Ja ku jam.

GËZUAR VITIN E RI 2010!
NGA KËZE (KOZETA) ZYLO roblemi i hapjes së shkollave shqipe në emigrim, gjithmonë më ka shqetësuar, më ka ngacmuar shpirtin, s’me ka lene te qete, sepse gjuha shqipe është ashti i identitetit tonë. Menjëherë pas rënies së diktaturës, ikja kuturu e shumicës së njerëzve, vetëm e vetëm t’i shpëtonin “ishullit më të bukur” në botë, bëri që Shqipëria të digjte se brendshmi veten, dhe vatra e saj të ngelej me ndonje thëngjill tek tuk të ndezur. E thënë shkurt hemorragjia e trurit në mëmëdheun tonë të shumëvuajtur, ka lënë pasoja gati-gati të pakurueshme, ndoshta do t’i duhen dekada të tëra për ta ndaluar këtë hemorragji! Theksoj se dhe pse kjo inteligjencë e mërguar ndodhet si zogjtë e korbit e shpërndarë në të gjithë botën deri dhe në Honolulu, ka mjaft intelektuale qe nuk e kanë gjetur veten të integruar me dinjitet dhe me kulturë në vendet ku ata kanë emigruar. Kjo për arsye të ndryshme: që nga më madhoret dhe deri me bajatet, i ka lënë shpesh këta inetelektualë në një mjerim gërryes shpirtëror. E them këtë, pasi nga biseda të ndryshme dhe leximet e përditshme të gazetave, vë re që problemet që trajtohen rreth emigrantëve më së shumti janë dëshpëruese, vecanërisht në Europë, pasi atje nuk gëzojnë të njëjtin status që mund të gëzojnë emigrantët e Amerikës, fal kushtetutës së saj si një nga kushetutat më demokratike në botë. Lind pyetja se duke pare këtë dëshpërim të intelektualëve të emigruar, vecanerisht ata të moshës së mesme, a mundet të kenë një muzë, një shpërthim për grupime dhe lobe të fuqishme shqiptarësh, për të trajtuar problemin akut, sic është trajtimi i gjuhës shqipe në Diasporë? Pohoj se hapja e shkollave shqipe të përfshira në strutkturat shtetërore të shkollave publike, dmth brenda programit të tyre, deri tani nuk rezulton, në këtë rast po flas për Amerikën, pasi këtu punoj dhe jetoj më shumë se një dekadë. E gjithë kjo bën që ne akoma nuk kemi kulturën e bashkimit, por si individë mund të kemi ecur në disa aspekte të jetës, sidomos në biznese restorantesh, apo në kompani ndërtimi dhe pastrimi. Individët veç e veç nuk mund të sjellin ndonjë dobi për Kombin, shumëshumë mund të sjellin ndonjë punësim në pagesën më minimale të ndonjë emigranti, ose të shkruhet ndonjë artikull rëndom për bizneset e tyre. Mirëpo, ku është gjuha shqipe, ku është institucionalizimi i saj në Diasporë, a kanë nevojë fëmijët e emigrantëve që ta mësojnë nëpër shkolla gjuhën e ëmbël shqipe? Kurrë një popull nuk mbijeton në rast se humbet gjuhën e tij, por kjo mund të ndodh në rast se ne vazhdojmë ta lëmë në harresë këtë problem aq delikat për Kombin tone!

LONDON JANUARY 2010

29

P

Gjuha shqipe është ashti i identitetit tonë në Diasporë

Domosdoshmëria e shkollave shqipe në Diasporë
Fluksi i madh i emigrantëve shqiptarë në Amerikë, vecanërisht ata me lloto

dhe me azil përbëjnë shumicën më të madhe të Diasporës. Emigracioni i tyre pas viteve 90-te në vendin më demokratik të botës, prurje që po afron gati dy dekada nuk duket se është bërë përpjekje serioze, për të hapur ndonjë shkollë shqipe ku të paktën të jetë deri në programin e fillores, nga klasa e parë deri në të katërt! Në fakt nuk bëhet fjalë as për ndonjë kopsht, edukim parashkollor për të mësuar fëmijët e emigrantëve që lindin dhe rriten këtu, ose për ata fëmijë që i kanë lënë përgjysmë shkollat në Shqipëri. Përpjekjet e disa intelektualëve apasionatë për gjuhën shqipe kanë arritur shumë-shumë vetëm në kurse gjuhësore, ose në programe që mësojnë në fund të javës, kur nxënësit kanë nevojë që të pushojnë dhe të bëjnë detyrat për ditët e ardhshme. Këto stërmundime të këtyre mësuesve dhe patriotëve duhen falënderuar, por gjithesesi këto ngelen sporadike pasi nuk janë në programin bazë të shkollave publike, nuk janë të përfshira brenda studimit të programuar shtetëror, ne vendet ku ata kane emigruar. Këtu në Amerikë janë disa komunitete që kanë shkollat e tyre, si shkollat ruse, kineze, hebrej, latine, me këmbënguljen e punës së tyre ata kanë arritur që t’i cojnë fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën e vendeve nga kanë ardhur të parët e tyre dhe kështu bën që prindërit t’i ndjejnë më mirë frytet e punës.

Lind pyetja se duke pare këtë dëshpërim të intelektualëve të emigruar, vecanerisht ata të moshës së mesme, a mundet të kenë një muzë, një shpërthim për grupime dhe lobe të fuqishme shqiptarësh, për të trajtuar problemin akut, sic është trajtimi i gjuhës shqipe në Diasporë?
Nuk ka më kenaqesi më thoshte një mikja ime me origjinë nga Ukraina, kur vajza ime 7 vjece komunikon me gjyshërit në Odesa të Ukrainës fare lirshëm dhe pse ajo është lindur dhe po rritet këtu, pasi ata kane hapur kopshte, shkolla ku mësojnë dhe flasin rusisht brenda programit arsimor shtetëror në Amerikë. Por në këtë aspekt nuk është vetëm se vajza ukrainase po komunikon lirshëm me gjyshërit e saj, por ajo që do të theksoja është se fëmijët e tyre me origjine ruse nuk po humbasin identitetin, ata e kanë krenari të thonë që në dimë të flasim dhe gjuhën e të parëve tanë, dhe ta ruajmë atë me fanatizëm dhe pse jetojmë dhe punojmë këtu në Amerikë. Mikja ime i çon femijët e saj në shkollë ruse, ku edukimin e tyre e marrin në gjuhën përkatëse. Mendoj se i kemi të gjitha mundësitë për hapje shkollash shqip, vecanërisht në vendet ku ka më shumë emigrantë të grumbulluar. P.sh. këtu në New York ka një numër të konsiderueshëm emigrantësh që punojnë dhe jetojnë me dekada të tëra. Gjithashtu ndodhet dhe nje numer arsimtarësh të diplomuar për mësuesi dhe në lëndën e gjuhës shqipe, cka do ta bënte dhe më të lehtë përzgjedhjen e mësuesve për të ushtruar këtë profesion, që bëhet dhe më fisnik jashtë Mëmëdheut tonë të shumëvuajtur. Por këto projekte nuk janë të lehta, ato duan punë, këmbëngulje, durim dhe një njohje të thellë të ligjeve në arsim, në shtetin ku jeton. Projekti kërkon në radhë të parë të miratohet si projekt nga një komision i posaçëm nismëtar me njerëz që janë integruar me dinjitet e kulturë në vendet ku jetojnë dhe pastaj të kërkohet në rrugë ligjore për vendin dhe hapjen e shkollës shqipe. Këtu në New York dhe kudo ku emigrojnë shqiptarë, nuk mungojnë dhe biznesmenët që mund të sponsorizojnë këto shkolla, por nismëtarët duhet të dinë të punojnë me ta dhe të bashkëpunojnë ngushtë, pasi vetëm bashkimi i të gjithë Diasporës sjell për momentin qoftë dhe hapjen e një shkolle shqipe shtetërore. Hapja e shkollës shqipe me miratim në rrugën shtetërore sjell dhe hapjen e shkollave të tjera kudo, pasi shqiptarët kanë dy shekuj që po emigrojnë në Amerikë dhe fatkeqesisht gjuhën shqipe ja lëmë spontanitetit, rutinës, fjalëve, kurseve dhe asgjë më shumë! Nëse ne do të vazhdojmë kështu me mendësi secili për vete, ka rrezik që ta humbasim si të folurin dhe të shkruarin shqip, veçanerisht ndër fëmijët e lindur këtu, atëherë kjo do të humbasë ngadalë identitetin pa e kuptuar, ashti i së cilës është gjuha shqipe në Diasporë dhe kudo!

Po ne si Diasporë ç’duhet të bëjmë?

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

30

NGA SEJDI PEKA

K

ur, kryeministri Berisha hodhi idenë e rishkrimit të historisë dhe çlirimin e saj nga trajtimi ideologjik, disa nëpunës të katedrave të historisë së marksizëm-leninizmit në Tiranë dhe në Prishtinë, reaguan negativisht. Tani pas gati dy vjetësh, ideja e kryeministrit ka ardhur duke u fashitur derisa duket e harruar. Edhe përpjekjet e historianëve si Dr.Beqir Meta dhe Dr.Muharrem Dezhdiu, për trajtimin e historisë së pas pluralizmit, u atakuan në mënyrën më primitive, nga historianët-politikanë të së majtës ish-komuniste. Ndaj falsifikimit të historisë tonë kombëtare, sidomos asaj të Luftës Dytë Botërore dhe pas saj, të paktën ne, ish-të përndjekurit politikë të Shqipërisë, nuk mundet të heshtim dhe të pranojmë që historinë tonë kombëtare ta shkruajnë edhe në ditët tona, historianët e sëmurë dhe të infektuar me ideologji komuniste. Në këtë shkrim unë po marr përsipër të ndriçoj në dritën e fakteve dhe të së vërtetës, rolin e intelektualit Xhafer Deva për mbrojtjen e hebrejve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, si edhe organizimin e rezistencës shqiptare në Kosovë me organizimin e “Lidhjes së Dytë të Prizrenit”, që merr një rëndësi të veçantë. Nuk ka asnjë dyshim se njëri nga kapitujt më të shkëlqyer te historisë tonë kombëtare është “Lidhja e dytë e Prizrenit”. Është shpallur dita e 26 janarit,si dita përkujtimore e viktimave të holokaustit në mbarë botën. Për ne shqiptarët kjo përkujtimore ka një rëndësi dyfish të veçantë. E para se ne jemi ndër ata popuj që në vendin tonë nuk lejaum vrasjen e asnjë njeriu me kombësi hebreje nga fashistët gjermanë dhe për këtë kemi përse të jemi krenarë. Dhe e dyta me këtë rast ne përkujtojmë holokaustin e diktaturës komuniste që për 50 vjet ushtroj kundër popullit tonë; për marrjen e pushtetit deri në vitin 1944 dhe për mbajtjen e pushtetit pas këtij viti deri në rënien e komunizmit. Historia jonë, e një populli të vogël, por “mjaft fatkeq”, siç shkruan Abdyl Frashëri, është një histori e shkruar me gjak dhe me vuajtje, prandaj edhe meriton të shkruhet ashtu siç është. Është e vërtetë se populli shqiptar i strehoi dhe i mbrojti hebrejtë, ashtu siç duhet të pranojmë të vërtetën historike se hebrejtë i mbrojtën edhe qeveritë e ashtuquajtura “kuislinge” sipas historiografisë komuniste, në rastin konkret qeveria e Rexhep Mitrovicës. Në këtë kohë ministër i brendshëm ka qenë po sipas historiografisë komuniste edhe “kuislingu”Xhafer Deva - që po të shikojmë historinë ky njeri do të ishte më vonë po sipas historiografisë komuniste edhe “kuisling” i amerikanëve për përmbysjen e komunizmit dhe vendosjen e demokracisë në Shqipëri. Në vitin 1949, menjëherë me formimin e Aleancës së Atlantikut të veriut NATO, do të ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i kësaj aleance. Deva me përkushtim dhe vendosmëri, si njeri i traditës dhe besës së vendit që e kishte lindur, i mbrojti hebrejtë me nder dhe dinjitet nga shfarosja e synuar prej gjermanëve. Me këtë rast ky fakt i rëndësishëm nuk mundi me u përmendë si e vërtetë historike. Kundër Xhafer Devës dhe të gjithë nacionalizmit shqiptar në

XHAFERR DEVA DHE PLANI USHTARAK I UASHINGTONIT PËR KOSOVËN
“Në këtë rishkrim për historinë, ndriçimi i rolit të intelektualit Xhafer Deva për mbrojtjen e hebrejve në Shqipëri, gjatë luftës së Dytë Botërore, si edhe organizimin e rezistencës së popullit shqiptarë për mbrojtjen e kufijve etnik të Kosovës në drejtimin e “Lidhjes së dytë të Prizrenit”, merr një rëndësi të veçantë”
rrugë duke pushkatuar njerëz. Por historiani veteran nga 84 njerëz që sipas tij u pushkatuan atë natë, megjithëse ka patur më shumë se një gjysmë shekulli kohë në dispozicion, nuk ka mundur të grumbullojë më tepër se 30 emra - edhe këta ka shumë mundësi të jenë vrarë në rrethana të tjera. Duke cituar gazetën “Bashkimi” të dt.03.02.1945, që në atë kohë ishte organi më i besueshëm i komunistëve shqiptarë, themi se ishte shkruar një njoftim: “ftohen familjet, farefis ose shokët dhe çdo qytetar, që di emrat e martirëve të 4 shkurtit 1944, të njoftojë brenda ditës së sotme pranë këshillit N.çl. të qytetit të Tiranës”. Siç shihet edhe një vit nga koha e kësaj ngjarje, komunistët megjithëse ishin ustallarë në fushën e propagandës, nuk kishin mundur të plotësonin emrat se kush ishte vrarë në “natën e Shën Bartolemeut”. Gazeta Bashkimi, në deklaratën e Komitetit Qendror të PKSH me rastin e 4 Shkurtit, jep vetëm emrat e katër personave të vrarë. Me dt.9 shkurt po kjo gazetë shkruan se Ali Visha po në këtë datë të një viti më parë “kishte vdekur nga torturat e xhelatëve të popullit”. Ndërkohë historiani veteran, dr.i shkencave historike, në listën që paraqet me të vrarët e 4 shkurtit 1944 është edhe Ali Visha. Është fare e pakuptimtë që i njëjti person të jetë vrarë me 4, por edhe me 9 Shkurt. Duke e parë në këtë këndvështrim dhe shumë fakte të tjera, në të njëjtën kohë duke ndjerë mjaft keqardhje nëse me të vërtetë ka patur të vrarë,një gjë është shumë e vërtetë; se 4 shkurti ishte sajesë e propagandës komuniste për të diskredituar Xhafer Devën dhe në të njëjtën kohë për të justifikuar vrasjet e masakrat e tyre kundër popullit në të katër anët e vendit. *** Po kush është Xhafer Deva për të cilin shqiptarët janë të informuar vetëm me propagandën komuniste, si njeri kuisling në shërbim të fashizmit,injorant,katil dhe tradhtar i interesave kombëtare. Dhe për këtë njeri që për një kohë ka bërë emër në historinë tonë kombëtare, e vërteta mbulohet me natë në mënyrë të qëllimshme. Personalisht nuk e kam njohur Xhafer Deven. Por kam patur fatin të njoh dhe të bisedoj gjatë me dr.prof.Rexhep Krasniqin, ish-ministër i Arsimit, ish nënkryetar i Kuvendit Kombëtar të Shqipërisë në vitin 1943, nënkryetar i Lidhjes së dytë të Prizrenit në vitet1943 – 1944 dhe kryetar i Komitetit Shqipëria e lirë në New-York nga viti 1956-1992. Edhe këtë fakt duhet të njohin shqiptarët, se Komiteti “Shqipëria e lirë” ka patur pothuajse atributet e një qeverie provizore në mërgim, me përkrahjen morale dhe materiale të qeverisë amerikane. Qindra mijëra shqiptarë të ndjekur nga regjimi komunist dhe që strehoheshin në kampe, si në Itali, Jugosllavi, Francë, Austri etj., me ndërhyrjen personale të Krasniqit pranë qeverisë amerikane erdhën në Amerikë. Komiteti Shqipëria e lirë,me këtë përkrahje ka punuar pa u lodhur në fushën diplomatike,politike dhe ushtarake për përmbysjen e regjimit komunist dhe vendosjen e demokracisë ne Shqipëri. Tani, kolosi i patriotizmit dhe nacionalizmit shqiptar, Rexhep Krasniqi nuk jeton më, por unë i jam shumë mirënjohës z.Idriz Lamaj, për një kohë të gjatë gazetar dhe spiker i “Zërit të Amerikës” në gjuhën shqipe dhe z.Hysen Biberaj një luftëtar i papërkulur për një Shqipëri etnike demokratike, që më mundësuan ta njoh këtë personalitet, këtë shkencëtar të letrave shqipe. Gjatë një muaj të qëndrimit në New-York, nuk kishte pothuaj asnjë ditë që nuk bisedoja me Krasniqin. Nuk është për t’u çuditur kur kryeministri Berisha ju drejtua vetëm pak kohë më parë deputetëve të Kuvendit duke i pyetur: “E njihni ju kush është Rexhep Krasniqi” dhe heshtja në sallë. Përsëri i përgjigjet pyetjes së vet Kryeministri: “e shikoni se nuk e njihni?”. Rexhep Krasniqi ka qenë bashkëpunëtori më i ngushtë i Xhafer Devës gjatë luftës së dytë botërore. Deva ka qenë kryetar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe Krasniqi nënkryetar i kësaj lidhje, që organizoi popullin e Kosovës në luftën e armatosur për jetë a për vdekje kundër instalimit të regjimit kriminal bolshevik serb në Kosovë. Më vonë bashkëpunimi i tyre do të vazhdonte në emigracion në kuadrin e Komitetit “Shqipëria e lirë” në Amerikë. Arkivi i këtij Komiteti, veprimtaria e të cilit përfshin një kohë mëse 35-vjeçare, hedh dritë edhe në veprimtarinë e Xhafer Devës. Rexhep Krasniqi në shkrimet dhe kujtimet e tij tregon se Deva ka mohuar gjithnjë në mënyrë kategorike për ndonjë masakër që mundet të jetë bërë me urdhrin e tij për sa kohë ai ka qenë Ministër i Brendshëm në qeverinë e Rexhep Mitrovicës. trimat e Kosovës e ndali ushtrinë e Xhavit Pashës në kodrat e Levanit për të mos hyrë në Vlorë,duke mbrojtur flamurin dhe shpalljen e pavarsisë,asnjë vepër tjetër mos të kishte bërë, Isa Boletini është Hero i Popullit”. Në këtë kuptim, gjithë jetën e tijë,Xhafer Deva e ka shkrirë në luftë dhe përpjekje të jashtzakonshme për çlirimin e Kosovës nga pushtimi serb dhe bashkimi me Shqipërinë i të gjitha trojeve të mbetura jashtë shtetit amë. Në fushën diplomatike dhe ushtarake,edhe në emigracion me përkrahjen e qeverisë amerikane,përpjekjet e tij nuk kanë pushuar asnjëherë për rrëzimin e regjimit komunist dhe vendosjen e demokracisë në Shqipëri dhe në Kosovë. Me 9 prill 1950, Xhafer Deva i shkruan Rexhep Krasniqit i cili në atë kohë ndodhej në Australi: “Shpërthimi i një lufte në Ballkan dhe ma gjanë nuk duhet të na gjejë të papërgatitur. Na nuk mund të bëjmë mrekulli,por me një batalion,të cilin mund ta krijoj dhe udhëhiqi,do të zbarkojmë në Tropojë dhe nga aty mund të thejmë një pikë sa me hy në Rrafsh të Dukagjinit.”(Idriz Lamaj,Angazhimi i Xhafer Devës për përfshirjen e Kosovës në planin ushtarak të Washingtonit fq.2). Dhe po aty, Lamaj shkruan se, “me 26 qershor 1950, pak para mesnate filloj hedhja e parashutistëve të Xhafer Devës në Shqipëri. Ata ishin të gjithë kosovarë dhe të veshur me uniformë ushtarake amerikane. Ata ishin përgatitur në një kamp ushtarak amerikan duke patur Devën ditë për ditë në fushën e stërvitjes”. Në këtë kohë komunistët në Beograd dhe në Tiranë u alarmuan si ata e njihnin mjaft mirë se kush ishte Deva.Gazeta “Zëri i Popullit” në Tiranë dhe si motra e saj në Beograd “Veçerne Novosti”shkruanin artikuj të gjatë se “Xhafer Deva ishte në lëvizje”. Duke hequr një paralele me atë që ndodhi 49 vjet më vonë në Kosovë,kur UÇK shpërtheu kufirin pikërisht në Tropojë në drejtim të Koshares duke hyrë në rrafshin e Dukagjinit,tregon atë strategji dhe aftësi të Devës si prijës ushtarak shumë i zoti. Qeveria e Rexhep Mitrovicës, në të cilën ministër i Brendshëm ishte Deva, akuzohet nga historiografia komuniste si qeveri kuislinge. Duhet shkuar më tej strategjisë së kësaj qeverie e cila kishte për qëllim të shfrytëzonte koniukturat politike të kohës për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm. “ Asnjëher në këtë kohë në Shqipëri nuk ka ekzistuar një parti naziste, as nuk ka patur formacione të organizuara të rinisë shqiptare. Në asnjë godinë shtetërore ose qendër publike, përveç flamurit kombëtar, nuk është ngritur flamur i huej” (Rexhep Krasniqi, “Xhafer Deva, jeta dhe veprimtaria, fq.73”). Ago Agaj, “i quajturi krenaria e Vlorës”, bashkëluftëtar i Devës në

përgjithësi, është hedhur kaq shumë baltë nga komunistët, saqë është mjaft e vështirë të përgatitet opinioni për të mësuar të vërtetën e historisë tonë kombëtare sidomos në periudhën gjysmë shekullore të regjimit komunist. Me emrin e Xhafer Devës është e lidhur e ashtuquajtura masakra e 4 shkurtit 1944, që po sipas historiografisë komuniste ishte një vepër mizore e Xhafer Devës, si nata e Shën Bartomeleut. Po a është e vërtetë masakra e 4 shkurtit në Tiranë ashtu siç e kanë shkruar komunistët? Kjo mbetet për t’u parë nga historianët në të ardhmen dhe gjithësecilit i duhet dhënë “haku” që i takon me faktet që duhen shikuar në dritën e diellit, pa emocione të natyrës komuniste. Por sipas fakteve historike rezulton se komunistët në luftë për marrjen e pushtetit dhe për të përligjur vrasjet dhe masakrat e tyre anë e kënd Shqipërisë, gënjeshtrën dhe propagandën i kishin parësore. Në internet është i publikuar një shkrim i një autori sipas rrëfimeve të një veterani, një dëshmitar okular i kësaj ngjarje. Që në fillim të rrëfimit, megjithëse historiani ka qenë pedagog i katedrës së historisë PKSH dhe sekretar i komitetit të Partisë së Punës në Lushnjë, bëhet fare i pabesueshëm. “Atë natë dimri të ashpër”, e fillon rrëfimin e tij veterani, kur dihet se në Tiranë nuk mundet të ketë dimër të ashpër kur trëndafilat çelin gonxhe edhe në dimër. “Duke tërhequr zvarrë nëpër rrugica e kanale u pushkatuan barbarisht 84 njerëz, u arrestuan dhe u internuan 500 të tjerë”. Dhe autori i shkrimit duke cituar tregimin e një nëne që ia kishin pushkatuar djalin atë natë të 4 shkurtit 1944, shkruan thëniet e të tjerëve: “Lidheni qenin, bërtisnin Qazim Mulleti dhe Osman Kazazi”. Është përsëri fare e pabesueshme që prefekti i Tiranës ne atë kohë të shkonte shtëpi më shtëpi dhe rrugë më

SHKOLLIMI
Xhafer Deva ka lindur në Mitrovicë në vitin 1904, në një familje me origjinë qytetare nga Gjakova por që shumë herët kishte zbritur nga Deva e rajonit të Hasit. Një njeri i shkolluar me profesion inxhinier, ishte një poligliot në njohjen e shumë gjuhëve si anglisht, gjermanisht, turqisht, frëngjisht dhe italisht. Në librin “Isa Boletini”, autori Skender Luarasi, duke bërë fjalë për kreshnikun e Kosovës shkruan se “vetëm për atë natë që me

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

31

NGA KASTRIOT DERVISHI

N

jë procedurë normale e vitit 1934 ka bërë të mundur të aktori me famë botërore, Aleksandër Moisiu të bëhej shtetas shqiptar e për rrjedhojë edhe qytetar i Kavajës prej nga ku kishte dhe origjinën. Ka qenë një kërkesë e vetë Moisit bërë për konsullatën shqiptare në Vjenë nëpërmjet së cilës ka kërkuar që të marrë shtetësinë në fjalë. Konsullata Shqiptare Vjenë, 7 nëntor 1933 SHKURTIMI: DRAMATURGU I FAMSHËM ALEXANDER MOISSI, KËRKON SHTETËSINË SHQIPTARE

Si u bë Aleksandër Moisiu banor i Kavajës më 1934
Dhënia e shtetësia shqiptare
tij e dalun me kohë prej Kavaje dhe n.q.s pranohet lutja e tij do të jetë kurdoherë mirënjohës kundrejt shtetit tonë për këtë gjest bujar. Emri i këtij dramaturgu do të jetë me të vërtetë një reklamë e gjallë dhe propagandë e vlefshme për Shqipërinë, e cila do t’ishte krenare me e quejtur si të tijnë këtë artist të përmëndun në të gjithë botën. Tue i marrë parasysh arësyet e naltshënueme i lutem Shkëlqesis S’uej që t’i akordohet në një mënyrë të jashtëzakonshme shtetësia shqiptare Z. Alexander Moissi dhe zonjës së tij. Konsulli (nënshkrimi) KËRKESA DREJTUAR KRYEMINISTRISË Pasi ka marrë këtë kërkesë nga Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme i drejtohet Kryeministrisë, duke kërkuar marrjen e vendimit përkatës që do t’i paraqitej Mbretit për dekretim. Ngjitur me praktikën e kësaj çështjeje ndodhet edhe shkresa përcjellëse: “Tue marrë parasysh racën e tij shqiptare, kohë shpërnguljen e familjes prej Kavajës në vise të huaja dhe marrjen e shtetësisë gjermane në një kohë të mbas sundimit ottoman në periudhën e okupacioneve të huaja në Shqipni e si dhe profesionit dramaturg që t’i vyejë historisë së kombit tonë, propozojmë pranë P.T. Këshillit Ministror të kombit tonë, regjistrimin e tij bashkë me gruan në shtetësinë e racës së vet, me banim definitiv në Kavajë me lutje që pasi të merret në studim nqs e mundur të parashtrohet për dekret Mbretnuer në bazë të Art. 9 të qenë kurrë dhe asnjëherë në anën e nacionalistëve. Nacionalistët ishin të vendosur në idenë e tyre, të një Shqipërie etnike demokratike të bashkuar me të gjitha trojet e sajë,të mbetura padrejtësisht jashtë shtetit amë nga konferenca e Londrës e vitit 1913. Shqipëria dhe çështja kombëtare u tradhtua nga Enver Hoxha dhe komunistët që shërbyen në veprën e tyre kriminale kundër popullit shqiptar. Kodit Civil tue ju akordue shtetësia shqiptare dy artistave të përmëndun me rëndësi, njani prej të cilëve i racës sonë shqiptare. VENDIMI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE I 26 SHKURTIT 1934 Këshilli Ministruer në mbledhjen e tij të sotshme të mbajtur nën kryesin e Z. Pandeli Evangjeli, Kryeministër, me antarë Z. Z. Vasil Avrami, Ministri i Drejtësis, Xhafer Vila, Ministri P. të Jashtme, Musa Juka, Ministri P. Mbrendshme e Zav. Ministri Ekonomis Kombëtare, Abdurahman Dibra, Ministri i Financavet, Dr. Mirash Ivanaj, Ministri i Arësimit, Sandër Saraçi, Ministri i P. Botore, pati në bisedim shkresat Nr. 1831 datë 9.IX.33 e Nr. 8107 datë 24.XI.1933 të Ministris së P. Mbrendshme e atë Nr. 2619/VII datë 30.XII.1933 të Ministris së P. të Jashtme, me të cilat tue tregue se Z. Aleksander Moissi, tash shtetas Gjerman, me banim në Svicer e qi nuk e ka mohue kurrë kombësin e tij Shqiptare, por tue marrë parasysh edhe shërbimet e shumta qi i ka banë vendit t’onë në shtetet më të mëdhaja të botës me profesionin e tij si dramatist me famë, mbi kërkesën e bame prej tij proponojnë qi në bazë t’Art. 9 të Kodit Civil t’i akordohet shtetsija Shqiptare, bashke me Zonjën e tij Giovanna Moissi-Terëin, me origjin gjermane dhe lemun në München më 18.III.1884 edhe kjo artiste, Vendosi: Pranimin e këtij proponimi, tue i-a parashtruem çështjen për dekretim mbetet ndër kapitujt më të shkëlqyer të historisë tonë kombëtare. Në këtë kohë populli i Kosovës që po luftonte për jetë a për vdekje kundër brigadave serbo-malazeze, në mbrojtje të kufijve etnikë, në vjeshtën e vitit 1944, u sulmuan pabesisht edhe nga brigadat partizane shqiptare të Enver Hoxhës. Forcat ushtarake të Lidhjes së dytë të Prizrenit tani më kishin mbetur ndërmjet Skillës dhe Karibdës. Edhe Shaban Polluzha me trimat e Drenicës legjendare kishin mbetur të rrethuar,nga brigadat serbo-malazeze të Titos dhe në anën tjetër nga brigadat partizane shqiptare të Enver Hoxhës. Egërsia komuniste nuk kishte të ndalur. Më tepër se 44 fshatra u bënë shkrumb e hi. “Numri i të vrarëve dhe i viktimave të pafajshme që u pushkatuan nga komunistët në Kosovë dhe vise të tjera në Maqedoni e Mal të Zi, arrin në 47-50 mijë shqiptarë. Në listën e gjatë me qindra mijëra dëshmorësh po shënojmë vetëm disa prej tyre: Musa Shehi - kryetari i kuvendit të Lidhjes së dytë të Prizrenit, prof.Kol Marxhini - nënkryetar i komitetit qendror të Lidhjes, Aqif Bluta nënkryetar i Lidhjes, djemtë e Isa Boletinit, Asllan

Kam nderin të njoftoj se dramaturgu i njoftun, prej gjaku dhe fisi shqiptar, z. Alexander Moissi, i lindur në Trieste, më 2. IV. 1880, që ndodhej për një muej në një turne theatrore në Vjenë, iu drejtua sot kësaj Konsullate Mbretnore me lutjen që të ja parashtroj Shkëlqesis Suej dëshirën e tij që t’i akordohet sa ma parë shtetësia shqiptare bashkë me zonjën e tij Giovanna Moissi-Terëin, artiste, e lindur në Munchen më 18.III.1884. Ky artist i përmëndun, që nuk e ka mohue kurr kombësinë shqiptare dëshiron që të njifet tutje dhe përjashta si shtetas shqiptar. Z.Alexander Moissi e mori në kohë të luftës së madhe proforma shtetësinë gjermane, dmth mbas një intervecioni personal të Princit Otto Bismark, po me qënë se vjetët e fundit nacionalistët gjermanë i bënë një padrejtësi tue e konsiderue si çifut, ia solli përgjithmonë shpinën Gjermanisë dhe prej vitit 1932 rron në vilën e tij në Lugano (Svicër). Ky i refuzoi gjithë shtetësitë e tjera dhe dëshiron vetëm të pranohet si shtetas shqiptar, siç ka qenë familja e luftë për një Shqipëri etnike demokratike dhe kundër komunizmit, prefekt i Mitrovicës, ministër i Ekonomisë Kombëtare në qeverinë e Rexhep Mitrovicës, në kujtimet e tij në shkrimin “Si e njofta Xhafer Devën” shkruan se, “Shkruaj si njeri në moshë të kaluar por edhe si njeri para Zotit. Zoti dhe kombi nuk duhet të gënjehen. Xhafer Deva kishte këto vetijet e kosovarit dhe hidheshe në luftë pa i vënë gurë ballit si asnjë tjetër për të mbrojtur popullin e tij. Ishte burri,shqiptari më i shkëlqyer i gjeneracionit të tij” (Po aty,fq.1 dhe 116). Është me të vertetë për të ardhur shumë keq kur të gjithë ata që gjith jetën e tyre luftuan për një Shqipëri etnike demokratike dhe kundër instalimit të murtajës komuniste në Kosovë dhe në Shqipëri të mos vlerësohen por përkundrazi të injorohen. Kjo tregon se shoqëria jonë dhe politika në Shqipëri është tejet e infektuar nga reminishencat e regjimit komunist. Nga ky batak që kemi rënë sa më parë duhet të ngrihemi që të rendim në rrugën e vështirë të demokracisë dhe të bashkohemi me kombet e tjera të qytetëruara. Tradhtia kombëtare nuk ka

Nalt-Madhënies së Tij Mbretit si mbas Art. 9 të Kodit Civil.

DEKRETIMI NGA MBRETI ZOG
ZOGU I, Mbreti i Shqiptarëve, Mbi propozimin e bamun me shkresën nr. 1732 ex. 33 datë 28 shkurt 934 të Kryeministries, DEKRETON: Aprovimin e vendimit të sipërpërmendun Nr. 91 datë 26 shkurt 1934 të Këshillit Ministruer dhe Urdhnon zbatimin e tij. Boletini, Mujo Boletini, Pajazit Boletini; nipat e Isa Boletinit, Kapllan Boletini, Skënder Boletini, Bedri Peja, sekretari i Lidhjes; Uk Sadik Berisha dhe Shaban Berisha dy djemtë e Sadik Ram Berishës, udhëheqësi i kryengritjes së rrafshit të Dukagjini, Skënder Curri, Esat Berisha, Mulla Idriz Gilani etj. “Një vend nderi të posaçëm lypset dedikuar batalionit “Hasan Prishtina të përbërë prej të rinjve në një moshë fare të njomë,që u shkri në tërësi prej 300 vetash në grykat e Podujevës në mbrojtje të një pike strategjike,kundër ushtrisë bullgare e udhëhequr prej komisarëve komunist. Këtë betejë të përgjakshme poeti shqiptar e ka quajtur “Termopilet e Kosovës”. Brigadat partizane shqiptare u dorëzuan forcave komuniste jugosllave që po pushtonin Kosovën edhe shumicën e oficerëve të Lidhjes si: kol.Fuat Dibra, komandant i forcave ushtarake të lidhjes dhe shtabin e tij, kol.Asllan Vela, n/kol.Sidki Shkupi, kapiten Hajdar Planeja, kap.Rasim Dajçi, kap.Gjon Destanishta, major N.Hoxha, kap.Mark Thani, toger Nush Dobruna, n/toger Qazim Gostivari, asp.Reshit Kaçaniku etj. Të gjithë këta oficerë

Tiranë, më 14 Mars 1934. ZOG (Kundërfirma) Kryeministri: Pandeli Evangjeli, Ministri P. Jashtme: Xhafer Vila, Ministri P. Mbrendshme: Musa Juka (AQSH, F.152, V.1933, D.484) MOISIU, BANOR I KAVAJËS Në bazë të këtij vendimi Bashkia e Kavajës e regjistroi Aleksandër Moisiun banor të qytetit. Kjo do të thotë se qysh prej vitit 1934, aktori me famë botërore ishte i regjistruar si banor i qytetit në fjalë. janë dorëzuar në komandën e brigadës partizane në Prizren, e cila menjëherë i ka dorëzuar në autoritetet komuniste jugosllave që i kan ekzekutue pa vonesë” (Kosova në vjetët 1941-1945 dhe Xhafer Deva -R. Krasniqi, fq.67/68). Masakrat vazhduan edhe pas vendosjes së regjimit komunist serb në Kosovë. Në pranverën e vitit 1945, 8 mijë luftëtarë të Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe patriotë të tjerë, lulja e djalërisë kosovare, u grumbulluan në Prizren dhe në internatin Kukës, Pukë, Shkodër, në marrëveshje me qeverinë komuniste të Enver Hoxhës u dërguan në Tivar dhe u ekzekutuan. Xhafer Deva dhe emri i tij, nuk mundet më të mbulohen me natë dhe të mbeten peng i historianëve të institutit të studimeve marksiste - leniniste. Emigracioni politik antikomunist në Europë dhe Amerikë, kanë bërë përpjekjet e duhura pranë qeverisë së Kosovës, dhe së shpejti eshtrat e Xhafer Devës, nga Amerika, do të pushojnë në Mitrovicën e tij legjendë të Isa Boletinit, në tokën shqiptare, për të cilën gjithë jetën luftoi me nder e dinjitet.

“Këtu provohet se qëndrimi kundrejt Kosovës është tradhtia më e madhe e Enver Hoxhës që dërgoj shqiptarët me derdh gjakun për me u sigurue komunistëve jugosllav sundimin e Kosovës” (Shih Tajar Zavalani, Historia e Shqipërisë, pjesa e dytë, fq.278/79, Londër 1966).
Lidhja e Dytë e Prizrenit e udhëhequr nga Deva dhe intelektualët e tjerë më të spikatur të Kosovës, do të

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

32

NGA EUGEN SHEHU

R

ritur erërash e stuhish, përkundur gjëmimesh e krismash, liria e shqiptarit ka ardhur së pari duke gjetur rrugën e zemrës. Mandej atdheun e kanë matur me largësinë prej vatrës atërore, në shënjestër të pushkës. Mandej fisheku i pushkës ka mbajtur turravarapin në brigjet e përgjakur të Shqipërisë etnike. Ky rit i lashtë nuk ka qenë askurrë legjendë. Përkundrazi një realitet sa i dhimbshëm aq madhështor, sa i prekshëm aq edhe fluid, ai do të ekzistonte kurdoherë si kundërpërgjigje e mendimit dhe veprimit vrastar të fqiut të lindjes e perëndimit, të veriut dhe jugut. Kufijtë tanë etnikë të rrudhur në decenie, nuk mund të na akuzojnë ne shqiptarët për sjellje burrecësh. Përkundrazi, ne i kemi ëndërruar të pashkelshëm ata kufij edhe në çastet e lume të flijimit. Ata kufij akuzojnë tjetërkënd që prej kohësh kanë dashur të na shtijnë në humbellat e historisë. Por ne nuk jemi pajtuar me këtë fat të mbrapsht, ne kemi ngarendur kurdoherë në emër të legjendës së lirisë. Në vargun e madh të burrave të Shqipërisë, në plejadën e ndritur të pararendësve, mban vendin e vet të merituar, trimi, luftëtari, vëllai, prindi i dhembshur, komandanti- vetëtimë, Tahir Sinani. U lind më 6 maj 1964, në fshatin Gri të Tropojës, në shtetin amë shqiptar. Fshati Gri, mban në gurët dhe drurët e tij, një histori luftërash të përgjakshme, në mënyrë të veçantë me fqinjët tanë veriorë, serbët. Aty në kullën e madhe të Sinanajve në vitet 30 të shekullit që lamë pas, Mal Halili, i jati i Tahirit, do të luftonte kundër intervencioneve ushtarake serbe, për t’u renditur më pas në rreshtat e luftëtarëve shqiptarë kundër okupatorit. Mal Halili ishte prej së jëmës, nip i Mic Sokolit, këtij burri që u shndrrua në legjendë, në vitet e lavdishme të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Me vrullin luftarak, mençurinë në biseda dhe fjalën e rëndë si guri, Mal Halili do të respektohej në vitet e Luftës së Dytë Botërore jo vetëm në fshatin Gri por edhe më gjerë. Në këtë mjedis pothuajse epik, ku natyra e bukur shqiptare pat derdhur gjithë mrekullinë e saj, Tahir Sinani do të kalonte fëmijërinë e vet, ashtu sikundër gjithë fëmijët e tjerë në shtetin amë. Por, në vetëdijen e djaloshit truphedhur, pak nga pak do të zinte vend ligështimi. Përkrah babës Mal, ndërsa shkonte verës nëpër kullota alpine, do të shihte ushtarët e armatosur deri në dhëmbë që ruanin kufirin. Çfarë ironie paska mbajtur në thellësi kohërash fati i shqiptarëve. Vëllezër të ndarë më dysh, me mure gjaku lartësuar me tela gjembash, sprovë e fëlliqësive evropiane qysh në fillime të shekullit të njëzet. Qysh atëherë në shpirtin e madh të Tahir Sinanit lindej e rritej ideja e rrafshimit të kufijve midis shqiptarëve, ajo që rëndom quhet bashkimi i kombit në kufijtë e vet etnikë. Mësimet e para Tahiri i merr në shkollën e fshatit, ndërsa të mesmet në gjimnazin e qytetit Bajram Curri. Tashmë ai ka një ëndërr, të studiojë artin e luftës dhe në bashkëbisedim me të jatin, Malin ja shpreh hapur atij dëshirën. Vet Mal Halili mbushet me krenari sepse njeri nga nëntë fëmijët, i gjashti, Tahiri sypatrembur dhe plot gjallëri do të studionte artin e luftës. Për plakun trim, kjo do të thoshte që ai

TAHIR SINANI DËSHMOR I ATDHEUT
do të ecte padyshim në gjurmë të gjyshit të vet, trimit Mic Sokoli. Burrëria e njohur e atyre anëve përcillej në këtë mënyrë nga gjenerata në gjeneratë duke marrë kuptime dhe dimensione të reja. Artin ushtarak, Tahir Sinani do ta mësonte në bankat e shkollës si edhe poligonet taktike të Zall-Herrit, kështu quhej qendra stërvitore, pak kilometra në veri të Tiranës. Shtatlartë dhe shumë i gjallë Tahiri do të fillonte qysh në fillim respektin e shokëve dhe të komandës eprore. Në mbarim të vitit të parë mësimor, në shkresën që përcillte studentët për në vitin pasardhës, përbri emrit të Tahir Sinanit, pos të tjerave shkruhej: “Studion dhe thellohet në mënyrë të veçantë në ligjet e Artit tonë Ushtarak Popullor. Ka marrëdhënie shumë të mira me eprorët dhe shokët e vet. Përpiqet në çdo rast të ndihmojë ndonjë student të dobët.” (Arkivi i Ministrisë së MbrojtjesTiranë. Fondi “Shkolla Zall-Herr” viti 1983) Bashkënxënësit e Tahirit, ata qindra djem të shkuar në Zall-Herr për të studiuar artin e luftës, nuk mund të harrojnë kurrsesi djaloshin nga Tropoja, me atë theksin e bukur verior, i cili ishte bërë mjeshtër i përdorimit të të gjitha llojeve të armëve. Në këtë mënyrë Tahir Sinani me kureshtjen që e ndiqte pas, u bë në dy vitet e shkollës në Zall-Herr jo vetëm njohës në perfeksion i këtyre armëve, por edhe zotërues i tyre. Emri dhe fotoja e djaloshit të Tropojës do të rrinte kurdoherë në krye të studentëve të tjerë, ndërsa me mbarimin e shkollës, komanda ushtarake aty do të vendoste: “Titullimin oficer të Tahir Mal Sinanit për rezultate të larta në të gjitha nivelet e përgatitjes ushtarake.” (Arkivi i Ministrisë së Mbrojtjes-Tiranë. Fondi “Shkolla Zall-Herr” Reparti... viti 1984) Ç’prej këtij viti dhe deri në mars të vitit 1998, Tahir Sinani ka kryer disa detyra në efektivat e ushtrisë shqiptare. Pavarësisht prej qëllimeve politike që udhëhiqnin ushtrinë e këtyre viteve, pavarësisht prej ideologjisë që kishte kapluar klasën politike në shtetin amë, djaloshi tropojan kreu me përkushtim dhe aftësi të rralla të gjitha detyrat e ngarkuara, në të gjitha frontet. Nëse vëzhgon me kujdes dhe imtësi çdo lëvizje dhe prirje të tij, vëren se Tahir Sinani është indiferent ndaj propagandave boshe në radhët e ushtrisë shqiptare. Ai si pakkush, u është larguar detyrave që mund ta lidhnin me politikën dhe ka pranuar përherë vështirësitë, qofshin këto edhe të mëdha, vetëm e vetëm të jetë pranë shokëve të vet, apo pranë vartësve që deri në fund i konsideroi si vëllezërit më të vegjël. Në fillim të vitit 1998, në mënyrë të veçantë për shqiptarët pranë kufijve me ish-Jugosllavinë, u duk qartë se makina e dhunës serbe po ndizte motorët për të filluar kasaphanën. Dhjetëra djem të Kosovës, të shkuar në pranverën e vitit 1998 në shtetin amë, dëshmuan për maltretimet e shkallëzuara me një ftohtësi matematike të Beogradit. Tahir Sinani i vëmendshëm ndaj këtyre ngjarjeve, ndjen së brendshmi se ka ardhur ora e apelit të madh. Fshehtas ai bisedon me njërin prej vëllezërve të tij dhe i kumbente për dy qëllime. Së pari, të goditeshin formacionet e UÇK-së në këto treva dhe pas kësaj të fillonte spastrimi etnik i popullsisë së pambrojtur civile. Pas kësaj, cilatdo që të ishin vendimet e marra në Rambuje, Beogradi nuk do t’i lëshonte askurrë këto troje, duke iu rikthyer ëndrrës së vjetër shovene për “Stara Serbinë”. Përballë kësaj gjendjeje tejet të rëndë, trupat e UÇK-së duhej të kryenin sfida të tjera. Në mënyrë të veçantë në marsin e vitit 1999, serbët po “pastronin” etnikisht në Kosovë, duke përshkallëzuar operacionet e tyre. Kufijtë shqiptarë me Kosovën, si ata të shtetit amë dhe ata me Maqedoninë apo Malin e Zi, u populluan me banorë kosovarë të pambrojtur që largoheshin frikshëm nga vendlindja vetëm e vetëm për t’i shpëtuar terrorit të Millosheviçit. Tahir Sinani në këto momente shumë të vështira për UÇK-në, jo vetëm që do të ndërmerrte operacione të guximshëm të qëndresës por do të mbante lart moralin e vartësve, duke udhëhequr me gjakftohtësinë dhe trimërinë karakteristike të tij. Ai do të merrte në disa raste në mbrojtje vargun e gjatë të njerëzve që i drejtoheshin Kukësit, duke bashkërenduar detyrat edhe me kuadro të tjerë të ushtrisë shqiptare në këtë rajon. Në frontin e luftës, i cili shtrihej prej Kalasë së Dodës e deri në Doberdol emri i Tahir Sinanit do të përcillej me respekt nga qindra luftëtarë të UÇK-së të ardhur nga të gjitha anët e botës. Por në mënyrë të veçantë, talenti ushtarak i Tahir Sinanit do të potencohej në luftën e Pashtrikut, e cila ishte padyshim një prej fragmenteve më heroik të operacionit të planifikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së dhe që mbante emrin e koduar “Shigjeta”. Në bazë të planizimit të këtij operacioni parashikohej që lufta guerile e deriatëhershme të shndrrohej në një luftë frontale përgjatë kufirit KosovëShqipëri. Faza e parë e këtij operacioni ishte sulmi për hapjen e korridorit të Koshares, i cili u kurorëzua me sukses, ndërsa faza e dytë parashihte luftën e rregullt në frontin e Pashtrikut. Nëse mbrojtja e fuqishme serbe në Pashtrik do të çahej, atëherë sipas planit në fjalë mësymja do të vazhdonte më tej në drejtim të Rahovecit ku do të mund të rimerrej qyteti i Prizrenit. Më pas, forcat operative të Pashtrikut, të Komanduara nga Tahir Sinani do të bashkëvepronin edhe me njësitë e tjera luftarake të Rrafshit të Dukagjinit dhe Drenicës dhe të ndihmuar nga forcat ajrore të NATO-s do të mund të ndalnin përfundimisht dhunën e makinës ushtarake serbe. Dihet tanimë se ditët e para, operacioni i Pashtrikut nuk mund të realizohej sipas planizimit luftarak. Armiqtë tanë, duke parandjerë rrezikun, u përpoqën të mbanin me çdo kusht Pashtrikun, duke vënë në dispozicion të mbrojtjes tanke dhe autoblinda. Tahir Sinani, në bashkëpunim të ngushtë edhe me prijës të tjerë të UÇK-së, duke parë se mund të derdhej gjak i panevojshëm, vijuan luftimet me artileri, duke e kombinuar këtë me grupe snaiperash, të cilët patën depërtuar diçka në territoret e Pashtrikut dhe kryenin ende luftime të tipit guerril. Në ditët që vijuan më pas, forcat operative të Pashtrikut realizuan me sukses edhe

ton se së shpejti do të jetë përkrahë djemve të Kosovës, në mbijetesën e tyre ndaj dhunës gjenocidale të Beogradit. Dhe bijtë e Kosovës martire, ata që u rreshtuan në radhët e UÇK-së, do ta njihnin Tahir Sinanin që në aksionin e parë, në Qafën e Pagarushës, ku brenda 1 orë e gjysëm luftimi, falë intuitës dhe zgjuarsisë së Tahirit, do të asgjësohej një bandë prej 19 vetësh e paraushtarakëve serbë, të cilët patën terrorizuar për dy javë rresht banorët e asaj treve. Në ditët dhe javët që rrodhën më pas, komanda e lartë e UÇKsë do të shihte në personalitetin e spikatur të Tahir Sinanit jo vetëm ushtarakun e talentuar dhe guximtar, por edhe vëllanë më të madh të bijve të Kosovës, të cilët linin familjet, kullat, shkollat dhe qytetet evropianë dhe rreshtoheshin nën komandën e burrit të Tropojës, për lirinë e amëshuar të trojeve shqiptarë. Dihet tanimë se në marsin e vitit 1998, Adem Jashari së bashku me pjesën dërmuese të familjes së tij, u shndrrua në legjendë jo vetëm të Prekazit e Drenicës, por të krejt Kosovës martire. Situata pas kësaj përleshje mund të përkeqësohej nga çasti në çast. Në këto momente, Tahir Sinani kthehet në qytetin e Kukësit dhe ndërhyn pranë komandës ushtarake të divizionit aty, që të njoftohen sa më parë ushtarët zbulues rezervistë dhe të dërgohen ata në buzë të kufirit. Në bashkëpunim po me këtë komandë, Tahir Sinani merr masa të menjëhershme për forcimin e vrojtimit dhe të zbulimit, në mënyrë të veçantë në fshatrat kosovarë që ndodheshin në kufi me shtetin amë. Kur në 16 prill të po këtij viti, një repart i ushtrisë serbe hapi zjarr në afërsi të Qafës së Morinës, kundër kufitarëve shqiptarë për të parë reagimin e tiranës, në vendin e quajtur Pobreg kufitarët shqiptarë u kundërpërgjigjen, ndërsa në brendësi të

Kosovës, u kryen edhe dy-tre veprime ilegale, me ç’rast ranë në kurth dy-tre ushtarë serbë. Aty ishte dora dhe mendja e Tahir Sinanit. Mjeshtër i manovrës taktike por edhe i zbulimit, kalkulues i çuditshëm i pritave, parashikues i veprimeve të armikut, Tahir Sinani brenda pak javëve do të udhëhiqte një efektiv prej 120 luftëtarësh, në detyra luftarake të një rëndësie të veçantë. Emri i tij do të përcillej me respekt jo vetëm në Tropojë e Kukës ku njihej qysh më parë, por sidomos në shtabin e UÇK-së. duke parë pikërisht këto karakteristika si dhe duke njohur dashurinë e madhe të Tahirit për vise të Kosovës dhe krejt Shqipërisë etnike, komanda e lartë e UÇK, e emëron atë komandant të repartit “Arbëri” duke i dhënë detyra speciale në prapavija të ushtrisë sërbe. “Efektivat e njësitit special “Arbëri” po kryejnë detyra të rrezikshme në prapavija të armikut sa duke i ardhur në ndihmë popullsisë civile të paarmatosur, aq edhe duke organizuar dhe kryer aksione të befasishme, të shpejta, vdekjeprurëse për formacione serbe që veprojnë të shkëputur.” (Sipas informacionit në Ministrinë e Mbrojtjes-Tiranë, dt.19 qershor 1998) Në janarin e vitit 1999, Evropa nuk mund të fshihte më mizoritë e kasapit të Ballkanit. Diplomacia amerikane nëpërmjet kanaleve të shumtë pati nxjerrë në dritë të diellit masakrën e Reçakut, duke i treguar botës se rreziku që u kanosej shqiptarëve dhe gjithë myslimanëve të Ballkanit ishte eminent. Grupi i Kontaktit pati vendosur për bisedime në Rambuje, ndërsa Milosheviçi bënte hesape të tjerë. Rreth 70 mijë forca serbe përgatisnin në dimrin e vitit 1999, një mësymje të fshehtë dhe frontale të trupave të Beogradit, në mënyrë të veçantë në pjesën qendrore dhe lindore të Kosovës. Kjo mësymje do të shër-

GËZUAR VITIN E RI 2010!
luftën frontale. “Provat e vështira si instruktor i stërvitjes së trupave dhe i kuadrove, si komandant i njësitit special si komandant i Brigadës, ishin të mjaftueshme për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, për ta emëruar Tahir Sinanin, komandant të zonës së Pashtrikut... Luftimet dhe betejat në malet e Shkozës, në majën e Kikës, në luginën e Smonicës, betejat e Mollopovcës, Homocit, Rahovecit, Mileshës, sidomos përgatitja e zhvillimi i operacionit “Shigjeta” lartësuan më tej aftësitë dhe figurën e komandantit Tahir Sinani dhe shtabit të drejtuar prej tij.” (Revista “Pavdeksia” Tiranë shtator 2002) Ofensiva trimërore e luftëtarëve të UÇK-së në prill-majin e vitit 1999 do të bënte që forcat serbe të linin me shpejtësi teritoret e pushtuara në Kosovë. Me intuitën dhe zgjuarsinë e tij, Tahir Sinani do të ndikonte edhe tek prijës të tjerë të UÇK-së që ofensiva të mos kishte luhatje, ajo të ishte kurdoherë në rritje sepse vetëm kështu mund të shndërrohej ortek të fuqishëm për të shkuar deri në kufijtë e amëshuar të lirisë. Lidhur me luftimet heroike të këtyre ditëve, kapiteni serb Vukashin Gajiç, i kapur rob nga luftëtarët e UÇK-së, midis të tjerave do të shkruante tekstualisht në fletoren e shënimeve: “Mjaft nga ushtarët tanë duan të braktisin frontin por policia ushtarake dhe forcat speciale na rrethojnë garnizonet ushtarake dhe tentativa më e vogël për dezertim shpërblehet me pushkatim.” (A.Imaj “Feniksi i lirisë” Tiranë 2001, faqe 157) Dihet tanimë se në mesin e qershorit 1999, forcat serbe po largoheshin plotësisht nga Kosova. Të parët kosovarë u dukën në kufijtë me shtetin amë duke dashur t’i jepnin fund sa më shpejt eksodit biblik të tyre. Kur serbët firmosën Marrëveshjen e Kumanovës (e cila në të vërtetë ishte akti i turpshëm i kapitullimit të tyre) gëzimi i mijëra ushtarëve të UÇK-së ishte i pandalshëm. Çuditërisht ky gëzim nuk ravijëzohej në ata sytë e mprehtë të Tahir Sinanit. Burri dhe ushtaraku i talentuar, i thërrisnin njëherësh arsyes për të gëzuar por edhe trishtimit për pjesë të tjera të truallit arbëror, të mbetura jashtë kufijve etnikë dhe që shtypja sllave vepronte me po atë egërsi sa në Kosovën e dikurshme. Tahir Sinani kthehet në vendlindje për pak kohë. Ai çmallet me prindërit, vëllezërit, gruan, fëmijët. Trimi i Preshevës dhe Pashtrrikut, i Prizrenit dhe Rahovecit, mund t’i gëzohej tani lirisë, duke u prehur pranë vendlindjes dhe duke treguar “bëmat” e luftës nëpër baret e Tropojës apo faqet e gazetave. Kjo mund të ishte tejet e lehtë. Por Tahir Sinani, në tetor të vitit 1999, iu drejtua sërish formacioneve të UÇK-së i bindur se djemtë që do mbeteshin aty (shumë u larguan drejt Perëndimit nga patën ardhur) do të ndjenin mungesën e profesionalizmit, kurajos dhe për më tepër të atdhetarizmit të tij. Kështu, në krye të një rparti special, Tahir Sinani drejtohet në drejtim të Bujanovc-PreshevëMedvegjë, të cilat ende mbaheshin nën vëzhgimin dhe kontrollin a armatosur të forcave serbe. Natyrisht fitorja epokale e UÇK-së, e ndihmuar fuqimisht nga sulmet ajrore të NATO-s, kishte rritur së tepërmi moralin e luftëtarëve. Por në rastin e krijimit të asaj force, e cila më pas u quajt Ushtria e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, do të ndihej së brendshmi pjekuria e komandantit Tahir Sinani. Ai do të ndiqte me seri-

LONDON JANUARY 2010

33

Tahir Sinani, kjo legjendë e Lirisë, prehet tanimë në vendlindjen e vet, në shtetin amë. Me dekret të shtatorit 2001, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së e gradoi atë gjeneral brigade,Tropoja e cila e lindi dhe e riti e shpalli tanimë “Dëshmor i Atdheut” ndërsa kombi ynë e radhiti natyrshëm në panteonin e vet të lavdishëm.
ozitetin e duhur të gjitha hapat e politikë dhe diplomatikë të liderve të Kosovës lidhur me këtë trevë, duke dashur të shmangë sa më shumë luftën e armatosur. Pikërisht në zemër të kësaj treve, me fshehtësinë e duhur ai ngriti repartin special dhe filloi nga përgatitja e ofensivës, e cila fillonte me njohjen e terrenit pëllëmbë për pëllëmbë, për të vijuar më pas me organizimin e luftimeve. Edhe në luftimet e mëpasme në Preshevë, Bujanovc, Medvegjë do të spikatnin guximi karakteristik dhe pjekuria e Tahir Sinanit. Ndërkaq, në pranverën e viti 2000, sizmika parandjeu lëvizje në nëndheun e përgjumur të trojeve të Maqedonisë shqiptare. Të paërfillur në vite, të denatyruar, të goditur pikërisht në gjuhën dhe simbolet e tyre kombëtarë, shqiptarët etnikë e panë vehten të rrethuar keqazi nga politika. Madje jo vetëm nga politika sllavomaqedonase por edhe ajo shqiptare. Një lojë politike që thellonte krizën e mardhënieve ndëretnike, jo vetëm që nuk mund të vlente, jo vetëm që nuk mund të duartrokitej, por përkundrazi duhej t’i paraprihej me të vetmen bashkëudhëtare të shtrenjtë të shqiptarëve, pushkën. Pikërisht në këto momente, kalon me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës Kombëtare, në Luginën e Vardarit. Këtu, shqiptarët etnikë të ngritur në mbrojtje të interesave të tyre jetësore, kërcënoheshin nga prania e trupave ushtarakë maqedonas, këto vegla të verbëra të krimit që ideohej në zyrat e Beogradit dhe Shkupit. Njësiti luftarak i udhëhequr nga Tahir Sinani kryen stërvitje në kushte të fshehtësisë dhe të terrenit të panjohur prej maqedonasve, duke patur si piksynim përballimin e situatave më të vështira. Sigurisht që organizimi i tillë i Armatës Kombëtare Shqiptare, nuk do të mund të kalonte në heshtje prej segmenteve të caktuara të politikës së Shkupit. Kështu, në deklaratën e vet të 7 qershorit 2000, Antonia Milloshovski, zëdhënëse e qeverisë sllavomaqedonase, midis të tjerave do të shprehej për formacionet dhe prijësit e Armatës Kombëtare Shqiptare se: “këta janë kundër bashkëjetesës së popullit maqedonas dhe shqiptarëve...ndërsa qëllimi përfundimtar i tyre është ndryshimi me dhunë i kufijve dhe rikompozimi i rajonit sipas ideve etnike.” (“Flaka” Shkup, 8 qershor 2000) Atëherë kur ndihej nevoja e një riorganizimi tjetër, Tahir Sinani emërohet komandant i Brigadës 116, veprimi luftarak i të cilës parashihte zgjidhjen e emergjencave në zonën Tetovë-Gostivar-Radikë. Pothuajse çdo ditë, nga agu deri në mbrëmjen e vonë, komandant Tahiri, me thjeshtësinë që e karakterizonte do të punonte pa u kursyer që ushtari më i fundit i brigadës së tij, të dinte përse luftonte, të njihte historinë e trojeve ku vepronte, të njihte dhe të përdorte në prefeksion armët që dispononte. Brenda pak muajve me jetën dhe veprën e tij, me vënien e vehtes në rrezik duke qenë në radhët e para të luftimeve me paramilitarët maqedonas, emri i Tahir Sinanit u përcuall me respekt në krejt vise të Vardarit. Për më tej, në fillim të vitit 2001, komandanti i Brigadës 116 thirrej Tahir Tetova. Ky ishte shpërblimi më modest që burrat e Maqedonisë shqiptare i bënin mikut, vëllait, komandantit të tyre, burrit të Tropojës që i donte aq shumë kufijtë tanë etnikë. Në pranverën e vitit 2001, nënqielli ballkanik në vise të Maqedonisë shqiptare ishte tejet i trazuar. Shqiptarët etnikë këtu ndodheshin të shtypur nga zgjedha shovene sllavomaqedonase, më fortë se askurrë. Kjo zgjedhë pos të tjerave, pos plagëve dhe tragjedisë morale, ishte e institucionalizuar nëpërmjet kushtetutës. Sipas kësaj kushtetute ishte vendosur shteti nacional, anipse shoqëria që përbënte shtetin në fjalë ishte multinacionale. Shteti maqedonas, i reflektuar deri atëherë si pronë e grupit nacional të sllavomaqedonasve, jo vetëm që nuk respektonte të drejtat e gjysmës tjetër që janë shqiptarët, por edhe pati ndërmarrë aksione të dhunshme ndaj revoltës së natyrshme të shqiptarëve. Përballë kësaj gjendjeje, Tahir Sinani së bashku me veprimtarë të tjerë të shquar të Armatës Kombëtare, krahas organizimit brenda radhëve të tyre, marrin pjesë edhe në disa aksione luftarake duke u përballur trimërisht me paramilitarët dhe forcat ushtarake të shtetit “demokratik” maqedonas. Miti i lansuar grigorovjan, për kinse Maqedoninë si “oaz i paqes” tanimë kishte përfunduar. Ka qenë sigurisht diplomacia amerikane ajo që ndërhyri energjikisht tek udhëheqja shovene e IR JM-së lidhur me një lloj amnistie për luftëtarët e UçK-së. ndërkaq, përpara opinionit të shqiptarëve etnikë aty shtrohej pyetja: “A thua edhe shqiptarët duhet t’i japin dikujt amnisti për vrasjen e qindra

shqiptarëve të pafajshëm në Maqedoni, fjala është për civilët. Kush është fajtor për plagosjen e qindra shqiptarëve të pafajshëm, për djegien e shtëpive, plaçkitjen e pronës së fituar me shumë djersë e mund nëpër minierat e Perëndimit?” (Gazeta “Flaka”, 21 qershor 2001) bashkëluftëtarët e Tahir Sinanit mbajnë mend mirë se si në këto momente ka jehuar aty në shkrepa të Sharrit zëri i burrit të Tropojës: “Vëllezër ne s’kemi bërë krime që të na gëzojë amnistia e Lubço Gjeorgjevskit. Një shekull kena duru veç krimet e tyre në shpinë. Të mos mbyllim sytë përpara kësaj paqeje të rreme!” fjalët e tij u vërtetuan vetëm dy ditë më pas, atëhere kur forca të Armatës së Republikës së Maqedonisë, filluan sulmet në shpatet përgjatë rrugës Tetovë-Kodra e Diellit. Ndaj këtyre sulmeve, Tahir Sinani reagoi menjëherë vetëm me një pjesë të efektivit të Brigadës së vet, ndërsa pjesën tjetër e mbajti në gatishmëri, 4-5 kilometra më larg. Rreth orës 7 të mëngjesit forcat sllavomaqedonase e lanë rajonin e sulmuar. Ndërsa natën ata bombardonin dhe digjnin fshatra, ditën ekranet televizivë shfaqnin fytyrat e qeta të Gjorgji Eftemovit apo Stojan Andovit, të cilët i servirnin kombit të tyre, zbulimet e fundit të akademis shkencore, siç ishte ndarja e re territoriale apo “Konventa” që kërkonin “reciprocitet” për pakicat maqedonase në Shqipëri dhe “pakicat” shqiptare në Maqedoni Në fund qershorin e vitit 2001, forcat ushtarake maqedonase, të përforcuara në mënyrë të fshehtë edhe me rrogëtarë sllavë të ardhur nga Uralet e largët, granatuan qindra shtëpi në zonën e Likovë-Kumanovës, me pretekstin se në këto zona ka provokatorë kundër qeverisë. Vendi u ndez nga gjëmimet e artilerisë dhe predhat e avionëve duke shkaktuar një katastrofë të vërtetë humanitare. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, ndonëse pati marrë lejen përkatëse, nuk u lejua nga forcat e ARM për të depërtuar në zonën e Likovës, pasi gjëndja aty sa vinte e keqësohej, edhe me këtë rast, nuk munguan përkushtimi dhe guximi i Tahir Sinanit. I shpejtë, trimëroi, në krye të dhjetëra djemve të tij; Tahir Tetova do të ngarendte në Likovë dhe është futur në fshehtësi në zonën e luftimeve. Ai ka mundur të japë ndihmën e duhur për dhjetëra familje duke shmangur katastrofën humanitare, ndërsa luftëtarët e tjerë janë rreshtuar në istikame të përballen me sulme të tjera të tankeve dhe artilerisë së Shkupit. Kështu për të ardhur deri në 29 korrikun e vitit 2001. Komandant Tahir Tetova, së bashku me luftëtarët Naser Ademi, Hyrë Emini, Brahim Ademi dhe Hisa Pashin, bien në fushën e nderit duke njomur tokën e shenjtë të Maqedonisë shqiptare me gjakun e tyre të kulluar. Djemtë e tjerë të UÇK-së nuk vajtojnë. Ata janë në luftë, i presin detyra të tjera, i presin sulme të tjera. Në heshtje ata përcjellin heronjtë për në banesën e fundit dhe breshërit e automatikëve në shenjë respekti, kumtojnë një tjetër sulm të saponisur ndaj armatës sllavomaqedonase. Tahir Sinani, kjo legjendë e Lirisë, prehet tanimë në vendlindjen e vet, në shtetin amë. Me dekret të shtatorit 2001, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së e gradoi atë gjeneral brigade,Tropoja e cila e lindi dhe e riti e shpalli tanimë “Dëshmor i Atdheut” ndërsa kombi ynë e radhiti natyrshëm në panteonin e vet të lavdishëm.

GËZUAR VITIN E RI 2010! NGA BEJTULLAH DESTANI

LONDON JANUARY 2010

34

F

jala "flamur" dhe kuptimi i saj, padyshim është shumë e vjetër, në gjuhën shqipe. Nuk dihet me siguri se, kur ka filluar për herë të parë përdorimi i kësaj fjale. Ndërkohë, dimë se më 1220, kronikat bizantine fillojnë të përmendin disa kryetarë çetash të shqiptarëve të Jugut, që plaçkitnin Greqinë, duke i quajtur këta "flamburadhes" d.m.th. flamurtar. Në aktet e Republikës Veneciane, që i përkasin rrethit të Tivarit dhe Shkodrës, ndërmjet viteve 1300-1500, gjejmë një numër krerësh shqiptarë që mbanin titullin "flamburario". Kur erdhën turqit në Shqipëri panë se, shumë krerë të vegjël mbanin këtë titull dhe e përkthyen atë me fjalën turke "bajraktar". Dhe duke qenë se në aktet zyrtare ky titull u përdor nga autoritetet otomane, krerët e disa fiseve të malësisë shqiptare e mbajtën deri vonë këtë titull. Në të folmen dhe në zakonet e vjetra të popullit shqiptar, fjalën "flamur" e gjejmë në Myzeqe, me kuptimin e një cohe të kuqe, vënë në një shtizë, me të cilën udhëhiqej vargu i nuses dhe i krushqve. Këtu gjejmë se, shpesh here midis kalorësve zhvilloheshin gara vrapimi, për të rrëmbyer flamurin nga dora e flamurtarit. Ky zakon përmendet dhe në fjalën e motshme, pak ironike, "vrapon sikur do të rrëmbejë cohën e kuqe". S'ka dyshim se ky zakon përmban kujtime të vjetra. Ngjyra e kuqe ka qenë shenja dalluese e fisnikëve në kohërat e vjetra. Pra, është afër mendjes që edhe stërgjyshërit tanë, t'a kenë përdorur në këtë kuptim. Shkrimtarët grekë na tregojnë se Pirroja, duke kremtuar fitoren e betejës së Heraklisë, në Itali kundër romakëve më 279 p.e.s, i brohoritur nga ushtarët e tij ka thënë: "... me vrullin e trimërisë suaj, fluturova si shqipe mbi armiqtë dhe i munda". Në kujtim të fitores dhe të kësaj fjale, qenka përdorur, në ushtrinë e Pirros, flamuri i kuq me shkabën e zezë. Po kështu gjejmë se, shenja dalluese e fisit Haon dhe e krahinës Haonia, Labëria e sotme, ka qenë shkaba një krenore, që mbante në kthetrat e saj shkrepëtimat e rrufesë. Këtë shkabë, e gjejmë të stampuar edhe në monedhat e qytetit të vjetër të Orikumit (Pasha Limani i sotëm). Një pjesë e madhe e ushtarëve të Pirros, ishte pa dyshim nga Haonia edhe pse ai vetë ishte nga Mollosia-Zagoria e Përmetit. Pra, është shumë e mundur që këtë shenjë dalluese, t'a kenë qëndisur mbi një cohë të kuqe dhe t'a kenë përdorur si flamur. Ne, për të kënaqur ndoshta krenarinë tonë kombëtare, mund ta konsiderojmë këtë si burimin e flamurit shqiptar. Në të vërtetë, shumë kohë më vonë, në kohën e Skënderbeut, flamuri jonë ka marrë trajta më konkrete. Barleti, në librin e tij mbi jetën e Skënderbeut, shkruan se ky përdorte "një flamur të kuq me një shkabë dykrenare të zezë në mes". Nëse ky fakt që përmend Barleti është i vërtetë atëherë, ky flamur s'ka qenë flamur kombëtar por flamur i ushtrisë së Skënderbeut, ose më mirë të themi shenjë dalluese e shtëpisë së tij. Në Perandorinë Bizantine, ngjyra e kuqe përfaqësonte pushtetin perandorak, ndërsa shkaba dykrenare në sheshin e verdhë, ishte shenja dalluese e vetë Perandorit. Kur u dobësua ose u zhduk ky pushtet dhe

HISTORIA E FLAMURIT TONË KOMBËTAR
dëshira e tij, ëndrra e të gjithë patriotëve shqiptarë, u plotësua. Por, Don Aladro Kastrioti me gjithë meritat dhe vlerat e tij në të mirë të çështjes shqiptare, mbeti në harresë dhe s'u përmend kurrë. Megjithatë një fakt i tillë nuk duhet të na habisë, sepse në Shqipëri njerëz të tillë zor se përmenden. Flamuri i Don Aladro Kastriotit mbeti në Vlorë në shtëpinë e Ekrem Bej Vlorës. Kur Ismail Bej Vlora vajti në Vlorë më 27 Nëntor 1912 dhe u mor vendimi që të nesërmen të shpallej pavarësia e Shqipërisë, u kërkua me shpejtësi një flamur. Atëherë Hydai Myftiu, mik i shtrenjtë i familjes Vlora, mori flamurin nga dhoma e Ekrem Bej Vlorës, i cili e kishte shtëpinë në të njëjtin kopsht me Xhemil Bej Vlorën, ku dhe banonte Ismail Bej Qemali. Hydaiu ia dorëzoi flamurin Ismail Bej Qemalit dhe në orën 2.30, pasditen e datës 28 Nëntor, është ngritur flamuri, mbi një shtizë të vogël në ballkonin e shtëpisë së Xhemil Bej Vlorës. Flamuri në fjalë mbeti në shtizë për dy javë, gjersa u zëvendësua me një tjetër, që e qëndisi ndërkohë zonja Marigo Pozjo, bashkë me zonja të tjera vlonjate. Kaluan dhe dy vjet të tjerë. Valët e para të marrëzive popullore në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut, përmbysën regjimin kombëtar të Mbretit Shqiptar Wilhelm Wied. Kur hynë rebelët e Musa Qazimit në Vlorë, në vjeshtën e 1914, zonja e Mehmet Ali Pash Delvinës dhe e ëma e Ekrem Bej Vlorës, e cila banonte si mysafire në shtëpinë e këtij të fundit, ndërsa ky gjendej në Durrës, shkuan në Delvinë duke marrë me vete, për ta shpëtuar dhe flamurin e dhuruar nga Don Aladro Kastrioti. Pak ditë më vonë, çetat gjakësore të Qeverisë vorio-epirote hynë në Delvinë. Nëna e Ekrem Beut u arratis në Korfuz, por flamuri mbeti i mbyllur në një kasë të hekurt bashkë me aktet e tjera familjare, në shtëpinë e Delvinëve. Rrebelat vorioepirotë e plaçkitën shtëpinë, e thyen kasën, i dogjën aktet që gjetën atje, bashkë me flamurin në një zjarr të madh, rreth të cilit hodhën valle të kënaqur me veprën e tyre. Kjo është historia e flamurit të dhuruar nga Don Aladro Kastrioti, që u ngrit në Vlorë më 28 Nëntor 1912, një histori që pasqyron në mënyrë të çuditshme fatin e vetë Shqipërisë. Kjo histori, buron nga tymi përrallor i kohëve më të lashta, ruan gjallërinë e vet nëpër traditat e mjegullave të shekujve më të turbullt e më të rrezikshëm dhe del befasisht në dritë, me shtytjen e disa shqiptarëve dhe miqve të Shqipërisë, jeton e mbahet lart nga idealizmi e nga sakrificat e parësisë shqiptare atdhedashëse, përherë të përbuzur. Marë nga "L'Albanie Libre", 28 Nëntor 1952 Përgatiti dhe plotësoi Bejtullah Destani

Ka qenë merita e të ndierit Faik Konica, i cili për herë të parë i dha një formë konkrete kësaj tradite, duke botuar në revistën "Albanie" në Bukuresht nga 19011903, në faqe të parë, figurën e flamurit të Shqipërisë. Në Nëntor të vitit 1908, rinia vlonjate shfaqi në shtëpinë e Ekrem Bej Vlorës, në Vlorë, dramën "Pirro" shkruar nga Mihal Grameno. Në aktin e tretë të kësaj drame del në skenë një flamur kombëtar. Në atë kohë, kur doli në skenë flamuri kombëtar, që u brohorit ngrohtësisht nga ana e të pranishmëve, ndoshta ishte e para herë që bëhej një gjë e tillë.
vendin e tij e zunë pjesërisht fuqi të ndryshme ballkanike, këto të fundit nuk patën guximin e nuk ndjenë nevojën, t'i zëvendësonin shenjat dalluese të autoritetit perandorak me shenja të tjera por, vazhduan të përdorin diçka prej tyre edhe për t'u treguar para syve të popullit, si trashëgimtarët e pushtetit të mëparshëm. Kjo ngjau p.sh. në Dhespotatin e Epirit, në shtetin që krijuan Nemajidhët në Serbi, në Principatën e Zetës (Mali i Zi) e në disa zotërime të tjera. Edhe kur këto pushtete pak a shumë të mëdhenj u copëtuan dhe vendin e tyre e zunë sundues të tjerë më të vegjël, çdokush vazhdoi të përdorë një pjesë të shenjave dalluese, të autoritetit të mëparshëm. Kjo mund t'i ketë ngjarë edhe Skënderbeut. Ai përdori flamurin e kuq që përfaqësonte vazhdimin e pushtetit perandorak, me shkabën e zezë dykrenare në mes. E vërteta është se, ne s'mund të themi asgjë të saktë e të prerë mbi këtë çështje. Veçse, disa fakte na bëjnë të besojmë se, flamuri i përdorur nga Skënderbeu, ka qenë po ai që përdorim ne sot, si flamur kombëtar. Në një kishë të Napolit gjendet varri i një nipi të Skënderbeut. Mbi rrasën e varrit janë daltuar armët fisnikërore të shtëpisë së tij por, këto armë nuk janë të njëjta me ato që i dhuroi Mbreti i Napolit djalit të Skënderbeut, në lidhje me titullin "Marchese d' Auletta". Përkundrazi, ajo është një armë-serpare- në tiparin e vjetër frëng, që ka sheshin e kuq me një shkabë të zezë dykrenare në mes, e cila mban mbi krye një yll të bardhë gjashtë cepësh. S'ka dyshim se këtu gjendemi para një prove, që tregon se shtëpia e Skënderbeut e ka përdorur këtë shenjë dalluese, qysh kur gjendej në Shqipëri. Në anën tjetër, kujtimi i një flamuri të tillë ruhej ende, qoftë edhe në mënyrë të mjegullt, ndër shqiptarët e Sicilisë. Ka qenë merita e të ndierit Faik Konica, i cili për herë të parë i dha një formë konkrete kësaj tradite, duke botuar në revistën "Albanie" në Bukuresht nga 1901-1903, në faqe të parë, figurën e flamurit të Shqipërisë. Në Nëntor të vitit 1908, rinia vlonjate shfaqi në shtëpinë e Ekrem Bej Vlorës, në Vlorë, dramën "Pirro" shkruar nga Mihal Grameno. Në aktin e tretë të kësaj drame del në skenë një flamur kombëtar. Në atë kohë, kur doli në skenë flamuri kombëtar, që u brohorit ngrohtësisht nga ana e të pranishmëve, ndoshta ishte e para herë që bëhej një gjë e tillë. Në muajin Shtator të vitit 1909 Ekrem Bej Libohova dhe Ekrem Bej Vlora, ndodheshin në Paris. Atje u takuan me Don Aladro Kastriotin, që aso kohe bënte një propagandë të madhe për çlirimin e Shqipërisë. Don Aladro ka qenë një fisnik spanjoll, që krenohej për një lidhje gjinore me shtëpinë e Kastriotëve dhe që ka shërbyer si diplomat spanjoll, në shumë shtete të botës. Në fundin e shekullit të XIX, Don Aladro që kishte në zotërim një bibliotekë shumë të pasur, për historinë e Shqipërisë dhe që kishte lidhje të afërta me pjesën më të madhe të atdhetarëve shqiptarë, si Faik Konica, Ismaili Qemali, Dervish Hima, Lef Nosi, Ekrem Bej Vlora, etj, vendosi të merrej me çështjen e çlirimit të Shqipërisë, duke investuar shumë kapital për këtë çështje. Ai ka botuar një sërë kartolinash, me flamurin e Skënderbeut, duke e bërë atë të njohur në botën shqiptare dhe ka sponsorizuar botimin e hartës së parë fizike shqiptare, në bashkëpunim të ngushtë me Faik Konicën. Don Aladro ka kontribuar dhe e ka mbrojtur çështjen shqiptare, në të gjitha ato kryeqytete ku ai ka punuar. Pas një darke madhështore që shtroi në vilën e tij në Paris, për Ekrem Bej Libohovën dhe Ekrem Bej Vlorën, iu dorëzua atyre një flamur kombëtar të Shqipërisë duke iu drejtuar me këto fjalë: "Unë jam plak e ndoshta s'do t'a shoh ditën në të cilën do të ngrihet ky flamur në Shqipëri, por ju lutem që të më kujtoni atë ditë si një mik besnik të Shqipërisë. Zoti e ruajt dhe e bekoftë këtë flamur". Nuk shkuan as tre vjet dhe

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

35

AT GJERGJ FISHTA
( BOTUAR NE VITIN 1918)

S

erbët i janë vënë punës seriozisht. Duan me çdo mjet e me çdo mënyrë ta bëjnë të tyren përgjithmonë Kosovën tonë. Nuk gjendet në tërë Evropën një tjetër minoritet që të vuajë aq sa vuajnë kosovarët në Serbi. Asnjë e drejtë nga sa janë të parapame në traktatet e gatitura posaçërisht për minoritetet, nuk respektohet kur është fjala për shqiptarët e Kosovës, të cilët Serbisë i pëlqen t'i trajtojë si turq e jo si shqiptarë, që të bëjë të humbasë gjurma e kombësisë së tyre. Që tash e gjashtë vite serbët po përpiqen t'i shuajnë Kosovës karakterin krejt shqiptar. Një aktivitet i madh është zhvilluar nga ana e Belgradit në këtë drejtim dhe frutat e këtij aktiviteti janë mjaft të kënaqshme për serbët dhe shumë të hidhura për ne. Ata kanë dashur, me të mirë a me të keqe, t'i shtrëngojnë kosovarët të ngrihen me gjithsej nga vendi i tyre dhe të vendosen në Turqi ose gjetkë. Në fillim për t'i mbërritur këtij qëllimi, bënë vegla të tyre disa hoxhallarë turçelinj, të cilët barisnin fshat më fshat e bënin propagandë që popullsia të ngriheshe të shkojë për në Turqi, ku, thoshin, e presin të mirat e Parajsës. Përmbi 100 mijë shqiptarë, burra, pleq dhe çuna, meshkuj dhe femra, u bindën nga fjalët e hoxhallarëve, që merrnin 1 mijë dinarë për çdo krye të emigruar, dhe u nisën për në Azi të Vogël. Disa syresh humbën rrugës, të tjerë u arratisën nëpër malet e Bullgarisë dhe një pjesë mbërriti në Turqi, ku po shuhet ditaditës nga shkaku i fukarallëkut dhe i klimës. Në vatrat e shqitparëve që shkuan kësisoj, u vendosën serbë dhe malazias. U çelën burgjet dhe gjithë pensionarët e tyre u kolonizuan në

KOSOVA ESHTE E JONA
Kosovë, që ta serbizojnë. Haberet e vuajtjeve të atyre që shkuan, u dëgjuan edhe te kosovarët tanë, të cilët filluan të mos kenë më besim në hoxhallarët sharlatanë. Por dhe serbët e këmbyen sistemin e veprimit. Me ndihmën e katilëve të kolonizuar në Kosovë, formuan çeta kusarësh të përkrahura prej organeve qeveritare, dhe me anën e tyre po vazhdojnë të terrorizojnë popullsinë shqiptare. Qëllimi i tyre është një: t'i shtrëngojnë me hir a me pahir të shkojnë ose të shpërndahen në gjithë Jugosllavinë. Këto radhë nuk i shkruajmë as për qeverinë tonë, që i di të tëra e s'ka gjë në dorë tash për tash, as për Europën, që bëhet e shurdhër sa herë vjen fjala për popuj të vegjël; i shkruajmë vetëm për burrat e Kosovës trime, për kosovarët patriotë, që të mos lëvizin nga vendi i tyre, sado i madh qoftë terrori dhe sado e vështirë jetesa e tyre. Të mbeten atje në truallin e stërgjyshërve, në postin e detyrës, se dita e bardhë e lirisë nuk do vonojë të lindë edhe mbi Kosovën kreshnike, q'e jona ka qenë dh'e jona do mbetet. Se të derdhet gjaku i shqiptarit, kjo nuk asht nji punë e re në jetë, historija e jonë me gjak asht shkrue, Shqipnia e jonë me gjak asht la. Nuk ka në mal nji gur, nuk ka në fushë nji buce që t'mos të kisht kenë ri, me gjak të ndonji fatosit, të ndonji nierit të shkretë ose të ndonji trathtori të huej. Kush ka le e asht rrit me pushke në dorë, ma të shumtën e herës, s'mund të presin se des me krye mbi pupla. Prandaj lajmi i zi që mija e mija shqiptarësh kane kenë mbyte prej armikut, sadoqë nja për nja do të ma derptonte zemrën prej dhimet, nuk do të na kishte çuditë aqë fort, po t'ishte kenë që kan ra në luftë me pushkë në dorë e ballë për ballë t'armiku. Por këto mija shqiptaresh të bamun flije në fushë të Kosovës nuk janë ato pikat e djelmnis që edhe sot me armë në dorë luftuen n' ato vise për lirin e për nam të Shqipniës: ato janë pleq të mbetun, gra të mjera e foshnje të njomë, gjind e paqet që, tue u shtrue ligjve nen të cilat fati i zi i tyne e i Shqipniës desht me i citun, janë orvatun me emnue gjallë me punë e me ndere. Pra vepra rrënuese e Sllavevet në Kosovë, nji mizori, që kur ato nipa e stërnipa tonë ta lexojnë atje me vonë ndër libra historije, pa dyshim se atyne ka për tju dridh këmisha në shtat prej mneret e prej trishtimit e parlamenti shqiptar, jo veçse ka pasë të gjithë të drejtat, por ka pasë dhe detyrë me u ankue përpara parlamentit të Beligradit, e prandaj të përgjegjunit e kryetarit t'atij parlamenti asht krejt i pa ndjerzishëm e i pahishëm, e ma tepër asht cinike, i vrashtë e krejt jashtë vendit, por shkja se asht të shprehunit e psiches sllave, e cila sadoqë për 100 e 100 vjetësh vuejti nën zgjedhje të ni autokrati e nën kamë të ndonji dhespoti, me gjith këtë nuk ka mujt m'u kursye. Por une që kam pa mjetet barbare e mënyrat e shpenzueme, më të cilat kombet që mbaheshin ma të qytetnuemt të këtij shekullit, kan nisë e kan vijue luftën e përbotshme, nuk mnerohen aq fort për mizorit që ndodhen në tokë të Ballkanit. Mue ma fort se mizorinat e Sllavëvet me mneren shkaku, për të cilën u ban flije këto mija e mija vllaznish t'onë andej kufinin e 1913. Këta burra, këto gra e fëmi a u grinë pse dogjën e poqen, pse vodhne a grabitnen e pse thynë rrugën e madhe e turbulluan paqen e vendit? Jo, faji për të cilin këto të mjerë u shkrin n'atë mënyre barbare, kje pse këto u dishmuen shqiptare e pse tue pas ndi se ka diku nji Shqipnie të lirë të pamvarshme, shtet me vedi, ju luten ma të bukurit të qiellit për lulëzimin e veprimin e shtetit të vllaznëvet të vet e n'atë shtet të vllazneve të vet. Se sa do t'a mbajnë Pushtetet e mdha fjalën e vet, cilsija e jeme si deputet nuk me len t'a diftoj në kët lok të naltueshëm të Kuvendit kombtar me atë liri fjalë, me të cilën e kam pasë diftue motit, prandaj gjyqën po i a la mendjes së kthjelltë të Zotnis S'uej, vetëm tham se Shqipnia e lirë ka me detyrë të përkujdeset për fatin e këtyne bijve të vet mjerueme. Shqiptari asht i përmenudun an e kand mbi botë për punë që ky

NJË KOMB NJË QËNDRIM

asht i zoti të bajë deken dhe për njeri të huej, kur te jetë struke

nën mbrojtje të tij!

Për herë të tretë në Mbretërinë e Bashkuar

Bëhuni pjesë e Albanian Yellow Pages in the UK

**********************************

Albanian Yellow Pages in the UK 2009

The Albanian Newspaper 122 White Hart Lane London N17 8HP www.thealbanian.co.uk Tel/fax:02082169527 [email protected]

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

36

NGA ARMAND PLAKA

N

ë një dokument, i cili daton në vitin 1907 e që është shkëputur nga “Enciklopedia Katolike”, hasim në shumë informacione interesante të njohura e të panjohura, që hedhin kësisoj më shumë dritë mbi rrënjët e shqiptarëve, vlerësimin që kishin për ta bota perëndimore, përshkrimi i zakoneve e traditave të tyre, ruajtja e besimit të vjetër të periudhës para-osmane e shumëçka tjetër që na zhvendos në atmosferën e atyre kohëve, pothuajse ekzaktësisht një shekull më parë. Autorja e përmbledhjes në fjalë është Elizabeth Christitch, e cila është bazuar në shkrimet e dokumentet e shkruara në atë kohë dhe në fund shton se këtë punë ajo e ka bërë në kujtim të figurës së humanistes së madhe shqiptare, Nënë Tereza. Në fillim të përmbledhjes në fjalë, flitet për pozicionin gjeografik të Shqipërisë, e cila, asokohe, akoma nuk ishte bërë objekt përfundimtar i ndarjes mes fqinjëve e ndodhej nën pushtetin e Turqisë. Më konkretisht, autorja shkruan: Epiri antik e Iliria është dhe vendi më perëndimor i pushtuar nga turqit në Evropë. Ai shtrihet në një vijë gjatësore maksimale Veri-Jug prej 290 miljesh dhe gjerësi prej 49 miljesh. Në Perëndim dhe Jugperëndim, ai laget nga ujërat e Adriatikut e të detit Jon. Në vija të trasha ndahet në tri rajone: Shqipëria e Epërme, që shtrihet nga kufiri me Malin e Zi deri në lumin Shkumbin; Shqipëria e Poshtme, ose Epiri, nga Shkumbini deri në Gjirin e Artës; dhe Shqipëria Lindore, që shtrihet deri në Lindje të zinxhirit malor të Shar-Dagh. Është një territor malor e i ashpër dhe disa nga malet e tij arrijnë edhe kuotën mbi 8,500 këmbë dhe ka vetëm një sipërfaqe të sheshtë që ia vlen të përmendet, atë të Shkodrës (dikur Scodra antike, apo ndryshe Skódra), e cila mbart në vetvete edhe liqenin me të njëjtin emër, që furnizohet me ujë nga lumi Drin. Shumë lumenj rrjedhin nga lartësitë e ashpra e të pashkelura për t’u zbrazur më tej drejt detit Jon: Mati, Shkumbini, Erzeni (Ergent) apo Devolli, Vjosa (Voynassa), Kalamas. Shqipëria ndan me Greqinë edhe fenomenin e veçantë të lumenjve nëntokësorë; ujërat e liqenit të Janinës rrjedhin në njërën prej këtyre rrymave e kanaleve nëntokësore deri në Gjirin e Artës dhe kjo i bën ata të ushqejnë një mit, se aty qenkësh pra edhe “hyrja për në botën e ferrit” të grekëve antikë. Vendi rrethohet nga rrënoja “ciklopiane”. Në rajonin e liqenit të Ohrit (Ochrida) e atij të Prespës (Presba) ka kalime që çajnë përmes maleve, gjë e cila mundëson komunikimin mes Shqipërisë e Maqedonisë dhe posta turke, aktualisht, ndjek rrugën e vjetër Egnatia të romakëve nga Durrësi (Dyrrahu antik) drejt Selanikut, duke kaluar në Bitola. Pak më poshtë, mes Gramozit e vargmaleve të Pindit, një grykë e thellë lejon komunikimin me rrugën nga Janina drejt Larisës. “Mavropotamas”, ose ndryshe “Acheron”-i, dikur priste prurjet e “Cocytus”-it dhe të “Phlegeton”-it, që tashmë janë zhdukur. Toka është e pavlerë në aspektin e kultivimit bujqësor dhe eksportet janë të pakta, duke konsistuar, së pari, në prodhimin e lëkurëve, lëvores së drurëve për ngjyrosje dhe duhan. Më poshtë aty flitet për perspektivën ekonomike që rezervon ra-

Shqiptarët, kjo racë trime dhe e talentuar
Shqipëria e para një shekulli, në “Enciklopedinë Katolike”

Në një dokument, i cili daton në vitin 1907 e që është shkëputur nga “Enciklopedia Katolike”, hasim në shumë informacione interesante të njohura e të panjohura, që hedhin kësisoj më shumë dritë mbi rrënjët e shqiptarëve, vlerësimin që kishin për ta bota perëndimore, përshkrimi i zakoneve e traditave të tyre, ruajtja e besimit të vjetër të periudhës para-osmane e shumëçka tjetër që na zhvendos në atmosferën e atyre kohëve, pothuajse ekzaktësisht një shekull më parë
joni i Shkodrës me liqenin Buna, por vihet në dukje edhe pengesa e mungesa e orientimit dhe e vizionit për këtë nga ana e regjimit osman akoma prezent në Shqipëri. “Nëse lumi Buna (Boyana) do të ishte i lundrueshëm, Shkodra do të mund të lidhej kësisoj me detin dhe tregtia do t’i paraprinte me siguri një procesi që do të sillte përparim në çdo fushë; por regjimi osman i pengon këto përpjekje”. SHQIPTARËT, FURNITORË TRIMASH Shumë interesant duket përshkrimi që bëhet për origjinën e cilësitë e veçanta të shqiptarëve si popull trim, si dhe mbi origjinën e depërtimit të krishterimit në malet shqiptare. “Shqiptarët - thuhet aty - (më shumë një term etnografik ky sesa gjeografik) quhen Arnautë (Arnaoots, Arnaouts) nga popujt e tjerë të Ballkanit; ata u japin vetes emrin “Skipetar” ose “Malësorë”. Ata pretendojnë se janë pasardhës të epirotëve e ilirëve dhe, ashtu sikurse dhe këta të fundit, kanë qenë gjithmonë të prirur nga shpirti i luftës. Pasi u pushtuan nga romakët në luftërat ilirike, fiset e këtij rajoni furnizuan më pas me ushtarët më të mirë gjithë perandorinë, e shumë perandorë ishin me gjak ilir (Freeman, The Illyrian Emperors, Historical Essays, London, 1892, III, 22-68). Krishterimi, me shumë gjasa depërtoi në ato hapësira të ashpra malore nëpërmjet ushtarëve romakë dhe tregtarëve nga Epiri e Maqedonia; mbetet akoma e paqartë nëse aty gjenden akoma gjurmë të apostujve të hershëm që të kenë mbijetuar në rrënojat e shtetit romak. Pas shkrirjes së Perandorisë Romake, popullsia ilire, gradualisht u shty drejt Jugut, pasi ia nisën dhe pushtimet sllave, duke u njohur tashmë si “shqiptarë”, ku u bënë për një kohë të gjatë subjekt i skizmës religjioze të Kostandinopojës (pra iu nënshtruan ortodoksisë: shën. i përkthyesit), e më pas ranë nën sundimin serb dhe më në fund në vitin 1336-‘56 u bënë një provincë e Perandorisë mesjetare Serbe, nën sundimin e Car Stefan Dushanit. SKËNDERBEU, I FAMSHËM NË MBARË BOTËN Më pas i afrohemi epokës së Skënderbeut, e cila, sigurisht, nuk mund të rrinte dot pa u vënë në dukje nga autorja, ndërsa thotë se: Pas shkrirjes së perandorisë së tij, e pas betejës së Fushë-Kosovës, e cila u zhvillua në vitin 1389, turqit fitimtarë zaptuan të gjithë vendin, por princi Gjergj Kastrioti (George Castriota), i famshmi “Scanderbeg”, i cili njihej gjithashtu edhe si Iskander Bey, apo princi Aleksandër, ia doli të mbante në këmbë një sovranitet të paprekur në Shqipërinë e Epërme për rreth një çerek shekulli (1443-‘67). Ky hero, vlerat e veprave të të cilit janë shumë legjendare, u rrit si një mysliman në oborrin e Sulltan Muratit II, të cilit ai iu dha peng nga i ati, një fisnik shqiptar; por pasi kishte fituar famë e lavdi në shërbim të Sulltanit, “thirrja e gjakut” të vet e bëri të vetën dhe ai ia doli të vihej në krye të popullit të tij dhe të përqafonte krishterimin. Ai i mundi ushtritë turke në disa përplasje e beteja dhe siguroi për disa kohë një paqe me kushte favorizuese për veten. Por, i inkurajuar nga Papa dhe premtimi për ndihmë nga Venediku, ai sërish sulmoi turqit dhe arriti të tjera fitore. Pas vdekjes së tij në Lezhë (Alessio 1467), Sulltani

GËZUAR VITIN E RI 2010!
eklaroi: "Tashmë që vendasit humbën shpatën dhe mburojën e tyre, kush do mund t’i shpëtojë dot tanimë ata nga zemërata ime?" SHQIPTARËT NËN TURQI: TË PRIVILEGJUAR Ndërsa flet për rrënjët e dominimit osman në Shqipëri, autorja thekson faktin se shqiptarët, megjithëse u desh t’i bindeshin autoritetit të Portës së Lartë, nuk iu nënshtruan kurrë plotësisht turqve, duke u trajtuar nga ata shpesh më shumë si aleatë se sa si vasalë, duke gëzuar asokohe edhe privilegje. Përveç kësaj, ata lejoheshin të mos paguanin taksa, të cilat dihen se asokohe ishin një barrë e rëndë për ekonomitë e vogla bujqësore të Ballkanit. “Shqiptarët nisën të çorganizoheshin dhe në fund iu nënshtruan (në 1479-ën) dominimit mysliman. Ata, megjithatë, kurrë nuk kanë qenë nënshtruar dhe, edhe në ditët sotme madje, trajtohen më shumë si aleatë se sa të nënshtruar. Ata tashmë mbështesin e furnizojnë ushtrinë turke me ushtarët më të mirë, ashtu siç bënin dikur me legjionet e Romës dhe janë të përjashtuar nga taksat e nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak. Si vullnetarë, ata marrin rroga të mira e gëzojnë shumë privilegje. FEJA, SHQIPTARËT DHE MORALI PROVERBIAL Në një paragraf të rëndësishëm, autorja ndalet edhe në ndarjen e përkatësinë fetare të shqiptarëve, zakonet e moralin e tyre puritan, që aty cilësohet si “proverbial” e devocionin e pjesës katolike ndaj fesë së të parëve tyre. Kështu, më poshtë aty thuhet: Ndërkohë që shumë fise kanë përqafuar islamin dhe të tjerë akoma i përkasin skizmës greke (ortodoksisë), pjesa më e mirë e popullsisë është katolike dhe ndërsa kanë zakone tradicionale dhe një mënyrë primitive jetese, e praktikojnë me devotshmëri fenë e tyre. Puritanizmi i moralit të tyre është proverbial në mbarë Gadishullin e Ballkanit dhe misionarët e zellshëm austriakë e italianë kanë hasur kushte më se të favorshme për të ushtruar mësimet e tyre. Në një paragraf theksohet edhe adoptimi që u është dashur të bëjnë shqiptarët, megjithëse të krishterë, zakoneve e traditave “të reja” të sjella nga turqit, duke e vënë thjesht theksin në nxjerrjen në pah të këtij fakti, pa u marrë shumë me arsyet e këtij fenomeni. Kështu, aty shkruhet se: Klanet e fiset, të cilat i rezistuan regjimit mysliman në mënyrë të suksesshme dhe e mbajtën të gjallë besimin e tyre, kanë adoptuar megjithatë shumë zakone myslimane. GJUHA DHE GAZETAT SHQIPE Shkollat janë hapur në të gjitha fshatrat nga etërit françeskanë e jezuitë, por përhapja e arsimimit dhe edukimit është penguar nga mungesa e një gjuhe të unifikuar e të organizuar në aspektin gramatikor. Shumë përpjekje janë bërë për të vendosur një alfabet, por asnjëra prej tyre, akoma nuk ka pasur sukses të aplikohet, pasi hasen vështirësi në përshtatjen e tingujve të folur me germat e çdonjërit prej alfabeteve evropiane. Një shqiptar i kulturuar, për këtë arsye përdor më së shumti rumanishten, greqishten, serbishten apo dhe italishten, si mjet të tij

LONDON JANUARY 2010

37

komunikimi me botën e jashtme. Një gazetë shqiptare është çelur në Bukuresht dhe një tjetër në Beograd. Në vendin amë vetë, nuk ka ndonjë përpjekje për ndonjë gazetë në gjuhën amtare dhe periodikët që më së shumti hasen në qytetet e mëdha, janë të një natyre religjioze e në italisht.

GJENDJA E SHQIPTARËVE KATOLIKË FRANÇESKANËT DHE AUSTRIAKËT KANË BËRË MË SHUMË Për katër shekuj shqiptarët katolikë kanë mbrojtur besimin e tyre me trimëri, të ndihmuar shumë edhe nga misionarët françeskanë, sidomos qysh nga mesi i shekullit të 17-të, kur persekutimet e tmerrshme nga ana e zotërve të tyre myslimanë nisën të sjellin mes tyre turbullira në këtë aspekt në shumë fshatra, e sidomos mes skizmatikëve greko-ortodoksë. Kolegji i Propagandës në Romë ishte sidomos shumë aktiv e largpamës në mbështetjen morale e religjioze ndaj katolikëve shqiptarë. Gjatë shekujve të shtatëmbëdhjetë e atij të tetëmbëdhjetë, sidomos, ai u kujdes të arsimonte klerikë të rinj për të kryer shërbesat në Shqipëri e për t’i dërguar atje me misione, duke kontribuar kësisoj asokohe dhe sot, gjithashtu, me mbështetjen e tyre e të kishave të tyre, në të cilat puna e mirë e bërë deri më tani paraprihet nga ndihma e qeverisë austriake, e cila jep çdo vit për ato misione rreth pesë mijë dollarë, për të përmirësuar punën e tyre si protektorë të komunitetit të krishterë nën autoritetin e Turqisë. Legjislacioni i kishës së shqiptarëve u reformua nga Papa Klementi XI, i cili dekretoi mbajtjen e të drejtave ekleziastike (1763) nga kryepeshkopi i Tivarit (Antivari), me

ndihmën e të cilit u ngrit edhe një sinod i shenjtë kombëtar. Dekretet e tij u shtypën nga Propaganda e Romës (1705) dhe u riformuluan në vitin 1803 (Coll. Lucensis Conc. Recent., I, 283 sq.). Në vitin 1872, Papa Piu IX thirri një sinod të dytë me qendër në Shkodër, për rinovimin e jetës ekleziastike të saj e të popullit në përgjithësi. Në përputhje me interesat e Austrisë në Shqipëri, mund të thuhet se është pikërisht ambasadori austriak, i cili mban nga Sulltani edhe “Berat”-in, apo dokumentin civil të fuqisë institucionale për peshkopatat katolike të Shqipërisë (Neber, in K. L., XI, 18, 19). Shqipëria ndahet në disa provinca ekleziastikale: (1) Tivari (ose Antivari), qysh nga 1878-ta tashmë pjesë e Principatës së Malit të Zi, e cila qysh nga viti 1886 disponon priftërinj të nivelit të ulët apo nuk ka fare dhe e ndarë nga Shkodra, me të cilën ka qenë i lidhur qysh nga 1867-ta me kushte të barabarta); (2) Shkodra (Scutari), me dioqezat e Lezhës ( Alessio), Pulit (Pulati), Sapës (Sappa) dhe qysh nga 1888-ta, me Abacinë e Shën Aleksit në Orosh; (3) Durrësin (Durazzo); (4) Shkupin (Uskup). Dy të fundit nuk kanë krerë priftërinj dhe varen kësisoj direkt nga Selia e Shenjtë. Një seminar, themeluar në vitin 1858 nga arkipeshkvi i Shkodrës, u shkatërrua nga turqit, por më vonë u rithemelua në territorin e administruar nga austriakët dhe u vendos kësisoj nën mbrojtjen e perandorisë.

të mbuluara. Gratë shqiptare punojnë papushim në bujqësi apo në shtëpi, kështu që thuajse çdo punë në shtëpi administrohet prej tyre në mënyrë të vazhdueshme, pasi burrat janë të aktivizuar rregullisht si luftëtarë në çetat shqiptare apo ato shqiptaro-turke. Gratë mbajnë veshur xhubota të ngjitura fort pas trupit, në ngjyrë të çelur të kombinuara me të zezën dhe kokat e gjokset e tyre janë të mbuluara në ditë festash e gostish, me një masë të madhe zinxhirësh të lara në ar e flori. Në kishat katolike, gratë shfaqen me fytyra të pambuluara dhe klasa e ulët i heq madje në përgjithësi këpucët jashtë dere. Shërbimi në katedralen katolike të Shkodrës është shumë mbresëlënës, megjithëse primitiv në një masë ekstreme. Ngjyra e kuqe e ndezur predominon në dekorimet e altarit, si dhe në veshjet e besimtarëve e adhuruesve të Perëndisë. Është e pamundur që të tregosh me fjalë përkushtimin e katolikut shqiptar, pasi ata i kanë mbetur plotësisht strikt mënyrës së tyre të thjeshtë, por plot zemër e devocion të adhurimit ndaj Zotit e besimit. Puna e admirueshme e fretërve në shuarjen e zakonit të vjetër të gjakmarrjes është një ndër faktorët kryesorë në evolucionin e kësaj race semibarbare. Ndërsa çdo racë tjetër në Ballkan, me përjashtim të serbëve perëndimorë, të quajtur kroatë, përqafuan skizmën, besimi katolik mbeti i sigurt në ashpërsinë që ofronte terreni dhe njerëzit në Shqipërinë e Epërme. SHQIPTARËT, KONVERTIMI DHE NACIONALIZMI

mbeteshe i krishterë do të thoshte të bëheshe skllav, i privuar nga mbajtja e armëve, e kështu që ishte më e lehtë për shumicën e fiseve e klaneve shqiptare të ndërronin fe. Dyert kryesore në Shqipërinë e Epërme, “Shoshi” dhe “Mirdita”, kanë qenë dhe janë pionierët e nacionalizmit shqiptar e të katolicizmit. Shumë kohë më parë “Mirditët” kishin qejf të mbanin vajza turke nga familje të mira dhe pasi i pagëzonin ato, i bënin gratë e tyre, kështu që ka një linjë të fortë gjaku turk në dejet e katolikëve mirditorë të sotëm. Ky fis ka gëzuar privilegje të veçanta, siç janë edhe vendi i nderit në ushtrinë turke, nën komandën e vetë kreut të tyre. Në pranimin e ndarjes së komandës me trupat myslimane, kjo ka sjellë edhe në rritjen e ndjenjës së nacionalizmit e të shërbimit me të njëjtën devocion edhe ndaj Sulltanit, kur ai i thërret nën armë. “Mirditët”, me rreth 40000 në numër dhe me një kryeqendër me rreth katër mijë shtëpi, Oroshi, trajtohen me kushte të barabarta me marrëdhëniet me Portën. SHQIPTARËT, KJO RACË TRIME DHE E TALENTUAR Ka qenë një shqiptar ai që i udhëhoqi grekët në luftën e tyre për pavarësi dhe ka qenë sërish shqiptar ai i cili kishte komandën e ushtrisë turke, që ishin dërguar për të shtypur rebelimin. Mbreti i Napolit mbante në dispozicion të tij një regjiment shqiptarësh të quajtur “Regjimenti Mbretëror Maqedon” dhe rezistenca e famshme e Silistrias në vitin 1854 ndodhi për shkak të trimërisë së pashoqe të shqiptarëve. Kurajo dhe heroizmi janë cilësi të lindura të kësaj race të veçantë e të talentuar.

GRATË, VESHJA DHE RACA SEMI-BARBARE Katolikët shqiptarë, shumë të devotshëm në adhurim Në Shkodër, gratë katolike, ashtu si dhe ato muhamedane, shfaqen në rrugë

“MIRDITA”, MARTESAT ME VAJZAT E BUKURA TURKE Të konvertoheshe në islam, kjo do të thoshte dikur se kësisoj bëheshe një luftëtar i nderuar, ndërsa po të

GËZUAR VITIN E RI 2010!
NGA ARMAND PLAKA

LONDON JANUARY 2010

38

“Ndikimin e Karl May-it, që e shndërroi emërtimin “Schkypetaren” në një nocion shumë popullor – të cilin ai nuk mund ta ketë shpikur vetë – nuk duhet ta nënvlerësojmë, dhe sigurisht se ishte ai i pari, që e futi atë në Evropë, e prej andej, ai u shpërnda më pas në të gjithë botën letrare anglo-saksone”

NOCIONI “SHQIPTAR” NË VEPRËN E KARL MAY-IT

S

humëkush ka dëgjuar të flitet për romanin e famshëm të Karl May-it, “Udhëtim në vendin e shqiptarëve” e madje ka shumë të tjerë që, megjithëse nuk e njohin gjermanishten, e njohin shumë mirë titullin e romanit të tij të famshëm në gjermanisht “Durch das Land der Skipetaren”. Për sa i përket kësaj vepre (shkruar në vitin 1892), ajo në fakt është vetëm një pjesë e një cikli, që i përket të ashtuquajturave “Tregime udhëtimesh”. Por ajo që ne na intereson në këtë shkrim, është të sjellim një aspekt shumë pozitiv e që njihet si një meritë e veçantë e Karl May-it. Përmendja e emrit “shqiptar” (Skipetar) - bërë prej tij që në titullin e librit e pastaj edhe në përmbajtjen e veprës së tij, gjë që, siç del edhe nga vëzhgimi e hulumtimi i shumë veprave të tjera të mëvonshme, u bë dhe pikënisja e shumë autorëve të tjerë, jo vetëm në hapësiën gjermanofolëse, por edhe atë anglosaksone (e atë botërore më vonë) për të njohur më shumë shqiptarët e Shqipërinë, me emrin e tyre të vërtetë. “Ai - thekson dikush - nuk është se është i pari që e futi këtë nocion në gjuhën gjermane, por ai ka meritën ekskluzive për popullarizimin e saj, falë dhe titullit tepër domethënës në krye të librit”. Dikush tjetër shkruan: …ndikimin e Karl May-it, që e shndërroi emërtimin “Schkypetaren” në një nocion shumë popullor – të cilin ai nuk mund ta ketë shpikur vetë – nuk duhet ta nënvlerësojmë, dhe sigurisht se ishte ai i pari, që e futi atë në Evropë, e prej andej, ai u shpërnda më pas në të gjithë botën letrare anglosaksone”. Por, për ta trajtuar më gjerë dhe më konkretisht këtë tezë që ngritëm, le të sjellim në kujtesë e të shohim se ç’shkruan në një kritikë të detajuar (të para disa viteve) me këtë rast, me titull “Mbi shqiptarët dhe arnautët – Imazhi i shqiptarëve dhe i Shqipërisë në veprën e Karl May-it”, studiuesi gjerman, historiani Dr. Michael Schmidt–Neke, aktualisht nënkryetar i Shoqatës së Miqësisë Gjermani-Shqipëri dhe anëtar i Shoqatës “Karl May”: …asnjë titull romani nga ato të May-it nuk është thithur e interpretuar në mënyrë kaq intensive sa ›Durch das Land der Skipetaren‹ (Udhëtim në vendin e shqiptarëve). Gjenerata autorësh, të cilët kanë botuar vepra të njohura mbi Shqipërinë, janë bazuar e lidhur në përzgjedhjen e fjalëve të bëra nga May – thotë studiuesi gjerman. Vetëpërcaktimin e shqiptarëve si “shqiptarë”, Karl May kurrsesi, nuk është se e ka futur i pari në përdorim në gjuhën gjermane, por me siguri që ai ka meritën ekskluzive për popullarizimin e saj, falë dhe titullit tepër domethënës në krye të librit.

Shqiptarët në shekullin e 17të zëvendësuan emrin “arbër” me atë “shqiptar”, gjë që me shumë gjasa, përshkruan dikë që flet qartë. Etimologët – konstaton më tej kritiku gjerman - që e lidhin atë me fjalën “shqipe” (d.m.th., shqiponjë), i përkasin romantikës kombëtare dhe prej shumë kohësh, ata nuk merren më shumë seriozisht. Në hapësirën gjermanofolëse, ajo fillimisht (deri pak pas 1900-tës) u mor si një formë e huazuar nga italishtja, duke u përdorur më shumë me emërtimin “Albanesen”, që më pas u transformua në “Albanier”, e cila vetë, në konkurrencë me fjalën “Albaner”, pothuajse humbi në favor të kësaj të dytës. “Vetëpërcaktimi i shqiptarëve me këtë fjalë, pra “Schkipetaren” është përdorur në një titull libri për herë të parë nga Xylander, në vitin 1835, në njërën nga monografitë e para të botuara për gjuhën shqipe në gjermanisht”, thekson më tej dr. Schmidt-Neke. Kjo shprehje (d.m.th., ky emërtim) gjeti vend gjithnjë e më shumë nëpër librat e përmbledhjet në gjermanisht, kushtuar kryesisht Ballkanit: Robert fliste në vitin 1844 për “Skipetars”; Kohl ndërkohë e vinte në diskutim madje që në këtë rast të bëhej fjalë për një fjalë shqipe; Gopceviç përdorte në vitin 1881 fjalën me germa diakritike: “Skipetaren”.

ndikim të gjerë në publik, këtë fjalë si përcaktim për emrin e një populli, May e futi fillimisht në vitet 1887-88 në “Fjalorin themelor gjerman”, ku me mbishkrimin “Durch das Land der Skipetaren” u mbyll dhe cikli i botimeve me kapitullin e fundit të vëllimit të 4, plotësisht pastaj edhe i pesti dhe në fund edhe i gjashti. May, në aspektin gjuhësor, nuk është konsekuent: përveç fjalës “Skipetar” haset edhe forma tjetër më korrekte “Schkipetar”, që në shumës pastaj, normalisht bëhet, ashtu sikurse në titull, “Skipetaren”, porse shpesh e hasim të një forme jo të rregullt, siç është “Skipetars”. Më tej ,kritiku i May-it thekson një fakt shumë interesant e lehtësisht të verifikueshëm në ditët e sotme: Në asnjë gjuhë tjetër – thekson ai - përveç gjermanishtes (dhe serbishtes ndoshta, ku kjo fjalë ka një konotacion pezhorativ, d.m.th., ku zyrtarisht përdoret fjala ›albanci‹), fjala “shqiptar”, edhe në literaturën mbi Shqipërinë, nuk ka njohur dot një përhapje kaq të gjerë. LUHATJET DHE NDIKIMI I VEPRËS SË MAY-IT Ndikimi i titullit të librit dhe përmendja e emrit të këtij populli nga Karl May këtu – pa pretendimin se ai ka përmbushur drejt gjithçka – arrihet fare qartë nëpërmjet disa shembujve shumë domethënës: pak pas vdekjes së Karl May-it, në Berlin doli në dritë vëllimi i 3-të i “Reisen und Abenteuer” (Udhëtime dhe aventura) i Dr. Franz Sättler me titull “Bei den Arnauten” (Tek arnautët); Libri në fjalë i kushtohej në

“SHQIPTAR” VETËM NË GJERMANISHT E SERBISHT Por, në një mënyrë që arriti të kishte

fakt veprës së Karl May-it, duke i paraprirë me disa vargje homazh nga Sättler. Ai mund të lexohet si i vetmi nga personazhet e panumërt e elementët e veprimit të pafund që krijoi May, ku ai vetë merr rolin e tregimtarit në vetën e parë, të të gjithëpushtetshmit Kara Ben Nemsi, duke luftuar kundër kusarëve e kaçakëve shqiptarë. Fotot e udhëtimeve, që e tregojnë autorin dhe gruan e tij në ambiente të ndryshme shqiptare, duken mëse komike. E megjithatë, njohuritë e Sättler-it (një orientalisti) për vendin, njerëzit e gjuhën, duken se kanë qenë disa herë më të mira sesa ato të vetë May-it. Etnografi Hugo Adolf Bernatzik – thekson ai - është autor i një prej librave më të njohur e që ka njohur më shumë tirazh mbi Shqipërinë. Për botimet e mëvonshme, ai e ndërroi titullin e veprës së tij nga “Vendi i harruar i Evropës” (në origjinal: Europas vergessenes Land) në “Albanien – Das Land der Schkipetaren” (Shqipëria – vendi i shqiptarëve). Me gjithë formën korrekte në aspektin gjuhësor – ai ishte gjithsesi një huazim nga titulli shumë popullor i veprës së Karl May-it. Jo në titull, por në përmbajtjen e librit, vepra e May-it zuri megjithatë një vend të qartë në aspektin e vlerave historike – thekson më tej kritiku Schmidt-Neke, duke sjellë një shembull mëse interesant: I dërguari special i Hitlerit për Ballkanin gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore, një lexues i ethshëm i May-it, Hermann Neubacher, në kujtimet e tij me këtë rast, i referohet përcaktimeve të May-it për miqësinë që

ushqenin shqiptarët në përgjithësi për gjermanët. NË GJURMËT E KARL MAY-IT Jonny Behm (pseudonimi për Elisabeth Joost) nisi nën moton “Balkan, Bakschisch und Basare” (në shqip: Ballkani- Bakshish dhe pazare) – dy reportere në gjurmët e Karl Mayit në vitet ‘30-të, të cilat përshkuan itinerarin nga Kotori (Mal i Zi) deri në Edirne (Turqi). Në vitin 1976, doli në dritë një përmbledhje me reportazhe mbi vendet që ishin përmendur në veprat e May-it; Josef Nyary, nën shoqërimin e vëzhgimin e njerëzve të paguar nga shteti shqiptar, ndërmori një udhëtim “Nëpër vendin e shqiptarëve”. Ndërkohë, në ish-RDGJ, Karl May, deri aty nga viti 1980, hasi në refuzim të plotë. Kjo, gjithsesi, nuk pengoi që publikimet që bënin fjalë për Shqipërinë, të mos i referoheshin titullit të famshëm të Karl May-it. Më tej, studiuesi gjerman, dr. Schmidt-Neke, citon shembuj të tjerë që përforcojnë edhe më shumë tezën e ngritur në krye të shkrimit tonë: “Das Land der Skipetaren” i Kurt Rueckmann për shembull, i referohet parathënies së May-it dhe citon në kapitullin e parë të librit të tij, pjesë ekskluzive nga May, për t’u distancuar më pas papritur nga rrëfenjat e tij me aventura dhe duke kritikuar mungesën e informacionit te gjermanët, që i kishte çuar, sipas tij, “miliona gjermanë” në vlerësime të gabuara për Shqipërinë. Kështu, nën titullin “Im Land der roten Skipetaren” (Në vendin

GËZUAR VITIN E RI 2010!
e shqiptarëve të kuq), Detlef Schneider, asokohe kryeredaktor i Organit të Partisë Komuniste-Marksiste Leniniste Gjermane, “Roter Morgen” (Mëngjesi i kuq) pro-enverist e sigurisht, shumë pro-shqiptar në atë kohë (dhe plotësisht i ndaluar nga qeveria e ish-RDGJsë), në vitin 1980 botoi pikëpamjen e tij propagandistike mbi vendin dhe njerëzit e Shqipërisë. Në parathënien e tij me këtë rast, ai i referohet tekstualisht paraqitjes fiksionale e romantike të bërë një shekull më parë nga Karl May; ndërkohë që vetë May-it dhe reportazheve të shumta negative asokohe rreth Shqipërisë, ai sigurisht që iu kundërvu, duke shfaqur një pamje, sipas tij, realiste e të një Shqipërie ndryshe. PËRQASJA HISTORIKE Në aspektin e përqasjes historike që ofron, thotë kritiku gjerman, shumë interesante duket të jetë nga ana tjetër, monografia e oficerit të Vehrmaht-it gjerman dhe më vonë ambasadorit austriak në Jugosllavi e Shqipëri, Valther Peinsipp, mbi të drejtën zakonore shqiptare. Qysh në titull “Das Volk der Schkypetaren” (Populli i shqiptarëve) sërish del në pah asosacioni i njohur. Përpjekja e pabazuar shumë në shkencë, dhe as në përdorimin e të folmes popullore, për ta shpjeguar nocionin “Schkypetaren” vetëm me fiset shqiptare në veri të vendit, duket shumë e veçantë. Ai e cilëson librin e Karl May-it, si motiv të interesave të tij rreth Shqipërisë dhe shkruan më tej: “Sipas mendimit tim, ndikimin e Karl May-it, që e shndërroi emërtimin “Schkypetaren” në një nocion shumë popullor – të cilin ai nuk mund ta ketë shpikur vetë – nuk duhet ta nënvlerësojmë, dhe që sigurisht se ishte ai i pari, që e futi atë në Evropë, e prej andej, ai u shpërnda më pas në të gjithë botën letrare anglosaksone”. KLISHETË E PËRCJELLA NGA KARL MAY

LONDON JANUARY 2010

39

gjakut. Pak pas kësaj, të pajtuarit futen në grackë të re, krijuar nga një spiun i Shytit, nga e cila ia dalin me shumë zgjuarsi të lirohen. Jo shumë larg nga rajoni malor i Shar-Dagut, ku ata mendojnë se e ka dhe vendndodhjen Shyti, ata ia dalin të marrin vesh në detaje mbi jetën e bëmat e këtij prijësi mistik kaçakësh, të cilin deri më atëherë, askush nuk kishte guxuar ta shihte në fytyrë. KUSH ISHTE KARL MAY? AI SHKROI NË NDIHMË TË POPUJVE TË SHTYPUR Karl May është padyshim shkrimtari i romaneve me udhëtime më i lexuar në hapësirën gjermanfolëse dhe vepra e tij ndoshta më e lexuara pas Biblës së Martin Luther-it. Megjithëse ai shkroi më shumë se 150 vjet më parë, për gjeneratat e reja, librat e tij vazhdojnë të jenë shumë të dashur. Shumë nga romanet e tij kanë gjetur dhe rrugën e ekranizimit dhe skenën e teatrove, duke tërhequr shumë vëmendje, sidomos gjatë viteve ‘50-‘60 të shekullit të shkuar. Karl May lindi më 25 shkurt 1842, si i pesti ndër 14 fëmijët e një familjeje tejet të varfër, nga një zonë në afërsi të qytetit të Dresdenit, në lindje të Gjermanisë. Ai punoi si mësues qysh në moshën 19-vjeçare, por e humbi sërish vendin e tij të punës vetëm pak javë më pas. Nga vështirësitë e jetës, ai u desh të vuante edhe tetë vjet burg, si pasojë e zgjedhjes së gabuar që bëri ato vite, duke kryer akte odrinere si vjedhje, rrahje etj. Pas lirimit nga burgu në vitin 1874, May i hyri profesionit të shkrimtarit, pasi zbuloi se kishte talent për këtë punë. Në fillim ai shkroi disa novela të shkurtra dhe më pas disa romane anonime. Por fama e tij erdhi kur ai shkroi "Tregime me udhëtime", që i botoi për herë të parë në vitin 1892. May, duke folur në vetën e parë, rrëfen për aventurat e bëmat e heroit të vet në vende ekzotike, para së gjithash në “Perëndimin e egër” të Amerikës Veriore dhe në orient. Ai ia doli që këto raporte fiktive (pasi ai nuk kishte shkelur vetë në ato vende, në të cilat zhvilloheshin ngjarjet e veprës së tij) të përcilleshin në mënyrë shumë sugjestionuese te lexuesit, dhe rajonet gjeografike ku jetonin popuj të ndryshëm, në libër të shfaqeshin plot fantazi me aq shumë ngjyra, saqë tregimet "Winnetou", "Old Surehand", "Në shkretëtirë" megjithëse vlerat e tyre letrare për shumë kritikë janë të debatueshme për gjeneratat e sotme vlerësohen si shumë informative, interesante dhe plot jetë. Edhe tendenca humane në librat e tij dhe ndikimi që ata patën në ndihmën për popujt e shtypur asokohe (siç ishin indianët e Amerikës, sidomos dhe kurdët për shembull) e bënë atë të gëzonte epitete të tilla si "Shekspiri i të rinjve" e një nam pozitiv ndër shumë lexues në një shtrirje kohore që e tejkalon disa herë epokën në të cilën ai shkroi. Veprat e tij njohin edhe shumë ekranizime të nisura qysh në vitet ’20 të shekullit të shkuar, e vazhdojnë deri në vitet ’80 në formën e serialeve TV apo të filmave për kinema. Vdiq në vitin 1912, në Radebeul, pranë qytetit të Dresdenit. Një shoqatë edhe një muze(ngritur qysh në vitin 1927), prej kohësh mbajnë emrin e tij, për të nderuar veprën që ai la pas.

fenomen të rrallë ndër shqiptarët, nga ana e ish-oficerit të Vehrmaht-it gjerman, Valther Peinsipp, në një pjesë të monografisë së tij. “Për sa i përket rrëmbimit të nuseve - shkruan kritiku ai nuk di të thotë shumë, pasi pohon se nuk ka pasur mundësi të jetë atje aq shpesh i pranishëm, “sa ç’të krijohet përshtypja kur lexon rreshtat e romanit të Karl May-it”. Kjo është jashtëzakonisht domethënëse për një pjesë të konceptimit të veprës së May-it: të gjitha klishetë, që mund të lexohen diku, d.m.th., që mund të hasen në kinema apo TV, lidhen katërcipërisht dhe në mënyrë të pashmangshme me veprën e May-it. Pasi në asnjë vend në veprën e May-it, nuk bëhet ndonjëherë fjalë për rrëmbim të nuseve ndër shqiptarë. “SKIPËTARËT” E KARL MAY-IT, HASEN NGADO Edhe në vitin 1986 – megjithëse me pak dyshim – në parathënien e një guide turistike të botuar nga Shoqata e Miqësisë Gjermani-Shqipëri citohet: “Kujt nuk i vjen ndër mend menjëherë Karl May, kur bie fjala për shqiptarët?”. Apo në vitin 1989, kur një artikull i shkurtër në një libër udhëtimesh, që përmblidhte me pak fjalë imazhin e shqiptarëve në botë, duke u titulluar: “Dhe sërish ›Në vendin e shqiptarëve‹”. Përpos këtyre që përmendëm më lart, në mesin e viteve ‘80-të, në Austri botohet një reportazh me titull “Reportazh nga vendi i shqiptarëve”, i Paul Lendvai dhe një libër me përmbajtje informative gjeografike plot ilustrime, nga Norbert Stanek e që titullohej: ”Albanien – Land der Skipetaren” (Shqipëria – vend i shqiptarëve) dhe në Gjermani ndërkohë një libër turistik nga Gerhard Gürsch, titulli i të cilit ishte, le të themi, në kundërkohë me veprën e May-it, pasi nxirrte në pah mjetet moderne të qarkullimit: “Mit Bus und Bahn durchs Land der Skipetaren” (Me autobus dhe tren nëpër vendin e shqiptarëve). Edhe historianët e artit e arkeologët duket se nuk ia dalin dot pa u mbështetur te përcaktimi tashmë mitik i bërë më shumë se një shekull më parë nga Karl May: kështu për shembull, një ekspozitë

e çelur në vitin 1988 e që për herë të parë tregonte në detaje objekte të thesareve të rralla arkeologjike shqiptare në Gjermani, titullohej “Albanien – Schätze aus dem Land der Skipetaren” (ose në shqip: Shqipëria – thesare nga vendi i shqiptarëve), dhe historiani i artit Guntram Kochs, u paraqit në një ekspozitë tjetër me informoacione mbi Shqipërinë, duke e titulluar atë “Arti dhe kultura në vendin e shqiptarëve” (Në gjermanisht: Kunst und Kultur im Land der Skipetaren). E në këtë vazhdë, nuk po përmendim – thotë autori i kritikës në fjalë - artikujt e panumërt të gazetave e revistave, që citojnë pjesë apo i referohen titullit të veprës së Karl May-it. LETËRSIA DHE IMAZHI I SHQIPËRISË “Por, sigurisht, në një pjesë shumë të madhe, është pikërisht lëmi i letërsisë, ai që është prekur më shumë nga përcaktimet, përshkrimet apo emërtimet që ka bërë Karl May dikur, kur bie fjala për Shqipërinë e shqiptarët”, shkruan kritiku gjerman, një njohës shumë i mirë edhe i historisë, kulturës e mentalitetit shqiptar. Ata (në më të shumtën e rasteve me të drejtë) arrijnë në përfundimin se tregimet e Karl May-it, është libri i vetëm që shumica e lexuesve gjermanë kanë pasur në dorë. Me përqasjen e tyre, ata duan të provojnë se edhe sa do të zgjasë pra ky imazh i dhënë tashmë prej shumë kohësh për shqiptarët nga May në veprën e tij, krahasuar me (në shumicën e kohës me ish-RPSSH-në) Shqipërinë moderne të ditëve të sotme. E kështu që klishe të ndryshme, të rrënjosura thellë si: gjakmarrja, prapambetja, bujaria e tepruar, ekonomia plotësisht agrare, paaftësia për të ngritur në këmbë një shtet kombëtar, rrëmbimi i nuseve, Islami në Evropë, apo popull kusar, si riprodhime negative, bëjnë kontrast të dukshëm me anët pozitive siç janë për shembull; zhvillimi industrial, modernizimi social, shteti i stabilizuar kombëtar, sekularizmi etj. Klishetë duken kësisoj si shumë subjektive (nënkupto false), d.m.th., ose plotësisht fiktive e që i përkasin kështu një të shkuare plotësisht të harruar. Dr. Schmidt-Neke arrin në përfundimin se në fund, veprat e Karl May-it dhe pikërisht në radhë të parë edhe “Durch das Land der Skipetaren”, shërbejnë kështu si burim i parapëlqyer

klishesh. PËRMBAJTJA E LIBRIT “Durch das Land der Skipetaren”, të cilin Karl May e shkroi në vitin 1892, bën pjesë në “Ciklin e Orientit” me gjashtë vëllime (më konkretisht, vëllimi 5), shkruar prej tij në dy dekadat e fundit të shekullit të 19-të. Më tej, në këtë seri bëjnë pjesë edhe "Nëpër shkretëtirë" (Vëllimi I), "Në Kurdistanin e egër" (Vëllimi 2), "Nga Bagdadi në Stamboll" (Vëllimi 3), "Në shpellat e Ballkanit" (Vëllimi 4), "Shyti" (Vëllimi 6). Shumica e skenave të tij, kësisoj sigurisht, vendosen në rajonet e Azisë së Vogël, Afrikës Veriore, ndërkohë që Ballkani apo Evropa Juglindore (d.m.th., pjesa evropiane e ish-Perandorisë Osmane, asokohe), zë një vend relativisht më të vogël. Konkretisht, vëllimi i pestë i këtij cikli me tregime, është ai që i kushtohet ekskluzivisht Shqipërisë e shqiptarëve (por gjithashtu edhe vëllimi pasardhës), megjithëse autori nuk shkeli kurrë vetë në ato zona dhe pikërisht kjo ka bërë që shumë kritikë, me të drejtë, edhe ta akuzojnë për fantazi të tepruar e larg realitetit. Në njërën nga shpjegimet që i bën përmbajtjes së veprës së Karl May-it, “Në vendin e shqiptarëve”, një botues gjerman thotë, ndër të tjera: Në vendin e shqiptarëve, zona që sot i përket Maqedonisë – jugut të ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë, udhëtarëve u duhet të kalojnë shumë rreziqe. Kara Ben Nemsi, Haxhei Halef Omar dhe shoqëruesit e tyre vihen në ndjekje të Shytit, prijësit mistik të një bande kaçakësh shqiptarë, që i ka kallur frikë e tmerr tërë Ballkanit. Çurak, një i besuar i Shytit, josh me ndihmën e të arratisurit për herë të dytë Mubarek, Kara Ben Nemsin dhe dy shoqëruesit e tij, duke i futur në grackë në një shpellë. Ai ia del që të çlirohet sërish, ku pas kësaj Çurak vritet dhe Mubareku mbetet i plagosur. Por, ata ndiqen nga mirditorët, pjesëtarët e njërit prej fiseve më të njohura e më trima ndër arnautët, siç quheshin asokohe shqiptarët nën Turqi. Është i vëllai i Çurak, që ndjek kësisoj Kara Ben Nemsin për të marrë gjakun e të vëllait të vrarë. Por Kara Ben Nemsi e mund kundërshtarin e vet në dyluftim dhe ia fal më pas atij jetën me zemërgjerësi. Si shenjë të asaj që gjakmarrja pra, mes tyre duhet të marrë fund, mirditori i dhuron atij taksën e

Autori i studimit në fjalë, më tej na fton të hyjmë më thellë në veprën e Karl May-it e të zbulojmë një aspekt kritik mbi përcjelljen e imazhit të Shqipërisë e shqiptarëve nga Karl May, i cili ka ndikuar në shumë raste sipas tij - edhe negativisht - në ngulitjen e klisheve jorealiste mbi popullin tonë. Kështu, më tej, studiuesi gjerman thekson paditurinë e vënë re për një

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

40

NGA DAUT DAUTI

S

hqiptarët sa herë qe e dëgjojnë emrin Londër me siguri u shkon mendja menjëherë te Faik Konica dhe Isa Boletini. Konica mund të na paraqitet si një intelektual arrogant, por elegant, me ndonjë libër apo gazetë në dorë. Isa Boletini mund të na kujtohet për hyrjen e tij të famshme me kobure në Parlament edhepse një ngjarje e tillë nuk ka fakte të ketë ndodhur. Megjithatë, Faik Konica mbetet jo vetëm shqiptari i parë në Londër, por edhe i fundit për nga madhështia. Nuk dihet shumë për jetën e Konicës në Londër pasi që ai nuk ka shkruar edhe aq për ndodhitë e tija në këtë metropol të rëndësishëm të botës. Tregimet më interesante për Faik Konicën kanë mbetur nga shkrimet e Apollinaire-it, gjeniut francez të letrave të kësaj bote. Poeti i popullarizuar francez ka shkruar në disa raste për Faik Konicën që nga takimi i tyre i parë në Paris. Konica, me njohurinë e përgjithshme dhe sjelljet e tija, pa dyshim e fascinonte Apollinaire-in, i cili në kohën e tij ishte ylli më i madh i poezisë jo vetëm në Paris, por deri atje ku lexohej. Apollinaire, i tillë mbeti deri sot. Konica dhe Apollinaire kishin shumë karakteristika të përbashkëta dhe kjo ishte arsyeja që të dy ishin bërë miq të ngushtë. Arsyeja më e fuqishme që i bashkonte ishte dashuria dhe njohuria që kishin për letërsinë, kulturën dhe gjuhët. Apollinaire kishte vazhduar ta vizitonte Konicën edhe kur ky i fundit ishte shpërngulur në Londër. Në shkrimet e poetit francez për Londrën dhe Konicën ka hyrë, çuditërisht, edhe një angleze e quajtur Annie Playden. Duket se Apollinaire ka qenë i dashuruar pa masë në këtë vajzë të re, ashtu siç dashurohen poetët. Annie, ka qenë një vajzë angleze e rëndomtë dhe me arsimim të zakonshëm (mesatar). E gjora kurrë nuk e kishte ditur se kishte qenë e dashuruar nga një gjeni. Madje, asaj Apollinaire, njeriu që nxiti zhvillimin e kubizmit dhe që përkrahu Pikason, shpesh i dukej i çmendur. Apollinaire kishte dy arsye për të vizituar Londrën. Nuk është lehtë të dallohet cila nga arsyet ka qenë më e fuqishme. Ekzistojnë dëshmi për të besuar se arsyeja e parë ishte miku i tij Konica, dhe e dyta, ishte dashuria që kishte në zemër për Annie Playdenin. Nga shënimet e botuara dhe të pabotuara të Apollinaire-it, merret vesh fuqia që njeriu (burri apo mashkulli) mund të ketë për shoqërinë dhe për dashurinë ndaj femrave. Çdo mbrëmje Annie Playden vinte për t’u takuar me të dashurin e saj francez në shtëpinë e një shqiptari në Londër. Në mbrëmje, vonë, Apollinaire e përcillte të dashurën për në shtëpi të saj që gjendej në Landor Road. E përcillte këmbë dhe duke i folur (filozofuar, natyrisht) gjatë tërë rrugës. Ajo refuzonte të flinte me Apollinaire-in para se të martoheshin. Në ditët e sotme kjo është një pakupti-

Annie Playden në mes Faik Konicës dhe Guillaume Apollinaire-it
mësi ekstreme, por brenda këtyre rregullave ka jetuar shoqëria angleze në fillim të shekullit të kaluar. Kështu, Apollinaire kthehej vonë për të fjetur. Dhe, zgjohej vonë, sikur edhe miku i tij Faiku. Pjesën tjetër të natës Apollinaire dhe Konica e kalonin duke i diskutuar temat e tyre të pafundta. Kur zgjoheshin, hanin diçka (çkado) që e quanin mëngjes. Pastaj, Konica merrte një karrige, ulej para mikut të tij për t’i bërë muhabet shqiptarçe. Stephen Schwartz ka konstatuar se Konica nxirrte instrumentet me frymë (oboa, klarineti, fylli, kavalli dhe briri anglez) dhe fillonte të ekzekutonte për mysafirin. Kur i kryente ekzekutimet me instrumente me frymë, nxirrte përpara një instrument me hark apo me shumë tela, të cilit Apollinaire nuk ia dinte emrin. Plaste kënga në një “koncert” që nikoqiri vetë e organizonte dhe ekzekutonte çdo ditë vetëm për një shikues. Kur kryhej “koncerti” nikoqiri fillonte të përgatiste drekën. Edhe dreka ishte “alla shqiptarçe”. Deri sa dreka zihej dhe bëhej gati, binte muzgu. Nuk mbetej kohë për të vizituar ndonjë muze. Pastaj fillonte rutina. Vinte Annie, fillonte muhabeti, dhe përsëri Apollinaire e përcillte të dashurën duke i ligjëruar, si zakonisht. Nganjëherë u dilte kohë për të dalë në “pub”. Aty shpesh takonin njerëz të rangut të tyre. Në një moment, para një grupi intelektualësh anglez, Apollinaire e kishte prezantuar Konicën si një kryeredaktor të një gazete shumë të fuqishme të cilën e lexonte edhe sulltani. “Sulltanin nuk e merr gjumi pa e lexuar Albania-n” u kishte thënë Apollinaire anglezëve në një rast. Anekdotat e këtilla janë të shumta. Nuk dihet shumë se si kishte hyrë Annie Playden në këtë rreth shoqëror. Në një vizitë tjetër që i kishte bërë Apollinaire Konicës merret vesh për një detaj interesant. Kësaj radhe Konica ka qenë duke jetuar në Chingford, një vend jashtë Londrës. Këtu ai kishte një kopsht dhe kujdesej për disa pula. “Të gjitha pulat kishin mbetur pa pupla dhe dukeshin tmerrësisht si të rrjepura. Mishin e tyre e hanim”, shkruan Apollinaire. Por, këtu Konica përshkruhet si njeri i martuar, apo së paku si njeri që bashkëjetonte me një angleze. Edhe në Chingford vinte Annie kur aty ishte Apollinaire. Natën e parë që kishte ardhur, gruaja e Konicës ia kishte bërë gati shtratin për të fjetur me poetin. “Jo, në asnjë mundësi nuk e bëjë këtë. Më duhet të kthehem në shtëpi para ores 9 se më pret nëna” kishte thënë anglezja. Apollinaire qëndronte në shtëpinë e Faikut gjatë tërë kohës sa ishte në Londër. Dhe, për Annie Playden-in shkroi “La Chanson du Mal-Aime” (Këngë për të dashuru-

Tregimet më interesante për Faik Konicën kanë mbetur nga shkrimet e Apollinaire-it, gjeniut francez të letrave të kësaj bote. Poeti i popullarizuar francez ka shkruar në disa raste për Faik Konicën që nga takimi i tyre i parë në Paris. Konica, me njohurinë e përgjithshme dhe sjelljet e tija, pa dyshim e fascinonte Apollinaire-in, i cili në kohën e tij ishte ylli më i madh i poezisë jo vetëm në Paris, por deri atje ku lexohej. Apollinaire, i tillë mbeti deri sot. Konica dhe Apollinaire kishin shumë karakteristika të përbashkëta dhe kjo ishte arsyeja që të dy ishin bërë miq të ngushtë. Arsyeja më e fuqishme që i bashkonte ishte dashuria dhe njohuria që kishin për letërsinë, kulturën dhe gjuhët. Apollinaire kishte vazhduar ta vizitonte Konicën edhe kur ky i fundit ishte shpërngulur në Londër.
Konicën, për dy njerëz që asaj ende i dukeshin të çuditshëm. Kur gazetarët e kishin pyetur nëse e kishte të qartë përmasën e famës së këtyre dy njerëzve, ajo i kishte rrudhur krahët. Nuk dinte gjë e gjora. Annie, megjithatë e sqaroi një dilemë që kishin pasur hulumtuesit për Konicën i cili në botën e letërsisë anglo-saksone ishte i panjohur deri në atë kohë, siç vazhdon të jetë pjesërisht edhe sot. Në shënimet e Apollinaire-it personaliteti i Konicës është madhështor. Është aq i lartë sa që lexuesit shpesh, gabimisht, kanë menduar se një njeri i tillë duhet të ketë qenë personazh i sajuar i Apollinaire-it. Annie Playden këtyre studiuesve ua vërtetoi një fakt dhe ua hoqi dilemën: Ai njeri ka ekzistuar dhe ka qenë shqiptar.

arit e varfër). Kjo vepër mori aso përmasash të popullaritetit sa që u bë poema e dashurisë së shekullit. Rruga ku banonte Annie Playden, poashtu u popullarizua duke hyrë në histori për shkak të poezisë së quajtur “L’Emigrant de Landor Road”. Por, e tërë kjo përshkruhet me një befasi të pabesueshme. Annie, të cilën Apollinaire në një rast e kishte përshkruar si “ një femër me prapanicë dhe gjinj të bukur”, shumë vonë e kishte kuptuar rëndësinë e personalitetit të Apollinaire-it. Ajo e mbante në mend atë si një njeri të shkolluar që iu kishte ngjitur pas dhe nuk e linte rehat në asnjë moment që nga koha kur ishin takuar diku në Gjermani në një

shtëpi aristokrate ku ajo punonte si “babysitter” dhe Apollinaire si mësues. E kishte ndjekur gjatë tërë kohës sa që ishte “çliruar” vetëm pasi kishte emigruar në SHBA. Për shkak të idealeve të larta të një intelektuali sipëror, Apollinaire hyri vullnetar në Luftën e Parë Botërore nga e cila doli i vdekur. Annie Playden, për shkak të lidhjeve të shkëputura, edhe këtë fakt e mori vesh vonë. Më 1962 gazetarët dhe akademikët e letërsisë i ranë në gjurmë Annie Playden-it, dhe pasuan intervistat. Në atë kohë ajo kishte hyrë në vitet e saja të tetëdhjeta dhe jetonte ende e vetmuar në një shtëpi në Long Island. Aty, ajo foli për kujtimet që kishte ruajtur për Apollinaire-in dhe

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

41

Nga Arben Jahiu

N

oli, në fjalimin e tij para vatranëve (anëtarë të “Vatrës”), ndër të tjera përmend disa përvjetorë (“aniversarë” u thotë ai) që përkonin me atë vit (1962). Ndërmjet tyre ishte dhe ai i festimit të 4 korrikut 1918 (4 Korriku - festa kombëtare e SHBA), kur ai bashkë me përfaqësues nga vende të tjera, ishte i ftuar nga Presidenca Amerikane në ceremonitë që do zhvilloheshin në Shtëpinë e Bardhë. Dihet që këtë rast, patrioti Fan Noli e shfrytëzoi mirë për të arritur një mbështetje ndërkombëtare amerikane ndaj Shqipërisë. Për këtë kremtim, Noli tha nga goja e tij këto fjalë: ”... fituam një nga miqtë më të mëdhenj i cili shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi”. Prifti trupvogël e me zemër të madhe, me anglishten e kulluar dhe argumente të pastra historikë, tërhoqi vëmendjen e mikpritësit për gjendjen e vendit të tij, Shqipërisë, e cila në atë kohë kërcënohej egërsisht nga copëtimi përfundimtar prej shovinistëve fqinjë. Për këtë biseda ndërmjet tyre e kaloi cakun e kortezisë, madje Uillson i premtoi të dërguarit të shqiptarëve se do ta mbronte çështjen e tyre. Kështu, pas një viti, më 1919, në Konferencën e Paqes në Paris, ai kundërshtoi me forcë shpërbërjen e Shqipërisë, qëndrim që e renditi atë ndër miqtë më të mirë të shqiptarëve në histori. Mendojmë se kurora që vendosi Noli në Mount Vernon, është historikisht e para me të cilën një përfaqësues zyrtar i shqiptarëve nderon simbolikisht një komb tjetër. Madje, si prift që ishte, e përfytyrojmë atë t’i përjetonte thellësisht ato çaste duke lexuar si nën zë, edhe ndonjë përshpirtje në gjuhën shqipe dhe këtë jo vetëm si rit fetar, por më tepër të dalë nga thellësia e shpirtit të tij. Një njeri kaq i thjeshtë në dukje , si prift që ishte fitoi kështu nderin të shkruante historinë si personaliteti i parë i një gjysmë Shqipërie që po vizitonte Shtëpinë e Bardhë dhe po takonte një presidentë amerikan .Një takim i mbushur me karizmin elegant të Uillsonit dhe thjeshtësinë e Nolit si pasqyrim i një vendi të largët, të varfër, të panjohur, që po luftonte për jetë a vdekje duke mbrojtur edhe pjesën e fundit të tij, shtetin gjysmak shqiptar. Por shumë bisedat rrodhën më vonë , duke vazhduar edhe në kohën që po e jetojmë. Shumë njerëz e bëjnë pyetjen se: Çka e kishte shtyrë atëherë Presidentin Uillson që në një ceremoni tepër serioze dhe shumë të rëndësishme siç ishte festa e ditës së Pavarësisë të ftonte dhe ta pranonte në takim prej disa minutash një prift të panjohur shqiptar që për vendin nga po vinte askush nuk dinte asgjë. Çka e kishte nxituar Uillsonin që e kishte dëgjuar me shumë vëmendje Nolin deri sa ai po fliste për Shqipërinë dhe shqiptarët, edhe pse ai aty kishte pasur edhe shumë takime me njerëz të influencës së biznesit dhe politikës botërore. Ishte "dashuria në shikim të parë" e Uillsonit me Nolin dhe Shqipërinë që e kishte nxituar Uillsonin që të bënte një premtim të prerë Nolit se nuk do të lejonte që shteti shqiptar të eliminohej. Apo ishte "dashuria pas shumë njohjesh" që e kishin bindur Uillsonin për domosdoshmërinë e ekzistencës së shtetit shqip në Ballkan si forcë e balancës në raport me shtetet sllave pro ruse. Ku ishte njohur Uillsoni me ekzistencën e

Presheva aty ku na njohu Woodrow Wilson
qëllim të përjashtonte konkurrencën angleze dhe të eliminonte rëndësinë e kalimit të Gjibraltarit duke krijuar kështu rrugën e re lundruese që do të kalonte në zonat që nuk do të ishin nën influencën angleze. Për këtë arsyeje edhe kompania e njohur franceze që ishte një konglomerat serbo-francez me emrin "FrenchSerbian Shipping Company" që e kishe krijuar Millosh Obrenoviqi për të rregulluar trafikun lundrues në Danub, Savë dhe Moravë në bashkëpunim me kompaninë tjetër franceze "Principal Shipping Company" zhvilluan me miratimin e Napoleonit të 3 me datën 14 shtator të vitit 1850 fillimin e studimeve dhe krijimit të projektit të publikuar që në atë kohë për restaurimin dhe hapjen e një kanali që do të lidhte Danubin dhe Vardarin, për të krijuar rrugën lundruese për në portin e madh të Selanikut. Serbia në atë kohe kishe shfaqur interesim maksimal për këtë projekt dhe kishte lehtësuar gjitha proceset ligjore për fillimin e punimeve, duke i ofruar të gjitha hapësirat që një gjë të tillë ta bënte edhe Qeveria turke e asaj kohe. Ishte vetëm intervenimi i atëhershëm i Rusisë që në momentet e fundit u kundërshtua aplikimi i "Principal Shipping Company" që e kishte bërë me datën 1 korrik te vitit 1859 për marrjen me koncesion për 30 vite të lundrimit nëpër këtë kanal posa që ai të ndërtohej. Millosh Obrenoviqi i kërcënuar nga qeveria e Moskës se atëhershme me prishjen e marrëdhënieve diplomatike (që për Serbin ishin shumë domethënëse në kohën e luftërave kundër Perandorisë Osmane) pranoi kërkesat e Rusisë për mos dhënien me koncesion të drejtës së lundrimit kompanisë franceze "Principal Shipping Company" që ishte edhe pronë e vetë Napolonit të 3. Pas shumë negociatave dhe vetëm pas intervenimit të konsullatës ruse në Beograd, ishte arritur marrëveshja që kompanisë shtetërore ruse ti jepej e drejta e ndërtimit dhe shfrytëzimit të më vonshëm të kësaj rruge lundruese dhe më në fund marrëveshja ishte arritur me 18 shtator të vitit 1860. Marrëdhëniet e prishura me francezet, ishin arsyeja qw mw nw fund Obrenoviqi kishte pranuar të jepte edhe disa të drejta të limituara Francës për të drejtën e lundrimit, dhe kështu ne vitin 1864 francezët të irrituar e kishin prishur përfundimisht marrëdhëniet me Obrenoviqin dhe e kishin ndërprerë punimet për restaurinim e Moravës dhe as që kishin filluar ndërtimin e kanalit. Derisa tensionet në aksin Serbi-Francë-Rusi po vazhdonin lidhur me dominimin e projektit dhe rruges lundruese ne vitin 1867 anija me emrin "Morava" me ekspeditën e udhëhequr nga Ante Aleksiq kishte filluar hulumtimet serioze për vlerësimin e kapaciteteve lundruese te Moravës. Disa vite më vonë shoqata me emrin "Messenger of Serbian Learned Society" ne vitin 1879 e publikon librin që ishte një punim shkencor i Ante Aleksiq me emrin "Morava , gjendja prezente dhe mundësitë e saj lundruese" qe ishte një vlerësim dhe pohim për mundësin e ndërtimit të kësaj rruge dhe analizat e punës teknike dhe arsyetimin e fitimeve ekonomike. Por vetëm fillim shekulli i 20 ishte koha kur seriozisht filluan interesimet konkrete për fillimin e ndërtimit të aksit magjik Danub-Moravë-Vardar-Deti Egje. Ishte viti 1904 kur filloi lëvizja për lidhjen e Danubit me detin Egje dhe hapjen e kanalit që do ti lidhte këto dy lumenj. Për tu realizuar kjo ide interesim special kishin shfaqur Anglia dhe Gjermania që si dëmshpërblim kishin pranuar të financonin vet punimet dhe krejt projektin. Ishin kontaktet e bëra me rrethet e influencës së biznesit ne Angli dhe Gjermani që i kishin tërhequr shumë vëmendjen për këtë ide edhe të qeverisë së SHBA-së në atë kohë, e cila po tentone së bashku me Anglinë të minimizonte influencën franceze apo ruse në këtë projekt gjigant, tepër të rëndësishëm për transportin evropian. Këtu edhe filloi interesimi i parë i një zyrtari amerikanë për tokat e shqiptarëve ishte Asociacioni i Inxhinierisë Civile të Nju Xhersit, me kryetar të komisionit guvernatorin Udrou Uillson dhe inxhinierin Eugen Herbel, që të parët kishin përfunduar të gjitha detajet e projektimit të kanalit të ri që do të shënonte lidhjen mes Danubit nëpërmjet Moravës jugore, Vardarit, për në portin e madh të Selanikut. Ata e kishin titulluar këtë projekt me titullin "Linja e gravitetit e ekonomisë evropiane në relacion me kanalin e Suezit". Rruga drejt presidencës amerikane për të ishte e largët, por ishte hera e parë që ai po merrej zyrtarisht me një projekt që nuk kishte të bënte me shtetin që ai po e drejtonte, apo edhe as me vetë Amerikën. Ishte diçka krejt tjetër jashtë rebusit të politikës neutraliste amerikane të asaj kohe. Diçka që do të shënonte një erë të interesit amerikan për Ballkanin. Guvernatori Uillson ishte shumë i magjepsur me hapjen e kanaleve ai njëherë e kishte quajtur kështu kanalin e Morrisit: "Mjafton që është gjenial që e bënë atë të rëndësishëm". Interesi amerikan për rajonin e Luginës së Preshevës ishte i hershëm shumë më i hershëm se sa që dihet dhe shkruhet nga publicistika, historia dhe media shqiptare. Për Luginën e Preshevës shumë kohë më herët shfaqen interesat dhe hidhen shtizat e interesit nga fuqitë kryesore të asaj kohe dhe kohës së sodit, duke u përpiluar plane dhe ide për dominimin e rajonit dhe projektit gjigant të rrugës lundruese Danub-Deti Egje. (projekt që është riaktualizuar vitet e fundit prej ish kryeministrit serb Gjingjiq dhe presidentit Tadiq) Ata e kishin projektuar në detaje deri në cdo milimetër projektin duke shënuar saktë vendbanimet dhe rajonet ku do të kalonte kanali duke ofruar fakte të reja për popullsitë e reja <që nuk ishin si rusët e as si turqit> por <që kishin një gjuhë tjetër nga turqit edhe pse kishin një fe të njëjtë si ata>. Ishin faktet e detajuara nga ky Asociacion Inxhinierik që e kishin njohur Uillsonin me popullin shqiptar dhe gjeopolitikën e këtij populli. Propozimi dhe skemat e realizimit teknik të projektit menjëherë i ishin dorëzuar administratës së Presidentit Uilliam Taft, dhe kështu edhe pse në fund të mandatit të saj kjo administratë vetëm dy muaj përpara se Uillson të inaugurohej Presiden, kishte filluar bisedimet në Shën Peterburg me Carin rus për ndërtimin e përbashkët të kanalit ujor, që do të kalonte krejtësisht nëpër Luginën e Preshevës. Kështu që me datën 18 janar të vitit 1913 gazeta prestigjioze amerikane Nju Jork Tajms publikon raportin nga Vjena me titull "Kapitalistët amerikan dhe ata tusë kanë arritur marrëveshjen për ndërtimin e përbashkët të rrugës lundruese që do ta lidhte Danubin me Detin Egje" duke vazhduar citatin: të rejat e arritura nga këtu Shën Peterburgu tregojnë efektin pozitiv të bisedimeve ne mes kapitalistëve amerikan dhe atyre Rusë për fillimin e përbashkët të konstruktimit dhe ndërtimit të kanalit ujor që do të lidhë lumin Danub me detin Egje, kjo do të thotë një kanal ujor që do të lidhë lumin Morava dhe lumin Vardar deri te ujëndarësi i Preshevës ku do të shtrihej për në jug deri tek Vardari i epërm". (Projekti që dikur i ishte dorëzuar administratës së Presidentit Taft sot ruhet në arkivat e shtetit të Nju Xhersit, deri sa kopja e tij ekziston në arkivat private në Beograd, por pjesë të tij janë shkatërruar gjatë Luftës së Parë Botërore nga Qeveria Serbe e asaj kohe). Kështu që prej këtij momenti edhe fillon bërthama e parë e një aleance shqiptaro amerikane, që zyrtarisht do të funksionalizohej pasi që Udrou Uillson do të zgjedhej president, me 4 mars të vitit 1913. Ishin faktet precize të ofruara gjatë projektimit të kanalit ujor Danub-Deti Egje, më saktë ishin shqiptarët e Luginës së Preshevës që i kishin takuar inxhinierët amerikanë, ata që kishin bërë njohjen e parë mes popullit mik amerikan dhe atij shqiptar. Sepse kanali që ata kishin ardhur që ta projektonin kërkonte fakte precize nga terreni ku ai do të kalonte. Pra fakte nga Presheva apo lugina e Preshevës vendi ku duhej kryer punimet.

popullit shqiptar, ku mësoj Ai se duhet mbrojtur Shqipëria si faza e parë e konsolidimit të politikës amerikane në Ballkan. Edhe pse të panjohura për shumicën shqiptare, historia na kthen disa vite me herët, kohën kur Udrou Uillson ishte guvernator i shtetit të Nju Xhersit. 27 shkurti i vitit 1911 ishte një ditë e rëndësishme për Uillsonin dhe Nju Xhersin kur po finalizoheshin përpjekjet e gjata të ndërtimit të Kanalit ujor të Morrisit që do të lidhet më vonë me Nju Jorkun dhe Atlantikun. Atëherë guvernatori i ri Udrou Uillson së bashku me gjeneralin Edmund Uillson dhe gjykatësin shtetëror Benet Van Syckel ishin zgjedhur në krye të komisionit të Asociacionit të Inxhinierisë Civile të Nju Xhersit që do të monitoronin projektin gjigant inxhinierik. Rezultatet e komisionit të udhëhequra nga guvernatori Uillson u publikuan në vitin 1913. Kishin të bënin me mapat e projektit, fotografimet e terrenit, mjetet financiare dhe pikat tjera të rëndësishme të projektit. Tek tavolina e guvernatorit dhe kryetarit të komisionit të Asociacionit të Inxhinierisë Civile të Nju Xhersit Udrou Uillson në vitin 1913 nuk po qëndronte vetëm projekti kapital i Kanalit të Morrisit, por ishte edhe projekti tjetër me vlera të shumëfishta. "Linja e gravitetit e ekonomisë evropiane në relacion me kanalin e Suezit" ishte titulluar atëherë nga inxhinierët e Uillsonit ky projekt. I cili po tentonte të shënonte lidhjen magjike mes Danubit dhe Egjeut apo mes Evropës dhe Azisë. Ishin vitet e gjata bisedimesh, demonstrim force dhe aktivitete të gjithanshme diplomatike atëherë mes katër superfuqive botërore Francës, Anglisë, SHBA-së dhe Rusisë që gjithsecila po tentonte të vendoste monopolin e saj në këtë projekt gjigant inxhinierik , bisedime që po rrezikonin të degjeneronin në një konfrontim të hapur ushtarak. Në tendencë për të ruajtur influencën e saj në zonat e trafikut ballkanik, Franca krijoi aleancën e saj të parë atëherë me qeverinë serbe të udhëhequr nga Obrenoviqi, e që kishte si

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

42

NGA PROF. FLORESHA DADO

R

reth 42 vjet më parë, kur njoha në auditor Prof.Rizën, më kish rënë në sy diçka e veçantë në personalitetin e tij, që nuk mund të harrohej edhe gjatë kalimit të viteve. Lidhjet me këtë profesor qenë të shkurtra. Shumë vite kaluan dhe nuk arrita të kuptoj atë që për mua kish qenë një lloj misteri. Kjo për dy arsye: emri, prania e tij si gjuhëtar, gjatë viteve që pasuan rrodhi zbehtë, ai nuk ishte (për arsye jashtëvetjake) i pranishëm në mjediset shkencore. Nga ana tjetër, përqendrimi im në fushën e shkencës së letërsisë, aq më tepër më largoi. S.Riza mbeti si në mjegull, në kohën që shumë personalitete gjuhëtarësh ishin pjesë dhe modele në karrierën shkencore. Sot mund të them, gjeta shkaqet e kureshtjes që kishte mbetur brenda meje, e strukur dhe e harruar. Kush ishte Selman Riza? Si gjuhëtar kolegët e kanë njohur në thellësi veprën dhe kontributet e tij, por unë zbulova se ai ishte diçka më tej se gjuhëtar. Kompleksiteti i mënyrës së tij të komunikimit në auditor, pikëpyetjet që linte para vështrimeve tona kurioze, ishin shumë të veçanta, befasuese, të pazakonta. Mbas kaq vitesh kuptimi i tyre del i fshehur në shënimet, në fletoret e tij vetjake, në intimitetin e tij intelektual. Libri "Mendime të shkëputur të një vazhde së vetme", i botuar sivjet nga shtëpia botuese 'Dukagjini', Pejë, zbuloi para meje misterin, botëkuptimin kompleks të këtij personaliteti. Kjo përmbledhje voluminoze shpalosi thelbin e asaj që mishërohej në qenien dhe mënyrën e komunikimit të gjithanshëm të S.Rizës. Libri, përmbledhje e 13 fletoreve me 7541 sentenca, shumica origjinale, me gjykime universale apo mbi realitetin shqiptar, apo dhe të jetës personale…… Jo thjesht befason, por kthjellon vetëdijen për të qenë më të thellë dhe më të durueshëm në njohjen dhe vlerësimin e personaliteteve të shkencës sonë, të cilësdo fushe qofshin ata, që ikin dhe nuk kthehen më. Natyrshëm, kur lexon këtë përmbledhje, gati sfilitëse në madhësinë dhe larushinë e përmbajtjes së saj, lind pyetja: Ç'e lidhte këtë gjuhëtar të spikatur me filozofinë, me problemet etike-morale, me problemet e qenies dhe ekzistencës, me shkencat ekzakte, me artin e letërsinë, me publicistikën e kohës kur jetoi…? Dimensioni i vërtetë i një intelektuali, që nuk mbetet "rob" (në kuptimin pozitiv) i profesionit të vet, por që brenda vetes ka përjetime të ndershme njerëzore, që vëzhgon, arsyeton, revoltohet, që hyn në marrëdhënie logjike me atë çka e rrethon! Kjo është pasqyra që përcjell kjo përmbledhje sentencash filozofike, tezash shkencore, arsyetimesh të karakterit etik e moral, pohimesh të mençurisë popullore, etj. Kjo pasqyrë shfaq dy ndjeshmëri: atë të gjuhëtarit, por edhe të mendimtarit, shqetësimet e të cilit i kapërcejnë përjetimet e njeriut të zakonshëm. Pra, kërkues i gjuhës shqipe, por edhe i logjikës së kuptimit të realitetit të kohës. Në interpretimin që i bën akademik R.Ismajli veprës së Rizës dhe në vetë brendinë e kësaj vepre madhore, njohim synimin e këtij gjuhëtari të shquar për ndërtimin e Intelektologjistikës dhe Komunikativistikës; kjo e fundit ka hyrë tashmë me karakterizimin si shkencë e komu-

SELMAN RIZA, GJUHËTARI NË PASIONIN E SHKENCAVE FILOZOFIKE
tenca 6916). Apo zhbirues i karakterit njerëzor?: "Në don të mos kryesh asnjë punë të vetme në mbarë jetën tënde, bëje zakon të ndalesh në mes të udhës" (sentence 363). "Deri më pak i zhvilluari njeri është jo një, por disa vehtje" (sentence 1679). Apo teoricien polemizues i koncepteve të ndryshme mbi teorinë shënjuese dhe pohimeve që e konceptojnë "shenjin si diçka, përkapja e së cilës shkakton ripranishëmimin e një diçkaje krejt së tjetërllojshme" (sentence 896). Një sintaksolog kritik ndaj shkrimeve e pohimeve të botuara të kohës? Apo realist ironik ndaj citimeve të marra nga shtypi i kohës: "Socializmi çliron plotësisht vullnetin e individit" (sentenca 925). Apo teoricien i shkencave historike?: "Parkushtin e çdo shkence historike e kushteton përshkruesja përkatëse" (sentenca 62). Kritik ndaj deformimeve në pohimet për autorë të vjetër të letërsisë shqipe, apo dhe dukuri të tjera? Apo historian dhe interpretues i letërsisë, referues i pikëpamjeve të filozofëve mbi thelbin e artit realist dhe realizmit socialist?: "Në art i ashtuquajturi 'realizëm kritik', në fakt është 'tematizimi antiborgjez', sikundërqë jo më pak i ashtuquajturi 'realizëm socialist', barabar faktikisht është 'tematizimi prosocialist'. Tani për këdo, a nuk është e qartë se temat e trajtuara nga shkencëtari dhe arttari, larg së qeni edhe pjesë tërësuese të proceseve të gjurmimit shkencor dhe konkretizimit artistik, përkundrazi janë vetëm objekte apo (për ta thënë ende më troç), vetëm lëndë të para të tyre, e si të tilla, përsosurisht jashtëshkencore dhe jashtëartistike". Krahas gjuhësisë, edhe shkenca e letërsisë, si dije filologjike që kanë për objekt fjalën, shfaqen qartësisht të diferencueshme në arsyetimet teorike të këtij filologu të shquar. Edhe si teoricien i kritikës letrare, ai e sheh rolin e kritikut si bashkautor me shkrimtarin (sentenca 3608). Njohës i shkëlqyer i letërsisë, ai shfaqet si citues jo i rastësishëm i vargjeve të Nolit: "I vogli e shtrin viganin/ dhe i shtypuri tiranin!", por dhe poetëve bashkëkohorë tek të cilët e tërheqin ide të brendshme të fuqishme, nga ato që nuk pohoheshin drejtpërdrejtë. Apo një folklorist sqimatar, që zgjedh, jo rastësisht, vargje popullore, fjalë të mençura thënë nga të moshuar, familjarë apo të njohur…? Për mendimin tim, thelbësore në njohjen e kësaj trashëgimie kaq të pasur, është të kuptohet se ç'e shtyu atë të kapërcente, në mënyrë të heshtur, në fletoret e botës së përjetimeve vetjake, kufijtë e një gjuhëtari? Pse një gjuhëtar i përmasave te S.Rizës shfaqet edhe si filozof? Pse shumë fraza për moralin njerëzor? Sepse, jo vetëm në sentencat origjinale, por edhe në zgjedhjet e tjera ai zbulon diçka nga vetja… I zhytur në gjykime të thelluara mbi jetën, në dijet njerëzore, konceptet filozofike të Rizës reflektojnë filozofinë platoniane, sipas së cilës çdo pjesë e shpirtit njerëzor plotëson funksionin e vet dhe kështu realizohen virtyti i maturisë, i kurajës, i urtësisë dhe i drejtësisë. Ndërsa, duke na rikujtuar filozofinë aristoteliane, gjuhëtari reflekton, në gjithë strukturën e kësaj vepre, dy boshte themelore: boshtin e virtytit intelektual dhe atë të virtytit moral. Ose, sipas ekzistencializmit modern, në vetëdijen e tij ai e realizon filozofinë si një kërkim moral dhe si zhvillim të dijes racionale. Kjo është arsyeja që në rreth 7400 shënime të veprës: "Mendime të shkëputur të një vazhde së vetme", ai afirmon, si tipar të shkencës, reflektimin e përvojës reale dhe të shpirti të tij. Çfarë reflekton sistemi i tij i të menduarit lidhur me rolin përcaktues të moralitetit mbi etikën? Jo rastësisht ato konkretizohen në raportin midis së drejtës dhe së mirës. Ndonëse ndonjëherë është menduar se etika dhe morali janë e njëjta gjë, në sistemin e të menduarit të S.Rizës ato janë në raport sa të dallueshëm, aq edhe pjesë përbërëse reciproke. Si shpjegohet përpjekja e tij për të lidhur gramatikën, madje dhe fusha të tjera të krijimtarisë, me Logjikën dhe Moralin? Thjesht, sepse ishte gjuhëtar i munduar nga qëndrimet politike të kohës, apo se thelbi prej shkencëtari të vërtetë, që ka veç aftësisë vëzhguese, edhe zotësinë e analizës e sintezës, e drejtojnë drejt së vërtetës dhe moralit njerëzor? S.Riza e quajti veprën "filozofike-linguistike dhe njohëse". Por, ngrehina "Mendime të shkëputur të një vazhde së vetme", është jo thjesht krestomaci pohimesh e mbresash personale, citimesh e referimesh nga gjithë sferat e dijes, por mbi të gjitha refleks i personalitetit shkencor të një prerjeje të veçantë. Shkruan e citon, krahas burimeve shqip, edhe nga frëngjishtja, gjermanishtja, anglishtja, italishtja, rusishtja, serbokroatishtja, latinishtja e greqishtja. Përballja me kulturën komplekse të këtij filologu shfaqet si një vlerë, që gati të huton! Kur shkencëtari Riza shkruante se, punimet e tij mbi albanistikën "i përshkon fort preokupimi im për të trajtuar lëndët e saj nga pozitat pikërisht të metodologjisë dhe gnoseologjisë vetjake", në mënyrë teorike ai kishte afirmuar se vlera e kontributit shkencor të çdo gjuhëtari, vjen kur ai vë në lëvizje mendimin si praktikë studimore, por dhe si përvojë personale. Sipas meje, e veçanta e tij dëshmon jo thjesht një gjuhëtar, që midis gjuhëtarëve të tjerë të shquar dallon për pikëqasjet e veta. Pikërisht ky origjinalitet thekson edhe vlerat e të tjerëve, me të veçantat e tyre, që i dallojnë nga njeri-tjetri. Një plejadë gjuhëtarësh të shquar në shkencën e gjuhësisë ekziston, sepse në individualitetet e tyre realizohen të shquarit, sepse sa janë bashkuar në problematika, në zgjidhje të caktuara, aq janë të veçantë në vlerat dhe kontributet vetjake. Selman Riza është njeri prej të Shquarve!

nikimit, e zhvilluar veçanërisht në degën e gazetarisë. Ky synim zbulon jo thjesht përmasat përtej gjuhësore të S.Rizë, por na qas në një dimension të veçantë. Në parathënien e këtij libri mësojmë se ishte synuar që titulli i veprës të ishte: "Nga Logjika e Linguistika në 'Intelektologjinë' e 'Komunikativistikën'". Ishte përpjekje e heshtur (?) për krijimin e dy disiplinave shkencore, brenda mureve të përcaktuara nga shkenca gjuhësore shqiptare e kohës? Në shënimet e tij ai kish shkruar: "Shtatë stadet transkreativë" të ekzistencës kozmike në harkun e saj tokësor (hilo-, bio-, psiko-, intelektologjikja, komunikativiostikja, moralo-etikja dhe prosopologjikja), ja njëherazi edhe "Shtatë kategoritë supreme të Koncepteve njerëzore". Ndijimet, Përkapjet, Ripranishmimet, Ideimet -Ëndërrimet" (sentenca 6905). Edhe sikur të mos ndodheshim para një mali me sentenca e mendime personale të këtij gjuhëtari, vlera e pavlerësuar, do të ishte qoftë edhe vetëm ky synim shkencor. Mendja e tij përmbante, në strukturat e brendshme të saj, një ngrehinë komplekse, ku pikëvështrimet, arsyetimet, vëzhgimet jo të zakonshme, por të natyrës filozofike, të shkencave ekzakte e humane, të logjikës dhe arsyes njerëzore, të personalitetit dhe moralit, vërshojnë për ta bërë, madje ndonjëherë edhe të vështirë leximin dhe perceptimin e tyre. Do të ishte një vlerësim i cekët nëse befasinë e kësaj trashëgimie voluminoze do ta shihnim thjesht me fushën e gjerë të interesimeve të gjuhë-

tarit S.Riza. Pohimet, sentencat e thukëta origjinale, që përbëjnë pjesën dërrmuese të tërësisë së nxjerrë nga 7541 thënie na nxjerrin pyetjen: kemi të bëjmë vetëm me një gjuhëtar? Apo filozof: "Në daç të më njohish deri në palcë, mos më pyet: me se merrem unë vetë? Pyetmë: me se merret përfytyrata ime? (sentenca 338). Apo teoricien të arsyes?: "Dymendshmëria deri në situatat jo të dyshimta dëshmon për dobësi karakteri a plogështi mendore më fort se sa për frymë filozofike" (sentenca 1682). Apo teoricien të moralit?: "Shpirtrat e shitur pushojnë së qeni shpirtra. Pra, mos blini shpirtra!"(sentenca 180). "Personalitetin e njerëzve e përcakton materiali i tyre shpirtëror, e jo kullandrisja e tij mendore" (sentenca 982). Apo shkencëtar të humaniteteve, kur përcakton tre stigmatet e burokratëve të çdo epoke historike dhe rendi shoqëror, ose kur pohon: "Realja dhe idealja janë jo vetëm bashkekzistuese me njëra-tjetrën, por dhe bashkëmoshatare midis tyre; sepse demarkimi shqisoro-mendor i kësaj apo asaj realeje nga realet e tjera të së njëjtës materiale është i pamundshëm, në mos bashkëshoqërim me demarkimin e ideales përkatëse nga idealet e tjera të së njëjtës spirituale" (sentenca 2964). Apo psikolog?: "Fjalët që ti, me dorën tënde, ke shkruar gabim në një copë kartë, shlyeji po ti me dorën tënde sa të duash: mbresat e tyre në trurin tënd kanë për t'u vetëshlyer vetëm atëherë kur t'u teket atyre. Ruhu, pra, së shkruari të përtushlyera" (sen-

GËZUAR VITIN E RI 2010!
NGA KASTRIOT DERVISHI

LONDON JANUARY 2010

43

D

y regjime kundër intelektualit të shquar Selman Riza (19091988). I përndjekur gati njësoj si nga serbët në Jugosllavi, ashtu edhe nga pushtetarët komunistë në Shqipëri. Figurë e papërsëritshme, studiues i palodhur, ndër të paktët e atij niveli për të cilët ky vend ka pasur aq nevojë, por që për rrethana të ndryshme nuk ka ditur kurrë t’i mbajë siç ato e meritonin. Si shumë intelektualë të tjerë shqiptarë, regjimi i Enver Hoxhës ia dorëzoi jugosllavëve, të cilët e dorëzuan këtu „një dorë njeri“, pa menduar se ai njeri i mrekullueshëm do të mund të jetonte. Kur ai dorëzohet nga jugosllavët, ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu i dërgon një raport të përgjithshëm Enver Hoxhës. Parë në pikëpamjen e interesit të ndaj çdo materiali historik, botojmë sot, pikërisht raportin në fjalë, për të dhënë në një aspekt tjetër si trajtoheshin të tilla problematike në udhëheqjen e lartë komuniste të Shqipërisë

PROFESOR SELMAN RIZA SHKENCËTARI I PERSEKUTUAR NGA DY SHTETE
studim të tij se Riza do të vdiste aty, po të mos ishte sëmurur nga skorbuti dhe, pothuajse pa shpresa, kockë e lëkurë e nxorën nga burgu për ta internuar në Sarajevë. Por Selman Riza mbijetoi. Kur në dhjetor të vitit 1955 jugosllavët i kërkuan të bënte shtetësinë jugosllave, por ai nuk pranoi, duke këmbëngulur të kthehej në Shqipëri, ku kishte familjen, të cilën komunistët e kishin përndjekur nga Tirana dhe e kishin internuar në Sukth. Duke qenë punonjës shkencor në Institutin e Historisë e Gjuhësisë, Selman Riza shkroi punimet më të rëndësishme, që u përmblodhën nga studiuesit kosovarë në botimin „Studime albanistike I“ në Prishtinë, 1979 si dhe dy volumet e para të veprës së plotë të tij. Punimet e S. Rizës si „Nyjet e shqipes“, „Pronorët e shqipes“ etj., ishin të papërsëritshme, Por jo pak u luftua ai edhe në Institutin i Gjuhës në Tiranë jo vetëm nga mbështetësit e bindur të regjimit por edhe të paaftët e atij regjimi që nuk ishin të paktë në numër. Selman Riza u internua në Berat, duke u mënjanuar nga jeta shkencore, duke përfunduar në muzeun e Beratit, i survejuar dhe i ndjekur nga Sigurimi i Shtetit. Asgjë nuk lejua të botohej. Në vitet e fundit të jetës së tij, profesor Rizën e mundoi sëmundja e rëndë. ...

13 vjeç në Shqipëri
Qysh në moshën 13 vjeçare në vitin 1922 Selman Riza kapërceu kufirin shqiptaro-jugosllav dhe brenda 6 vjetësh mbaroi shumë mirë 9 klasat e Liceut të Korçës. Jo vetëm kaq por brenda 3 vjetësh kreu në Francë përnjëherësh fakultetet e Letërsisë dhe të Drejtësisë.

Profesor në Korçë
Si profesor bashkë me kolegë të tjerë të tij ai priti me urrejtje pushtimin fashist të Shqipërisë dhe duke organizuar me ta protesta e demonstrata me studentët. Për këtë shkak atë e internuan në Ventotene të Italisë.

Duke zbuluar bustin e prof. Selman Riza ne Gjakove
shqiptar. Madje ai përgatiti për botim një punim prej 2 mijë faqesh me titullin „dokumentar i kundërtezës Shqiptare“, për të rrëzuar tezën serbomadhe rreth mëtimeve nacionale në Kosovë. Në Tiranë do të botohej vepra e tij „Tri monografina albanologjike“. Në çështjen e Dhimitër Fallos Emri i Selman Rizës do të përmendej edhe në të ashtuquajturën „çështje të Dhimitër Fallos“, e ndodhu më 31 korrik 1944, kur forcat komuniste vranë veprimtarin ballist Dhimitër Fallo i cili me një letër të Mit’hat Frashëri ishte nisur për në Greqi për të arritur marrëveshje me forcat antikomuniste greke (AQSH, F.559, V.1939 – 1942, D.12, fleta 235). Sipas letrës, Fallos do t’i bashkohej Koço Tasi në emër të Ballit Kombëtar, Xhavit Leskoviku në emër të qeverisë, Kostaq Kotta në emër të zogistëve dhe Selman Riza në emër të Kosovës. Mit’hat Frashëri shkruan se autorizohej Fallo të nënshkruante në emër të forcës së tij politike ku do të vendosej çështja federative pas lufte, njohja e sovranitetit të të dy palëve sipas kufirit të 1939-s, aleancë mbrojtëse, traktate të ngushta ekonomike, përpjekje për lidhjen e një aleance greko – turko – shqiptare, në të cilën rolin drejtues të komandës ushtarake do ta kishin grekët. Po ashtu në konferencën e paqes të dy palët do të përkrahnin njeri – tjetrin, ndërsa Greqia do të mbështeste rivendikimet shqiptare ndaj Dibrës e Kosovës përballë rrezikut sllav dhe se kjo do të ishte një mjet afrimi dhe jo largimi midis të dy vendeve (AQSH, F.35, V.1944, D.8, fleta 2 – 3)

Përfaqësues i inteligjencës kosovare
Në vitet 1942-1943 veproi në Kosovë si përfaqësues i inteligjencies shqiptare në luftë kundër fashizmit dhe kundër rrezikut të rikthimit të pushtimit serb në Kosovë. Profesor Riza në dhjetor të vitit 1943 botoi një trakt me një përmbajtje programatike, në thelb të të cilit ishte lufta për bashkimin e shqiptarëve të Kosovës e të viseve të tjerë nën Jugosllavi me popullin e me shtetin

Tiranë – Beograd në një vijë Përndjekje e dyfishtë
Për t’i shpëtuar ndjekjes serbe në Kosovë, profesor Riza u kthye në Tiranë, ku banoi në shtëpinë e Safet Butkës. Por e arrestuan dhe ia dorëzuan jugosllavëve. Në janar të vitit 1948 komunistët e Shqipërisë ia dorëzuan përsëri S. Rizën Jugosllavisë. Ai u burgos në Prishtinë deri më 1951. Studiuesi Uran Butka shkruan në një

Welcome to Albaniancontacts.com
Britain's first Guide to Albanian Businesses and Services Do not miss out... When you advertise your business or service with albaniancontacts.com you can guarantee value for money. We offer you great customer service and are looking forward to talking to you about advertising your business. Please feel free to contact us using the details below: Albaniancontacts The Albanian Newspaper 122 White Hart Lane London N17 8HP www.thealbanian.co.uk Tel/fax:02082169527 [email protected]

Albanian Yellow Pages in the UK 2010

GËZUAR VITIN E RI 2010! Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj

LONDON JANUARY 2010

44

P

rej kohësh, ndoshta që kur isha i vogël dhe sprovoja të imitoja disa nga këngëtarët e lahutarët e krahinës sonë të Malësisë së Madhe, më kanë mbetur në mendje jo vetëm qindra e mijëra vargje të këngëve të Mujit e të Halilit, të Plakut Qefanak e të Zukut Bajraktar, po edhe përshtypja e madhe që kishin në mbarë njerëzit këngët dhe vargjet e kreshnikëve. Mbaj mend se, jo vetëm burrat ishin të dhënë pas eposit dhe prisnin me shumë gëzim rastet e festave e të tubimeve të mëdha popullore për të dëgjuar këngët e moçme në interpretimin mjeshtëror të lahutarëve vendas apo të atyre që vinin nga Shala e që ia thoshin më shumë se kushdo tjetër si lahutës ashtu edhe fjalëve të eposit, po edhe gratë, sidomos ato të moshuarat. Tashmë jam i bindur se edhe gjuha e epikës heroike shqiptare duhet kundruar, studiuar e vlerësuar jo vetëm si një pjesë e shprehjes dhe e formësimit artistik të eposit, por edhe si mishërim i dashurisë së shqiptarit për të bukurën, për vlerat e vërteta artistike dhe për marrëdhëniet e ndërsjella të gjuhës me kulturën në planin kombëtar shqiptar, po edhe më gjerë, duke përfshirë edhe shkëmbimet kulturore e huazimet gjuhësore e artistike të natyrshme e të pamungueshme, në një trevë aq të shkëmbyeshme e të gjallë si ajo ballkanike. Natyrisht, duke qenë se çështjet që i përkasin gjuhës së epikës heroike shqiptare janë të ndërlidhura me një qerthull problemesh të karakterit letraro-artistik, po edhe mirëfilli historiko-shoqëror, gjeografikoekonomik e kulturor, nuk mund të mëtojmë të ndalemi në gjithçka që nden një kundrim i plotë, çka do të kërkonte një disertacion të tërë; prandaj do të përqendrohemi në disa nga pikat më interesante e pikërisht:

EPIKA SHQIPTARE SI PËRMENDORE MADHËSHTORE E KULTURËS GJUHËSORE
Gjuha e epikës heroike shqiptare, ashtu si përgjithësisht krijimtaria gojore poetike e Veriut, përbën një trashëgimi të vyer po edhe të pastudiuar sa e si duhet nga gjuhësia dhe folkloristika shqiptare.
sore dhe lidhjet ndërmjet tyre. Çështje të antroponimisë së eposit. Roli edukativ i eposit dhe vlerat e tij si model i ligjërimit po edhe i sjelljes (komportimit) burrërore. "Auditori" i eposit dhe proceset e evoluimit të formave të shprehjes së tij. Disa vlerësime e arritje tonat rreth gjuhës së eposit si përmendore madhështore e kulturës së gjuhës. Rreth "niç-it" epik si tregues i plotvlershëm i pushtetit dhe i peshës shumë të madhe shpirtërore të eposit të kreshnikëve në zemrën e malësorëve dhe, së andejmi, edhe në figurshmërinë dhe bukurinë e gjuhës së tyre. Natyrisht, për të mos përsëritur gjërat tashmë të ditura nga sa është shkruar në botimet më të reja, në rreshtat që ndjekin, do të përqendrohemi vetëm në çështjet më kryesore e duke bërë një farë zgjedhjeje: d.m.th., duke parapëlqyer ato që mbeten për t'u thelluar apo edhe të diskutueshme. 1. Epika popullore është një gjini e poezisë popullore që ka si veçori rrëfimin dhe që përmbledh: epikën legjendare dhe epikën historike. Në epikën legjendare përfshihen këngë që bëjnë fjalë për bëma, rite, doke e marrëdhënie shoqërore të hershme; aty zenë vend të gjerë trimëritë dhe bëmat zullumqare të kreshnikëve, si Muji e Halili, Gjergj Elez Alija, Omeri i Mujit, Plaku Qefanak, etj. Këto këngë shquhen për një stilizim të gjerë epik, për realizimin e tyre sipas modeleve artistike të moçme dhe me një pleksje të mahnitshme të reales dhe të joreales, të fakteve dhe të imagjinatës. Këngët e kreshnikëve, pa dyshim, përfaqësojnë pjesën më të bukur dhe më interesante të poezi-së popullore shqiptare. Si të tilla, ato kanë tërhequr prej kohësh edhe interesimin e studiuesve të huaj: të folkloristëve po edhe të gjuhëtarëve. Përmendim, ndër të tjerë, albanologun e shquar aust-riak Maksimilian Lamberc, i cili në studimin e tij shumë interesant "Epika popullore e shqiptarëve", (1958) ka dhënë, për herë të parë, disa vlerësime dhe mendime shumë të vlefshme rreth madhështisë dhe bukurisë së eposit shqiptar, si dhe bëri (me aq sa mund të bëhej në atë kohë) të parën sprovë për një studim e vlerësim kompleks të eposit shqiptar duke përfillur gjerë edhe vlerat e tiparet gjuhësore të kësaj gjinie epike. Këngët e kreshnikëve janë krijimet më të gjata të poezisë popullore shqiptare. Ato mund të arrijnë deri në disa qindra vargje, kryesisht dhjetërrokëshe, po edhe me përmasa të tjera. Vargjet janë të bardha, por me kadenca ritmike e aliteracione të zhdërvjellëta, që pasqyrojnë edhe natyrën fonike të gjuhës shqipe, posaçërisht të dialektit të gegërishtes veriperëndimore. Në mënyrë të veçantë aty janë me interes dy faktorë: a) gjatësia e zanoreve të theksuara, ndonjëherë edhe e të patheksuarave, si një tipar fonologjik vetëm i gegërishtes dhe i ndonjë së folmeje skajore a anësore të toskërishtes (si labërishtja dhe ndonjë nga të folmet e diasporës arbëreshe të Italisë e të Greqisë); b) zgjatimi i zanoreve për arsye stili, bashkë me disa ndërrime e kalime fonetike në gjuhën e këngëve, që kryhen thjesht për arsye muzikaliteti e kumbueshmërie më të lartë. Për këto kemi shkruar, së pari, në artikullin tonë "Rreth disa veçorive të gjuhës së këngëve popullore", porse, edhe para nesh, problemin e kishin prekur Eqrem Çabej në studimin "Për gjenezën e literaturës shqipe" (1939) e sidomos M. Lamberci në studimin që cituam më lart. Për këngët popullore të Shqipërisë së Jugut, një përpjekje të parë ka bërë edhe V. Fidleri në artikullin"Disa çështje të metrikës së këngëve popullore çame"(1965). Tashti së fundi, në librin"Dialektologjia", në pjesën e parë hyrëse, kemi shtuar edhe një syth të gjerë kushtuar marrëdhënieve të dialektologjisë me folklorin dhe etnografinë, ku, për herë të parë, kemi trajtuar disa nga çështjet më kryesore rreth vlerave të folklorit për studimet dialektologjike dhe përgjithësisht gjuhësore. Më gjerë, disa aspekte të gjuhës së eposit të kreshnikëve janë trajtuar në Simpoziumin e vitit 1983 në Tiranë, ku pati edhe sprova interesante për disa aspekte të veçanta të gjuhës së eposit shqiptar, si për toponiminë dhe antroponiminë, për pasurinë dhe bukurinë e shprehjes etj. Një vëmendje të veçantë i ka kushtuar onomastikës së eposit shqiptar studiuesi kosovar Demush Shala, sidomos në studimin e tij me titull "Onomastika në këngët kreshnike shqiptare". 2 . Nga kërkimet e bëra deri më sot rezulton se këngët epike të ciklit të kreshnikëve i gjejmë në Shqipërinë Veriore, kryesisht në trevat mbi lumin Drin, në këtë shtrirje: Malësia e Madhe (Hot, Kelmend, Grudë, Triesh, Kastrat, Shkrel), Kraja, Rranxat e Mbishkodrës, Dukagjini, Postrripa, Shllaku, Nikaj-Mërturi, Malësia e Gjakovës (Krasniq, Gash, Bytyç, Berishë), Kosova. Kjo është vatra kryesore apo treva e mirëfilltë e ciklit të kreshnikëve, po përhapja e tij është edhe më e gjerë; ajo kalon edhe poshtë Drinit, si në Pukë, Kukës, Dibër e Mat, deri në disa fshatra të Shqipërisë së Mesme. 3. Karakteristikë themelore e eposit shqiptar është shoqërimi me lahutë, vegël që, sipas etnomuzikologëve shqiptarë e të huaj, është nga më të lashtat dhe "përfaqëson arkeotipin më të lashtë të veglave kordofone me hark të kontinentit evropian". Lahuta, në dialektin e Malësisë së Madhe, sidomos në anët perëndimore të tij, shqiptohet edhe lavd-a : mej ra lavds. Në anët verilindore shqiptohet lahut-a. Kjo vegël bashkë me këngët që shoqëron, ka luajtur rol të rëndësishëm etik, po edhe është kthyer në simbol etnik. Malësorët tanë e kanë vështruar lahutën si objekt kulti, prandaj edhe e kishte çdo shtëpi. Shtëpia pa lahutë quhej shpi e lânun "shtëpi e lënë". Mbi lahutë (kryesisht në kokë, po edhe në bishtin e saj) malësorët gdhendnin figura mitologjike që lidhen me besime popullore të ndryshme, si: gjarpër, kokë dhie, përkrenarja e Gjergj Kastriotit etj. Gdhendja e kokës së dhisë lidhet me besime të hershme popullore. Në këngët e kreshnikëve bëmat e heronjve kushtëzohen nga prania e figurave të besimit popullor, nga forca magjike e zanave dhe e orëve, të cilat i pajisin heronjtë me fuqi të mbinatyrshme. Në një nga këngët e kreshnikëve flitet për dhitë e egra të Zanave, që rrinë në Lugje të Verdha e i kanë brirët prej floriri; ato simbolizojnë fuqinë e zanave. Në ndonjë këngë këndohet për djalin gjarpër, kurse në shumë këngë gjarpri del nga gjoksi i kundërshtarëve të Mujit e të Halilit kur vriten, si p.sh. nga barku i Behurit, i Gjurit Harambash; nga barku i Bajlozit të Zi që vret Gjergj Elez Alija etj. Lahuta shqiptare, në dallim nga guslla e sllavëve, është vegël popullore masive e njerëzve të thjeshtë, e këngëtarëve joprofesionistë. Guslla është vegël profesioniste e këngëtarëve që paguhen për këtë mjeshtëri. Me lahutë shoqërohen këngët epike, midis të cilave shquhen ato të Mujit e të Halilit. Lahuta dhe kënga shkrihen në një të vetme. Nuk mbahet mend që në malësitë tona lahuta të jetë përdorur veçmas. Ajo vetëm shoqëron këngët duke spikatur dy momente: Hyrjen apo introduksionin e këngës, si dhe interludet midis rreshtave muzikorë. Kur shoqëron këngëtarin gjatë interpretimit të tij. Gjatë shoqërimit të këngës (fjalëve) lahuta ka një kufizim të ndjeshëm të funksioneve të saj, me që, në këtë rast, vëmendja përqendrohet kryesisht në një ligjërim sa më të bukur. 4. Eposi i kreshnikëve është një pasuri që duhet njohur e studiuar në shumë aspekte: në aspektin e përmbajtjes, në aspektin etnografik e etnologjik, në aspektin historik e gjeografik dhe, natyrisht, lidhur me të gjitha këto, në aspektin gjuhësor. Deri sot, këto aspekte nuk kanë qenë mjaft të njohura. Mendojmë se, për të arritur në rezultate të sigurta për gjuhën e eposit, duhet studiuar gjuha si pjesë e formës, si forma në lidhje me përmbajtjen. Kjo, pa dyshim, na shpie te thelbi i tyre, te tematika e eposit: te bëmat e kreshnikëve, në marrëdhëniet farefisnore e miqësore ndërmjet tyre. Përmbajtja e eposit ka ruajtur elemente të vjetra, por edhe është zhvilluar e është shtuar me mbishtresa të reja në rrjedhë të shekujve. Megjithatë, përmbajtja e tij na sjell elemente të rëndësishme nga thellësia e shekujve, dëshmi dukurish jetësore e marrëdhëniesh shoqërore të një të kaluare që shkon shumë larg në parahistori, deri në kohë të mjergullta e që nuk janë ndriçuar ende, por edhe që është e vështirë, në mos e pamundur, të kemi sot mbështetje nga dëshmi historike sepse dëshmi të tilla nuk ka. Personazhet kryesore të eposit shqiptar janë kreshnikët, ndërmjet të cilëve, si një bosht themelor, qëndrojnë dy vëllezërit e famshëm: Muji dhe Halili. Muji na del në këngë të ndryshme me mbiemra të ndryshëm: Gjeto Bashe Muji a Çeto Basho Muji, Bylykbashe Muji etj., kurse për Halilin ndeshim shpesh: Sokol Halili, Halil Bajraktari, Halil Ag Jutbinaetj. Në të vërtetë, ndjekja e personazheve na shpie në një lëm interesant të rrafshit gjuhësor e pikërisht në atë të onomastikës së eposit, në antroponiminë dhe toponiminë sa të larmishme aq edhe të pëlleshme për shpjegime e shqyrtime etnolinguistike e antropologjiko-kulturore me rëndësi për historinë e popullit shqiptar. Shtresëzimet, shndërrimet dhe risitë në onomastikën e eposit duhen parë të lidhura ngushtë e gjithnjë krahas me të gjitha përjetimet historiko-shoqërore e etno-kulturore të popullit shqiptar, lidhur edhe me pushtimin disashekullor të tij nga osmanët, po edhe me pretimet e trysninë asimiluese që i kanë drejtuar gjithnjë fqinjët sllavë, si "shpërblim" të dashamirësisë e të bujarisë tipike që shqiptari u ka nderë gjithnjë fqinjve të vet. Rreth Mujit e Halilit veprojnë edhe shumë kreshnikë të tjerë, të cilët quhen Agajt e Jutbinës. Në disa këngë thuhet se ata janë tridhjetë: le të kujtojmë, p.sh., vargun nistor të një kënge: "Tridhet agaj n kuven na jan mliell" (Tridhjetë agaj në kuvend na janë mbledhur). Agajt kanë shumica emra të zanafillës orientale, kryesisht turke: Deli Mehmet Aga, Bud Ali Tali (ose Bude Aline Tali), Tali prej Budinit, Basho Jona, Ago Imeri / Aga Ymeri, Ali Bajraktari, Zuku Bajraktar,

Ç'përfaqësojnë këngët e kreshnikëve në kuadrin e poezisë popullore shqiptare e përgjithësisht në kulturën e popullit shqiptar? Cila është treva e shtrirjes së eposit dhe ç'mund të thuhet për djepin e lashtë të tij? Marrëdhëniet e ndërsjella me eposin e vendeve fqinje, sidomos me eposin malazez, si pikëtakime e ndërndikime të natyrshme të kulturave të popujve fqinjë e që, ndonëse të ndryshëm për nga përkatësia etnike e lashtësia në viset e tyre të sotmet (shqiptarët, si vijues të pandërmjetshëm të ilirëve në trojet e veta ballkanike, kurse sllavët të ardhur shumë më vonë se ata në Ballkan, por gjithsesi në një fqinjësi tashmë më se një mijë e treqindvjeçare me iliroshqiptarët), që, sidoqoftë, duke bashkëjetuar pranë njëri-tjetrit, nuk mund edhe të mos ndikoheshin ndërsjelltazi, duke u përngjasuar deri edhe në tematikë e në emrat e heronjve kreshnikë, paçka se të dyja palët, në daç ajo malazeze, në daç pala shqiptare, e kanë bërë zakon të deklarohen kundër një përngjasimi të tillë dhe secila thotë se pala e vet është "burimore dhe më e lashtë" e se tjetra "ka vjedhur e kopjuar" prej saj. Kjo le të mbetet për t'u zhdavaritur më mirë e më hollë sidomos nga specialistët e folklorit. Lahuta dhe eposi si binjakë të një arti të hershëm e të një kulture të lashtë mbarëpopullore në Shqipërinë e Veriut. Tematika e eposit, personazhet krye-

GËZUAR VITIN E RI 2010!
Dizdar Osman Aga etj. Emra të tillë, siç ka vënë re studiuesi kosovar, i ndjeri Demush Shala, sjellin një ngjyresë të antroponimisë orientale e duhen vështruar si përpjekje e përhershme e këngëtarëve popullorë për t'i aktualizuar ngjarjet dhe fytyrat qendrore të tyre, në mënyrë që të ruajnë sa mirë interesin për vlerat që i nden (ofron) auditorit bashkëkohës, që kishte ndjerë tashmë peshën e trysninë myslimanizuese. Kjo dukuri përputhet edhe me procesin e gjerë të pagëzimit me emra myslimanë të fëmijëve shqiptarë, jo vetëm të besimit muhamedan, po, ndonjëherë edhe të elementit katolik shqiptar". Ndërkaq, është me interes të vihet në dukje se emrat e kreshnikëve shqiptarë bashkëjetojnë edhe me emra të krishterë, të plotë ose pjesërisht, si: Lule Grangu, Dedë Kahremani, Gjergj Elez Alija, Plaku Qefanak etj. Në epos ka edhe disa personazhe femra, sidomos: nëna e dy kryetrimave, motra ose gruaja e Mujit, që quhet Kune ose Hajkunë; ndonjëherë edhe Kuna e Bardhë a Hajkuna e Bardhë. Epiteti fiks "e bardhë" u vihet shpesh femrave të palës kundërshtare, që dashurohen e grabiten dendur nga kreshnikët, si Begzadja e Bardhë, Lajka e Bardhë etj. Në të vërtetë, epiteti "e bardhë" duhet të jetë një element i lashtë stilistik i shqiptarëve, përderisa na del dendur edhe në këngët epiko-lirike të diasporës arbëreshe: "Vashë moj e bardha vashë" thuhet në një këngë epike të arbëreshëve të Shën Kollit (San Nicolo dell' Alto) në Katanxaro. Disa prej personazheve femra, në eposin e kreshnikëve, na dalin me pseudonime, pra me emra meshkujsh e të veshur si të tillë, për të marrë pjesë në duele (zakonisht në vend të babait plak), si p.sh., Omeri i Ri, ose Çika e Plakut të Moçëm, Dule Jabanxhija si pseudonim i Fatimja e Bardhë etj. Mbase kemi të bëjmë me një erë të emancipimit evropian, që, siç dihet, na është shfaqur edhe në letërsinë artistike evropiane, në një kohë kur, deri atëherë, gruas ende nuk i lejoheshin disa veprimtari të burrave, përfshirë edhe botimin e librave, si në rastin e Aurore du Pin, që njihet kudo në botë vetëm me pseudonimin e një emri mashkull: George Sande. Por, ndoshta, qysh në ato periudha të mugëta, të ketë pasur raste edhe të "vajzave virgjina" që sakrifikonin jetën e kënaqësitë bashkëshortore për hir të detyrave si zot shtëpie, në mungesë të një mashkulli nga dera e vet që ta kryente atë funksion. Qendrat kryesore të kreshnikëve që përmenden në epos janë Jutbina dhe Klladusha, që mund të identifikoheshin me toponimet Utbina e Glladusha afër Banjallukës në Bosnje. Po edhe toponimia e eposit, ashtu si antroponimia, është e gjerë. Të dendura janë sidomos toponimet me togfjalësha: emër + përcaktor: Lugjet e Verdha, Gurrat e Bardha, Rra-pi i Jutbinës, Bjeshkët e Kuqe etj. 5. Këngët e kreshnikëve këndohen në tubime popu-llore me rëndësi, në das-ma, në oda të burrave, në mjediset familjare, festat kombëtare a fetare etj. Kur këndohen këngët e kreshnikëve auditori dë-gjon me nderim e vëme-ndje të madhe. Burrat e moçëm përhumben në kujtime e derdhin lotë. Eposi është, pra, një kri-jim hijerëndë e burrëror, që nuk i qas vulgarizmat dhe fjalët e pakrehura. Në mbarim të këngës, të gjithë dëgjuesit e prani-shëm e urojnë njëzëri këngëtarin

LONDON JANUARY 2010

45

sojmë këtu edhe një rrethanë tjetër: karakteri legjendar dhe i lashtë i bëmave të heronjve të epikës shqiptare si dhe paraqitja e hiperbolizuar e plot elemente të reja, të freskëta, me shenja e gjurmë leksikore të kohëve të reja. Kënga epike, duke kaluar nga një këngëtar në tjetrin si edhe, më për së forti, nga një brez këngëtarësh më i vjetër te një më i ri, ka pësuar vijimisht edhe përditësimin përkatës, duke u përtërirë në anë të ndryshme të shprehjes gjuhësore, të stilit etj. Si dëshmi të këtij përditësimi janë, ndër të tjera, shtresëzimet dhe bigëzimet leksikore e frazeologjike aq të shpesha në gjuhën e eposit, ku shohim se, në të njëjtën këngë, ka edhe fjalë vendore (lokale) të së folmes së ngushtë, edhe variante a leksema më të përhapura e që i përkasin një arealeje më të gjerë, deri edhe mbarëshqiptare. Kështu, në vargjet e eposit: "Paka n' andërr një tubë berresh, Tufa ishte treqind delesh" Aty ndeshim herë tufë delesh, herë tubë berresh: e para (dele) është një fjalë më e njohur, e përbashkët si fonetikisht, ashtu edhe nga ana semantike, kurse e dyta (tubë berresh) është e njohur në një areale më të ngushtë, kryesisht në trevat e gegërishtes veriore. Të njëjtën gjë kemi vënë re edhe në raste të tjera, si: "Notojnë kurmat fellë në det, Notojnë trupat nepër gjak". me fjalët: "Të lumtë goja!", "Të këndoftë zemra!", "Ia laç djalit!"etj. Gjithmonë ky epos është vlerësuar si një krijimtari me peshë ndikuese edukative. "Këngët e kreshnikëve e burrërojnë njeriun, e bëjnë trim, i shtien zemër të durojë plumbat, gjakun, luftat ku tresin mashkujt". Mund të themi se malësori shqiptar është ushqyer me këngët e kreshnikëve, jo vetëm nëpërmjet auditorit të tyre të mirëfilltë ku ato këndoheshin, po edhe nga përcjellja gojë më gojë, e nënave te fëmijët. Nënat malësore, edhe kur flasin për gjëra të zakonshme, e kanë për zakon të kthehen në tregimet legjendare nëpërmjet fjalive e thënieve të ndërkallura që fillojnë me të famshmin "niç" që sjell në bisedë pasazhet më të pikuara të eposit të kreshnikëve. Gjej rastin të përmend se, edhe nëna ime, Tereze Prekja, që vinte nga një derë e mirë e Kastratit e ishte mbesë nga Traboini, sa herë fliste me fqinjën e vet, Pret Dushen, edhe ajo bijë soji nga Vuksalekajt e Hotit, përdorte dendur fjali që fillonin me "Niç ka pa thanë" apo thjesht me "niç" dhe citonte thënie nga ato të këngëve kreshnike. Më vonë, pas studimeve të larta për gjuhëletërsi dhe, madje, pas disa vjet kërkimesh si dialektolog, duke u endur në Malësinë e Madhe e në Dukagjin, do ta ridëgjoja atë "niç" edhe në shumë raste e rrethana të tjera dhe do të bindesha katërcipërisht për rolin e madh ndikues apo, thënë ndryshe, për atë peshë të madhe shpirtërore dhe artistike që kanë pasur këngët e kreshnikëve në zemrën e malësorëve tanë. Ja përse Ndre Mjeda, një nga njohësit e vlerësuesit e mëdhenj të shpirtit malësor, në një nga vjershat e bukura të tij thotë: "Qe ndër djepa rrisin nanat e Hotit djelmëninë ushtore, e idhnim n'anmikun nepër gji u qesin". shumë studiues, shqiptarë e të huaj, kanë pohuar e mbështetur fuqimisht se eposi ynë "është një vepër me të vërtetë madhështore e krijuesve popullorë, që të mahnit e të lë pa gojë me bukurinë e vet". Si krijim artistik popullor, eposi ynë është një gjini e lashtë e që, me përmbajtjen e tij, na sjell jehonën e kohëve shumë të hershme. Por, njëkohësisht, ky epos është edhe një gjini që transmetohet brez pas brezi dhe, bash për këtë rrethanë, ai është i detyruar t'i përshtatet zhvillimit apo evoluimit të gjuhës në përputhje me kohën e me vendin që këndohen nga rapsodi. 6. Gjëja më e parë që i dallon këngët nga të folurit e zakonshëm është stili i tyre poetik. Ato, si lloje të poezisë gojore, karakterizohen nga zgjedhja e fjalëve, nga vendosja e tyre në përshtatje me kërkesat e ritmit, të rimës, të plotësimit të vargut etj. Për këtë arsye, në gjuhën e folur ka dallime nga një krahinë në tjetrën, si p.sh., dallohen mjaft qartë të folmet e anës veriperëndimore nga ato të anës verilindore, kurse në eposin e atyre anëve, vemë re se dallimet dialektore nuk janë aq të dukshme; kemi aty një formë gjuhësore më të rrafshuar, më të përpunuar, me mbizotërim të asaj që është e përbashkët dhe e përhapur gjithandej. Përmbajtja e epikës sonë heroike legjendare, veçanërisht "fara" apo bërthama e saj, s'ka dyshim që do të jetë e lashtë dhe mosha e saj matet jo me shekuj, por me mijëravjeçarë. Të së njëjtës moshë duket se janë edhe shumë nga fjalët e frazeolo-gjizmat që ndeshim në epos, si: shpata, heshta, kreshta, drumi, ashta, breshta, fiskaja, termalja, zanat, orët, të lumet, shtojzovallet etj. Natyrisht, nga ana fonetike, këto leksema, me kalimin e kohës, edhe janë lëmuar e rrafshuar në përputhje me evoluimin e përgjithshëm të dialektit verior. Na duket me rëndësi të thekNë këtë shembull, fjala kurm-i me kuptimin "trup" është një fjalë e vjetër, më arkaike, kurse trup-i del si konkurrente më e re, më e përbashkët, gjë që flet pikërisht për një përpunim a rrafshim të gjuhës apo për atë "koine mbidialektore" të gjuhës së eposit. Dyzimin si një shkallë të ndërmjetme drejt formave më të njësuara, më të përbashkëta e shohim edhe në pranëvënien (në të njëjtin varg) të shprehjeve frazeologjike apo lokucioneve dhe fjalëve të barazvlershme me to për nga kuptimi, si p.sh.: "Ka marrë brimën e po bërtet; M'asht dhanë ika e kam ikë; Kanë nisë kangën e p'e këndojnë". Nga studimet tona kemi arritur në përfundimin se në gjuhën e epikës, qoftë risitë (inovacionet), qoftë ruajtjet (konservacionet) janë të lidhura më tepër me brendinë, me stilin dhe me mëtimet artistike, gjë që shkakton lëvizje më të shumta në fushën e leksikut dhe të morfosintaksës. Sistemi fonetik, ndërkaq, mbetet i njëjtë me atë të gjuhës së folur të trevave përkatëse, për arsye se ai nuk mund të kryejë funksione artistike-stilistike si ato që përmbushen me anën e leksikut. Këngët e kreshnikëve na japin një pamje të gjerë të asaj mënyre të shprehjes gjuhësore popullore ku politesa dhe arroganca, miklimi dhe ironia, shpotia dhe sarkazma etj., paraqiten me mjete gjuhësore të qëlluara, të gjetura mirë e të bukura, me larmi e përpikmëri, që dëshmojnë për një shije të hollë artistike, po edhe për traditë të lashtë të shprehjes së përpunuar, të gjuhës si mjet arti. Nga ky këndvështrim, nuk e teprojmë kur themi se këngët e kreshnikëve janë përmendore madhështore e kulturës së gjuhës shqipe.

Kemi në këto vargje poetike një sintezë të atij realiteti që ndeshet kudo në Malësinë e Madhe edhe sot e gjithë ditën: nënat malësore e kanë pasur traditë që fjalët e bukura të këngëve epike t'ua mësojnë fëmijëve, sidomos djemve, t'ua ushqejnë ato në zemra së bashku me qumështin, bash ashtu siç e thoshte poeti ynë i shquar. Marrëdhëniet rapsod-auditor kanë qenë gjithnjë të gjalla dhe kanë përbërë një ecuri të pandërprerë në të gjitha mjediset malësore. Pa auditor nuk ka rapsod dhe çdo auditor i ri, natyrisht, i shtron rapsodit kërkesa të reja për formën gjuhësore. Me këtë lidhet edhe ajo njësi apo karakteristikë gjuhësore e eposit që është cilësuar si një "koine mbidialektore", për të cilën flet edhe studiuesja ruse A. Desnickaja. Eposi i kreshnikëve përbën një përmendore të mrekulluesh-me të kulturës së gjuhës, një trashëgimi të paçmueshme në të cilën mund të verifikohen dëshmi shumë interesante të proceseve historike e dialektologjike të shqipes. Në këtë kuadër të studimit të gjuhës së eposit bien në sy dy anë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën: nga njëra anë, tematika e pleksur me elemente mitologjike e brendiore të lashta, me mbeturi e tregues legjendarë e mendësi të shekujve të shkuar; nga ana tjetër, një gjuhë që kuptohet pa ndonjë vështirësi të veçantë nga brezat e rinj të kohës sonë, jo vetëm në Gegëri, po edhe më gjerë. Kjo dëshmon se gjuha e eposit ka pasur një përpunim të një shkalle të lartë, prandaj edhe është konsideruar me të drejtë si "përmendore e artë e gjuhës sonë poetike". Gjuhë të bukur, figura të hijshme e leksik të zgjedhur ka mbarë krijimtaria poetike e popullit tonë, por eposi i kreshnikëve "da në shenj" sepse ka një përpunim e gdhendje të posaçme. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

46

NGA DR. LUAN TOPÇIU

V

epra si origjina e autorit/Kadare me romanin “Darka e gabuar” dëshmon, përpos cilësish të tjera, të mirënjohura dhe të çmuara, për maturitet deri në përkorje të frazës, përlëmim të subjektit, për sqimë stilistike, për rimarrjen në mënyrë mjeshtërore muzikore të motiveve, për zhbirime të hetimeve psikologjike dhe cilësi të tjera që kanë të bëjnë me teknologjinë e shkrimit. Romani është një përpjekje për të rrokur në befasi vetveten, në hipostaza të panjohura, të harruara, të rizgjuara, të përndritura, të fshehura. “Darka e gabuar” bën objekt të trillit artistik, hyrjen e gjermanëve më 1943 në Gjirokastër, vendosjen e komunizmit, deri tek vdekja e Stalinit, më 1953. Romani vendos dy njerëz dhe dy kohë në pozicione të ndryshme: nga njëra anë doktor Gurameton dhe komandantin e divizionit gjerman, kolonelin Fritz von Schwabe, në anën tjetër, si dhe Shqipërinë e parë në tre hipostaza: otomane, gjermanike dhe atë komuniste. Ndërsa në “komplotin e bluzave të bardha”, të pasqyruar në roman, kashtosen legjendat, ngjarjet me të gjitha ngjyresat lokale. “Darka e gabuar” është e mbushur me dashuri, me ironi, me situata absurde, me komizëm tragjik, me detaje piktoreske, me çmenduri, me dhimbje e nostalgji për qytetin e lindjes dhe personazhet që e popullonin atë. Rrëfimtari, i identifikuar më së shumti me autorin, përzgjedh nga kujtesa e tij ngjarje, mbresa, kujtime të ringjallura nga fëmijëria, mite e legjenda, histori e personazhe reale, ndodhi dhe personazhe që janë prehur në kujtesën afektive të autorit. Në fakt Kadare nuk rrëfen, por përzgjedh me sqimën e pagabueshme detaje që e ndihmojnë në ndërtimin e veprës së tij. Romani dëshmon një dashuri që shkakton më shumë dhimbje, hidhërim, sepse në këtë tablo të qytetit je i detyruar të vizatosh dhe vetveten. Pasqyrimi i vetvetes është po aq i paevitueshëm dhe po aq i pamëshirshëm si pasqyrimi para pasqyrës. Kadare, si në poezinë moderne apo në gravurën japoneze, di të ruajë sensin e masës, të vendosë në marrëdhënie harmonike boshin dhe plotin, zbrazësinë dhe ngarkesën, fjalën dhe heshtjen. Sensi i masës, duket se është dhe tipari dallues i artistit të madh. Teksti i Kadaresë nuk është asnjëherë eksplicit, ndonëse gjuhësisht ndërtohet thjesht, hulumtimi dhe ngasja për të cikur, qoftë thellësisht, qoftë përkitas një temë a një ndodhi, një personazh, apo një detaj, rrit dhe gjeneron më shumë rrugë të interpretimit. Kadare në përçapjet për të sqaruar shton mjegullën, në momentet kur do të rrisë dozën e seriozitetit dhe toni bëhet më i rëndë, mund të zbulosh në tekst më shumë ironi dhe humor, kur sjell më shumë të dhëna dokumentare për të argumentuar një ide, ngjarja dhe personazhi mbulohet me më shumë mister dhe fshehtësirë. Në romanin “Darka e gabuar” Kadare ka përsosur rrëfimin jo në të mirë të sqarimit të situatës, jo në të mirë të sqarimeve dhe teksteve plotësuese, por rafinamenti i rrëfimit ka shtuar më shumë sugjerimin, rolin aktiv të lexuesit. Fjala është për endjen e tekstit, valorizimi i sintagmave që duken rastësore, rikthimi tek ato me elemente befasie dhe me një korrelacion

“DARKA E GABUAR” E KADARESË – NJË TOPOGRAFI SHPIRTËRORE
“Artisti është origjina e veprës. Vepra është origjina e artistit. Asnjë nga këta terma nuk jetojnë pa njëra-tjetrën” - Heidegger
herë me një ritëm anakronik, herë me përzgjatje kohore nga një periudhë në tjetrën, me pushimet dhe heshtjen e tij, me pezmin psikologjik që mbart, me muzikën e rëndë të ndërtimeve hijerënda e të gurta. Elementë kompozicionalë si : rivaliteti i dy doktorëve Garameto në qytet, Aeroporti i vjetër, personazhet e familjeve të mëdha në qytet, Guva e Shanashisë, shtëpia e Kadarenjve që shërbeu si spital, rruga e Varroshit, Vehip Qorri etj janë elementët që popullojnë peizazhin dramatik. “Kishte ditë që qyteti dukej se i afrohej zgripit, por shi në çastin e fundit, i shmangej”. Romani është një ironi për komunizmin, është një qëndrim i figurshëm i historisë së Shqipërisë nga Lufta e Dytë Botërore dhe deri në ditët e sotme, një paradigmë e patriotizmit, një përkufizim artistik i mitit, ëndrrës, kllapisë, realitetit historik, mitit që janë pjesë integrale e së gjithës. Lënda letrare, si pothuaj në gjithë veprën e tij, kashtoset, bëhet një. Kadare është mjeshtër i trajtimit të absurdit në letërsi, i minimizimit të rëndësisë së ngjarjeve “të mëdha” dhe i mëshimit të “ndodhive të vogla” nuancave, detajeve, zhbirimeve vertikale të qenies deri aty ku ai takohet me mitin, me misterin, me përsëritjen e ngjarjeve në histori, me takimin me të përjetshmen etj. Darka e gabuar do të kthehet dhe në nyjën qendrore të rrëfimit, e rrëfyer me luks detajesh, e ritreguar me pasion hetimi, duke u rimarrë si motiv e lajtmotiv, duke u tjerrë psikologjikisht pas vitesh, duke fituar gjithë vëmendjen dhe peshën e romanit. Darka e gabuar do të shndërrohet në darkën fatale, darkën e keqkuptimeve të mëdha që do t’i kushtonte doktorit Gurameto deri në jetën e tij. Është interesante dhe mënyra në të cilën, në nivel stilistik, shkrimtari transformon çdo hapësirë dhe personazh në një simbol: darka e gabuar/darka e fundit biblike, doktori, zonjat, darka, ftesa, vdekja, varri, guva e Shanishasë, Gjirokastra, Vehip Qorri, Ali Pashë Tepelena, motra e tij etj. Ironia tragjikomike/ Kadare ka manifestuar qysh në fillim të herës interesin dhe ka përdorur strategjinë e shkrimit ironik, manifestim i një forme guximi intelektual, kushtimisht nga talenti. Nota kritike e fiksionit të maskuar nga autori, përzierë me histori reale dhe me personazhe realë, në një roman siç është “Darka e gabuar”, emeton mesazhe për vështrimin e historisë, historinë e Gjirokastrës, historinë individuale të personazheve etj. Duke e lexuar me vëmendje, me aq vëmendje sa i qasshëm është ligjërimi, romani i përgjigjet formatit dhe përmasave moderne të ironisë tragjike. Në shqetësimet e Kadaresë, në gjithë veprën e tij, ai ka qenë njëherazi dhe për ironinë tragjike antike (analizuar nga Nietzsche). Duhet vënë në dukje dhe evolucionin e romaneve të Kadaresë dhe kalimet nga ironia tragjike në ironinë komike apo alternimi i të dyjave në hapësirat e të njëjtit tekst. Pra, nga e qara tek e qeshura, nga tonet sublime e heroike në tone humori absurd, duke njohur e përdorur mjeshtërisht faktin se letërsia përsërit historinë. Alternimi qarje-qeshje, konfirmon praninë e ironisë në gjithë historinë e botës. Ligjërimi ironik, i ndërtuar me natyrshmëri, është dashuria e madhe dhe prirja e gjithë letërsisë së Kadaresë deri më tash. Kujtimet, e pazakonshme të rrëfyera në të tashmen, duke filluar nga fëmijëria, duke vazhduar me rrëfimin e figurshëm të vetë historisë së Shqipërisë, duke kashtosur realen dhe të sajuarën letrare Kadare na krijon një skenë të pleksur me tragjedi të rënda që pllakosin fatin e një kombi, me zhdukjen e elitave perëndimore të vendit dhe vendosja e komunizmit, figura e Stalinit, vdekja dhe zhdukja e zonjave nga qyteti bashkë me kohën e tyre, ardhja e komunizmit është vizatuar me tragjikomizëm. Tragji-komizëm tregon dhe me zhdukja e qytetërimit Perëndimor, krijimi i një kohe të re, i një njeriu të ri, i një pështjellimi shoqëror të pashoq që do të vijonte me krime të rënda të shqiptarëve kundra shqiptarëve në emër të një ideologjie. Në një radhë titujsh simbolikë si “tjetër rend”, “dita dy. ag”, “dita minus dy”, “varg ditësh e muajsh”, “varg stinësh” etj autori përshkruan istaurimin e sistemit komunist. Komunistët kishin arrestuar dhe të operuar: “Ndërsa vinin në vete, njëra nga infermieret e shërbimit përpiqej, kushedi pse, t’u shpjegonte se përveç që u ishte hequr apendiciti apo veshka e sëmurë, ata gjendeshin, ndërkaq, në një rend tjetër”. Pohimi dhe mohimi i menjëhershëm hyjnë në një konkurrim ludik, kundërshtohen reciprokisht, ngjarjet fitojnë më shumë ambiguitet dhe paradoks. Ironia, me shoqërueset e saj, paradoksin dhe oksimoronin përbëjnë idiolektin estetik, parimin letrar të Kadaresë. Tek e fundit, ironia nuk është vetëm një cilësi e tekstit, por dhe një mënyrë lëçitjeje, për të përkthyer dykuptimësinë, të pashpjegueshmen. “Darka e gabuar” bën pjesë në veprat e zhbirimit të ekzistencës njerëzore. Në momentin kur shkenca fiton autonominë për të analizuar sendet së jashtëmi, (apo me termat e Martin Heidegger-it) kur prodhohet një harrim i vetëvetes, i Qenies, shfaqet romani për të zhbiruar botën e gjallë. Historia e romanit është një vijimësi përçapjesh për ta rrokur Vetveten, identitetin njerëzor. Në këtë roman prania e Kadaresë është më e gjallë se në shumë vepra të tjera. Kemi të bëjmë me një tentativë për të rrokur hipostaza të panjohura të vetë autorit.

pothuaj muzikor. Topografi shpirtërore Kadare na kujton se armiku ynë më i madh është koha dhe mikja jonë e madhe është hapësira. Qyteti i tij i lindjes Gjirokastra është hapësira bujare ku autori monton pjesën, vizaton atmosferën, arkitekturën e qytetit, ndërton shtëpitë, sokakët, rrugët shpirtërore, thashethemet dhe heshtjen, padyshim me një domethënie të caktuar emocionale, me një ngarkesë të posaçme afektive, ku personazhet mund të identifikohen lehtësisht, shumë syresh mbajnë emra apo mbiemra të vërtetë. Ajo që duhet theksuar qysh në krye të herës është fakti se autori pikturon shpirtin e vendit, frymën e tij. Ashtu si qeniet e gjalla dhe vendet janë mbartëse të një shpirti, fryme të caktuar, siç janë mbartëse të një ngjyre të caktuar, një pamje të caktuar, një arome të caktuar. Gjirokastra e Kadaresë, në këtë roman si dhe në “Kronikë në gur” vjen me shpirtin e saj. Kadare nuk pikturon topografinë fizike të qytetit, por një topografi shpirtërore: historinë mesjetare të qytetit, fqinjësitë e tij, marrëdhëniet me Perandorinë Osmane,

pushtimin gjerman, pushtimin italian, vendosjen e komunizmit, krimet dhe dashuritë, intrigat dhe kurthet, çmendurinë dhe xhelozinë, meskinitetin që prodhojnë vendbanimet e vogla etj. Ndërsa hapësira ofron mundësi të merresh me të, të endesh në të, të kotesh në të, të lëvizësh në një zonë të pamodifikueshme, koha është e pandalshme, koha shkëputet, ndërpritet, rimerret, fragmentarizohet, si kohë afektive e lidhur me kohën historike. Por mesazhi është shumë më i gjerë, është me konture kombëtare, europiane, të marrëdhënieve midis sistemeve politike, por dhe për një sistem të caktuar vlerash. Kufizimi me Gjirokastrën, me gjithë vlerën afektive që ka autori, do t’i zbehnin dimensionet romanit. Në një paradigmë më të gjerë kuptimore do të lexoheshin marrëdhëniet mes pushtuesit dhe të pushtuarit, historisë dhe mitit, realitet historik me realitetin fiksional, kumtit të fshehtë dhe realiteteve eksplicite, krimeve dhe sistemeve diktatoriale, logjikës së gjërave dhe absurdit etj. Një përmasë tjetër që perceptohet në “portretin e Gjirokastrës” është edhe ritmi i jetës së këtij qyteti,

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

47

NGA ROBERT ELSIE
1. RRUGA E MODERNITETIT

P

ër gati një gjysmë shekulli pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, shkrimtarë dhe intelektualë shqiptarë vazhduan të frymëzoheshin nga iderat dhe nga idealet e Rilindjes Kombëtare të shekullit nëntëmbëdhejtë. Rryma kryesore e letërsisë shqiptare deri në Luftën e Dytë Botërore ishte ajo e shkollës shkodrane të Gjergj Fishtës - një shkollë kreative, inovative por njëkohësisht tradicionale. Fishta solli në Shqipëri një rrafsh cilësor më të lartë, rrafshin e letërsisë të cilën vendet më të zhvilluara të Evropës kishin patur që nga gjysma e dytë e shekullit nëntëmbëdhjetë. Kjo ishte një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm duke marrë parasysh konsolidimin e vonuar të Shqipërisë si shtet dhe në zhvillimin e saj të ngadalshëm politik dhe kulturor. Në vitet tridhjetë, kultura shqiptare hyri në një fazë tjetër. Rrymat kryesore të letërsisë shqiptare filluan me kohë të humbnin kontakt me realitetet e shtetit të pavarur shqiptar. Idera nga jashtë u futën në vend dhe një stad më i lartë i arësimimit të intelektualëve ia hapi derën zhvillimit kulturor më të shpejtë. Për një dhjetëvjetësh, letërsia dhe kultura shqiptare lulëzuan si kurrë më përpara, fillimisht në Shkodër, dhe më vonë në Tiranë dhe në mbarë vendin. Rrugën e modernitetit, d.m.th. rrugën drejt Evropës morën dy poetë të brezit tjetër, dy njerëz nga jashtë rrethanave të njohura letrare që u shkëputën nga traditat e letërsisë shqiptare dhe që ia dhanë kulturës shqiptare vendin e saj në Evropën bashkëkohore: Migjeni dhe Lasgush Poradeci. Migjeni (1911-1938) i kishte të gjitha kushtet paraprake për tu bërë poet: një mend kureshtar dhe kërkues, një natyrë depresive pesimiste, dhe një seksualitet të shtypur, të parealizuar. Më interesant nga të gjitha është ky aspekt i fundit. Erotizmi kurrë nuk ka qenë tipar i dukshëm i letërsisë shqiptare. Zor të gjesh një autor shqiptar në poezi ose në prozë i cili i ka shprehur me shkrim impulset dhe dëshirat e tija intime. Migjeni e bën pjesërisht, por në mënyrë të paditur. Thuhet se deri në vdekjen e tij në moshën njëzet e gjashtë, poeti ka mbetur i virgjër. Poezia dhe proza të tija janë plot me figura grash, shpeshherë prostituta të mjeruara, për të cilat Migjeni tregon edhe mëshirë edhe një interes seksual të hapur. Janë sytë e përlotur dhe buzët e kuqe që përmenden. Pjesët e tjera të trupit nuk përshkruhen kurrë. Për Migjenin, seksi ishte vuajtje: Ato dy buzë të kuqe Dhe dy lote të mija Qenë shenjat e dhimbjes Kur më vrau bukurija Kur më zû dashunija E më dogji rinija. Pasioni dhe dëshira epshore janë të gjithandejshë m në poezinë e Migjenit. I gjejmë përshkrime të intimitetit trupor, por shpeshherë me neveri dhe hidhërim. Për Migjenin edhe seksi është mjerim, si në Poemën e mjerimit: Mjerimi tërbohet në dashuni epshore. Nepër skâje t'errta, bashkë me qejë, mijë, mica, Mbi pecat e

RRUGA E MODERNITETIT DHE KOHA E ARTË E LETËRSISË SHQIPTARE
“Kritikë letrarë stalinistë të Shqipërisë së pasluftës e shpallën Migjenin në mënyrë mjaft të përciptë pararojën e Realizmit Socialist me gjithë se nuk ishin në gjendje t’i trajtojnë disa aspekte të jetës dhe të krijimtarisë së tij, siç janë pesimizmi i tij shopenhauerian, simpatitë të tij me Perëndimin, seksualitetin e tij, dhe elementin niçean në poemën Trajtat e mbinjeriut”.
mbykta, të qelbta, të ndyta, të lagta Lakuriqen mishnat, si zhangë, të verdhë e pisa, Kapërthehen ndjenjat me fuqí shtazore, Kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta, Edhe shuhet ûja, dhe fashitet etja N'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja, Dhe aty zajnë fillin të mârret, sherbtorët dhe lypsat Që nesër do linden me na i mbushë rrugat. Sa larg u largua letërsia shqiptare nga folklorizmet dhe artificialitetet e Çajupit, të Asdrenit, bile edhe të Fishtës! Edhe pse nuk arriti të botojë një libër, poezitë e Migjenit kishin një sukses të menjëhershëm. Migjeni i hapi rrugën letërsisë moderne. Por kjo rrugë mbeti e hapur për një kohë tepër të shkurtër. Tamam në vitin e botimit të Vargjeve të Lira u shpall fitorja e Stalinizmit. Çfarë ndihmes do të kishte bërë Migjeni, po të kishte jetuar më gjatë? Në fund, kjo çështje mbetet hipotetike, sepse zëri i tij individualist i protestës së vërtetë sociale do ta kishte pësuar të njëjtin fat si ai i shumicës së shkrimtarëve të talentuar të viteve dyzet. Të paktën, vdekja e herët e Migjenit na e la shkrimtarin të paprekur. Fakti se Migjeni vdiq i ri e vështirëson mundësine e një vlerësimi kritik të krijimtarisë së tij. Në përgjithësi Migjeni admirohet dhe lexohet shumë, por nuk ka mbetur pa kritik. Mjaft lexues qenë të zhgënjyer nga proza e tij, dhe gjerësia e veprimtarisë poetike të tij nuk është aq që ta shpallim poet universal. Arshi Pipa ka shprehur dyshime në çfarë masë Migjeni dinte shqip tamam: Pipa thotë kështu: "I lindur shqiptar në një familje me prejardhje sllave, dhe pastaj i rritur në rrethana kulturore sllave, ju kthye Shqipërisë dhe gjuhës e kulturës shqiptare vetëm kur ishte i rritur. Gjuhën e shtëpisë e kishte serbokroatishten dhe në seminar mësoi rusishten. Ai s'dinte shqip mirë. Shkrimet e tij janë plot me gabime orthografike, edhe nga më të thjeshtat, dhe sintaksi i tij nuk është normal për një shqiptar. Vërejtja mbi italishten e Italo Svevo-s është akoma më e vërtetë për shqipen e Migjenit1." Kritikë letrarë stalinistë të Shqipërisë së pasluftës e shpallën Migjenin në mënyrë mjaft të përciptë pararojën e Realizmit Socialist me gjithë se nuk ishin në gjendje ti trajtojnë disa aspekte të jetës dhe të krijimtarisë së tij, siç janë pesimizmi i tij shopenhauerian, simpatitë të tij me Perëndimin, seksualitetin e tij, dhe elementin niçean në poemën Trajtat e mbinjeriut. Edhe pse këta kritikë e vlerësuan veprimtarinë e Migjenit si pasojën e Shqipërisë zogiste të paraçlirimit, ka dalë tepër e qartë kohët e fundit se pas dyzet e gjashtë viteve të diktaturës së proletariatit, Kangët e pakëndueme të poetit janë akoma më aktuale se kurrë. Rrugën e modernitetit mori edhe një poet krejt tjetër. Lasgush Poradeci (1899-1987) shikohet nga disa kritikë si poeti më i madh i shekullit njëzet. Megjithatë është mjaft e vështirë ta caktojmë pozitën e tij në letërsinë shqiptare. Poradeci nuk kishte shumë gjëra të përbashkëta me shkrimtarët e tjerë të kohës: me Asdrenin, Fan Nolin, Migjenin. Lasgushi i solli letërsisë shqiptare një diçka të rrallë: një misticizëm panteist i cili krijoi një urë midis gjendjeve shpirtërore të ekzistencës tokësore dhe burimeve qiellore të energjisë krijuese. Lasgush Poradeci ishte një prodhim eklektik i kohës dhe një paradoks në letërsinë e Evropës juglindore. Rexhep Qosja e shprehu kështu: "Lasgush Poradeci ndien si romantik, mendon si klasiçist, asht i vetmuem dhe hermetizuem shpirtnisht si simbolist dhe i kujdesshëm e fanatik ndaj formës së vargut si parnasist2." Me ngritjen e Stalinizmit në Shqipëri, penda e shquar e Lasgushit filloi të shteret. Edhe pse u lavdërua fshehtazi nga shumë kritikë, ky estet romantik kurrë nuk e gëzoi aprovimin e dogmatistëve marksistë. Ata nuk e kuptuan veprën e tij. Poeti vetë tha: "Më mirë ta thyej lapsin se sa të shkruaj si duan ata." Fusha kryesore e veprimtarisë së poetit në periudhën socialiste ishte atëherë përkthimi letrar, ai liman i sigurtë për heretikët letrarë. Temat kryesore të poezisë të Lasgushit janë të njohura. Ai i donte fjalët dhe shprehjet arhaike si dhe neologjizmat dhe gjuhën që buronte në poezinë popullore të Shqipërisë së Jugut. Mitrush Kuteli, i cili botoi vëllimin Ylli i zëmrës, tha: "Lasgushi është poeti shqiptar, i vetmi poet shqiptar, që mendon, flet e shkruan vetëm shqip3." Por në të njëjtën kohë, Lasgush Poradeci është edhe një artist evropian. Ai bashkon sensualitetin e shprehjes së Sharl Bodler-it (18211867), filosofinë estetike të formës dhe elegancën e dalluar të Shtefan Georget (1868-1933), filosofinë dhe humanitetin e Naim Frashërit me pavdeksinë kosmografike të mjeshtrit të tij Mihai Eminesku-t (1850-1889). Shkencëtari Eqrem Çabej (1908-1980) fliste për poetin "të cilin Shqipëria do t'ia falë njëherë botës4." Me gjithë se poezia e Lasgushit nuk përkthehet kollaj, Çabej mund të ketë të drejtë. Veprimtaria e Lagushit ishte e habitshme, e mahnitëse për ato vite. Me Lasgushin, koha e nacionalizmit romantik, e ushqyer nga një mori poetësh të cilësive të ndryshme të Rilindjes Kombëtare u zhduk përfundimisht. Lasgush Poradeci vdiq në varfëri në Tiranë me 12 nëntor 1987.

2. KULMI LETRAR I VITEVE 30 Brënda një periudhe prej pesë vitesh në mesin e viteve tridhjetë, u realizua një hap i madh përpara në fushën e letërsisë. Në poezinë, Lasgush Poradeci botoi përmbledhje lirike të mahnitshme: Vallja e yjve, Constancë 1933, dhe Ylli i zemrës, Bukuresht 1937; Migjeni, i sëmurë rëndë nga tuberkulozi, arriti ta dërgonte vëllimin e hollë Vargjet e lira, Tiranë 1936, në shtyp para se vepra e tij të ndalohet dhe se poeti vetë të vdesë; dhe Gjergj Fishta paraqiti versionin përfundimtar të epikës së pashoqe Lahuta e malcís, Shkodër 1937, me tridhjetë këngë. Në fushën e prozës shqiptare u botuan: romani nihilist Nga jeta në jetë - Pse!?, Korçë 1935, nga Sterjo Spasse; përmbledhja e dytë e tregimeve të Ernest Koliqit, Tregtar flamujsh, Tiranë 1935; romani i mirëpritur i kritikës sociale, Sikur t'isha djalë, Tiranë 1936, nga Haki Stërmilli; dhe vëllimi i parë i tregimeve të Mitrush Kutelit, Nete shqipëtare, Bukuresht 1938. Edhe Migjeni i botoi njëzet e katër skiza të mprehta nëpër gazetat e ndryshme brënda pesëvjeçarit 19331938 dhe e mbaroi dorëshkrimin e pabotuar, Novelat e qytetit të veriut, 1936. Në fushën e dramës, Etëhem Haxhiademi e mahniti publikun e kulturuar me tragjeditë klasike të cilat, edhe pse nuk ishin gjë e re nga përm-

GËZUAR VITIN E RI 2010!
bajtja, e treguan një finesë të padëgjuar dhe të paparë në skenën shqiptare. Aq shpejt sa letërsia, u zhvillua edhe zhurnalizmi, i cili që nga koha e Rilindjes, vazhdoi të luante në rol themelor në afirmimin e kulturës kombëtare. Nga moria e gazetave javore dhe mujore nacionaliste jetëshkurtra që dolën në qytete të ndryshme të Ballkanit, u zhvillua një zanat zhurnalistik me cilësi që i shërbeu përhapjes së informacionit, qoftë politik, kulturor ose letrar. Me gjithë strukturat primitive që zotëroheshin akoma në kohën e Ahmet Zogut (1895-1961), të bërë tashme Zogu i Parë, Mbreti i Shqiptarëve, shtypi u zhvillua në mënyrë liberale. Botuesit, po të kishin kujdes të mos kritikonin familjen mbretërore dhe politikën e jashtme të mbretit, mund të botonin si të donin. Cenzura ekzistoi, si në çdo diktaturë, dhe herë pas here gazeta u mbyllën, por situata kurrë nuk ishte aq e tmerrshme se sa në periudhën pas 'çlirimit'. Në krahasim me vendet e tjera në vitet tridhjetë dhe dyzet, relativisht pak libra u botuan në Shqipëri. Kjo ishte rezultat i mungesës së zhvillimit ekonomik si dhe i analfabetizmit të lartë. Leximi i librave mbeti argëtim për një pakicë shumë të vogël meshkujsh. Një rritje e dukshme në prodhimin letrar, bile lulëzimi i kulturës së shkruar në Shqipëri varej atëherë shumë nga revistat dhe gazetat letrare të kohës të cilat i ofruan shumë shkrimtarëve të rinj një mundësi botimi dhe përhapën vepra dhe idera në tërë vendin. Revistat katolike të Shkodrës, si Hylli i Dritës (1930-1944) i Gjergj Fishtës, Zâni i Shna Ndout (1944), dhe Leka (1929-1944), vazhduan të luanin një rol të rëndësishëm në përhapjen e ideve. Për komunitetin mysliman doli në Tiranë revista Zâni i naltë (1923-1938) e cila informoi lexuesin mbi kulturën islame në Shqipëri dhe në Lindjen e Mesme. Por kishte edhe shumë revista të mira jofetare që ndihmuan në afirmimin e kulturës së shkruar të kohës. Revista mujore liberale Minerva (1932-1936) u botua në Tiranë ndër të tjerët nga Tajar Zavalani (v. 1976), artisti Odhise Paskali (19031985), Nebil Çika (v. 1944) dhe Stefan Shundi (1906 - ca. 1944). Shumë prej këtyre zhurnalisteve bashkëpunuan në revistën kulturore Illyria (1934-1936) në të cilën Migjeni botoi prozën dhe poezinë e parë. Një hap i madh përpara u realizua me revistën Përpjekja Shqiptare (1936-1939) e Branko Merxhanit (v. 1976). Për përhapjen e iderave të të majtës progresiste kishte edhe revista dyjavore ABC (1936) të Petro Markos dhe Bota e Re (19361937) komuniste të Korçës. Më vonë dolën revista mujore Shkëndija (19401943) e themeluar nga Ernest Koliqi, Fryma (1944), Revista letrare (1944) dhe Kritika (1944). Me kohë, kultura e kësaj periudhe filloi të tregonte gjurmët e

LONDON JANUARY 2010

48

polarizimit midis Lindjes dhe Perëndimit. Shqipëria ishte prekur fillimisht shumë pak nga iderat dhe idealet e Revolucionit të Tetorit në Rusi, me gjithë se një sasi e vogël figurash intelektuale e kishin vizituar Bashkimin Sovjetik në kohën e Stalinit: Fan Noli (1882-1965), i njohur më vonë si Peshkopi i Kuq, shkrimtari Haki Stërmilli (1895-1953), poeti rebel Sejfulla Malëshova (1901-1971) dhe Tajar Zavalani. Padrejtësitë sociale në Shqipëri, të theksuara akoma më shumë nga një diktaturë gati bizantine, si dhe ngritja e Italisë fashiste mbushën mendjen e shumë intelektualëve të viteve tridhjetë që të interesoheshin për komunizmin sovjetik, ose të paktën për ndonjë lloj socializmi, për të luftuar kundër varfërisë dhe shfrytëzimit të masave fshatare. Polarizimi i ideologjive u theksua akoma më shumë me fillimin e Luftës Civile të Spanjes në vitin 1936. Shkrimtarët Petro Marko (1913-1991) dhe Skënder Luarasi (1900-1982) dhe një kontingjent shqiptarësh u nisën për në Katalonjë për ta marrë pjesë në Brigadat Ndërkombëtare. Idera socialiste zhvilloheshin në Shqipëri, por në të njëjtën kohë zhvilloheshin edhe idera fashiste. Një figurë mjaft interesante e kulturës shqiptare të viteve tridhjetë ishte Branko Merxhani, botuesi i re-

vistës Përpjekja Shqiptare që nga tetori i vitit 1936. Merxhani e kishte të qartë se vendi i tij ishte i pazhvilluar në çdo drejtim, edhe intelektualisht, dhe bëri thirrje për një rilindje shpirtërore të cilën ai e quajti Neoshqiptarizmi. Kjo rrymë intelektuale hyri në shoqërinë shqiptare afër vitit 1928, me gjithë se rrënjët i kishte në Rilindjen Kombëtare të shekullit nëntëmbëdhjetë. Duhej tani në Shqipërine e pavarur një identitet kombëtar, një vetëdijë shqiptare për ta nxjerrë miletin nga errësira dhe injoranca. Shqipërine e quajti një qënie e kufizuar së jashtëmi dhe e pakufishme së brëndshmi. Së bashku me shkrimtarin fashist Vangjel Koça (1900-1943), Merxhani e paraqiti Neoshqiptarizmin në vitin 1929 në gazetën gjirokastrite Demokratia dhe në vitin 1930 në revistën Neo-Shqiptarizmi. Neoshqiptarizmi e kishte për bazë nacionalizmi ideologjik. Në formën e mirëfilltë ishte një lëvizje kulturore dhe jo politike. Në fjalët e Merxhanit: "Politikë s'ka! Vetëm kulturë!" Me kohë, Neoshqiptarizmi u bë një kundërpeshë ideologjisë më të politizuar socialiste dhe internacionalizmit të majtë. Edhe pse ishte një krijim shqiptar, Neoshqiptarizmi duhet shikuar ne suazën e ideologjive nacionaliste të tjera të Evropës së viteve njëzet dhe tridhjetë: hellênikótêta

greke, kryesisht nën diktaturën e gjeneralit Joanis Metaksás (1871-1941) të viteve 1936-1940, italianità italiane në kohën e Duçes italian Benito Musolini (1883-1945), dhe hispanidad në Spanjen fashiste të gjeneralit Fransisko Franko (1892-1975). Ngadalë ngadalë ato u bashkuan për të krijuar fashizmin evropian, i cili e solli një diktaturë brutale dhe panjerëzore kudo në Evropë. Shkrimtarë shqiptarë të viteve tridhjetë u tërhoqën, u mahnitën nga Perëndimi dhe u përpoqën ta zbulojnë rolin e Shqipërisë në Evropë. Kjo ishte një temë kryesore në shtypin letrar të kohës. Një sasi e madhe intelektualësh kishin qenë jashtë vendit dhe kishin parë shoqerinë perëndimore. Duke ardhur nga vendi të cilin, sipas shprehjes së njohur, "e don Zoti sepse u ndryshua aq pak që nga koha e krijimit të botës", ata ishin të tërhequr, por gjithashtu të çorientuar, të tmerruar me gjendjen e Shqipërisë. Fjala Perëndim në Shqipëri kishte një kuptim disi të paqartë duke qenë se vendi perëndimor më afër Shqipërisë ishte Italia fashiste e Musolinit. Me 7 prill 1939, diskutimi intelektual mbi rolin e Shqipërisë në Evropë u bë i tepërt pasi trupa italiane pushtuan Durrësin, Vlorën dhe Shëngjinin për ta kolonizuar gjithë Shqipërinë.

Është puna e historianëve për të vlerësuar në çfarë masë përqafimi kulturor italian i Shqipërisë dhe më vonë pushtimi drejtëpërsëdrejti politik i vendit ishin një fitim ose një humbje kulturore në atë fazë të zhvillimit. Shumë shpejt erdhi një luftë botërore. Polarizimi i ideve evropiane të Lindjes së Re dhe të Perëndimit të Ri, d.m.th. të komunizmit dhe të fashizmit, solli me vete konfrontimin përfundimtar në Shqipëri, si dhe kudo tjetër në Evropë, gjatë të cilit vendi ju nënshtrua vullnetit të pamëshirëshëm të ekstremistëve politikë dhe ushtarakë, dhe gjatë të cilit shkrimtarë dhe intelektualë të të gjitha krahëve politike u detyruan të përgjunjeshin. Nuk e teprojmë kur themi se jeta intelektuale dhe kulturore shqiptare kishte arritur një kulm nga mesi i viteve tridhjetë deri në gjysmën e parë të viteve dyzet. Për herë të parë ekzistonte në Shqipëri një letërsi moderne bashkëkohore me cilësi. Kombi shqiptar qe arritur në moshë. Kjo periudhë, një lloj kohe e artë, solli një lulëzim, por një lulëzim tepër të shkurtër në hije të katastrofës e cila do të shfaroste gati gjithë prodhimtarinë letrare dhe kulturore për më shumë se njëzet vjet. Edhe një herë në historinë e kulturës shqiptare burbuqet e letërsisë u mblodhën. Edhe një herë rrënjët e bimës u prenë.

www.thealbanian.co.uk

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

49

“The Albania” & “Edit Durham”, kanë filluar përgatitjet Pak më shumë shqiptar* për realizimin e antologjisë A së tretë “Lërmëni pak atdhe”, antologji e krijuesve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar. Lajmërohen të gjithë krijuesit shqiptarë që jetojnë në Mretërinë e bashkuar që të paraqesin krijimet e tyre pranë redaksisë së gazetës
tdheut nuk i thuhet kurrë lamtumirë. Ky është kod i trashëguar prej kohësh dhe ruhet me një fanatizëm të madh prej mërgimtarëve shqiptarë. Ndoshta një “mirupafshim të mbështjellë në lot”. Askush më shumë se poetët e mërguar nuk e përjeton dhimbjen për tokënatdhe, për tokën që kurrë nuk mund të harrohet. Dhe ekziston një lidhje e veçantë mes shqiptarëve dhe Anglisë (Londrës në veçanti), por që poetët e këtushëm u mëshojnë më shumë përjetimeve, emocioneve, sesa historisë; që nga deklarimet për ndarjen e Shqipërisë, deri tek vendosmëria angleze për të ndaluar një masakër nga më të përgjakshmet dhe më të pashembulltat në një truall të atdheut tonë, në Kosovë. Por ky nuk ka qenë motiv i vetëm që i shtyu poetët shqiptarë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar të shkruajnë diçka më shumë se një përjetim, të formulojnë ashtu siç e ndjejnë atë që quhet krijim, qoftë në poezi apo në prozë. Ishte ballafaqimi me kulturat e tjera, kur krejt të vetëdijshëm për vlerat e çmuara dhe të lakmueshme që trashëgojmë si komb, gjeten një arsye më shumë për të thënë fjalën e tyre, sidomos kur identiteti nëpërkëmbej, apo kur kalonin nga ndonjë muze në metropolin anglez dhe shihnin diçka nga Shqipëria. Një vend ku qëndroi mbreti shqiptar, apo ndonjë kostum kombëtar shqiptar të ekspozuar nga Bajroni dhe deri tek ndonjë shkrim i zonjës së madhe angleze, Edit Durham, që bëri aq shumë për shqiptarët dhe Shqipërinë. E pse jo një hotel të vogël, ku qëndruan kryeministri i parë shqiptar, së bashku me të gjithë delegacionin që përfaqësonin Shqipërinë. Të gjitha këto duken se kanë qenë shkëndijat që, të gërshetuara me realitetin shqiptar i cili vazhdon të mbetet i dhimbshëm dhe,duke u ndjerë krejt të pafuqishëm për të ndryshuar diçka, pasi ndihen më shumë se të braktisur, vendosën të mbrohen prej gjithçkaje dhe të hyjnë në kalanë e fuqishme dhe të vështirë të letërsisë (ndonëse disa prej tyre edhe për herë të parë) dhe të thoshin fjalën e tyre në mënyrën e tyre krejt origjinale. Kështu gjetën pallton që do t’i mbante ngrohtë, jo vetëm prej të ftohtit anglez, por edhe që do t’i mbronte edhe prej pluhurit, shpeshherë të padurueshëm që ngrihej rreth tyre. Dhe nëse piktorët për ATDHEUN e largët, kishin fiksuar një imazh, një vatër, një ngjyrë, krijuesit poetë e mbajnë ATDHEUN shumë afër, e mbajnë shumë ngrohtë dhe jo rrallë, fjala e tyre merr përmasat e një thirrje ndërgjegjshmërie, për të gjithë bashkatdhetarët, për t’u ndjerë pak më shumë krenar. Me fjalën e tyre këta autorë krijojnë rryma të fuqishme, të cilat, jo vetëm që largojnë pluhurin e përçudnimit, që vjen, jo rrallë herë, rreth tyre, e që dihen fort mirë sesi dhe pse krijohet, por tejçojnë vlera shqiptare, që janë të papërsëritshme dhe të lakmueshme, duke risjellë në mendjen e “të pluhurosurve”, pak më shumë dritë që rrezaton mbi thënien e rilindësve se jemi krenarë që jemi shqiptarë. “Lërmëni pak atdhe” është thirrja që i bashkon të gjithë këta krijues në këngën e madhe shqiptare, ku duket se në fund duhet të ketë një varg, një kërkesë për një copë tokë shqiptare, ku duan të prehen... Kjo antologji duket si një letër e gjatë, një letër e nisur drejt atdheut, ashtu si dhe drejt diasporës shqiptare që nuk ka ndonjë adresë, por duket se u drejtohet të gjithëve, që nga pushtetarët e politikanët dhe deri tek ata mërgimtarë që kanë harruar të jenë shqiptarë, apo atyre nënave që në mërgim i porosisin fëmijët, kur i nisin për në shkollë, që të mos thonë se janë shqiptarë. Është një këngë e gjatë që sfidon doganat, vizat, aeroportet apo kontrollet. Është këngë që shpërthen meridianët shpesh herë të hekurt për ne shqiptarët dhe shkon drejt njëdere që përfundon në ATDHE. U gjetën një mijë e një arsye për largesën dhe sidomos mungesën “Atdhe” dhe nëse dikur kishin shkruar ndonjë varg për mërgimtarët, tani ata vetë ishin subjekti. Sa e ëmbël është vatra ATDHE.... Dhe krijuesit kanë një gjuhë sa të vështirë aq edhe të thjeshtë të komunikimit. Nuk është e rëndësishme nëse u takuan në ndonjë bibliotekë, në ndonjë tavolinë të thjeshtë druri, apo në ndonjë sallon të aristokracisë angleze. Ata i bashkoi diçka më shumë se stili, më shumë se poezia, apo letërsia në tërësi. Ishte fjala shqip dhe dëshira për t’u ndjerë pak më shumë shqiptarë, në ballafaqimin e madh të kulturave dhe të vlerave. Tani bota është bërë e vogël, por duket se trenat e Evropës po na lanë akoma të presin nëpër stacione, apo bileta jonë është parashikuar për në kohë të vona. Autorët e kësaj antologjie kërkojnë pak më shumë atdhe dhe vetënxiten duke kërkuar edhe prej bashke komabasve për t’u ndjerë pak më shumë shqiptarë.

Lermeni pak atdhe

***

Krijuesit në Mbretërinë e Bashkuar kanë një hapësirë të gjerë krijimi dhe një gjeografi mjaft të larmishme. Ata vijnë thuajse nga të gjitha trojet etnike shqiptare, duke pasqyruar në krijimet e tyre që nga ambientet e aristokracisë angleze dhe deri tek qytetet e gurta, apo tek zanat e bjeshkëve. Kjo antologji që përfshin krijues të ndryshëm, nga Rrahman Dedaj, shkrimtari me përmasa evropiane, deri tek 17-18 vjecarët apo dhe të tjerë që hedhin hapat e parë drejt letërsisë, të veshur me mantelin e poetit. Përsa i përket qëllimit mund të thuhet se është tejkaluar. Nëse në fillim u mendua se kjo antologji do të shërbejë si një tribunë ku do të bashkohet zëri i krijuesve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ky vend njihet si një nga vendet ku komuniteti shqiptar është më i riu (mosha e tij numërohet me gishtat e dorës) dhe do të jetë si një nxitje për të gjithë krijuesit sidomos ata të rinjtë, tani besojmë se kemi të drejtë të pretendojmë se nëpërmjet kësaj antologjie po tejçojmë edhe një vlerë të fuqishme letrare. Le të besojmë se ky do të jetë një hap që do të kthehet në traditë si mbrojtje e vlerave të çmueshme, dhe të lakmueshme që na karakterizojnë si komb.

Petrit KUÇANA Londër 10 janar 2004 *Pararthënie e antologjisë së parë

The Albanian Newspaper 122 White Hart Lane London N17 8HP www.thealbanian.co.uk Tel/fax:02082169527 [email protected]

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

50

MILAN SHUFLAJ, SI E SHPËTOI HISTORINË SHQIPTARE
NGA PËLLUMB XHUFI
ë agim të kohëve moderne, shqiptarët dhe historia e tyre “u zbuluan” si rastësisht nga udhëtarë e studiues të huaj, të cilët u ndeshën me këtë popull gjatë kërkimeve të tyre për popuj të tjerë fqinj, grekët e sllavët. Ky kontakt i tyre me shqiptarët ndodhi në periferi ose jashtë habitatit historik të tyre, në Dalmaci apo në Greqi, ku gjatë mesjetës ishin krijuar ngulime masive shqiptare. Nga këta shqiptarë “të periferisë” apo të diasporës morën shkas sprovat e para albanologjike të studiuesve si Pouqueville, Fallmerayer, Hahn, Sathas, Hopf, Miller, Reinhold, Evans etj. Edhe vetë Shuflaj ndeshi rastësisht në faktorin shqiptar ndërsa hulumtonte për të tjera qëllime në arkivat e qyteteve dalmate. Por ndryshe nga të tjerët, tek Shuflaj ky “takim” rastësor ndezi një kuriozitet e një pasion të tillë, që pushtoi krejt qënien e tij shkencore. Siç rrëfehej ai vetë, “historia shqiptare, me misteret e saj, ushtron tek studiuesi një forcë manjetike të jashtëzakonshme”. Dhe me një ndjenjë e bindje të tillë, Shuflaj iu vu punës për të zbuluar rropullitë e historisë shqiptare, që kishte mjaft gjymtyrë të shpërndara gjithandej në Ballkan, por që kishte edhe trupin e saj në trevat e Ilirisë së dikurshme të jugut. Në këtë mënyrë, Shuflaj u bë zëdhënësi më autoritar i historisë së shqiptarëve, pikërisht në kohën kur shumëkush përpiqej t’i tregonte ata si një popull pa histori. Dhe ishin kohët (vitet 1910-1930) kur në rend të ditës ishte krijimi dhe konsolidimi i shtetit të shqiptarëve dhe kur këtë shtet shumëkush përpiqej ta privonte nga e drejta historike, akoma më përpara se ta privonte nga territoret e veta. Shuflaj është emancipuesi i madh i historisë së Shqipërisë e të shqiptarëve. Sigurisht, edhe të tjerë para tij në mënyrë të pashmangshme ishin ndeshur nëpërmjet burimeve historike me këtë popull. Por ata nuk shkuan deri aty sa ta trajtonin në mënyrë të pavarur historinë e tij. Në rastin më të mirë ata e kishin trajtuar atë si një histori “kolaterale”, si pjesë e historive të të tjerëve. Le të kujtojmë me këtë rast një emër të madh, balkanologun e shquar K. Jireçek, mik e koleg i Shuflajt, me kontribute të mëdha edhe në historiografinë shqiptare: e pra, edhe Jireçek nuk mundi t’i shmangej një vizioni sllavocentrik, apo serbocentrik të historisë ballkanike, kur e përfshiu historinë mesjetare të shqiptarëve në atë të serbëve (Geschichte der Serben), apo edhe në atë të Bullgarëve (Geschichte der Bulgaren). I njëjti vizion, që i shihte proceset historike ballkanike në varësi të të ashtuquajturave “protokombe”, e shtynte edhe një tjetër historian me kontribute të mëdha në historinë e Shqipërisë, K. Hopf, të

N

përfshinte copëza të historisë mesjetare shqiptare në atë të grekërve (Geschichte Griechenlands vom Beginn des Mittelalters bis auf unsere Zeit). E pra, në krahasim me ta, Shuflaj i bëri shqiptarët dhe historinë e tyre objektin parësor të hulumtimeve të tij, i bindur për vendin e rolin e tyre si faktor “princeps” në proceset historike të krejt rajonit ballkanik e të pellgut adriatik.

Revolucioni
Faktori “Shuflaj” solli një revolucion të vërtetë në historiografinë mbi Shqipërinë e shqiptarët. Nën lentën e analizave të tij skrupuloze, bazuar në një lëndë dokumentare të dorës së parë zbuluar më së shumti nga ai vetë në arkivat e Dalmacisë e të Italisë, shqiptarët nuk rezultonin më një popull fosil, jo një materie njerëzore e vjetër dhe e ngurtësuar, por një qelizë jashtëzakonisht dinamike, forca e fuqia e së cilës qëndronte sa në lashtësinë e këtij populli, aq edhe në mekanizma biologjikë krejt specifikë të tij, që e lejonin të shfaqej e të rishfaqej në histori me një vitalitet imponues (palingenesis ). Si askush tjetër përpara, por edhe pas tij, M. Shuflaj iu vu punës për të zbuluar “mekanizmat biologjikë”, të cilët e bënin popullin shqiptar që, ashtu si Foenix-i i mitologjisë, të humbte e të rishfaqej përgjatë historisë me një energji, që për shumëkënd mbetej e pashpjegueshme. Në rend të parë ai vinte lashtësinë, që i jepte popullit shqiptar një strukturë e mpiksje të tillë etno-kulturore, thelbin e së cilës nuk mundën ta zhbëjnë përzjerjet e mbivendosjet e mëvonshme. Shekujt IV-XI, shekujt e errët të përmbysjeve sociale e etnike gjetkë në Ballkan, për trevat e Ilirisë së Jugut ishin për Shuflajn shekujt e një beteje titanike për mbijetesë të farës së vjetër ilire. Si askush tjetër, para e pas tij, Shuflaj arriti ta skalisë në mënyrë lapidare kapërcimin e epokës së “errët” të mesjetës dhe daljen e shqiptarëve, në shek. XI, në horizontet e historisë së shkruar: “Prej kaosit etnik të Ballkanit, të mbuluar nën hijen politike të Bizantit, dallohet dhe hyn në histori një popull jashtëzakonisht interesant: baza etnike e këtij populli në kohë të vjetër ishte një faktor i fuqishëm i historisë, i cili njihej me emrin ilir”. Shqiptarët, pra, një popull i vjetër, por aspak një popull fosil, siç mund të ishin Baskët. Shqiptarët, thotë Shuflaj, nuk përfaqësojnë një gjendje të vjetër, të ngurtësuar, por një shfaqje palingenetike në ontogoninë e tyre si popull: shqiptarët ishin për Shuflajn një qelizë e gjallë. Një qelizë e gjallë, që larg së qeni një faktor periferik, përfaqësonin, në të kundërtën, faktorin qëndror të historisë së Ballkanit: “Shqipëria mesjetare ështe monada ku si në një pasqyrë mund të shihen shtresëzimet e gjithë kozmosit ballkanik”. Ky vështrim albanocentrik, që u kthye në kredon e tij shkencore, e

shtyu Shuflajn të futej në brendësitë, në të panjohurat e historisë së shqiptarëve, me bindjen jo të pabazë se zbulimi i mistereve shqiptare do të thonte edhe zbulim e shumë mistereve ballkanike. Universi shqiptar ishte, sipas tij, katalizatori i historive, gjuhëve e kulturave ballkanike. Albanologë të njohur, nga Thunman, Fallmerayer, Hopf, Hahn, e deri te Jireçek, mbi bazë të burimeve të njohura historike, ishin kufizuar të bënin një rreshtim të fakteve nga historia politike e shqiptarëve, në dritën e marrëdhënieve me faktorët e huaj: bizantinë, anzhuinë, serbë, venedikas apo bullgarë. Në këtë optikë, që gjithsesi i shihte shqiptarët në marrëdhënie e në varësi të vullneteve e të pushteteve të huaja, ajo çka i bënte interesantë shqiptarët dhe Shqipërinë mesjetare, ishte pozicioni i veçantë gjeostrategjik i vendit të tyre, që përcaktonte edhe atë mbivendosje të madhe ngjarjesh e pushtimesh të vendit. Për rrjedhojë, katërkëndëshi Tivar-Prizren-OhërVlorë, i konsideruar si “Shqipëria politike” e mesjetës dhe “rregullatori i marrëdhënieve Lindje-Perëndim” në mesjetë, ishte edhe objekti kryesor i studimeve të tyre. Për qëllime studimi, edhe Shuflaj e quan katërkëndëshin në fjalë si vatrën e historisë politike të Shqipërisë mesjetare. Por ai nuk harron të precizojë, se Shqipëria është para së gjithash një kuptim etnik e gjeografik, dhe: “Sa herë që Shqipëria u organizua politikisht, si me Topiajt, në shek. XIV, me Kastriotët në shek. XV apo edhe me shtetin modern në 1913, ky kuptim u bë shumë i vogël, u

përmblodh porsi iriqi”. Shqipëria reale, pra, shtrihej përtej katërkëndëshit virtual Tivar-Prizren-Ohër-Vlorë, duke përfshirë Epirin, në jug, dhe Dioklenë (Zetën) në veri. Kjo e fundit, Zeta apo Mali i Zi, ishte sipas Shuflajt, një fëmijë i paarrirë i Shqipërisë: “Zeta dhe Shqipëria e Veriut”, shkruan ai, “paraqesnin në mesjetë një fizionomi biologjike të vetme: ishin të lidhura pazgjidhmërisht me një truall të njëjtë plastik, me një gjak të njëjtë ilir, e me të njëjtat fate historike”. Edhe në këtë kuptim, Shuflaj u shfaq si një studiues inovator. Larg së bëri thjesht historinë e ngjarjeve e të fakteve politike, ai thellohet në faktorët ekonomikë, socialë, kulturorë e fetarë. Historia e Shuflajt është një histori e qytetërimit mesjetar shqiptar. Kundrejt një historie, deri atëherë të trajtuar si një histori “anonime” e një entiteti “enigmë”, e një populli malesh e të lidhur pas një jete baritore, Shuflaj mori dhe analizoi në të gjithë komponentët e vet qytetet e shoqërinë qytetare shqiptare, duke e nxjerrë historinë e Shqipërisë në horizontet e një historie të vërtetë evropiane.

Zbulimet
Për herë të parë ai i ktheu historisë së Shqipërisë e të shqiptarëve qytetin, deri atëherë të konsideruar një mish të huaj në trupin shqiptar, por që ai e zbuloi si fotoelementin bazë ku u realizuan sintezat e mëdha politike, ekonomike, shoqërore, kulturore të historisë mesjetare shqiptare. Mbetet sot e gjithë ditën e pakonkurueshme analiza e tij për qytetet e Shqipërisë, “Städte und Burgen Albaniens hauptsächlich ëährend des Mittelalters”. Një analizë

që ndjek më së pari ndryshimin morfologjik të qyteteve, si Shkodra, Tivari, Ulqini, Prizreni, Durrësi, Vlora, Drishti, Shasi, etj., nga koha antike deri në pushtimin osman. Por që sigurisht ndalet gjatë në zhvillimet e këtyre qyteteve gjatë mesjetës, duke zbuluar më së pari mekanizmat e brendshëm që i gjallonin ata: Shuflaj jep i pari një listë të zanateve, që ushtroheshin në qytetet tona mesjetare dhe që sollën në një specializim historik të tyre në prodhimin e anijeve (Ulqini, Durrësi e Vlora), të kripës, të verës e lëkurëve (Vlora, Shkodra e Durrësi), të mëndafshit (Shkodra, Prizreni e Berati), të prodhimit të armëve e përpunimit të metaleve të çmuara (Prizreni, Durrësi e Shkodra). Sejcila nga këto qytete kishte krijuar tregjet e veta tradicionale, brenda dhe jashtë vendit, duke e kthyer kështu veten në një faktor ngjizës, me rrezatim kombëtar e ballkaniko-adriatik në proceset historike. Shuflaj e gjen me vend të nënvizojë se mjaft nga këto qytete, por edhe të tjera përndryshe të panjohura, shquheshin si prodhues të fakteve të rëndësishme kulturore: aty kishte shkolla ku studjohej latinishtja e greqishtja bizantine ( në vitet 1270 një françeskan nga Durrësi, Nikolla, ishte njohësi më i mirë i kësaj të fundit, aq sa Papa Inocent IV e mori në kurinë e tij dhe e caktoi negociator në bisedimet me Perandorin e me Patrikun e Kostantinopojës). Në Shkodër, Tivar, Durrës e gjetkë kishte shkolla filozofie, ku studjohej Donati e Katoni. Nga këto shkolla, thotë Shuflaj, shpërndaheshin flukset kulturore evropiane, me eposin e mbretit Artur apo me Këngët e Rolandit. Në këto shkolla formoheshin ata mësues, mjekë, noterë, arqitektë, muratorë, piktorë, gurëgdhendës (taiapietra), muzikantë, filozofë nga Shkodra, Drishti, Tivari, Durrësi, Berati, Prizreni, që Shuflaj i qëmton dhe i gjen të veprojnë në Raguzë e Kotorr, në Venedik apo në Padova. Prej analizave të tij skalitet edhe profili i qyteteve më të vogla, ai i të ashtuquajturave “republika kishtare”, siç ishin Drishti apo Shasi, që veç të tjerash prodhonin pa hesap priftërinj, të cilët mandej shërbenin në qytetet e Dalmacisë apo të Italisë, shpesh herë duke kapur edhe poste të larta në hierarkinë kishtare. Shuflaj është autori që më së pari e më së shumti u muar me organizimin e jetës së qytetit mesjetar në Shqipëri. Kjo fillonte me zgjedhjen periodike të organeve drejtuese të komunës, të priorëve, të gjykatësve, të noterëve, të komandantit të policisë bashkiake, të komandantit të flotës, të drejtuesve të doganave, të mbikqyrësve të tregut, etj. Sipas Shuflajt, e gjithë jeta e qytetit, marrëdhëniet e tij të brendshme e të jashtme, mbështeteshin në zakonet e vjetra, më tej në ligjin pozitiv, të përfaqësuar nga privilegjet e dipllomat e perandorëve bizantinë (për qytete si Berati, Janina, Kanina, Shkupi, Prizreni e Kruja) por

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

51

KODI I FSHEHTË I POEZISË SIME
rëndomtë ,nga mozaiku i krijuar tashmë për dashurinë. Në një farë mase kreditori im , përafron me Mefistofelin i cili nënshkruan me gjak për ta bërë më të besueshme , kontraten e reciprocitetit. Pra të gjitha gjërat që na prekin dhe na ngacmojnë, ato na bëjnë të besojmë në idenë e krijimit të asaj që nuk është , s’mund të fshikullohen me fletë kalendari në korsi të njohura si kuaj rrace me gene të zgjedhura. Nuk është ajo që jetojmë, por ajo që mund te ekzistojë , e cila na shtyn pa na trembur drejt humnerës. Në një poezi kam thënë se u afrohem humnerave për tu parë në pasqyrën e vendosur në fundin e tyre. Unë dhe poezia jemi si dy qenje, me kombësi të ndryshme ,herë jemi të detyruara të bëjmë paqe dhe herë luftë me njëra-tjetrën dhe cuditërisht kjo gjë nuk varet nga ne, në absurditet të plotë , në kraterin individual dhe intim të këtij lloj arti. Poezia është si një permanent ku mund t’i rregullosh flokët e coroditiur të shpirtit në mënyrën më ekzibicioniste. Ti ke të drejtë të përdoresh modelin që e do e megjithatë deklaron se kjo gjë nuk varet as nga unë as nga poezia. Atëhere duhet të pranojmë një koncept pragmatik dhe femërorë mbii ligjet e ekzistencës së artit poetik. Poezia ka modën e saj, dhe kjo vërtetohet nga: 1. Përmbajtja e kushtëzuar prej instikteve të historisë e cila shfaq vetëm egërsi në madhështinë e saj të shtirur. 2. nga elementët formalë metrikë të parapëlqyer nga shkolla me emër , apo kalorës të vetmuar në hapsirën e cunguar të individualizmit. Poezia jo vetëm që ngjan me veshjen , fundja ajo një veshje shpirtërore është , por natyra e saj femërore, ka zgjedhur adhuruesit (elitën e vet ), ka fotografët e saj (botuesit), ka një prestar(Homerin) dhe topmodelet (imazhet femërore të poetizuar). Këtu unë bëra një përmbysje , pasi me nervozizëm i thash ndal trafikut femëror

NGA BRIXHILDA NDINI
oezia është ai sitem shenjash e cila sygjeron një lloj komunikimi të përbashkët atraktiv. Ashtu si në fushën e kompjutërave, e cila shfaqet si e vetmja veprimtari e llogjikshme e qënies përtej kufijve realë të fronit të bardhë të trurit ashtu dhe poezia ime ka një lloj kodi të fshehte një “fjalëkalim” i cili të lejon të hysh në një program misterioz plot sekrete dhe të papritura. Si në një kompjuter me ekran te bardhë libri im ka labirinthin, grafikun e vet joshës, tabelat e mbushura me emra nga vendlindja, ndjenjat tranzit plot me data dhe personazhe të ngrirë si fosile, ka figura të vështira si probleme që kërkojnë një kualifikim paraprak shpirtëror për t’u zgjidhur; ka dhe lojra fjalesh, epigrame, bufone që të shlodhin me absurditetet e tyre femërore. Nuk bëhet fjale për të dhënë drejtpërdrejt ndonjë përkufizim për ligjin e përshtatjes , që gjoja u dashka ti imponohet lexuesit për të jetuar në territorin e vrazhdë të kësaj poezie kapriçioze. Nëse majmuni tallet e përqesh njeriun në xhungël , dhe pinguini e imiton si një i dehur njeriun në Antarktide, kjo s’do të thotë se u dashkan patjetër koordinatat epoezisë sime , pasi vetë natyra e poezisë përmban një element trashëgimie nga filozofia e dikurshme e Darvinit mbi evolimin e qënies. Unë nuk di t’i kem borxhe dikujt por e ndjiej që një kreditor i fuqishëm më kërkon në formë poetike atë që më ka dhënë. Kreditori im nuk është as miku që më lajkaton me shprehje të strërpërsëritura , të cilat do të kthenin diamantin që kam zbuluar në një gur të

P

në sfilatën dhe zgjodha pikërisht “Perandorin tim” (libri i katërt), si mister i pranuar pa asnjë hezitim. S’mund të përfytyrohet me buzëqeshje magjike , që figurohet mes vargjeve si një rebelizëm sepse ky është një koncept i kapërcyer nga shkollat letrare. Dhe këtu është momenti të sqaroj , se s’mund të diskutohet nga këndvështrimi rebel marrëdhëniet e subjektit me objektin, të përfytyrimit me realen. Në kalimin e artit poetik nga modernizmi në post-modernizëm ka mbetur anakronik dhe karakteri i njohjes dhe vlerësues i realitetit. Poezia duhet sqaruar , s’ka shpikur asnjë sistem të tillë , as të largohet nga realiteti dhe as të njohë dhe të vlerësojë atë. Pikërisht për këtë ARSYE dhe Aristotelin e ka shqetësuar fenomenit i katarsësit në poezinë dramatike , njëlloj pastrimi shpirtëror që ndodh përbrenda kulturës para se të dalë flutura e vizatuar e moralit të një vepre të thurur me mundim. Në një bojë zhbiruese siç është arti, njerëzit si një institucion fetar , i solidarizon një ndjenjë e përgjithshme tronditëse , ndaj mëkatit , i cili ndryshe nga koncepti religjioz si e “mirë” dhe “e keqe” , në art ajo cilësohet si “e bukur” dhe “e shëmtuar” , e në këtë ndarje të botës arti vetëm rivlerëson dukuritë duke marrë spontanisht elemente nga idealizmi dhe materializmi e duke zhdukur ndarjet mes këtyre dy frymëve aq të ndryshme të së njëjtës qënje. Leva putrat me balten e ndjenjave , e lengeshme duke u mbrojtur nga vapa e mushkonjave. Mes thierrzave te ujit kaluan ditet e shtrira . Ne siperfaqen e zambakeve bretkosat kendonin ne gjirin e familjes . Une e lodhur si nje kafshe e llastuar pertoja te t'i vishja rrobat prej balte.

...........................................................

S'di pse duhet te me denonin,ne nje shtepi te tille mbushur me termete. Gjithçka dridhet nga nje kallkan , i perjetshem. Nga hije dyshimi mbi terheqjen e tokes . Vetja te duket, nje gjethe e pa peshe, qe rreshqet e nuk bie. Lavjerresi me kukuvajken mbi krye,lekundet me ironi pertej hijes se drurit tim, duke kembyer numrat e sahatit. Une luaj kumar me fatin tim. Fitoj si e marre , e prap s'jam e sigurt si majmuni ne pemen e vet kur fryn , buzet e lodhura nga heshtja e gjate. Vrasin lule pa i pare ndonjehere neenderr . Fotografite me te dashura , jane gati te shkeputen nga muret si zogj endacake pa kujtese. Vetem kukullat me qetesojne me lekundjet hermetike. Po te bien nuk vuajne. Qendroj , ndersa deti me rrotullon ne pellembet e tij te medha. Pasqyra e tij e gozhduar diku me tregon fytyren qe me largohet dhe humb midis pluhurit. Gjithçka qe prek me torturon se do te shuhet bashke me yjet miope. A nuk e di une se paqja e shpallur eshte bere per te fshehur etjen dhe urine? S'di pse duhet te me denonin ne nje shpirt me mure te dyshimte . Shtepi plot termete si fantazma te çoroditura. Si mundt te me fyejne me njepikellim brejtes makiazhe demode te ankthit mbi fytyre vetem pse mendova te braktis ate qe nuk eshte vetem? Pse duhet te ma lidhin kerthizen e hijes mbi germadha? Denesa ime eshte ndoshta periudhe muzikore

ne kete vendt te trishte ku dielli lind nga rrenojat. ............................................................ ................... Meqenese nenen s'e gjeta , u mblodha kruspull ne zgavren e nje peme si nje embrion i veshtire. E di qe s'kam dike te kujdeset per mua, prandaj s'do te mbyllem ne kete manastir te gjelber. Do lutem qe mekati i vetem i pyllit, te jete lidja ime, me shume drure rreth vetes. ............................................................ Mbi horizontin qe digjet , kuajt le te bejne ç'te duan! Une qaj mbi gjoksin leshtor te barit. Fytyren e kam te mbuluar me buzeqeshje. Atje ne fundt , poshte nen ujin e kripur, ngjitet açensori im i drunjte , plot me labirinthe dyeresh qe s'hapen. Mbuluar me vena gjaku te mpiksur, Ndertesa fanatike qe nuk arrijne te ngrihen gjer ne horizontin e djegur. Toka me flet me gjuhe zvarranikesh te nxehte. Me blini nje kale per kalorsin po mundet! Nuk e dua kete kope te eger!

............................................................ ...... Ne malet fantastike ujqit s'dine te bejne dashuri. Ata shumohen artificialisht nepermjet mjegulles. Ne laboratore te ftohte nuk duken grupet e gjakut. Me kot ne kemi frike nga ujqit Ujqit kane frike nga njri-tjetri.

edhe në formën më të lartë të ligjit pozitiv, në statutet. Shuflaj, i cili zbuloi e botoi ai vetë Statutet e Drishtit, paralajmëroi për ekzistencën e statuteve të qyteteve të tjera shqiptare, si Durrësi e Shkodra. Zbulimi së fundi i Statuteve të Shkodrës, konfirmon plotësisht tezën e mbrojtur në vazhdimësi nga Shuflaj, sipas të cilit qytetet shqiptare rënditen në mesjetë në radhën e qyteteve më të përparuara evropiane. Duke zbuluar e duke i kthyer dimensionin “qytet” historisë mesjetare të Shqipërisë, Shuflaj zgjidhi “enigmën” më të madhe të historiografisë mbi shqiptarët, që deri atëherë i kishte konsideruar këta si një popull pa referenca të qëndrueshme, si një popull në lëvizje e kërkim të vazhdueshëm të atdheut të tij. Sipas Shuflajt, vetë qyteti ishte shprehje e një hinterlandi dhe e një shoqërie bujqësore, që vazhdimisht e ushqente atë me lëndë njerëzore, me produkte e me elemente kulturorë e

jetësorë. Raportet midis qytetit dhe hinterlandit bujqësor, midis fisnikërisë së tokës dhe institucioneve komunale të qytetit, raportet midis malit e fushës, që deri atëherë ishin trajtuar si një raport armiqësor e traumatik deri edhe mes “të huajsh”, Shuflaj i trajtoi si marrëdhënie normale mes komponentëve të ndryshëm të së njëjtës shoqëri shqiptare, në dinamikë e zhvillim të përhershëm. Marrëdhëniet fshat-qytet janë, sipas tij, njëra nga “konstantet kryesore biologjike” të historisë së shqiptarëve. Konstantja tjetër e rëndësishme ishte marrëdhënia, edhe ajo normale, midis malit dhe fushës, që kushtëzohej nga zhvendosjet e tufave të bagëtive e të bashkësive blegtorale nga kullotat verore (mal), në ato dimërore (fushë). Një lëvizje e tillë nga mali në fushë e anasjelltas, karakterizonte edhe kohët e anomalive e të pasigurive të mëdha politike, duke u kthyer në një faktor të përhershëm të

mbijetesës së racës shqiptare. Gjithsesi, qoftë e shkaktuar nga nevojat e jetës blegtorale apo nga pasiguria politike, një dinamikë e tillë bëri, sipas Shuflajt, që edhe në malësitë shqiptare të depërtonin institucionet politike, juridike e shoqërore të një jete të zhvilluar, institucionet bizantine, anzhuine apo napoletane. Vetë krerët e dikurshëm të fiseve, u shndërruan me kohë në sebastë apo kontë, pra në ingranazhe të sistemit feudal që drejtohej nga Kostantinopoja apo nga Napoli, dhe jo rrallë herë këta shkriheshin në fisnikërinë e qyteteve apo përfundonin si gjeneralë e nëpunës të lartë perandorakë. Nga ana tjetër, ky raport i ngushtë organik mes malësisë, fushës dhe vetë qytetit, bëri që edhe në jetën e fshatit bujqësor e të qytetit të depërtonin institucione, praktika e stile jetese karakteristike për popullsinë e zonave malore, siç ishte institucioni i besës apo vetë zakoni i gjakmarrjes (urasba),

që gjejnë pasqyrim deri edhe në nene të veçantë të Statuteve të Shkodrës. Rëndësia E pra, në kohë të ndryshme, studiues të huaj deshën të besojnë se zhvendosja nga mali në fushë e anasjelltas, e shkaktuar nga tranzumanca, nga luftërat e ndryshme apo nga rritja demografike, përbënte karakteristikës kryesore të jetesës së racës shqiptare. Në kohë me ndjeshmëri të lartë politike, siç ishte ajo e Kongresit të Berlinit në 1878, ajo e Paqes së Versajës në 1919 apo edhe koha e ndërkombëtarizimit të çështjes shqiptare në Kosovë e në Maqedoni në këta dhjetëvjeçarë të fundit, teza e gjoja “nomadizmit” shqiptar, u transformua në një aksiomë ideologjike, për të bindur botën e qytetëruar se shqiptarët, popull malësor për definicion, e paskan fituar habitatin e sotëm me anë të një “eksplozioni” dhe ekspansioni të programuar demografik e territorial, duke pushtuar, gjoja, tokat e të tjerëve,

nëpërmjet dhunës ose, në një mënyrë më moderne, duke rivendikuar të drejtat e njeriut, që rrjedhin nga kartat e konventat ndërkombëtare. Të drejta, që sipas dikujt, shqiptarët as edhe i meritojnë. E pra, kundrejt qëndrimeve të tilla me sfond politik e deri racist, Shuflaj solli një trajtim të mirëfilltë shkencor, aq shkencor saqë të përdorte deri edhe një fjalor tipik të shkencave të sakta, kur thoshte se dukuri të tilla, siç ishin lëvizjet fshat-qytet, apo malfushë, përfaqësonin një “konstante biologjike” të realitetit shqiptar. Ndërhyrja shpëtimtare, plot autoritet e kompetencë, por edhe e guximshme e Shuflajt në debatin mbi vendin dhe rolin e shqiptarëve, bëri që t’u hiqej guri i themelit tezave të mësipërme, me prapavijë të qartë politike e antishqiptare, që deri atëherë kishin kontaminuar studimet albanologjike. Ndaj edhe dikush nuk ja fali një guxim të tillë. (foto M.Shuflaj)

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

52

Nëpër gjurmët e historisë
KONGRESI I BERLINIT BISMARCK Në vitin 1878, në Kongresin e Berlinit, kancelari gjerman Bismarck deklaroi se Shqipëria nuk ishte asgjë më shumë se "një shprehje gjeografike". Megjithatë, në të njëjtin vit, u themelua Lidhja e Prizrenit. E cila vuri themelet e pretendimeve të para moderne të statusit kombëtar. 28 NËNTOR 1912 SHPALLJA E PAVARËSISË Shpallja e Pavarësisë më 28 Nëntor në Vlorë nuk ishte vetëm një datë për Shqipërinë. Efekti i saj ishte në të gjitha trevat shqiptare në Ballkan. Në shpalljen e pavarësisë në Vlorë morën pjesë dhe përfaqësues të popullit të Kosovës. 22 MARS 1913 NDARJA E KUFIJVE Konferenca e Ambasadorëve në Londër përcakton ndarjen territoriale të vendit. Nga trungu i Shqipërisë u shkëputën krahina të tëra. Krahina e Kosovës me një popullsi autoktone shqiptare iu la Serbisë. 1913-1914 SHIFRAT E TERRORIT Pas ndarjes së territorit, serbët nuk u mjaftuan vetëm me trojet. Në këto vite shënohen dhe shifra më të larta të represionit sllav mbi popullsinë e Kosovës. Sipas historianëve, dëmi që iu shkaktua Kosovës në këto vite ishte më i madh se ai i pushtimit osman. 1914 LIGJI SERB I KOLONIZIMIT Shteti serb solli në Kosovë gjatë vitit 1914 rreth 20 mijë serbë. Pjesa dërrmuese e të cilëve kriminelë që u përdorën për të nxitur konflikte me shqiptarët. Pushtuesve iu dhanë toka të shqiptarëve, duke ndryshuar dhe kadastrën e tyre. 1 DHJETOR 1918 KRIJIMI I MBRETËRISË SERBO-KROATE Lufta e Parë Botërore do të shënonte dhe krijimin e Mbretërisë SerboKroate-Sollovene, e cila do të kishe brenda saj disa shtete-kombe. Kjo mbretëri do të kishte pjesë të saj dhe Kosovën. VERSAJË 1919 KONFERENCA E VERSAJËS Konferenca e dytë ndërkombëtare që sanksionoi përfundimisht copëzimin e trojeve Shqiptare e la si pjesë të Serbisë krahinën e Kosovës. Një e treta e popullsisë shqiptare mbeti jashtë trungut amë. 1919 REFORMA AGRARE Pas pushtimit serbët u kujdesën që të ardhurit të kishin pronat e tyre. Në vitet 18 SHKURT 1945 USHTRIA JUGOSLLAVE NË KOSOVË Pas largimit të gjermanëve, ushtria jugosllave kërkon vendosjen e administratës ushtarake në Kosovë, me pretekst për “stabilizimin e situatës politike e të sigurisë”. 1 PRILL 1945 MASAKRA E TIVARIT Është një nga masakrat më të mëdha që ju bë të rekrutuarve shqiptarë nga Kosova në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore në Tivar, Mal i Zi dhe në rrugën për në Tivar. Numri i të vrarëve mendohet të jetë 1700-4300. 1945 VIKTIMAT E KOMUNIZMIT 1920 nis dhe Reforma Agrare e drejtuar nga një ministri e veçantë. Megjithëse u shkelën hapur traktatet ndërkombëtare, përsëri askush nuk u kujtua për të drejtat e shqiptarëve. 7 MARS 1937 TEORIA E SPASTRIMIT Pas 1913-s për shkombëtarizimin e Kosovës, serbët përpunuan një strategji të tërë. Në bazë të teorisë antishqiptare u vu akademiku Vaso Çubrilloviç. 4 DHJETOR 1943 DEKLARATA E TITOS Në Luftën II Botërore Kosova u radhit në krah të Koalicionit Antifashist. Udhëheqësi serb, Tito, pranon se çështja e Kosovës do të zgjidhet në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare. Ndërkohë që koha provoi të kundërtën. 31 DHJETOR 1943 KONFERENCA E BUJANIT Gjatë Luftës së Dytë Botërore patriotë kosovarë u mblodhën në Bujan për të fituar të drejtat e tyre, duke kërkuar shkëputjen nga Jugosllavia. E cilësuar si një Lidhje e Dytë e Prizrenit, Konferenca Bujanit pati jehonë në mbarë botën shqiptare. 1943-1944 PUSHTIMI GJERMAN Një pikë ku duket se historianët ende nuk e kanë thënë fjalën e fundit, është Lufta e Dytë Botërore. Kosova, sipas burimeve historike, pati rreth 80 mijë të vrarë në Luftën e Dytë Botërore.

Kalendari
Pas hyrjes së forcave serbe në Kosovë, nis përsëri masakra. Me pretekstin se ishin antikomunistë, gjatë vitit 1945 në gjithë Kosovën numërohen rreth 40 mijë shqiptarë të vrarë. 31 JANAR 1946 KOSOVA NËN SERBI Fundi i Luftës së Dytë Botërore e vendosi përfundimisht Kosovën nën Jugosllavinë. Kushtetuta e Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë, miratuar më 31 janar 1946, Kosova u përcaktua si njësi autonome brenda Serbisë. 17 JANAR 1947 KUSHTETUTA SERBE Nën rrethanat e administrimit ushtarak, Kushtetuta e Republikës Serbe i heq të drejtat popullsisë së Kosovës. Këto dispozita kushtetuese caktojnë Kuvendin Popullor të Serbisë si vendimmarrës për Kosovën. 1950 DËBIMET NË TURQI Etiketimi si turq i shqiptarëve nga ana e serbëve, sjelljet mizore të ushtrisë serbe, bënë që të deportoheshin në Turqi mbi 230 mijë shqiptarë. Një spastrim etnik që i kish rrënjët në teoritë raciste të Vaso Çubrilloviçit. 7 PRILL 1963 SHQIPTARËVE U NJIHET KOMBËSIA Me Kushtetutën e 7 prillit 1963, RFPJ u shndërrua në Republikë Socialiste Federative të Jugosllavisë. Në nenin 111 të saj, Kosova shpallet krahinë autonome. Ndërsa për shqiptarët nuk përdoret më nocioni “pakicë kombëtare”, por “kombësi”. 14 KORRIK 1967 KËRKESAT PËR REPUBLIKË Përfaqësuesit e Kosovës në Kuvendin e Kombeve të Jugosllavisë, me në krye Fadil Hoxhën, kërkojnë rishikimin e hapësirave kushtetuese për Kosovën. Ata kërkuan bisedime me Beogradin për shpalljen Republikë të Kosovës. 6 TETOR 1968 DEMONSTRATAT E STUDENTËVE Pas refuzimit të kërkesës për Republikë të Kosovës filluan protestat e para të intelektualëve dhe studentëve. Në qendër të kërkesave të saj ishte bërja e “Kosovës Republikë”. 1968 DEMONSTRATA Lëvizja e re arriti të ndryshojë statusin juridik të Kosovës. Në po këtë vit gjuha shqipe u sanksionua me ligj si gjuhë e dytë zyrtare, u la të përdorej flamuri si simbol kombëtar dhe hapja e Universitetit të Prishtinës. 1974 AUTONOMIA Pas protest a v e , Kushtetuta Jugosllave e 1974-s do t’i j e p t e Kosovës autonominë. Për të parën herë i jepet e drejta që përmes Parlamentit të vet dhe Këshillit Ekzekutiv të nisë në Gjyqin Kushtetues të Jugosllavisë procesi për vlerësimin e konstitucionalizmit dhe ligjshmërisë. 1989 MILLOSHEVIÇI Fundi i autonomisë së Kosovës ka një nisje. Dhe për ironi, pikërisht ardhja në krye të Beogradit e Sllovodan Millosheviçit solli një tjetër realitet në Kosovë. 28 MARS 1989 HEQJA E AUTONOMISË Qeveria e Beogradit i heq ato pak të drejta që ju dhanë Kosovës në 1974-n. Në këtë mënyrë, Kosova u kthye në pikën e saj më kritike. Në vitin 1989, në Kosovë shpërthyen protestat paqësore. 22 MARS 1990 HELMIMET Nacionalizmi serb në Kosovë tregoi anën e tij më të errët. Janë rreth 20 mijë fëmijë shqiptarë që u helmuan gjatë viteve 1988-1900 nga shërbimet sekrete të Serbisë. 1989-1990 100 TË VRARË Heqja e autonomisë solli protesta në gjithë Kosovën. Gjatë kësaj periudhe,

megjithëse kosovarët protestonin në mënyrë paqësore, ushtria serbe vrau mbi 100 persona, 400 të tjerë u plagosën, u helmuan 20 mijë fëmijë. 23 DHJETOR 1989 THEMELIMI I LDK-SË Themelimi i Lidhjes Demokratike e Kosovës nuk është vetëm krijimi i të parës parti politike me mbështetje të gjerë, por edhe të parës lëvizje që iu kundërvu drejtpërdrejtë regjimit komunist në fuqi. 2 KORRIK 1990 DEKLARATA E PAVARËSISË Më 2 korrik 1990, Parlamenti i Kosovës harton të parën Kushtetutë, ku përcaktohej pavarësia e Kosovës. Ideator i saj ishte kryetari i LDK-së, Ibrahim Rugova. 9 SHTATOR 1990 KUSHTETUA E KAÇANIKUT Kushtetua e Kaçanikut është i pari dokument i miratuar nga Parlamenti i Kosovës që e njihte atë si shtet të mëvetësishëm me simbolet e tij. 26-30 SHTATOR 1991 REFERENDUMI Pas shpalljes nga ana e Parlamentit Republikë, Kosovës i duhet të legjitimonte pushtetin e saj. Për këtë qëllim

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010
Është një marrëveshje e firmosur vetëm nga shqiptarët, pasi serbët nuk pranuan ta firmosin. Nga pala shqiptare morën pjesë presidenti Ibrahim Rrugova, Hashim Thaçi, Rexhep Qosja. 22 MARS 1999 HOLLBRUK-MILLOSHEVIÇ I dërguari special i Uashingtonit, Riçard Hollbruk, më 22 mars takohet me diktatorin Sllobodan Millosheviç. Hollbruk i kërkon Millosheviçit tërheqjen e trupave nga Kosova. Hollbruk nuk merr përgjigje pozitive nga Millosheviçi dhe NATO përgatitet për luftë. 23 MARS 1999 MAJKO: GATI PËR LUFTË Më 23 mars kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, raporton në Parlamentin shqiptar për masat që do të merren pas dështimit të bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës. Majko deklaron se vendi është gati për luftë. 24 MARS 1999 SULMET E NATO-S Serbët u kishin thënë “jo” bisedimeve në Rambuje. Ndërkohë që krimet në Kosovë vazhdonin nga ushtria serbe. Në këtë situatë NATO ndërmerr sulmin frontal ndaj ushtrisë serbe. 24 MARS 1999 MASAKRA NË BELLAÇERKË Nga data 24 deri më 26 mars, trupat policore dhe ato paraushtarake ekzekutuan qindra burra. Vrasjet e kryera në Bellaçerkë dhe në Krushën e Madhe janë renditur midis gjashtë incidenteve të listës së hartuar nga Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi. 26 MARS 1999 KRUSHA E VOGËL Më 26 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Vogël, trupat ushtarake serbe kryen një ndër masakrat më të mëdha ndaj popullsisë së pambrojtur kosovare. Përafërsisht njëqind burra u vranë dhe u dogjën nga serbët. 14 PRILL 1999 KARVANI I CIVILËVE Një incident i rëndë në rrugën në rrethinat e Gjakovës ishte bombardimi nga ana e NATO-s e një karvani civilësh. Sipas NATO-s, u mësua se objektivi ishte një karvan ushtarak dhe se përgjegjës për sulmin mbi civilët mund të ishin trupat serbe. PRILL 1999 MASAKRA E SUHAREKËS Një masakër tepër e dhimbshme ishte edhe vrasja në qytetin e Suharekës, e të paktën njëzet e katër anëtarëve të familjes së gjerë Berisha, duke përfshirë këtu edhe njëmbëdhjetë fëmijë nga mosha gjashtëmbëdhjetë vjeç e poshtë, për shkak se i kishin dhënë dy shtëpi me qira OSBE-së. PRILL 1999

53

i Kosovës
u mbajt referendumi për shpalljen Republikë të Kosovës. Rezultatet e këtij referendumi u shpallën të pavlefshme nga Beogradi. 24 MAJ 1992 ZGJEDHJET PLURALISTE Referendumi i shtatorit ishte preludi i zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në Kosovë. Më 24 maj 1992, në Kosovë u zhvilluan zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale. President u zgjodh doktor Ibrahim Rugova. 1995 MARRËVESHJA E DEJTONIT Pas disa vitesh luftë të përgjakshme, ndërkombëtarët ulin në bisedime serbët, boshnjakët dhe kroatët. Marrëveshja u nënshkrua në Dejton (SHBA). Ndërkombëtarët arritën të ulnin gjakrat mes sllavëve, por u anashkalua çështja e Kosovës. 28 NËNTOR 1997 USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS Kur bisedimet nuk vlejnë më, atëherë e kanë radhën armët. Ushtria Çlirimtare e Kosovës u krijua pas viteve 1995, si përgjigje e represionit serb në Kosovë. Dalja e parë publike e saj u bë më 28 nëntor 1997. Sigurisë të OKB-së arriti për disa javë të ndalë luftimet. Por më vonë ushtria serbe deklaroi se ka vrarë rreth 30 luftëtarë të UÇK-së afër Podujevës. 6 JANAR 1999 ALARMI I NATO-S Komandanti i forcave të NATO-s në Evropë, Wesli Klark, deklaroi se Kosova po shkon drejt fillimit të luftës civile. Sipas tij, Beogradi ka armatosur policinë me armët më të rënda dhe po shkon drejt Kosovës. 8 JANAR 1999 DEKLARATA Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova kërkon ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë. Rugova edhe njëherë u kërkon ndërkombëtare se pavarësia e ushtarak i Serbisë kish planifikuar dërgimin e mbi 200 mijë forcave ushtarake për të mposhtur rebelimin e Kosovës. 28 JANAR 1999 ASAMBLEJA E KE-SË Vetëm pas një seri masakrash dhe kur mediat ndërkombëtare raportuan krimet në Kosovë, komuniteti ndërkombëtar nisi të merrte masa konkrete. Mbledhja e radhës e KE-së dënoi masakrën e Raçakut. MARS-QERSHOR 1999 DËBIMI BIBLIK Lufta në Kosovë do të tregonte anën e saj më të shëmtuar në fundin e shekullit modern. Ushtria serbe duke ndërmarrë një operacion të gjerë dëboi nga

MASAKRA NË TËRNJE Në fshatin Tërnje do të gjenin vdekjen të paktën njëzet e katër persona, duke përfshirë edhe shtatë fëmijë të moshës pesëmbëdhjetë vjeç, madje edhe më të vegjël. Gjatë kohës së bombardimeve, në komunën e Suharekës u vranë 430 vetë. 1999 BILL KLINTON Mes Amerikës dhe shqiptarëve, tashmë ka një lidhje historike që i kalon shekujt. Pas Udro Willsonit, një tjetër president do të bëhej iniciator i shpëtimit të popullit të Kosovës. Bill Klinton do të mbahet mend si Presidenti që mori përsipër kostot e sulmit të NATOs në Serbi. 6 MAJ 1999 VRASJA E FEHMI AGANIT Një nga intelektualët më në zë të Kosovës, gazetar, sociolog, filozof dhe nënkryetar i LDK-së. Vdekja e tij ende nuk është sqaruar. Trupi i 66-vjeçarit, akademikut dhe politikanit kosovar, u gjet i vrarë në rrethana misterioze më 6 maj 1999. 26 QERSHOR 1998 SHBA NJEH UÇK-NË Ushtria Çlirimtare e Kosovës fillimisht u mbaj larg bisedimeve. Për këtë ndikuan dhe qarqet ruso-serbe, të cilat i paraqisnin si fondamentalistë islamikë. Por roli i tyre nuk mund të nënvleftësohej. I dërguari i SHBA-së, Riçard Holbruk, ishte i pari zyrtar i lartë që do ta quante atë faktor dhe do të takohej me ta. QERSHOR 1999 KOSOVA NËN NDËRKOMBËTARËT Që prej përfundimit të luftës së armatosur, Kosova është nën administrimin e Kombeve të Bashkuara. Deri në zgjidhjen përfundimtare të statusit të saj, komuniteti ndërkombëtar ka marrë përsipër administrimin e territorit të Kosovës. 1999 STREHIMI NË SHQIPËRI Peshën më të madhe të eksodit të kosovarëve e mbajtën shqiptarët. Karvanët e gjatë me njerëz u dyndën në kufijtë e shtetit amë. Me mijëra familje shqiptare hapën dyert për popullsinë e Kosovës duke i pritur deri në përfundim të luftës.

5 MARS 1998 MASAKRA E PREKAZIT Në fshatin Prekaz vriten 50 shqiptarë dhe dy serbë nga luftimet mes ushtrisë serbe dhe forcave të UÇK-së. Shumica e të vrarëve nga radhët e shqiptarëve ishin civilë të paarmatosur, gra dhe fëmijë. JANAR 1999 ”TERRORIZMI” SHQIPTAR E gjithë lëvizja e armatosur për çlirimin e Kosovës u interpretua nga zyrtarët serbë, ndonjëherë dhe ata rusë, si një lëvizje terroriste. 6 MARS 1998 VRASJA E ADEM JASHARIT Çdo kohë ka heronjtë e vetë. Dhe lufta e Kosovës ka me mijëra të tillë, por emri i Adem Jasharit është një nga ata që spikat më shumë. Ai u vra më 6 mars 1998 nga një sulm i ushtrisë serbe në kullën e Jasharajve. 15 QERSHOR 1998 Aeroplanët e NATO-s fillojnë manovrat mbi Maqedoni dhe Shqipëri. Ushtria serbe e mori si një kërcënim të hapur dhe nisi një ofensivë edhe më të ashpër për të eliminuar UÇK-në, prandaj hynë ndërkombëtarët në Kosovë. 23 SHTATOR 1999 ARMËPUSHIMI I RREMË Kërcënimet e NATO-s e detyruan Millosheviçin të ndërpresë për një farë kohe masakrat në Kosovë. Këshilli i

Kosovës do të ishte zgjidhja më e mirë.

shtëpitë e tyre mbi një milion shqiptarë, shumica e të cilëve gra, fëmijë e pleq. 15 JANAR 1999 MASAKRA E RAÇAKUT Krimi që do të ndërgjegjësonte ndërkombëtarët për atë çfarë po ndodhte në Kosovë ishte masakra e Raçakut. Mëngjesin e 15 janarit në fshatin Raçak, forcat paramilitare serbe sulmojnë fshatin duke vrarë 45 persona mes të cilëve një grua. MAJ 1999 RRUGOVA MERRET PENG Në momentet kur presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviç, e pa se lufta ishte e humbur, urdhëron të merret peng presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova. Por ndërhyrja e SHBA-së, Italisë, Francës dhe Gjermanisë, bënë që Millosheviçi ta lironte më pas. 20 MARS 1999 MARRËVESHJA E RAMBUJESË

18 JANAR 1999 PARLAMENTI SHQIPTAR Në kushtet e një lufte të pashpallur, në Shqipëri po merreshin masa për të përballuar situatën. Parlamenti shqiptar miraton një rezolutë ku kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të NATOs në Kosovë. 20 JANAR 1999 KLARK-MILOSHEVIÇ Gjenerali i NATO-s për Evropën, Wesli Klark, takon presidentin e Serbisë, Sllovodan Millosheviç. Pas takimit, Klark në një deklaratë për mediat, e cilësoi Millosheviçin si njeri me mentalitet bunkeri. 27 JANAR 1999 PLANI I SHFAROSJES Sipas burimeve të raporteve të NATOs, në qershor të vitit 1998 shtabi i lartë

GËZUAR VITIN E RI 2010!
TADIÇ PËR PAVARËSINË QERSHOR 1999 MARRËVESHJA E KUMANOVËS Pas 74 ditë bombardimesh të NATO-s ndaj forcave serbe dhe pikave strategjike në tërë Serbinë, Serbia dhe Millosheviçi kapitulloi. Ushtria serbe u tërhoq nga Kosova. Të shpërngulurit u kthyen në vatrat e tyre. 10 QERSHOR 1999 ÇLIRIMI I KOSOVËS Ushtria e NATO-s së bashku me UÇKnë, më 10 qershor të 1999-s arritën të çlironin Kosovën. 10 qershori mbahet si data kur ushtria serbe pas më shumë se 100 vitesh u largua nga trojet e Kosovës. 1998-1999 BILANCI I LUFTËS Në përfundim të një luftë frontale që zgjati një vit, bilanci ishte rrënqethës për popullsinë e Kosovës. Forcat militare dhe paramilitare serbe kanë vrarë, ekzekutuar apo masakruar në forma më mizore mbi 15 mijë shqiptarë. 28 TETOR 2000 ZGJEDHJET E PARA NË KOSOVË Prova e parë e aftësive shtet-formuese të Kosovës u pa në zgjedhjet lokale të 28 tetorit 2000. Por më shumë se fitorja e një force të moderuar, rëndësi kishte zhvillimi i zgjedhjeve. Zgjedhjet e para të lira të popullsisë së Kosovës u klasifikuan të rregullta. 2001 ”VETËVENDOSJA” Mbarimi i luftës dhe zgjatja e procesit të negociatave për statusin e Kosovës, bënë që mes popullsisë të krijohen përsëri pakënaqësi. Në këtë linjë ishte dhe krijimi i lëvizjes paqësore “Vetëvendosja”. 2001 KORNIZA KUSHTETUESE Në vitin 2001 nën miratimin e UNMIK-ut forcat politike miratojnë Kornizën Kushtetuese që i lejon autoritet e Kosovës të ndërtojnë institucionet vendore. Njihet e drejta për krijimin e institucioneve vetëqeverisëse, si ato qendrore ashtu edhe lokale. 17 NËNTOR 2001 ZGJEDHJET PARLAMENTARE Cilësohen si zgjedhjet e para të përgjithshëm pas luftës. Fitues u shpall LDK-ja e Ibrahim Rugovës. Nga këto zgjedhje doli Parlamenti i parë i Kosovës, i cili nën mbikëqyrjen e misionit të OKB-së në Kosovë, zgjodhi presidentin dhe krijoi qeverinë e Kosovës. 2 MARS 2003 ZORAN GJINGJIÇ Kryeministri Zoran Gjingjiç ishte i pari politikan serb që e trajtoi ndryshe çështjen e Kosovës. Por për nacionalistët, politikanë të tillë nuk e siguronin mbijetesën. Gjingjiç u vra në një atentat pak kohë më pas deklaratës. 3 DHJETOR 2004 RAMUSH HARADINAJ Një nga udhëheqësit e luftës së Kosovës, Ramush Haradinaj, u zgjodh kryeministër më datën 3 dhjetor 2004 dhe e mbajti këtë mandat deri më 8 mars 2005. 8 MARS 2005 GJYQI I HARADINAJ Më 8 mars të vitit 2005, Gjykata për Krime të Luftës publikoi aktakuzën për krime lufte ndaj Ramush Haradinajt. Ai të nesërmen shkoi vullnetarisht në Hagë, duke dhënë një shembull të përgjegjësisë politike. 10 NËNTOR 2005 EMËRIMI I AHTISARIT Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara aprovon emërimin e Marti Ahtisari si përfaqësues special për statusin e ardhshëm të Kosovës. 21 NËNTOR 2005 AHTISARI NË KOSOVË Marti Ahtisari viziton Kosovën përherë që pas emërimit si përfaqësues special për statusin e ardhshëm të Kosovës. Ai bën takime me kryeadministratorin e OKB-së, presidentin Rugova, kryeministrin Kosumi, përfaqësues të opozitës dhe minoritetit serb. 10 SHKURT 2006 SEJDIU-PRESIDENT Më 10 shkurt 2006, pas rrethit të tretë të votimeve në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Sejdiu u zgjodh President i Kosovës. Sejdiu është cilësuar si “dishepulli” i Rugovës. 10 SHKURT 2006 FATMIR SEJDIU Është Presidenti i dytë i Kosovës. Pas vdekjes së Dr. Ibrahim Rugovës, Sejdiu mori votat e Parlamentit të Kosovës për të drejtuar vendin në fazën e fundit të negociatave. 11 MARS 2006 SLLOBODAN MILOSHEVIÇ Nëse ka një njeri, emri i të cilit lidhet me vuajtjet e kosovarëve në fundin e mijëvjeçarit, ai është Sllobodan Milosheviçi, i cilësuar si “Kasapi i Ballkanit”. Vdiq në burgun e Hagës pa e marrë ende dënimin më 11 mars 2006. 21 NËNTOR 2006 VDEKJA E IBRAHIM RUGOVËS Presidenti i parë i Kosovës, Ibrahim Rugova, vdiq pa e parë të realizuar plotësisht ëndrrën e tij, Kosovën të pavarur. E megjithatë, ai ishte njeriu që dha kontributin më të madh politik për pavarësinë e saj. 2 DHJETOR 2006 MERKEL PËR PAVARËSINË Kancelaria gjermane, Angela Merkel, pas takimeve me kryenegociatorin Ahtisari dhe presidentin e serb, Tadiç, u shpreh pro pavarësisë së Kosovës. Në këtë mënyrë betejës diplomatike të pavarësisë iu shtua dhe një tjetër aleat i rëndësishëm. 3 DHJETOR 2006 Në fillim të dhjetorit, presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, do të deklaronte se “Kosova sot ndodhet më afër pavarësisë dhe këtë e di çdo qytetar në Serbi, por ne po përpiqemi që të ruajmë integritetin territorial të vendit tonë”. 1 MARS 2006 DORËHEQJA E BAJRAM KOSUMIT Më 1 mars të 2006-s, kryeministri Bajram Kosumi jep dorëheqjen. Edhe kryeparlamentari Daçi detyrohet ta bëjë këtë. Disa ditë më vonë në këtë post zgjidhet, Agim Çeku. tua se Ahtisari ka informuar se do të propozonte pavarësi të kushtëzuar. 10 SHKURT 2007 PROTESTA E “VETËVENDOSJES” Lëvizja “Vetëvendosje” organizon protestë në Prishtinë kundra pakos së Ahtisarit që ata mendojnë nuk i bien Kosovës pavarësi. Disa nga protestuesit filluan të përleshen me policinë. Vdesin dy protestues. 12 SHKURT 2007 FATMIR REXHEPI Ministri Brendshëm i Kosovës, Fatmir Rexhepi, jep dorëheqje pas dhunës në protestat e 10 shkurtit të organizuara nga “Vetëvendosje”, ku vdiqën dy shqiptarë të rinj. Ai thotë se ndjente përgjegjësi morale edhe pse policia as ajo e UNMIK-ut dhe as SHPK, nuk janë nën kontroll të tij. Po këtë ditë, Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut (KMLDNJ) viziton Albin Kurtin në paraburgim. Ndërkohë që Kurti tregon për keqtrajtim. 10 MARS 2007 TAKIMI I VJENËS Më 10 mars të vitit 2007, në Vjenë të Austrisë mbarojnë bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës mes shqiptarëve dhe serbëve, pa marrëveshje. 26 MARS 2007 RAPORTI NË OKB Marti Ahtisari, më 26 mars të vitit 2007 i dërgon raportin përfundimtar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku ai thotë se Kosova duhet të bëhet e Kombeve të Bashkuara për shqyrtim. Marrëveshja parashikon një Kosovë të pavarur shumë etnike. 24 KORRIK 2006 TAKIMI DYPALËSH Takimi i zyrtarëve më të lartë të Kosovës dhe Serbisë në Vjenë të Austrisë. Nuk arrihet asnjë marrëveshje, por Ahtisari e konsideron të suksesshëm për faktin se këta liderë janë takuar sy në sy. 24 JANAR 2007 ASAMBLEJA E KE-SË Asambleja e Këshillit të Evropës miraton rezolutën 1533 në lidhje me statusin përfundimtar të Kosovës. Njëri nga nenet ishte dhe ai për pavarësinë, ku thuhej se Kosova duhet të marrë pavarësi për të siguruar paqe në Ballkan. 26 JANAR 2007 GRUPI I KONTAKTIT Marti Ahtisari më 26 janar të vitit 2007 takohet me Grupin e Kontaktit. Takimi ishte me dyer të mbyllura, por u njofpavarur. 3 PRILL 2007 OKB-AHTISARIT Fillon shqyrtimi i planit të Ahtisarit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Pas dyerve të mbyllura është dëgjuar i dërguari special për Kosovën Marti Ahtisari, duke shpalosur planin që pritet t’i japë Kosovës një pavarësi të mbikëqyrur. 17 PRILL 2007 DEKLARATA E SHBA-SË Zëvendësministri i Jashtëm i ShBA-së, Nicholas Burns, në një fjalim para Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington tha se, Uashingtoni e konsideronte pavarësinë si opsionin më të përshtatshëm për Kosovën. 13 MAJ 2007 REZOLUTA E SHBA-SË Një rezolutë e hartuar nga ShBA-ja iu shpërndahet shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kjo rezolutë çon drejt pavarësisë së Kosovës. ShBA vazhdon të deklarojnë

LONDON JANUARY 2010

54

se e përkrah pavarësinë e Kosovës dhe se kjo duhet të vijë brenda muajit maj. 8 QERSHOR 2007 TAKIMI I G8-S Më 8 qershor të vitit 2007 përfundon takimi i G8-s. Nuk është arritur marrëveshje për pavarësinë e Kosovës. Rusia vazhdon të jetë pengesa e vetme për pavarësinë e Kosovës. ShBA vazhdon të këmbëngulë se pavarësia është zgjidhja e vetme dhe më e mirë. 10 QERSHOR 2007 XHORXH W. BUSH Vizita e Presidentit të ShBA-së në Shqipëri, Xhorxh W. Bush nuk do të mbahet mend vetëm sepse ishte e para e një personaliteti të tillë. Duke folur për çështjen e Kosovës, Bush bëri deklaratën historike “se rezultati përfundimtar për statusin e Kosovës është pavarësia”. 13 QERSHOR 2007 FLAMURI I KOSOVËS Ekipi i Unitetit shpall konkursin 15ditor për flamurin dhe stemën e Kosovës, ku thuhet se “secili propozim duhet t’i përmbahet frymës dhe përmbajtjes së propozimit gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës”. 17 NËNTOR 2007 ZGJEDHJET PARLAMENTARE Në Kosovë zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe lokale. Këto zgjedhjet ishin të pestat që nga përfundimi i luftës në vend. U cilësuan si zgjedhjet më model. 19 NËNTOR 2007 Partia Demokratike e Hashim Thaçit del fituese e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë me 34 për qind. E dyta renditet LDK-ja e Fatmir Sejdiut. 9 JANAR 2008 RIZGJIDHET SEJDIU Më 9 janar 2008, Fatmir Sejdiu u rizgjodh sërish President i Kosovës. Ndërkohë që më 10 shkurt 2006, Sejdiu u zgjodh President i Kosovës si pasues i Ibrahim Rugovës. 9 JANAR 2008 THAÇI-KRYEMINISTËR Hashim Thaçi, 39 vjeç, betohet si kryeministër i Kosovës në 9 janar 2008, gati dy muaj pasi Partia e tij Demokratike e Kosovës fitoi zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit. 9 JANAR–16 SHKURT Brenda këtyre 35 ditëve Kosova ka qenë nën ethet e ditës së shpalljes së pavarësisë. Ky ka qenë edhe muaji që janë kryer aq shumë negociata e bisedime se sa gjatë 95 viteve të pushtimit serb. 17 shkurt Pavarësia 17 shkurt është dita e madhe. Plotësimi i datës 28 Nëntor 1912. Në orën 15:00 Kuvendi i Kosovës shpall Kosovën e Pavarur. Ëndrra shekullore plotësohet. Plasin fishekzjarrët dhe lotët e gëzimit. PËRGATITI ANILA HOXHA

26 MARS 2007 ”PAKOJA AHTISARI” NË OKB Në 26 mars “Pakoja Ahtisari” iu paraqit Këshillit të Sigurimit të

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

55

Deklarata e Pavarësisë së Kosovës

T

ë mbledhur në mbledhje të jashtëzakonshme më 17 shkurt 2008, në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë,

Duke nderuar të gjithë burrat dhe gratë që bënë sakrifica të mëdha për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën,

Duke iu përgjigjur thirrjes së popullit për të ndërtuar një shoqëri që respekton dinjitetin njerëzor dhe afirmon krenarinë dhe synimet e qytetarëve të saj, Të zotuar për t’u përballur më trashëgiminë e dhembshme të së kaluarës së afërt në frymë të pajtimit dhe faljes, Të përkushtuar ndaj mbrojtjes, promovimit dhe respektimit të diversitetit të popullit tonë, Duke riafirmuar dëshirën tonë për t’u integruar plotësisht në familjen euroatlantike të demokracive, Duke vërejtur se Kosova është një rast special që del nga shpërbërja jokonsensuale e Jugosllavisë dhe nuk është presedan për cilëndo situatë tjetër, Duke rikujtuar vitet e konfliktit dhe dhunës në Kosovë që shqetësuan ndërgjegjen e të gjithë popujve të civilizuar, Mirënjohës që bota intervenoi më 1999 duke hequr në këtë mënyrë qeverisjen e Beogradit mbi Kosovën, dhe vendosur Kosovën nën administrimin e përkohshëm të Kombeve të Bashkuara, Krenarë që Kosova që atëherë ka zhvilluar institucione funksionale, multietnike të demokracisë që shprehin lirisht vullnetin e qytetarëve tanë, Duke rikujtuar vitet e negociatave të sponsorizuara ndërkombëtarisht ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mbi çështjen e statusit tonë të ardhshëm politik, Duke shprehur keqardhje që nuk u arrit asnjë rezultat i pranueshëm për të dyja palët përkundër angazhimit të mirëfilltë të udhëheqësve tanë, Duke konfirmuar se rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, i ofrojnë Kosovës një kornizë gjithëpërfshirëse për zhvillimin e saj të ardhshëm, dhe janë në vijë me standardet më të larta europiane për të drejtat të njeriut dhe qeverisjen e mirë, Të vendosur që ta shohim statusin tonë të zgjidhur në mënyrë që t’i jipet popullit tonë qartësi mbi të ardhmen e vet, të shkohet përtej konflikteve të së kaluarës dhe të realizohet potenciali i plotë demokratik i shoqërisë sonë,

1 2

. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës. . Ne shpallim Kosovën një republikë demokratike, laike dhe multietnike, të udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtes së barabartë sipas ligjit. Ne do të mbrojmë dhe promovojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve n ë Kosovë dhe krijojmë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre efektive në proceset politike dhe vendimmarrëse.

Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999). Ne ftojmë dhe mirëpresim një prani ndërkombëtare civile për të mbikëqyrur zbatimin e Planit të Ahtisaarit dhe një mision të sundimit të ligjit të udhëhequr nga Bashkimi Europian. Ne, po ashtu, ftojmë dhe mirëpresim NATO-n që të mbajë rolin udhëheqës në praninë ndërkombëtare ushtarake dhe të zbatojë përgjegjësitë që i janë dhënë sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999) dhe Planit të Ahtisaarit, deri në atë kohë kur institucionet e Kosovës do të jenë në gjendje të marrin këto përgjegjësi. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht më këto prani në Kosovë për të siguruar paqen, prosperitetin dhe stabilitetin në të ardhmen në Kosovë. . Për arsye të kulturës, gjeografisë dhe historisë, ne besojmë se e ardhmja jonë është në familjen europiane. Për këtë arsye, ne shpallim synimin tonë për të marrë të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian sapo që të jetë e mundshme dhe për të zbatuar reformat e kërkuara për integrim europian dhe euroatlantik.

përmbahet nga kërcënimi apo përdorimi i forcës në cilëndo mënyrë që është jokonsistente me qëllimet e Kombeve të Bashkuara.

9

6

Ne, nëpërmjet kësaj Deklarate, marrim obligimet ndërkombëtare të Kosovës, përfshirë ato të arritura në emrin tonë nga Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), si dhe obligimet e traktateve dhe obligimet tjera të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ndaj të cilave obligohemi si ish-pjesë konstituive, përfshirë konventat e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht me Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Ne synojmë të kërkojmë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, në të cilat Kosova do të synojë të kontribuojë për qëllime të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.

10

Kosova shpall zotimin e saj ndaj paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë të Europës Juglindore. Pavarësia jonë e sjell në fund procesin e shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë. Gjersa ky proces ka qenë i dhembshëm, ne do të punojmë pa pushim për t’i kontribuar një pajtimi që do të lejonte Europën Juglindore të shkojë përtej konflikteve të së kaluarës dhe të farkojë lidhje të reja rajonale të bashkëpunimit. Për këtë arsye, do të punojmë së bashku me fqinjtë tanë për të avansuar të ardhmen tonë të përbashkët europiane.

11

Ne pranojmë plotësisht obligimet për Kosovën të përmbajtura në Planin e Ahtisarit, dhe mirëpresim kornizën që ai propozon për të udhëhequr Kosovën në vitet në vijim. Ne do të zbatojmë plotësisht ato obligime, përfshirë miratimin prioritar të legjislacionit të përfshirë në Aneksin XII të tij, veçanërisht atë që mbron dhe promovon të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.

3
4 5

7 8

. Ne i shprehim mirënjohje Organizatës së Kombeve të Bashkuara për punën që ka bërë për të na ndihmuar në rimëkëmbjen dhe rindërtimin pas lufte dhe ndërtimin e institucioneve të demokracisë. Ne jemi të përkushtuar të punojmë në mënyrë konstruktive me Organizatën e Kombeve të Bashkuara gjersa ajo vazhdon punën e saj në periudhën në vijim. . Me pavarësinë vie detyra e anëtarësisë së përgjegjshme në bashkësinë ndërkombëtare. Ne e pranojmë plotësisht këtë detyrë dhe do t’i përmbahemi parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, Aktin Final të Helsinkit, akteve tjera të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, obligimeve ligjore ndërkombëtare dhe parimeve të marrëdhënieve të mira ndërkombëtare që shënojnë marrëdhëniet ndërmjet shteteve. Kosova do të ketë kufijtë e saj ndërkombëtarë ashtu siç janë paraparë në Aneksin VIII të Planit të Ahtisaarit, dhe do të respektojë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjithë fqinjve tanë. Kosova, po ashtu, do të

Ne shprehim, në veçanti, dëshirën tonë për të vendosur marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjtë tanë, përfshirë Republikën e Serbisë, me të cilën kemi marrëdhënie historike, tregtare dhe shoqërore, të cilat synojmë t’i zhvillojmë më tej në të ardhmen e afërt. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për t’i kontribuar marrëdhënieve të fqinjësisë dhe bashkëpunimit me Republikën e Serbisë duke promovuar pajtimin ndërmjet popujve tanë. Ne, nëpërmjet kësaj, afirmojmë në mënyrë të qartë, specifike dhe të parevokueshme se Kosova do të jetë ligjërisht e obliguar të plotësojë dispozitatat e përmbajtura në këtë Deklaratë, përshirë këtu veçanërisht obligimet e saj nga Plani i Ahtisaarit. Në të gjitha këto çështje, ne do të veprojmë në pajtueshmëri në parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përfshirë Rezolutën 1244 (1999). Ne shpallim publikisht se të gjitha shtetet kanë të drejtën të mbështeten në këtë Deklaratë, dhe i bëjmë apel të na ofrojnë përkrahjen dhe mbështetjen e tyre.

12

. Ne do të miratojmë sa më shpejt që të jetë e mundshme një kushtetutë që mishëron zotimin tonë për të respektuar të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve tanë, posaçërisht ashtu siç definohen me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kushtetuta do të inkorporojë të gjitha parimet relevante të Planit të Ahtisaarit dhe do të miratohet nëpërmjet një procesi demokratik dhe të kujdesshëm. . Ne mirëpresim mbështetjen e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare për zhvillimin tonë demokratik nëpërmjet të pranive ndërkombëtare të themeluara në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 të

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

56

Të huajt për Shqipërinë dhe shqiptarët
- Shqiptarët (Pellazgo-Ilirët) janë populli më i lashtë në Europë nga të cilët kanë marrë kulturë popujt e tjerë. (Shqiptari) ishte i detyruarë të bëhej dy gjuhësh sepse nuk kishte se si të përdorej greqishtja e lashtë si gjuhë amtare dhe si gjuhë e vatrës, pasi greqishtja e vjetër ishte nje gjuhë artificiale, konvecionale dhe diturore. Robert D'Angely, "Enigma" fq 33. - Millan Shuflaj, një studiues kroat shkruan në Vjenë më 1913, tek vëllimi i parë "Acta et Diplomata res Albaniae mediae actatis illustrantia " që të gjitha informacionet për këtë vend e për këtë komb na i japin vetëm armiqtë e Shqipërisë¨...(!) - Wiliam Shakespeare skenën më të bukur të komedisë së anglezëve "Nata e dymbëdhjetë " e vendos në ILIRI. - Në Londër më 1927 boton Paul Edmonds " To the land of the Eagle " ku Shqipëria atnike quhet "kopështi shkëmbor i Europës Juglindore " thotë : Zotërinj të nderuar në Fushën e Martinajve që etimologjia sërbe e quan Triepçe - të Kosovës prodhohet 24.37 % e arit europian. - Po në vitin 1927 në Shtutgart, Hartografi Gjerman Herbert Louis e krahason Shqipërinë me Kaliforninë e Jugut. Bregdetin e saj perlë. - Në vitin 1813 Lordi Brauton mik i Lord Bayron me emrin Jacobs Hobhouse, boton " A Jorney through Albania " ( vëll .I fq.137 ) ku thotë tekstualisht që: Kulturen e shqipëtarëve mund ta kishin zili dhe europianët më të qytetëruar. - Ndërsa, ja se çfarë shkruan zonja Edith Durham në 1920 tek: "Twenty Years of Balkan Tangle" apo në vitin 1905 tek "The Burden of the Balkans" , ( fq.,124 dhe fq.217 Respektivisht krahasohet ky vend e ky popull me Uellsin e Veriut (!) - Kur dihet shovinizmi i Kishës Ortodokse Sllave - Jyrien de La Gravierë na sjell tek "La station du Levant" në vitin 1876 vëll II.fq.89 lluksin e mentalitetit shqipëtar duke shkruar " ...Kombësia i bashkon shqiptarët shumë më tepër se sa i ndan feja ."

më 1927 në Shtugart ku Herbert Louis na citon: "Në Shqipëri nuk ka masa indiferente. Atje çdo individ është i gatshëm të marrë nismë të fuqishme. Shqiptari e ka ndjenjën e vetëbesimit më të fortë se çdo gjë !..." - Kleriku i Lartë i Kishës Angleze Hirësi e Tij T.S.Hughes na shkruan në veprën e vet "Travels in Greece and Albania" (bot.2.vëll.II.fq.108 Londër 1830 ) se Burrat më të Mëdhenj të Turqisë janë me origjinë shqipëtare(!). - Historiani i Kryengritjes Greke Xhorxh Finlej pasi analizon karateristikat dhe cilësitë e shqipëtarëve në krahasim me fqinjët e vet na tregon tek "Histori of Greece " (bot.Oksford 1877 vell.VI.fq.31 ) se Shqiparët e donin të vertetën dhe ishin të ndershëm. - Shqiptaret jane pasardhesit e pellazgeve te famshem. Pellazget ne epokat primitive do te kene populluar Epirin, Maqedonine, Greqine (Helladen dhe Peloponezin) dhe shume vende te Italise. Han Johan Georg Fon - Mbreti i pare i Trojes ka qene Dardani, prandaj Priami, mbreti pasardhes dhe populli i tij quheshin dardane, bij dhe bija te Dardanit. Ky popull indoeuropian qe shperngulur ne drejtim te perendimit ne Azine e Vogel dhe lidhi fatin e vet ngushtesisht me Trojen, nje nga portat e se ciles mori emrin "Porta Dardane". Ndersa ngushtica prane gadishullit Ballkanik u quajt Dardanele dhe, duke shkuar ne Perendim, krahina shqiptare e Kosoves ne lashtesi, kishte emrin Dardania. HOMERI - Dijetare serioze pohojne me bindje qe ethni shqiptare ka pasur edhe Homeri, Aristoteli dhe Hipokrati, "Ati i mjekesise" EDWIN E. JACQUES - Eneu, prijesi i dardaneve, (ne krahinen shqiptare te Kosoves), qe luftoi si aleat i trojaneve kunder grekeve, pas luftes se Trojes ( shek XII p.e.r) shkoi ne Itali dhe themeloi qytetin Lavinium, kurse i biri, Aksiani, ngriti qytetin Albano, qe te dy ne afersi te Romes. Poema Iliada - Raca shqiptare ka nderin qe ka nxjerre Filipin e II, Leken e Madh, Aristotelin, Akilin nga fisi i Molloseve, Pirron dhe mbretereshen Teute, qe guxoi ti beje balle Republikes Romake, fuqise ushtarake me te madhe te kohes. Dora D'Istria

- Ndërsa Hobhouse në fq.147-148 të " A Jorney through Albania" na bën të ditur se nga viti 1878 deri më 1920 ( Lidhja e Prizrenit dhe Pushtimi Italian ), grekët e serbët pretendojnë se nuk ekziston kombi Shqipëtar (!) ... Fuqitë e Mëdha kanë qeshur me ta. Biles një diplomat europian i pyeti :- a ka dallim kisha greke nga kombësia greke, apo kisha sërbe nga kombësia sërbe ?..." - Në vitin 1914 Weadham Peacock tek vepra e vet "Albania : The foundling State of Europe", (fq.177) na bën të ditur : " Vetëdija europiane e njeh kombësinë shqipëtare. Por ndërmjet

sllavëve dhe tyre ka disa shekuj hakmarrjeje. Shqiptari e sheh sllavin si pushtues dhe grabitës. Ndërsa sllavi e sheh shqiptarin si njeri të padëshirueshëm. Duke patur një përparsi tepër të çmuar që sllavi është treguar më i shkathët në shkrimet e veta, ndonse ka ardhur në mes shekujve VII e XI-të,duke e gjetur shqiptarin autokton(!),e konsideron shqiptarin si bandit dhe grabitës të fshatrave sllave ( !) .Në fakt -vazhdon autori - tjetër kush e ka mizën nën kësulë ..." - W.M.Leake në vitin 1804 boton në Londër "Travels in Northern Greece" ( vëll.I.fq.43 ) që, " Ndrysh nga kombet e tjerë të

gadishullit që dallojnë thellësisht besimin fetar, shqipëtarët nuk thonë as jemi turq, as jemi të krishterë, por thjeshtë e prerazi jemi shqipëtar! Sa dinakëri treguan Akademia e Beogradit, çupriloviqët, e rankoviqët kur dëbuan 500 mijë shqipëtarë gjoja se ishin turq në vitin 1956. - Në librin e vet "Turkey and ist People" Edwin Pears bot. 2 fq.167 në Londër vlerson 5 cilësi të shqipëtarve që janë: PAVARËSIA,KALORSIA,MIRË SJELLJA,TOLERANCA dhe BESNIKËRIA. Shqipëtarët nuk janë turma dhe as primitivë. - Një revistë në Gjermani, botuar

GËZUAR VITIN E RI 2010!
(Elena Gjika) - Roma eshte themeluar nga refugjate te ardhur nga Troja. Themeluesit e Romes, Romulusi dhe Remusi ishin bij te bijes se Eneut, me fjale te tjera ishin dardane e, rrjedhimisht pellazge. Dionisi i Halikarnasit - Per aftesite e tij ushtarake, per trimerine dhe vleren personale, Pirroja(319 - 272 p.e.r) u quajt per nje kohe te gjate i pari midis mbreterve te kohes se tij.

LONDON JANUARY 2010

57

° Shen Kai pape, (prej Salone, Dalmaci ) martir, mban fronin papnor ne vitet 283-296. Festa e tij eshte me 22 prill. Renditet i njezet e nenti ne listen e papeve.

Bibl. Enciclopedia italiane, fondata da G. Treccani, Roma-l949, vol.XXVI, p.249. Zhan Klod Faveirial, Historia e Shqiperise Plejad 2004,f.90. ° Papa Pali IV (Karafa) mban fronin papnor ne vitet 1555-1559. Renditet i dyqind e njezet e pesti ne listen e papeve. Gjate kohes se tij, me 1555 botohet ne gjuhen shqipe "Meshari" prej klerikut shqiptar Gjon Buzuku. Sot ndeshim nje fshat arberesh te Kalabrise (ne Katanzaro) qe mban emrin Karafa.

Plutarku - Konstandin Klori lindi i ne Ilirikun lindor dhe ishte i biri i nje fisniku dardan i quajtur Eutrop. Ne vitin 292, u emerua Cezar nga kolegu i tij ilir, Diokleciani, i dhane nen zoterim Britanine, Galine (Francen) dhe Spanjen. Pas nje fushate trevjecare, ai arriti te rivendose autoritetin e Romes mbi Britanine. Po aq i suksesshem shte edhe kunder fiseve luftarake alemane(gjermane) ne kufirin lindor me Galine. Pas abdikimit te Dioklecianit nga froni, ai u be August. EDWIN E. JACQUES - Konstandini i mbiquajtur " I Madh", ishte djali i pare i Konstandin Klorit. Ai lindi ne Niassus (sot Nish) te Moesise ne Ilirikun Lindor. Luftoi perkrah te atit, i cili u vra ne betejen fatale te Jorkut (Britani). Konstandini u be Cezar (306) dhe pastaj August (308). Ne vitin 324 ishte i vetmi perandor i Romes. Ai e shpernguli seline e perandorise nga Roma ne Bizant, te cilit i dha emrin e vet, Konstandinopoje. Konstandini u pagezua nga historiani kishtar me origjine shqiptare, Eusebi, pak kohe para vdekjes, me 337. Fronin e trasheguan tre bijte e tij: Konstandini, Konstandi dhe Kostani. Ky i fundit trashegoi Ilirikun, Italine dhe Afriken. EDWIN E. JACQUES - Me i madhi nga te gjithe perandoret bizantine ka qene Justiniani (527 - 565), i cili rridhte nga prinder ilire dhe ishte pasuesi i xhaxhait te vet, Justinit. Justiniani kishte fituar fame te pavdekshme ne kater fusha: te luftes, te arkitektures, te drejtesise dhe historise kishtare. Bota i detyron atij Shen-Sofine. Edith Durham - Sic duket nga e gjithe bota, Gjergj Kastrioti, Skenderbeu, eshte nje nga me te persosurit e me te medhenjte mjeshter lufte, te te gjitha koherave. Fallmerayer

Bibl. Enciclopedia italiane, fondata da G. Treccani, Roma 1949, vol.XXVI,p.250; 236; vol. II,p.92;vol. VIII,p.930; 927. Fjalori enciklopedik shqiptar, Tirane 1985, f.136. ° Papa Gjoni IV, Dalmati (prej Ilirie), mban fronin papnor ne vitet 640.642. Renditet i shtatedhjete e katerti ne listen e papeve.

Bibl. Enciclopedia italiane, fondata da G. Treccani, Roma 1949, vol. XXVI, p.250; vol. XVII, p.252. ° Papa Sisti V (Peretti), mban fronin papnor ne vitet 1585-1590. Renditet i dyqind e njezet e nenti ne listen e papeve. Familja Pereti emigroi ne Itali nga Krusheva (Gryka e Kotorrit).

- Po te kishin qene perandoret greke si Skenderbeu, Perandoria e Lindjes do te kishte shpetuar. Volter - Luftetari me i dobet i shqiptareve eshte me trimi ne fushen e luftes, tamam sikur te kishte lindur kalores i hipur mbi kalin legjendar. Kemal Pashe Zade - Numri i shqiptareve qe arriten ne majen e pushtetit administrativ nuk eshte i mahnitshem. 23 vezire ose kryeministra me origjine shqiptare drejtuan punen e perendorise osmane qe nga viti 1500. Keta vezire te medhenj ishin me prejardhje nga vende te tilla si Ohri, Arta, Manastiri, Pojani i Korces, Vlora dhe Berati. Nder ta spikaten tre, te cilet e ngriten Turqine ne majen e fames ushtarake: Sinan Pasha, Ferhat Pasha dhe Kuprili Pasha. Osman Zade Naib

kishte lindur ne More nga nje nene greke dhe baba nga nje oxhak i shquar shqiptar. B. G. Neibuhur - Gjergj Basta, strateg dhe teoricien i shquar, lindi rreth vitit 1550. Gjyshi i tij, Andrea Basta, bashkeluftetar i Skenderbeut, ishte nga fshati Bastje, afer Butrintit te Sarandes. Gjergji udhehoqi me shume se 100 beteja ne krye te ushtrise se Spanjes ne Flander, Belgjike, Hollande e France si dhe ne krye te ushtrise se Gjermanise ne Hungari, Transilvani etj. Per merita te shquara ushtarake arriti graden e larte ushtarake GJENERALISEM. Perandori gjerman ne 1605 e emeroi Kont te Perandorise se Shenjte Romake. - Kombi Shqiptar i dha Romes nje Pape: princin Francesko Albani, i cili hipi ne fron ne 1700 nen emrin Klementi XI dhe mbreteroi per 21 vjet. Papa Gjon Pali i II

shqiptare njohim sot ne por mendohet se mund të kenë qënë më shumë. A.B.) ° Shen Eleuteri pape, prej Nikopolit te Epirit (Preveza, ne jug te Camerise ) martir; mban fronin papnor në vitet 171-185. Festa e tij është me 26 maj. Renditet i katermbedhjeti në listën e papëve. Eshte i biri i Abondit të Nikopolit.

Bibl. Enciclopedia italiana, fondata da G. Treccani, Roma 1949, voIXXVI, p.251 ; vol.XXXI, p.923-924. Edith Durham "Brenga e Ballkanit", Tirane 1991,f.508. ° Papa Klementi XI (Albani), mban fronin papnor ne vitet 1700-1721. Renditet i dyqind e dyzet e pesti ne listen e papeve. Me urdherin e tij u mbajt Koncili i Arberit, me 10 korrik 1703 ne Merkinje te Lezhes; ku pervec te tjerash u muar vendimi per hapjen e shkollave shqipe dhe per botimin e teksteve ne gjuhen shqipe. Aktet e Koncilit te Arberit u botuan ne shqip me 1706. Familja Albani emigroi nga Arberia ne Urbino (Itali), me 1464. Mblemrl i tyre - Laci - nderroi ne mbiemrin Albani.

Bibl. Enciclopedia italiana fondata da Giovanni Treccani, Roma 1949, vol.XXVI, p.249; vol.XIII, p.779. Zhan Klod Faveirial "Historia e Shqiperise", Plejad 2004, f.80. ° Shen Urbani I pape, (prej l1irie) martir, mban fronin papnor ne vitet 222-230. Festa e tij eshte me 25 maj. Renditet i tetembedhjeti ne listen e papeve.

- Me 1486, Shqiperia i dha Patriarkanes se Kishes Lindore te Stambollit, Patriarkun Nifoni (ish mitropoliti i Selanikut), i cili

7 PAPE ME ORIGJINE ILIRE ARBERORE (Shqiptare) (Të paktën shtatë papë me origjin

Bibl. Enciclopedia italiana fondata da Giovanni Treccani, Roma 1949, vol.XXVI, p.249; vol.XXXIV, p.771. Fan Stilian Noli "0 Zot, shpetoje Shqiperine"ne Saint George Cathedral, Boston (USA) 1971.

Bibl. Enciclopedia italiana, fondata da G. Treccani, Roma 1949, vol. XXVJ, p. 251; vol.X, p.572; vol. II, p.95; Fjalori enciklopedik shqiptar, Tirane 1985, f.585. Pergatiti A.Hoxha

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

58

KASTRIOT DERVISHI
Shqiptarët kanë filluar të votojnë për herë të parë në prillin e vitit 1921. Të gjendur në një shtet të cunguar me shumë probleme, të mbarsur plot me paragjykime, në një shoqëri krejt konservatore dhe fare të mësuar me të tilla norma demokracie, një pjesë e shqiptarëve, të caktuar se të deleguarit e votës së parë, caktuan ndonëse jo të plotë, legjislativin e parë të zgjedhur. Nga ajo kohë e deri sot, institucioni i votës ka evoluar, është bërë formal dhe ka hyrë në rrugë normale përmes viteve të mundimshme të jetës së shtetit shqiptar. Zgjedhjet e sotme janë të 25-t në historinë e Shqipërisë, natyrisht të pangjashme me të parat apo me ato vijueset dhe mund të konsiderohen si më të arrirat e këtij historike. Por le të shohim këtë historik dhe le të përqendrohemi te zgjedhjet e periudhës së demokracisë të këtyre 19 vjetëve. 31 mars 1991 Pranimi i pluralizmit në vend, solli pas tre muajsh zgjedhjet e para pluraliste në vend. Fushata e zgjedhjeve të 31 marsit u zhvillua kryesisht midis dy grupeve kryesore politike si Partisë Punës (sot Partia Socialiste) dhe Partisë Demokratike. Veç tyre kandiduan edhe Partia Republikane, Parti Agrare e Partia Ekologjike si dhe organizatat e PP të cilat i kishte shpallur si subjekte elektorale Ramiz Alia qysh kur projektoi “pluralizmin e shoqatave”. Veç këtyre shoqatave kandidoi edhe “Omonia” e pakicës greke. U votua në 250 zona zgjedhore sipas modelit të vjetër të trashëguar. Partitë e tjera nuk patën ndonjë organizim të madh. Më shumë peshë pati Partia Republikane. Në përfundim të fushatës, PD pati sukses në qytetet e mëdha, ku humbi edhe Ramiz Alia dhe pësoi humbje në fshat, qytete të vogla dhe jugun e vendit. Një pjesë e mirë deputetëve fitues të Partisë së Punës ishin kryetarë kooperativash. Në zgjedhjet e para shumëpartiake, nga Kuvendi paraardhës u zgjodhën deputetë vetëm 19 vetë ose 7.6 % e numrin të përgjithshëm. Rezultatet e këtyre zgjedhjeve i dhanë Partisë së Punës 169 deputetë ose 67,6% të vendeve në Kuvendin Popullor, Partisë Demokratike 75 deputetë ose 30 % të vendeve, Organizatës “Omonia” 5 deputetë ose 2 % të vendeve, Komitetit të Veteranëve 1 deputet ose 0.4 % të vendeve në Kuvendin Popullor. U formuan dy grupe të mëdha kuvendore, të PP dhe PD, të cilat kishin si kryetarë respektivë, Ismail Lleshin dhe Neritan Cekën. Pas ikjes së Lleshit ambasador në Turqi vendin e tij e zuri Namik Dokle. Ndërsa pas largimit të Neritan Cekës, vendin e tij e zuri Arben Imami. Pas rënies së qeverisë së stabilitetit, vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme. 22 mars 1992 Në prag të mbylljes së tij, Kuvendi Popullor miratoi ligjin e ri të zgjedhjeve, sistemin si dhe hartën e re zgjedhore. Tanimë legjislativi do të përbëhej nga 140 deputetë, 100 nga të cilët zgjidheshin drejtpërdrejt dhe 40 nga përpjesëtimi i votave, duke pasur si barrierë fillestare kufirin e 4% të

Historia e zgjedhjeve për legjislativin e shtetit shqiptar
didimin e pavarur në 93 zona. KQZ ndërhyri dhe nuk i njohu asnjë pale një të drejtë të tillë, por opozita u dëmtua sërish sepse kandidatët e saj në fletën e votimin u shënuan në të gjitha rastet e votimit si të pavarur. Zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë më të mirë se ato të vitit 1997, por incidentet ishin gjithnjë e në rritje, ndërsa procesi u copëzua në 5 raunde. Gjykata Kushtetuese mori disa herë në shqyrtim ankesat e kandidatëve për deputetë. Një tjetër rast i rëndë mbeti zona nr.60 (e Dushkut) në Lushnje, e cila i dha koalicionit të pozitës 9 vende. Fillimisht në këtë zonë nuk u votua më 24 qershor, ndërsa dy javë më vonë u votua për llogari të partive që nuk merrnin dot votat e nevojshme mbi 2.5%. Forcat e majta kandiduan secila më vete, ndërsa parti pa koalicione parazgjedhore ishin PDK, PBD, PBKD, etj. Kuvendi u përbë këtë herë nga 140 deputetë. 100 u zgjodhën drejtpërdrejt nga zonat njëemërore dhe 40 nga përpjesëtimori. Në përfundim vendet për Kuvendin u ndanë në këtë mënyrë: PS 74, PD 31, PDR 6, PLL 5, PSD 4, PBK 3, PA 3, PAD 3, PBDNJ 3, PDK 1. 3 korrik 2005 Beteja politike kryesore u zhvillua midis PD-së dhe PS-së. Partia Demokratike u paraqit me sloganin “Koha për ndryshim”, ndërsa Partia Socialiste me atë “Mbro të ardhmen”. Demokratët bënë një fushatë me premtime për luftë kundër korrupsionit, për mirëqenie dhe për një qeverisje më të mirë. Përveç këtyre dy forcave, dy të tjerat më të rëndësishme ishin Lëvizja për Zhvillim Kombëtar - Leka I Zogu dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Në prag të zgjedhjeve Partia Demokratike arriti marrëveshje me këto parti: Partia Republikane, Partia Demokrate të Re, Partia Demokristiane, Partia Balli Kombëtar, Partia Balli Kombëtar Demokrat, Partia Lëvizja për të Drejtat e Njeriut, Partia Bashkimi Liberal. Aleatët e PD-së duke shtuar këtu edhe Partinë Bashkimi Demokrat Shqiptar, formuan një koalicion të quajtur Aleanca për Liri, Drejtësi, dhe Mirëqenie me qëllim përfitimi nga përpjesëtimori. Por PBK u përjashtua nga kjo aleancë nga KQZ për mungesë dokumentacioni. Grupimi i tjetër përfaqësohej nga: Partia Socialiste, Partia Socialdemokrate, Partia Demokracia Sociale, Aleanca Demokratike, Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Midis partive të qendrës dhe të majtës u vu re një mungesë uniteti, madje që çoi edhe në prishje të koalicionit të tyre. Partitë e tjera që morën pjesë në zgjedhje ishin: Aleanca për Mirëqenie dhe Solidaritet, Partia Aleanca Socialiste, Partia Demokratike Demokracia e Re e Djathtë, Partia e Punës, Partia e Sigurisë Kombëtare, Partia Komuniste, Partia Lëvizja

votave si dhe pjesëmarrjen në 33 zona zgjedhore. Forcat opozitare kishin mjaft shanse për të fituar zgjedhjet e 22 marsit 1992. PD si forca më e organizuar opozitare në platformën e saj elektorale, shpalli synimet politike të saj si ruajtjen e pavarësisë së vendit, hartimin e një kushtetute e re, referonin rrënjësor juridik strukturor e institucional, departizimin e ushtrisë, forcave të rendit, drejtësisë, televizionit shtetëror, një politikë të jashtme në interes të vendit, etj. Si përparësi në marrëdhëniet e jashtme shiheshin marrëdhëniet e ngushta me SHBA dhe Europën perëndimore, ndërsa PD shpallte si synim të saj përfshirjen në Komunitetin Europian dhe anëtarësim në NATO. Në fushën ekonomike, programi i PD-së, shprehej për një reformë të shpejt në ekonominë e tregut, zgjidhjen e shpejtë të furnizimit të popullsisë, liberalizmin e çmimeve, privatizim të ekonomisë, zhbllokim të borxhit të jashtëm, bashkëpunim ekonomik ndërkombëtar, etj. Partia Demokratike kishte fituar 62.08% të votave (98 vende), Partia Socialiste 25.70% (38 vende), Partia Social Demokrate 4.30% (7 vende). Republikanët nuk e kishin kaluar shifrën prej 3.11%, e PBDNJ atë të 2.90%. 26 maj 1996 Sistemi zgjedhor i kësaj radhe e ndante vendin në 115 zona zgjedhore njëemërore (mazhoritari) dhe 25 mandate nga përpjesëtimore. Për herë të parë u votua me dy fleta votimi, për zonën dhe për partinë. Vota e partisë ndante 25 vendet e përpjesëtimorit. Pak ditë para zgjedhjeve Tritan Shehu, Sabri Godo, Zef Bushati, Teodor Laço, Hysen Selfo u shprehën për krijimin e një koalicioni të quajtur “Bashkimi për Demokraci”, ndërsa lihej hapur aderimi i PBDNJ-së. Për këtë qëllim u or-

ganizuan edhe një takim i rrumbullakët për të parandaluar atë që ata e quanin “ardhje në pushtet të frontit të kuq”. Në prag të zgjedhjeve Partia Aleanca Demokratike dhe Partia Social Demokrate formuan Polin e Qendrës, duke nxjerrë edhe gazetën me të njëjtin emër. Fushata për zgjedhjet e 26 majit u zhvillua në një atmosferë festive. PD u paraqit me një stil ndryshe sipas një modeli të quajtur “Vizion 2000”, ku ndërthureshin koncertet me fjalimet e oratorëve, ndërsa parullë e fushatës u bë “me ne fitojnë të gjithë”. E majta hyri në zgjedhje e dobët, dhe me një ngarkesë jo të vogël nga e kaluara e saj. Partia Socialiste në fillim të majit 1996, shpalli programin e saj shoqëruar me parullën “bashkë me ne për një demokraci të vërtetë”. Edhe koalicionet Poli i Qendrës (PAD + PSD) dhe Lidhja e Djathtë (LDSH) nuk u paraqitën me forcën e duhur. Sondazhet tregonin se PD ishte fituese e zgjedhjeve. Mirëpo një tërheqje e komisionerëve socialistë dy orë para votimit, solli një kolaps të vërtetë në numërimin e votave duke nxjerrë për pasojë një rezultat shumë herë më të madh nga ç’ishte realisht, në kushtet e mungesës së komisionerëve kundërshtarë, pasi ishin tërhequr edhe aleatët e PS. Si përfundim PD siguroi 122 deputetë, PS 10, PR 3, PBDNJ 3 dhe PBK 2.

bëtar Demokrat, formuan koalicion “Bashkimi për Demokraci”, por të gjitha këto parti kandiduan të vetme në zgjedhje. Më 22 maj 1997 u krijua e koalicioni e Djathta e Bashkuar Shqiptare (DBSH), me Partinë Republikane, Partia Lëvizja për Demokraci (fraksion i PD), Partia Balli Kombëtar dhe Partia e Djathtë Demokrate (Në vitin 2000 nga ky koalicion doli forca më e madhe e tij PR-ja, dhe pas pak kohësh koalicioni u shpërbë). Fushata e zgjedhjeve të 29 qershorit, u zhvillua në kushtet e një armatosjeje të përgjithshme të popullsisë, ku bënin ligjin komitetet e shpëtimit dhe bandat e rrugës. Qeveria nuk ushtronte autoritetin e duhur, ndërsa pushteti lokal ishte i pafuqishëm dhe pa ndikim të madh. Partia në pushtet PD, pothuajse nuk ekzistonte në jugun e Shqipërisë, përfaqësuesit e saj nuk u lejuan as të marrin pjesë në komisionet e votimit. Ndarja e përgjithshme e vendeve ishte: PS 101, PD 23, PBDNJ 3, PLL 2, DBSH 2, PBK 1, PR 1, PBL 1, PDK 1, PBD 1 deputet. Të pavarur 3. Në këto zgjedhje u votua në 115 zona zgjedhore njëemërore (mazhoritari) dhe në 40 përpjesëtimore. Kuvendi Popullor u përbë nga 155 deputetë.

24 qershor 2001 29 qershor 1997 Në kushtet e gjendjes së krijuar në vend nga ngjarjet e janar – marsit 1997, u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme. Në maj 1997, Partia Demokratike, Partia Lëvizja e Legalitetit, Partia Demokristiane, Partia Bashkimi Social Demokrat (më vonë Partia Bashkimi Liberal), Partia Bashkimi Demokrat si dhe më 1998 edhe Partia Balli KomPara zgjidhjeve të 24 qershorit 2001 u formua koalicioni opozita “Bashkimi për Fitore” (PD, PLL, PR, PBK, PBL). Demokratët kërkuan edhe balancim të KQZ-së, ndërsa socialistët theksonin se ajo ishte e pavarur. Kthimi i ligjit zgjedhor të vitit 1992, hapi një tjetër problem të madh. PS kandidoi me kandidatë të pavarur në disa zona për të rritur marrjen e sa më shumë mandateve në përpjesëtimor, ndërsa “Bashkimi për Fitore” shpalli kan-

GËZUAR VITIN E RI 2010!
Monarkiste Demokrate, Partia Lidhja e Blertë, Partia për Drejtësi dhe Integrim, Partitë Shqiptare Sociale dhe Partia e Unitetit Kombëtar. Koalicioni i djathtë siguroi fitoren, duke rikthyer të djathtën në pushtet pas 8 vjetësh në opozitë. edhe numuri 18-të i anëtarësisë së Pleqësisë, me kryetar Vehbi Agollin. Pleqësia nuk u mblodh kurrë dhe është për t'u shënuar se në fillim të "mandatit" të saj, kryetari i Agolli u largua duke ia lënë vendin Ekrem Vlorës. Legjislativi në kohën e Mbreti Wied

LONDON JANUARY 2010

59

Zgjedhjet për legjislativin shqiptar
5 prill 1921 – për Këshillin Kombëtar 27 dhjetor 1923 – për Kuvendin Kushtetues 17 maj 1925 – për Dhomën e Deputetëve 17 gusht 1928 – për Asamblenë Kushtetuese 11 nëntor 1932 – për Parlamentin 31 janar 1937 – për Parlamentin 1 tetor 1943 – për Kuvendin Kombëtar 2 dhjetor 1945 – për Asamblenë Kushtetuese 28 maj 1950 – për Kuvendin Popullor 30 maj 1954 – për Kuvendin Popullor 1 qershor 1958 – për Kuvendin Popullor 3 qershor 1962 – për Kuvendin Popullor 10 korrik 1966 – për Kuvendin Popullor 20 shtator 1970 – për Kuvendin Popullor 6 tetor 1974 – për Kuvendin Popullor 12 nëntor 1978 – për Kuvendin Popullor 14 nëntor 1982 – për Kuvendin Popullor 1 shkurt 1987 – për Kuvendin Popullor 31 mars 1991 – për Kuvendin Popullor 22 mars 1992 – për Kuvendin Popullor 26 maj 1996 – për Kuvendin Popullor 29 qershor 1997 – për Kuvendin Popullor 24 qershor 2001 – për Kuvendin 3 korrik 2005 – për Kuvendin 28 qershor 2008 – për Kuvendin Legjislatura pa zgjedhje: -Këshilli Kombëtar i dalë nga Kongresi i Lushnjës, 27 mars – 24 nëntor 1920 -Asambleja Kushtetuese e 12 prillit 1939

Me ardhjen e Wilhelm von Wied-it në krye të fronit shqiptar, nisën përpjekjet për ndërtimin e institucioneve shqiptare. Kushtetuta e parë e shtetit "Statuti Organik i Shqipërisë", përbëhej nga 17 kapituj kryesorë. Kapitulli i katërt "Legjislacioni", përcaktonte si organin më të lartë ligjvënës të vendit Asamblenë Kombëtare, e cila formohej nga anëtarët në bazë të ligjit, të zgjedhur nga populli, të emëruar nga Mbreti, përfaqësuesit e bashkësive fetare dhe komisari i lartë shqiptar pranë Bankës Kombëtare Shqiptare (neni 40, 41). Anëtarët e zgjedhur të Asamblesë ishin 3 për çdo sanxhak si dhe duhej të ishin mbi 30 vjeç. Zgjedhjet ishin të tërthorta dekretoheshin nga Mbreti. Kongresi i Durrësit i 1918-s dhe moszgjedhja e Pleqësisë Kongresi i Durrësit, ndër të tjera shtroi edhe çështjen e organit legjislativ të shtetit. Ditën e fundit të tij më 27 dhjetor, u bisedua për krijimin e Pleqësisë të paktën një herë në dy muaj. Mirëpo mbledhja nuk arriti ndonjë përfundim përveçse pranoi propozimin e delegatit Dhimitër Kacimbra sipas së cilit qeveria mund të zgjidhte Pleqësinë. Kjo e fundit gjithsesi nuk u zgjodh. Legjislativi i emëruar në Kongresin e Lushnjes Kongresi Lushnjës në vitin 1920 vendosi bazat e konstitucionit shqiptar. Pikërisht këtu nis edhe historia e vërtetë e legjislativit shqiptar. Ndër vendimet e tjera të marra atje, ishte edhe formimi i Këshillit Kombëtar i quajtur edhe Senat, i cili u emërua në Lushnje dhe shërbeu si trupi i parë legjislativ, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të para në vend. Punimet e legjislativi të emëruar u hapën më 27 mars 1929, ora 9.45, në një ceremoni festive, të cilës i priu si fjala përshëndetëse e Këshillit të Naltë, në hyrje të të cilës thuhej: "Në Kongresin e Lushnjes qi u çel më 21 kallnuer 1920, ishte vendos që Këshilli kombëtar të çelej më 15 të këtij mujei. Jemi shumë fatbardhë qi sot ndodhemi në çeljen e të parit parlament kombëtar". Me tej thuhej se që në shpallje të vetqeverimit shqiptar nuk ishte bërë e mundur mbledhja e senatit as e vitit 1912 apo ajo e vitit 1918. Si qëllim kombëtar, këshilltarët e naltë rendisnin pavarësinë e plotë dhe mbrojtjen e atdheut, duke u shprehur për fqinjësi të mirë me fqinjët, por duke kërkuara prej tyre të drejtat etnike e jetike. Ata falënderuan presidentin amerikan Wilson, duke paraqitur para njerëzimit lutjen: "Drejtësi kërkojmë dhe e drejta do të na jepet". Përfaqësia e parë që u ngarkua për të përgatitur fjalën e fronit përbëhej nga depetetët Xhemal Shkodra, Spiro Koleka, Hilë Mosi, Llambi Goxhomani e Sejfi Vllamasi. Mbledhja filloi duke pasur si kryetar të parë të përkohshëm Mytesem Këlliçin e sekretar më të riun, Kostaq Kotta.

Zgjedhjet e para në Shqipëri Më 5 prill 1921 u zhvilluan zgjedhjet parlamentare për Këshillin Kombëtar. Pas këtyre zgjedhjeve, u konturuan edhe partitë politike brenda këshillit, duke qenë të parat Partia Popullore dhe Partia Përparimtare. Sistemi i votimin në vend ishte i tërthortë rajonal, i zhvilluar kështu në dy faza. Në fazën e parë zgjidheshin zgjedhësit e dytë, të cilët në ditën e caktuar në qendrat e prefekturave ose n/prefekturave votonin për listën e deputetëve që dëshironin. Kandidati votohej në të gjithë prefekturën dhe në fund shpalleshin fitues numri i caktuar për çdo prefekturë. Deputetët u betuan sipas kësaj formule: "Betohem se do të jem besnik i atdheut në ligjë, se kam për të përmbushur detyrat e mia me ndërgjegje të plotë dhe se do t'jem ruajtësi i indipendencës e tanësisë tokësore të Shqipnisë". Më 27 dhjetor 1923 u zhvilluan zgjedhjet e dyta legjislative, nga ku asnjëra palë nuk siguroi shumicën e duhur. Zgjedhjet kishin përmasën e një asambleje për të përcaktuar përfundimisht edhe formën e regjimit në vend. Pas ngjarjeve të njohura të vitit 1924, dhe pas shpalljes së republikës një vit më pas, po këtë vit u zhvilluan zgjedhjet e legjislaturës së parë të republikës. Zgjedhjet gjatë periudhës së monarkisë Në vitet 1928, 1932, 1937, u zhvilluan zgjedhjet për Parlamentin. Më 1928 këto zgjedhje u zhvilluan për Asamblenë Kostituente, e cila ndërroi formën e regjimit nga republikë në monarki, ndërsa më pas, u shndërrua vetë në Parlament. Zgjedhjet u zhvilluan me kandidatura rivale sipas sistemit të sipërpërmendur, duke i njohur të drejtën çdo shtetasi që mbushte moshën e caktuar të kandidonte për deputet. Parlamenti i kësaj kohe karakterizohet nga debate të zjarrta, ku nuk munguan as veprimet ekstreme brenda sallës së tij. Parlamenti në kohën e fashizmit Pas pushtimit fashist, më 12 prill 1939, u formua nga autoritetet e pushtimit, "asambleja" e 12 prillit 1939 që votoi vendimet e "bashkimit personal", dhe për një vit nuk pati organ legjislativ. Në vitet 1940 - 1943, organi legjislativ i shtetit u zëvendësua nga Këshilli i Epër Fashist që ishte organ i emëruar.

Në bazë të statutit të qershort 1939, Këshilli i Epërm Fashist Korporativ përbëhej nga Këshilli Qendror i PFKSH dhe nga pjesëtarët efektivë të Këshillit Qendror të Ekonomisë Kombëtare. Këshilltari epror duhej të ishte të paktën 25 vjeç. Në sesion, KEFK thirrej prej mbretit dhe kryesia emërohej po prej tij. Mirëpo asnjë çështje nuk mund të vihej në rendin e ditës pa miratimin e mbretit. KEFK kishte të drejtë të padiste ministrat, të cilat i gjykonte Gjyqi i Naltë i Shtetit. KEFK njohu vetëm një legjislaturë. Rikthimi i parlamentarizmit 1943 - 1944 Zgjedhjet e 1 tetorit 1943, rikthyen kushtetutën e 1928 dhe emërtesën e mëparshme të legjislativit. Pasi Kuvendi Kombëtar rrëzoi vendimet e "asamblesë" së 12 prillit 1939 dhe vendimet e tjra që buronin nga këto vendime, i delegoi kompetencat e tij Parlamentit, i cili i zhvilloi mbledhjet e tij deri në shtator 1944. Kuvendi Popullor gjatë viteve të socializmit Me vendosjen e regjimit komunist, kemi zhvillimin e 11 zgjedhjeve parlamentare në vitet 1945, 1950, 1954, 1958, 1962, 1966, 1970, 1974, 1978, 1982, 1987. Në këto zgjedhje paraqitej vetëm një kandidat, që zgjidhej drejtpërdrejt. Ai propozohej nga Fronti Demokratik, sipas propozimeve të mëparshme të bëra nga Partia e Punës. Për herë të parë votuan edhe gratë. Nga këto zgjedhje, e para kishte vlerën e një Asambleje Kushtetuese, e cila ndërroi edhe formën e regjimit nga monarki në republikë. Legjislativi në pluralizëm Me vendosjen e pluralizmit politik në vend, në vitin 1990, u zhvilluan zgjedhje parlamentare në vitet 1991, 1992, 1996, 2001 dhe janë në prag zgjedhjet e vitit 2005. Godinat ku janë zhvilluar punimet Punimet e legjislativit shqiptar janë zhvilluar në godinën e sotme të Akademisë së Shkencave në vitet 1920 - 1926. Për fat të keq në pllakën përkujtimore të vendosur në këtë institucion shënohen vetëm "1920 - 1924". Më 15 shtator 1926, me rastin e hapjes së sesionit të ri parlamentar, Dhoma e Deputetëve i transferoi punimet e saj nga selia e mëparshme për tek ish-

shtëpia e oficerëve. Godina kishte filluar të ndërtohej në fund të vitit 1923 e kishte përfunduar në vitin 1924. Ajo shërbeu edhe si seli e Senatit në vitet e republikës, seli e Këshillit të Epërm Fashist Korporativ në vitet 1940 - 1943 dhe deri në vitin 1944 sërish së seli i Parlamentit. Këtu e mbylli funksionimin e saj si seli e legjislativit shqiptar dhe pas disa vitesh këtu u vendos teatri i kukullave. Kuvendi Popullor në vitet 1946 - 1956, i zhvilloi punimet në sallën e sotme të Akademisë së Arteve, e cila ishte ndërtuar në kohë të fashizmit. Më 14 nëntor 1956, Kuvendi Popullor i filloi punimet në sallën e re të tij, ku mbledhja e parë u hap me shqyrtimin e thirrjes së Sovjetit Suprem drejtuar parlamenteve të gjithë botës. Në disa raste, mbledhjet u zhvilluan edhe në teatrin popullor. Si objekte muze me vlerë historike mund të shpalleshin ajo e Akademisë së Shkencave, ku ka zhvilluar mbledhjet parlamenti i parë dhe ajo që sot shërben si teatër kukullash. Emërtesat e organit ligjvënës të Shqipërisë 1-Këshilli Kombëtar 1920 - 1923 2-Kuvendi Kushtetues 1923 - 1925 3-Dhoma e Deputetëve (1925 - 1928) 4-Parlamenti 1928 - 1939 5-Këshilli i Epërm Fashist Korporativ 6-Kuvendi Kombëtar 1943 7-Parlamenti 1943 - 1944 8-Kuvendi Popullor 1946 - 1998 9-Kuvendi 1998 Asambletë Kushtetuese 1-Kuvendi Kushtetues 1923 - 1925 2-Asambleja Kostituente (Dhoma e Deputetëve dhe Senati) 1925 - 1928 3-Asambleja Kostituente 1928 4-"Asambleja" e 12 prillit 1939 5-Kuvendi Kombëtar 1943 6-Asambleja Kushtetuese 1946 Selitë e legjislativit shqiptar -Godina e sotme e Akademisë së Shkencave (1920 - 1926) -Godina e sotme e teatrit të kukullave (1926 - 1944) -Salla e sotme e akademisë së arteve (1946 - 1956) -Selia e sotme e Kuvendit (1956 vazhdon) Seli të përkohshme: -Pallati Mbretëror (1943) -Salla e Teatrit Kombëtar (disa mbledhje)

89 vjet nga jeta parlamentare e Shqipërisë
Pasi Kuvendi i Vlorës shpalli pavarësinë e Shqipërisë, ndër vendimet e para të tij ishte edhe ai për krijimin e trupit legjislativ të shtetit. Në ditën e dytë, Kuvendit i Vlorës i dha të drejtë kryeminisitrit Ismail Qemali të zgjedhë anëtarët e kabinetit të tij, dhe po këtë ditë Kuvendi zgjodhi edhe kryetarin e tij të ri Vehbi Agolli (Dibra) e Lef Nosin si nënkryetar. Gjithashtu u përcaktua

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

60

NGA ISMAIL KADARE

P

oshtërimi i popujve është një dukuri e njohur në histori. Poshtërimi, pararendësi i racizmit, bën pjesë në shenjat e sigurta që paralajmërojnë përgatitjen e një zezone. Populli i shenjuar për keq pret me ankth stuhinë e së keqes. Zezona mund të vonojë me stinë, me vite, disa herë me shekuj, por një ditë ajo do të arrijë. Pritja më e gjatë e së keqes u ka ndodhur hebrenjve. E shpërndarë në tre mijëvjeçarë u duk se ajo po shterrohej, po shfryhej gradualisht nga shekulli në shekull. Por nuk ndodhi ashtu. As përndjekjet e përsëritura, as shpërnguljet, as pogromet mizore, nuk e shuan asnjëherë armiqësinë kundër hebrenjve. Dhe kjo vazhdoi gjer në mesin e shekullit XX, kur krimi arriti kulmoren e vet me Holokaustin. I kryer nga nazistët, krimi ka qenë në të vërtetë me përmasa planetare. Spërkatja e tij ka njollosur ndërgjegjen e shumë popujve, ndërgjegje ende e pashqyrtuar plotësisht. Poshtërimi mund të duket në pamje të parë si një e keqe banale, një farsë keqkuptimi kulturor, një sëmundje e kapërcyeshme. Për të hequr dorë nga çdo ngushëllim i tillë duhet të kuptojmë se genocidi kundër hebrenjve, ashtu si çdo genocid, ka nisur pikërisht me poshtërimin. Poshtërimi i popujve sjell dy të këqija madhore. E para, e çon popullin viktimë drejt katastrofës. E dyta, e egërson viktimën duke ia shtrajtuar karakterin gjer në atë shkallë sa ta shtyjë drejt shkërbimit të xhelatit të vet. Si rrjedhojë e kësaj, klima e një rajoni, e një kontinenti apo e një epoke mund të helmohen disa herë në mënyrë të pakthyeshme. Poshtërimi mund të jetë i njëmendtë apo i shpikur. Ka raste në histori kur vende apo regjime janë hequr si të poshtëruar, për të përligjur kundërsulmin, e më pas krimet e tyre ndaj të tjerëve. Vetë ky fakt dëshmon fuqinë e lemerishme të poshtërimit, këtij mekanizmi që mund të shërbejë si thikë me dy presa në jetën e popujve. 2

POSHTËRIMI NË BALLKAN
e vogël e saj. Thënë shkurt, ky është projekti i vjetër i copëtimit të vendit, rishfaqur me një kostum të ri: vend shumëkombësh. Këta shembuj, shoqëruar me dhjetëra të tjerë, nuk janë as të rastit, as të shkëputur nga një fundajë e tërë në këtë fillim shekulli. Në ndërrimin e mijëvjeçarëve, për herë të parë në gadishull, populli shqiptar u shfaq i lirë, në pothuajse krejt shtatin e tij. Në vend që të pritej në mos me gëzim, së paku me atë luajalitet, që shkakton ai që mbërrin më vonë, në logun ku sivëllezërit e tjerë bashkëvuajtës si ai, kanë mbërritur ndërkaq, në vend pra që të pritej me mirëkuptim, ndodhi shpeshherë e kundërta. Më kot rilindasit shqiptarë u ranë kambanave dhe dhanë shenjat paralajmëruese se nuk po del nga mjegulla një përbindësh, por një popull që kërkon lirinë, ato kambana nuk u dëgjuan dhe ato shenja nuk u panë. Liria e një populli u përftua si diçka kërcënuese, diçka dëmtuese për të tjerët. U krye kështu një gabim fatal, nga ata që historia nuk i fal kurrë: u krijua iluzioni fatkeq, se Gadishulli Ballkanik mund të gjejë lirinë e vet, duke ndryrë, duke varrosur brenda barkut të vet, lirinë e njërit prej popujve më të vjetër të tij. Keqkuptimi vazhdoi gjatë. Dhe bashkë me të një tragjedi shumëaktëshe, për të sjellë vetëm një nga shembujt, atë që luhej mu përpara syve të verbër të Evropës. Tam-tamet e festivaleve, të forumeve e të profkave pseudoliberale e mbuluan për një kohë të gjatë atë që gjithsesi nuk duhej të mbulohej: dramën e një populli që vuante si në mesjetë në Jugosllavi: shqiptarëve të Kosovës. Ishte padyshim turpi më i madh i Evropës së pasluftës dhe njolla më e rëndë në ndërgjegjen e saj. Për fat të mirë Evropa dhe gjithë qytetërimi perëndimor u zgjuan më në fund. Ata e ndëshkuan Jugosllavinë duke shënuar në historinë e njerëzimit luftën e parë të një grupi popujsh të bashkuar për arsye kryesisht morale. Kohët e fundit, po krijohet përshtypja se ky ngadhnjim i ligjeve sublime të të drejtave dhe lirisë mbi çdo ligj tjetër, po vihet prapë në dyshim. Një frymë mohimi, e njohur në historinë njerëzore pas ngjarjeve të mëdha, një ndjesi pendimi për atë që u bë, spikat aty-këtu herë më qartë, herë më turbullt në kontinentin evropian. Ndonëse në Hagë vazhdon gjykimi dhe dënimi i krimit, një simpati e heshtur për të gjëllon andej-këndej. Si shoqëruese e kësaj ndjesie, vjen nervozizmi dhe mosdurimi ndaj atij që u bë shkaktar për atë bombardim të gjatë e të kobshëm në Ballkan: popullit shqiptar. Shenjat e një prej flamave më të vjetra të botës, racizmit, po shfaqen, këtë herë, kundër shqiptarëve. Tre shembujt që u përmendën në krye të kësaj sprove nuk janë veçse shenjëza të rastit midis një sfondi të madh. Por shpesh janë pikërisht shenjat e rastit, e sidomos ato që nuk u vunë re, që paralajmërojnë ngjarjet. 4 ë të gjitha acarimet ballkanike poshtërimi ka pjesën e vet. Ai lidhet me viktimizimin, një nga pasionet kryesore të ballkanasve. Zakonisht të gjithë hiqen viktima, madje xhelatët më fort se të tjerët. Në rrethana të tilla çështja e poshtërimit dhe bashkë me të ajo e viktimizimit, janë tepër delikate në këtë zonë të Evropës. Rrjedhimisht, rënia e kambanës për poshtërim kërkon një përgjegjësi të lartë morale. Një kushtrim të rremë nuk e ndan veçse një hap nga thirrja për krim kundër tjetrit. Në këto kushte, ngritja e çështjes së poshtërimit të shqiptarëve, e bën të detyrueshme një shqyrtim gjakftohtë të kësaj dosjeje, bashkë me pyetjet themelore që ajo shtron. Disa nga këto pyetje tepër bezdisëse, historia shqiptare ashtu si dhe historitë e gjithë popujve të tjerë ballkanikë, në rastet e tyre, nuk ka guxuar t?u japë përgjigje të saktë. Pyetjet janë sa të thjeshta aq dhe monumentale, të tilla që nuk lënë shteg për bishtnim. Në rastin e poshtërimit pyetja shtrohet: si ka qenë e vërteta në përgjithësi? Kanë qenë shqiptarët viktima të poshtërimit, apo dhe vetë ata kanë poshtëruar të tjerët? E njëjta pyetje shtrohet për racizmin: kanë qenë ose më saktë, a janë shqiptarët racistë, apo jo? Pyetje të tjera lidhen natyrshëm me të parat: kanë qenë shqiptarët të shtypur, shtypës, apo të dyja bashkë? Historia ballkanase në përgjithësi, e me të bashkë, historia shqiptare, duhet të zhvishen sa më parë nga madhështitë e rreme hijerënda, apo nga idilet rozë, po aq të rreme. Ajo duhet të pastrohet nga pluhuri që mbulon të vërtetën, nga pudra që përpiqet të mbulojë turpin, nga joshja për cubnitë dhe nga krejt kultura e krimit e paraqitur si kulturë heroike. Vetëm kjo shpëlarje do ta ndihmojë Ballkanin të kthjellojë në fillim ndërgjegjen, e fill pas asaj mendësinë e vet. Gadishulli ynë, më shumë e më ngutshëm se kurdoherë ka nevojë sot për të vërtetën. Popujt e Ballkanit nuk duhet të kenë frikë nga e vërteta, sepse pavarësisht nga prapësitë që kanë bërë me shumë zell, ka gjasë të kenë megjithatë, një bilanc të përgjithshëm pozitiv. Që të kthehemi te pyetjet e vështira, lidhur me poshtërimin, mund të thuhet pa frikë se shqiptarët nuk kanë pse të qahen e të hiqen si viktima të gjithëhershme. Në pjesën më të madhe të rrugëtimit të tyre historik, ata jo vetëm që nuk kanë qenë të poshtëruar, por, për fat të keq, shpesh kanë marrë pjesë në poshtërimin dhe shtypjen e të tjerëve. Prania shqiptare në gadishull ka qenë tepër e fuqishme, por ne duhet të kemi kurajon të themi se kjo prani ka qenë e tillë po aq për të mirë sa edhe për të keq. Për të mirë kur nuk e ka ulur kryet ndaj trysnisë otomane, kur ka bërë luftë për lirinë e vet ose për lirinë e fqinjit të tij: popullit grek. Për të keq, kur feudalët, vezirët, pashallarët, guvernatorët mizorë shqiptarë u kanë shkaktuar fatkeqësi popujve të tjerë, aty ku kanë sunduar ose u ka rënë rruga e marshimit. Në qoftë se në baladat popullore greke shqiptarët përmenden aty-këtu, si pushtues ose sundues, kjo s?ka pse të na duket pro-

N

N

ë tetor të këtij viti në Shqipëri ndodhën tri ngjarje, në vështrim të parë, të rëndomta, në një shqyrtim më të thellë, kuptimplote. Në kulmin e fushatës së zgjedhjeve vendore, njerëzit që e ndiqnin fushatën në TV u befasuan nga shpërthimi i pezmit antishqiptar në krahinën e Himarës. Shqiptarë dhe grekë, ose më saktë zuzarë të dy kombeve, të kapluar nga një mllef primitiv me fjalë, me gjeste, me ulërima, dëshmuan pa ndonjë arsye mosdurimin e tyre kundër vendit që quhet Shqipëri, dhe popullit që e banon këtë vend, shqiptarëve. Zyrtarë grekë dolën të përzier në këtë histori. Mefshtësia e autoriteteve shqiptare për të mbrojtur dinjitetin e vendit nga poshtërimi u gjykua përulëse. Heshtja e vëzhguesve ndërkombëtarë, e dyshimtë. Pothuajse në të njëjtën kohë vazhdonte një tjetër histori aspak e denjë: çështja e prejardhjes së Nënë Terezës. Që ballkanas kokëtrashë, sipas një tradite të njohur që u mohon shqiptarëve çdo personazh të fismë, duke i lënë veç banditët, hajdutët dhe brashnjarët, pra, që ballkanas xhelozë të shpallnin se shenjtorja nuk ishte me

zanafillë shqiptare, kjo nuk ishte ndonjë befasi. Por, që intelektualë shqiptarë ta bënin këtë me një zell edhe më të madh, kjo ishte natyrisht dhe befasuese dhe e trishtuar. Me një nënqeshje qesëndisëse, me një kinse sipërani, që pas mendjes së tyre e jep veçimi prej kombit që të ka pjellë, këta dijsa kërkuan të talleshin me opinionin shqiptar që kërkoi të ripohonte as më pak e as më shumë, atë të cilën Nënë Tereza, e bashkë me të, gjithë bota e kishte shpallur prej vitesh: prejardhjen e saj shqiptare. Fill pas kësaj, për një çudi të madhe, këta dijsa, që pak më parë ishin tallur me ?nënëterezistët shqiptarë?, që e kishin quajtur përmendjen e prejardhjes si tregues së një mendësie parake, romantiko-nacionaliste, katundareske, groteske e të tjera si këto, u bënë befas seriozë, e nisën të zhbironin arkivat për të gjetur shi atë që e kishin përçmuar, zanafillën e shenjtores. Por këtë herë, sipas tyre, tani pa qesëndi e pa përqeshje, Nënë Tereza na paskësh një prejardhje, por ajo ishte maqedonase, vllahe, madje, sipas një indiani, ndoshta cigane. Me fjalë të tjera, Nënë Tereza mund të kishte çdo kombësi, veç jo atë shqiptare. Një ngjarje e tretë ndodhi pa dalë muaji tetor. Në një emision televiziv, ku flitej për pakicat kombëtare, disa përfaqësues të këtyre pakicave mezi e përmbajtën mllefin antishqiptar. Veçanërisht të egër ishin dy prej tyre: përfaqësuesi i pakicës maqedonase (një burrë me emër mysliman, që fliste, kushedi pse, në emër të maqedonasve të krishterë), dhe tjetri, që e quante veten si zëri i pakicës ?egjiptiane?, ata që populli racist shqiptar, sipas tij, i quante me përçmim ?jevgj?, e që gjithmonë sipas tij, ishin ngulur në këtë vend në kohën e faraonëve, rrjedhimisht shumë shekuj përpara vendësve. Është vështirë të besohet që pakicat etnike, në emër të të cilave flitej në TV, do të dëshironin vërtet të përfaqësoheshin prej këtyre tipave. E

para, sepse do të ishte paksa e çuditshme që maqedonasit e krishterë do të pranonin një zëdhënës me emër e mbiemër turko-mysliman. E dyta, sepse as maqedonasit e as të quajturit ?egjiptianë?, që jetojnë prej shumë kohësh në Shqipëri, nuk do të pranonin një harbim të tillë dhe një mungesë të plotë luajaliteti ndaj vendit dhe popullit, midis të cilit jetojnë. Luajaliteti ndaj vendit që u jep strehë dhe i mbron pakicat, njëlloj si shtetasit e vet, është kriteri i parë, i detyrueshëm në çdo demokraci evropiane për këto pakica. Si të mos mjaftoheshin me shkeljen e luajalitetit, përfaqësuesit e mësipërm, shkuan gjer atje sa të kërkonin shpalljen e Shqipërisë si vend shumëkombësh! 3 re incidentet e mësipërme, ndonëse të rëndomta në dukje, dëshmuan qartë për një hovzim të ndjeshëm të një klime antishqiptare në gadishull. Në rastin e Himarës, fyerjet kundër Shqipërisë, kundër flamurit dhe simboleve të saj shtetërore, shoqëruar kjo me valëvitjen e flamurit dhe simboleve greke, dëshmuan haptas për një program të vjetër, të nxjerrë nga varri, në mos për shpërbërjen e Shqipërisë, për shkëputjen e një cope të saj. Në rastin e Nënë Terezës, u shpalos një program tjetër: shpallja tërthorazi e popullit shqiptar si popull që s?mund të ketë modele pozitive, e aq më pak modele sublime si Nënë Tereza. Duke i lënë këtij populli vetëm monopolin e modeleve negative: banditëve, mafiozëve, horrave, shkretanëve të çdo ngjyre, praktikisht i programohet mbyllja e çdo shtegu drejt përparimit. Atij i lihet hapur vetëm një shteg: atij që çon në fillim në greminën morale, e pastaj thjesht në greminë. Rasti i tretë, ai i bisedës televizive të 25 tetorit, hedh projektin e ri, sipas të cilit shqiptarëve nuk u përket veçse një copëz e Shqipërisë, ndoshta pjesa më

T

GËZUAR VITIN E RI 2010!
pagandë qëllimkeqe, por dëshmia epike e një epoke. 5 muar kudo, i është njohur vetëm flamurit të tyre, me zemërgjerësi, madje i përforcuar me shprehjet: ?vend i shqipeve? dhe ?bij të shqipeve?, të dyja të krijuara, me sa dukej, prej evropianëve. Gjatë diktaturës gjysmëshekullore komuniste, ndërsa regjimi fitoi përçmimin e gati gjithë botës, kombi shqiptar i mbyllur si në zhguall prej këtij regjimi, mbeti përgjithësisht i paprekur. Për ironi të fatit, kur regjimi komunist ra, fillimisht në Shqipëri e pastaj në Kosovë, shqiptarët bashkë me lirinë njohën edhe poshtërimin masiv. Të vënë nën projektorët e gjithë botës, shqiptarët treguan, për fat të keq, një fytyrë tepër zhgënjyese, që i ngazëlleu pa dyshim kundërshtarët e tyre tradicionalë, aq sa i dëshpëroi mbrojtësit e tyre. Prapësia shqiptare arriti kulmin në vitin e zi 1997, turpin dhe lemerinë e të cilit shqiptarët, elita politike e kulturore, bashkë me turmat që vuri në lëvizje, nuk kanë ende guximin moral për ta zbërthyer e për ta dënuar. Ky refuzim shpjegon një pjesë të shthurjes morale dhe të ëndrrave makabre që ende projektohet nga ato ngjarje në kohën e tanishme. Vetëposhtërimi që shqiptarët i bënë vetvetes, ajo pabesi në përmasë të madhe, që do të sillte rrëzimin e turpshëm të shtetit, u hapi rrugë fantazmave të vjetra në gadishull, një nga të cilat kishte qenë zhbërja e Shqipërisë. Kishte vite që, falë diktaturës së saj proverbiale, Shqipëria shkëlqente, siç thuhet, me mungesën e saj. Kishte pushuar së qeni faktor, me fjalë të tjera, ajo vetë kishte njëmendësuar projektet e hershme antishqiptare. Tani që diktatura, kjo gardiane e vetasgjësimit shqiptar kishte rënë, rolin e saj duhej ta merrte dikush tjetër. Shqiptarët e dalë në liri, ngjanin të rrezikshëm. Në prag ishin ngjarjet e Kosovës, pas të cilave të tjerë shqiptarë do të dilnin në liri. Duhej bërë diçka e ngutshme që ky dallgëzim të frenohej. Përrallat për rrezikun islamik, që kinse bartte populli shqiptar, nuk pinin ujë. E po ashtu thirrjet mallëngjyese të Serbisë, që Evropa t?u jepte rolin e kamxhikut në emër të kinse mbrojtjes së krishtërimit. Surpriza e keqe, prirja vetëvrasëse e shqiptarëve, tërbimi i një pjese të tyre kundër atdheut, nxiti, me sa dukej kurajon e qarqeve të vjetra antishqiptare. Një strategji tjetër, gjysmë e re, gjysmë e hershme doli në dritë: të goditej jo më regjimi, por ai që përbënte thelbin e çështjes, vetë kombi shqiptar. E kjo gjë nuk mund të kryhej pa ndihmën e asaj pararoje që shfaqet zakonisht në kësi rastesh: falanga e rimohuesve. 6 drejtë si nacionalizëm i keq. Ndonëse të ndryshme si nata me ditën, një qasje e kthjellët ndaj kësaj dukurie, na lejon të mendojmë se ashtu si dashuria me urrejtjen, që qëllon të përkiten në një pikë, ashtu dhe atdhetarizmi me nacionalizmin kanë, për fat të keq, një pikëtakim të turbullt. Është pikërisht kjo zonë që nxit keqkuptimet e rënda, shpesh të qëllimshme. Në Evropën e sotme, ndonëse gjëkund nuk shprehet qartë, nënkuptohet përdorimi i dy kuteve për këto dy nocione. Ndërsa pranohet heshturazi një lloj nacionalizmi tek disa vende të mëdha e të stabilizuara, duke u pagëzuar si patriotizëm, e njëjta ndjesi, në të tjera vende, damkoset si nacionalizëm. Shpallja si ?mite nacionaliste? e gjithë modeleve shqiptare, që nga Kastrioti e Nënë Tereza, zëvendësimi i këtyre modeleve me të tjera, shumica poshtëruese: figura pashallarësh mizorë që i shërbyen jo lirisë por robërisë, rebelime të hapura proturke, si ai i Haxhi Qamilit, pashallarët e kuq, që e zëvendësuan flamurin otoman me atë panbolshevik, figura mafiozësh e monstrash politikë që valëvitin sot një flamur të tretë, atë të korrupsionit, e kështu me radhë, gjer te emblema e fundit, atë që duhet t?i fshijë të tjerat e të kthehet në shenjë identifikimi të këtij populli: anije të mbushura me refugjatë, që e braktisin vendin. Siç shihet, asgjë ndërtuese nuk ka në këtë tablo të re që i propozohet botës shqiptare. Në të ka vetëm kaos, mbrapshti dhe braktisje. Që qarqeve të ndryshme në Ballkan, u intereson kjo gjendje gjysmënokdauni në të cilën ka rënë vendi ynë, (rivaliteti ekonomik për dikënd, statusi i Kosovës për dikë tjetër, e kështu me radhë), kjo merret me mend, por që rimohues shqiptarë marrin pjesë, madje me shumë zell, në këtë sulm kundër vendit të vet, kjo është vërtet dëshpëruese. Përveç iliricitetit dhe figurës së Kastriotit, si mite çoroditëse dhe burim kryesor i fatkeqësisë shqiptare u shpallën tezat e rilindasve. 7 ilat kanë qenë, në të vërtetë, ?mitet? e rilindasve shqiptarë? I pari dhe mbi të gjitha, përveç Kastriotit, ishte miti i flakjes së pushtimit turk, bashkë me otomanizmin oriental. Pastaj vinin me radhë miti i zgjimit të ndërgjegjes kombëtare. I ruajtjes së tërësisë truallsore të Shqipërisë. I orientimit perëndimor e i modelit zviceran. I harmonisë fetare dhe i harmonisë midis Veriut dhe Jugut. I kultit të gjuhës shqipe. Edhe në kishte mite, që tingëllonin naive, si ai i Shqipërisë Zonjë të rëndë të dikurshme, e katandisur më pas me rrecka, ose i prejardhjes pellazge, ose i sublimit të virtyteve e bukurisë shqiptare, këto e të tjera si këto, nuk i prishin punë askujt. Kryesorja ishte që, në këtë program nuk kishte urrejtje, e aq më pak tmerre, si ato të pastrimit etnik, që ishin formuluar ndërkaq në disa nga programet e fqinjëve tanë. Për çudi, rimohuesit tanë, aq të vëmendshëm për t?i gjetur njolla Rilindjes së vendit të vet, nuk kanë vërejtur asnjë të keqe në mitet që paralajmëruan tragjedinë e fundit në Ballkan: ?Kosova djep i Serbisë?, ?ku jeton qoftë edhe një serb është Serbi?, etj., etj. Edhe kur flakët morën qiellin dhe bota e tërë u rrënqeth nga masakrat e Kosovës, ata prapë nuk panë asgjë dhe vazhduan t?i binin kambanës kundër ?kombëtarizmit shqiptar?.

LONDON JANUARY 2010
ishura në themel? 8

61

L

idhur me çështjen edhe më delikate, atë të racizmit, ne përmendim shpesh me të drejtë prirjen filosemite dhe mbrojtjen e hebrenjve prej shqiptarëve. Krenaria jonë për këtë është legjitime, madje në kushtet e ringjalljes së antisemitizmit sot, kjo krenari e ripohon me kurajo këtë program moral. Ndërkaq, duhet thënë se, prohebreizmi shqiptar nuk mund të shërbejë as si alibi, as si pasaportë që u jep shqiptarëve të drejtën të shpallen si një popull që nuk e njeh racizmin. Thjesht e me plot gojën mund të themi se, për fat të keq, si shumë të tjerë, populli ynë ka qenë dhe mbetet i prekur nga kjo sëmundje e rëndë. Është e vërtetë se racizmi i tij është i atij lloji që mund të quhet ?i tensionit të ulët?. Është po aq e vërtetë se historia shqiptare nuk njeh as pogrome, fushata, psikoza e programe raciste, por kjo s?do të thotë se shqiptarët në këtë fushë, janë engjëj. Racizmi tradicional kundër romëve, (emërtimet jevg, magjyp, gabel, janë disa nga dëshmitë sipërfaqësore të tij), ka qenë dhe vazhdon të jetë i pranishëm në jetën shqiptare. Në shumicën e rasteve nën një petk bablok e tolerance të dyshimtë nga ana e shqiptarëve, pjella e ndjenjës së superioritetit. Në ndonjë rast të rrallë, me goditje ndëshkuese, si në luftën e Kosovës. Racizmi kundër fqinjëve, kryesisht sllavëve (emërtimet shkja, shkinë, me nder grek, shule etj.), shpesh i ndërsjellë, shoqëruar për fat të keq me goditje hakmarrëse, si në Kosovë vazhdon t?i sjellë një dëm të ndjeshëm çështjes shqiptare. Racizmi kundër turqve, (halldup, anadollak, turkoshak etj.), pjesërisht i shpjeguar nga pushtimi, pa rigjallërim, më tepër mbetje folklorike. Së fundi, racizmi antiitalian, (breshkamadh, pepino etj.), përsëri shpjeguar nga pushtimi, e sidomos nga periudha e paspushtimit italian, pa goditje hakmarrëse, përkundrazi me sjellje fisnike ndaj ushtrisë së mundur italiane. Një racizëm i vonë, i mbetur në shpërgenj, ishte ai kundër kinezëve, i vetmi, me sa duket, me prejardhje politike, mosmiratim i një miqësie groteske, që u fik, për fat të mirë, bashkë me maoizmin, pa lënë asnjë gjurmë ndaj komunitetit kinez, që jeton sot në Shqipëri. Mundësi racizmi jep prania e UNMIK-ut në Kosovë, sidomos ndaj nëpunësve me prejardhje afrikano-aziatike, mbi të cilët mund të bien fare pa të drejtë përçmime të vjetra, ose mllefe të reja, me zanafillë të sotme. Shtresimi racist është një ndër më të vjetrit e më tinzarët në natyrën njerëzore. Ai zë vend vit pas viti e shekull pas shekulli saqë mëton të ngjasojë me lidhjet fisnore e ato të gjakut, në kahun negativ, natyrisht. Për t?u kthyer te poshtërimi, pavarësisht nga shembujt e mësipërm, në një bilanc përfundimtar, mund të thuhet se shqiptarët, ndryshe nga ç?mendohet, jo vetëm që nuk kanë qenë viktima, më shumë se të tjerët, por përkundrazi shpesh kanë qenë të favorizuar. Bazuar ose jo në të vërtetën, ata kanë patur shpesh një nam të mirë, të ngjyrosur me romantizëm. Prejardhja e tyre ilire dhe e gjuhës shqipe kanë qenë të pranuara gjerësisht. Një simbol mbretëror planetar si ai i shkabës dykrenore, ndonëse i lak-

G

oditja ose më saktë shkulja e themeleve të kombit dhe identitetit shqiptar, vënia në dyshim e krejt historisë së tij, mohimi i shenjave dhe i vlerave, përbaltja e modeleve, përçmimi i gjuhës, këto e të tjera si këto, nuk mund të kryheshin pa një keqkuptim të rëndë, që vitet e fundit, thirret në skenë, sa herë që dikush ka nevojë për çoroditje dhe alibi. Është fjala për dy nocione aq shumë të përfolura sot: patriotizmin dhe nacionalizmin. Loja me to, mjegullimi, shfrytëzimi me dredhi, duke përdorur dy kute, kanë lënë shteg për spekulime të pafundme. Dihet se si nacionalizmi agresiv është maskuar shpesh me lajlelulet e patriotizmit, por po ashtu patriotizmi natyral është fshikulluar pa të

C

Shkrimtari, që më së shumti e barti në shekullin 20 mitologjinë rilindase, ishte Gjergj Fishta. Sipas logjikës së rimohuesve tanë, Fishta ka bërë një gjë të keqe. Mirëpo ata, tani për tani, nuk guxojnë ta prekin atë. Ata vazhdojnë të zhyten thellë e më thellë në mashtrim dhe hipokrizi kur ngulin këmbë që ?mitet? shqiptare i transferoi në shekullin tonë Enver Hoxha. Kinse kritika e tyre për shefin komunist, është, në të vërtetë, lavdërimi më i madh për të. Ne e dimë mirë ç?bëri Hoxha me programin rilindas. Ne e dimë mirë se si psikozën kundër otomanizmit e ktheu në psikozë kundër kapitalizmit. Programin properëndimor, në të kundërtën e tij. Modelin zviceran, në model sovjetik e kinez. Harmoninë fetare, në ndalim të gjithë besimeve. Mitin e virtyteve të shqiptarit, në mit ?të njeriut të ri?, të kundërt me të parin. Së fundi, mitin e Zonjës së rëndë të dikurshme, tani me rrecka, në mitin e Zonjës gjithmonë me rrecka, tani, Shoqe e nderuar. Ç?i propozohet sot Shqipërisë, si këmbim për mohimin e ?miteve rilindase?? Në radhë të parë vetëposhtërimi. Kënga e kukuvajkës, fryma mohuese për gjithçka. Shkurt, mitit të atdheut, me të gjitha ngarkesat kundërthënëse, që ai ka marrë, në historinë e gjithë popujve, i kundërvihet miti i vendit të pamundur, thënë ndryshe, të mallkuar. Mëkati më i pafalshëm i rimohuesve është se, me transformimin që i bëjnë së keqes shqiptare, nga regjimi komunist tek kombi shqiptar, ata, dashur padashur, bëhen mbrojtësit e këtij regjimi. Me alibinë që i bëjnë kështu diktaturës, ata nxisin një pyetje të përçudur: ç?të bënte i gjori regjim komunist me këtë popull, që gjithçka të tij: historinë, kulturën, mendësinë i kishte pasur të pr-

olemika për Nënë Terezën, në vjeshtë të këtij viti, tregon se gadishulli ynë jo vetëm vazhdon të prodhojë histori, siç është thënë, por krahas historisë, uzina e tij shpik ose mohon zanafilla, injoron ose fabrikon pakica të paqena, përgjysmon ose dyfishon popuj, pjell mburrje qesharake faraonike ose perandorake. Polemika, si çdo prodhim i provokacionit qëllimkeq, ka qenë e panevojshme. Në çdo provokim të këtillë ka një dozë pabesie. Skema është e njohur: hedhja në publik diçka të pavërtetë. (Në këtë rast, është pritur vdekja e Nënë Terezës, që të thuhet se ajo nuk është shqiptare.) Natyrisht që do të ketë reagim, siç ka reagim në kësi rastesh. Pas reagimit, gjendet dikush që thërret: ç?është ky reagim? Përse ky reagim? Bërtitësit shkojnë më larg: ç?është ky patriotizëm, ky kinse patriotizëm, ky nacionalizëm? Për çudi gjithë mllefi i bërtitësve nuk drejtohet kundër provokatorit që hodhi në opinion një mashtrim, por kundër atyre që i thanë ?jo? mashtrimit. Bërtitësit vazhdojnë të ngulin këmbë se s?duhej të kishte reagim për një gjë që dihet. Ndërkaq, ata bëjnë sikur nuk e dinë që pa atë reagim, mashtrimi për Nënë Terezën do të zinte vend në trajtën e një shtatoreje prej bronzi në një shesh të Romës. Të nervozuar, disa nga bërtitësit e hedhin më në fund maskën: ç?punë kanë shqiptarët me Nënë Terezën? Ajo i përket gjithë njerëzimit. Ky pohim ka qenë edhe thelbi i provokimit. Dy pyetje shtrohen tani disi më qartë: e para, është apo jo e nevojshme shpallja e prejardhjes së njeriut? E dyta: kanë apo s?kanë punë shqiptarët me Nënë Terezën? Për pyetjen e parë, dihet se tre janë informacionet bazike që jepen në krye të çdo lajmi për çdo personalitet: dita e lindjes, prejardhja, dita e vdekjes. I mirë ose i keq, ky është tani për tani zakoni i njerëzimit. Për Nënë Terezën nuk do të kishte përjashtim. Ndër mijëra lajme, që njoftuan vdekjen e saj, u dhanë të sakta lindja, vdekja dhe prejardhja shqiptare e saj. Në morinë e pafund të informacionit që shoqëroi vdekjen e saj, zërat e vetmuar që u ngritën për të thënë se Nënë Tereza nuk ishte shqiptare, por sllave, cigane ose vllahe, ishin një pikë ujë në oqean. E megjithatë, ishte kjo pikë ujë në oqean, që u kap prej provokatorëve në Tiranë, për të ngritur një zhurmë kundërshtuese. Njerëzit që reaguan kundër këtyre zërave, u fshikulluan në mënyrë të pabesë si ?bojaxhinj? të Nënë Terezës, domethënë si falsifikatorë, si mbulues, si përçudnues të saj. Pas kësaj deklarate, do të donim të dinim se a do të kishte guxim provokuesi ta çonte mendimin e tij gjer në fund, për të thënë se në këtë histori, kryebojaxhia, pra, kryefalsifikatorja qenkësh vetë Nënë Tereza, meqenëse ka qenë ajo, që e ka shpallur përpara botës prejardhjen e saj shqiptare? Dhe për të mbyllur këtë paragraf të trishtueshëm do të duhej të bënim pyetjen: në qoftë se ata që pohojnë përkatësinë shqiptare të Nënë Terezës do të quheshin ?bojaxhinj?, ç?emër duhej t?u vinim atyre që i gjetën asaj një tjetër prejardhje tjetër, atë vllahe? Kurthi i prejardhjeve mbetet nga më të larmishmit në Ballkan. Prejardhja si mburrje. Prejardhja si fyerje. Prejard-

P

GËZUAR VITIN E RI 2010!
hja e padurueshme prej tjetrit. Prejardhja e mohuar. Prejardhja e fshehur. Prejardhja e nxjerrë befas si thikë nga mënga, e kështu me radhë. Keqkuptimi për prejardhjet është pjesë e atij gramshaleshi të madh që përbën ?ballkanizmin?, në kuptimin më të keq të fjalës. Ai lidhet me një varg keqkuptimesh të tjera, shpesh dramatike, siç është ai i statusit të pakicave. Si kudo në botë, pakicat kanë qenë e do të jenë të pashmangshme në Ballkan. Çështja është nëse ato do të lozin rolin e urave bashkuese apo të greminave ndarëse. I kanë luajtur të dyja gjer më sot, më hershëm atë të urave, më vonshëm atë të greminave. Nga qartësia e Kushtetutës së Evropës së Bashkuar për këtë problem do të varet një kthjellim i mëtejshëm i një prej burimeve të së keqes në Ballkan. Popujt e gadishullit tonë kanë dhënë e kanë marrë gjerësisht me njëri-tjetrin për shekuj me radhë. Krahas ndikimeve kulturore, zakonore, gjuhësore, ballkanasit kanë këmbyer lëndë njerëzore, në masë të ndjeshme. Lënda njerëzore e ardhur nga një popull tjetër, është zakonisht faktor gjallërimi dhe shëndoshjeje. Historia e ka pranuar se ç?pasurim sjell kjo përzierje, ky metisash, dhe ç?varfërim shkakton e kundërta. Shembulli amerikan, si ngadhënjim i përzierjes mbetet më i qarti gjer më sot. Shqiptarët, si gjithë të tjerët, i janë nënshtruar këtij ligji. Ata kanë dhënë, dhe duke dhënë, kanë shëndoshur popujt e tjerë, sidomos fqinjët, me gjindjen e tyre. Nga ana tjetër ata kanë marrë, dhe gjithaq janë shëndoshur prej të tjerëve. Në shëmbëllim të krushqive mbretërore, që janë përpjekur të luajnë një rol zbutës, një rënie të trysnisë midis shteteve, këto dhëniemarrje midis popujve e kanë luajtur pa dyshim një rol të tillë, madje, me sa duket, më të ndjeshëm se krushqitë monarkike. Megjithatë, si në rastin e gjithë krushqive edhe ato, nga kahu pozitiv, ka qëlluar të kthehen në të kundërtën. Provokimet nuk kanë nevojë gjithmonë për sheshe ku të shpallen. Ato mund të fillojnë pa bujë, si shkrepsja modeste, që i vë zjarrin një turre drush. Ato mund të nisin në trajtë sprovash akademike, në trajtë veshjesh, apo thashethemesh të kafeneve. Prejardhjet, janë rrafsh i parapëlqyer për acaruesit. Të thuash se nëna e Gjergj Kastriotit është me prejardhje joshqiptare, është një gjë e zakonshme. Kryezotët shqiptarë, ashtu si një pjesë e feudalëve ballkanas, për arsye të ndryshme, qoftë edhe për të imituar mbretërit, merrnin gra të huaja. Me këtë rast, fyerja e shqiptarëve për prejardhjen e nënës së heroit, që ka gjasë të ketë qenë malazeze, është e papërligjur. Rasti rëndohet kur vjen puna e shpalljes me bujë, në një gazetë me tirazh të madh, se ati i Skënderbeut, Gjon Kastrioti ka qenë gjithashtu serb. Provokimi mban erë që larg, ngaqë bazohet thjesht mbi një mashtrim. Nga disa shkresa të vjetra serbe ku emri i Gjon Kastriotit figuron si Ivan Kastrioti, u hidhka poshtë një e vërtetë e dëshmuar nga mijëra dokumente të tjera në dhjetëra gjuhë, e në dhjetëra vende. Në këto dokumente emri i Gjon Kastriotit natyralizohej, në shumë raste, sipas gjuhës me të cilën përpilohej dokumenti. Kështu, Gjoni i Kastriotëve, në gjuhë të ndryshme ishte Zhan, Xhon, Johan, Huan, Ivan, Xhovani etj. Këta emra mund ta bëjnë atë francez, anglez, gjerman, spanjoll, serb ose italian, aq sa ç?mund ta bëjë shqiptar emri i shqiptarizuar Gjon, Papën e Romës, Gjon Palin e dytë. Zelli për provokim dokumentohet ngaqë nga gjithë prejardhjet e mundshme, parapëlqehet ajo që acaron, ndonëse pa të drejtë, shqiptarët. Them, pa të drejtë, sepse çfarëdo prejardhjeje që t?i ngjitësh Kastriotit, serbe, greke, spanjolle apo kineze, asgjë nuk e ndryshon asnjë grimë identitetin e tij shqiptar. Loja me prejardhjet është, jashtë çdo dyshimi, një nga kotësitë foshnjarake ballkanike. Por kjo nuk do të thotë aspak se provokimi vetë, mund të quhet foshnjarak. Një provokim është gjithmonë serioz në të keqen e tij, e sidomos në gadishullin tonë. Shumë tmerre kanë ndodhur në historinë e botës të nxitura nga ngjarje që ngjajnë fëminore: një lëvizje e gabuar e dorës në një tempull, një krehje flokësh, një tatuazh a një deklarim i pakujdesshëm. Shqiptarët nuk janë aspak të mbrojtur nga ethe të tilla. Shembulli i prejardhjes të hamendsuar joshqiptare të Migjenit është një nga më kuptimplotët. Ajo ka qenë për një kohë të gjatë tabu. Të thuhej se Millosh Gjergj Nikolla, ishte me zanafillë joshqiptare, me sa dukej malazeze, kjo merrej si fyerje. Në të vërtetë, jo vetëm nuk ka asnjë fyerje, por ka qenë nder për botën shqiptare, që mundi të magjepste e ta bënte të vetin një nga talentet më të mëdhenj të kohës. Rasti i Migjenit tregon se universi shqiptar bashkë me gjuhën shqipe, ai univers e ajo gjuhë që ne e kemi bërë zakon ta shkelim me këmbë, ka fuqi thithëse e integruese tepër të fortë. Migjeni, për nga prejardhja, për nga studimet, e për nga gjuha, mund të ishte një shkrimtar jugosllav. Vendi fqinj mund t?i jepte atij hapësirë e mundësi, në dukje, më të madhe se Shqipëria e sertë, e varfër dhe kryeneçe. Por ai, jashtë çdo përfitimi, madje kundër tij, e bëri zgjedhjen e vet. Ajo zgjedhje ishte rrënjësore, e sinqertë, e plotë. I dashuruar ?tragjikisht?, siç shkruan, pas botës së shqiptarëve, (ka gjasë që viset e Perëndimit, për të cilat ai kishte gjithashtu një ?dashuri tragjike?, iu dukën më të kapshme nëpërmjet Shkodrës së shqiptarëve sesa zonës sllave), Migjeni nuk e kujtoi kurrë zanafillën e vet. Do të mjaftonte kjo që, në qoftë se dikujt duhej t?i mbetej hatri (në këtë gadishullin tonë hatërmbetës), këta do të ishin malazeztë e jo shqiptarët. Askush nuk ka të drejtë t?i kërkojë askujt pohimin apo mohimin e prejardhjes së vet. E drejta e pohimit është po aq e ligjshme sa ajo e mohimit. Ndryshe nga Migjeni, një tjetër shkrimtar shqiptar me prejardhje të huaj, Sterio Spasse, nuk e mohoi asnjëherë zanafillën maqedone. Shkrimtar i shquar në dy regjime të ndryshme, mbretëror dhe komunist, i qortuar në të parin si tepër pesimist (romani ?Pse??), e në të dytin si tepër optimist (realizmi socialist), Spasse përjetoi fatin e shumicës së shkrimtarëve shqiptarë, fat të kushtëzuar nga disa faktorë, përveç njërit: atij që lidhej me prejardhjen. Në të dy kohët, mbretëroren dhe komunisten, askush nuk ia kujtoi kurrë maqedonësinë, rrjedhimisht, prej saj ai s?pati asnjë të keqe, ashtu siç nuk pati asnjë të mirë. Është rasti të thuhet këtu se, ndërsa s?kemi të drejtë të mohojmë e të shkulim prejardhje, aq më pak kemi të drejtë të detyrojmë dikënd ta mbajë atë me dhunë, si tatuazh, si yll të Davidit në setër, sipas zakoneve naziste, apo si damkë hekuri të skuqur, sipas dokeve

LONDON JANUARY 2010

62

arsye e thjeshtë njerëzore, midis arsyeve të tjera të mëdha, që të rreshtte zhurma kundër pranisë së Nënë Terezës në Shqipëri. Zelli që ushqen këtë zhurmë, na bën të mendojmë se ata që i bezdis kjo prani, në të vërtetë është vetë populli shqiptar që i bezdis. Siç u tha më lart, vendi i vetëm ku zanafilla e Nënë Terezës zgjoi kundërshtime e polemika, ishte Shqipëria. Në këtë rast, nuk ka si mos të na shkojë mendja te dy testamentet që i ishin lënë popullit shqiptar lidhur me shenjtoren. Porosia e asaj vetë, që ajo të mos ndahej më kurrë nga Shqipëria. Porosia e Enver Hoxhës, që ajo të mos i qasej kurrë Shqipërisë. Populli shqiptar nderoi testamentin e parë, atë të shenjtores. Provokatorët shqiptarë nderuan të dytin, atë të diktatorit.

P
mesjetare. mendjen, siç thuhet. Se kur na paska dalë ky rrezik i ri në këtë vend, kjo mbetet një nga kureshtitë e mëdha se 9 gjer ku mund të shkojë fantazia njerëemërimi kundër zanafillës shqiptare zore. u përligj në një mënyrë shtihane, se Në fundajën e një rënie kinse zhurma për Nënë Terezën ishte morale të paparë, ku vetëposhtërimi, e tepruar në Shqipëri dhe se ajo po shkelja e vetvetes, humbja e çdo besshfrytëzohej prej klasës politike imi, kanë arritur në atë pikë, sa që shshqiptare, për kapital, moral etj., etj. pesh janë të huajt që përpiqen të na Ata që e njohin pak a shumë gjendjen sjellin në vete, duke thënë: kini besim në Shqipëri, e dinë fare mirë se klasa në veten tuaj!, të flasësh për rrezikun politike shqiptare as që do t?ia dijë për që vjen nga kompleksi i superioritetit Nënë Terezën, se veshët e shqiptarëve, të racës, është si të pështysh mbi një nga mëngjesi në darkë janë të shurd- gur varri. E meqë është fjala për modhuar nga klithmat e një panairi politik elin e Nënë Terezës, ky model shelrraskapitës: Nano-Meta, Mejdani- bues, që është, veç të tjerash, edhe i Berisha, Votat e vjedhura, KQZV-të, përvujtnisë, jo vetëm nuk mund të VKQZ-të, Mocion besimi, Mocion nxisë të kundërtën te shqiptarët, por na mosbesimi etj., etj. Midis kësaj zal- jep shkas të besojmë se një nga arsyet lahie shterpë, çdo tërheqje e vëmendjes e adhurimit është pikërisht prirja për prej gjërash më të epërme, do të ishte t?u ndarë edhe me këtë cen: kreninë e jo vetëm e dobishme për shëndetin tepruar e boshe. moral të kohës, por do të ndihmonte Nënë Tereza, si ikonë e mbarë planetit për të parë se, sa e mjerë është gjithë të njerëzve, është veçanërisht e tillë për kjo rrumpallë, që ka gëlltitur jo vetëm popullin shqiptar, falë lidhjes së gjakut. politikën, por edhe pjesën dërrmuese Është kjo lidhje që kthehet vetvetiu në të shtypit shqiptar. një pakt, në një shkollë të tërë emanÇ?të keqe, pra, do të kishte prania më cipuese, në një lajm të mirë, për një e ndjeshme e Nënë Terezës, e frymës kohë të re. Të ngresh moralin e përmsë saj, në botën tonë shqiptare, të bysur të një njeriu është ndërkaq diçka mbushur me mosdashuri, me nerva dhe e madhe. Të ndihmosh për të ngritur urrejtje? moralin e një populli të tërë është Antinënëterezistët tanë i përtej sublimes. Për të kuptuar se kjo mërzit fakti që populli shqiptar, nuk është as metaforë poetike e as një pothuajse unanimisht, e ka shpallur ad- përkryerje, që ndodh në sfera të larta, hurimin e tij për Nënë Terezën. Ky të parrokshme për njeriun e thjeshtë, le popull është akuzuar vitet e fundit si të kujtojmë qindra mijëra mërguesit e tepër i ashpër, shkatërrimtar, egërshan. sotëm shqiptarë, ata që fati nuk u ka Ka një pjesë të së vërtetës në këtë fa- ecur, siç kanë shpresuar, dhe që të shjësim. Nisur qoftë edhe nga kjo, ç?të përndarë anekënd, ditë e natë përballen keqe ka në qoftë se populli shqiptar, me mungesat, ankthet, poshtërimin. As me zgjedhjen e kësaj embleme morale shteti shqiptar, as pasaporta shqiptare shpall prirjen e tij për të bërë një nuk i mbrojnë dot, përkundrazi, ua ndreqje, një qortim, një zbutje brenda ndërlikojnë jetën. Le të kujtojmë vetes? A nuk i kërkohet sot gjithë Bal- dramën kolosale, atë dramë me të cilën lkanit një program i ri moral, thelbin e nuk merret askush, të mijëra e mijëra të cilit e përbën zëvendësimi i urrejtjes fëmijëve të këtyre mërguesve, të cilët me frymën e mirëkuptimit? I gjithë ky shkojnë çdo mëngjes në shkollat e zell për mënjanimin e Nënë Terezës huaja, me zemër të dridhur se mos bëhet edhe më i pafalshëm, kur kujto- dikush u thotë me pezm: ti je shqiptar! jmë se ka patur një kohë të errët, kur E pra, këtyre mërguesve të harruar, që regjimi komunist e kishte përjashtuar u qëllon të përfundojnë në burg me faj shenjtoren krejtësisht nga Shqipëria. e pa faj, e këtyre fëmijëve që gjymtoT?i bësh jehonë, qoftë edhe pa dashur hen psikikisht që në mëngjesin e jetës, këtij qëndrimi çnjerëzor, është mëse e u vjen befas në ndihmë ikona e shenjhabitshme. tores. Është ajo dhe vetëm ajo, që u jep Argumenti i fundit në dosjen Nënë kurajon t?i thonë me vete policit, Tereza është edhe më absurdi: frika se gjykatësit ose mësuesit: ju vendin tim mos krenaria për prejardhjen shqiptare e shpërfillni, por lavdi Zotit është një të shenjtores, ripërtërit tek ne mitin e shenjtore që ju e nderoni: Nënë Tereza. hershëm të superioritetit të racës Ajo është nga vendi im. shqiptare!!! Është vërtet për të lënë Do të mjaftonte vetëm kjo

10

Z

rodhimi me tepricë i historisë në Ballkan, sipas thënies së njohur të Çurçillit, nuk mund të kryhej pa një sërë uzinash ndihmëse, ato që përgatitën lëndët e nevojshme, për departamentin kryesor. Trysnitë etnike, mitet vrastare, përçudnimet e historisë, e gjer te provokimet e te helmet më banale, janë disa nga nënprodhimet e domosdoshme që uzina e madhe të mos pushojë së nxjerri tym. E tymtarët e saj, për fat të keq, kanë qenë e mbeten ndotësit më të këqinj të gadishullit. Nisur nga kjo, është e kuptueshme që Evropa e Bashkuar, në portat e së cilës ballkanasit kanë zënë radhën për të hyrë, vigjilon, mbikëqyr, jep këshilla e dërgon kërcënime, që gadishulli të harrojë fantazmat ngatërrestare të tij, të rishikojë historinë e dhunuar, të heqë dorë nga dufet e vjetra, shkurt të evropianizohet. Në fillim të shekullit 21, një trysni e re po rreket të buthtojë mu në mes të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës: acarimi midis shqiptarëve e vllehëve. Është ende e dobët, e parëndësishme dhe pa të ardhme, e megjithatë, si çdo helm, e ka aftësinë që edhe në sasi të paktë, të dëmtojë rëndshëm. Për një kohë të shkurtër, kjo trysni, ndonëse kryekëput e shpikur, arriti të provokojë rrjedhojën më të keqe në kësi rastesh: shenjat e para të racizmit shqiptar kundër pakicës vllahe. Thelbi i asaj që ka ndodhur është ky: në fillim të shekullit 21, për herë të parë në kronikën historike shqiptare, janë bërë përpjekje, për të krijuar një trysni të paqenë, të panjohur gjer më sot, të ngjashme me krijimin artificialisht të qelizave kanceroze, në një laborator studimor. Për të sajuar një trysni është e domosdoshme gjetja e tharmit. E tharmi i çdo trysnie etnike është persekutimi. Pra, fabrikimi i një trysnie është baraz me fabrikimin e një persekutimi. Në këtë kah, çështja shtohet thjesht dhe qartë: a ka patur ose a ka trysni midis shqiptarëve dhe pakicës vllahe? Thënë ndryshe: ka patur ose ka persekutim të vllehëve prej shqiptarëve? Opinioni i përgjithshëm shqiptar i përgjigjet me një ?jo!? të madhe kësaj pyetjeje. Opinioni i përgjithshëm vllah, madje edhe vetë provokatorët (paradoksi do të shpjegohet më poshtë), i përgjigjen praktikisht me një ?jo!? edhe më të madhe.

A

11

tëherë përse kjo zhurmë? Përse bie kambana? Për kë fabrikohet helmi?

GËZUAR VITIN E RI 2010!
Përgjigjet janë dy. Sipas studiuesit shqiptar, Albert Ramaj, kjo çështje, si shumica e çështjeve të dyshimta në Ballkan, ka një prapavijë politike: krijimin e një pakice etnike vllahe, me qendër Maqedoninë, për të relativizuar atje statusin e shqiptarëve si popull i dytë. Sipas një mendimi më të përgjithshëm, e gjithë kjo s?është veç një çështje biznesi. Meqenëse Këshilli i Evropës, me të drejtë, e mbron pakicën vllahe, si pakicë e rrezikuar, disa ?liderë? të kësaj pakice duan me çdo kusht të provokojnë persekutimin, mundësisht racizmin, ngaqë kështu, mendojnë ata, edhe përfitimet do të jenë më të mëdha. Këto janë hamendje, të cilat, për t?u bërë të besueshme, kanë nevojë për të vërtetën, atë që del nga faktet. Problemi vllah nuk ka ekzistuar në Shqipëri, për arsyen e thjeshtë se vllehët janë konsideruar qytetarë shqiptarë, njëlloj si shqiptarë, rrënjës (autoktonë) si ata, me të njëjtat të drejta si ata, me të njëjtat detyra, me të njëjtin fat. Kjo s?do të thotë se nuk njihej zanafilla e tyre vllahe ose arumune. Por kjo prejardhje nuk ka dhënë gjer më sot asnjë shenjë dallimi ose ndarjeje. Prania vllahe në Shqipëri është quajtur prani tipike shëndoshjeje, martesat me shqiptarë kanë qenë pa kurrfarë kufizimi, pjesëmarrja e vllehëve në çëshjet kombëtare, politike e kulturore të kombit shqiptar ka qenë e plotë, në të gjitha kohërat dhe regjimet. Fjalë të bukura, vizion rozë? Kurrsesi. Ajo çka u tha më lart, dëshmohet katërcipërisht nga vetë shkrimet e nxitësve të provokacionit. Një kundërthënie e madhe i përshkon fund e krye këto shkrime. Nga një anë, me një krenari të ligjshme përmenden në to gjithë veprimtarët me prejardhje vllahe, që punuan e luftuan për Shqipërinë, që nga poetët e misionarët, gjer te martirët që derdhën gjakun për të, e nga ana tjetër, në të njëjtat shkrime, ngrihet ankesa për përçmim e persekutim. Këto dy pohime nuk mund të qëndrojnë bashkarisht. O njëri, o tjetri bie. Për fat të mirë, bie i dyti, përçmimi, sepse i pari është i dëshmuar historikisht. Pohimi i parë e përjashton të dytin, sepse as historia, as natyra njerëzore këtu në Ballkan nuk japin shembuj që, një pakicë e shtypur të punojë me kaq përkushtim, madje të flijohet, për një komb të huaj, e për më tepër shtypës. Për fat të keq, nxitësit e grindjes kanë shkuar larg. Sipas kanuneve ballkanike, janë përpjekur ta projektojnë grindjen në thellësi të mijëvjeçarëve, aty ku, sipas tyre, stërgjyshërit e të dy palëve janë ndeshur egërsisht. Është thënë edhe më lart se zgjedhja e një prejardhjeje, të qenë apo të paqenë, të vërtetë apo gjysmë të vërtetë, është një hobi nga e cila popujt nuk ndalen dot. Ajo mbetet e pafajshme përderisa nuk ushqen një qëllim të errët. Ajo bëhet e fajshme përderisa nxit pikërisht qëllimin e keq. Mëtimi për një lidhje të popullsisë vllahe me latinitetin (ndonëse ky latinitet nuk është i qartë për ata vllehë që e quajnë veten të lidhur me helenët), është krejtësisht punë e tyre. Kur ky mëtim nis e pezmatohet, me ngarkesë konfliktuale, për të ushqyer një provokim të sotëm, ai bëhet i dënueshëm. Një kapardisje vllahe, e ndikuar, me sa duket, nga kapardisja proverbiale shqiptare, duke u ndezur nga kujtimet e Romës antike, kujton se do t?u japë zemër të vetëve, duke kujtuar sipëraninë e Romës (si të thuash, stërgjyshërve të vllehëve), ndaj ilirëve, (me demek katragjyshërve të shqiptarëve). Nuk përmendet vetëm lufta midis tyre, së paku në shtyp, por ajo vazhdon kafeneve, bashkë me ngazëllimin për humbjen e ilirëve (me demek të shqiptarëve!). E gjithë kjo do të mbetej një episod grotesk, nga ata që vetëm gadishulli ynë fantazist është i aftë të pjellë, sikur të mos pasohej nga një helm i rrezikshëm, helmi klasik që qëndron në bazë të çdo racizmi: superioriteti i një race. Në shtyp, e zezë mbi të bardhë, është shkruar se vllehët qenkërkeshin superiorë ndaj shqiptarëve. Është, me sa duket, kjo ide e helmët, ajo që nxiti reagimin e ashpër racist shqiptar. Provokimi ia kishte arritur qëllimit. Për herë të parë, në trajtë të egër, cinike, u shfaqën në shtyp cilësime përbuzëse për vllehët, kërraba vllahe, çobanëria, bejte për mushkat, si simbole të nomadizmit etj. Ishte e trishtueshme që të përçmoheshin kështu elemente baritore, ato që nuk turpërojnë asnjë popull e që kanë qenë rrënjët e jetës, sidomos për vetë shqiptarët e për gjithë ballkanasit, që nga kohërat homerike e gjer më sot. Racizmi, qoftë edhe i provokuar, është kryekëput i dënueshëm. Ndërkaq, po aq i dënueshëm është provokimi i tij. Racizmi ndaj shqiptarëve, i ushtruar sot gjerësisht në një vend si Greqia, anëtare e BE-së, është krejtësisht i kundërkohshëm. Proselitizmi i dhunshëm, ndërrimi i emrave, i fesë, fyerjet, keqtrajtimet, burgimet me shkak e pa shkak, e gjer te torturat e vrasjet me një plumb pas kokës, në zyrat e policisë, dhe shpallja pastaj e vrasësve të pafajshëm, kjo është një kronikë tepër e dhimbshme për t?u gëlltitur. Shteti shqiptar, i çoroditur nga korrupsioni dhe marrëzitë e brendshme të tij, intelektualët renegatë shqiptarë, të merakosur se mos emri i Nënë Terezës u jep kurajo (lexo: ua lehtëson brengat) bashkëkombasve të tyre, komitetet e të drejtave të njeriut të tipit Ballauri, cinikë dhe krejtësisht të pandjeshëm ndaj vuajtjeve të emigrantëve tanë, i kanë lënë ata në mëshirën e një fati të papërfytyrueshëm. Nga kalvari i tyre i gjatë, do të mjaftonte ngjarja makabre e përkthyeses së gjyqeve, që, duke mos ditur asnjë fjalë shqip, për dhjetë vjet rresht ka kalbur nëpër burgje me dhjetëra e ndoshta me qindra djem shqiptarë, për të kuptuar sa larg kanë shkuar gjërat. shme. Një pjesë e gjykimeve kundërthënëse e shpesh paradoksale, e kanë burimin te grindjet brenda perand o r i s ë komuniste, atëherë kur Bashkimi Sovjetik hodhi mbi Shqipërinë akuzën biblike se ?iu shit imperializmit për 30 aspra?. Për një kohë të gjatë, ajo akuzë mbeti në kujtesën e miliona njerëzve, të cilët, nga padituria dhe naiviteti besonin vërtet se vendi i vogël stalinist ishte kthyer në Judë, në shërbim të kapitalizmit. Kundër tij u përdorën shpesh të njëjtat mallkime që përdoreshin zakonisht kundër CIA-s, Izraelit ose Boris Pastërnakut. Gjithsesi e pafat, Shqipëria humbi kështu miliona simpatizuesit e saj filosovjetikë e, më pas, pas grindjes me Kinën, miliona të tjerët, maoistët. Këto aradhë të pafundme, në një mënyrë ose në një tjetër u kthyen kundër saj. Ishin ata që më 1999 mbushën radhët e para të manifestimeve për të mbrojtur Serbinë nga bombardimet, por kurrsesi popullsinë shqiptare nga masakrat. Gati e pabesueshme tingëllon sot profecia e famshme e Hrushovit, kur e quajti Shqipërinë Judë të shitur te Perëndimi. Në atë kohë, akuza ishte krejtësisht jashtë çdo baze logjike, e tillë që mund ta prodhonte veç truri i një të çmenduri. E megjithatë erdhi një kohë që difensa e çmendur u krye, e Shqipëria përfundoi si një ndër aleatët më besnikë, në mos i Perëndimit mbarë, i fortesës së tij kryesore, SHBA-së. Si shumë punë të Shqipërisë, edhe kjo miqësi kërkon taksën e vet. Më kot është thënë e shpjeguar se simpatia për Amerikën nuk është një pasion i radhës, por i ka rrënjët në mirënjohjen historike në fillim të shekullit, kur presidenti amerikan, Willson, ishte i vetmi nga shefat perëndimorë që kundërshtoi dhe pengoi ndarjen e Shqipërisë dhe, në mbarim të shekullit, kur SHBA-ja udhëhoqi koalicionin për çlirimin e Kosovës. Valët e antiamerikanizmit që, për fat të keq, përshkojnë sot botën dhe Evropën, nuk lënë pa prekur vendin e vogël në breg të Adriatikut. Ka gjasë që jo vetëm amerikanofobia klasike, por manifesitmet anësore, nga ato antisemite gjer te altermondistët e më tej, te kundërshtarët e ?UGJM?-ve (ushqime gjenetikisht të modifikuara), të përplasin stërkalat e tyre mbi vendin ballkanik. Ndërkaq, si rrjedhojë e acarimeve midis BE-së dhe SHBA-së, ka gjasë që sipas proverbit ?kur grinden atllarët shkelmat i hanë gomarët?, Shqipëria të hajë shkelma atëherë kur s?e pret. Ky ndërlikim ndërkombëtar i dosjes së Shqipërisë, ndonëse mund të duket zotërues, nuk do të arrinte dot të krijonte një klimë mohuese nëse nuk do të arrinte do të ushqehej nga një faktor i befasishëm: shpërthimi dhe shpërndarja nëpër botë e qindra mijëra shqiptarëve. Janë të njohura pasojat e kësaj përmbytjeje: imazhi katastrofik dhe nxitja e racizmit antishqiptar. Është e ditur e vërteta e thjeshtë se,

LONDON JANUARY 2010

63

N

12

uk është e lehtë të gjenden shkaqet e plota që çojnë drejt otracizmit (veçimit) të një populli. Një pjesë e tyre mbeten gjithmonë në terr. Nga arsyet e njohura, përveç revanshit të vjetër ballkanik, ka qenë jugosllavomania, thënë ndryshe, moda e flirteve me fqinjin tonë verior, ajo që më së shumti e ka dëmtuar Shqipërinë. Politika vetëvrasëse e veçimit, krimi fillestar e njëherësh më i rëndi, i komunistëve shqiptarë, ka qenë fatale në këtë kah. Për një ndërlikim të favorshëm të rrethanave, ai që në gjuhën e përditshme quhet skajim i keq i yjeve, Shqipëria, në shumicën e rasteve, del e humbur. Një sërë keqkuptimesh dramatike, fryt i mosnjohjes ose dashakeqësisë, e ndjekin hap pas hapi dosjen e saj. Nga e djathta ajo quhet e majtë e, për çudi, nga kjo e fundit fajësohet si e djathtë. Nga qarqet e krishtera konservatore merret për myslimane, e nga myslimanët radikalë për jo e devot-

banditët dhe mafiozët shqiptarë përbëjnë një përqindje të vogël të mërguesve, por po aq e ditur është fuqia njollosëse e së keqes. Një vrasje e bujshme e një banditi, mund të hedhë baltë mbi një mijë jetë të ndershme, ato që s?përbëjnë as lajm, as histori. Ky nam i keq i shqiptarëve, u shumëzua, për fat të keq, nga një rrezatim mosdashurie, për të mos thënë urrejtje kundër vendit, i një pjese të tyre. Kjo mosdashuri e shpallur e vetë vendasve, shërbeu për të legjitimuar mosdashurinë e të tjerëve. Shprehja kulmore e saj, ishte deklarata cinike e regjisorit majtist italian Xhani Amelio ?s?kam takuar gjer më sot asnjë shqiptar që ta dojë vendin e vet?. Nuk ishte vetëm një gënjeshtër e madhe. Ishte shpallja arrogante e një programi të ri, program që e bënë të tyre intelektualët rimohues shqiptarë. Këta të fundit, siç u tha më lart, ishin batalioni i fundit i ?vezëve të gjarprit?, ata që tinëzisht e mbrojtën diktaturën, duke e paraqitur të keqen e saj, jo si një të keqe komuniste, por gjithëshqiptare. Shthurja morale e pjesës më të madhe të klasës politike shqiptare, mungesa e përkushtimit për vendin, shpallja e kësaj shthurjeje dhe kësaj mungese përkushtimi, si diçka moderne dhe tallja e drejtpërdrejtë ose e tërthortë e atyre që mendonin ndryshe, ka qenë një tjetër faktor madhor për një rënie të përgjithshme morale në këtë vend. Rrjedhojë e saj ishte fryma e sëmurë rimohuese, ajo që u përpoq ta zhveshë Shqipërinë nga gjithçka, për ta paraqitur si një vend virtual, version i përsëritur i përcaktimit cinik ?shprehje gjeografike?. Rrjedhojë e kësaj dhe e një fryme hakmarrëse për popullin që, bashkë me shtatoren e tiranit, e përmbysi, më në fund, komunizmin, ishte ideja e nënkuptuar se Shqipëria mund të ishte e pranueshme si otomane, si komuniste, por kurrsesi si demokrate dhe evropiane. Ide të ngjashme, të nxitura nga orekse të shtuara kohët e fundit notojnë nëpër mjegull. Pavarësia e kushtëzuar e Kosovës, ose formula e Kosovës shumëkombëshe, kërkohet t?i kalojnë tinëzisht krejt Shqipërisë. Me fjalë të tjera, në vend të shtetit historik që po mbush shekullin, të ketë një shtet të kushtëzuar shumëkombësh, thua se shqiptarët, ndryshe nga gjithë popujt, nuk mund të kenë shtëpinë e vet. Provokatori tepdil kinse maqedonas, kërkoi pikërisht këtë gjë në emisionin televiziv, të përmendur në fillim të kësaj sprove. Shqipëria paraqitet sot si një vend që nuk e duan. Këtë pohim e ndan vetëm një hap nga formula: Shqipëria është një vend që s?ka pse të duhet. E nga

kjo e fundit, gjer te hedhja e idesë për thurjen e mëtejshme të saj, nuk ka veç një tjetër hap. Shqipëria për shumëkënd është sot një pemë e rrëzuar, prej së cilës, ashtu si e thotë proverbi, të gjithë mund të bëjnë dru. Shqipëria e ka ulur kryet vërtet, por, për fat të mirë, nuk ka rënë. Ata që mezi presin ta shohin përtokë, është më mirë të kthehen e të shohin mjerimin e ngazëllimit të tyre meskin. Asgjë e mirë nuk i vjen Ballkanit nga lëngata e një prej popujve të vjetër të vet. Përkundrazi, shëndoshja e popullit shqiptar, normaliteti i tij, ashtu si ajo e çdo populli, ashtu si e popullit serb e malazez, është në të mirë të të gjithëve. Të sëmurë apo të shëndoshë, ne jetojmë e do të jetojmë në të njëjtin pavion dhe, duam apo s?duam, fatet i kemi të përziera. Ata që nuk arrijnë ta kuptojnë këtë, s?kanë kuptuar asgjë nga kjo botë. Shqipëria nuk ka rënë. Ende i drojtur, si në muzikën e Ravelit, ndihet një motiv i kundërt, me atë të mosdashurisë. Ndërsa mafiozët shqiptarë ushqejnë acarimin kundër kombit që i përkasin, një tjetër armatë, ajo e fëmijëve shqiptarë, anekënd Shqipërisë e shkollave të botës, zgjon nderimin e, bashkë me të, dashurinë. Në këtë ndeshje, që të kujton luftën midis bishës dhe qengjit, ashtu siç jepet në shkrimet e shenjta, qengji, ai që ka të ardhmen, do të fitojë. Disa javë më parë, në prag të vitit të ri 2004, një qytet i vogël francez, në breg të Atlantikut, u ngrit i tëri në këmbë, me manifestime, me peticione e me komitete, për të mbrojtur një familje shqiptare, për një problem administrativ. Në Operan e Parisit, kur Angjelin Prelocaj, në preludin e një prej baleteve të tij, me një bri në dorë foli ca çaste fjalë të vjetra shqipe, salla e mbushur plot, që nuk i kuptonte ato, por që e dinte se kjo ishte gjuha amtare e koreografit të madh, në heshtje solemne, si në një katedrale, i dëgjonte gjithë nderim. Kohërat janë duke u ndërruar në Ballkan e në Evropë. Një brez tjetër është duke ardhur, me një mendje më të kthjellët e një shpirt më të pasur. Ende nuk kanë në dorë fuqi ekonomike e politike, megjithatë fryma e tyre ndihet anekënd: në shkolla, në auditore, në familje, në kafe, në internet. Është frymë tjetër, që kërkon një tjetër Shqipëri. Që refuzon varfërinë si fatalitet e imoralitetin si kusht. Që spraps këngën e kukuvajkave e profkat e rimohuesve. Që natyrshëm kërkon t?i kthejë nderin e humbur vendit të vet. Një këngë e adoleshentëve, e shpërndarë tani vonë nëpër Shqipëri, e jep në mënyrë prekëse këtë kumt: Shqipëri, atdhe i dashur Ne s ‘të lemë ty të varfër. Është kumt e premtim bashkë. Është i thjeshtë, i dhimbshëm, pa dokrra e fjalë të mëdha. Nuk flitet për Shqipëri etnike a multietnike. Flitet thjesht për Shqipërinë moderne, atë që nuk mund të ekzistojë, pa lënë pas varfërinë. E varfëria, në këtë rast, është e lidhur me të gjitha: turpin, bjerrjen morale, poshtërimin. Ndaj premtimi “S’të lemë ty të varfër”, është i barazvlefshëm me ?s?të lemë ty të biesh?. Asnjë popull s?duhet lënë të bjerë. Sikur adoleshentët e Ballkanit perëndimor, ta këndonin një këngë të ngjashme për popujt e tyre, ky do të ishte një lajm i mirë. E nëse do ta këndonin bashkarisht për gjithë gadishullin, ky do të ishte një lajm i madh...

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

64

NGA KOSTAQ XOXA

S

H

hqiptarët ia kanë dëgjuar emrin këtij aventurieri komunist, më shumë se mjaft komunistëve të tjerë angloamerikanë që u kanë sjellë dëme të pallogaritshme vendeve të tyre. Megjithatë po i japim një biografi pak a shumë më të hollësishme lexuesit tonë për të nxjerrë dy përfundime: Së pari, se komunistët nuk nuk kanë atdhe (siç është shkruar në “Manifestin Komunist”). Së dyti: se atyre nuk u duhet besuar kur bëjnë sikur janë njerëz të detyrës në funksione të larta shtetërore. Kjo e dyta ka një aktualitet të fortë në ditët e sotme, kur majtizmi ynë ndërroi emrin dhe lëkurën, por nuk i braktisi në fatin e vet kontingjentet e krimit të PPSH-së, të cilat i ruajti brenda PS-së. Dhe tani po i mbron, duke i bërë edhe karshillëk demokracisë, që t’i ketë si urdhërues, nën komandën majtiste. Majtizmi ynë, i ndryshëm nga çdo formacion në vendet euroatlantike, e quan si bjerrje të forcës e të dhunës së vet, lëshimin e posteve të rëndësishme nga ana e elementëve të komprometuar në kohën e diktaturës. Proceset demokratike kanë qenë një gur prove dhe një vijë demarkacioni për të dalluar ithtarët e demokracisë nga nostalgjikët që e qanë shpërbërjen e diktaturës. Nuk mund të dalin ata që u rreshtuan me forcat regresiste të R. Alisë, ata që ishin veprimtarë me propagandë, me shkrime në gazetë dhe me impenjim në ruajtjen e statujave të E. Hoxhës, e të na vetëprezantohen si të devotshëm për një demokraci të vërtetë. * arold Adrian Rassell Filbi (i quajtur Kim) (1912-1988). Agjent sekret britanik dhe, që prej vitit 1963, sovjetik. Gjithmonë komunist, ai punoi për KGB-në, kur ishte në aparatet ushtarake, në trupin diplomatik dhe në shërbimet e fshehta të Anglisë. Është e gabuar bindja e disave që Kim Filbi kishte qenë një agjent britanik i cili, në njëfarë kohe dezertoi: në të vërtetë kishte qenë një kounist i vendosur, kurdoherë në shërbim të BRSS-së. Nga 1936-a gjer në vitin 1963, ishte një agjent me lojë të dyfishtë që punoi për B.Sovjetik, duke përfituar nga shumë poste që kishte pasur në administratën e vendit të tij. Që nga viti 1963, - viti kur u zbulua tradhtia e tij, - ai dezertoi dhe ia mbathi për në Moskë, ku qëndroi gjer në ditën e vdekjes, në vitin 1988. Në Moskë punoi për KGB-në, si instruktor. Filbi nuk qe anglezi i vetëm që punoi për B.S. në ato vite: Ai ishte njëri prej të Pesë Yjeve, të quajtur Cambridge Five: Donald MacLean, Guy Burgess, Anthony Blunt, John Caircross dhe vetë Filbi. Këta ishin të rinj familjesh të pasura dhe të rëndësishme nga ana e pozitës shoqërore të cilët, që në kohën e studimeve, kishin përqafuar kauzën e komunizmit. Tashmë, nga pozicione të larta në shërbimet e fshehta të vendit të tyre, u dëshmuan se qenë, njëherësh, agjentë të shërbimeve sekrete të BS-së gjer në dezertimin e hapur, duke u arratisur në Moskë. Duhet thënë se ndër të pestët, ishte Filbi ai që i krijoi dëmet më të mëdha Anglisë dhe Aleancës Atlantike. Sepse Filbi i kishte dërguar B.Sovjetik, përgjatë 27 viteve dhe duke qenë në një gjendje operative të nivelit të lartë në Angli, informata

Filbi, vrasësi i desantëve shqiptarë dhe vdekja e tij si i mallkuar...
shumë të rëndësishme, që i shkaktuan bllokut perëndimor humbje mjetesh të mëdha dhe zbulimin e agjenteve që punonin për vendin e tyre. * tudimet dhe aktivitet e para të spiunazhit. Filbi lindi në Indi. I ati, Xhon Filbi, ishte diplomat dhe eksplorator, si edhe një studiues i kulturës orientale, i konvertuar në mysliman. Ndërmjet detyrave të tjera, ishte këshilltar i mbretit saudit, al Saud. Nofkën Kim e mori nga një roman i Rudyard Kiplingut. Studimet universitare i kreu në Angli, në histori dhe në ekonomi. Që në këtë kohë u bë admirues i komunizmit. U vu në kontakt me oficerët e Kominternit, në Vjenë. Fillimisht punoi në Federatën Botërore për Ndihmën e Viktimave të Nazizmit, me qendër në Paris. U rekrutua drejtpërdrejt nga GPU-ja. Dhe si oficer ndërlidhjeje pati, së pari, Arnold Dojçin; pastaj Teodor Mejin dhe Aleksandër Orlovin (qe dezertoi në Shtetet e Bashkuara, në vitin 1938). Në vitin 1933, pas marrjes së fuqisë në Gjermani nga Adolf Hitleri, Filbi u dërgua në Vjenë për të ndihmuar refugjatët gjermanë që arratiseshin prej nazizmit. Atje u takua me Liza Fridmanin, një çifute gjermane me të cilën u martua. Atë e pruri në Angli, për t’ia shpëtuar jetën. Por kjo martesë nuk zgjati shumë. Në vitin 1936, me porosi të Moskës, Filbi krijoi një përfytyrim kinse filonazist dhe filloi të rrinte me grupet politike britanike, që ishin simpatizantë të Gjermanisë hitleriane: Në faqet e gazetës Time, bënte komente të Luftës së Spanjës, me përmbajtje filofrankiste. Për llogari të sovjetikëve bëri edhe shkëmbime letrash dashurie që fshihnin ndërmjet rreshtave informata të fshehta. Letrat i dërgoheshin një vajze që banonte në Paris, në rrugën Grënelë, të cilën nuk e njihte fare. Shumë kohë më pas, zbuloi tërë inat se këto letra i vinin taze ambasadës sovjetike, gjë e cila mund të rrezikonte zbulimin e lojës së tij. Në vitin 1937 Filbi pati edhe një dekorim nga Frankua: Automobili me të cilin udhëtonte me tre gazetarë të tjerë u qëllua nga një granatë dhe vetëm ai shpëtoi, ndonëse i plagosur. Kur e mori vesh Franko, e dekoroi për “kurajën” e tij. * yrja në spiunazhin britanik.Në vitin 1940 Guy Burgess-i, në atë kohë funksionar në sektorin D (Dezinformim) të SIS-it (Shërbimi i kundërspiunazhit të jashtëm, që pastaj u quajt M 16), e paraqiti Filbin me Mazhorí Maxse-n, funksionare në këtë shërbim, që e rekrutoi si agjent të fshehtë. Kur seksioni u prish dhe Burgess-i u largua nga shërbimi, Filbi, i bërë zanatçi në humbje gjurmësh dhe në përhapje lajmesh për një flamur tjetër, u bë shefi i seksionit për punët hiberike (Spanjë, Portugali, Gjibraltar

S

KIM FILBY
Ajo që dinë mirë shqiptarët është se Kim Filbi lajmëronte shërbimet sovjetike për zbarkimet nga ajri që do të bënin desantët shqiptarë. Menjehërë KGB-ja i njoftonte Sigurimit koordinatat e sakta të vendit ku do të hidheshin diversantët, si edhe orën e përpiktë të hedhjes së desantëve shqiptarë, që do të luftonin kundër regjimit komunist.
dhe Afrikë). Në këtë detyrë u bë usta, duke ia arritur që të neutralizonte një plan nazist sabotimi kundër anijeve britanike. Fitoi, kështu, besimin e shefit të tij, Stjuard Menzis, i cili në vitin 1944 e bëri kryetar të seksionit XI të sapokrijuar, që kishte si objekt Bashkimin Sovjetik. Si agjent sovjetik, Filbi nuk mund të kërkonte më mirë se kaq. Gjithçka shkoi për bukuri, gjer në gushtin e vitit 1945, kur Kostandin Volkovi, oficer i NKVD-së, vendosi që të dezertonte për në Angli, me premtimin se do të nxirrte emrat e agjentëve sovjetikë që punonin si në shërbimin sekret, ashtu edhe në ministrinë e Jashtme britanike: për arsye të punës që ushtronte , lajmi i erdhi në vesh edhe Filbit i cili, me anë të një dredhie, arriti që ta paralizojë Volkovin, i cili nuk mundi të bëhet i dëmshëm për të, sepse u bllokua më Moskë Paslufta - Në vitin 1946 Filbi u ngrit edhe më tepër në përgjegjësi. Në këtë vit u caktua në ambasadën britanike në Uashington, si oficer i ndërlidhjes me CIA-n e sapo krijuar. Filbi u dërgua në Amerikë sepse sitemi i dekodifikimeve angloamerikane Venona kishte zbuluar një rrjedhje lajmesh për instalimet bërthamore dhe Filbi u ngarkua me detyrë për bashkëpunim për identifikimin e tradhtarit. (Shënim: ngarkohet tradhtari të zbulojë tradhtarët! - K.X.). Në të vërtetë ai e lajmëroi tradhtarin Maclean që t’ia mbathte se ishte në prag të zbulimit! Dhe Maklini u bë erë dhe flututoi drejt e në ...Moskë! Por ja që i erdhi radha edhe vetë Filbit: Shoku i tij i Kembrixhit, komunisti i degjeneruar Burgesi, i alkoolizuar dhe homoseksual, edhe ai i ngarkuar në organet e zbulimit britanik, i çoi një lajm Filbit se, pas tradhtisë së Maklinit, kishin rënë në gjurmët e një dokumenti që bënte fjalë për një “Njeri të tretë” në radhët e spiunëve që bënin

H

lojë të dyfishtë, duke qenë të lidhur me KGB-në. E ky Njeri i tretë ishte pikërisht Filbi! Tani jemi pak a shumë në gjysmën e aktivitetit në favor të spiunazhit sovjetik nga ana e Kim Filbit. Dëmet që i ka sjellë ky njeri vendit të vet kanë lidhje edhe me një veprimtari në Kanalin e Suezit. E dëmshme për interesat e vendit të tij është edhe bashkëveprimtaria me Rotçildin miliarder dhe me të shoqen e tij komuniste (!) , bashkëveprimtaria me Xhorxh Blejkun, si edhe mjaft shërbime të tjera në dobi të B.S. Për fat të keq të shqiptarëve që ua bëri pré grykave të kallashnikovëve të komunistëve tanë, i shpëtoi një kurthi dhe një dënimi të meritueshëm dhe, i fshehur si mish i therur në anijen-frigorifer “Dolmatova”, përfundoi nga Libani në Moskë, më 23 janar të vitit 1963. Në Moskë ai mori vesh me njëfarë zhgënjimi se nuk do të ishte kolonel i KGB-së, siç mendonte, por një agjent i thjeshtë me emrin në kod Tom. Për dhjetë vjet rresht u mbajt jashtë instancave të larta të spiunazhit sovjetik. Në atë kohë ia mori të shoqen amerikane shokut të vet të tradhtisë, Maklinit, Melindën, me të cilën u nda më pas. Me ndërhyrjen e Oleg Kaluginit sikur mori një vend më për të qenë, por kishte marrë fund si njeri. Vetë Olegu e kishte quajtur ”një relikt të qenies njerëzore” dhe ishte shprehur: “... Ajo siluhetë e kërrusur ecte duke u mbajtur mureve. Qelbej era vodkë, ecte duke murmuritur diçka të pakuptueshme në një rusishte për ibret”. Iu dha alkoolit për poshtërimin që ndjeu kur kuptoi se nuk iu njoh sa duhet kontributi që kishte dhënë për kauzën sovjetike (duke dëmtuar atdheun e vet, - K.X.). Vdiq në vitin 1988 nga një infarkt. * jo që dinë mirë shqiptarët është se Kim Filbi lajmëronte shërbimet sovjetike për zbarkimet nga ajri që do të bënin desantët shqiptarë. Menjehërë KGB-ja i njoftonte Sigurimit koordinatat e sakta të vendit ku do të hidheshin diversantët, si edhe orën e përpiktë të hedhjes së desantëve shqiptarë, që do të luftonin kundër regjimit komunist. Doemos që një luftë e tillë e pabarabartë do të shkaktonte eliminimin e kundërshtarëve të regjimit komunist të Tiranës. Por propaganda komuniste nuk pushoi së ngrituri në një lavdi marramendëse këtë fitore të Partisë, me shokun Enver në krye. Sot majtistët ekstremë, ndonëse të shtirë si demokratë, nuk e maskojnë dot urrejtjen e tyre ndaj fjalës “diversant”, sikur këta nuk donin ta afronin ditën e demokracisë, të cilën majtistët mëtojnë se e përfaqësojnë! Disa prej tyre veçse nuk kanë gjë në dorë. Se do të ishin bash si Kim Filbi!

A

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

65

“Mukja”, marrëveshja që nisi me dështim
NGA KASTRIOT DERVISHI
66 vjet nga marrëveshja e Mukjes, midis komunistëve dhe ballistëve. Shumë vite kanë kaluar nga një marrëveshje që nuk zgjati vetëm disa ditë dhe që mbase më tepër pati jehonë të madhe për t’u kujtuar në forma të ndryshme sesa kishte bazë reale të zbatohej. E parë dhe analizuar me gjakftohtësi, gjatë viteve të luftës, nuk kishte asnjë mundësi për të ndarë pushtetin midis komunistëve (të maskuar pas siglës Fronti Nacionalçlirimtar, ku bënte pjesë edhe ndonjë jokomunist) dhe ballistëve. Mukja nuk mund të kishte sukses për një shkak të vetëm: komunistët në asnjë rrethanë nuk do të pranonin të ndanin pushtet pas lufte, por ishin të vendosur të qeverisnin të vetëm dhe të vendosnin në vend diktaturën komuniste.

(Mos) marrëveshja e Mukjes
teve të tij, thoshte se kur ia kishin lexuar shpalljen e Mukjes, Miladinit, g j y s m ë shqip e gjysmë serbisht, ai ishte irrituar e kishte thënë do organizoheshin dhe “ p i z e vengëve nacionalistë” do t’u vinin shpatën sepse ishin për Shqipëri etnike. Në të vërtetë Mukja nuk mund ta parandalonte luftën civile që do niste në vend. Kjo sepse komunistët ishin të vendosur në rrugën e tyre, dmth të shkonin drejt pushtetit duke kaluar në një lumë tragjik gjaku. Pjesë nga kujtimet e Hasan Dostit për mbledhjen e Mukjes Me kalimin e Misionit Britanik ne Shqipenine e Mesme dhe qëndrimin e tyre me çetat e përbashkëta te Abaz Kupit dhe Nac.Clirimtares u krijue mundesia e takimit. Javen e pare te korrikut, Shefi i ML N/Kolonel MacLean, ne emen te Komandes se Larte Aleate te Mesdheut, dergoi nji leter per BK me anen e Mustafa Gjinishit. Me kete leter, N/Koloneli MacLean keshillonte BK te bashkohej me Nac..Clirimtaren, ose te pakten te merrej vesht me Nac.Clirimtaren per nje organizim me te mire te luftes kunder pushtuesit italian. Pergjegjja e BK ka qene pozitive. Komiteti Qendror mori vendim te propozoje bashkimin me forcat e Abaz Kupit me pare, dhe me vone te eksploroje mundesine per nje marreveshje me Nac.Clirimtaren. Apeli i ardhur nga N/Koloneli Maclean ka qene nxitja e vetme dhe e vertete me binde Komitetin Qendror te BK te perpiqet me gjete menyrat per nje fare marreveshje me Nac.Clirimtaren. BK nuk ka marre ne konsideracion asnje here mundesine e bashkimit me Nac.Clirimtaren, nje bashkim qe mund te siellte fuzionin (shkrimjen) e tij me Nac.Clirimtaren ne cfaredo kombinimi qofte, ose organizate tjeter politike. Korrik l943. Behet takimi i pare i Mithat Frasherit, dhe Halil Macit me Abaz Kupin, ne katundin Valias te Tiranes. BK beri propozim per bashkepunim te forcave. Propozimin e BK per bashkepunim, Abaz Kupi e pranoi ne parim. Por ai ishte i lidhun me aktin e nenshkrimit te Konferences se Pezes mbi krijimin e Frontit Nac.Clirimtar. Kjo gjendje e bante te veshtire largimin nga Nac.Clirimtarja dhe bashkimin me BK. Qe nga java e pare e nentorit l942 dhe deri ne korrik l943, raportet ne mes te BK dhe Abaz Kupit kane qene te mira, dhe jane mbajte te vazhdueshme me anen e njerezve te besimit tij (kryesisht Ihsan Toptani). Megjithese Abaz Kupi nuk kishte bere ende nji aksion te armatosur, ceta e tij kishte rendesi per faktin se ishte e vetmja cete nacionaliste ne Shqiperine e Mesme. Influenca e BK ne Shqiperine e Mesme ishte pothuejse zero. Fakti qe Abaz Kupi dhe njerezit e tij ne Tirane gjykojshin elementin e BK si te dyshimte ne deshiren e tij p er te rikethyer Mbretin Zog, ka mundesi te kete influencuar ne mos-gatishmerine e bashkepunimit efektiv ne mes te A.Kupit dhe BK. Kethimi i Mbretit Zog ne Shqiperi ka qene pika e pare e njerezve te Legalitetit, dhe si rrjedhim, kusht themeltar, vendimtar per cdo verpimtari te Abaz Kupit. Ne fillim te korrikut l943 , Nac.Clirimtaria boton nji trakt qe permban disa pika –progarm shoqenorne mes te cilave ishte edhe referenca per perkufizimin e se drejtes se prones private. BK kerkon atehere nji tjeter takim me Abaz Kupin. Takimi caktohet te bahet ne katundin Tapize (ciflik i Ihsan Toptanit) me daten 25 korrik l943, mbasi qe Abaz Kupi te kethehej nga Martaneshi, ne shoqerim te cetave te Nac.Clirimtares 25 korrik l943. Nisen nga Tirana per takim: Mithat Frasheri, Hasan Dosti, Faik Quku. Ne mengjez, Radio-Roma njoftoi renjen e B.Mussolinit, dhe emrimin e Mareshal Badoglio si kryeminister i Italise. Renja e Mussolinit dhe emrimi i Badoglio-s me programin e tij per te vazhduar luften nuk u moren si ngjarje te natyrshme dhe logjike nga Koniteti Qendror i BK. Mbarimi i luftes ne frontin italian (qe udheheqja e BK e parashikoi se do te jete i aferm) mund te siellte nje zhvillim shum te shpejte e te paparapare te gjendjes dhe veprimeve ushtarake. B K shqyrtoi mundesine qe Komanda Aleate e Mesdheut mund te zbarkonte ne bregdetin shqiptar. Gjenerali Mihailovic dhe Masrshali Tito do t’i mireprisnin dhe do te ndihmojshin trupat aleate te avancojne. Boshllekun e lene ne Shqipeni dhe Tokat e Cliruara te Kosoves e Maqedonise mbas mbarimit te pushtimit italian, do ta zejshin, simbas shum mundesirave, cetat e armatosura te Gjenralit Mihajlovic dhe ato te Titos. Gjermanet atehere do te nderhyjshin me mbrojte Kontinentin, dhe toket tona do te beheshin shesh lufte. Me shume se cdo gja, BK shqetesohej per fatin e Kosoves. Gjate bisedimeve te baera ne shtepine e Hasan Dostit, me 15 korrik l943, udheheqja e BK vendosi t’i propozoje Abaz Kupit, po ate dite qe me forcat >>>>>>>> Vijon ne faqe 85

MUKJA NË VAZHDËN E MARRËVESHJEVE TË MËPARSHME
Midis grupeve nacionaliste, qofshin këta edhe balliste dhe komunistëve ishin arritur edhe më parë marrëveshje më të vogla bashkëpunimi. Të gjitha kishin dështuar duke provuar se asnjë lloj bashkëpunimi nuk mund të kishte në Shqipëri midis komunistëve dhe jokomunistëve. Njëra palë duhej të merrte pushtetin me çfarëdo mjeti, ndërsa pjesa tjetër do të ishte e destinuar të largohej nga vendi ose të ishte inferiore brenda vendit. Në këtë kuptim teorizimet sikur nga Mukja do të vinin mrekullitë e shumta, janë iluzione naive që nuk ushqehen me argumente të qëndrueshme. Imagjinoni për një çast sikur Mukja të ishte zbatuar dhe sa vend do të kishin në qeverinë e Enver Hoxhës, emrat e Ali Këlcyrës, Abaz Ermenjit, etj. Praktikisht do të ishte veprim i paefektshëm e i pazbatueshëm. Nismëtari i mbledhjes së ardhshme të Mukjes do të bëhej Abaz Kupi i cili, duke pasur synim të forconte pozitat e krahut jokomunist, do të propozonte më 25 qershor 1943 bashkimin e Frontit me Ballin Kombëtar. Në mbledhje morën pjesë Omer Nishani për Frontin dhe Mit’hat Frashëri për Ballin Kombëtar. Pas rënies së Musolinit, shin rritur shpresat për një rënie të shpejtë të Italisë fashiste. Nga ky shkak në këtë kohë në Valias u bë një mbledhje me pjesëmarrjen e Abaz Kupit ku u ra dakord të bëhej një mbledhje në Mukje. Në këtë frymë, më 21 korrik 1943 në Tiranë është zhvilluar një demonstratë e përbashkët, ndërsa po atë ditë ishte rrëmbyer nga komunistët një pjesë e arkivit të Zyrës Politike të MPB-së. Ymer Dishnica i shkruante Enver Hoxhës se BK ishte tashmë në ilegalitet. Më 26 korrik 1943 u mblodhën në Tapizë të Tiranës delegacioni i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar i përbërë prej Abaz Kupit, Myslim Pezës, Ymer Dishnicës, Mustafa Gjinishit, Kamber Qafmollës dhe delegacioni i Ballit Kombëtar i përbërë prej Mit’hat Frashërit, Hasan Dostit e Faik Qukut. Kryetar i mbledhjes u zgjodh Mit’hat Frashëri dhe sekretar Mustafa Gjinishi. Pas bisedimeve u

arrit në përfundimin për të kryer një luftë të përbashkët kundër pushtuesit si dhe për miratimin e një shpalljeje të përbërë prej 5 pikash, sipas së cilës formohej Komiteti për Shpëtimin e Shqipnisë (i cili të pushonte së ekzistuari deri në formimin e qeverisë së përkohshme) që do të kryente luftën kundër pushtuesit e sigurimin e pavarësisë në kufijtë e 1913-s, me qëllim të mëtejshëm bashkimin kombëtar me trojet e mbetura jashtë vendit, “nji Shqipni të lirë indipendente e demokratike të vërtetë”. Forma e regjimit i lihej popullit të vendoste me anën e një asambleje kushtetuese, të zgjedhur nga populli. Ymer Dishnica ka njoftuar Enver Hoxhën për takimin që do zhvillohej me delegacionin i BK më 1 – 2 gusht 1943.

doi të ishte Mustafa Gjinishi. U redaktuan 5 pikat e marrëveshjes së parë pa ndonjë dallim të madh në lidhje me mbledhjen paraardhëse.

MBLEDHJA E 2 GUSHTIT 1943
Në mbledhjen e datës 2 gusht, u përfshinë ndryshimet e pikës 2 e cila kishte të bënte me formimin e komitetit të përhershëm brenda datës 8 gusht 1943. Më 3 gusht 1943 u mblodh për herë të parë Komiteti i Përkohshëm i Shpëtimit të Shqipërisë, i përbërë nga Hasan Dosti, Hysni Lepenica, Skënder Muço, Vasil Andoni, Emin Haxhiademi, Xhemal Herri nga Balli Kombëtar dhe Abaz Kupi, Mustafa Gjinishi, Spiro Koleka, Vasil Nathanaili, Malo Frashëri, Haki Stërmilli. Shtabi përbëhej nga Hasan Dosti kryetar dhe Mustafa Gjinishi sekretar. Komiteti lëshoi edhe një shpallje me thirrjen “Ja vdekje, ja liri”, në të cilën theksohej lufta e përbashkët me aleatët, lufta për një Shqipëri etnike, etj. Më 6 gusht 1943, Enver Hoxha i shkruan Ymer Dishnicës në lidhje me dy çështjet kryesore, atë të Shqipërisë etnike dhe rrëzimin e vendimeve të 12 prillit 1939, duke mos i pranuar ato. Dy emisarët jugosllavë që ndodheshin në Shqipëri në mbledhjen e Vithkuqit, e denoncuan marrëveshjen dhe shpallën dënimin me vdekje të Ymer Dishnicës dhe të Mustafa Gjinishit. Më 8 gusht 1943, Hoxha udhëzonte që të mos shpërndahej trakti i Mukjes, ose në të kundërtën, të grisej. Ai në Plenumin e Beratit tha se në Mukje kishte fituar platforma e Ballit dhe kishte humbur ajo e tyre dhe, më pas, ishin hedhur në luftë me Ballin. Pesë vjet më vonë, në Kongresin e 1-rë të PKSH-së, Enver Hoxha do të shprehej se Ymer Dishnica kishte rënë “në pozitat nacionaliste”, “reaksionare” dhe “shoviniste” të Ballit Kombëtar. Xhelal Staravecka në njërin prej trak-

MBLEDHJA E MUKJES
Në Mukje ka mbërritur i pari Hysni Lepenica me çetën e tij. Balli Kombëtar kërkoi përfaqësim 12 me 6 në dobi të tij duke thënë se kishte më tepër popullaritet se Fronti. Por kjo gjë nuk është pranuar dhe përfaqësimi ka qenë i barabartë. Nga Balli Kombëtar morën pjesë: Mit’hat Frashëri, Hasan Dosti, Skënder Muço, Hysni Lepenica, Thoma Orollogaj, Isuf Luzaj, Rauf Fratari, Kadri Cakrani, Nexhat Peshkëpia, Halil Mëniku, Ismail Petrela, Vasil Andoni. Si dëgjues ishin: Ali Këlcyra, Nuredin Vlora, Aziz Çami, Et’hem Haxhiademi, Xhemal Herri, Halil Maçi, Is’han Toptani. Nga Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar morën pjesë Omer Nishani, Jahja Çaçi, Myslim Peza, Abaz Kupi, Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, Sulo Bogdo, Shefqet Beja, Medar Shtylla, Stefan Plumbi, Haki Stërmilli, Gogo Nushi. Si dëgjues ishin Spiro Koleka, Gogo Nushi, Vasil Nathanaili. Më 1 gusht 1943 mbledhjen e kryesoi Thoma Orollogaj ndërsa sekretar vazh-

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

66

KUJTIMET E OLLBRAJT
Pershtypjet e Sekretares se Shtetit ne takimin e Rambujese
mone me shume se kujtdo tjeter".

A

sgje nuk do te kishte shkuar pro shqiptareve ne Kosove, nese Milloshevici nuk do te duronte dot per te bere masakren e tij te radhes. Medllin Ollbrajt kujton keshtu diten kur merr vesh per Racakun: Disa njerez zgjohen ne mengjes nga makina e kafese, ose nga oret me alarm.

te tjere, edhe vullneti i popullit. Plani yne thote Ollbrajt, ishte te bindnim te dyja palet te thonin Po. Me te, kete radhe u bashkua edhe ministri i jashtem rus, Ivanov. Por shpejt ne Rambuje, Ollbrajt ndeshet me realitetin e galerise se personazheve shqiptare dhe jo rralle do te befasohej prej tyre.

Qytetaret e Uashingtonit, zgjohen me buletinin e lajmeve te radios. Meqe ishte e shtune, 16 janar 1999, e kisha kurdisur radion pak me vone se zakonisht, gjithsesi shume me shpejt sesa te agonte. Degjova per masakren nente mije kilometra larg Amerikes. Ketu ka shume kufoma, komentonte i tronditur ne mikrofon, ambasadori i OSBE Ricard Uollker, Keta burra jane vrare ne menyra te ndryshme, por shumica ne distance te afert. Kufomat ishin 45, te gjithe burra, te gjithe shqiptare, ne Racak te Kosoves, disa te hedhur mbi bore, te tjere te bere pirg, te gjithe me plage te tmerrshme, njeri prej tyre me koken te prere. Kur u pyet nga gazetaret se kush ishin autoret, Uollker u pergjigj pa hezitim: Policia serbe. Ndoshta misioni verifikues i Uollker, nuk kishte mundur te ndalonte masakren e radhes, por sigurisht qe nuk kishte lejuar qe autoret ta benin ne menyre sekrete dhe pa u marre vesh. Ndryshe nga parashikimet ne Uashington pranvera ne Kosove kishte ardhur me heret.Ky eshte mesazhi qe Ollbrajt i percolli edhe lidereve te tjere europiane. Pas shume ecejakesh ne linjen Uashington-Londer-BrukselMoske-Beograd, Medlin Ollbrajt duket se po triumfonte ne planin e saj per nje konference nderkombetare per Kosoven dhe fillimin e negociatave me ndermjetes Grupin e Konaktit, mes shqiptareve dhe serbeve, nen kercenimin e perdorimit te operacioneve ushtarake te NATO-s, per te bindur Milloshevicin te ulej ne tavoline. Ne 29 janar ne Londer Ollbrajt deklaron publikisht mbajtjen e konferences ne Rambuje te Frances, ne 6 shkurt. Te dyja palet do te presoheshin te nenshkruanin nje marreveshje, qe do i siguronte autonomine popullit te Kosoves, marreveshje qe do te zbatohej nga nje force 28 mije veteshe, e udhehequr nga NATO. Statusi i Kosoves do te konsiderohej pas tre vjetesh te marreveshjes dhe do te respektohej mes faktoreve

RUGOVA, DISIDENTI QE DHURONTE GURE
Delegacioni shqiptar prej 16 vetesh perfshinte liderin e moderuar politik Ibrahim Rugova, botuesin e respektuar Veton Surroi, akademikun Rexhep Qosja, perfaqesues te partive te tjera politike, te pavarur dhe UCK-ne. Ne nje levizje te papritur perfaqesuesit zgjodhen si kryetar, komandantin 29 vjecar te UCK-se, Hashim Thaci, "me te cilin me pare kishim patur kontakte fare te pakta". Emerimi i Thacit ne krye te delegacionit shqiptar, refelkonte rrenimin e v a z h dueshem te pozicionit te Rugoves, i cili perballe kesaj situate, thuajse nuk reagoi fare. Pyetjes se nje prej diplomateve amerikane se perse qendronte kaq inert, Rugova iu pergjigj: 'Ky eshte stili im¨. Ne fakt Ollbrajt ne nje pjese tjeter te librit, vlereson pikerisht kete stil te Rugoves "ky burre me maniera te buta dhe gjithmone me nje shall ne qafe", qe sipas saj beri qe statusi i tij te rifitonte pike tek shqiptaret gjaknxehte. Rugova kishte humbur shume pike, kur kishte shkuar ne Beograd per te takuar Milloshevicin me 1998. Qellimisht gazetat serbe kishin botuar te gjitha nje foto te madhe te tijen, duke qeshur me Milloshevicin, ne nje kohe kur shqiptaret po vriteshin e plackiteshin nga policia

serbe ne Kosove. "Ne u perpoqem te riparonim demin, duke e ftuar zyrtarisht ne Uashington", kujton Ollbrajt, sjelljet e cudtishme te liderit shqiptar. "Gjate ketij takimi u dekurajuam nga reagimet e pjesetareve te tjere te delegacionit shqiptar, qe tundnin kokat ne shenje zhgenjimi, pas cdo fjale qe ai thoshte. Megjithate Rugova ishte i drejtperdrejte. Ai tha se situata ne Kosove po perkeqesohej perdite dhe beri thirje per ngritjen e nje zone ndalim-fluturimi per helikopteret serbe. Ai me tha se shqiptaret donin pavaresine, porse do te pranonin edhe nje status te perkohshem protektorati nderkombetar, bile a¡ kujton sekretarja amerikane ne librin e saj "ai shtoi me shaka, se shqiptaret do te pranonin statusin e shtetit te 51-te amerikan". Ndersa takimi mbaroi, Rugova i ben Ollbrajt, nje dhurate te cuditshme, nje gur te cmuar, te paperpunuar minerar nga Kosova. "Nje nga veset e liderit shqiptar, kujton Ollbrajt, ishte se ai

RAMBUJE, ZBULIMI QUHET HASHIM THACI
Nderkohe delegacioni serb perbehej prej avokatesh te njohur, perfshire edhe nje numer sllavesh myslimane, turqish dhe romesh, te zgjedhur nga Milloshevic per te treguar vendosmerine e tij pro diversitetit etnik. Ne fund te javes se pare diplomatet amerikane i raportuan zonjes Ollbrajt se delegacioni serb nuk po i merrte negociatat seriozisht, ndersa shqiptaret kembengulnin ne te drejten per te mbajtur nje referendum ku ne menyre eksplicite "ti kerkohej popullsise se Kosoves te shprehej mbi pavaresine e saj. Shqiptaret po tregohen kokeforte si mushkat", mberrin mesazhi ne Uashington. Ambasadori Kris Hill i kerkon sekretares Ollbrajt te shpejtoje ardhjen e saj ne Rambuje. Kur mberrita kisha dy qellime, shkruan Ollbrajt ne memuarin e saj.I pari te bindja serbet se arritja e marreveshjes ishte ne interes te tyre, nje gje ne te cilen une vertet besoja. E dyta ishte te bindja shqiptaret te pranonin marreveshjen e propozuar nga Grupi i Kontaktit. Fillimisht takimi me mekembesin e Milloshevicit, Milan Milutinovic rrezulton i pafrytshem, pervec nje rrefimi te sinqerte te tij, kur Ollbrajt i thote se ushtria serbe ne Kosove, ishte argumenti me i forte per rritjen e UCK-se: "Jo zonje, une besoj se ky percaktim i perket me shume forcave policore paramilitare serbe". Natyrisht maratona me interesante e takimeve te zonjes Ollbrajt ka qene me perfaqesuesit shqiptare. Fjala larmi ndoshta eshte shpikur per te cilesuar pikerisht kete grup shqiptaresh qe ishte mbledhur ne Rambuje, nga enigmatiku Rugova, tek pragmatiku Surroi, e deri tek problematiku Thaci. Asnje prej tyre nuk kishte marre pjese ne negociata komplekse me pare, aq me pak ne shkalle boterore, dhe kishin shume mosmarreveshje te thella mes tyre. E vetmja gje qe konstatova me kenaqesi ishte se shqiptaret kishin pranuar te konsultoheshin nga nje grup keshilltaresh amerikane te jashtem, ku perfshihej edhe ish-ambasadori Morton Abramovitc, nje miku im i vjeter dhe nje avokat i zjarrte i te drejtave te njeriut, shkruan Ollbrajt ne librin e saj. Mesazhi i Ollbrajt per shqiptaret, ishte ai per serbet, por si i pare ne pasqyre:"Ju jeni lidere, ju jeni zgjed-

dhuronte gure. Nje dite me pare, i kishte dhuruar ne dore presidentit Klinton nje kuarc me shume se nje kilogram te rende. Kam njohur shume disidente ne Europen lindore dhe me gjere dhe Rugova paraqiste pa dyshim nje anomali. Por, megjithese sjelljet e tij shpesh te terbonin, ngadale u binda se nje nga fuqite e tij te fshehta ishte se ai nenvleftesohej nga te tjeret. Njerezit e percmonin, por ai nuk largohej. Qendronte aty dhe kur vinte puna per tu votuar, Kosovaret i jepnin atij gjith-

hur te perfaqesoni shqiptaret ketu. Ndaj mendohuni mire para se te denoni njerezit tuaj te luftojne pa mbarim. Marreveshja qe ju propozojme do tju jape vete-qeverisje, mbrojtje nga NATO, ndihme ekonomike, te drejten e arsimit ne shqip per femijet tuaj dhe aftesine per te patur kontroll mbi jeten tuaj. Nese e pranoni marreveshjen, ju do te shkoni me shpejt drejt nje te ardhmjeje begatie, demokracie dhe integrimi me Europen. Refuzojeni dhe pasoja do te jete nje lufte, qe do ta humbni se bashku me mbeshtetjen nderkombetare". Shume pjesetare te delegacionit shqiptar e kuptuan mesazhin tim se ata me ne fund nuk ishin vetem ne duart e Europianeve dhe se Shtetet e Bashkuara do te merrnin pjese eventualisht, ne nje force nderkombetare implentuese te paqes. Rugova theksoi se per shqiptaret gjithmone siguria ka patur barazvlere me pavaresine dhe se keshtu vullneti i tyre per te vonuar levizjet per pavaresi, me pranimin e nje periudhe te perkohshme tranzicioni, duhej konsideruar si leshim qe po benin shqiptaret. Te gjithe ishin ne nje mendje per nevojen ne te ardhmen te nje referendumi per pavaresine. Perndryshe sic i thote nje shqiptar zonjes Ollbrajt ne Rambuje: "Do ta gjeme veten te kycur perjetesisht brenda Serbise". Zonja Ollbrajt ne kete kapitull te librit te saj me kujtime, i kushton nje hapesire te vecante raportit te saj ato dite me Hashim Thacin, me te cilin eshte takuar se pari, pas takimit te pergjithshem me gjithe delegacionin. Ne takimet e mevonshme une konstatova se po befasohesha nga mungesa e tij e pervojes, qe e bente ate njekohesisht kokeforte dhe te prirur te per tu perkedhelur. Me Rugoven ndjehesha se po i drejtohesha nje kolegu akademik eksentrik. Thaci ishte si ai studenti i shkelqyer, por qe i dorezonte me vonese detyrat e shtepise, shkruan Ollbrajt. Marreveshja parashikonte caramatimin e UCK-se dhe nderprerjen e te gjitha operacioneve te saj te pavarura ushtarake. Ollbrajt e ndjeu se kjo nuk do te pranohej lehte nga Thaci, megjithe premtimin se NATO do te mbushte vakuumin e sigurise. Ne ate takim te pare Ollbrajt ben presion mbi Thacin, qe ai te nise te mendoje transformimin e UCK-se, ne nje parti politike. Thaci pergjigjet se marreveshja me gjase do te nenshkruhej nga delegacioni shqiptar, porse ushtrise shqiptare dot ti duhej kohe te pershtatej sipas saj. Ollbrajt tenton te perfitoje nga fjalia e pare e parashikimit te

GËZUAR VITIN E RI 2010!
Thacit: "Jam e kenaqur qe ju keni vullnetin te nenshkruani marreveshjen". Por lideri i ri ia pret hovin ne mes:"Mendoj se mund te arrihet nje marreveshje, por kete nuk e vendos une, as UCK, bile as i gjithe delegacioni. Mund te dalin veshtiresi". Javen e dyte te negociatave Ollbrajt kthehet ne Uashington, ndersa kishin mbetur dy veshtiresi: deshira eksplicite e shqiptareve per nje referendum per pavaresine, nje pike ku Sekretarja e Shtetit mendonte se kishte hapesire per nderhyrje dhe zbutje. E dyta, kundershtia serbe ndaj nje pranie nderkombetare ushtarake ne Kosove, teper e veshtire per tu kapercyer ne negociata, pasi ne fund te fundit, i vetmi qe mund te vendoste per kete, ishte Milloshevici. Telefonata me te, zgjati njezet minuta, kujton Ollbrajt. Ne fund e binda qe ambasadori Hill te shkonte ne Beograd qe ta sqaronte Sllobodanin ne detaje mbi marreveshjen. Nderkohe edhe serbet po jepnin shenja dhe ju pergjigjen me disa verejtje draftit te marreveshjes dhe sektorit politik te saj. Kjo inkurajoi amerikanet, por solli nje zhvillim te paparashikuar: rritjen e nervozizmit te shqiptareve, te cilet konstatuan me xhelozi, se avokatet e Grupit te Kontaktit po kalonin shume me teper ore me anetaret e delegacionit serb. Gjate javes une mora Thacin ne telefon dhe ai me thote se deshironte qe sugjerimet e shqiptareve te merreshin me shume ne konsiderate. Por ai ne pergjithesi mbetej optimist, kujton Ollbrajt.Te shtunen ne darke, kur u ktheva ne France zhvillova takime me shqiptaret, te cilet me thane se do ta mbeshtesnin marreveshjen, pasdite, kur te mblidhej Grupi i Kontaktit i ministrave te jashtem. Perderisa serbet nuk kishin reaguar ndaj ceshtjeve te sigurise, Kosovaret kishin nje shans te arte per te izoluar Milloshevicin dhe une prisja qe ata ta shfrytezonin kete mundesi, kujton Ollbrajt. Por gjerat do te merrnin nje rrjedhe tjeter. ishte stili i tij, Qosja qe mendonte se Thaci po bente gjene e duhur. Medlin Ollbrajt heq kufjet dhe i perplas ne tavoline.Shqiptaret me kishin premtuar nje pergjigje pozitive, dhe zhvillimet e mevonshme provuan se ata e mbajten fjalen, por nderkohe demi ishte bere, kujton Ollbrajt. Per momentin Milloshevici nuk ra ne grepc. Bisedimet shtyhen edhe per tre dite te tjera. Tani jo vetem Thaci, por edhe nje pjese e madhe e delegacionit shqiptar nuk ndjehej komod me kohen e madhe qe avokatet e Grupit te Konktaktit kishin shpenzuar me serbet.Shqiptaret po degjonin gjithnje e me shume njerez jashte keshtjelles qe u thonin te mos na besonin ne. Ata ndruanin se gjuha me te cilen ishte shkruar marreveshja, largonte gjithnje e me shume aspiratat per pavaresi, nderkohe qe nuk kishte asnje pike vullneti per te pranuar carmatimin, shkruan Ollbrajt. Nje faktor qe ndikoi negativisht ishte dhe ai se francezet nuk lejuan oficere te NATO-s ne keshtjelle, qe mund tu shpjegonin shqiptareve detaje te planit ushtarak te Aleances per Kosoven¡¨. Ne te kundert, brifingu ushtarak u drejtua nga nje avokat i Grupit te Kontaktit dhe nje oficer amerikan, qe kishte arritur te fuste vjedhurazi ne keshtjelle, uniformen e tij ushtarake. Gjenerali Klark fluturon nga Brukseli dhe informon delegacionin shqiptar ne nje baze te NATO-s jashte Rambujese, se vendosmeria e NATO-s per te marre ne dore sigurine e Kosoves pas nenshkrimit te marreveshjes, tashme ishte e pakthyeshme. Ne nxitem qeverine e Shqiperise dhe shqiptare nga e gjithe bota qe ti komunikonin delegacionit, mbeshtetjen e tyre per marreveshjen, pervecse pervesha menget dhe u mora vete, personalisht me ta, shkruan Ollbrajt. Rezultati ishte progres i dukshem. Keshtu ndersa te shtunen ne darke, nente pjesetare te delegacionit ishin kunder, te henen i vetmi qe kundershtonte, ishte Hashim Thaci. Problemi me te veshtiresohej, pasi nuk ishte e lehte te diskutoje ne detaje problemin, kujton Ollbrajt, ishte e qarte se pavendosmeria e tij nuk ishte rrjedhoje e ideologjise, apo e presionit te anetareve te tjere te delegacionit. Ai thjesht po ruante kurrizin e tij. UCK nuk ishte nje organizate monolite. Ne gjirin e saj kishte shperthyer nje lufte per pushtet mes komandanteve te saj dhe figurave te erreta qe e financonin me arme dhe para. Kjo shpjegonte telefonatat pa fund ne celular te Thacit dhe ndihmesve te tij, shkruan Ollbrajt. Te vetmit qe i tha dicka ishte Xhejms Rubin, me te cilin Thaci kishte vendosur nje lidhje te vecante. Ai i tha Xhejmit se kishte frike per jeten e tij, kujton Ollbrajt ne librin e saj "Madam Secretary" Per Sekretaren e Shtetit fillon ndeshja e veshtire personale me personalitetin e liderit politik te UCK. Fillimisht i thote se ai kishten nje potencial te madh per te qene lider, pastaj kur shihte se kjo nuk i ecte, e kercenonte se SHBA dhe NATO nuk do te sulmonin ushtarakisht, pa firmen e shqiptareve mbi marreveshje. Thaci mu pergjigj se qellimi i vetem pse luftonte UCK, ishte pavaresia dhe se nuk ishte e lehte te hiqej dore prej saj. Une i thashe se jo domosdoshmerisht po i kerkohej nje gje e tille, porse shqiptaret duhet te beheshin realiste. Marreveshja ishte per tre vjet dhe se Milloshevici ishte problemi i vertete. Por kjo mund te ndryshonte deri ate-

LONDON JANUARY 2010

67

here. Ky eshte shansi Juaj. Merreni se ndoshta kurre nuk do te keni me tjeter. Thaci i prekur, me lot ne sy, jep pergjigje negative.

THACI, DEMACI DHE RRENGULLI RUBIN
E hena mbetej dita e fundit dhe Grupi i Kontaktit kishte vene afat oren tre te pasdites. Sekretarja e shtetit konstaton se gjendja po behej e padurueshme edhe nga sjelljet e anetareve te delegacioneve, qe duket u kishte pelqyer klima dhe vera ne keshtjelle. Dikush ne dreke, bile u ankua se perse nuk u kishin sjelle pjaten me djathera, kujton ajo. Pasi vlereson se cili mund te ndikonte UCK-ne, Medlin Ollbrajt merr ne telefon Adem Demacin. Ai ishte nje nacionalist i vjeter kosovar dhe radhitej mes atyre qe i benin presion Thacit, te mbante linjen e ashper. Kur e mora ai ishte ne Slloveni. I kerkova te inkurajonte Thacin te pranonte marreveshjen, kujton e zemeruar Ollbrajt. E zemeruar pasi Adem Demaci reflektoi ndoshta momentin me arrogant ne qendrimin shqiptar perballe diplomacise amerikane. Ai i thote asaj se nuk mund te binte dakort, pa u takuar personalisht me te dhe e fton zonjen Ollbrajt te vije e ta takoje ate ne Slloveni: Une i thashe se negociatat po vazhdonin prej dy javesh dhe se afati mbaronte pas pak oresh. Ju ftoj te inkurajoni Thacin te pranoje marreveshjen. Nese nuk e beni kete, kjo do tju ndjeke si fantazem ne vitet qe vijne, ndersa do te shihni shqiptaret te vriten cdo dite e me shume. Por Demaci ka ruajtur qetesine: "Zonja Olbrajt, ne vleresojme perpjekjet tuaja, por nuk na nxiton asgje. Nese eshte e nevojshme te vriten tridhjete mije shqiptare, keshtu qofte, por nuk mund te ulim armet vetem per premtime. Asnjehere nuk do te heqim dore nga endrra per te qene te lire". Une i thashe se marreveshja nuk parashikonte heqjen dore nga kjo enderr dhe se shqiptaret duhet ta rrembenin kete mundesi paqeje. Thojini Thacit se marreveshja ka mbeshtetjen tuaj, kujton Ollbrajt. Por baca i pergjigjet shkurt:"Kjo, nuk eshte e mundur". Ollbrajt perplas telefonin me zemerim."Ishte nga telefonatat me te tensionuara te jetes time", kujton

THACI, SHQIPTARI KOKEFORTE
Takimi u zhvillua ne nje dhome te vogel dhe salla ishte mbushur plot. Ministrat e jashtem u ulen ne nje panel, si gjykates mesjetare dhe Ollbrajt thote se qe ne fillim takimi mori nje atmosfere inkuizicioni. Atmosfera u duk e tensiouar, qe kur ne vume kufjet e perkthimit. Pyetja ishte nje: a e pranonin shqiptaret marreveshjen? Megjithe premtimin se pergjigja do te ishte pozitive, pikerisht kur erdhi ai moment, Thaci nuk dha nje pergjigje direkte. Kjo i dha mundesine ministrit te jashtem italian Lamberto Dini, i cili edhe me pare kishte reaguar ashper kunder UCK-se, te sulmonte shqiptaret. Dini i beri hapur presion Thacit te pranonte marreveshjen, bile duke hequr dore edhe nga kerkesa per referendum per pavaresine. Kjo ishte e pandershme, shkruan Ollbrajt,pasi ne i kerkonim kosovareve te vononin, por jo te hiqnin dore nga aspiratat e tyre per pavaresi. Serish dhe serish Lamberto Dini i beri presion Thacit te pergjigjej po ose jo, per nje propozim qe natyrisht ai nuk mund te pranonte. Si rezultat Thaci as e refuzonte marreveshjen, por as nuk jepte nje pergjigje direkte. Koleget e tij te delegacionit shqiptar, qendronin te palevizur si statuja; Surroi qe e ndjente se nuk i takonte te fliste, Rugova se ky

ajo. Megjithate duket se te frustruar me Thacin, kishte edhe brenda delegacionit shqiptar, shumica e te cileve tashme dukeshin te bindur se marreveshja ishte favorizuese dhe se do te merrte mbeshtetjen e shumices se kosovareve. Ndersa po afrohej frikshem ora tre e pasdites, Thaci ende ishte problem, por Veton Surroi, ministri i jashtem i delegacionit, mori situaten ne dore, duke propozuar nje deklarate te shkurter, ne te cilen te thuhej se delegacioni ishte dakort me marreveshjen dhe se do ta nenshkruante pas dy javesh, pasi te konsultohej me popullin e Kosoves. Ndersa Surroi dhe te tjeret punonin, situata u tensionua pasi Thaci nuk binte dakort me tekstin dhe ndryshimet sipas te versioneve nga shqip ne anglisht. Surroi thote se teksti mund te arrihej vetem nese Thaci bindej te linte dhomen per disa minuta. Juristi i pales amerikane Xhim O'brejen propozon se e vetmja menyre, qe ai ta bente ate, ishte nese e therriste Xhejms Rubin. Keshtu ndersa Xhim dhe Hashimi shkojne te kerkojne Xhejmsin i cili natyrisht nuk gjendej se nderkohe ishte ne konference shtypi Veton Surroi thote se deklarata tashme ishte gati dhe se Thaci duhej, per ti vene firmen. Nderkohe Thaci sapo kishte gjetur Rubin dhe kishte nisur me te, nje bisede per filmat dhe Hollivudin, kur ndjeu ta terhiqte prej krahu Obrejen. "Nuk na dhate kohe as per nje cigare", ankohet Rubin. Por ne fakt kohe nuk kish. Ishin momente historike. Megjithe nje perpjekje finale te Thacit per te ndryshuar dicka ne tekst, tashme kokeforti ishte Surroi. Deklarata u nenshkrua edhe prej tij dhe iu dorezua ministrave te jashtem te Grupit te Kontaktit. Xhejms Rubin nxitoi te bente lajmin publik.

ne fund, zgjodhen paqen, perfundon ajo. Per dy jave Thaci u soll neper male dhe baza, duke shitur marreveshjen tek komandantet e UCK-se. Ai u rishfaq pas dy javesh, pak para rifillimit te negociatave ne Paris, ne 15 mars, duke iu bashkuar delegacionit. Aty ata firmosen zyrtarisht ne nje ceremoni qe zgjati me pak se pese minuta, qe u bojkotua nga delegacioni jugosllav dhe negociatori rus. Brenda tete diteve zhvillimet ishin dramatike. CIA njofton per fillimin e operacionit perfundimtar serb ne Kosove. Diplomacia amerikane filloi aktivitetin ne Uashington per te bindur parlamentin ne Capitol Hill, te mbeshteste nderhyrjen ushtarake ne Kosove. Ne 19 mars ekipi i politikave te jashtme takon presidentin Klinton. Po shihja syte e trishtuar te presidentit. I thashe se reagimi ndaj Milloshevicit ishte ceshtje kohe. Ndoshta ne Maqedoni, apo serish ne Bosnje. Kete lufte po e zgjidhte Milloshevici dhe nuk mund te lejonim qe ai ta fitonte ate. Klinton bie dakort, publikisht para kamerave thote:"Me diktatoret e Ballkanit, nese heziton, u jep atyre licensen per te vrare". Nje perpjekje e fundit e Hollbruk ne Beograd, deshton, ndaj ai urdherohet te largohet per ne Uashington. Al Gore njofton kryeministrin rus Primakov, i cili po udhetonte per nje vizite zyrtare ne Uashington, per fillimin e sulmeve te NATO-s, premieri rus i terbuar urdheron avionin mbi Atlantik, te kthehej drejt Moskes.

PAQJA, ZGJEDHJA E SHQIPTAREVE
Keshtu megjithe perplasjet, kthimet prapa ne u larguam nga Rambuje, pasi realizuam shumicen e gjerave qe donim, kujton Ollbrajt. Tashme pak a shume ja kishim arritur te bashkonim delegacionin shqiptar dhe kishim nje vizion me te qarte se si do te dukej ne te ardhmen nje Kosove demokratike. Shqiptaret u grinden dhe hezituan, por

Pak ore me vone, ne mbremjen e 23 marsit 1999, Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Havier Solana, urdheron Gjeneralin Klark, te nise operacionet ushtarake, dhe luften e dyte ne historine e Aleances se Atlantikut te Veriut. Ishte mesnate, kur e lodhur, mberrita ne shtepi dhe hapa tv qe te ndiqja lajmet. Kur po pergjumesha, shkruan Ollbrajt, me ra telefoni i shtepise. Ishte Presidenti Klinton. Me tha ne fund se Shtetet e Bashkuara po benin nje gje te drejte. "Po zoti president, i thashe, po bejme nje gje te drejte".
PERGATITI ANILA HOXHA

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

68

NGA KOSTAQ XOXA

H

erë-herë, por edhe shpesh, dëgjohen lajme në mediat e shkruara dhe televizive për krimin brenda familjes. Vëllai vret vëllanë. I biri tanë, apo tëmën. Por edhe anasjellas. Kushëriri mashtron kushërirën, e çon jashtë shtetit dhe e shndërron në prostitutë. I vëllai i viktimës hakmerret dhe e vret. Vriten brenda familjes për trashëgiminë, e cila është bërë lëmsh harapi. Kjo hallkë kritike e një shoqërie të re do të kishte pasur një evoluim gradual, një rregullim hap pas hapi, një mundësi më të sigurt, dhe nuk do të shpifej në ato përmasa “pronari i ri”, abuziv, në qoftë se do të ndodhte edhe te ne destalinizimi, një dukuri e përhapur në të gjithë Lindjen Europiane komuniste, por që na mungoi vetëm neve, shqiptarëve. Nëse vendet që u cilësuan, pas vitit 1956, u bënë gjysmëkomuniste, apo komuniste të zbutura, Shqipëria pati fatin e keq të mbetej edhe më tej mizore dhe me një ashpërsim të Institutit të përbindshëm të luftës së klasave të Nexhmijes. Karriget duheshin ruajtur me çdo kusht: “Edhe bar do të hamë (= do të hani), por parimet nuk i lëshojmë!”. Enverizmi u bë një dukuri shoqërore që sfidoi lindjen (e ashtuquajtur revizioniste). Ka mendime sociologjike dhe psikologjike që të ndalohet apo të kufizohet kjo kronikë e zezë, për të cilën thamë disa fjalë. Por gazetat e shtojnë tirazhin e tyre veçanërisht përmes kësaj rubrike. Nga ana tjetër, majtizmi ynë nuk është i interesuar për këtë ngushtësim të këtyre lajmeve makabre. Sepse ka ndjekur taktikën absurde që ta ngarkojë qeverisjen me fajësira të qena dhe të paqena, veçanërisht veçanërisht duke ngulmuar në këtë të dytën. Si një formacion politik, i pangjashëm me çdo formacion euroatlantik për shkak të nostalgjisë së trashëguar, majtizmi ynë e ka bërë të zakonshme që edhe një fatkeqësie natyrore, ta zëmë një zjarri nga rrufeja, t’i japë ngjyresë politike! Është destruktiv, shkurt me thënë. Kohezionit familjar iu vu kryq nga enverizmi, për arsye të ulëta të një shteti monolit (një fjalë, kjo, e përdorur gjer në një konsum të tejskajshëm, në atë kohë). “Njeriu i ri”, kryevepra e partisë, siç u quajt, ishte personi pa ndjenja familjare, spiun brenda familjes, militant fanatik i Partisë, gjer në çmenduri. I. Kadareja e ka trajtuar bukur fort këtë personazh të tmerrshëm, në zbërthimin e Pavlik Morozovit, që vrau xhaxhanë se ky i dha bukë një kulaku, që po vdiste nga uria! Majtizmi ynë do të dëshironte ta vinte në koshin e temave tabù këtë prishje të karakterit të njeriut nga enverizmi. Dhe këta politikanë të së majtës merren me shpjegime idioteske: këto krime në familje ndodhin nga varfëria! Sikur në kohën e Enverit notonim në bollëk! Sikur në kohën e Fatosit apo të Ilirit, plasëm nga mirëqenia! (Buka me listë, në atë kohë e kishte fillesën!). Bjerrja e virtyteve shqiptare nga enverizmi - Virtyti familjar shqiptar është vënë në dukje me nota të mira dhe është vlerësuar me admirim nga dashamirët e mëdhenj të kombit tonë, Miss Edith Durhami, Lordi Bajron e të tjerë. Është çmuar respekti brenda familjes, besnikëria e njeriut shqiptar, shenjtëria e fjalës së dhënë (parole d’honneur, në letërsinë kalorësiake të fisnikërisë), krahas tiparit madhor të

Enverizmi, shkaktar i zvetënimit të familjes shqiptare
besës (fjalë thuajse e papërkthyeshme në gjuhët e huaja) dhe të mikpritjes proverbiale shqiptare. Natyrisht, kemi edhe një ndërthurje minusesh, në një shoqëri patriarkale, në të cilën nëpërkëmbeshin të drejtat e femrës. Pra, kjo nuk e mohon kompleksitetin e problemit. Veçse rezultantja ishte në atë kahe që përmendej si antonim i përdhosjes, e cila kishte përfshirë mjaft vende të tjera përreth. Kuptohet se virtytet shqiptare ishin vërtet për t’u vlerësuar. Në saje të këtij karakteri krenar, tradhtia zgjonte ndjesí neveritëse. E kjo do të thotë se ishte rrënjosur një vetëdije e fortë kombëtare, që i kishte dhënë krahë Skënderbeut të vepronte si një trup i vetëm kundër forcave otomane, shumë herë më të mëdha në numër. Rrethana të një padrejtësie historike, që e katandisën këtë komb të madh të mbyllur si në enklavë, e cenuan paksa këtë vetëdije, në bazë të së cilës, megjithatë, u ruajt nga zhdukja Shteti shqiptar prej hartës ballkanike, që u ndërtua nga atdhetarët, me në krye I. Qemalin. Ky kob antishqiptar i kishte rrënjët në Berlin, në Konferencën e Ambasadorëve dhe në traktatin e Versajës. Por i ndrituri Ismail Qemal Vlora vdiq i helmuar në Itali më 26 janar 1919, duke mos e shijuar veçse 6 vjet Pavarësinë Kombëtare, me firmën e tij nismëtare dhe me firmat e shumë patriotëve, shumë nga të cilat u hoqën nga dokumenti, sipas praktikës falsifikuese të atij regjimi enverist, që e shpërfytyroi historinë. Djegia e librave dhe penalizmi për të pabindurit - Nga libri “Ismail Kemal Vlora e l’Indipendenza dell’Albania 1912 “, (të përkthyer nga Nermin Falaski prej anglishtes), kreu i gjashtë i Pjesës III, me autorësí të Renco Falaçit, që përmban titullin „Occupazione dell’Albania a nord da parte dei Serbi, a sud da parte dei greci“, po përkthejmë shkurtimisht disa copëza: “Më 1 mars 1913 u mblodh në Trieste një kongres i madh me pjesëmarrjen e shqiptarëve të SHBA-ve, Rumanisë, Italisë, Egjiptit dhe të Austrisë. (...). Nga qeveria e Vlorës ishte i pranishëm ministri i Arsimit, Luigj Gurakuqi. Kongresi protestoi kundër mizorive të trupave serbe dhe greke të pushtimit, duke i kërkuar Konferencës së Londrës që të vendoste kufijtë e Shtetit të ri, në mbështetje të kritereve etnike dhe gjeografike dhe duke i dhënë, kështu, Shqipërisë, Kosovën, Janinën dhe Çamërinë, gjer në Prevezë. Kjo rezolutë iu dërgua kancelarive europiane. Më pas kryetari (i kongresit), F. Konica, u prit nga Bertoldi dhe nga San Xhuliani , të cilëve u shfaqi shpirtin dhe domethënien e këtij tubimi të rëndësishëm” (f. 357). Pak më poshtë: “Ndërkaq, më 6 mars, trupat greke përparuan në jug dhe pushtuan Janinën, e cila nuk iu kthye më Shqipërisë. Gjiorokastra dhe Delvina u kërcënuan nga bandat greke, por ato u mbrojtën nga vullnetarë shqiptarë. Qëllimi qé terrorizimi i popullit shqiptar për të dhunti e demokracisë, jo e diktaturës komuniste - Do të duhej një esé e hollësishme për perversitetet e enverizmit, gjer në përdhunimin e himnit kombëtar: Përmendet Zoti? Le të merret si një metaforë: Shqipëria do të rrojë, se është thënë nga një forcë e mbinatyrshme! Por meskiniteti nuk përfundon këtu: Nuk u dashka luftuar për Shqipërinë? E pamë çdo të thotë të luftojmë për internacionalizmin proletar. I pamë edhe korifenjtë e këtyre predikimeve, që e përgatitën shtratin sanitar për ta lidhur këtë shtet fatkeq të cunguar, nën zgjedhën serbe si Republikë të shtatë, apo si koloni të zgjeruar të Serbisë, njësoj është. Dhe tani po na vijnë priftërinjtë serbë me dollomatë e Tartufit, për të gjetur eshtrat e ushtarakëve serbë në Kosovë, që në kohën e luftërave ballkanike, që paskëshin ardhur për të çliruar Shqipërinë(!), - lexo: për ta zgjeruar koloninë e tyre!). Sikur të mos ishte ndërprerë politika kombëtare e Ahmet Zogut I, për shkaqe të vigjiljes së Luftës II Botërore, vetëdija kombëtare do të ishte në atë lartësí sa do t’u ishin vënë kufijtë te thana, si komshinjve veriorë, ashtu edhe atyre jugorë: Doni eshtra? Urdhëroni e merrini, bashkë me eshtrat jonjerëzore me të cilat keni dashur t’i shtoni, dhe bëni varreza në shtetin tuaj, siç kanë bërë edhe amerikanët në shtetin e tyre, e jo në Vietnam! Nuk duam gozhda Nastradini, si manastiret që i dëmtoi lufta e shkaktuar nga Millosheviçi dhe kasapët e tjerë të tij dhe tani na i ngarkojnë neve, shqiptarëve! Provokimeve të tipit Karla del Ponte nuk do të vonojnë që t’u dalë boja! Perspektiva është që të përmirësohet ndërgjegjja jonë njerëzore. Bashkë me të do të shkërmoqen përfundimisht mbeturinat e “njeriut të ri”, gjë që do të jetë një rilindje e re kombëtare nga kthetrat e mendësisë së Enverizmit. Atëherë, po, do të rikrijohen disa virtyte të shëndosha të hershme të shqiptarit i cili, duke mos qenë ende patriarkal siç ishte koha, do të ketë pa dyshim më tepër respekt për familjen e shëndoshë, që është një dhunti e demokracisë dhe jo e diktaturës komuniste, që sakrifikoi familjen e shëndoshë për interesa të saj pushtetare. Shënim: Tani bishttundurit, që shohin ëndrra në diell, po na sajojnë origjinalitete, për të përuruar stinën e tyre të shërbestarit të ri të majtizmit tonë nostalgjik, se I.Qemal Vlora duhet emërtuar I.Qemal bej Vlora, sepse këtë emër ia ka mohuar diktatura! Edhe Konica, dukur, ia vinte vetes titullin bej. Pastaj është vetëquajtur vazhdimisht Faik Konica! Po i japim atij megalomanit që kërkon të na befasojë, një faksimile të librit “Ismail Kemal Vlora e l’indipendenza dell’albania 1912”, botuar në vitin 1992, si edhe një firmë të Plakut të madh të Vlorës, të 15 janarit të vitit 1919. Dashuria e titullit bej për I. Qemalin, nuk na i prish dot mendjen se tani ky rishtar interesash nuk po bëka lojën e majtizmit shqiptar!

lehtësuar zhvatjen e krahinës. U shkatërruan të mbjellat e të korrat dhe zia e bukës filloi të shtrihej kudo në ato anë. Kusurin e plojës e bëri anarkia (358) ”. Ja, pra: varfëria! Nëna e të gjitha të këqijave. (E harruan grekët ndihmën e madhe, vendimtare, që u dhanë shqiptarët për pavarësinë e tyre, në vitet njëzet të 1800-s. Kur flasim për cenimin e ndërgjegjes kombëtare, duhet ta kemi edhe këtë element, varfërinë, parasysh. (Enverizmi e përdori edhe këtë element për bjerrjen e kombëtarizmit). Në mjerimin ekonomik mund të mbillet edhe dukuria e tradhtisë kombëtare. Libri flet për helmimin e I.Qemalit. Në faqen 402 të këtij libri, flitet për humbjen e një studimi tepër të vlefshëm të I. Qemalit për origjinën, racën, hapësirën etnografike dhe të drejtat historike dhe gjeografike të shqiptarëve. I biri, Qazimi, ishte ai që i ruante me xhelozi këto dokumente. Por e bija, e vuajtur në mënyrë të dhimbshme nga regjimi komunist, duke qenë nën trysninë se gjithçka që i përkiste së kaluarës nuk dëshirohej, duket se i asgjësoi këto karta (li avrebbe distrutti). Sot brezit të ri mund t’i duket si e çuditshme një gjë e tillë e autodafeve enveriste (lista për asgjësimin e librave dhe dokumenteve të padëshiruara). Dhe janë të shumtë ata që s’e dinë flakadanë që rrëmbeu librat më të shtrenjta të Lasgushit, që poeti i dogji, pa mundur të përmbante dot lotët, në vatrën e tij, nga frika se mos ia gjenin “gjërat e ndaluara” që të çonin në inkriminim! (I duhej bërë kjo pyetje për pranim ose mohim shoqes Nexhmije! Sa të tilla nuk iu bënë! Edhe pa pasur firmën e Enverit, këto mynxyra nuk bëheshin dot pa një urdhër verbal të tij). Një frymëmarrje e re e vetëdijes kombëtare - Pavarësisht nga këto goditje të instinktit kombëtar, këto mund të quhen sporadike në krahasim me atë bjerrje tërësore kombëtare që u mundua të bëjë enverizmi, me slogane hipokrite të mbështetura në internacionalizmin proletar dhe në falsitetin e bashkim-vëllazërimit. Nëse do të duhet të bëjmë një vazhdimësí të asaj

panorame historike, vazhdimisht kërcënuese ndaj kombit tonë, duhet të përmendim Kongresin e Lushnjës (1920), një vit pas vdekjes së Ismail Qemalit. Kjo histori njihet mirë. Edhe karakteri i saj kombëtar, gjithashtu. Ajo që është munduar të fshihet nga falsifikatorët e historisë, është roli protagonist i djaloshit Ahmet Zogu, në këtë kongres. Doemos duhej fshehur edhe përpjekja e këtij djali të ri, me njësitë e veta luftarake, kundër forcave serbomalazeze që kërcënonin edhe atë copëz që na kishte mbetur nga grabitja, në kufijtë tanë zyrtarë të veriut. Konsolidimi i Presidentit të Republikës dhe shpallja e Monarkisë nën kurorën e Ahmet Zogut I, i dha një frymëmarrje të re dhe një përparim të ri këtij Shteti të vogël, që shpëtoi nga zhdukja gjeografike prej pazareve të interesave të mëdha. Ndjenja kombëtare e plagosur filloi të shërohet. Shkolla kishte karakter kombëtar. Himni i flamurit njihej nga të gjithë nxënësit e shkollave. (Dhe nuk u pre me gërshërën komuniste strofa e Asdrenit: Dhe Zoti vetë e tha me gojë / Se kombet shuhen përmbi dhé, / Por Shqipëria do të rrojë / Për të, për të luftojmë né!”. Ky gjymtim i himnit tonë ngjau në kohën e diktaturës komuniste, ndërsa as okupatorët nuk kishin guxuar të vinin dorë në këtë himn! Vetëdija jonë kombëtare ka nevojë për një ripërtëritje. Se është anormale që edhe në Kosovë, sado në një masë krejt mikroskopike, të dalin disa trushkulur e të thonë “dum babën”! (Në një anketim për E.H.-n, me rastin e 100-vjetorit të lindjes, ky tiran u votua me 1 %, ndërsa kundër tij u dhanë 99% të votave. Sigurisht që i është prishur gjaku Nexhmijes, kësaj të ndërkryere propagandistike, që e quan vetën historiane, duke mos ditur asgjë nga historiografia e vërtetë!. Kur të hyjmë në NATO dhe të bëhemi anëtarë të BE-së, atëherë do të na zhduken disa rreziqe dhe nuk do t’i lëmë të na poshtërojnë disa qarqe shovene, siç do të shohim në përfundim të këtij shkrimi. Familja e shëndoshë është

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

69

E

papërshkrueshme, e nxehtë, magjike, fatale, gllabëruese… Fjalët nuk janë asnjëherë aq të forta kur ne duam të flasim për pasionin. Përkrah kësaj energjie të fortë e të madhe, edhe dashuria dhe butësia e saj duken të mërzitshme, dhe me doza rutine. Pse një tërheqje kaq e madhe? Deri ku mundet pasioni të na djegë? Nëse dashuria na josh, nëse ajo është frymëzim për tekste kengësh, apo romane të stinës së verës, pse psikologët e konsiderojnë atë si një sëmundje të shpirtit? Sepse pasioni është i parezistueshëm dhe kështu ai na bën të ëndërrojmë. Sepse pasioni është shkatërrues e për pasojë ai na bën ne, të kemi frikë dhe të kapërcejmë limitet tona. *****

Pasioni i Dashurisë “Një mundësi apo një kurth”
rezultat i prezencës së feromoneve. Këto përbërje avulluese të ngarkuara me informacion shpërthejnë menjëherë nga gjëndrat e trupave tanë. Këto sinjale kimike të cilat përqëndrohen në nuhatjen tonë pa e ndjerë por me një efikasitet të garantuar. Organi i hundës është i lidhur me hipotalamusin, me trurin tonë më të vjeter dhe në këtë moment prodhohet ndjesia e dashurisë me shikim të parë. 2- Dashuria me shikim të parë Është një proçes në tre etapa dhe tre hormone. Dashuria me shikim të parë (amfetamina), gjendja e dashurisë (adrenalina), kënaqësia( dopamina) Mesazhi i transmetuar i feromoneve në kuptime dhe funksione të ndryshme hyjnë në lojë duke iu drejtuar sistemit tonë limbik i cili është përgjegjës për emocionet. Një shikim, një buzëqeshje, një shprehje kënaqësie dhe kujtesa jonë afektive zgjohet, duke stimuluar prodhimin e hormonit të amfetaminës. Ajo reagon si një lloj droge: Ne kemi nevojë të shikojmë të dashurin tonë, ta dëgjojmë atë në telefon. 3- Lidhja e qëndrueshme Kokteili hormonal sa vjen edhe pasurohet që lumturia të jetë në harmoni si me kënaqësinë erotike por edhe me projektet dhe mirëqënien në çift. Meqënëse një hormon është i çliruar në bollëk, receptorët neuralë fillojnë të humbasin aftësinë e tyre për t’u përgjigjur. Duhet të zbulojmë burime të tjera kënaqësie.Të udhëtojmë sëbashku, lindja e një fëmije, blerja e një shtëpie etj dhe ekzistenca e hormoneve të çliruara nga hipofiza shërbejnë në situata besimi dhe atashimi.

4- Dashuria e vërtetë
Serotonina qetëson dhe ëmbëlson marrëdhënien e dashurisë duke i lejuar asaj të jetojë sa më gjatë. Me kalimin e kohës, familjarizimi i neuroneve sjell në mënyrë të paevitueshme një ulje të dopaminës dhe për pasojë një ulje të kënaqësisë thelbësore për të qënë sëbashku. Por një çift i cili ka ditur të mbajë marrëdhënien, mungesa e kësaj kënaqësie nuk është më një vuajtje sepse serotonina, hormoni i gjumit dhe i rregullimit të humorit luan një rol të rëndësishëm. Kjo sjell si rezultat që marrëdhënia seksuale kthehet në një dashuri të vërtetë, ose siç e quajnë ndryshe neurobiologët, një “atashim”. *****

Dashuria: Një skenar i shkruar më parë
Ne kryqëzohemi, shihemi, ndjehemi, një sinjal zemrash, një sinjal që fillon të funksionojë njëkohësisht për të dy partnerët. Le të njohim sinjalizimet kimike që ekzistojnë në etapa të ndryshme të njohjes dhe të funksionimit të ndjenjës së dashurisë midis dy njerëzve.

1- Kontakti i parë Feromonet na drejtojnë nga hunda jonë në një mënyrë që ende cilësohet si misterioze Një dialog sublim zhvillohet në distancë midis partnerëve të ardhshëm si

Nga pasioni në çmënduri
Intervistë e Psikanalistit francez Michel Schneider
mundje seksualisht e transmetueshme. Nga të gjitha format e dashurisë, pasioni është ai ku impulsi i vdekjes ndjehet më shumë. Shpesh e lidhim pasionin me shkatërrimin, a ju duket ju e justifikueshme? Nga të gjitha format e dashurisë, pasioni është ai ku impulsi i vdekjes ndjehet më shumë dhe kjo shpjegohet në dy aspekte: Ndikimi shumë i fortë tek tjetri dhe sakrifica e vetes. Gjate Marrëdhënies: I apasionuari ushtron një shantazh, për të tërhequr vëmendjen: A më dashuron? Është gjithnjë një pyetje e gabuar. Të pyesësh maskon dëshirën e pandërgjegjëshme për të urdhëruar tjetrin: “Më dashuro mua“ Posesivitet, xhelozi, frikë... Pasioni zgjon të gjitha emocionet tona. Çfarë konfliktesh të pandërgjegjëshme na vë në jetë pasioni? Nëse dashuria është shenjë foshnjore në seksualitetin tonë, pasioni na dërgon edhe më larg në kohë, si diçka arkaike

P

ër psikanalistin Michel Schneider, pasioni nuk është i lidhur me dashurinë për tjetrin, por më tepër me dashurinë për vetveten.

Çfarë është pasioni për ju? Michel Schneider. Është si një vend bosh që tjetri e krijuar nga mungesa. Mungesë për të qenë, mungesë për të patur, mungesë në vetvete, te tjetri. Dashuria nuk është pasion dhe pasioni nuk është dashuri. Dashuria është një dhunti dhe është gjithnjë reciproke. Çdokush dashuron për të qënë i dashuruar. Por pasioni është gjithnjë asimetrik. Meqënëse i dashuruari dëshiron të jetë i dashuruar nga dikush, njëkohësisht ai nuk dëshiron që të dashurojë dikë e mbi të gjitha të jetë i dashuruar nga tjetri. Si lind pasioni dhe si manifestohet ai? Dashuria është pa arsye por jo pa shkak. Pasioni nuk është asnjëherë i shkëputur nga një eksperiencë e trupit. Në kohët e sotme moderne, është gjithnjë e më e vështirë që zemrat të lidhen nëse nuk janë të lidhur trupat. Pasioni, së pari është fizike, është si një së-

mungesa e kësaj qenieje së pari është vetja juaj. Një psikologe e njohur Winicott, shprehet se fytyra e nënës është si një pasqyrë ku fëmija kërkon vetveten. Le të mendojmë në lutjet e një të dashuruari i cili nuk duhet më nga partneri i tij: “Dua të të shikoj, mos më lë, mos u nda nga unë” në fakt ka kuptimin: “Dua të shikoj veten”. Në ndarjet në çift, më e vështira nuk është ndarja nga tjetri por ndarja nga ajo çka ti përfaqësoje përballë kësaj marrëdhënie.

Të dashurosh si i cmendur, çfare do të thotë për ju? Të dashurosh dikë, është si të dashurosh fjalët e tjetrit. Letra, mesazhe, e-maile, poezi, romane.... Dashuritë në fillimet e tyre janë gjithnjë dinamike, të zhurmshme. Njeriu i dashuruar nuk është më ai vetë. Ai është i gjithëpërfsihirë nga tjetri, nga fjalët, imazhet, nga vet personi në tërësi. Dashuria nuk është gjithnjë një sëmundje, por në fakt është diçka që të bën keq, të bën të vuash, një tërheqje. E për çfarë vlen të duash në çmenduri? Për asgjë. Ajo vlen vetëm për të dalë nga vetja jonë. Të dëshirosh të humbasësh diçka nga koha, nga kuptimi i gjërave, një humbje nga vetja.

që na sjell një trishtim, një braktisje thelbësore. Fjala braktisje ka dy kuptime: “Të braktisesh”, ai që jeton në dashuri dhe “Të jesh i braktisur nga” ajo që ndjejmë në përjetimin e pasionit.

Në dashuri, tjetri nuk ju mungon edhe pse mund të jetë larg. Në pasion, tjetri ju mungon edhe kur është aty me ju. Pasioni është një varësi, një lloj “droge” që nuk mund ta largosh nga vetja. Ju ndjeni mungesën e dikujt por

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

70

D

itët e para të bashkëjetesës në çift përcaktojnë marrëdhënien. Të vendosësh që të bashkëjetosh, ditë e natë nën shoqërinë e njëritjetrit dhe më në fund sëbashku. Bashkëjetesa do të jetë gjithnjë një test për njohjen më të mirë të njëri-tjetrit, qoftë kjo e programuar me kohë prej çiftit, qoftë e vendosur instiktivisht nga një dashuri e çastit. 100 Ditët e para janë me siguri momentet më delikate, në të cilat hidhen bazat e para për jetën e re në çift. Sipas psikoterapistit italian Fabio Monguzzi, “java e parë përjetohet si një ëndërr”. Në këtë periudhë çifti përjeton atë që psikologët e quajnë faza e shkrirjes te njëri-tjetri. Është e pritshme që partnerët janë të gatshëm të pranojnë të veçantat dhe ndryshimet midis tyre. Partnerët ushqejnë një mbrojtje reciproke, iluzionesh apo idealizime të mëdha. Në këtë fazë nuk ekziston subjektivizmi. Çdo gjë është “Ne të dy”, gati sa harrohen hapësirat personale të secilit. E megjithatë, marrëdhëniet e forta duhet të dinë të tolerojnë diversitetin. Për rrjedhojë, ndodh hapja e sinqertë me shumë kuriozitet tek tjetri pa humbur sensin e identitetit. Javët e para kalojnë shpejt, me të rejat e shtëpisë, mbrëmje të këndshme mes miqsh e të afërm. Në fakt me kalimin e kohës, kjo tablo e bukur e marrëdhënies në çift ndryshon. Madje kjo gjë evidentohet që në javën e 3-të. Partneri transformohet nga subjekt ideal në një person real, prezente në të tashmen. Ky partner që ne besonim të ishte ndryshe, materializohet në zakone dhe xheste banale, deri dhe të padurueshme. Përditshmëria i zmadhon detajet e vogla. Zënka për gjëra banale, të pavlera: Furça e dhëmbëve, kush ka të drejtën e hedhjes së plehrave, ku të kalohet fundjava etj.

100 Ditët e para të çiftit
Marrëdhënia në çift është edhe një raport midis dy egove që duhet të ndajnë një hapësirë të përbashkët. Të dimë të jemi fleksibël Në mënyrë të pandërgjegjshme zhvillohen role dhe detyra edhe në gjëra konkrete të apartamentit që çifti ndan sëbashku dhe vendosja e këtyre detyrave rregulla, formojnë një mekanizëm që sjell kristalizimin e raportit. Ndodh që në bashkëjetesë të sjellim atë që jemi mësuar ta shohim në familjet tona kur ishim fëmijë “ Në shtëpinë time bëhej kështu”. Në çift rolet duhet të jenë të këmbyeshëm ku secili prej partnerëve duhet të arrijë aty ku tjetri nuk mundet duke u kuptuar për preferencat dhe kapacitet e tyre. Çiftet në bashkëjetesë e pranojnë idenë e transformimit të vetes dhe të tjetrit me kalimin e kohës. Një gjë tjetër që nuk duhet nënvlerësuar : Organizimi i hapësirës. Sipas psikologut Italian, zgjedhja e bashkëjetesës nuk do të jetë shpëtuese e problemeve, përkundrazi ajo i evidenton akoma edhe më shumë ato. Duhet të dimë që të respektojmë hapësirat personale të secilit, ekzistencën autonome dhe të pavarur në bashkëjetesën e përditshme. Fakti që partnerët jetojnë sëbashku nuk do të thotë që ata të jenë në çdo sekond sëbashku. Nuk është fare problem nëse gruaja është duke parë një film, bashkëshorti të jetë duke punuar në kompjuter. Kjo na tregon se duhet të mësojmë mbi diversitetin e tjetrit. Në të njëjtën kohë duhet t’ia transmetojmë partnerit kujdesin, interesin tonë për të komunikuar, dëgjuar, të shprehim vlerësimin, admirimin. Është një mënyrë për të ushqyer dialogun në çift, jo vetëm në biseda të jetës së përditshme por duke folur edhe për atë çka ne duam tek partneri, ide, vlera që ne i ndajmë për projekte të afërta dhe të largëta sëbashku. Të rizbulojmë xhestet e dashurisë

Me kalimin e muajve, viteve në bashkëjetesë, është vërtetuar që humbja e durimit ka sjell edhe debate të ashpra dhe herë pas here një fjalor jo i këndshëm brenda jetës së ngushtë të çiftit. Në këtë situatë fillon e humbet gjuha e përditshme e afrimitetit të ëmbël. Kështu që i takon çiftit që të kujdesen në lidhje më këtë pjesë pa e neglizhuar duke e ushqyer dëshirën dhe ëmbëlsinë e komunikimit. Në të

tilla raste shumë mirë mund të dhurojmë puthje të natyrshme, një përkëdheli, edhe atëherë kur kthehemi të lodhur nga puna, xheste të ngrohta duke treguar gjithnjë vëmendje. Çdokush nga ne mund të sjellë në kujtesë pse ne kemi zgjedhur pikërisht këtë partner për të jetuar së bashku. Duke u nisur nga ky fakt ne mund të rrisim pafundësisht dashurinë në çift.

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

71

ALBA-MEDIA URON TE GJITHE SHQIPTARET GEZUAR VITIN E RI 2010! SUKSESE URIME PROSPERITET GEZUAR!

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

72

PERGATITI: PRANVERA SMITH
ur e takon atë nga afër për një moment duket sikur ora biologjike ka ngecur në vitin 1992, pikërisht atëherë kur ajo u shpall “Miss Albania”, ndërsa profesionalisht gjërat kanë ndryshuar shumë. Fituesja e kurorës së bukurisë ka mbetur po ajo, e njëjta Valbonë, me të njëjtën bukuri mahnitëse..., dhe të mendosh që po i afrohet të 40-tave. Nuk e mohon që i përkëdhelin sedrën të tilla vlerësime, por kurrsesi nuk do të identifikohet si miss, e ca më pak ta shpërfaqë veten si të tillë. Për intervistën tonë ajo preferoi të ishte vetvetja, Bona, pa konturet e femrës bukuroshe e cila është prej vitesh imazhi i AM Group. Me sa duket ajo ka fituar “imunitet” ndaj gjithçkaje. Edhe ndaj pamjes, edhe ndaj imazhit që ka ndërtuar, edhe ndaj emrit prestigjoz dhe postit të punës që mban prej vitesh, dhe për më tepër ndaj jetës që e rrethon. Se si ia ka dalë mbanë, ajo e tregon me hollësi në këtë intervistë si personazhi ideal për festat e fundvitit.

K

“Bilancet e viteve të mia”

Si ju ka gjetur ky fundvit? Sipërmarrja nga “AM Group” ku unë punoj dhe jam e angazhuar kërkon një impenjim të madh. Më ka gjetur të zënë, me shumë punë që presin të mbyllen para datës së inagurimit të “Citypark”. Po merrem me pjesën artistike që po e kuroj me shumë kujdes. Kjo është një vepër që u takon të gjithëve, ne fakt. Po të vish në këtë qendër, beson vërtetë se gjërat po ndryshojnë në Shqipëri. Për më tepër, gjatë festave njerëzit do të gjejnë këtu gjëra që nuk i kanë takuar më parë. Si kanë qenë festat më parë për ty? Si i ke përjetuar më parë? Për mua festat janë gjithnjë të lidhura me familjen. Gëzimi që marr nga të afërmit nuk e marr askund tjetër. Kush është familja jote? Ne jemi familje e madhe. Jemi katër fëmijë, prindërit, motrat dhe vëllai. Na pëlqen të festojmë së bashku. Mblidhemi me familjet e njëri-tjetrit, dhe ndjekim çdo herë të njëjtat tradita. Çfarë ka ndryshuar së fundmi në festat tuaja familjare? Sigurisht që shumë gjëra kanë ndryshuar, nuk janë më si më parë. Ne jemi të gjithë më të ngarkuar me punë. Nuk kemi më kohë të shpenzojmë me njëri-tjetrin siç bënim dikur. Për mua, festat nuk janë më si kanë qenë. Më përpara e shijonim shumë atmosferën e fundvitit. Kujtoj që dikur mezi e prisja “Vitin e Ri”, ishte si magji, sikur Zoti kishte zbritur në tokë. Prisnim me padurim dhe bënim përgatitje. Unë dhe motrat bënim spektakël duke kënduar para familjes. Ndoshta kjo ka lidhje me moshën, me problemet, mirëqenien... Po mirëqënia ka ndryshuar për mirë tek ju, apo jo?

bakllavasë apo gjërave të tjera që përgatitnim, tani ato i shijojmë çdo ditë. Ne, familja ime, kemi qenë gjithnjë mirë nga ana ekonomike dhe tavolina jonë ishte e shtruar plot. Por, sot ka tjetër shije. Në qoftë se dikur i gëzoheshim pemës, zbukurimeve të shtëpisë, tani nuk ëndërrojmë më për të njëjtat gjëra...

Për çfarë endërron Valbona tani? Çdo njeri do që të ketë një jetë me shëndet. Kjo është më kryesorja. Një jetë të qetë, me sa më pak probleme, që njeriu i ka edhe vetë në dorë, besoj. Po thua që njeriu i ka vetë në dorë gëzimet? Po. Besoj se një pjesë të mirë të fatit e

kemi vetë në dorë. Kam bindjen se disa gjëra, janë të shkruara. Por, gjithashtu besoj se njëkohësisht çdo gjë varet edhe nga ne. Po jeta juaj, ka qenë e udhëhequr më shumë nga fati, apo e kontrolluar nga ti? Unë udhëhiqem më shumë nga shpirti,

Pikërisht. Nëse më parë i gëzoheshim

jo nga llogaritë. Jam shumë sentimentale, idealiste. Po t’i futemi thellë, fati apo kismeti gati janë të padukshëm. Duke qenë njeri i ndjeshëm, shumë gjëra kanë ndodhur natyrshëm, udhëhequr nga shpirti, me dëshirën të besosh se ka qenë fati. Sepse kur dëshira e kapërcen arsyen, mund të thuash: ky ka qenë fati për ty. Ka shumë njerëz që bëjnë plane, programe dhe nuk lejojnë

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

73

që gjërat të kenë kontroll mbi të. Unë në përgjithësi nuk jam udhëhequr nga planet, por nga ndjenjat. Pra, ti nuk bën plane? Jo, unë nuk kam dëshirë të bëj plane, sepse përndryshe duhet të bie ndesh me ndjenjat e mia. Nuk bëj llogari me ndjenjat. Unë marr vendime vetëm në favor të shpirtit, në favor të kënaqësisë. Unë funksionoj e tillë ndaj çdo marrëdhënieje, jo vetëm njerëzore, por në çdo aspekt të jetës. Ndihesh më e qetë me të tillë stil jete? Nuk besoj se ka njeri që në disa raste nuk i duhet të përballet sipas situatës. Jeta është e komplikuar me marrëdhënie ndërpersonale pafund. Dhe kështu na duhet të përshtatim zgjedhjet që njeriu bën dhe këto nuk janë gjithmonë ato që do, apo ato që lëshon. Ti i ke arritur gjithmonë ato që ke dashur dhe kërkuar? Njeriu nuk kënaqet asnjëherë me veten. Sa më shumë arrin, aq më shumë lëshon. Nuk jam njeri që ëndërroj në mënyrë irreale. Jam natyrë që i shijoj edhe gëzimet më të vogla që më sjell Zoti. Besoni në Zot? Jo gjithmonë. Çdo të thotë kjo? Njeriu ose beson ose jo? Jo. Për mua kjo varet nga gjendja që kam.

Mund të më thuash si është gjendja kur beson dhe kur jo? Kur gjërat shkojnë mirë ti beson në Zot. Nganjëherë edhe kur nuk shkojnë mirë, kam dëshirë të besoj. Nuk do që të fajësosh veten për gjërat që ndodhin dhe këtë fat ne ia ngarkojmë Perëndisë. Është pak e ndërlikuar. Unë besoj tek shprehja, “ka një Zot për gjithçka”. Dhe kur na mërzisin njerëzit themi: “Do të të gjykojë dikush tjetër për këtë”. Ka patur raste kur njerëzit të kanë mërzitur? Edhe ka, por rrallë. Nuk lë shkak që njerëzit të më mërzisin. Ata janë të predispozuar të të mërzisin, por unë nuk e lejoj këtë. Shpesh njerëzit i përjetojnë mërzitshëm festat. Po ti? Unë i përjetoj mirë. Atmosfera që krijojnë më gëzon në çdo kohë. Nëse bën bilancin e viteve të shkuara, si të rezulton ai? Këtë vit nuk kam patur kohë të mendoj shumë për festat. Jam shumë e impenjuar me punën tek “City Park”. Nuk kam bërë programe, por jam e sigurtë që për festat çdo gjë do të shkojë mirë. Cili është pozicioni yt i punës në “Citypark”? Unë merrem me anën vizuale të “Citypark”, zbukurimet dhe çdo gjë që merret me estetikën dhe imazhin. Është një sipërmarrje dhe përgjegjësi shumë e madhe sepse ka të bëjë me imazhin dhe

kjo është e rëndësishme për ne. Pavarësisht se unë jam vetëm një pjesë e vogël e kësaj sipërmarrjeje, ndjej përgjegjësi për rolin që kam. Nga eksperienca ime, çdo punë që marr përsipër e bëj mirë. Kjo do të thotë se gjithnjë ke dëshirë të shkëlqesh....? Çdo njeri ka limitet e veta. Askush nuk është perfekt. Cilat janë limitet e tua?

ikur një vit nga jeta jote dhe t’i vetë as nuk e ke kuptuar. Vitet kanë ikur, e megjithatë t’i ke mbetur e re... Më vjen mirë ta dëgjoj këtë, por unë nuk arrij ta kuptoj. Jam pak e sertë me veten. Nuk e konsideroj veten të bukur. Ndoshta, është emri im. Nuk është thjesht bukuria fizike, por kam përshtypjen se është edhe titulli i miss-it që ma jep këtë status. Ti nuk ndihesh e re?

ishta. Jam gati të shoh më shumë filma me kartona se sa realitetin që na rrethon dhe përcjellin mediat. Çdo njeri ka ëndrra, ti jo? Po, unë kam një punë, kam shoqërinë, dhe sigurisht familjen që është më kryesorja. Jam e realizuar në jetë dhe marr shumë kënaqësi. Njeriu nuk mund të pretendojë më shumë se çka dhe ç’mund të arrijë. Po thua që t’i je e kënaqur me gjërat që ke? Ke arritur gjithçka ke dashur? Këto janë gjëra që nuk mund të flas. Por, nëse sot unë ndihem e realizuar, e plotësuar, edhe kjo më jep kënaqësi. Kam gjëra që nuk dua t’i humbas asnjëherë. Kjo do të thotë që gjërat e tua, kanë ardhur vetë? Nuk i ke kërkuar? Çuditërisht po. Gjithçka më ka ardhur vetë. Unë jam natyrë që kërkoj pak. Por, kam aftësinë që gjërat që më vijnë dhe i pëlqej, di t’i mbaj fort. Dhe jam e sigurtë që nuk i lë t’i humbas. Nuk ke humbur ndonjëherë diçka të rëndësishme në jetë? Jo, nuk kujtoj. Gjërat e rëndësishme kam ditur t’i mbaj gjithnjë pranë vetes. Dhe cila është gjëja më e rëndësishme në jetë tani? Vetë jeta. Gjithçka që e ndërton jetën time është e rëndësishme. Në çfarë stadi të jetës ndodheni aktualisht? Në rritje....

Jo, nuk është se unë mendoj se kam limite në mënyrën se si jam apo i kam ndërtuar gjërat. Ndihem në paqe me veten. Nuk pendohem për gjërat që bëj. Asnjëherë nuk të ka ndodhur të pendohesh? Njeriu nuk duhet ta kthejë kokën pas. Unë edhe nëse e kthej, thjesht më ndihmon të eci më shumë përpara. Por, jo për të kërkuar pse-të! A i plotësoi pritshmëritë e tua ky vit? A ndihesh e plotësuar? Thashë nuk bëj programe, llogari. Kam një punë, një jetë por dhe shumë mbrojtje. Me amplituda normale që çdokush ka në jetën e tij dhe për këtë ndihem shumë mirë. Ky vit nuk ka sjellë asgjë të jashtëzakonshme. Nuk ka diçka të veçantë. Ka qenë një rrjedhë normale, pa shumë lëvizje. Madje më duket sikur ky vit ka ikur aq shpejt sa më tremb. Duket sikur nuk ka më kohë... S’ke më kohë për çfarë? Se di. Ky vit ka ikur kaq shpejt... Ka

Jo, ndihem shumë e re. Ndihem normal, si gjithë të tjerët. Nuk kam brengë për vitet që shkojnë, por me kohën tënde të jetës të vjen keq që ikën. Të duket jeta më e shkurtër. Çfarë ta zbukuron më shumë jetën? Gjërat e bukura. E kam shumë problem kur dëgjoj gjëra të këqija, kur dëgjoj që njerëzit janë bërë të ligj. Preferoj të gënjehem që njerëzit janë të mirë, që bota është e bukur. Gjërat e bukura më japin gëzim, të tjerat më trishtojnë. Në fakt jemi të rrethuar nga lajme të këqija, që në momentin kur hap televizorin, e deri kur ecën rrugëve. Nuk kam dëshirë të përballem me lajme të këtilla. Njerëzit kanë shqetësime, probleme... Ajo që më trishton më shumë është ligësia te njerëzit. Shpirti është kthyer si një kompjuter që e programon dhe kjo më ligështon. Cila është ëndrra jote për 2010? Thashë nuk kam ëndrra, nuk bëj plane. E vetmja gjë që dëshiroj është një vit i bukur, me sa më pak probleme. Edhe një fjalë e bukur më gëzon. I shmangem sa mundem gjërave të tr-

GËZUAR VITIN E RI 2010!
dhe sigurisht shtypi ishte më i pakët dhe më i përmbledhur. Duke u pjekur, duke u rritur, vendos të jesh protagoniste, ose e tërhequr dhe për mua ka funksionuar kjo e fundit”. Rovena duket se e sheh të arsyeshme të shfaqet në publik, vetëm atëherë kur ka diçka për të thënë, dhe këtë e bën përmes këngës dhe suksesit të saj që ka jetuar në kohë. Të qenit personazh i njohur, për këngëtaren simpatike nuk do të përkthehej doemos në faktin se “fatura” që duhet të paguajë është: të hequrit dorë nga jeta private. “Unë mendoj se i kam borxh publikut në momentin që nuk krijoj, nuk interpretoj. Publiku do të shohë në një performancë të bukur, në një skenë prestigjioze, do të të shohë të veshur bukur....dhe kaq”. Një artiste kalibri si ajo, e rritur në skenat e festivaleve shqiptare, e di përmendësh formulën e suksesit dhe të mos-veljes në sytë e publikut të gjerë. Për Rovena Dilon, ky është çasti i duhur për t’u rikthyer në skenë, dhe për ta bërë këtë ka zgjedhur festivalin e fundvitit në Radio Televizionin Shqiptar. “Jam duke përgatitur një këngë të re për në festival, kjo me kërkesë të udhëheqësit artistik Selim Ishmakut dhe Alfred Kaçinarit. Ata janë të dy miqtë e mi dhe bashkëpunëtorë shumë të suksesshëm, prej vitesh. Nëse qëllimi i vetëm është marrja e çmimit të parë dhe si rrjedhim edhe një biletë për në Festivalin Europian, ky është një hap i parë dhe i gabuar. Në një festival hyhet për të sjellë një këngë të suksesshme dhe të pëlqyeshme nga publiku dhe atëherë rrjedhimisht ti ke shanse të vërteta për të fituar. Mendoj se për mua thjesht ka ardhur momenti për tu shfaqur dhe festivali kombëtar mbetet një arenë të cilën e duan jo vetëm këngëtarët, por të gjithë shqiptarët. Kënga është e kompozitorit Endri Sina, është nga lirikët më të mirë shqiptarë...”, shprehet ajo. Nëse për pjesën artistike ka një motiv të fortë për t’u shprehur, një këngë të re dhe projekte të tjera artistike, po kaq i rëndësishëm është statusi i saj i ri, si bashkëshortja e Florian Rizës, njeriut që ka zgjedhur të ketë në krah deri në fund të jetës. Por, jo vetëm! Flori është edhe ish futbollisti i talentuar, të cilin e njohin dhe e respektojnë jo pak njerëz. Reputacioni që ai ka krijuar tanimë edhe në pozicionin e menaxherit të futbollistëve e bën një emër të rrahur në rangjet më të larta të futbollit shqiptar. E, në momentin kur i duhet të flasë për të, Rovena ndjehet në siklet (përtypet, pi një gllënjkë ujë)...po pse kaq e vështirë xhanëm të flasësh për tënd shoq, në një kohë kur femrat e tjera do të linin mendtë vetëm për t’u shprehur rreth njeriut të tyre të zemrës! “Mendoj se edhe kjo pjesë është rritur tek unë, bashkë me mua. Kur je shumë e re, ke dëshirë të flasësh pafund, ndërsa me sa duket kur rritesh gjërat ndryshojnë. Unë nuk dua ta ndaj me dikë tjetër përjetimin për tim shoq. Në qoftë se ka një njeri me të cilin mund të flas për Florin, ajo është vetëm nëna ime...”. Përveç muzikës, angazhimit në biznesin privat siç është lokali juaj, në zonën e ish-Bllokut, me çfarë e mbushni tjetër ditën tuaj? Kam një ndjesi sikur të gjitha ditët e mia, madje pa i hapur mirë sytë, janë pothuajse të mbushura, ose si themi ne,

LONDON JANUARY 2010

74

të zëna me aktivitete dhe shqetësime që jeta t’i sjell me bujari dhe bollëk, shtëpia, familja, detyrimet e ndryshme, puna... Mendoj se stresuese dhe të lodhshme janë vetëm ditët që mbingarkohen. Të mbushura është normale, por ditët e mbingarkuara janë tmerr. Por për fat të mirë vjen darka e çlodhemi me jastëkun pas shpine e një libër të mirë në dorë, pse jo edhe me filma në televizor. Kjo të përmirëson humorin dhe gjendjen e përgjithshme, duke të bërë gati për ditën tjetër. Ndodh shpesh që të jeni pa humor? Si nuk ndodh... Probleme të vogla, të cilat të amplifikuara nga realiteti konfuz ku jetojmë, zmadhohen. Unë këto i quaj çrregullime në struktura. A mund të na shpjegosh si është shqetësimi i një artisteje? Shqetësimet e një artisteje janë të shumta dhe të shtresëzuara mbi njëratjetrën. Do t’i krahasoja me cipat e mbivendosura të qepës. Sa më shumë të tilla të çvoshkësh, aq më shumë lot dalin. Unë jam shumë e ndjeshme për gjërat që më duket se nuk funksionojnë ashtu siç duhet. Dhe në atdheun tonë këto mosfunksionime janë kaq të shumta. Po nisa të të tregoj, do të më duhen shumë faqe. Le të flasim për gjërat e mira të jetës. Po gjërat që varen drejtpërdrejt nga ju, mendoni se i zgjidhni dhe i përjetoni mirë? Kur jam e qetë, jam dhe gjakftohtë dhe atëherë zgjedhjet që bëj janë edhe më të drejta. Situatat që përftohen në këto raste janë në përgjithësi të mbara, por unë nuk kam dëshirë të mbaj shumë përgjegjësi mbi shpatulla duke dhënë gjithë kohës zgjidhje. Kam dëshirë ta ndaj përgjegjësinë me njerëzit që besoj. Edhe përgjegjësinë e biznesit e ke ndarë në këto kohë. Duhet ta kesh pasur më të lehtë me bashkëshortin në krah edhe në përballimin e krizës financiare, apo jo? Pa diskutim që Flori është mbështetja ime e madhe. Gjërat duken më të thjeshta dhe më të kapërcyeshme, por kriza financiare, për fat të keq, ndjek rrugën e saj dhe do të bëjë të vetën. Kam përshtypjen që njerëzit tremben dhe tërhiqen edhe vetëm duke dëgjuar fjalën krizë. Përveçse mbështetje, çfarë është tjetër një bashkëshort për një grua? Ai është shtëpia, familja. Është marrëdhënia më e rëndësishme që ti krijon në jetë dhe më e vështira, sepse është më kërkuesja. Pse kaq e rezervuar kur flet për të? Në përgjithësi gratë kanë qejf të flasin me pasion për burrat e tyre. S’besoj se është e nevojshme të flas shumë dhe me pasion për Florin që të tregoj shumëçka. Flori nuk është ‘fjalët e shumta’ që thonë se ‘janë fukarallëk’. Ai është ‘pasuria’, duke iu referuar gjithmonë proverbit. Besoni në thënie besëtytnie apo supersticione? Jo tamam, por duke qenë natyrë që filozofoj dhe më pëlqen të gërmoj në filozofitë e të tjerëve, besoj edhe në

ROVENA DILO - “KUR NJË GRUA BIE NË DASHURI, E KA SHUMË TË LEHTË TË MARRË VENDIME”

I

ka dhënë fund beqarisë. Prej disa muajsh ajo ka celebruar në martesë lidhjen e saj të dashurisë me ishfutbollistin Florian Riza. Rovena Dilo, këngëtarja që ka bërë për vete një publik të gjerë me zërin e saj të ëmbël ka treguar se është e suksesshme edhe në jetën e saj private. Një rrëfim i jashtëzakonshëm, nga ato që të lënë pa frymë, detaje të pazbuluara më parë nga jeta bashkëshortore e Rovenës, njohja me “djalin e lagjes” i cili më pas do të bëhej shoku i saj i jetës, mbështetja e tij në biznesin e saj privat, por kujdes ka akoma... Ajo është edhe këngëtarja që

e ka vënë në udhë të mbarë karrierën e saj artistike: së shpejti do të prezantojë edhe krijimin e saj të radhës muzikor. Duket se Rovena ka bërë pakt me veten për t’u rrëfyer, vetëm pas një heshtje të gjatë mediatike. Më në fund është dorëzuar! Ka ulur “armët” dhe ka vendosur të bëj paqe! Nëse do të mendonit se kemi të bëjmë me shembullin klasik të armëpushimit mes dy shteteve në luftë, gaboheni. Ajo për të cilën po flasim, është në fakt një dorëzim jo nga ata të zakonshmit, por ai një tjetër sëre që vetëm personalitete si ajo dinë ta bëjnë. Rovena Dilo siç duket është “abetarja” më e mirë për të mësuar sesi një per-

sonazh publik mund ruajë të pacenuar imazhin e tij. Nuk përdor formula, vepron thjesht si Rovena! Andaj, jo krejt rastësisht, kur i përmendet emri në media, njerëzit kanë etje të mësojnë dhe dëgjojnë për të, për pjesën profesionale, dhe për më tepër për atë aspekt që kuriozon të gjithë: jeta private. “Nuk është në zgjedhjet e mia që çështjet personale t’i ndaj me të tjerët. Mund t’i ndaj me njerëzit e mi të afërt, me time më, vëllain, tim shoq, por me të tjerët jo. Por, ka personazhe publikë që bëjnë sikur shtypi i persekuton... Përpara 10-15 vjetëve edhe unë kam qenë më prezente në shtyp, pasi po ndërtoja rrugën time drejt famës

GËZUAR VITIN E RI 2010!
gjërat që nuk janë kaq të dukshme. Domethënë që për të parë, kemi nevojë jo vetëm për sytë, por edhe për mendjen dhe shpirtin. Keni një arsye që thoni ‘fjalët e shumta janë fukarallëk’? Jo arsye specifike, por gjykoj se po fole shumë mendon pak. Po mendove pak nuk thua asgjë, ose më keq akoma, thua atë që s’duhet apo ato që s’vlejnë. Besoj se bashkëshortësia nuk është të flasësh, është të veprosh dhe me shumë përgjegjësi. Ishte e vështirë për ty, kur vendose që ai do të ishte burri i jetës tënde? Kur një grua dashuron, s’e ka të vështirë të marrë vendime. E pate të lehtë për të rënë në dashuri? Ne nuk dashurohemi lehtësisht apo me vështirësi... Njeriu dashurohet. Kjo ndodh pa sforcim. Është procesi më i natyrshëm dhe më i paparashikueshëm, prandaj ekziston një shprehje në anglisht që thotë Love is around the corner. E njihje Florin më parë? Florian Riza ka qenë gjithë jetës fqinji im, ose më mirë ‘çun i lagjes’. Për më tepër që Flori është njohur si sportist në një moshë fare të re. Ai ka luajtur me ekipin e Tiranës në moshën 16-vjeçare. Pra, ai ishte futbollist i njohur dhe komshiu im. Jemi përshëndetur vazhdimisht. A mund të jetë një lidhje e shkruar ose e destinuar? Nëse ekziston logjika brenda jo logjikes dhe unë them se ekziston, atëherë asgjë nuk është rastësi. Rregulluesi është gjithmonë një hap para nesh. Kështu ndodhi dhe me ju të dy? Si me të gjithë. Ti kërkon të gjesh njeriun tënd, domethënë dashurinë. Gjithçka funksionon në varësi të kësaj fuqie. Pa të kjo botë nuk do të ishte fare. Ndihesh bosh pa dashuri? Si mendon? Mendoj se ndihesh ndryshe. Dashuria i jep kuptim edhe gjërave më të pakuptimta. I jep ngjyrë edhe gjërave të padukshme. Bosh është një fjalë e zbrazur dhe presupozon një njeri pa kurrfarë dashurie. Meqenëse ne i referohemi dashurisë për një burrë, kjo nuk është e vetmja ndjenjë që njeriu ka. Si rrjedhim, unë nuk mendoj se ti e mbush boshin vetëm duke dashuruar një burrë. E konsideron veten me fat? Nuk dua të ankohem. Jam mirë. Gjynah të qahem! Çfarë të bën të lumtur? Shumë gjëra. Nëna ime, kujtimi i Në pamje të parë dukeni si shumë të ndryshëm. Një artiste e këngës dhe një ish-futbollist. Njerëzit nuk janë bashkë për një arsye apo dhjetë. Ata janë bashkë dhe vendosin të rrinë gjithmonë kështu për dhjetëra e qindra pikëtakime që kanë përket këngës, ai s’para e mban televizorin në një kanal muzikor, kurse unë e ndjek atë në të gjitha daljet e tij televizive. Më pëlqen kjo gjë. Ndjehesh keq? A ke nevojë për miratimin apo komplimentet e tij në lidhje Pra, nuk është kritik karshi teje? Në aspektin muzikor, ai nuk është kompetent. Ai s’mund të bëjë kritika për gjëra që s’i njeh. Kritikun e bën një njeri që beson se e njeh një proces të caktuar. Në rastin tonë, ai thjesht mund të bëjë një konstatim ose të japë një opinion personal, kurse përsa i përket aspekteve të tjera të jetës sonë, sigurisht që edhe kritikohem prej tij. Megjithatë, është në rregull. Po xheloz, bëhet? S’ka ndonjë rëndësi xhelozia për ne. Po ti xhelozohesh? babait, vëllai im, dashuria për jetën, të bukurën, krijimtaria. Të lumtur më bën një përqafim i Florit, një fjalë e mirë, kjo intervistë me ty, fotot e bukura të Blertës, shumë gjëra. Lumturia nuk është një proces i vështirë. Me shpirt të mirë dhe të lehtë, ajo është gjithmonë e pranishme në jetën tonë. Të pëlqejnë fëmijët? Patjetër. A keni plane për fëmijë? Do dëshiroja shumë. Dhe Zoti thotë fjalën e fundit. Ju me Florin jeni gjithmonë bashkë. Keni pushuar këtë vit? Është e vërtetë që jemi bashkë. Kalojmë shumë kohë me njëri-tjetrin. Madje më duket sikur fjala pushim nuk është e tillë për ne. Jeta jonë është akoma një vakancë e gjatë(qesh). Ç’gjëra të përbashkëta keni ju të dy? arsye karakteri, sociale, psikologjike, botëkuptimore, ndjenjash. Besomëni, ne të dy kemi boll pikëtakime. Përsa i me këngët e tua? Do më pëlqente të më bënte komplimente, por ai s’para e bën. Ose në raste shumë të rralla. Gjithsesi, kjo s’më shqetëson.

LONDON JANUARY 2010

75

Beson te dashuria e përjetshme? Po, besoj te lidhjet deri në fund të jetës. Si e sheh lidhjen tënde pas 20 vjetësh? S’e shoh dot lidhjen time kaq larg në kohë. Dua ta jetoj vit pas viti. Çfarë të tremb në jetë? Fatkeqësitë, humbjet... Vetëm këto më trembin. Përveç gjërave që duket se ju i lini të rrjedhin vetë, a keni ndonjë objekt të veçantë që ju e mbani gjithmonë me vete? Diçka fatsjellëse? Mundohem të mos jem supersticioze. Sigurisht ruaj me fanatizëm objekte, dokumente, fotografi familjare ose personale, etj. Ruaj kujtimet në sirtarët e mendjes për njerëzit që nuk i kam, por vazhdoj t’i dua po njëlloj. Mendimi për babin tim, i vazhdueshëm, i ëmbël, i dashur, është hajmalia ime. Nuk e mbaj të varur në qafë, e mbaj të varur në shpirt. Marrëdhënia me pamjen e jashtme!

S’mbaj mend. Më duket se jo! Thatë se jeni shumë e lidhur me prindërit. Si u ndje nëna juaj (babai nuk jeton më) kur mësoi se ju do të martoheshit? Nëna ime, si çdo nënë, mund të them se u gëzua. Dhe sigurisht dëshiron që të jem e lumtur dhe të kalojmë mirë. Flori, ashtu si edhe unë, vjen nga një familje intelektuale me prindërit ekonomistë, nipi i akademikëve Selman Riza dhe Emin Riza. Ai është rritur në një ambient të njëjtë kulturor, si unë, dhe padyshim background-i familjar ndihmon shumë në mbarëvajtjen në çift. Nuk është peng i juaji fustani i bardhë? Kur do ta shohim Rovenën nuse? Nuk mendoj se përbën ndonjë lloj ambicieje, aq më pak peng fustani i bardhë. Po ta kisha peng, do ta kisha veshur. Mbetet çështje e hapur. Ndoshta mund të kem një nxitje dikur dhe të vendos ta vesh. Kalimi i viteve dhe plakja nuk e trembin aspak, përkundrazi ajo pranon se nuk i vuan ndryshimet dhe proceset e natyrshme që sjell jeta. E tillë është edhe mosha, dhe vitet që ikin dhe nuk mund t’i ndalësh dot! As ajo vetë nuk përpiqet ta bëj këtë gjë. Të paktën, mjaftohet me idenë që ky ndryshim të vij sa më i zbutur tek ajo. Me disa produkte cilësore kozmetike dhe me kujdesin ndaj vetes, duket se e ka kryer me sukses “misionin” e saj. “Kujdesem shumë për veten time, pasi kam pasur edhe mundësinë që të shpenzoj për pamjen e jashtme. Akitivitetin fizik, si palestrën ose vrapin në natyrë nuk i kam ndarë kurrë nga vetja. Vëmendje të madhe u kushtoj edhe flokëve të mi, trajtimit të lëkurës me kremra cilësore, por të gjitha këto nuk e shmangin dot atë që sjell koha. Them, më mirë le të plaket dukja, mos të plaket jeta jonë”.

Përgatiti Pranvera Smith

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

76

Krijime nga shqiptarët në Angli
Lakmoj të kem amnezinë
Ironike apo jo? Kam arritur në një pikë Ku lakmoj të kem amnezinë Veç kështu do të mund Të harroja çdo gjë Dhe të lirohesha nga kthetrat E vuajtjes që po më shkakton Vdekja jote Nënë!
*** Kur ëndërronim dashurinë Nuk ishim të lirë të dashuronim Kur i këputëm prangat e robërimit Me mburrje shkelëm Mbi dashurinë

Bebushi…
Gishterinjte e vegjel qe perkedhelin murin e bakut nga brenda kerkonin meshire dhe ndihme. Frymemarja e lehte e bebushit levizte barkun, pak te fryre, sipas ritmit te frymemarjes. Pak me poshte dukej rrahja e zemres se tij/saj. - Mamush mos me lendo, mos ma mer frymen, rrahjen e zemres, mos e vrit kete bebush te vogel qe rritet brenda teje cdo dite. Vere pak doren mbi bark, e ndjen dhimbjen qe ndjej, e prek hunden time qe te ngjan ty, po syte e bukur si te babit. Mbylli syte dhe shikoje buzeqeshjen time qe te mahnit, te ngjaj kaq shume o ma… mos me lendo, me jep nje shanc ta shikoj boten, me ler qe keta syte e mi te te shikojne ty, te shohin lumturine kur une te lind…Do te bej krenare o ma, mos Elona Hysa me vrit, degjome si kendoj, degjoje ninullen qe ma ke kenduar nje here te vetme por e kam mbajtur mend, degjoje fjalen ‘mami’ si tingellon nga buzet e mia, po te kam mamushe dhe te kam xhan por vetem nese me mban. Mos te lutem, mos me lendo, kam dhe une ndjenja, do me hudhin ne mbeturina, sdo kem vlere per askend tjeter vec trupit tend dhe teje. Ishin dy vendime qe nena e re mund te vendoste, te mbante kete krijese te rralle qe rritej brenda saj dhe fliste me te, ose te bente abort duke shkaterruar jeten e saj si dhe te nje bebushi te vockel qe i meshirohej per jeten e saj/tij. Thone te behesh nene- eshte e mrekullueshme dhe ndjehesh mbi qiell, pse valle nuk ndihem keshtu? Me eshte permbysur i vetmi qiell para syve, toka eshte e zeze, e shemtuar, s’ka lule, ska bar, ska uje, vetem gjarperinje te llahtisur, te c’orientuar… c’po ndodh valle? Me Fal o bebush, falme te lutem, nuk di c’po bej, mblidhi lotet e mij, mi dhuro kur te jem shuar, mi dhuro me urrejtje, mos me do… qaj nga urrejtja, jo nga dashuria… urreje kete trup qe te mban brenda, nuk e meritoj dashurine tende te pafajshme, te njome, qe mbart kaq arome te kendeshme nga zemra jote e vockel por kaq e madhe, do jesh gjithnje gonxhja ime me e bukur ne universe. Me fal…

Netila Qarri

Agim Shabani

Rendëm pas epsheve E lamë atë të endet Shtigjeve te errësirës

Nuk ditëm të shohim dritën e saj Dhe pse vezullimi është i pa krahasueshëm Zemrat e verbuara Dinë të ecin vetëm Nëpër terr Bota do ishte një para-parajsë Është një para-ferr
MISTERIOZJA Fatmir Terziu

Kur e pashë për herë të parë në stacion, ajo ishte gati t'i hypte trenit. I binte në sy një valixhe-çantë e madhe lëkure deri në lartësinë e gjunjve të saj. Kishte veshur një palë pantallona doku ngjyrë kafe dhe një bluzë në ngjyrë jeshile të çelur me mëngë të përveshura lart deri në bërryla. Sy të zinj, flokë të zeza, mes një hijëzimi të errët, e re, misterioze. Pasi e vuri në mbajtësen e çantave, aty mbi kokën e saj, atë valixhe-çantë të madhe e të rrëndë, ajo u ul në një kolltuk përballë meje. Pastaj treni ngjyrë gri me ajër të kondicionuar vazhdoi udhëtimin pesë orësh drejt Zvicrës. Përrenj alpinë gurgullonin me ujin e tyre të ftohtë e të shkrirë nga akujt që shuheshin ngadalë në atë ditë me diell. Fushat dukeshin si në zjarr nga ndriçimi i lulëkuqeve që mbushnin hapësirat e tyre në atë muaj maji. Tentova të dremis. Pastaj tentova të bëj një bisedë me personin që ishte ulur pranë meje në tren, por pa sukses. Atëherë unë e vura re atë prapë, duke ia hedhur gati vjedhurazi shikimin tim. Ajo në çast ishte duke mbajtur një tufë të madhe lulesh të bukura, dhe ndoshta ishte përhumbur në kujtesën e dhuruesit të luleve. Unë lëviza përgjatë rrjeshtit dhe u ula direkt përballë saj. “Wie heissen die Blumen?” – e pyeta unë atë. Përgjigja e saj e vetme për pyetjen time për lulet ishte vetëm një buzëqeshje. Oh, thashë me vete. Qenka Italiane, jo Gjermane. Bëra më tutje dhe e pyeta një pyetje më të pjekur, më të menduar me kujdes. Ajo akoma hezitonte të më përgjigjeshe. Mendimi që ajo mund të ishte memece më ngacmoi si për çudi në moment, por unë e flaka tutje atë idiotësi çasti. Nga që kjo ishte Zvicra, unë kisha një zgjidhje të fundit; mendova se ishte Franceze. Përgjigja ishte prapë si më parë. Vetëm një buzëqeshje si ajo e Mona Lizës. U shtriqa prapa, i riktheva buzëqeshjen dhe u mundova që të dukem misterioz, i painteresuar më shumë për të. Një mision që gati ishte përmbushur që në lindje të tij; duke përfshirë robat e mia: që ishin një kapele si ato të peshkatarëve, një bluzë të kuqe, pantallona me ngjyrë të verdhë me viza dhe këpucë atletike lëkure. Në momentin që unë isha gati të largohesha, Mona Liza foli: “A flisni spanjisht?”- ajo pyeti. Përse unë nuk kisha menduar për këtë. Ajo ishte spanjolle! Me të gjitha ndjesitë njërëzore, unë fillova të rrëmoj në brendësi të çantës sime, pë r librin e duhur të gjuhës spanjolle. Unë mësova pastaj se ajo ishte beqare dhe e punësuar në një azil pleqsh në Madrid dhe ishte duke udhëtuar drejt Gjenevës për të vizituar familjen e saj. Ajo gjithashtu

më doli të ishte një njohëse e dobët dhe paragjykuese e kostumeve nacionale dhe theksit të të folurit, për të njohur njërëzit, duke më marr mua në fillim si një anglez, pastaj për një gjerman. Unë isha si duket specia e parë, që ajo kishte takuar në jetën e saj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sa për të qeshur më vinte, mua amerikanit nga Ballkani. Për çfarë ne folëm saktësisht unë nuk mbaj mend por dita kishte fluturuar. Unë i druhesha arritjes sonë në Gjenevë, ku ne do të ndaheshim. Aty nga fundi i ditës, ajo që unë frikësohesha mbërriti. Ne u sorrollatëm për një kohë rrugëve të bukura të qytetit, duke kundrisur kafenetë dhe kapuçinot e tij. Vështruam vitrinat e dyqaneve nën dritën e fundit të ditës dhe e mbushëm bisedën tonë me të qeshura. Kur treni im erdhi, ne i thamë njëri-tjetrit mirëupafshim me një ndjenjë të madhe. Të dy kishim një gjë për të thënë... Por, njërëzit e saj, duke qenë nga periferia e qytetit e prisnin atë dhe mua më duhej të plotësoja udhëtimin tim drejt detyrës. Ne shkëmbyem adresat dhe unë i hypa trenit duke e lënë atë pas. E lashë atë pas vetëm fizikisht, pasi në sytë e mi ajo ishte ende e pafshirë, ende sikur ishte para meje... ** Sot jeta ime nuk është aq e lirë siç ishte atëherë. Ashtu si shumë njërëz unë po rris fëmijët e mij, udhëtoj nëpër qytet, bëj punët e mija dhe i jam përkushtuar familjes. Por unë shpeshherë mendoj për ato ditë kur jeta ime mund të bëheshe shumë shpejt e hidhur dhe e ëmbël, kur mundësitë e mëdha vinin dhe iknin me një të hapur të gojës. Shpeshherë u ritregoj detalet e asaj dite pranvere të tjerëve, duke ndryshuar pak faktet, duke e bërë vajzën shumë të dëshpëruar dhe veten time shumë të ftohtë. Në njërën nga versionet e mija vajza padyshim më mbushi mendjen mua. Sidomos gruas time i pëlqen të më dëgjoj mua që të vazhdoj në këtë mënyrë. Megjithatë, ajo gjen variacionet e historisë sime si shumë të pabesueshme. Ajo insiston që në tren ishte e padëshpëruar, duke shtuar atë që unë isha as i larguar dhe as i afrueshëm dhe se ajo e la Zvicrën një vit më pas atij viti që të martohej me mua edhe pse isha veshur me atë uniformë. Ne të dy flasim tani të njëjtën gjuhë, gjuhën e bukur shqipe, madje shpenzojmë orë të tëra që t’ua mësojmë edhe fëmijëve tanë. Ne dy shqiptarë, që udhëtuam në një tren, që folëm në disa gjuhë dhe që kishim harruar të themi tonën: “Tungjatjeta!”.

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

77

NEW BORN U ngriten aq shume flamuj te kuq ne Kosove e Prishtine Sa plisebardhet e Shpallen dhe bota e njohu Pavarsine. Hyda Ismaili Kaq shume flamuj e miq ska patur kurre ne shekujt e tjere, Kaq shume te gezuar sjemi ndjere ndonjehere. Flamurin Plisebardhet e kane patur gjithmone me vete , Nga lindja ne vdekje ,po fshehur neper senduqe e sepete . Sot qe erdhi Dita e shumepritur,nga Zoti i Bekuar , E nxorren nga zemrat, u valevitet i lire neper duar. E nenshkruan martiret, te renet, te vdekurit, te gjallet kudo,

Gjithe Shqipetaret : Londer, Nju jork, Paris, Berlin , Afganistan e Tokio. Te na rroje sa kjo toke! Ta gezojme perjete ! New born - Prishtine 17 Shkrut 2008.

GRAVITETI VENDLINDJE Ne kete univers te madh njerzor Me kulture, art e politike, raca,fe e bindje Forca e gravitetit Quhet vendlindje. Dhe sido qe te endemi Kudo neper bote Para saj perkulemi Perhere me mall e lot. Here si Magalene E here si Don Kishote .

ADTHEU PLAKET... Atdheu plaket, Kur lind politikane te marre E ministra dallkauke, Qe shahen e grinden Vec per kolltuk.

KENGA E ZOGJVE Me zerin e zogjve kengetare ne kengetaret i krahasojme po zeri i ketyre zogjve valle kujt i ngjason?! Cicerimat e tyre jane mahenitese, magjepse,madheshtore notat e kesaje muzike lakmi e kompozitoreve Xhavit Gasa Zogjt naten nuk kendojne por heret ne agim me zerin e tyre na tregojne se nje dite e re po lind

S’kemi faje as ti as une Kjo ka nje emerues te perbashket Qe e ka emrin diktature Eh moj poezia ime Ne nuk u beme pesimiste asnje here E dinim qe pas nje dimri te veshtire Do te vinte nje e bukur pranvere E dinim qe kjo dite do te vinte Njeri tjetrin do ta gjenim perseri Ti pa trokitur hyre ne zemren time Se ajo nuk u mbyll kurre per ty

JAM KOSOVA Hape deren edhe per mua Europe e vjeter Europe e re Mos me lere me te vuaj E jotja jam e do te jeme Jam une Kosova qe te bej thirrje Hapma ti moj Europe deren Largomi lotet prej syve E kthema buzeqeshjen Ka qindra vjet qe po pres Qe perballem me trishtimin Ne dyert e tua trokas pa rreshtur Te lutem mos ma sos durimin Une kam lindur ne keto troje Kam identitet e kam nje emer Une e kam emrin Kosove Qe nuk ma shuan dot shekujt

POEZIA IME Une dhe ti poezi Kemi qene shoke te hershem Atehere une isha femije Dhe shpesh i ngaterroja rrjeshtat Vitet iken me radhe E une e lashe pas femijerine Si per cudi ne te dy u ndame Dhe njeri tjetrin veshtronim me habi Shpesh here Pyesja veten time C"ishte ajo dite e zeze Qe me ndau me ty poezi Per kete ndarje

NGROHTESI Le te fluturoje kjo fjale si era ne cdo cep te ketij planeti njerezor, le te mblidhet gjithe ngrohtesia e zemrave dhe paqe te kete ne bote. Le te ndalen duart e zeza mekatare qe jeten po godasin pa meshire, shkaterrojne njerez te pafajshem e rrugeve lene femije jetime. Qe t"mos kete me lot ne sy femije te mos kete me nena shami zeza, njerzit kane nevoje per ngrohtesi ngrohtesi qe buron nga zemra

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

78

MALI I VJERRUR
PETRIT KUÇANA
hinja nuk është akull, as trotuar shterpan që nuk sjell kalimtarin e pritur. Është një filxhan kafeje që serviret si kafka e një guri të ikur apo të paktën të lëvizur përlutshëm , kur harpa zhurmëroi shkrumbin e malit të vjerrur, bri ndrydhjes së akuariumit. Thinja është zarf i pashkruar helmi, krejt i tjerrur në hojet e bletëve që vodhën hapin. Hapi është krah. Krahu është ujë. E bukën e dheut e mbledh, si krahët e gjinkallave të martirizuara në britmën e tingullit të rreshkur prej diellit. Buka e dheut qëllon e pjekur vrullshëm po prej diellit në poshtëfytin ku mbarsen retë e virgjëra ardhur prej krahut det. E qënia e vendosur para kafesë së gurtë filxhan, dredh një cigare prej ajri dhe e mbështjell në shenjtërimin e mollës që kurrë nuk u poq. Ajri është i ashkëlt e porosia sillet e pashukatur, për të ruajtur më shumë fronin e braktisjes. Është më shumë se mace e lagur, largesa e mbërritur deri në nënfundin (akoma) të papështyshëm, ku rrjedhin binarë e kapilarë, të injektuar me lyrat drusore të vjeshtës së shartuar me shi. Shiu nuk herret, pra nuk guxohet që të numërohen lyrthërimet shpirtërore të qenies së vendosur para kafesë së gurtë filxhan kryekëput i kapur me shtigjet e shtyllës së kurrizit, të ruajtur nën xhaketën e varur në kryqin e plakur, poshtë trajektores së pikur mbi fushën floktore. Puthja e lëngshme është vetëm një molekulë shiu në barkimin e flokëve. Thinja çahet pa shiun lëkurëlyrshëm. Por zhgënjimi është më shumë se një fole, ku zatetesh si folja e përcëlluar në kohën e ngrictë. Apo... si fjala e zhytur në tretësitë, ku u zbardh e mbeti pa pikë fryme, por me mish të bardhe e më flokë të llumta, krejt si vera, pija e padashuruar e mbetur në fund të shishes së qelqit bashkë me bjerrjen e tapës. Mes flokut e biodiversitetit. Gjindje e zhurmshme. Është vjedhur legjenda pa kurrfarë kurore. Askujt nuk i bëri përshtypje as sa con miza në krahë. Stilistët ishin të drujtshëm si fillim, derisa ja marrin dorën punës e mëpastaj krijuan imazhet statike që u rrotulluan edhe natën në jastëkun e lagur prej djersëve, ndonëse kurrë nuk mund ta kenë parë dritaren e latuar prej kokrrave të shiut. Si melodia e një kënge e rrjepur që e mban mend, kur vozit një makinë të vjetër nëpër rrugën e mirërregulluar të fshatit të djegur prej luftës. Mbahet mend vetëm veshi i paprekur i filxhangurit edhe pas lutjes për tu kthyer mbrapa. Malit mbetet i vjerrur bri ndrydhjes së akuariumit.

SAKRILEGJ
BASHKIM METALIA
Kemi në shpirt Brenda kështjellës, Tempullit të ëmbël Të artë, Tatëpjetës së shpejtë Zgrip i mendjes , Lakuriqësinë e kafshatës së thatë. Dielli pa asnjë kordë, Të të tremb hija E errësimit. Parvazit të portës Gdhendur me modë, Humbëtirë – endja Para agimit. Tempi i udhëve Afsh dhimbjeje, Religjion në mëvetësi, Mbështillemi për motive klime dhe pse s’e duam letargjinë. Sikur kështella ime Të më mbyllet , Sot – gjithëmonë Engjejt le të më binden Në përjetime… Shpirti flet – dikush Ta dëgjojë. Ritmikisht frymëmarrja rritet, jo, s’e dua këtë mëshirë ky oaz kafshatë e frikës mpleks gjetiu një dëshirë.

KUJTIME NGA JETA NE TOKЁ
ALMA VERRIA
Kisha ftohtё... ...ia preva njё copё Qiellit... dhe krahёve e hodha... mё mbёshtolli fort me mjegull... me tё brodha... nga pas mё ndiqte oshёtima, zemёrata e Qiellit tё çarё.... Bubu!!! Mallkim i paparё! Isha mykur... pёrditё e laja veten me shi dhe lotё... ...kalbёsira s'kthehet mё nё jetё... e ke tё kotё! As edhe shiu nuk pat tё shterruar! Bobo!!! Freski e dёshtuar! Kisha frikё... rregullisht lutesha... pa ditur kё kisha Zot... Mos vetё lutja e papёrgjigjur ma mbushte zemrёn plot...?! A mos gjith' Zotёrit e mi mes tyre luftonin... ...Shpirtin tim tё shpёtonin...?! Ndjeja ankth... mbi lekurёn e pёllёmbёs ditore lexoja Fatin qё kanosej, Fatёziun... a luhet me Fatin si Macja me Miun...?! Tmerr, rrёnqethje ndjeja... se mos ndryshonte planin Jeta... ...kur rrugёn pёr drejt Fatit Tim mendoja se e gjeta... Ndjeja vetmi... ....sidomos kur s'isha vetё! S'kish pёr tё Parin as tё dytё... as tё tretё... dhe heshtjen mbajta kёngё qё s'ma vriste dot askush... vetmia e metaltё, nuk shkrihet mbi cdo prush... Ndjeja druajtje... tashmё e dija se tё ndjehesha rrehat me lakuriqёsinё, duhej tё bindja veten dhe njerёzinё... ...se isha i pamёkat... Dёshtova! Pёr fat...! Kur kisha etje... edhe larg shkretёtirёs... çdo krua... pёrrua... kish shterruar... m'i njomte buzёt pёshtyma ime e moshuar... Nёpёr plasaritje Toke, ёndёrroja Ujin tim... mbi buzёn time, Uji veç Kujtim... ...dhe as flisja dot... se pas qiellzёs mё ish' ngjitur gjuha... OTokё pa Ujё! O e paqumёsht grua! S'kisha uri... Por mё urdhёronte... kockat, mbeturinat t'ia lёpija... Oh! Çfarё nuk bёn Njeriu nga padija! Dhe unё lёpija... villja... prap lёpija... Der'sa volla vet palcёn nga kockat e mia...

T

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

79

Dyqani shqiptar “Arbëria”
CD DVD VIDEO Kaseta SUVENIRE Montime te antenve satelitore Karta Digit Alb etj Prodhimet me te fundit muzikore & kinematografike “Arbëria” uron te gjithe shqiptaret Gëzuar Vitin e RI 2010!

Adresa 24 Winghtman Road Harringay London N4 1RU Tel:079 8469 0295

*Garden *Block paven *Rubbish Cleaner

*Brick work *Car Recovery *Paint decoration

Mob:07588029764
CAFFE DORO PIZZERIA URON TE GJITHE KLIENTET DHE SHQIPTARET GEZUAR VITIN E RI 2010!

Mob: 07898645897

Tashme me nje pamje te re dhe me kuzhine speciale pica te shkelqyera dhe shume sherbime te tjera Ejani dhe shijoni kuzhinen e paperseritshme

caffe doro pizzeria perballe stacionit te autobuseve ne Edmonton Green Tel: 02088844888

Dostibarber Shop uron te gjithe shqiptaret Gezuar Vitin e ri 2010

GËZUAR VITIN E RI 2010!
kanë mbetur të gjallët e vërtetë . Fund viti 2008 Baba Një pjesë e trupit të shpirtit tim iku, më la – më la të vetmuar në kurbetin e shëmtuar , që më la pa babë, se ma vranë heshtjet e jetës boshe. Iku Ilir I nderuar, iku si gjigand I pa vdekshëm … e tokë më la, e nënë të vejë më la e aromë shprese më la më la edhe orën e dorës së tij, më la ngjajshmërinë e karakterit të tij më la pasurinë more, më la fuqinë për të jetuar e nuk harroj të I lë sytë e tij gjysëm hapur, sepse kishte mallë more djalë, kishte mallë, nuk harroj të ma e përmend emrin e të ndihet babë, më tha shumë ditë më parë ; “ unë nuk munda të luftojë jetën që I ri, ta lë ty ta luftosh deri thellë në pleqëri biri im…” Iku Ilir, iku – ai që baba I kam thënë Por zemër e shpirt timin e pata, Gjak të vluar e fisnik e pata, E pata shok e mik, e pata të drejtë, E pata, sa ngushëllueshëm që tingëllon, e pata.

LONDON JANUARY 2010

80

IK

LINDITA DAJCI

Emanuel Bajra

NENES
Sa larg, me larg se dielli je E une du ate vi cdo nate a me beson, Te ve koken ne prehrin tend o e dhimbshmja nene.. Ketu ku dielli s'te ngroh,e hena nuk ndricon! Si enderr e braktisur,jeta po na shkon! Nje dite do vij patjeter e malli qe me mundon do shkrihet si mjergull Dua te te puth fort me shume se puthja e nje dashurie me shume se te gjitha puthjet e marra bashke Me larg se dielli je.. me e pandare se ajri je o nene.

TRISHTIM NË BEBËZEN E SYRIT

Pritoj të I belbëzoj fjalët Ndihem I mposhtëm për të thënë dicka Ndjejë neveri kur më flasin, Nuk ka bukë e as troshë në maje pushteti Vetëm fukarenjë që pasurohen në kurriz tëndin

Kur mendoj se do te iki Larg prej teje a diku Mos mendo se do te kthehem Ndarja smund te jete keshtu Mos mendo se vetem ti Ke nje shpirt apo nje zemer Do qe te jesh me mua Ke para apo ke emer Kur mendoj se do te iki Shkoj se dua dashuri Do tretem ne zbrastine e ajrit Pa fjale boshe a profeci Kur mendoj se do te iki Sdua kurre te me kerkosh Sdua numra telefonash sdua lote te me vajtosh

SHKOJ… SE DUA, DASHURI!

Sikur dikur që perëndonte diell I kthjellët Sot lind skamja në vetëvehte Në gur shkretine e uje bjeshke Vaj halli na morri , vaj derti që na ngulmojë hallet Shëndet të tjerëve. Shëndet, shëndet, shëndet

SHPRESE E HUMBUR
Mundohem te te harroj po akoma me vjen ne mendje fytyra jote, shija jote, era jote, sa e veshtire qenka te jetosh pa ty, pa endrren time te bardhe, pa joshjen tende te semure. Sa kohe u bene pa te pare e akoma mendja ime luan me ndjenjen e mallit per ty,, une kurre nuk do kasha besuar se isha une ajo qe mund te doja ty kaq shume, ti jepesha trilleve te zemres, duke u harruar aty brenda vetes, akoma me mungon po njesoj, te dua po njesoj, do vdisja per ty po njesoj… Une jam ketu larg teje dhe mendoj se cdo gje qe kam kaluar ka qene vetem nje enderr ..nje enderr e keqe me gishtat qe me dridhen perkedhel floket pa ndalur asnje cast .... e nga syte e mi dalin disa pika lot dhe ndiej qe kam me ftohte e ndiej qe jam me vetem, me duhet ta pranoj qe ti je me te vertete larg. E ne limitin e pafundesise e fundit sdo jem une qe do vuaj prej dashurise.

KË TË THËRRASË NË ATDHE ? Gjuaj , Egërsinë e së kaluarës Përpicem të mbjellë të ardhmen Ngushëllojë, vec ngushëllojë Ti, si ndjehesh ti ? Kë të thërrasë në atdhe ? Vec dhe lirije ka mbet, paj edhe copë misri e thekne pa mbjell

Kushtuar babait tim Xheladin Bajra Maj 2008 Kosovë

SHPRESA FIKET NE VARR Erresira me pelqen dhe pse prej saj ndonjehere kam frike, me pelqen se atehere njerzit flene e te vdekurit ngrihen, me ka marre malli per te vdekurit e mi ‘S’permblidhem I teri mes kepuceve dhe kapeles’ E dashur , mos I shih kepucet e mia, jane shqepur ca, Duke ardhur tek ti …fajet I ka dashuria. Mos I shih pantallonat me kot jane pluhurosur dhe keto Po nga deshira per te ardhur tek ti sa me shpejt S’arrita ti pastroj dot. Veshtrimin qortues mos ja hidh xhaketes Ne supe e di eshte zbardhur, Po te betohem qe me pare se vura re nga gezimi tek ti per te ardhur, Syte e tu ndali tek syte e mi.. Ne ndjenjat qe pasqyrojne ato, ‘’S’permblidhem I teri mes kepuceve dhe kapeles’’ po me zemren qe e di se sa te do!

Cudi! Nuk me behet te shkruaj fjalet e ngrohta e te embla ato te bukurat te dashurise e miqesise. Cudi! Mos valle…? Jo, nuk dua ta mendoj. Ti nuk flet, vetem lexon. Ti nuk prek ,por vetem shikon. Ndoshta habitesh, ndoshta jo. Pikerisht ne nje vend ndalon dhe lexon me ze te larte. Disa fjale te duken te njohura, te perseritura, madje ndoshta edhe te merzitshme. Por s’ke c’ben. Kjo jam une , e pandreqshme , kokforte dhe krenare. Pikerisht ne kete leter ti ndjen sinqeritetin tim, deshiren per ngrohtesine tende , por gjithashtu friken dhe dyshimin tim qe me bejne te shoh cdo gje nepermjet lupes se dyzimit. Te lutem binde vehten dhe vetem atehere me thirr, me thirr fort. Me tund e shkund nga ky gjume , nga kjo letargji qe me dendi me endrra ku personazhet vishen nuse dhe ecin zbathur ne nje rruge te perbaltur. Ndihem e huaj edhe mes gjerave te mia ku edhe ajri me mbyt. Nuk I duroj me vendet e mbyllura dhe cdo nate e me shume me tremb vetmia. Me duket sikur kam nje lak ne fyt ,qe sa vjen e shterngohet , shterngohet , shterngohet ...

JONIT TIM TE VOGEL
Ti per mua je bota ohh.. jo ti smund te jesh si bota, Plot llume e pabesi, Bota smund te jete kurre si ti Si ti.. zogu im I vogel Jon, Ti je I paster I kristalte I padjallezuar, Folene ke ne gji te zogjve Bota.. krejt ndryshe, Ndryshe nga ti biri im.

JR JONES SOLICITORS
Avokati Naim Hasani ne sherbim te komunitetit shqiptar ne Angli

Ne mund t’ju ndihmojme
Avokati shqiptar Naim Hasani dhe JR JONES SOLICITORS urojne te gjithe shqiptaret ne Britanine e Madhe Gezuar Vitin e Ri 2010!
Per te gjitha ceshtjet e emigracionit 1-Bashkime familjare perfshire bashkeshortet, femijet dhe prinderit 2- Aplikime per VISA martesore dhe VISA per te fejuarit e personave me leje te perhershme qendrimi me Birtani apo me shtetesi Britanike. 3- Leje qendrimi apo hyrje si partner I pamartuar I personave me shtetesi Birtanike apo leje te perhershme qendrimi. Leje qendrimi si student, leje punesimi apo qendrim per experience pune apo si Migrant me Kualifikim te Larte etj. 4- Processe divorcimi dhe ndarja e pasurise per ciftet qe divorcohen. Perfaqesim ne procedurat per mbrijtjen e femijeve. 5- Nse jeni refuzuar nga Home Office si familje per tu perfshire ne Amnesti per arsye te ndryshme. 6- Nese keni pesuar aksidente ne pune dhe aksidente te trafikut rrugor dhe nuk ka qene faji juaj dhe kerkoni kompensim. 7- Kompania operon skemen e ndihmes ligjore falas per ata persona qe nuk jane ne mardhenje pune ose kane te ardhura te vogla.

Address: 58 Uxbridge Road, Ealing London W5 2ST Tel: 02082310440 e-mail [email protected]

Gjalica
Bar restorant “Gjalica“ iu ofron ambient të kendshem, shërbim të pakrahasueshëm dhe cilësi të padiskutueshme. Kuzhinë shqiptare dhe mesdhetare Free parking në çdo kohë. Për çdo party, festë, fejesë apo dasmë, nuk mund të gjeni ambient më të përshtatshëm.

Bar restorant

Valona
uron te gjithe shqiptaret Gezuar Vitin e Ri 2010!

Bar restorant Valona 217 Cranbrook Road, LONDON IG1 4TD Mob: 07823889577

Ejani shikoni dhe binduni Adresa 714 Lea Bridge Road London E10 6AW Tel: 07737230118
Gjalica uron te gjithe klientet e saj dhe shqiptaret ne Brtiani gezuar festat e fundvitit!

Bar restorant “Valona“ iu ofron ambient të kendshem, shërbim të pakrahasueshëm dhe cilësi të padiskutueshme.

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

82

NGA JENI MYFTARI Ishte mëngjes herët. Tisi i natës, vazhdonte të mbante të shtrira mbi qytet, krahët e tij. Vesa që binte, e bënte akoma më të ftohtë mëngjesin e atij fund nëntori. Makina që lëvizte me shpejtësi, la pas kryeqytetin dhe u drejtua në rrugën e aeroportit. Në kabinë përveç shoferit, ndodheshin tre pasagjerë. Një burrë dhe një grua në moshë dhe një vajzë e re. Vajza kthen vazhdimisht kokën pas, duke parë me sytë e mbushur me lot, se si mbeten pas, dritat e qytetit të saj të lindjes. Zëri i shoferit, që mundohej të bëjë shaka, për të lehtësuar momentin, vinte në veshët e vajzës, si të buronte nga mjegullnajat e thella. Dhe ja, nën dritat e makinës u duk hyrja e aeroportit. Zbritën të gjithë dhe u drejtuan në sallën e kontrollit të pasaportave. Lotët e nxehtë të nënës, që rrokulliseshin faqeve të brishta, bashkoheshin me pikat e vesës dhe njomnin tokën e ftohtë, sikur donin t'a ndiznin atë, me nxehtësinë e dhimbjes së tyre, që buronte nga zemra. Ishte e rëndë ajo ndarje. Momenti rëndohej më shumë nga mungesa e babait të sëmurë, të shtruar në spital, atje larg në Itali dhe e vëllait që shoqëronte babanë. Vajza qëndronte me një buzëqeshje të ngrirë në fytyrë e me lotët e mbledhur në grykë, që mezi pritnin të gjenin rrugën e daljes e të rrokulliseshin faqeve, të bëra akull nga ndjenja e ndarjes dhe të mavijosura nga thëllimi i atij mëngjesi. Tik taku i orës së varur në murin e aeroportit godiste trurin si ushtima e një tërmeti të brendshëm, që rrënon gjithçka që në valën e parë. Fytyrat e përgjumura të punonjësve të aeroportit, nuk të jepnin asnjë ndjenjë afërsie.

Ndarje ...
Duart e nënës dhe bijës ishin kapur fort, si të donin të mos shkëputeshin dhe t'a shmangnin këtë moment. Dridheshin të dyja dhe, në këtë kapje duarsh sikur mbështesnin njëra-tjetrën, për të mos rënë në tokë. Edhe burri që i shoqëronte ndodhej pranë tyre. Sytë e tij lotonin dhe ai nuk mundohej t'i fshihte dhe nuk i vinte aspak zor, t'i linte të shkonin poshtë faqeve, të prekura nga rrudhat e moshës. Ai ishte daja i saj, i cili ndodhej aty si të donte të ngushëllonte vajzën, për mungesën e të atit dhe të vëllait. Herë pas herë, vajza kthehej, fliste me të dhe e puthte lehtësisht. Ajo mundohej t'u jepte kurajo dhe t'i ngushëllonte edhe pse vetë, kishte aq shumë nevojë për kurajo në ato çaste. Koha fluturonte dhe ora e ndarjes afrohej me shpejtësi, duke hedhur tutje, pa mëshirë, minutat e fundit të qëndrimit bashkë. Ishte akoma natë. Kjo natë mbulonte zemrën e nënës dhe të bijës dhe bëhej më e thellë nga mendimi se ç'do të ndodhte më pas. Po më pas?? Kjo pyetje ishte ngulur si një turielë në tru dhe kishte ngecur aty, si pyka në nyjën e drurit. Vajza afrohet për të paraqitur pasaportën dhe kaluar bagazhin. Të gjitha veprimet i bën instinktivisht, pa e patur mendjen aty. Po kështu instiktivisht i përgjigjet punonjëses së linjës ajrore, e cila e pyet për diçka. Për çfarë e pyeti? Vajza nuk e di, se mban mend. Mendja e saj punon intensivisht në shumë drejtime. Një moment është aty me nënën dhe dajën, ndërsa tjetrin fluturon atje, tek babai i saj. Hyn në dhomën e spitalit dhe ulet pranë shtratit të tij, i vendos dorën mbi ballë dhe e përqafon me dashuri bije. Në këto çaste ajo e ka harruar këtë aeroport të ftohtë dhe

nuk e dëgjon zhurmën e avionit që ulet mbi pistë. Puthja e nënës e nxjerr nga mendimet dhe ajo i rikthehet realitetit, të veshur me ngjyra loti. Po. Ka ardhur më në fund momenti i ndarjes. Zemra e vajzës këlthet nga dhimbja por, ajo mundohet t'a fshehë dhimbjen pas asaj buzëqeshje të ngrirë, që ka vendosur mbi fytyrë. I puth dhe përqafon me dashuri, nënën dhe dajën. I rrethon të dy me krahët e saj, sikur do t'i fusë në gji dhe t'i marrë me vete. Nuk do të ndahet. Zemra thotë, jo. Por koha s'ka mëshirë. Duart shkëputen me vështirësi dhe mbeten ashtu të shtrira drejt njëratjetrës. Vajza largohet një hap edhe një tjetër dhe ... lotët e nënës e thërrasin të kthehet pas. Kthehet dhe përsërit atë rit të dhimbshëm të ndarjes. Por s'ka më kohë. Mundohet të grumbullojë në vetvete të gjithë forcën e saj, për t'ia lehtësuar nënës këtë moment. I dhuron një puthje, një buzëqeshje, i merr duart e saj i fut në gji dhe më pas i afron tek buzët dhe i puth fort e ... përsëri duart shkëputen nga njëra-tjetra. Ajo ecën drejt pikës së kalimit të kufirit, me kokën e kthyer pas. Nuk sheh se ku shkel, ku i ve këmbët. Ato ecin vetë, pa i kontrolluar. Vajza e mban kokën pas, derisa ata nuk shihen më. Shkon drejt derës së daljes dhe ngjitet në avion. Zhurmat përreth sikur u tretën dhe ajo ndien vetëm zbrazëti. Tisi i natës, tashmë ka filluar të çahet nga drita e ditës. Me sytë e ngulur tek dritarja, duke parë për të fundit herë dritat e qytetit të saj, vajza më në fund i le lotët të rrokullisen poshtë dhe të mbulojnë fytyrën e akullt. Këtu ajo është vetëm. Pa nënën dhe dajën e saj pranë dhe mundet të qajë sa të dojë, pa u përpjekur të mos lëndojë më shumë, ato zemra të çara nga dhimbja e ndarjes. Avioni lëviz dhe lë dalëngadalë tokën, poshtë nën trupin e tij. Tashmë ai fluturon në zbrazëti, por zbrazëtia në shpirtin e vajzës është më e thellë, se ajo në të cilën fluturon avioni. E nesërmja?? Kërcënuese apo e bardhë?? Sido që të jetë ajo është aty ... në atë zbrazëti të pafund.

LULJA E KUJTIMIT
Kam mbetur me copesat e kujtimit neper duar, me aromen e fresket te aromes tende, ne puthjen laquriqe te asaj nate, i mbetur jetim, si nje femije vejushe. Keqardhja ecen ne shtratin e kujteses, ne uiskin e endrres dhe vegimin e shpreses, ma percelluan flaket e pasionit, shpirtin e zhuritur nga qymyri i ndjenjes. Te them te dua…?! O fjale brilante e mekuar ne detin e mallkimit. Sa i pafat paskam qene…?! Me mallkove ti, apo une mallkova vetveten, ne mallkimin tend te pashpirt, strukur ne konturet e nje bote bastardesh, qe sillet ne rrethin vicios te merzise, me syte e padukshem te mashtrimit, me mbyte te terin ne detin e zhgenjimit, ne konstruktin e lotit, lodhjes, perteses, derdhur mbi hijet kufoma te harreses Tomor Bahja

***
Djerset e kalldremeve pikojne Pikojne se jane te lodhur duke mbajtur mbi kurrizin e tyre njerez. Djerset e kalldremeve pikojne. Pikojne ne vendt te loteve. Ata qajne se nje vajze te bukur duan shume. Por, ajo nuk mundt t'i doje ata jane vetem gure.

***
Ne malet fantastike ujqit s'dine te bejne dashuri. Ata shumohen artificialisht nepermjet mjegulles. Ne laboratore te ftohte nuk duken grupet e gjakut. Me kot ne kemi frike nga ujqit Ujqit kane frike nga njri-tjetri.

BAR RESTORANT TIRANA
Bar restorant Tirana ka zgjeruar ambientet
duke ofruar një hapësirë të posaçme vetëm për festat tuaja Me pamje të re, me shërbim të ri Ambiente vetem per familjare Për të gjitha festat familjare Ditëlindje, Fejesa etj etj Muzikë live çdo fundjavë Shërbim i pakrahasueshëm Çmimet tepër konkuruese Ne ofrojmë kuzhinë tradicionale shqiptare & mesdhetare E pajisur me ajër të kondicionuar Kontaktoni Agronin Tel:02085141697 Mob: 07766568236 3 York Road Ilford IG1 3AD (një minutë nga stacioni i trenit Ilford) [email protected]

BAR RESTORANT TIRANA JU URON GEZUAR!

ju uron Gezuar!

GËZUAR VITIN E RI 2010!

I kam dëgjuar të tjerët duke thënë se jeta fillon në të dyzetat. Ka një vit që kam shkel në to dhe definitivisht gjëra të reja kanë filluar të më shfaqen, por pak prej tyre janë që kishin për t’më dhënë ndonjë ndjenjë të një fillimi mbresëlënës. çfarë fillimi i mirë është ai kur sa zgjohesh në mëngjes ia nis me ndonjë ofshamë që të vjen si prej qielli! Ndonjë dhimbje shpine, këmbe apo e ndonjë pjese tjetër të trupit. Gati çdo ditë të re zgjohesh me ndonjë dhimbje të re! Dhe për t’i dhënë vulë tërë këtij “fillimi të jetës” ke kujtuesin më besnik që nuk të gënjen asnjëherë. Pasqyrën! Harroi dhimbjet fizike, kur sapo i hedh sytë mbi pasqyrë i sheh vijat që nga jastëku të janë formuar gjatë natës në fytyrë, e të cilave ju duhet më shumë se gjysëm dite të zhduken. Këto të iritojnë gati më shumë edhe se rrudhat që të janë formuar prej vitesh. Fillon dhe e fajëson edhe pasqyrën: “nuk e di pse, por kjo po na qet... pak si shtrembër”. Shikohesh në të dhe vehtja ta kujton ndonjë teze, fqinje apo ndonjë grua që nuk e ke pas as në farë e as në fis! Flokët të lëpira prapa koke thuajse ditë edhe natë e mban kokën të mbështetur diku. Me shumë përpjekje provon t’i japësh formë tjetër por... pa sukses. Kur të gjitha gjërat fillojnë të shkojnë

Kur i shkel të dyzetat!
teposhtë (efekti i gravitetit), diçka e re po filloka?!! Shikoni, apo më mirë të them mos i shikoni, disa femra, moshatare të mia që tani e gjejnë momentin të bëjnë eksperimente me vehten më shumë se kurrënjëherë më parë në jetën e tyre! Vishen me funda shumë të shkurtër, me dekolte, duke menduar se ekspozimi i trupit të shton ndonjë pikë. Jo në këtë moshë! Një prej gjërave që dikur kur isha më e re e kisha të vështirë t’i besoja ishin gratë kur bënin muhabet për preokupimin e tyre me të pamurit. Kisha bindje se këtë janë duke e bërë për çallëm! Të fillojnë e të mbajnë syza që të duken me të “sofistikuara” apo më “inteligjente”. Edhe sytë po e ditkan kur po hyjshe në të dyzatat a?! Jo pse nuk më pëlqejnë se si duken të tjerët me syza, përkundrazi ata që i kanë për gjatë më duken më të hijshëm/e me to se sa pa to por për shkak se organizmi im ka qenë “alergjik” ndaj tyre sa here që i provoja (edhe atë deri vonë) më duhej një kohë e gjatë që shikimi im të normalizohej. I kam blerë një palë me dioptrinë qe ia kam caktuar vetes (me të njëjtin sistem siç kanë bërë edhe gjyshërit tanë). Më mirë po shoh me to - kur nuk po kam rrugëdalje nganjëherë por më duhet ta pranoj askush ende nuk më ka parë me to. Mos të flasim per ndryshime hormonale, kur fillon dhe ju hip njerëzve në qafë pa ndonjë arsye. Pse më fotografove kaq afër se?! Ose, të lutem mos më zë me kamerë etj etj. Në fakt, sapo njoftohesh me dikë vrapon ta marrësh albumin e fotografive e t’ju thuash, qe se si kam qenë! Apo ajo tjetra, me ata që nuk je takuar me vite dhe të kërkojnë ndonjë fotografi t’ua dërgosh me internet, shkon dhe e kërkon ndonjë të vjetër dhe mundohesh ta heshtësh faktin se ajo fotografi është e kushedi sa viteve më parë. Nuk di kujt t’i besosh: atyre që të thonë se po dukesh mirë apo të tjerëve që të sugjerojnë se duhet të provosh të kujdesesh më shumë për veti. Kryesisht i dëgjon të tjerët që kanë më shumë “eksperiencë” se tani nuk je më e re dhe “duhet ta ripërtërish veten”. Jo se nuk dëshiron të provosh gjëra të reja por ideja është se zakonisht ndahesh edhe më e zhgënjyer. Shko dhe lyeje fytyrën me podër, çerpikët me ngjyrë të zezë, disa hije në çepallë dhe pas një kohe më mirë mos e këqyr veten fare në pasqyrë. Dukesh sikur e ke mbajtë fytyrën me orë në avull apo të ka zënë ndonjë shi i madh – shkarravina që të kujtojnë aktorë cirku. Kështu, kam vendosur t’i mbetem besnike vetëm buzkuqit tim deri në fund. Fillon më pak se kurrë më parë të marrësh komplimente por kënaqesh duke i dhënë vetes (sa për t’ia bërë qejfin), për ato gjëra që njëmend i ke pasur dikur dhe t’i shtosh edhe 100 të tjera që nuk i ke pasur kurrë. E

LONDON JANUARY 2010 84 shikon bashkëshortin duke ju gëzuar komenteve që kanë filluar t’i bëhen atij për të mirë! Pa dyshim që gëzohesh edhe ti për të por kjo nuk të ndihmon aspak se si ndihesh ti vet për veten. Po si e kam paramenduar veten kur të plakem? Ndoshta plakë që kam shtuar shumë peshë e që mezi pret ta tubojë familjen për uikend e t’i impresionojë me gatime që i kam mësuar gjatë gjysëm shekulli. Apo si plakë ekscentrike , që do ta ngisja motoçikleten deri në fund. Ndoshta të tillë që këtë periudhë të jetës ta rezervoj për t’u marrë me shkrime, diçka që kam dashur tërë jetën të bëj por që gjithmonë e kam shtyrë për dikë a për diçka... Por asnjëherë të tillë që të provojë ta fshehë gjithsesi dukjen time. Harroje fillimin e të dyzetave, më tha një kolege. Edhe pak e do të kesh frikë edhe të qeshësh sepse organet urinore fillojnë të ta bëjnë me dije se nuk e kanë kontrollin më ato. Pastaj me siguri fillon edhe mendja të luajë lojëra të tjera - jo që të kujtohet se si e ke paramenduar veten plakë, por me siguri e pyet veten a kam qenë ndryshe ndonjëhere se?!! Na mbetet vëtëm që t’i lutemi Zotit për përkufizimin e urtë që aq sa të jemi vetëm me qenë shëndosh e rehat, e sa për nuancat që i sjell jeta me kalimin e kohës, si mëlmesa për ta dalluar një jetë prej një jetë tjetër, na mbetet vetëm ta përshëndesim. Salute! Valbona Ismaili Luta

SHTATEHOLLA

MONOLOGU I NENES (KUSHTUAR ADEM JASHARIT)
Ata qe s’njohin ninullat Enderruan Te te kishin djalin e tyre Por Ti je imi. Kur nuk te paten Deshiruan Te garoje mbi nje kale te zi, Te cilin e priste humnera. Po te vendos, Bir, ketu Mbi kete piedestal te lashte, Te ropicur nga shiu Te xvirget nga era… NAIM BERISHA

--------------SHTATEHOLLA, GURT NE GJOKS SI MOLLA. RRIN,KUJTOHET NE SHKALLE, NUK ME LE TA PUTH NE BALLE. MOJ SHTATEHOLLA, ME GURT NE GJOKS SI MOLLA. ME LE T'U MARRE ERE, TE DEHEM NJE HERE.

Mall dheu
Guri jastek i perveluar nga mall i tretur dheu i lenduar ska fjale sdi ç’te thote nuk besova se bota kete toke kishte mallkuar kete toke ku dhe drita rrjedhe lote… Gazmend Kryeziu

MEHEMT ELSHANI

KUSH JEMI NE Shikoj hijen time në hijen tënde, shikoj sytë e mi në sytë e tu, shikoj zemrën dhe shpirtin si i ndërrojnë vendet dhe në fund shoh veten time ashtu siç jam. Po kush jam unë? Kush je ti? Vallë, kush jemi ne të dy? EMSALE DESTANI

GËZUAR VITIN E RI 2010!
Përgjithshme të Kombeve të Robëruara të Europës (ACEN), ku bënte pjesë bashkë me Komitetet e Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë, Çekosllovakisë, Polonisë, Lituanisë dhe Estonisë edhe Komiteti Shqipëria e Lirë, qëllimi kryesor i së cilës qe çlirimi i popujve të shtypur të Europës lindore nga sundimi sovjetik dhe regjimet komuniste. Vdiq më 8 shkurt 1970. kohë u tha se ishte vrarë në pritë nga gjermanët. U shpall dëshmor, për të përfunduar “tradhtar”.

LONDON JANUARY 2010

85

OMER NISHANI
Më 1943 do të zgjidhet në Labinot anëtar i Këshillit të Përgjithshëm ANÇ. Më 1944 – 1946 kryetar i Kryesisë së KANÇ-it dhe ministër i Punëve të Jashtme. Më 1946 – 1954 deputet. Më 1946 – 1953 president i PKP-së. Vdiq më 26 maj 1954 në Tiranë, pas 2 plagëve të shkaktuar me armë zjarri.

RAUF FRATARI
Në fundin e nëntorit të vitit 1944 u largua nga Shqipëria së bashku me shumë eksponentë të tjerë nacionalistë të Ballit dhe Legalitetit. Pasi qëndroi për 5 vjet në kampin e Rexhio –Emilias u largua për në SHBA, ku u vendos me banim në shtetin e Nju – Xhersit. Vdiq më 1973. (Vijon nga faqwe 65) qe ai dispononte te shkohej ne Kruje, dhe te proklamohej solemnisht rithemelimi i Shtetit Shqiptar Independent ne tokat shqiptare, me Kosoven e Maqedonine perendimore te integruara. Hasan Dosti u ngarkue te gjej formulen e pershtatshme te ketij veprimi juridik me rendesi jetesore. Formula do te përmbante rrezimin e Dinastise Savoia te Italise, shpalljen e pavaresise kombetare te Shqiperise Shpalljen e Shqiperise si shtet i lire, shpalljen per integrimin e krahinave te banuara nga shqiptaret e Kosoves, Maqedonise, dhe Malit te Zi, si pjese perberese te Shtetit te Lire Shqiptar. Shpejtesia e veprimit ishte esenciale, sepse do te vinte Aleatet para nje fakti te kryer. Akti i Shpalljes do t’i komunikohej botes se jashteme me anen e Greqise dhe te Gjermanise. Do te dergohej ne Rome me aeroplan Xhelal P.Vlora, i cili do te njoftonte te gjitha Ambasadat e akredituara ne ate kryeqytet. Si nyje e rëndësishme e ngjarjeve të luftës, edhe “Mukja” ka pasur protagonistët e saj. Pas mbarimit të takimit ata patën fate të ndryshme. Disa i ndoqi vrasja e përnjëhershme, të tjerëve iu desh të largohen nga vendi, të tjerëve nuk iu nda Mukja deri ditën që u larguan nga kjo botë. Por le të shohim sesi vijoi jeta e tyre, duke kujtuar së pari pjesëmarrësit. Nga Balli Kombëtar merrnin pjesë: Mit’hat Frashëri, Hasan Dosti, Skënder Muço, Hysni Lepenica, Thoma Orollogaj, Isuf Luzaj, Rauf Fratari, Kadri Cakrani, Nexhat Peshkëpia, Halil Mëniku, Ismail Petrela, Vasil Andoni. Nga Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar merrnin pjesë: Omer Nishani, Jahja Çaçi, Myslim Peza, Abaz Kupi, Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, Sulo Bogdo, Shefqet Beja, Medar Shtylla, Stefan Plumbi, Haki Stërmilli, Gogo Nushi. sa vdiq në New – York në tetor 1949.

MYSLIM PEZA
Do të ishte ikonë e përjetshme e regjimit komunist. Më 1944 – 1946 zëvendëskryetar i qeverisë së parë komuniste. Më 1946 – 1982 deputet dhe zëvendëskryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Vdiq në Tiranë më 7 shkurt 1984.

HALIL MËNIKU
Ishte kryetar i bashkisë së Tiranës në vitet 1943 – 1944. U largua nga Shqipëria në emigracion, ku edhe vdiq.

JAHJA ÇAÇI
Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, nacionalist me prirje zogiste, anëtar i shtabit të forcave të Abaz Kupit, ndaj tij u ndoq rruga e harresës.

HASAN DOSTI
Më 1944 e shohim kryetar të Gjykatës së Diktimit. Pasues i Mit’hat Frashërit në krye të Ballit dhe të Komitetit “Shqipëria e Lirë”. Vdiq në 29 janar 1991, në Los Anxhelos të SHBA-së. SKËNDER MUÇO U vra nga gjermanët si njeri i anglezëve. Më 7 gusht 1944, ai së bashku me Yzeir Ismailin dhe Zako Mezinin po ktheheshin për në Vlorë pas një takimi me britanikët arrestohet nga gjermanët. Të tre të arrestuarit u ekzekutuan në Bubullimë të Lushnjës më 10 gusht 1944.

VASIL ANDONI
U largua nga Shqipëria. Jetoi në emigrim duke qenë një ndër figurat drejtuese të Ballit Kombëtar. Vdiq më 1993, por la amanet të varrosej në vendlindje e kështu u bë, u varros në Elbasan. Nga Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar

MEDAR SHTYLLA
Ministër i Ekonomisë në qeverinë e parë komuniste të Përmetit. Në vitet 1946 – 1955 ishte ministër i Shëndetësisë, kur u shkarkua për “paaftësi drejtimi”. Ishte për disa kohë drejtor i Institutit të Lartë të Mjekësisë dhe me krijimin e Universitetit të Tiranës, u bë dekan i këtij fakulteti. Anëtar i PPSH-së prej vitit 1949. Deputet në vitet 1946 – 1963 dhe kryetar i Kuvendit Popullor në 1958 – 1963. Vdiq në Tiranë më 20 dhjetor 1963.

YMER DISHNICA
Ishte ministër i Shëndetësisë në vitet 1944 – 1946. Deputet i Kuvendit Popullor më 1946 – 1950 dhe kryetar i tij më 1946 – 1947. Më 1944 – 1946 anëtar i KANÇ-it. Më 1944 – 1946 ministër i Shëndetësisë. Më 1946 – 1950 deputet i Kuvendit Popullor dhe kryetar i tij më 1946 – 1947. Burgoset më 27 qershor 1955 deri më 12 qershor 1956. Jetoi për shumë vite në Berat ku ushtroi detyrën e mjekut. Arrestohet më 27 qershor 1955. Vdiq në Tiranë më 22 shtator 1998.

HYSNI LEPINICA
Kryekomandanti i Ballit Kombëtar Hysni Lepenica u vra nga italianët në Grehot të Gjirokastrës, më 14 shtator 1943, bashkë me 36 komandantë e luftëtarë nacionalistë. Edhe këtu nuk mungoi pabesia komuniste

HAKI STËRMILLI
Ish shefi i parë i shërbimit sekret shqiptar do të kishte pak vjet jetë pas Mukjes. Në biografinë e tij shënohej se më 31 korrik 1943 ishte hedhur në ilegalitet, kur kishte qenë në Tiranë. Më vonë do të zgjidhej edhe në organet paralele të pushtetit komunist, duke filluar nga mbledhja e Labinotit e shtatorit 1943 e deri në kongresin komunist të Përmetit. Për këtë shkak, ai u zgjodh deputet në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945 dhe 28 majit 1950. Pas vitit 1945 ishte kryetar i Frontit Demokratik dhe nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv për Qarkun e Dibrës. Ai do të vdiste më 17 janar 1953, duke qenë edhe deputet i Kuvendit Popullor.

KADRI CAKRANI
U bë komandant i forcave të Ballit Kombëtar në Shqipërinë e Jugut pas vrasjes së Hysni Lepenicës. U largua nga Shqipëria në nëntor të vitit 1944 dhe jetoi deri sa vdiq në emigracion.

ABAZ KUPI
Pas largimit nga Fronti Nacionalçlirimtar themeloi Partinë Nacional - Zogiste si edhe Organizatën Lëvizja e Legalitetit. Në shtator 1944 në aleancë të vonuar me Ballin Kombëtar, u caktua komandant i shtabit të forcave të bashkuara nacionaliste, në krye të të cilave zhvilloi disa luftime kundër gjermanëve në Borizanë – Mamurras. U largua nga Shqipëria dhe jetoi në emigracion politik. Në vitin 1949 u zgjodh anëtar i Komitetit “Shqipëria e Lirë”. Vdiq më 9 janar 1979 në SHBA.

ISUF LUZAJ
Largohet nga Shqipëria më 1944. Mbërrin në Itali ku ndalohet si antiitalian. Pas daljes nga burgu, shkon në Argjentinë, në një universitet të atjeshëm ku punoi plot 18 vjet. Në vitin 1965 ftohet nga ballistët e Amerikës të zinte vendin e Ali Këlcyrës. Dhe ashtu bën. Vdiq në vitin 2000 në Chicago dhe sipas amanetit që la, u varros në fshatin e lindjes në Shqipëri.

GOGO NUSHI
Më 1944 – 1970 anëtar i Byrosë Politike të KQ të PPSH-së. Më 1946 nënkryetar i Asamblesë Kushtetuese. Më 1946 – 1970 deputet. Më 1954 – 1956 kryetar i Kuvendit Popullor. Më 1948 – 1949 ministër i Industrisë dhe përkohësisht i Tregtisë. Më 1951 – 1953 dhe 1956 – 1958 zëvendëskryeministër. Më 1953 – 1954 ministër i Tregtisë dhe Komunikacioneve. Më 1954 – 1956 sekretar i PPSH-së. Më 1958 – 1970 anëtar i PKP-së dhe më 1962 – 1970 nënkryetar i tij. Më 1958 – 1970 president i Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimeve Profesionale. Vdiq në Tiranë më 9 prill 1970. STEFAN PLUMBI Duke qenë anëtar i KANÇ-it, fillimisht iu hoq imuniteti, më 1945. Pastaj kaloi më tej ku u dënua nëpërmjet një procesi politik, duke vuajtur në burg.

THOMA OROLLOGAI
Nuk pranoi të largohet nga Shqipëria, por qëndroi i fshehur. Pas një kombinacioni të Sigurimit, arrestohet më 1947. Pas torturave të rënda vdes në hetuesinë komuniste të Tiranës.

MUSTAFA GJINISHI
Pas shkeljes së Marrëveshjes së Mukjes, ai u akuzua për tradhti nga krerët e PKSH dhe emisarët jugosllavë, sidomos nga Miladin Popoviçi e konsideronte mik të britanikëve. Për këto arsye u dënua me vdekje nga Miladini dhe Enveri në Kongresin e Përmetit (24 – 28 maj 1944) dhe u vra më 23 gusht 1944 në pritën e organizuar në qafën e Qinokut nga Liri Gega dhe Hysni Kapo, kur Mustafa Gjinishi dhe majori britanik Smith po kalonin nga Peshkopia për në fshatin Grevë. Në një telegram urgjent “Muzhiku” (Liri Gega), lajmëronte Enver Hoxhën: “Puna doli me sukses” . Megjithatë në atë

NGA BALLI KOMBËTAR MIT’HAT FRASHËRI
Drejtuesi i Ballit Kombëtar pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes, u përpoq sa mundi të shmangte të pashmangshmen, luftën civile. U largua nga Shqipëria. Themeloi Komitetin “Shqipëria e Lirë” në mërgim, kryetar i të cilit ishte deri

ISMAIL PETRELA
Komunistët e arrestuan natën e 12 nëntorit 1944 dhe e pushkatuan pa gjyq pranë hotel Bristolit në Tiranë dy ditë më pas.

NEXHAT PESHKËPIA
Në vitin 1953 u bë anëtar i Komitetit Kombëtar Shqipëria e Lirë. Ushtroi veprimtarinë politike edhe me Asamblenë e

y emisarët jugosllavë që ndodheshin në Shqipëri në mbledhjen e Vithkuqit, e denoncuan marrëveshjen dhe shpallën dënimin me vdekje të Ymer Dishnicës dhe të Mustafa Gjinishit. Më 8 gusht 1943, Hoxha udhëzonte që të mos shpërndahej trakti i Mukjes, ose në të kundërtën, të grisej. Ai në Plenumin e Beratit tha se në Mukje kishte fituar platforma e Ballit dhe kishte humbur ajo e tyre dhe, më pas, ishin hedhur në luftë me Ballin. Pesë vjet më vonë, në Kongresin e 1-rë të PKSH-së, Enver Hoxha do të shprehej se Ymer Dishnica kishte rënë “në pozitat nacionaliste”, “reaksionare” dhe “shoviniste” të Ballit Kombëtar. Xhelal Staravecka në njërin prej trakteve të tij, thoshte se kur ia kishin lexuar shpalljen e Mukjes, Miladinit, gjysmë shqip e gjysmë serbisht, ai ishte irrituar e kishte thënë do organizoheshin dhe “pizevengëve nacionalistë” do t’u vinin shpatën sepse ishin për Shqipëri etnike. Në të vërtetë Mukja nuk mund ta parandalonte luftën civile që do niste në vend. Kjo sepse komunistët ishin të vendosur në rrugën e tyre, dmth të shkonin drejt pushtetit duke kaluar në një lumë tragjik gjaku.

D

PROF.DR.BEQIR ISMAILI KAIRO
Shoqëria njerëzore ka vlerësuar dhe vazhdon të vlerësojë individët apo sistemet që u ngritën prej tyre, kur ato kanë përcjellë vlera për kombet e tyre apo dhe më gjerë. Jo të pakta janë rastet kur prijës të caktuar, periudhat e sundimit të të cilëve janë etiketuar si periudha të arta, kanë hyrë jo vetëm në histori si njerëz të shquar por, janë afruar në rangjet e mitologjisë, pavarësisht se periudha e sundimit të tyre nuk është prejhistorike. Një nga shkaqet që çon në një fenomen të tillë është se, periudhat që kanë ardhur më pas kanë qenë të një niveli shumë më të ulët politik dhe ekonomik se ato të mëparëshmet. Këtu vlen të përmendim udhëheqësin e shquar të periudhës Abasite në Bagdat, Harun Ar- Rashid, që u përfshi dhe në eposet mitologjike si “Një mijë e një net” etj. Një përngjasim të tillë e gjejmë dhe me themeluesin e Egjiptit të ri, Mehmet Ali Pasha. Shtetet e reja arabe që dolën pas periudhës së Halifatit Osman, e kanë parë Mehmet Ali Pashën dhe periudhën e tij, si një simbol të një shteti të fuqishëm ekonomikisht dhe politikisht si brenda kufinjve po ashtu dhe në sferën ndërkombëtare. Kjo gjë bëri që periudha e tij të merrej si shembulli që duhej arritur. Ndërsa në nivelet politike çështja trajtohej e tillë, në nivelet kulturore e shkencore, personaliteti i tij dhe i shtetit që ai themeloi e udhëhoqi u bë objekt studimesh të mirëfillta. Mehmet Ali Pasha ka zënë vend në librat, studimet e mendimtarëve, studiuesve, gjurmuesve dhe historianëve, duke u bërë një nga më të studiuarit si në aspektin historik dhe në fushën e përkthimit. Por nuk mjaftuan tërë këto shkrime për këtë etapë të rëndësishme historike. Njerëzit e shquar nuk mund ti shmangen dhe respektit të popullit të thjeshtë. Me qindra ngjarje, fakte apo dhe gojëdhëna, filluan të përçoheshin në popull, si nga ata që e përjetuan periudhën e tij të ndritur historike por dhe nga ata që erdhën më pas. Në mjediset popullore Mehmet Aliu u bë simboli i mirësisë dhe i personalitetit. Aq të shumta ishin rrëfimet për të sa që studiues të ndryshëm filluan të merren drejt përdrejt me mbedhjen e këtyre rrëfimeve. Prandaj u shkruan libra të shumtë me shije të veçantë, të cilat u mbështetën në gojëdhënat, deklaratat gojore dhe ato më shkrim, të cilat mbështeteshin në tregimet dhe rrëfimet e gjyshërve dhe të stërgjyshërve që i kishin ruajtur vite më radhë. Njëri nga këta është dhe libri: “Mehmet Ali Pasha i Madh dhe veçoritë e kësaj familje mbretërore”. Ky libër u përpilua nga burime të sigurta që u ruajtën në memorien e njërëzve të asaj periudhe, që kishin mbajtur në mend dhe kishin përjetuar historinë e Egjiptit bashkëkohor. Për secilën familje përshkruhej histori e

MEHMET (MUHAMED) ALI PASHA NË BOTIMET DHE DORËSHKRIMET ARABE
veçantë, histori që sot e kësaj dite vazhdon të mësohet nga të vegjëlit dhe të mëdhenjtë, si dhe është mbresëlënëse në zemrat e tyre. Në punën time, jam munduar që të përmbledh titujt e këtyre librave, broshurave, emrave të autorëve, të librave, pa marrë parasysh ishin këto botime apo dorëshkrime, duke u ndalur në historinë e botimeve dhe duke shkuar gjithashtu edhe nëpër shtëpi të ndryshme botuese, e që dihet shumë mirë se gjithë këto nuk gjenden në një vend. Më shumë kam kërkuar në Shtëpinë Botuese Kombëtare të Egjiptit dhe në Arkivën e Aleksandrisë. Nuk mund të them se këtu kam tubuar tërë materialin që ndodhet brenda këtyre librave ose broshurave, porse do ti përmend titujt e librave dhe emrat e autorëve të këtyre librave, në mënyrë që t’ua bëj me dije se janë shkruar shumë libra për Mehmet Aliun dhe kontributin e tij.

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

86

Gjatë kërkimeve në bibliotekën kombëtare të Egjiptit në Kairo, bibliotekën e Aleksandrisë si dhe bibliotekën e shoqatës së historianëve të Egjiptit, kam gjetur më shumë se 158 libra të madhësive të ndryshme, e në mesin e tyre edhe 18 dorëshkrime, që trajtonin jetën dhe veprën e Mehmet Ali Pashës dhe familjes së tij. Disa prej të cilave do ti përmendim më poshtë, me shqiptimin e tyre në arabisht në mënyrë që studiues të ndrydhëm të kenë mundësinë e hulumtimit.
Botimet për Mehmet Ali Pashën dhe familjen e tij, mund të klasifikohen në katër etapa. Etapa e para janë librat e botuar nga viti 1850 e deri më 1951, ku dhe dinastisë së Mehmet Ali Pashës po i vinte fundi. Periudha e dytë 1952 -vit ky që përkon me largimin e familjes mbretërore nga Egjipti- e deri më 1970, librat e shkruar për Mehmet Ali Pashën dhe familjen e tij, në territoret arabfolëse, ishin mjaft të rrallë për të mos thënë të papërfillshëm. Periudha e tretë 1971 -1995 shënon një rigjallërim në fushën studimore për Mehmet Ali Pashën. Kulmin e saj fusha studimore, historiko – politike për të e njohu pas vitit 1995 e në vazhdim, që unë e kam klasifikuar si periudha e katërt. Në këtë periudhë janë përfunduar veprat më të rëndësishme në lidhje me jetën dhe veprën e këtij udhëheqësi të shquar të Egjiptit modern, siç quhet dhe nga vetë egjiptianët sot. Megjithëse për Mehmet Ali Pashën është shkruar shumë, ka akoma pjesë të jetës së tij, ku informacioni është mjaft i pakët ose mungon

fare. Kështu p.sh. për periudhën para se ai të mbërrijë në Egjipt nuk dihet veçse shumë pak, ndërsa për fëmininë e tij nuk dihet thuajse asgjë, gjë që ka lënë shteg për spekullime të ndryshme mbi origjinën e tij, vendlindjen, prejardhjen e secilit prej prindërve etj. Kjo ka bërë që mjaft studiues apo peudostudiues, sidomos ata që janë të mveshur me një pekt të errët të nacionalizmave të sëmura, apo ata që vuajnë për madhështi dhe që të gjithë njerëzit e shquar në rajon apo dhe më gjerë, mundohen që pa tjetër t'a paraqesin prej vendit të tyre. Siç u përmend më lart, periudha e parë e botimeve mbi Mehmet Ali Pashën, karakterizohen nga paraqitja kronologjike e ngjarjeve siç janë psh: librat: “Muhamed (Mehmet) Aliu dhe Gadishulli Arabik” i Autorit Abdurrahim Abdurrahman, botuar në vitin 1875 ne Kairo, ku paraqiten në mënyrë të hollësishme, fushatat që ndërmori Mehmet Ali Pasha me urdhër të Sulltan Osmanit, mbi kryengritësit në Gadishullin Arabik. Diçka të ngjashme do të gjejmë në librin: “Projekti i fushatës së Muhamed Aliut mbi Algjeri”, i autorit Husejn Muhamed Abdullah El Hunejdi botuar më 1941. Por librat kronologjikë përmbledhin në mënyrë të detajuar dhe mënyrën e ndërtimit dhe administrimit të Egjiptit nga Mehmet Aliu pa harruar dhe vetë jetën e këtij titani. Kështu përpjekjet e para do ti gjejmë në vitin 1875 nga Abdurrahman Zeki i cili në librin me titull: “Peruidha e Muhamed (Mehmet) Aliut, 100 faqe nga historia e periudhës së Muhamed Aliut”, i cili pa kuptuar megjithëse me një punim jo

shumë voluminoz ishte bërë shkëndija e historografisë Arabe e veçanërisht Egjiptiane për këtë udhëheqës të shquar. Këtu vlen të përmendim dhe punime të tjera p.sh. libra të tillë si ai i Abdulhalim El Mësrit me titull : “Muhamed Aliu i Madh” apo “Kalendari i Nilit, Periudha e Muhamed Aliut” shkruar nga Emijn Sami më 1936, përkthimin e librit vërtet të vlefshëm dhe voluminoz të Eduart Xhoanit të vitit 1921 me titul: “Egjipti në shekullin e 19, kronologji përmbledhëse e ngjarjeve të banorit të xhenentitMuhamed Ali Pasha”. Ndërkohë që dhe aspektet e ndërtimit të shtetit që e bënë Mehmet Aliun një figurë të shquar kanë zënë vend në botimet e kësaj periudhe. Psh: “Ushtria tokësore dhe detare e Egjiptit në kohën e Muhamed Aliut”, botuar më 1935 nga Omer Tosun, por dhe në fusha të tjera si: Fabrikat dhe shkollat ushtarake në periudhën e Mehmet Ali Pashës, Historia e Arsimit në Egjipt në periudhën e tij, Bujqësia, politika e brendëshme, lëvizjet kombëtare dhe zhvillimi i sistemit të shtetit në Periudhën e Mehmet Aliut, Mehmet Aliu dhe Europa, marrëdhëniet e tij me Hilafetin Osman e shumë fusha të tjera. Periudha e dytë nuk është shquar për ndonjë llojshmëri botimesh apo dhe sasi. Në këtë periudhë vlen të përmenden disa studime të vleshme në fushën e artit siç është libri i Mahmud Muhamed Exh-Xheuherit me titull: “Pallate dhe orendi , nga Muhamed Aliu e deri tek Faruku”, i cili përpiqet të na japë një pamje të trashigimisë kulturore të trashëguar por për fat të keq aspekti ideologjik ka ndikuar në të

(të mos harrojmë se libri është botuar më 1954, vetëm dy vjet pas përzënies së familjes Mbretërore nga ana e nacionalistëve arabë). Pjesa tjetër e botimeve me shumicë është përzier dhe me ideologjinë e kohës, por pa harruar dhe një vlerësim të një prej arritjeve më të mëdha të Egjiptit në periudhën e sundimit të familjes së Mehmet Ali Pashës – Kanali i Suezit. Megjithatë mund të përmendim librin e autorit Albert Horani me titull: “Mendimi Arab në periudhën e rilindjes 1798 – 1939”, apo librin e autorit Abdulkerim ebu Nasër, botuar më 1968 me titull: “Kanali i Suezit, 100 vjet nga Muhamed Aliu deri tek Xhemal Abdun Nasër”, si përpjekje dinjitoze po ta krahasosh periudhën e represionit në të cilën u shkruajtën. Periudha e tretë dhe e katërt janë shumë të ngjashme me njëra tjetrën. Së pari sepse janë zhveshur nga ndikimet ideologjike, janë më pak kronologjike dhe me shumë analitike. Botimet e këtyre dy periudhave përpiqen të analizojnë, të zbulojnë dhe pse jo të kritikojnë, por dhe të nxjerrin në pah fakte historike të pa treguara apo të anashkaluara më parë. Nacionalizmi apo ndjenjat e madhështisë ia kanë lënë vendin të vërtetave historike dhe mendjeve të ftohta deri diku pa komplekse. Disa nga këto libra mbështeten në burimet historike nga gjuhë të ndryshme si nga anglishtja, frengjishtja, turqishtja dhe vetë arabishtja. Librat e shkruara për Mehmet (Muhamed) Aliun në këtë aspekt janë të shumta dhe të llojllojshme. Shumica e tyre edhe pse nuk janë shkruar në gjuhën arabe, janë përkthyer në këtë gjuhë. Akoma dhe sot po përkthehen materiale të ndryshme për këtë temë, në mënyrë që të mësohet kjo etapë e rëndësishme në historinë e Egjiptit. Ne na mbetet të themi se historianët hasën në vështirësi derisa e nxorrën në pah një pjesë mjaft të madhe për të vërtetën e kësaj epoke, sepse atyre iu dashur të krijojnë një lloj barazie mes të kaluarës dhe të tashmes, gjë që ndryshojnë shumë në mes tyre.

Megjithatë është për të ardhur keq që një pjesë goxha e vlefshme e historisë së Mehmet Ali pashës nuk është servirur akoma për lexuesit dhe studiuesit. Këtu kam për qëllim një sasi të konsiderueshme dorëshkrimesh në formë librash dhe fermanësh, të cilat vazhdojnë të pluhurosin raftet ndërkohë që tituj që ata mbajnë janë mjaft intrigues si p.sh.: Fermanë të kohës së Mehmet Aliut në gjuhë arabe dhe osmane si, “Përmbledhje e përkthimeve të fermanëve Esh Shahanije, të lëshuara nga valiu Muhamed (Mehmet) Ali”.
Nga këtu shohim se historianët e studiuan palodhshëm duke u

GËZUAR VITIN E RI 2010!
bazuar në burimet e reja historike duke u munduar ta nxjerrin në pah të vërtetën dhe të fshehtën rreth Mehmet Aliut, por intersimi i tyre u përqëndrua më shumë tek personaliteti i Mehmet Aliut si themelues i Egjiptit bashkëkohorë, sundues i tij dhe familjen e tij e cila trashëgoi fronin mbretëror. Ai dhe familja e tij patën një ndikim të drejtëpërdrejtë në historinë e Egjiptit. Për këtë u shkruan shumë libra, broshura, u mbajtën sesione shkencore për jetën dhe personalitetin e Mehmet Aliut dhe Egjiptit si shtet. Këto libra u mbështetën në burime të vërtetuara pa marrë parasysh ishin këto deklarata me gojë apo me shkrim, dokumente të shkruara shtypi, dorëshkrime, burime nga përkthime të ndryshme ose nga njerëz që jetuan në kohën e sundimit të tij dhe trashëgimtarëve të tij, që kishin për bazë dokumente të prera. Autorët e këtyre librave dhe vetë librat ngërthenin në vete një faktor shumë të rëndësishëm për përparimin shkencorë të shkencave shoqërore dhe kulturore, prandaj asnjëherë nuk mund të themi se këta autorë shkruan sipas mendjes së tyre apo anuan kah ndonjë personalitet më shumë se sa në ndonjë tjetër, kjo u bë nga shkaku sepse luajtën rolin e dijetarit që më shumë bazohet në burime të sigurta dhe të forta. Nga kjo e shohim rolin e studiuesve në shkencat shoqërore, ku në histori njihen si dijetarë të shkencave, që nuk u ndalën vetëm me ato që u përshkruajtën shkurtimisht, por e kapën shtjellimin e lëndës në thellësi duke mos anuar kah supozimet e tyre personale apo sipas interesave të njerëzve që jetuan në këtë kohë, gjë që në fund solli një studim objektiv dhe të frytshëm. Kur i kthehemi sferës historike dhe asaj të përkthimit, atë që prezentuan historianët nga mundësitë e tyre në çdo kohë dhe vend, shohim se ky studim hyn në radhën e studimeve më të vështira, sepse kërkon një vërtetim të saktë, një vërtetim të thellë, që kërkon një analizë rreth përkthyesit dhe lidhjes së jetës së tij me të gjitha rrymat që parqiten gjatë jetës së tij, kohës së sundimit të tij dhe shoqërisë e cila ndodhej në atë kohë. Patjetër, kjo do qasje studimi me serozitet sepse luan rol shumë të rëndësishëm, prandaj të gjitha kontrastet që paraqiten kërkojnë një shtjellim të veçantë. Pra historia ka regjistruar heronj të ndryshëm që ia shndritën popullit kohën që jetuan. Kjo gjithashtu është edhe një shkollë për ne sepse na bënë të ditur se njeriu kurrë nuk ka qenë në boshllëk, por një qenie e cila gjithmonë

LONDON JANUARY 2010

87

ajnë libra të shumtë për Mehmet Ali Pashën, historinë e jetës, arritjet e tij rreth zhvillimit të Egjiptit, si dhe dështimet që ndodhën ndonjehërë, në këtë rrugë të gjatë e të vështirë.

Nga e gjithë kjo gjejmë se janë botuar dhe shumë libra që përshkruajnë jetën personale të Mehmet Aliut, pra monografi, studime të veçanta për personalitetin e tij, që i bëri të mundur jo vetëm historisë Arabo Egjiptiane të përfitojë në sfera të ndryshme, por edhe asaj botërore pasi rreth kësaj etape u shkruan dhe u përkthyen vepra të shumta.
Këto arsye, por dhe vlerësimi për njeriun që ideoi një shtet modern dhe të përparuar e të civilizuar, bënë që qeveria Egjiptiane ta shpallë vitin 2005, i cili përkon me 200 vjetorin e ardhjes së Mehmet Ali Pashës në pushtet në Egjiptit, si vit jubilar, duke programuar konferenca studimore, simpoziume, emisione të ndryshme mediatike por dhe, një promovim vlerash me mbështjetjen e institucioneve kryesore në vend.

ka tentuar të veprojë dhe të organizojë jetën në mënyrën më të mirë. Prandaj etapa e sundimit të Muhamed Ali Pashës njihet si periudha kur për

Egjiptin u vendos një shkollë e re realiste, shkollë e rrymave të reja mendore që meriton studim. Nga kjo shkencëtarët tentuan të shkru-

Gëzuar 2010!

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

88

NGA DAUT DAUTI

N

ë shkurt të vitit 1878 ushtruesi i detyrës së konsullit britanik në Bosnjë e Hercegovinë, Edward Freeman, nga zëvendësi që e kishte dërguar në Kosovë, Harry Cooper, filloi të pranonte informata të cilat flisnin për depërtimin e ushtrisë serbe në këtë vilajet. Depërtimet e ushtrisë serbe ndodhnin përkundër ekzistimit të marrëdhënies paqësore. Harry Cooper nga Mitrovica lajmëronte se me 6 shkurt ushtria serbe ishte paraqitur afër fshatit Lepush, diku rreth një kilometër larg rrugës kryesore, në relacionin Novi Pazar – Mitrovicë. Madje, afër Hanit të Kadiaqit, serbët kishin kaluar rrugën kryesore. Otomanët kishin një garnizon në Soqanicë, në lumin Ibër, me 200 ushtarë të rregullt dhe disa rezervistë. Serbët kishin depërtuar edhe në këtë drejtim dhe kishin zënë pozicione. Menjëherë u vërejt që njësitë ushtarake otomane nuk funksiononin siç duhej pasi që depërtimet serbe nuk u vërejtën nga komunikimi otoman. Sipas informatave që vinin nga Novi Pazari, serbët kishin hyrë në Gogosno duke mos i respektuar urdhrat e eprorëve të tyre të cilët kinse nuk kishin urdhëruar ndonjë lëvizje në asnjë drejtim. Tashti u vërtetua se Serbia definitivisht, sikur edhe Mali i Zi, nuk po respektonin as marrëveshjet paqësore e as armëpushimet. Serbët që i afroheshin Ibrit kishin për qëllim hyrjen në Mitrovicë për ta okupuar këtë qytet dhe pjesën veriore të Kosovës së sotshme.. Sipas diplomatit britanik, serbët vepronin mbi idenë se çdo tokë që nuk ka ushtarë otomanë, duhej okupuar. Natyrisht, gjithnjë duke shpresuar se me kryerjen e ratifikimit të kufijve do t’u jepeshin territoret e okupuara. Pak para sulmeve serbe, banorët serbë të kësaj ane, kishin ikur në Serbi. Novi Pazari, sipas diplomatit britanik, nuk kishte më shumë se 500 serbë të cilët bënin jetë të mirë dhe ta patrazuar. Gjatë të dielës së javës së parë të shkurtit, zëvendës konsulli Cooper kishte shkuar në kishën ortodokse serbe në Novi Pazar për të marrë pjesë në ceremoninë fetare dhe për të biseduar me vijuesit e kishës. Jeta për ta ishte normale, si gjithnjë. Të gjithë serbët kishin deklaruar se askush nuk ishte duke i keqtrajtuar. Sanxhaku deri para një viri kishte qenë pjesë otomane e Bosnjës por tani kishte kaluar në vilajetin e Kosovës. Shumica e banorëve ishte myslimane dhe, sipas z. Cooper, shumica preferonin të quheshin boshnjakë. Sa kishte qëndruar në Novi Pazar zëvendës konsulli britanik ishte pritur si mysafir i lartë nga prijësit myslimanë. Këta prijës, zëvendës konsullit britanik në Bosnjë i deklaruan se në sytë e Evropës Novi Pazari është ende pjesë e Bosnjës. Banorët ishin vërejtur shumë të interesuar për fatin e tyre pasi që e ardhmja nuk dukej e qartë. Më së shumti u kishte interesuar të dinin për formën e autonomisë që do të aplikohej në Bosnjë. Kjo popullsi myslimane preferonte të jetonte nën otomanët se sa nën Serbi. Nëse bëhej pyetja e aneksimit, ata përsëri preferonin Austro-Hungarinë, por kurrsesi Serbinë. Sa i përket pakicës serbe të Sanxhakut, dihej cilin regjim ata e preferonin. Të dhënat që kishte hasur Harry Cooper në sanxhak e shtynin të

PUSHTIMET E TOKAVE SHQIPTARE DHE TRAZIRAT NË PRISHTINË

besonte që ky rajon duhej të shkonte me Bosnjën. Sa i përket forcave ushtarake otomane, që ato ditë ishin të stacionuara në Novi Pazar, përbënin garnizonin prej dy batalioneve të 2500 ushtarëve të rregullt (mustafizë) dhe 300 bashibozukëve. Njësia e artilerisë kishte 25 topa të vendosur rreth qytetit. Por, një forcë më e madhe ushtarake otomane ishte e vendosur në Kurshumli. Hafiz pasha ishte ende në Prishtinë ku ishte edhe baza e ushtrisë së tij por ai tashti kishte marrë një detyrë që të mbante serbët e Gjilanit nën kujdesje.

edhe për ngjarjet tjera që ndodhën në fillim të muajit shkurt në Kosovë, siç ishte një trazirë në Prishtinë që përfundoi me maltretime, plaçkitje dhe vrasje e që shkaktarë të saj ishin disa shqiptarë bashibozukë. Gjatë atij dimri konsulli shkruan se disa bashibozukë shqiptarë të Gjakovës duke shkuar në front të luftës me Serbinë, kishin kaluar nëpër Prishtinë ku kishin plaçkitur dhe keqtrajtuar disa të krishterë. Të njëjtin veprim e kishin bërë edhe kur ishin kthyer nga fronti. Nga shumë veprime të tyre të papranueshme, ishte shënuar edhe rasti i kadiut (gjykatësit). Me 4 shkurt ky grup i bashibozukëve kishin hyrë në një shtëpi të një krishteri i cili e kishte

Trazirat e Prishtinës
Zëvendës konsulli Cooper raportoi

ftuar kadiun e qytetit mysafir për darkë. Fillimisht, bashibozukët iu ishin drejtuar kadiut të cilin e kishin qortuar për arsye se kishte shkuar për darkë te një i krishterë. Pastaj, duke e rrahur e kishin tërhequr zvarrë nëpër qytet. Kadiu plak ishte lënduar aq shumë sa që qëndroi disa ditë në shtrat për t’u këndellur. Të nesërmen bashibozukët e plaçkitën edhe shtëpinë e të krishterit ku kishte darkuar kadiu. Me datën 7, diku rreth orës 2 të pasdites, po këta bashibozukë, kishin tentuar të hynin në një shtëpi tjetër, të një argjendari të krishterë. Në raportin e diplomatit britanik nuk theksohen se çfarë nacionaliteti kishin të krishterët, por këta argjendarë dukej

se ishin katolikë shqiptarë pasi që njeri nga bashibozukët e Gjakovës ishte në gjak me familjen e tij. Por, argjendari së bashku me gruan dhe vëllaun, e kishin mbrojtur shtëpinë duke ua kthyer pushkën këtyre sulmuesve, me ç’rast vranë një dhe plagosën 6 bashibozukë. Krismat tërhoqën vëmendjen e njerëzve tjerë dhe pastaj filloi një keqtrajtim dhe plaçkitje në masë ndaj të krishterëve prishtinas. Në fund të kësaj ngjarje të tmerrshme, që sipas diplomatit britanik e shkaktuan bashibozukët, u vranë 15 të veta. Kufomat e të vdekurve u masakruan dhe u lanë lakuriq nëpër rrugët e qytetit.

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

89

Zëvendës konsulli Cooper shkruan se njëri nga të vrarët ishte grek me emrin Constantine D’Platopulo i cili ishte zyrtar në administratën otomane në Prishtinë. Në fillim besohej se ky ishte shtetas britanik, për të cilën arsye u angazhua Cooper të zbardhte vdekjen dhe prejardhjen e tij. Më vonë u vërtetua se ky person nuk ishte shtetas britanik. Kur ndodhi kjo trazirë, në qytet ndodheshin valiu dhe musteshari. Komandanti i zaptive nuk reagoi nga frika se nuk kishte njerëz që do të mjaftonin të merreshin me këtë rrezik. Diku rreth orës 4 të asaj pasdite në qytet erdhi edhe Hafiz Pasha me një batalion të dobët të përbërë nga 200 ushtarë arabë. Hafiz pasha aq pak iu besonte këtyre ushtarëve sa që nuk guxoi t’i angazhonte në shuarjen e trazirave. Por, e bëri një kërcënim taktik. I mblodhi prishtinasit dhe ju tha se nëse kjo e keqe përsëritej, ai u betua se do t’i përdorte topat dhe do ta rrafshonte qytetin. Që nga ai moment më nuk pati trazira në Prishtinë. Pas pak ditësh në Prishtinë u sollën njësi të reja ushtarake të cilat në tërësi përbënin 4 batalione. Bashibozukët u përzunë nga qyteti por nuk u dënuan. Ato ditë, ne vende tjera të Kosovës, ktheheshin në shtëpitë e tyre bashibozukët nga Novi Pazari. Një grup i tillë me 21 shkurt vrau një qytetar të pafajshëm në Vushtrri ku pastaj plaçkitën grurin që ishte rezervë e qeverisë. Numri i të krishterëve sipas shënimeve të diplomatit britanik ishte 1500 kurse i myslimanëve, të gjithë shqiptarë, ishte 7500. Valiu i qytetit, Rifat Pasha, që kishte ardhur së voni me qellim që të qetësonte situatën, nga banorët myslimanë quhej “Kaur Vali” pasi që konsideronin se ky mbante anën e të krishterëve. Mustafë Pasha kishte themeluar një komision me numër të barabartë të anëtarëve myslimanë e të krishterë që të hetonte trazirat e fundit. Anëtar i komisionit, në

anën e krishterëve ishte edhe Merot, një inxhinier italian në shërbim të autoriteteve të vilajetit. Puna e komisionit shkonte ngadalë. Autoritetet otomane kishin kujdes që të mos shkaktonin ndonjë pakënaqësi që do t’i shtynte shqiptarët në kryengritje. Madje, zyrtarët otomanë kishin edhe frikë pasi që shqiptarët ishin të armatosur dhe kjo ishte arsyeja që autoritetet otomane të vilajetit kishin kërkuar leje nga Konstantinopoli që t’i çarmatoste së paku këta në Prishtinë. Hafiz Pasha dukej të ishte tejet ambicioz në këtë drejtim pasi që besonte, ose së paku dëshironte, që deri në fund të verës t’i çarmatoste të gjithë shqiptarët në vilajet. Në këtë veprimtari të madhe, ai mendonte t’i angazhonte 20 batalione dhe 4 bateri (artileri) malore. Kjo punë natyrisht që ishte e pamundshme dhe këtë fakt otomanëve ua kishte thënë edhe diplomati britanik . Por, pashallarët e vilajetit i kishin bërë kërkesë zëvendës konsullit Cooper që ky t’ia përcillte këtë kërkesë edhe qeverisë britanike në mënyrë që ajo të ndikonte te shqiptarët por edhe në Konstantinopol. Hafiz Pasha dëshironte t’i angazhonte tërë këto forca për çarmatosje të shqiptarëve në kohën kur kufiri verior i vilajetit sulmohej nga Serbia e cila gjente rrugë, përkundër kontrollit kufitar, t’i armatoste serbët në Kosovë. Otomanët, në përgjithësi e kishin shumë të zorshme që të zbatonin drejtësinë në Prishtinë dhe gjetiu në Kosovë. Drejtësinë, sipas z. Cooper, e kishin mundur zaptitë (policia ushtarake) për të cilët dihej se ishin në të njëjtën ligë me plaçkitësit dhe kriminelët tjerë. Asaf Pasha që shërbente në Vrajë, kishte marrë urdhër që t’i dënonte bashibozukët që i kishte nën komandë e të cilët po e shkatërronin rajonin e Gjilanit nga plaçkitjet. Asif Pasha i kishte kthyer përgjigje valiut duke ia bërë më dije se nuk kishte

mundësi e as që guxonte të provonte që kundër bashibozukëve ta angazhonte ushtrinë e rregullt pasi që ushtria kishte detyrë të mbronte kufirin nga kërcënimet serbe për depërtim në Kosovë dhe Maqedoni. Një gjë e tillë ishte e pamundshme edhe për arsye se njësitë e bashibozukëve kishin autorizim për armë dhe thirrje zyrtare që të përfshiheshin në luftë. Madje, në mënyrë të hapur apo të fshehur, zyrtarët otomanë jo vetëm që lejonin keqpërdorimet e tyre por edhe i nxitnin bashibozukët në këtë drejtim pasi që kjo mënyrë ishte pjesë e strategjisë ushtarake otomane. Ishte tjetër punë kur gjërat dilnin jashtë kontrollit, dhe përsëri, fajtori këtu duhej kërkuar në radhët e pushtetit otoman. Prandaj, autoritetet otomane të vilajetit vendosën që këtë problematikë ta ngritnin në nivelin qendror të pushtetit nëpërmes mustesharit të vilajetit, Vasa efendiut, i cili me 25 shkurt u nis për Konstantinopol. Diplomati britanik këtë çështje e shihte nga një prizëm shumë i ngushtë, nga ai religjioz. Ai, në raportin e tij sugjeronte që në konferencën e ardhshme të paqes duhet pasur parasysh gjendjen e rëndë që shqiptarët mysliman kishin krijuar për të krishterët dhe, sipas tij, kjo duhej te adresohej në konferencën e ardhshme paqësore që do të mblidhej për të shqyrtuar çështjet e Lindjes së Perandorisë Otomane. Kjo injorancë e diplomatit britanik, indiferenca e zyrtarëve otomanë, por edhe aktet e plaçkitjeve dhe dhunës së bashibozukëve, shumica shqiptarë, do t’i kushtonin shtrenjtë kësaj pjese të Shqipërisë, siç llogaritej kjo anë dhe provincat tjera të vilajetit në letrat diplomatike evropiane. Depërtimi i ushtrisë serbe në veri të tokave shqiptare Depërtimet e ushtrisë serbe në jug krijuan problemin e refugjatëve në Kosovë. Nga rajoni i Nishit, Kurshumlisë, Leskocit, Vrajës dhe rajon-

eve tjera, u detyruan të shpërngulen në Kosovë rreth 200 000 shqiptarë, siç mendonte Rifat pasha dhe të cilën shifër e kontestonte diplomati Coopper. Rifat Pasha, duke pasur parasysh gjendjen e rëndë të refugjatëve, e luti diplomatin britanik që të shikonte mundësinë që të angazhonte ndonjë organizatë ndërkombëtare bamirëse që do t’u ndihmonte refugjatëve shqiptarë. Deri në pranverë (1878), Serbia shtyu kufijtë e saj duke okupuar territore të reja që sot quhen Serbi e jugut. Ndërsa qëllimi kryesor i qeverisë serbe, siç vërehej kah fundi i prillit, ishte ruajtja e këtyre territoreve të cilat i kishte okupuar gjatë periudhës së armëpushimit. Beogradi, në pajtim me këtë strategji, te popullata serbe e këtyre territoreve paralajmëroi me pompozitet një vizitë të princ Millanit i cili do t’ua rriste shpresat me premtime që këto territore të aneksoheshin përgjithmonë. Mirëpo, papritmas qyteti i Pirotit filloi të bëhej mollë sherri në mes serbeve dhe bullgarëve. Qyteti ishte okupuar nga ushtria serbe por sipas Marrëveshjes së Shën Stefanit, parashihej të ishte brenda Bullgarisë. Por, siç mori vesh më vonë z Jerningham, austro-hungarezët dhe rusët e zgjodhën këtë problem. Kont Andrassy dhe gjenerali Ignatief u pajtuan që Piroti t’i mbetej Serbisë si kompensim për Novi Pazarin që do të mbetej nën Austro-Hungarinë. Në lidhje me këtë temë u diskutua edhe një herë në Beograd në mes princit Wrede, përfaqësues politik dhe konsull i përgjithshëm i AustroHungarsisë dhe z. Jerningham përfaqësuesit britanik. Princi austro-hungarez i kishte thënë britanikut, në mënyrë tejet sekrete, që Vjena nuk e kishte ndërmend të toleronte zgjerimin e Serbisë në drejtim të jug-perëndimit ku do të aneksonte Novi Pazarin. Novi Pazari do të

mbetej në territor austro-hungarez për shkak të rëndësisë strategjike që kishte duke qenë në projektin e hekurudhës që do të vinte nga Mitrovica dhe nëpër Bosnjë do të hynte në Hungari dhe Austri. E tërë hekurudha do të ishte në territor dhe kontroll të Vjenës. Serbët, të cilët hoqën dorë nga kërkesat për Novi Pazarin, sipas këshillave që Vjena ia ofroi Ristiqit, do të kompensoheshin jo vetëm me Pirotin por sa u përkiste austro-hungarezeve, ata mund te merrnin edhe Nishin dhe rajonin deri në Vrajë. Sipas takimit të konsullit të përgjithshëm White me Ristiqin, qeveria serbe ishte e interesuar të dinte sa do të insistonte Vjena të linte hapësirë të madhe në mes Malit të Zi dhe Serbisë. Do të ishte më e gjerë kjo hapësirë ndarëse apo do të mbetej kjo që propozohej në projektin e Shën Stefanit? Qeveria serbe kishte filluar të hidhërohej me Rusinë pasi që shumë qytete, të cilat një herë i ishin premtuar Serbisë, tashti do t’i jepeshin Bullgarisë. Për këto qytete serbët pretendonin të realizonin të drejtën historike dhe atë etnike. Në mesin e shumë këtyre qyteteve përmendej Vraja por edhe Prizreni. Disa ditë më parë, në mënyrë shumë sekrete, konsulli White kishte ardhur deri te informatat të cilat tregonin se qeveria greke kishte tentuar disa herë që të arrinte një pajtim me qeverinë serbe dhe atë rumune, për të mbrojtur interesat e përbashkëta dhe për të krijuar një pikëpamje të përbashkët kundër politikës që ndiqte Rusia me rastin e krijimit të Bullgarisë së madhe. Diplomati britanik ende nuk i dinte detajet e takimeve por ishte i sigurt që influenca ruse ishte më e madhe se sa kjo iniciativë greke dhe cari, duke e konsideruar veten si mbrojtës të sllavëve, nuk do të lejonte krijimin e asnjë lige të vogël me shtete që sapo ishin pavarësuar apo në rrugë për t’u bërë të tilla.

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

90

1.Kush është Etleva Sakajeva? Jam lindur e shkolluar në Tiranë. Pas kryerjes së Fakultetit të Histori Filologjisë, të Universitetit të Tiranës, në degën Gjuhë – Letërsi, për disa vjet kam punuar pedagoge në katedrën e Gjuhës Shqipe, në mësimdhënie, për lëndën e morfologjisë dhe praktikum të gjuhës shqipe. Ndërprerja, pas rreth pesë vjetëve, erdhi për shkak të emigrimit në Kanada, në fund të vitit 1999, përmes një udhëtimi të gjatë, Tiranë, Bari, Paris, St. Luçia të Karaibeve, Barbados dhe mbërritje në Toronto. Atje, munda të ndjek, për katër vjet, kolegjin St. Clair College, në Windsor të Ontarios, për programim kompjuterik dhe IT. Në vitin 2007, në krye të gati tetë vjetëve, erdha në Shqipëri, një kthim në mendje i përkohshëm dhe angazhimi me punë në detyrën e asistentes ekzekutive në “Tirana Business Park”, e zotëruar prej kompanisë gjermane, Lindner Group. 2.A është kjo intervista e parë që jep? Po, por në Windsor të Kanadasë kam punuar një vit në Bibliotekën Publike të qytetit, për projektin e ndërtimit të një website për komunitetin italian aty, i quajtur “IMPRONTE: Italian Imprints in Windsor” (GJURME: Ngulmimet italiane në Windsor), i mbështetur financiarisht nga qeveria kanadeze. Pasi u përfundua projekti, kam folur në konferencën për shtyp. Është shkruar për punën që kam bërë në gazetën e muzeut të qytetit, François Baby House, si edhe në radion lokale. Para një muaji është botuar libri në dy gjuhë, anglisht dhe italisht, me të njëjtin titull, në të cilin

Kthim te gjuhësia përmes përkthimit
Intervistë me gjuhëtaren dhe përkthyesen, Etleva Sakajeva
përmendet kontributi që unë kam dhënë në realizimin e këtij projekti, si kërkuese shkencore, përkthyese dhe projektuese e website-it, mbi të cilin është bazuar libri. 3. Pse iu fute përkthimit vetëm pas kthimit në Shqipëri? Kur emigrova në Kanada pata katër ndarje të mëdha: me vajzën 11-muajshe që e lashë për ta marrë më vonë, me prindërit dhe dy motrat, me atdheun dhe me gjuhësinë. Atje munda të nxjerr “ëndrrën time në sirtar”, duke ndjekur studimet në degën e programimeve kompjuterike dhe IT. Përdorimi i gjuhës shqipe qe tkurrur brenda apartamentit . Por, pa kuptuar, edhe pse në Tiranë e kisha dhënë provimin e anglishtes në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe TOEFL-in, me kohë hetova se pata mbërritur në përkryerjen e anglishtes, deri në të menduarit e të shkruarit në anglisht, në barazpeshë me shqipen. Pasi u ktheva në Shqipëri, e frenuar nga mendimi i përkohshmërisë, iu ktheva fushës së gjuhësisë, jo më si mësimdhënëse apo të thellimit të studimeve, por të përkthej falë zotërimit të të dy gjuhëve. Përkthimit nuk iu futa e nisur nga letërsia, për sjelljen e një letërsie të huaj në shqip, përkthimit iu futa e nxitur nga pasioni i madh për gjuhën, sjellja nga anglishtja në shqip dhe anasjelltas e një letërsie të vlefshme për lexuesin shqiptar. Gjuha është vramendja ime e përditshme në fushën intelektuale. tradhëtuar”), i Milan St. Protiç; “Mos ki frikë, ke djemtë në Amerikë”, i Stacy Sullivan; “Komploti kundër Kishës”, i Maurice Pinay. Që të katër përkthimet janë, si të thuash, katër versione gjuhësore. Libri i pare, me një anglishte të vitit 1853; libri i dytë me një gjuhë politike të mprehtë, në pjesën më të madhe të saj esse e nivelit të lartë; libri i tretë një publicistikë me një anglishte të pasur në fushën e publicistikës, e përzier me përshkrime të gjalla letrare, deri tronditëse, të një autoreje që e ka ndjekur luftën mespërmes; libri i katërt është një tjetërçka gjuhësore, përderisa bën fjalë për mbijetesën e Kishës, në 20 shekujt e saj. 5.Çfarë të ka mbetur në mendje pas përkthimit të “Kujtimet e jetës sime nga Shqipëria”, ose “Albania”? Një anglishte e vështirë, e para 160 vjetëve, një erudicion i madh i autorit dhe përdorimi i termave të pafundme në gjuhë të ndryshme të botës, në kontekstin e mendimit që ai jep. Kam mësuar mbi jetën aventurore të një udhëtari të famshëm dhe përfundimin tragjik të autorit, Maksimiliani i I-rë, emërtimi i plotë i të cilit është: Lartësia e Tij Perandorake dhe Mbretërore, Ferdinand Maximilian Joseph, Princ Perandorak dhe Arkiduka i Austrisë, Princ Mbretërori Hungarisë dhe Bohemisë. Maksimiliani i I-rë ishte vëllai i Perandorit Franc-Jozef, i Austro-Hungarisë, nga familja e Habsburgëve, i dërguar në vitin 1863, nga Fuqitë e Mëdha, Perandor i Meksikës dhe i ekzekutuar atje nga forcat revolucionare, pas katër vitesh, në 1867. Por, sidomos, kam njohur Shqipërinë e Ultësirës Bregdetare, që nga Tivari e deri në Vlorë, të gati dy shekujve më parë, përmes shënimeve të Maksimilianit të I-rë, ndoshta më mirë se në shumë libra të tjerë. Vepra e tij në shtatë volume, ku në volumin e dytë, botohet “Albania”, është publikuar nën kujdesin e mbretëreshës së Anglisë. 6. Si të është dukur Serbia nga libri “Vetëvrasja Serbe” ose “Revolucioni Demokratik i Tradhëtuar”, i shkruar nga një serb i ditur? Për një lexues shqiptar, ky ndoshta është libri i parë që ai lexon, ku Serbia vështrohet së brendëshmi nga një autor serb, Milan St. Protiç, i cili është studiues, politikan, ish-Ambasador i Serbisë në Washington, por është gjithashtu stërnipi i Kryeministrit të parë të Jugosllavisë, është nipi i kreut të Bankës Kombëtare Jugosllave dhe i biri i një shkrimtari të famshëm sportiv jugosllav dhe zyrtar i FIFA-s. Libri i tij në dy volume, për lexuesin e huaj është ngjeshur në një të

vetëm nga autori, i cili është përkthyer në anglisht. Në të gjithë librin vërehet se, autori, Milan St. Protiç, ndaj Kosovës, rreshtohet në të njëjtën vijë me të gjithë politikanët e sotëm të Serbisë, duke përfshirë edhe Millosheviçin, të cilin e kritikon si fajtor, prej të cilit ndoshta Kosova mbeti jashtë Serbisë. Libri, mbërrin kulmin e vet të shtjellimit me esetë shumë të mprehta për pesë figurat më të rëndësishme të politikës serbe, të viteve të fundit: Sllobodan Millosheviç, Vuk Drashkoviç, Zoran Gjingjiç, Vojisllav Koshtunica, Dragosllav Avramoviç. Mbi të gjithë Protiç mburr këtë të fundit, Dragosllav Avramoviç, por ai edhe pse ndaj Gjingjiç mban një qëndrim kritik më të butë, shtjellimin për të e mbyll me një vlerësim prej heroi duke thënë: “Historia i do martirët. Udhëheqësit e vrarë nuk zbehen në harresë; ata bëhen legjenda”. 7. Cfarë ka dhënë për Kosovën amerikania, Stacy Sullivan në librin e saj, “Mos ki frikë ke djemtë në Amerikë”? Ky, ndoshta është libri më i jashtëzakonshëm mbi luftën në Kosovë, në vitin 1999. Kjo autore e njohur në SHBA, është lidhur me luftën që nga Brooklyn i New York-ut dhe i ka ndjekur luftëtarët deri në Shqipëri dhe fushëluftimet në Kosovë. Me një gjuhë të mrekullueshme, ajo i ben të njohur lexuesve amerikanë dhe i përkthyer në shqip edhe lexuesve shqiptarë, si të thuash, anën e panjohur të luftës. Asnjë autor i huaj nuk duket të ketë dhënë më shumë për këtë ngjarje historike, sesa Sullivan në librin e saj. Ajo paraqet përmes raportimit të saj, labirinthin e errët e të frikshëm të luftës. Cilido që dëshiron të dije se si u bë lufta atje, si u mbeshtet dhe si u fitua ajo, le ta lexojë këtë libër. 8. Kur përfundove së përkthyeri “Komploti kundër Kishës” çfarë ndjesie t’u krijua? Së pari, lodhje. Një libër voluminoz, me rreth 900 faqe, i shkruar nga dymbëdhjetë klerikë shumë të ditur, nën emrin e përbashkët letrar. Maurice Pinay, një shtjellim i jashtëzakonshëm për 20 shekuj histori dhe gjuha e vështirë. “Komploti kundër Kishës” rrëfen historinë e Kishës në një mënyrë që nuk është dëgjuar kurrë më parë. Duke përdorur burime origjinale faktesh, Maurice Pinay dokumenton se cili është përpjekur ta shkatërrojë Kishën Katolike dhe pse. Shqipëria e piu me fund gotën e helmët të komunizmit, por pasi përfundon së lexuari këtë libër tronditës, kupton jo vetëm sesi ka mbijetuar Kisha katolike në 20 shekuj, por mëson mbi tmerrin e një revolucioni të përkryer si ai, Bolshevik, në Bashkimin Sovjetik. Ky libër u shkrua për të luftuar sistemin komunist, i cili synonte ta asgjësonte Kishën, për mundjen e një ideologjie që ndau dhe terrorizoi gjysmën lindore të botës. 9. Do të vijosh përkthimet? Përkthimi është kthimi im te gjuhësia, jo si mësimdhënëse e shqipes, apo si studiuese në fushë të saj, por duke bërë autorë të njohur të flasin në shqip.

4.Cilat janë përkthimet e tua? Rastësia, siç mund të jetë një kotësi, mund të bëhet, siç thuhet, edhe “mbreti i botës”. Gjithçka kam bërë në fushën e përkthimit, është një bashkëpunim shumë i mirë me Shtëpinë Botuese “55”, në përkthimin e disa librave si: “Kujtimet e jetës sime nga Shqipëria” (titulli në origjinal “Recollections of my life: Albania”), i Maksimilianit të I-rë; “Vetëvrasja Serbe” (titulli në origjinal “Revolucioni demokratik i

Bisedoi Flori Slatina

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

91

MARTIN CAMAJ
Shpresoj qi prej përmbajtjes ka me u kuptue çka don me shprehë titulli i kumtesës time, mâ e shkurta qi un kam lexue deritash përpara nji auditori kaq të meritueshëm. Shumë prej gjanave qi keni me ndigjue bâjnë pjesë në qëndrimin mâ të thellë qi un kam mundë me mbajtë ndaj ngjarjeve qi i kanë ra për hise gjuhës time. Prej kësaj rrjèdh, në nji farë mënyret, edhe shkaku mâ i thellë qi më ka shtye me u marrë si shkencëtar me gjuhën. Tue qenë se në rasën time bâhet fjalë edhe për ndjenjat e jo vetëm për nji studim të ftohtë shkencór, e ndiej veten në vendin e shkrimtarit francez Georges-Arthur Goldsmith, kur ky flet për gjuhën amtare: "Gjuha amtare âsht në fund të fundit kumbimi i formave qi fëmija zbulon për herë të parë. Gjuha amtare âsht frymëmarrja e veçantë e trupit njerëzor, âsht pragu për te elementat e hapsinës". Ky çansim nuk âsht në kundërshtim me at' çka ndërmerr puna hulumtuese shkencore, historike (diakronike e sinkronike), qi në fazen e tashme të shqipes zhvillohet në dy drejtime: A) si gjuhë natyrale e ndame në degzime dialektore e në kontakt me gjuhët tjera qi e rrethojnë. B) si gjuhë artificiale, në t'cilën përdoren mjete kufizuese të dhunshme, krejtsisht në kundërshtim me zhvillimin e natyrshëm të vetë gjuhës. Ka rreth njizet vjet qi në Shqipní po vazhdon proçesi i normalizimit të gjuhës, i cili nuk merr parasysh randësinë e dialekteve e të historisë, ase të dokumentave si: dorëshkrime, tekste letrare etj. Më lejoni, tashti, me ju prû disa të dhana historike të nevojshme. Për me kuptue mirë strukturat e këthella historike të gjuhës shqipe âsht e domosdoshme me njohtë marrdhânjet qi ajo ka pasë me latinishten e vonshme, gjuhë me të cilën ka pasë nji periudhë afrimitetit. Llogaritet qi kontakti me latinishten të ketë fillue gjatë shekullit II p. Kr. Tue punue në mënyrë paralele mbi shndërrimet qi kanë ndodhë në të dyja gjuhët mundemi me rindërtue historinë e shndërrimeve të tingujve (Lautverschiebung). Tue u nisë prej këtyne shndërrimeve mundemi me shestue rishtas trajtat qi kanë përplotsue mâ vonë sistemet gramatikore të gjuhës shqipe. Ndër këta rindërtime gramatikore duhet me marrë parasysh edhe tharmet e përmbrendshme të gjuhës shqipe, tue i lidhë gjithmonë edhe me zhvillimet qi i kanë rranjët te baza indoeuropiane. Periudha prej shekujve IX - X m. Kr. deri te shekulli XVI, përfaqson nji fazë shumë të randësishme, atë qi na sot e quejmë faza e "shqipes së vjetër". Ekziston edhe nji teorí me baza shkencore, simbas së cilës shumë pjesë të Ungjillit e të Dhjatës së Vjetër të përfshime në «Meshar» të Buzukut, i përkasin nji periudhe para 1555, vjetë në t'cilin u botue vepra. Këto pjesë, të mbajtuna prej nesh si mâ të përparshme janë përkthye prej liturgjisë greke. Janë tekste qi kanë nji gjuhë e nji stil të ndryshëm në krahasim me ata qi ka përkthye Buzuku vetë. Megjithatë shihet në ketë tekst nji gjuhë koherente. Në ketë kohë fillojnë me u dukë diferencimet ndërmjet gegnishtes, qi nuk e ka fenomenin e rotacizmit, dhe tosknishtes qi i nën-

Mërgimi i gjuhës

Do të ishte e këshillueshme për çdo komb qi, përpara se me ia hî punës për krijimin e normës themelore të gjuhës së vet, të mbante parasysh zhvillimin gjuhsor. Âsht e domosdoshme puna parapërgatitëse: duhet mbajtë mend qi për secilen pjesë të gramatikës ekzistojnë monografí të plota qi s'duhen lanë mbas dore.
shtrohet këtij fenomen. Bile, kishe me thanë, qi këtu bâhet fjalë për nji fazë të shqipes qi studjuesat gjermanë, qysh prej shekullit të kaluem, e kanë quejt: Gemeinalbanisch (shqipja e përbashkët). Mbas pushtimit turk, qi nisë prej shekullit XVI, fillon edhe Zersplitterung (copëzimi:) i dy degëve gramatikore të shqipes. Kah ana tjetër edhe mbrenda për mbrenda secilit dialekt ky copëzim sjell krijimin e të folmeve të reja. Gegnishtja ka fatin me i pasë të dokumentueme të gjitha këto struktura gramatikore. Por, këto venome (privilegje), dialektologjia e sotshme shqipe nuk i ka shfrytzue aspak e aq mâ pak ata qi gjinden në krye të procesit të krijimit të normës së saj. Kështu, në njizet vjet (1952-1970), âsht krijue në Shqipní nji gjuhë letrare, të cilën Enver Hoxha, si nun i saj, e pagzoi tue e quejtë "gjuha kombëtare". Në zhvillimin e këtij procesi të krijimit të normës gjuhsore nuk u përfill historia, pra, tradita e gjuhës shqipe, e cila, si u pa mâ sipër, ka nji randësí të madhe. Rruga e mënyrës së krijimit të normës së "gjuhës kombëtare" âsht vendosë vetëm prej politikanëve, prej nji grupi të Byrosë Politike me prejardhje prej jugut të Shqipnís. Kundërshtimet e shkencatarëve, ndërmjet të cilëve bâjnë pjesë dy lavrues të vjetër të kësaj gjuhe, shqiptari Aleksandër Xhuvani e gjermani Max Lambertz, nuk patën asnji efekt. Lambertz-it i gjegji Enver Hoxha vetë, tue i thanë: "Ky është një vendim politik!". Absurditeti i kësaj politike u kritikue për vjet me rradhë prej Arshi Pipës, ndër shkrime qi tash së fundi janë përmbledhë në nji vëllim prej rreth treqind faqesh prej Columbia University Press, me titull: "Politics of Language in Socialist Albania". Teoria themelore qi drejtoi procesin e ndjekun për zbatimin e normës, qi në të vërtetë âsht vû në jetë me dhunë, i përket Stalinit. Gjuha e fituesit përgjithsohet e bâhet gjuhë e shtetit. Hoxha, në vend të gjuhës, imponoi praktikisht dialektin e vet, ase mâ mirë, nji prej nëndialekteve të tosknishtes lindore. Gjuhëtarët shqiptarë duhet t'i bindeshin vetëm urdhnave qi vijshin prej nalt. Ecunija mbështetej në mënyren induktive, pa përfíllë traditen. A) çdo variant tjetër gjuhsor letrar u ndalue, në veçantí ai i veriut, qi si e pamë, âsht mâ i vjetri e mâ i pasuni me tekste e âsht mâ i përdoruni prej shumicës së popullit shqiptar. U pengue edhe zhvillimi i tosknishtes tradicionale letrare, në veçanti përbâsja e saj perëndimore, qi âsht zhvillue në hapsinën prej bregut shqiptar të Jonit deri në Peloponez e prej aty bashkohet me zonat arbëreshe të Italís jugore. Këtu âsht trashigue nji traditë letrare e zgjedhun e tanë sqimtí, e ngjashme me klimen e butë mesdhetare. Gjithë kjo zonë ka karakteristika gjuhsore të përbashkëta qi e dallojnë ketë të folme prej tosknishtes perëndimore. B) për gati nji gjysë shekulli para ardhjes së stalinizmit, tre variantet letrare janë zhvillue lirshëm në nji simbiozë harmonike. Weigand-i, Nahtigali, Pekmezi, ky i fundit ishte nji shqiptar me nënshtetësí austriake, Xhuvani e deri edhe autorë veriorë si Fishta e Gurakuqi (Karl), këshilluen qi unjisimi i gjuhës zyrtare të mbërrihej nepërmjet "avitjes" së dy gjuhëve letrare kryesore, gegnishtes dhe tosknishtes. Kjo gja duhej me u krye jo në mënyrë të vrazhdë, por në nji kohë të gjatë. Në të vërtetë, deri në 1944 shoqnija shqiptare zhvillohej në nji rreth simbiozet familjare, kulturore e gjuhsore. Në veçantí në Tiranë qenë mâ të ndieshme kontaktet gjuhsore ndërmjet atyne qi përdorojshin dialekte të ndryshme. Ky afrim ishte dashtë me u ndjekë me kujdes për me gjetë rrugën mâ të drejtë me punue për unjisimin e gjuhës. Këta janë treguesit qi procesi i krijimit të nji norme të udhëhequn prej parimesh të drejta, ishte dashtë me ndjekë. Por, kjo gja nuk qe e mundun, mbasi gjuhësia shqiptare, fatkeqsisht, nuk kishte bazat e veta të zhvillueme në mënyrë të mjaftueshme.

C) A ka mundësí sot për me ndreqë gabimet e bâme? Kishe me thanë se po. Ne kemi sot shumë metoda dhe përvoja në fushën e gjuhësisë moderne. Do të ishte e këshillueshme për çdo komb qi, përpara se me ia hî punës për krijimin e normës themelore të gjuhës së vet, të mbante parasysh zhvillimin gjuhsor. Âsht e domosdoshme puna parapërgatitëse: duhet mbajtë mend qi për secilen pjesë të gramatikës ekzistojnë monografí të plota qi s'duhen lanë mbas dore. D) Âsht e domosdoshme qi sot në Shqipní të zhvillohet nji shkollë e re gjuhsore.

Tue përfundue, uroj qi edhe në Shqipní të ketë ardhë koha në të cilën nuk kanë me qenë mâ politikanët ata qi do të vendosin për çashtjet gjuhsore dhe letrare. Qi çdo vendim, në veçantí ata qi i përkasin tanë Kombit, të merret në përputhje me vullnesën e shumicës së popullit: idealja kishte me qenë nji pëlqim i gjithanshëm, por kjo âsht e tepërt sot për sot. Kumtesë e mbajtun në Universitetin e Salerno-s me 2/12/1991

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

92

NGA AKIL KOCI

G

jakova ka pasur shumë këngëtar që nga kohërat më të vjetra, por ne do të përmendim vetëm disa siç janë Ismet Peja,Qamili i vogël, Mazllum Mejzini, Esaz Bicuri, Shkelzen Jetishi dhe shumë e shumë të tjerë pa i harruar edhe ata të vjetrit si janë Ymer Riza, Musa Peja e tjerë po ashtu edhe orkestra që kanë lënë nam në popullin tonë. Mirëpo ansambli i muzikës së lehtë që ka kultivuar dhe kultivon muzikën qytetare janë Skofiarët,ansambël që edhe sot e gjithë ditën me këngët dhe interpretimet e tyre janë sinonim i këngës së mirëfilltë qytetare dhe lirisht mund të themi se janë sinonim i këngës shqipe Gjakovare dhe në përgjithësi qytetare . Kur ia nisin këngës,atëherë pranë ëndërrimi ,prandaj meritojnë respektin tonë të madh. Para ca vitesh një mik i imi ma dhuroi një CD pirate me këngët nga ky ansambël i Gjakovës, si gjithnjë dola dhe shitoret nëpër tërë ato shitoret e Londrës mos rastësisht po gjej ndonjë Cd me këngët e tyre të bukura nga repertori i madh i tyre,sepse në kujtesën time të gjatë si redaktorë përgjegjësi radio dhe më vënë i televizionit të Prishtinës gjithnjë me ta incizoja dhe bëja emisione që u pëlqenin nga dëgjuesit dhe shikuesit tanë. Pra,dola ta kërkojë atë Cd të tyre, sepse thonë në pleqëri ose si jam unë sot në moshën e tretë të jetës që i kaloj në Londër në punë dhe gjithnjë në punë, kujtime nga rinia e ime e hershme vijnë si reminishencë , por mjerisht nuk i gjeta dhe ëndërrimet e mija filluan të shuhen për interpretimet e këtij ansambli kaq të mirë dhe kaq të njohur, edhe pse e kisha atë CD piratë, por disi nuk mund ta mendoja se një ansambël siç janë Skofiarët nuk kanë një ose më shumë CD me këngët e tyre. Pra në ato shitore të shumta në Londër që pronar janë bashkëvendësit tanë nuk kishte dhe nuk hasa në asnjë CD të ansamblit Skofiaret. I u drejtova shitësve të Cd me pyetje të rëndomtë,”A keni Cd të ansamblit Skofiarët?” por mora si gjithnjë një përgjigje lakonike,” Or zotrote ,o profesor” mu përgjigj një shitës me këtë përgjigje që bukur moti se kisha dëgjua dhe vazhdoi “Nuk i ha pazari, jo, jo, nuk i ha pazari ato këngë”. U ktheva i dëshpëruar,por

A na duhet në trevat shqiptare një festival i
muzikës popullore qytetare?
Sot në këtë amullin krijimesh të ndryshme në muzikë me vlera të dyshimta është më se e nevojshme që në trevat shqiptare ta kemi një festival të muzikës qytetare bazuar në melosin tonë të bukur shqiptar
nuk u habita me këtë përgjigje,nga se para një viti duke i vizituar shitoret në Prishtinë, Tiranë, Londër dhe qytetet e tjera anë kënd të trevave shqiptare jo vetëm që nuk i gjeta CD e Skofiarëve por u habita me Cd të shumta të “ këngëtarëve të njohur”, me këngë të kompozuar po ashtu nga “kompozitorët” e njohur që nuk i dinë as dy nota muzikore. Pata shkruar një artikull, por si duket këto fjalë nuk shkuan në veshët e atyre që duhen ndërruar dhe marrë masa për ta rregulluar këtë gjendje të mjerë në tregun gjithë shqiptar. Atë artikull e pata filluar” Mo Zo’ ma keq”,natyrisht pata fol gjerë e gjatë për këtë problem që është mjaft aktual. Mirëpo ne të kthehemi ansamblit të Skofiarëve të cilët e kultivojnë atë këngë tonët bukur shqipe,atë këngë që tani e dëgjojmë shumë rrallë si në radio të shumta dhe Televizione nacionale. Pra, kënga e jonë e bukur është zëvendësuar me melosin bastard të fqinjëve tanë,sepse në mungesë të produksioneve të mirëfillta siç kanë ekzistuar në Tiranë e Prishtinë, tani produksionet e shumta private nuk honepsinë për kualitet dhe botojnë CD me vlera të dyshimta që jo vetëm se nuk e kultivojnë shijen e publikut tonë muzikor por edhe e shkatërrojnë melosin aq të bukur dhe aq të dashur të melosit shqiptarë, natyrisht se rezultati është katastrofal. Pra,shkatërrohet një vlerë kombëtare e cila na ka përcjellur gjatë tërë ekzistimit të popullit tonë në momente më të vështira që nga Niket Remisiniana Dardani e deri te perandoria okupuese otomane e cila në tërësi e shkatërrojë jo vetëm dinjitetin e popullit tonë ,por na imponoj edhe muzikën e tyre orientale që nuk është dhe kur s ka qenë atribut i popullit tonë e deri te okupimi serb dhe të tjerë. Poeti i njohur dhe i madh, por tani i ndjerë sepse vdiq para ca kohe Enver Gjerqeku në një poezi kushtuar këtij ansambli shkruan dhe thotë: janë si dritë ylli n’ qiellin e amshueshëm , jeh fyell n’ këngë të pa kënduar, ngjyrë gjaku në një plagë krenare, këngë e mjellmës n’ frymën e paskajshme, lot i syrit n’ fjalën prush të prekshme. Pra,për ansamblin Skofiaret mund të flitet me orë të tëra,sepse si i dëgjon tingujt e parë të këtij ansambli çdonjëri kupton se janë Skofiarët e këtë e kanë mbërri duke interpretuar dhe duke kultivuar këngën e vërtetë popullore qytetare shqiptare. Mandolina në duart e formuesit Muharem Mici i cili është edhe këngëtar, është magjike mu si vargu i poetit të cilin e cituam Enver Gjerqekut. Fis-harmonika e Ryzhdi Sadikut tingëllon si një orkestër e shpesh na përkujton fis-harmonikistat më të mirë francez,kurse kitarja me ritmin e saj i jep tempon,gjallëri dhe rrugëton këngën ,kurse tingëllime e saj në partet solo na përkujton Segovien e famshëm. Aty është edhe një Elizabetë do të thoshim pa teprime një këngëtare zonjë e vërtetë e muzikës tonë shqiptare. Me zërin e saj të natyrshëm,nazal,gjë që qartë shprehet në rrjedhshmërinë e fjalës dhe melodisë së saj si dhe kantilenes së saj të pasur. Ajo freskoi Skofiarët gjë që edhe ju ka munguar një këngëtare e tillë kohë në parë. Pra,ansambli Skofiarët paraqet një tërësi unike edhe pse janë me numër të vogël, tingëllon si një orkestër dhome,e famshmja Katerina Bauen patë thënë “Muzika e dhomës është një bisedë midis miqsh”. Prandaj me plotë të drejtë po citojmë fjalët e një gjakovareje anonime “Lum Gjakova që i ka”, e unë do të shtoja” Lum Kosova që i ka”.Po të analizojmë këngët e tyre nuk dimë cilat të i veçojmë, sepse ato kanë në vete kualitete e mëdha të kompozuar prej kompozitorëve më të mirë të kompozitorëve tanë të muzikës së lehtë. Këngët si janë “A të kujtohen ditët e Majit” dueti Mici-Çarri,”Shumë e gjatë qenka nata”, që e këndon Muharem Mici ,apo atë të cilën këngë e këndon Ryzhdi Sadiku” Të zgjodha të grabita” apo “Vajta kalova” ajo këngë e bukur Arbreshe, kurse perla e këngëve shqipe është pa dyshim “Prandvera në Prishtinë” e kompozitorit të ndjerë Musa Piperkut që zu bë himn i këngëve shqipe. Pra,njeriu kur i dëgjon këta solista dhe këtë ansambël s ka se si mos ngazëllehet për bukurinë e interpretimit ,të zgjedhjes së këngëve dhe repertorit të madh të tyre. Dhe në fund të themi se është mëkat që në tërësinë mbar shqiptare nuk kemi një festival me këngë të tilla të këngës qytetare mbarë shqiptare. Të shpresojmë se në një të ardhme jo të largët të na gëzojnë me një festival të tillë.

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

93

Foto historike nga koha e Ahmet Zogut

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

94

Albanian Yellow Pages in the UK 2010
*A keni ndonjë shërbim që mund të ofrosh për komunitetin shqiptar në Britaninë e Madhe? *A dëshironi që mesazhi juaj të shkojë në çdo familje shqiptare dhe shqiptaro-britanike? *A është e vështirë të neglizhosh rreth 100 000 konsumatorë?

KONTAKTONI SA MË PARË QË TË REZERVONI VENDIN TUAJ
The Albanian Newspaper 122 White Hart Lane London N17 8HP www.thealbanian.co.uk Tel/fax:02082169527 Mob:07947177160 [email protected]

ËSHTË NJË MUNDËSI QË JEPET VETËM NJË HERË NË VIT.

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

95

Foto historike nga koha e komunizmit ne Shqiperi. Lart kongrasi i pare i PPSH Poshte Enver Hoxha gjate fjalimit me rastin e vdekjes se Stalinit djathtas pamje nga busti i Stalinit ne Tirane

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

96

Gëzuar 2010!

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

97

“The Albania” & “Edit Durham”, kanë filluar përgatitjet Pak më shumë shqiptar* për realizimin e antologjisë A së tretë “Lërmëni pak atdhe”, antologji e krijuesve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar. Lajmërohen të gjithë krijuesit shqiptarë që jetojnë në Mretërinë e bashkuar që të paraqesin krijimet e tyre pranë redaksisë së gazetës
tdheut nuk i thuhet kurrë lamtumirë. Ky është kod i trashëguar prej kohësh dhe ruhet me një fanatizëm të madh prej mërgimtarëve shqiptarë. Ndoshta një “mirupafshim të mbështjellë në lot”. Askush më shumë se poetët e mërguar nuk e përjeton dhimbjen për tokënatdhe, për tokën që kurrë nuk mund të harrohet. Dhe ekziston një lidhje e veçantë mes shqiptarëve dhe Anglisë (Londrës në veçanti), por që poetët e këtushëm u mëshojnë më shumë përjetimeve, emocioneve, sesa historisë; që nga deklarimet për ndarjen e Shqipërisë, deri tek vendosmëria angleze për të ndaluar një masakër nga më të përgjakshmet dhe më të pashembulltat në një truall të atdheut tonë, në Kosovë. Por ky nuk ka qenë motiv i vetëm që i shtyu poetët shqiptarë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar të shkruajnë diçka më shumë se një përjetim, të formulojnë ashtu siç e ndjejnë atë që quhet krijim, qoftë në poezi apo në prozë. Ishte ballafaqimi me kulturat e tjera, kur krejt të vetëdijshëm për vlerat e çmuara dhe të lakmueshme që trashëgojmë si komb, gjeten një arsye më shumë për të thënë fjalën e tyre, sidomos kur identiteti nëpërkëmbej, apo kur kalonin nga ndonjë muze në metropolin anglez dhe shihnin diçka nga Shqipëria. Një vend ku qëndroi mbreti shqiptar, apo ndonjë kostum kombëtar shqiptar të ekspozuar nga Bajroni dhe deri tek ndonjë shkrim i zonjës së madhe angleze, Edit Durham, që bëri aq shumë për shqiptarët dhe Shqipërinë. E pse jo një hotel të vogël, ku qëndruan kryeministri i parë shqiptar, së bashku me të gjithë delegacionin që përfaqësonin Shqipërinë. Të gjitha këto duken se kanë qenë shkëndijat që, të gërshetuara me realitetin shqiptar i cili vazhdon të mbetet i dhimbshëm dhe,duke u ndjerë krejt të pafuqishëm për të ndryshuar diçka, pasi ndihen më shumë se të braktisur, vendosën të mbrohen prej gjithçkaje dhe të hyjnë në kalanë e fuqishme dhe të vështirë të letërsisë (ndonëse disa prej tyre edhe për herë të parë) dhe të thoshin fjalën e tyre në mënyrën e tyre krejt origjinale. Kështu gjetën pallton që do t’i mbante ngrohtë, jo vetëm prej të ftohtit anglez, por edhe që do t’i mbronte edhe prej pluhurit, shpeshherë të padurueshëm që ngrihej rreth tyre. Dhe nëse piktorët për ATDHEUN e largët, kishin fiksuar një imazh, një vatër, një ngjyrë, krijuesit poetë e mbajnë ATDHEUN shumë afër, e mbajnë shumë ngrohtë dhe jo rrallë, fjala e tyre merr përmasat e një thirrje ndërgjegjshmërie, për të gjithë bashkatdhetarët, për t’u ndjerë pak më shumë krenar. Me fjalën e tyre këta autorë krijojnë rryma të fuqishme, të cilat, jo vetëm që largojnë pluhurin e përçudnimit, që vjen, jo rrallë herë, rreth tyre, e që dihen fort mirë sesi dhe pse krijohet, por tejçojnë vlera shqiptare, që janë të papërsëritshme dhe të lakmueshme, duke risjellë në mendjen e “të pluhurosurve”, pak më shumë dritë që rrezaton mbi thënien e rilindësve se jemi krenarë që jemi shqiptarë. “Lërmëni pak atdhe” është thirrja që i bashkon të gjithë këta krijues në këngën e madhe shqiptare, ku duket se në fund duhet të ketë një varg, një kërkesë për një copë tokë shqiptare, ku duan të prehen... Kjo antologji duket si një letër e gjatë, një letër e nisur drejt atdheut, ashtu si dhe drejt diasporës shqiptare që nuk ka ndonjë adresë, por duket se u drejtohet të gjithëve, që nga pushtetarët e politikanët dhe deri tek ata mërgimtarë që kanë harruar të jenë shqiptarë, apo atyre nënave që në mërgim i porosisin fëmijët, kur i nisin për në shkollë, që të mos thonë se janë shqiptarë. Është një këngë e gjatë që sfidon doganat, vizat, aeroportet apo kontrollet. Është këngë që shpërthen meridianët shpesh herë të hekurt për ne shqiptarët dhe shkon drejt njëdere që përfundon në ATDHE. U gjetën një mijë e një arsye për largesën dhe sidomos mungesën “Atdhe” dhe nëse dikur kishin shkruar ndonjë varg për mërgimtarët, tani ata vetë ishin subjekti. Sa e ëmbël është vatra ATDHE.... Dhe krijuesit kanë një gjuhë sa të vështirë aq edhe të thjeshtë të komunikimit. Nuk është e rëndësishme nëse u takuan në ndonjë bibliotekë, në ndonjë tavolinë të thjeshtë druri, apo në ndonjë sallon të aristokracisë angleze. Ata i bashkoi diçka më shumë se stili, më shumë se poezia, apo letërsia në tërësi. Ishte fjala shqip dhe dëshira për t’u ndjerë pak më shumë shqiptarë, në ballafaqimin e madh të kulturave dhe të vlerave. Tani bota është bërë e vogël, por duket se trenat e Evropës po na lanë akoma të presin nëpër stacione, apo bileta jonë është parashikuar për në kohë të vona. Autorët e kësaj antologjie kërkojnë pak më shumë atdhe dhe vetënxiten duke kërkuar edhe prej bashke komabasve për t’u ndjerë pak më shumë shqiptarë.

Lermeni pak atdhe

***

Krijuesit në Mbretërinë e Bashkuar kanë një hapësirë të gjerë krijimi dhe një gjeografi mjaft të larmishme. Ata vijnë thuajse nga të gjitha trojet etnike shqiptare, duke pasqyruar në krijimet e tyre që nga ambientet e aristokracisë angleze dhe deri tek qytetet e gurta, apo tek zanat e bjeshkëve. Kjo antologji që përfshin krijues të ndryshëm, nga Rrahman Dedaj, shkrimtari me përmasa evropiane, deri tek 17-18 vjecarët apo dhe të tjerë që hedhin hapat e parë drejt letërsisë, të veshur me mantelin e poetit. Përsa i përket qëllimit mund të thuhet se është tejkaluar. Nëse në fillim u mendua se kjo antologji do të shërbejë si një tribunë ku do të bashkohet zëri i krijuesve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ky vend njihet si një nga vendet ku komuniteti shqiptar është më i riu (mosha e tij numërohet me gishtat e dorës) dhe do të jetë si një nxitje për të gjithë krijuesit sidomos ata të rinjtë, tani besojmë se kemi të drejtë të pretendojmë se nëpërmjet kësaj antologjie po tejçojmë edhe një vlerë të fuqishme letrare. Le të besojmë se ky do të jetë një hap që do të kthehet në traditë si mbrojtje e vlerave të çmueshme, dhe të lakmueshme që na karakterizojnë si komb.

Petrit KUÇANA Londër 10 janar 2004 *Pararthënie e antologjisë së parë

The Albanian Newspaper 122 White Hart Lane London N17 8HP www.thealbanian.co.uk Tel/fax:02082169527 [email protected]

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

98

PREARED BY BEJTULLAH DESTANI
DIRECTOR OF THE CENTRE FOR ALBANIAN STUDIES

Serb masacre in Kosova
sort of thing has been going on in Prizrend and Prishtina. Towards the catholic the Servian attitude is at least as severe. Local Albanian Catholics have told me that the Servians insist on regarding them as "Shvabs" (Austrians). I had already predicted (No. 8 of the 16th November, 1912) that cryptoChristian villages would declare themselves, and noted the beginning of the process (No. 9 of the 25th November). This has, I believe, stopped, owing to Servian intolerance— "If you want to become Christian, you must become Orthodox." This has actually happened to a group of five or six villages in Istukla karie, kaza of Gilan, which about twenty years ago, in Hafiz Pasha's time, became nominally Moslem, and now rashly assumed that under a Christian Government they might safely declare themselves Catholic, again. It also appears that the sign of the Cross, made Latin fashion, excites the fury of the Orthodox Serb. A Catholic of my acquaintance expressed the opinion: that it was better to be a Moslem than a Catholic under the Servians. I heard of one case where a Catholic Albanian of Gilan wished to join the Orthodox Church. The priest, from ignorance or bigotry, insisted on re-baptising him, as though he was not a Christian already. I have already said (No. 8 of the 16th November, 1912) that Albanian nationalism is at present but a spark, but the wind of persecution may fan it into a flame. That wind has already begun to blow. The creation of a State from, the seemingly unpromising materials to hand is an experiment; to give it a chance of success the experiment should be made on a reasonably large scale. I assume that the Powers having decided on the creation of an Albania, are prepared to provide for the occupation and administration of the country, and to secure a settled and orderly Grovernment till such time as the Albanian is capable of managing his own affairs. If they are not, it would be much better to partition Albania among the victorious States. On ethnic grounds, the claim of the Albanian Provisional Government to Uskub and Kyoprulu seems to me as weak as the claim of Servia to Prisrend, the Albanian south of the Shar being in a very distinct minority. The other Albanian ground for claim is that "the Albanians came here last summer" (in my despatch No. 68 of the 15th August, 1912, I suggested that the object of the Albanian occupation was to peg out a claim). The south Kossovo Albanians are the advance guard of the Albanian movement, and are either recent immigrants or "made" Albanians, i.e., Albanised. Turks or Albanised Islamised Slavs, as under the Ottoman Government it paid a Moslem in this part of the world better to call himself an Albanian rather than a Turk. The political importance of these people in the future, if Servia annexes Uskub, will- be due rather to the possibility of the local Albanian and the local Bulgar combining against the Servian Government, a combination which I have some reason to believe is being negotiated (see my despatch No, 3, Confidential, of the 28th January). On the one hand, Hassan Bey, in April of last year, assured me (my despatch No. 31 ofthe 28th April to Salonica) that the Albanians had come to an un-

Walter Divini Peckham, (18831979) has been His Britannic Majesty’s Government, Vice Consul, in Uskub. Enclosure in No. 507 Vice-Consul Peckham to Sir R. Paget Sir, Uskub, February 18, 1913

Since the three occasions last year (No, 8 of the 16th November, No. 9 of the 25th November, and No. 15 of the 14th December) on which I had the honour to express to you my opinions on the future of Albania, two new factors have caused me to modify to a certain extent my views as expressed therein, and I would now express my considered judgment on the matter. First, we in Kossovo understand that the Powers are agreed in principle that there is to be an Albanian State. I would point out that this modifies the application of such statements of mine as "an Albanian is probably infinitely easier to denationalize than a Greek or a Slav." If Albania has no past, it at least now has some sort of future to look forward to. Just as the Macedonian Greek or Bulgar has had a Greece and a Bulgaria to look to as a foyer of national ideas, so in future the Albanian left out 293 from the new principality will have his foyer of irredentist ideas. I would quote but two points:— (1.) There has always been a certain doubt as to how Albanian should be written, admitting that the alphabet is to be a Latin one, there are four or five variations of the Latin character in use. When the new State has fixed its official alphabet it is to-be expected that this will become the alphabet of all Albanians, redeemed and unredeemed. Past experience in Macedonia shows what a rallying-point an alphabet can be. (See my despatch No. 9 of the 25th November, 1912.) (2.) The national flag of Albania will no more be a thing of mildly historic interest, it will be admitted into the company of the flags of the nations. If Skodra, passes into Montenegrin hands it will not be forgotten that the Albanian flag floated, over it during the siege. Second, we have seen enough of Servian methods of administration to gain a more accurate idea of how the nonSerb in Servia will be treated. Chauvinism and racial: and religious intolerance are bad foundations for the reconciliation of a conquered people. I have already (No. 6 of the 3rd February) quoted some instances of how: Islam has been treated in Uskub, though I have no information on the subject I have little doubt that the same

derstanding with the-Bulgar revolutionary committees; on the other, I know that feeling ran very high, between Albanian and Slav (including Bulgar) in the Kalkandelen valley last September (see my despatch No.76 of the 24th September to Salonica). My own opinion is that hatred of the Serb will dominate all other motives and that the events of September last will be forgotten, if not forgiven. In this context I would note the existence of a group of Orthodox Albanian villages near the head waters of the Vardar, immigrants from Dibra way. Up to the war these villages insisted that they were Albanian, in spite of energetic Serb propaganda. It remains to be seen whether they will make common cause with the Exarchist and the Albanian Moslem against the Serb, or whether the advantages of making their peace with the dominant element will be too much for their attachment to their national traditions. The Albanian of mid-Kossovo, as I have already noted (my despatch No. 49 of the 9th July, 1912, to Salonica) falls into two divisions, the east and the west. Of these, the east is either naturally more tranquil or is more easily overawed owing to greater facilities for transport of troops. Also ethnically it has been Albanised later than the

west. I used to infer from the absence of clan names on the map east of the Adriatic watershed that the people were Albanised Serbs, but have been assured that the bulk of them are colonies from farther west, and still preserve the name of the parent clan. Mixed among them are doubtless many "made" Albanians. There are beyond doubt villages of Catholic Serbs or even Croats which have described themselves as Albanian for precisely the same reason as the Turk in south Kossovo, because it paid them to do so. The West Albanian, on the other hand, has been at home on the Adriatic slope for very much longer, and if he has in the course of time absorbed Slav elements the process of digestion has been much more complete. The clan organization exists on that side, and the tribesmen are in closer contact with the unmixed Albanian Vilayet of Skodra. The foyer of last year's revolt was Dyakova, the Ipek Albanians have proved themselves turbulent under the Turk, and are likely to prove even more turbulent under the Serb or the Montenegrin. (Recently an Albanian of my acquaintance remarked to me, "If only it was summer there would be 100 bands out in Kossovo." "And when the snow melts? "I asked." Then a rifle will be worth £ T.50." The Servians disarmed Albania pretty thoroughly, but I hear that rifles are already beginning to come in from Austria.)

GËZUAR VITIN E RI 2010!
My object in quoting ethnology is not the same as that of the Serb apologist; the argument of the latter is "These people were Serbs and ought to be Serbs, therefore they shall be Serbs," ignoring the important fact that, however much their facial angle or their Slavas prove them Serb by race, so long as their national feeling unites them to Albania, they are for practical purposes Albanians and their strength goes to support the Albanian cause. I quote the cases of "made" Albanians rather because I consider that they will perhaps be easier to denationalize than the Albanian pur sang, whereas the Serb appears to consider that they have never really been Albanised. I would also note another case, of what strikes me as lack of clear thinking on the part of the Serb. There are, I take it, two theories of nationality current. The old, a survival from the days of absolutist government, looks on a given territory as the State, and the inhabitants as a sort of accessory. The newer looks on the people as the principal and the territory they inhabit as the accessory. This theory, besides producing Home Rule questions in various countries, is responsible for causes of political friction like Schleswig-Holstein and Alsace-Lorraine. It is the theory which called Italy into being, and it is the theory which the Servians themselves invoked in the Bosnian crisis four years ago. But the two theories are somewhat incompatible, "Bosnia should be ours because the Bosnians are Yugo-Slavs" does not quite square with "We do not care if these misguided people do call themselves Albanians, we have conquered Prizrend, we will annex Prizrend, and these people have got to be Serbs." Ideally, I have no doubt that the frontiers of Albania should include Prishtina and Vuchitern. The frontier I would suggest is a compromise which, while giving Albanians a reasonably large part of the country inhabited by Albanians, does not altogether leave out of the reckoning the dead of Kumanovo and Mardare. I would assign to Albania that part of the province of Kossovo which drains into the Adriatic, including the towns of Ipek, Dyakova, and Prizrend. I need hardly insist on the advantages of such a frontier from the geographical, economic, and military points of view. It is easy to delimit, easy to police, is the least likely to produce incidents between frontier guards, and puts the heaviest handicap on smuggling. It leaves to Servia the historic battlefield of Kossovo Polys, the monastery of Gradnitza, the more civilized part of the Kossovo Albanians, and the railway. It leaves to Albania the four kazas of Ipek, Dyakova, Prizrend, and Luma, with an Albanian population in an overwhelming majority. I have, at times, expressed to Servians my opinion that it is not in the interests of Servia to annex large masses of population which is not only non-Serb but bitterly anti-Serb. The general answer I have had to this is that Stevan Dushan had Prizrend, which seems to me of about the same political importance as the fact that William the Conqueror was born at Ealaise. It is also, in my opinion, in the commercial interest of the Powers to make Albania as large as reasonably may be. I assume that the Capitulations will, for the present, at least, be maintained in Albania. I am certain that if they are not formally abolished in the provinces annexed to Servia they will meet with such systematic obstruction as will render them n u g a t o r y. Now, when the Capitulations go, the foreign business man is inevitably edged out of the market, by fair means or foul, witness Thessaly. It seems to me, therefore, in the interest of the Powers to keep under the Capitulations, as large an area as possible out of the wreck of Europ e a n Turkey. One objection to this frontier remains, the existence of a certain number of Serb villages on the Adriatic slope. The remedy I propose for this may seem bizarre, suggesting the days of the great and notable as napper rather than the twentieth century. Half the difficulty of the Balkan question consists in the fact that the ethnographical map does not consist of broad masses of colour, but is a patchwork, or rather a mosaic (see "Turkey in Europe," pp. 15 and, 16). I would provide that the Servian and Albanian Governments shall conclude a convention for the exchange, under European supervision, of non-homogene population at the expense of the two Governments, all the Serb population being removed from Albania, and an equal quantity of Albanians from new Servia. The population of Albania has suffered much from war and reprisals, and there might well be room in the new Albania for the great bulk of the east Albanian's (no hindrance being put in the way of, (any non-homogene emigration from Servia). This would leave Prishtina sanjak comparatively empty, but the natural fertility of the Slav peoples would soon remedy that, and in the long run Servia would have a thoroughly Serb province instead of an irredentist one, not to mention the gain to Europe in general from measures tending to secure the peace of the Balkans. I HAVE, &C. W. D. PECKHAM. VICE CONSUL

LONDON JANUARY 2010

99

Memorandum on Massacres of Albanians Statements of Catholic Cure of Uskub. [Vice-consul's comments in square brackets.] Uskub district.—Immediately after the Servian occupation of Uskub some

Catholic nursing sisters went to the military hospital to dress wounds. The first day there were 132 wounded Albanians, the next 80, the next 30, the next 20. The services of the sisters were soon dispensed with. The men removed from hospital were taken and thrown into the Vardar. - About the 27th October three Albanians were bayoneted near one of the Vardar bridges. - About the 6th November the priest passed along the street leading to the station at 10 P.M., and noticed much blood which had not been there at 8: 30 p.m. Early next morning a dead horse was brought in a motor to account for the blood. The truth was that ciomitajis in the Hotel London had shot an Albanian in the street. [The proprietor of the Hotel London, where Mr. Gahen at one time stayed, avowed himself to be a chetnik, and on one occasion told Mr. Gahen that he was just back from four weeks in the Luma country.] - Some eighty corpses of Albanians were found at Kisela voda [close to Uskub], and many more behind the citadel. - At the beginning of the occupation soldiers entered the house of Albanian in Uskub, violated his wife, beat him till he told where his two daughters (aged 14 and 16) were, and then violated them. One Chicherich, a chetnik, remarked to a friend in the hearing of a priest, "We have not eaten or drunk for 48 hours , we have been busy looking for Albanians to kill." [In Uskub town, it appears.] In a village near Kumanovo, Servian soldiers fired the houses to drive out the inhabitants who were hidden in the roofs. As the women came out they were shoot; to save powder the children were bayoneted. A Servian soldier recounted this in the presence of the priest, not knowing who he was. Kalkandelen - On the first day of the

occupation soldiers, chetniks, and local Serbs killed eighty-five Albanians in house-to-house raids. Gostivar - Six Albanians were killed, and the town paid a ransom of £ T. 200. Dibra - Some 120 soldiers who had gone out to loot were killed by the Albanians; to avenge this the Servians burned twenty-four villages. The number of Albanian dead is unknown. Ferisovich - M. Gavrilovich, ex-Servian consul at Uskub, states that 1,200 Albanians were killed on the 24th October. The Servian soldiery met a Catholic, Zef Paletoni, in the streets and ordered him to cross himself Orthodox fashion. Being somewhat drunk he was unable to do so, and was shot. An Albanian woman took her dead husband's Mauser and killed five soldiers. Even now, three, four, or five Albanians are being killed every night in Ferisovich; men are enticed into houses with the promise of food and are there beaten. Soldiers and officers rob the peasants of their money as they come back from market. [The Servians made precisely the same complaint against the Albanians in September last (see my despatch No. 74 of the 17th September to Salonica).] Parties of Albanians who go out to collect fuel are surrounded by soldiers in the woods and shot down. In Ferisovich and in Prizrend men are put in prison for speaking to the Catholic priest. - At Terstenik 30 Albanians were killed; at Smira, 32; at Verban, 20; at Kamenoglava, a village of 50 families, all the men were killed. In these cases the men were forced to come out to greet the Servian troops, and were then tied together and shot. Their bodies were buried shallow and subsequently eaten by dogs. Prishtina - On or about the 23rd October, on the admission of a Servian military doctor, some 5,000 Albanians were killed. They were tied together

and mowed down by machine-gun fire. [I have heard confirmation of extensive Albanian massacres at Prishtina from the Albanian army doctor mentioned in my despatch No. 17 of the 28th February. He stated that Albanians were placed between hurdles and machine-guns turned on them.] In the village of Shala, of fifty families, all the men were killed, two of them being hung to trees by the arm till they died. Prizrend - Four hundred Albanians were killed in the first three days of the occupation. Their bodies were not allowed to be buried. By the New Year 2,000 had been killed in the town alone. Nashets - with the exception of two or three houses the village has been destroyed and the men massacred. At Lutoglava the soldiers entered a house and would violate a woman, her husband killed them, and was promptly killed himself. Three families were massacred. At Gilansa four families were exterminated. In Prizrend district thirty Catholic muhtars (head men of villages) were tied together and shot. General Yankovich forced the head men of villages to address a letter of thanks to King Peter. Luma.—Four hundred Luma Albanians surrendered and were brought to Prizrend, where they were put to death at the rate of about fifty a-day. On the -authority of a man who was with the Servians, thirty-two villages were razed, and their inhabitants—men, women, and children—shot. The Servians lost eight battalions in Luma. [This document is the Property of His Britanic Majesty’s Government] ARCHIVES (This material is taken from the archives of The Centre for Albanian Studies, W.D. Peckham file)

Sifas Hairdressing & Beauty Salon Bridal & and Evening Styles Extensions & Manicure's

Shërbimet më fantastike për t’iu bërë të bukur. Motoja jonë është profesionalizmi.

Ejani dhe binduni! Free Eyebrow Shaping With Your First Appointment
Tel 07956457645
you can visit our web; sifahairandbeauty.webs.com Address Downham Bromley Road BR1 5NS Buses .136 &181

Kujtim Hasani uron të gjithë shqiptarët në Britani Gëzuar Vitin e Ri 2010!

Zemra Security kompania me prestigjoze në fushën e sigurisë. Nëse u nevojitet siguri për lokalin tuaj, për ndonje festë apo manifestim Zemra Security është zgjidhja më fantastike.

Tel:07899 670 453

P B S
Plumbing & Building Services Ltd 136 Falkland Road London N8 0NP Tel: 02088092092 & 02083476451

MOB: 07833991824 & 07949596854
E-mail: [email protected] All plumbing and central heating All domestic gas work All kind of servicing on gas plumbing All gas and plumbing appliances installations Bathroom installation and fitting Tiling Landlord safety check and certificates from £75,00 And interior work

Elisiana Floris uron të gjithë shqiptarët

Gëzuar Krishtlindjet & Vitin e Ri 2010! Qoftë një vit i mbarë dhe i suksesshëm për ju Gëzuar!

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

101

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

102

GËZUAR VITIN E RI 2010!

LONDON JANUARY 2010

103

Welcome to Albania
In the heart of the Mediterranean, on the Adriatic and Ionian Seas, Albania is fast becoming one of the world's most interesting getaways. Still relatively unspoiled by globalization, tourists will notice an inspiring mixture of civilizations and cultures - making this European country truly unique. Come - discover Albania for yourself!

Explore the heritage of a country influenced by the Greeks, Romans, Italians and Turks. (The Bradt Travel Guide) by Gillian Gloyer

Ne kemi gjithçka çfarë i duhet shtëpisë, zyrës apo lokalit tuaj; karrige, tavolina, dollapë, krvate etj etj, të gjitha të cilësisë së shkëlqyer. Ju mund të zgjidhni sipas preferencës suaj.
Adresa 1: E.U. FURNITURE LTD. Unit 2, The Cromwell Centre, 24-30 Minerva Road London NW10 6HJ Adresa 2: Unit 2 Inwood business Park Whiton Road Hanslow Tw3 2EB Tel: 0208 961 8765 Fax: 0208 965 9651 E-Mail: [email protected]

www.eufurniture.co.uk
Transporti falas kudo që të jeni në Londër

Sponsor Documents

Or use your account on DocShare.tips

Hide

Forgot your password?

Or register your new account on DocShare.tips

Hide

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link to create a new password.

Back to log-in

Close